Të shtunën, me 7 Qershor, do të organizohen homazhe nga Konsullata e Kosovës në nderim të nacionalistit Mehmet Aga Rashkoci. Homazhet do të nisin në orën 11 am, në varrezat, që ndodhen në Nju Xhersi, në adresën:
Rosemount Memorial Park
2 reviews
1109 Neck Ln, Elizabeth, NJ 07201
Tel- (973) 824-687
Mehmet Aga Rashkoci lindi në në Rashkoc të Gjakovës me 5 Maj 1906 dhe ndërroi jetë në Nju Jork me 3 korrik 1972. Mehmet Aga, sic e thërrisnin bashkadhetarët tanë shquhej për cilësi burrërore dhe atdhetarizëm. Ai ishte përfaqësues tipik i një familje atdhetare, që Kombin e kishte të shënjtë.
Sic u shpreh Ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i përgjishëm i Kosovës në Nju Jork, Mehmet Agë Rashkocit përbën figurën e një atedhetari të paepur të cështjes kombëtare. Mehmet Agë Rashkoci është një prej figurave më të ndritura të veprimtarisë atedhetare të diasporës tonë.
Për të parën herë ky nacionalist u nderua nga komuniteti shqiptar në shtator 2011, ku presidentja e Kosovës shkoi pranë varrit dhe bëri homazhe, duke vlerësuar me këtë rast të gjithë nacionalistët shqiptarë.Ajo u shoqërua atë kohë nga ish ambasadori i Kosovës në Washington, Avni Spahiu, pjestarë të familjes Jahjaga në SHBA, botuesi i Bota Sot në SHBA dhe nip i Mehmet Agës, Dervish Jahjaga me familje dhe vëllezër si dhe veprimtarë të komunitetit: Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Jonuz Ndreu, Musli Mulosmanaj, Sabit Bytyci, Zef Balaj, dr. Hasan Ademaj,Bajram Dreshaj e të tjerë. Këtë veprimtari e ndoqi dhe e pasqyroi Gazeta Dielli dhe Bota Sot.
***
I pyetur nga Gazeta Dielli, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, ambasador Bekim Sejdiu, për qëllimin e organizimit të homazheve, u përgjigj:
Ne si Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosovës përkulemi me respekt para figurave të shquara të diasporës shqiptare në SHBA, të cilët nuk jetojnë më, të cilët kanë dhënë kontribut të cmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Duke nderuar këto figura të njohura të diasporës tonë, ne përkujtojmë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përpjekjet titanike të shqiptarëve të Amerikës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për kombin tonë.
Kësaj here, tha ambasador Sejdiu, ne bëjmë homazhe tek varri i Mehmet Agë Rashkocit – një atedhetari të paepur të cështjes kombëtare. Mehmet Agë Rashkoci është një prej figurave më të ndritura të veprimtarisë atedhetare të diasporës tonë.
Sic e dini,shtoi Konsulli I përgjithshëm, ambassador Sejdiu, ne para disa muajsh nderuam tre vëllezërit Bytyqi-dëshmor të UCK-s.Në të ardhmen do nderojmë me homazhe të tilla edhe personalitete të tjera të njohura të diasporës tonë. Pavarësisht kohërave kur kanë vepruar, vendeve ku kanë jetuar ose pikëpamjeve politike që kanë përqafuar, e përbashkëta e këtyre figurave ka qenë përkushtimi i pashterrur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan. Jeta, veprimtaria dhe sakrifica e Mehmet Agë Rashkocit dhe shumë atedhetarëve të tjerë në SHBA do mbeten të skalitura në themelet e shtetit të Kosovës.(dalip Greca)