Në Shenjë Mirënjohje dhe Respekti, Ju drejtohem:/
Presidentit të Republikës, Z. Bujar Nishani/
Shoqatës Pan-Shqiptare VATRA, Z. Gjon Buçaj/
Redaksisë së Gazetës Dielli, Z. Dalip Greca/
Më 24 Nentor 2014, me dekretin numër 8806 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani u dekorua pas vdekjes, Ali Kuçi ngaTomorrica e Skraparit me dekoratën e Artë të Shqiponjës, me motivacionin“ Në shenjë nderimi për veprimtarinë e tij të çmuar atdhetare dhe ndihmesën e dalluar në çështjen shqiptare, duke sakrifikuar dhe jetën për idealet e lirisë”.
Zëri i panjohur nga Shtetet e Bashkuara që ftonte familjarët e Ali Kuçit nga Tomorrica që të paraqiteshin në selinë e Presidencës në Tiranë për të tërhequr dekoratën, i përkiste të nderuarit Z. Gjon Buçaj, Kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra.
Ky dekorim për familjarët e Ali Kuçit erdhi si një rrufe në qiell të kaltër pas plot 68 viteve nga Dhjetori i largët i vitit 1946, kur ai arrestohet pa shkak në Lushnjë nga diktatura komuniste dhe një ditë më pas dërgohet në Berat. Për tre javë rresht mbit rupin e 76 vjeçarit u ushtruan tortura nga më çnjerëzoret që shkaktuan dhe vdekjen e tij. Varroset në errësirën e natës dhe në fshehtësi të plotë dhe pa adresë, siç ishte,shpesh,praktika,që,ndiqte,komunizmi për të gjithë,ata,që,vdisnin në hetuesi,ose,që,pushkatoheshin,sepse,diktatura,komuniste u trembej,dhe,kufomave pa shpirt. Askush nuk guxonte të fliste sepse nxjerrja e këtij sekreti paguhej shumë shtrenjtë. Natyrshëm,lindin,pyetjet:
Kush ishte Ali Kuçi dhe,përse u arrestua?
Përse u torturua mizorisht deri në vdekje?
Përse ju mohua një e drejtë që Zoti i Plotfuqishëm i jep çdo njeriu për tu prehur në një varr, ku të afërmit t’i venë një tufë lule?
Por diktatura komuniste që i mbulonte mëkatet e saj duke spekulluar me slloganin: “ Në emër të popullit”, preku me mijra e mijra njerëz atdhetarë nacionalistë dhe intelektualë të cilët pësuan fatin e Ali Kuçit. Për më tepër nuk u mjaftua me kaq por vazhdoi me luftën e ashpër të klasave deri në vitin 1990 kur sistemi i diktatuës komuniste perëndoi në Europën Lindore.
Ali Kuçi, si shumë bashkatdhetarë të tjerë, emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitet 1900. Djaloshi 25 vjeçar ngaTomorrica i vuri gjoksin aventurës amerikane dhe shumë shpejt u integrua në të. Ai bëhet një nga themeluesit e Shoqatës Vatra dhe në librin e botuar me rastin e përvjetorit të kësaj shoqate Ali Kuçi paraqitetsi Kryetar i Pleqësisë së Degës Nr 62 në New Florence të Pensilvanisë. Gazeta Dielli me editor Z. Bahri Omari, e cila ishte gazeta e parë që botohej në gjuhën shqipe në Boston të Shteteve të Bashkuara(pas Kombit të Sotir Pecit) në faqen e parë të numrit 1479-të të saj të datës 22 Mars 1919 ka fotografinë e Ali Kuçit me përshkrimin “Atdhetari i njohur dhe një nga përkrahësit dhe luftëtarët më të fortë dhe më energjikë të çështjes tonë këtu, thërret në konkursin e madh në fushatën për çlirimin e Shqipërisë drejtuar çdo atdhetari që jeton në SHBA ose Kanada. Z. Ali Kuçi fton në konkurs cilindo që dëshëron të mbajë flamurin e shpëtimit të Shqipërisë” .Në përfundim të konkursit, vijon gazeta Dielli, Z, Ali Kuçi i merr rekordin që mbahej nga një tjetër atdhetar në atë kohe, Z. Banush Feta.”
Nisur nga thirrja e Fan Nolit se Shqipërinë do ta bëjnë vetëm shqipëtarët, Ali Kuçi kthehet në atdhe dhe ndërton në fshatin Golem i Vogël të rrethit të Lushnjës një fermë të stilit amerikan. Por fatkeqsisht, si shumë atdhetarë e intelektualë të tjerë të përkushtuar për atdheun e tyre, diktatura komuniste ia shpërbleu mizorisht kontributin e dhënë në SHBA dhe në Shqipëri duke i marrë jetën.Ne fëmijët e tij edhe sot e kësaj dite nuk e dimë ku prehen eshtrat e Ali Kuçit.
