Me 27 Nëntor, ajo u godit nga 19 vjeçaria, Ashley Davios, e cila po ngiste makinën në mënyrë të shthurur. Ngasësja, zonjusha Davios nuk dënua për krimin e kryer/
NEW YORK – Flet i biri për vdekjen e së ëmës, e cila ishte goditur për vdekje nga një drejtuese automjeti adoleshënte, teksa po e kalonte rrugën.Shoferia nuk u dënua kurrë. Të bijtë e viktimës janë duke shtyrë ndryshimin e ligjit, i cili kërkon që policët ‘të bëjnë më shumë’ në skenat e krimit.Sipas televizionit ABC News – Maria Lucaj, pastronte shtëpitë, për të siguruar të ardhurat, në mënyrë që tre djemt e saj të shkojnë në shkollë. Dy nga ata tanimë janë mjekë. “Ajo ishte burimi kryesorë, i cili e ngriti këtë familje aty ku është sot. Ajo gjithmon punonte. Do të shkonte në punë herët në mëngjes për tu kthyer vonë në mbrëmje” , tha Martini, djali i Mariës.
Ishte data 27 Nëntor dhe znj. Lucaj ishte duke u kthyer në shtëpi, nga puna e saj e përditshme – pastrami i apartamenteve, ne Manhattan, kur u godit për vdekje.“Ne do të festonim Ditën e Falenderimit bashk:”Ajo ishte shume e gëzuar që kjo fest do të na sillte të gjith bashk. I pëlente shumë fakti që prap do të kalonim bashk për Krishtlindje” tha i biri, Martin Palucaj, për ABC News.
Por, znj, Lucaj nuk arriti të jetonte deri për Ditën e Falenderimit ose Krishtlindje, ku do të takonte nipin e saj. Me 27 Nëntor, ajo u godit nga 19 vjeçaria, Ashley Davios, e cila po ngiste makinën në mënyrë të shthurur.
“Mendoni … si do të mund t`i ndodhte një gjë e tillë mamas sime?” tha Lucaj. Ngasësja, zonjusha Davios nuk dënua për krimin e kryer. Ajo kishte ndalur në skenën e krimit, ku u mor ne pytje nga policia për tu lënë e lirë pastaj.“Në raste kaq të rënda, ku dikush e humb jetën, besoj që do duhej të kishte një lloj protokolli” tjetër” u shpreh Lucaj.
Familja shpreson që legjislacioni i shtetit do të kaloi një ligj të tillë si ai i Rubit ( i emëruar sipas Ruby Baum ). Ruby Baum eshtë vrarë pothuajse në të njëjtën mënyrë, ku vrasësi ishte lënë i lirë, duke mos u testuar për alcohol dhe drogë.
“Mendoj ‘Ligji i Rubit’ është shumë i rëndësishëm. Kur një ngasës testohet për alcohol, pse të mos testohet edhe për përdorim droge?” tha Lucaj. Mediat shkuan tek shtëpia e znjsh Davios, për të marr një intervistë, por askush nuk kishte dal.
Familja ka shumë pyetje, të cilat, si duket nuk do të marrin përgjigje asnjëherë. Ata thonë që znjsh Davios nuk erdhi asnjëherë, madje as për ngushllime, thot?7 televizioni amerikan kanali 7 i New Yorkut ABC News..BS