Mediat franceze bëjnë të ditur se mes 5 ushtarëve që humbën jetën në Alpet Fanceze ditën e hënë, është dhe një shqiptar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar me origjinë nga qyteti i Dibrës i identifikuar si Denis Halili. Mësohet se Halili shërbente si legjionar në ushtrinë Franceze dhe se jetonte prej disa vitesh në Francë. Shqiptari bashkë me 4 kolegët e tij humbën jetën pasi u zunë nga një ortek në alpet franceze.
Shoku i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit humb jetën në Siri
Edhe një tjetër kosovar, i cili luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri, është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjia Kodra e Trimave në Prishtinë, është viktima e radhës.
Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.Familja e ka marrë lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri.
Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri.
Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte përgënjështruar mediat./Express
RREZOHET HELIKOPTERI ME DROGE NE SPANJE, HUMB JETEN PILOTI- MAJOR I FORCAVE TE ARMATOSURA TE SHQIPERISE
Ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku forcat e gardës civile kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku dhe piloti është një major i FA shqiptare. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare prej 18 vjetësh, gradën major e ka marrë në vitin 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të Forcave tona të Armatosura./
Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur nga foltorja e kuvendit dhe në përgjigje të akuzave të opozitës ka informuar sot lidhur me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku sipas tij është rrëzuar një helikopter që transportonte drogë i cili drejtohej nga një major i Forcave të Armatosura Shqiptare.
“Para pak minutash Ministria e Jashtme është njoftuar për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Spanjë ku forcat e gardës civile kanë rrëzuar një helikopter që transportonte drogë nga Maroku dhe piloti është një major i FA shqiptare. Ky major është në strukturat e Forcave të Armatosura Shqiptare prej 18 vjetësh, gradën major e ka marrë në vitin 2009 dhe është një nga pilotët më të besuar të Forcave tona të Armatosura. Tani nuk ja vlen të hyjmë në diskutimin është piloti jonë apo juaji”, tha Rama.
Ndërkohë, mediat spanjolle e kanë raportuar së fundmi këtë ngjarje, duke saktësuar se në bordin e helikopterit ndodheshin dy persona, njëri spanjoll dhe tjetri i huaj, të cilët transportonin 30 pako hashash.
Helikopteri i ngarkuar me drogë është përplasur me një shtyllë tensioni në Cortes de la Frontera të Malagës duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve. Mes tyre është identifikuar majori shqiptar i FA, Sokol Feka. Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së martë, sipas gazetave ‘Diario Sur’ dhe ‘Malaga Hoy’.
Autoritetet kanë gjetur në helikopter rreth 30 pako hashash, por ende nuk është saktësuar sasia në kilogramë pasi hetimi po vazhdon.
Ministria e Mbrojtjes: Feka, instruktor në bazën ajrore të Farkës, kishte marrë leje 12- 31 janar
Ministria e Mbrojtjes është informuar në rrugë zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqiperisë se një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Spanjë.
Guardia civil Spanjolle njoftoi se është rrëzuar një mjet fluturues akoma i paidentifikuar, i dyshuar se po merrej me aktivitet të paligjshëm. Nga verifikimet paraprake, helikopteri udhëtonte nga Maroku në Spanjë.
Si pasojë e rrëzimit të avionit piloti ka rezultuar i vdekur. Bazuar në dokumentet e gjetur mendohet se ky person të jetë shtetasi shqiptar Sokol Feka major, me detyrë instruktor në bazën ajrore të Farkës.
Ministra Mbrojtjes është duke bërë verifikimet nëse dokumentet e gjetura përkojnë me shtetasin në fjalë. Major Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mban gradën major që nga viti 2009.
Me informacionin që Ministria e Mbrojtjes disponon, shtetasi Feka ka marrë lejen e zakonshme për periudhën 12- 31janar 2015, por nuk ka aplikuar për leje për të dalë jashtë vendit, duke shkelur rregullat e parashikuara në ligjin për Statusin e ushtarakut në Republikën e Shqiperisë. Përmes një shkresë zyrtare,
Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar verifikimin urgjent të lëvizjeve të shtetasit Feka, Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorishë së Përgjithshme të Policisë Shtetit.
Tragjedi: 2 të rinj rrëzohen në Kanionin e Erzenit, humbet jetën 18-vjeçari
Fund tragjik për njërin prej tyre, ka pasur ekskursioni i zhvilluar nga një grup të rinjsh, në Kanionin e lumit Erzen.Ngjarja tragjike ka ndodhur mesitën e sotme, ku dy të rinj që merrnin pjesë në një ekskursion kanë rënë në Kanionin e Lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Mësohet se një prej tyre është shpëtuar nga shokët, ndërsa 18-vjeçari Erjon Alizoti është ende në kërkim në kanionet e Erzenit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe të RENEA-s,pas njoftimit nga shokët e dy të aksidentuarëve të cilat po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen nga ujrat e Erzenit të 18-vjeçarit tjetër.
Humb jetën deputeti Olldashi
Politikani i djathtë mbeti mbrëmjen e se merkures viktimë në një aksident automobolistik në të dalë të Tiranës, në rrugën drejt Elbasanit. Në Shqipëri humbi jetën mbrëmë në një aksident të rëndë automobilistik deputeti i partisë demokratike Sokol Olldashi. Automjeti me të cilin ai udhëtonte ka dalë nga rruga në pjesën Tiranë-Elbasan, në një kthesë të fortë. Duket se shkak mund të ketë qenë shpejtësia si dhe moti i keq e me shi. Makina e zotit Olldashi ka rënë duke u rrokullisur për disa metra në një greminë. Mjeteve të policisë dhe të zjarrëfikësve u është dashur një kohë e gjatë për të nxjerrë trupin, i mbetur i bllokuar nga makina gjatë rënies.
Zoti Olldashi, 41 vjecar, ishte një ndër politikanët në zë të së djathtës. Ai pati një ngjitje të shpejtë në politikë, pas fillimit të viteve 2000, ndërkohë që më parë kishte ushtruar profesionin e gazetarit. Në të dy qeveritë e ish kryeministrit Sali Berisha, ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Punëve publike e Transportit. Këtë verë, pas dorëheqjes së zotit Berisha nga drejtimi i partisë demokratike ai u përfshi në garë direkte me zotin Lulzim Basha, për kreun e forcës kreysore të opozitës.