Kjo eshtë shkurtimisht historia e jetës së Ali Kuçit nga Tomorrica, të cilin e dekretoi Presidenti i Shqipërisë, Z. Nishani, dekoratë e cila vuri në vend një të drejtë të mohuar dhe të harruar krejtësisht për 68 vjet. Në emër të motrave dhe vëllezërve të mi, pjesa më e madhe e të cilëve nuk jetojnë, dëshëroj t’i përcjell Z. Nishani mirënjohjen për dekoratën e akorduar babait tonë, Ali Kuçi.
Respekt dhe mirënjohje të veçantë i dedikojmë Shoqërisë Pan- Shqipëtare Vatra, e cila nuk e harroi asnjëherë djaloshin nga Tomorrica dhe këmbënguli me vite me rradhë për vlerësimin e kontributit të babait tonë edhe pse Ali Kuçi kishte mbi 90 vjet që ishte larguar nga vendi i ëndërruar për të gjithë për të vazhduar detyrimin e tij si atdhetar në atdheun e tij të dashur Shqipëri.
Po respekt dhe mirënjohje i dedikojmë gazetës Diellli, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në SHBA, e cila u bë zëri i shqiptarëve që jetonin këtu, duke publikuar informacione nga Shqipëria e largët si dhe suksese të komunitetit shqiptar në SHBA dhe Kanada . Sëbashku me gazetën Iliria(ku gazetari Dalip Greca shkroi për të parën herë për Ali Kuçin e harruar), gazeta Dielli vazhdojnë dhe sot të jenë burimi i informacionit në komunitetin shqipëtar të SHBA dhe Kanadasë duke publikuar sukseset dhe arritjet e vazhdueshme të bashkatdhetarëve tanë në këto troje si dhe duke sjellë informacionin mbi zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e demokracisë.
Me mirënjohjen më të thellë dhe konsideratën më të lartë!
Në emër të familjes së Ali Kuçit,
Luan Kuçi
Sterling Height, SHBA
Luiza Xhuvani la mandatin e deputetes
Deputetja e Partisë Socialiste e zgjedhur në qarkun e Vlorës, Luiza Xhuvani, ka lënë mandatin sot pasdite, pas ngjarjes tragjike ku u përfshi i biri i saj, Kostandin Xhuvani, ku u vranë 4 përsona, njëri shtetas italian.
Kostandin Xhuvani u arrestua nga policia dhe Prokuroria e Tiranës po heton me shpejtësi ngjarjen e rëndë ku në të gdhirë, 4 persona humbën jetën si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit.
Sipas hetimeve paraprake, Kostandin Xhuvani, mbetet i dyshuari kryesor, bashkë me 3 persona të tjerë.
Deputetja Luiza Xhuvani, doli sot pasdite në një deklaratë për mediat në Kryeministri, ku theksoi: “Dhimbja e një nëne që e ka të pamundur të marrë përsipër fajin e së birit. Edhe unë e dhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e vet, por me sa duket kemi qenë të pafat në këtë drejtim. Kjo nuk ka lidhje me familjen e Kostandinit, as me prindërit e tij, as me mandatin që nëna e tij përfaqëson.Janë 4 familje që sot vajtojnë, dhe kërkojnë drejtësi, dhe drejtësia duhet të bëjë drejtësi, e duhet t’i trajtojë të gjithë si të barabartë. Kostandini është djali im, e do të jetë djali im, e një nënë duhet të jetë në krah të djalit të saj. Në pamundësi për t’i shërbyer zonës që përfaqësoj, kam kërkuar dorëheqjen nga kryeministri. Mos i ndodhtë asnjë prindi ajo që më ka ndodhur mua, e mos i ndodhte akujt ajo tragjedi që i ka ndodhur kësaj familje ”.
Kryeministri, Edi Rama, e ka vlerësuar si etik aktin e deputetes dhe ka deklaruar se drejtësia do të jetë e barabartë për të gjithë pa dallim.
Duke marrë fjalën pas znj. Xhuvani, Kryeministri Edi Rama u shpreh se drejtësia do të veprojë ndaj kujtdo që thyen ligjin dhe se të gjithë janë të barabartë. Kryeministri vlerësoi punën e policisë së shtetit për kapjen në kohë reale të autorëve të ngjarjes tragjike, ndërsa shprehu mbështetjen dhe për familjen Xhuvani në këtë moment të vështirë.
“Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar idenë tek njerëzit se ka një ligj për fëmijët e tyre dhe një tjetër për fëmijët e politikanëve. Një shtet për ata dhe një shtet tjetër me autorë politikanë, zyrtarë, një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë. Unë di me siguri që koha e dyfytyrësisë ka përfunduar në 23 qershor”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se Kostandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi, duke u shprehur se ligji do jetë i barabartë për të gjithë. Kryeministri Rama theksoi se katër familjet kërkojnë tashmë drejtësi, ndaj “duhet të presim me qetësi vendimin e drejtësisë”. Duke folur për të birin e Luiza Xhuvanit, Konstandinin, ai e ka cilësuar si “tragjedia e gjallë e dy prindërve të pamerituar”, i cili është produkt i një keqqeverisjeje që ka prodhuar kriminalitet.
“Ai nuk është fëmijë por një burrë 26 vjeç tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm. Gurët e mbushura plot të zbrazur ndaj Luiza Xhuvanit i përkasin jetës së ulët, gruaja dhe nëna që i ra fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e shprehjes “ç’të bën fëmija s’ta bën as perëndia” i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë. Dy prindër tragjikisht fatkeq, jeta e tyre familjare është një film tragjik me një vajzë të mrekullueshme dhe një djalë që do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi”, tha Rama.
Rama: Shëmbull dinjitoz i Luiza Xhuvanit
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social, shpreh dhimjen për humbjen e katër të rinjve në ngjarjen tragjike sot në kryeqytet, ndersa cilëson si një shembull dinjitoz dorëheqjen e deputetes Luiza Xhuvani.
Shefi i qeverisë ka postuar pas thenies “shëmbull dinjitoz i Luiza Xhuvanit “, fjalën e plotë të saj në konferencën e mbajtur të martën pasdite për median .
“Fjalët nuk më mjaftojnë për të shprehur dhimbjen dhe drithërimat e shpirtit! Dhimbje për katër jetët e humbura! Dhimbje për familjarët e atyre, që sot vajtojnë bijtë, që nuk jetojnë më! Sigurisht, dhimbjen e një nëne që sot e ka të pamundur të mbajë fajet e të birit.
E kuptoj se, sot, gjëja më e lehtë dhe e thjeshtë është të fajësosh prindërit e familjen e Kostandinit. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një fëmijë, por për një burrë 26 vjeç. Edhe unë, edhe Gjergji përfaqësojmë një familje që nuk ka asnjë lidhje me krimin. Të dy njerëz të lidhur me artin dhe kulturën, të përkushtuar ndaj profesionit. Prindër, që si çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijët e vet, por mesa duket paskemi qënë të pafat në këtë drejtim.
Ngjarja e ndodhur sot në të gdhirë është një ngjarje tragjike. Por ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen e Kostandinit. Nuk ka lidhje as me prindërit e tij, as me mandatin që unë, nëna e tij, ushtroj.
Janë 4 familje që sot vajtojnë humbjen e njerëzve të tyre më të shtrenjtë.
Janë 4 familje që sot kërkojnë drejtësi.
E drejtësia duhet të bëjë drejtësi.
Drejtësia duhet t’i trajtojë të gjithë të barabartë përpara ligjit.
Kush është prind më kupton. Kush është nënë më kupton edhe më mirë. Kostandini është djali im dhe pavarësisht të gjithave do të mbetet djali im.
E, pikërisht, se një nënë duhet të gjendet pranë fëmijës edhe në momente tragjike si këto, me bindjen se drejtësia duhet të veprojë me rreptësi ndaj çdokujt që shkel ligjin edhe kur behet fjalë për fëmijën tënd, për t’i hequr çdolloj alibie çdokujt që mund t’i shkojë nëpër mend se ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë, në pamundësi për të vazhduar t’i shërbej dhe t’i dedikohem zonës që më ka zgjedhur, duke kërkuar ndjesë, i kam paraqitur Kryeministrit të vendit dhe Kryetarit të PS, dorëheqjen time si deputete e Sarandës.
Mos i ndodhtë asnjë prindi kjo që më ka ndodhur mua. Mos i ndodhtë askujt ajo tragjedi që ka ndodhur sot në të gdhirë, Jam nëna e Kostandinit dhe ai do të jetë gjithmonë biri im. Nuk mund ta mohoj se ai është gjaku im.
Do të tërhiqem në thellësinë e dhimbjes me peshë të parehabilitueshme. Drejtësia le të bëjë drejtësi!”, mbylli fjalën e saj në dhimbje Luiza Xhuvani, postuar nga Kryeministri Rama.
SAMI FRASHËRI, I BIRI DHE MASHTRUESI ERMEN MIHRAN…
“Shqipëria ç`ka qenë,çèshtë,ç`do të bëhet”(-Për çdo format të enciklopedisë merte një çerek mexhite/
*Varri i gruas me mermer,djali kontribues në sportet turke/
NGA GËZIM LLOJDIA*/
1.Samiu me diturin “Shqipëria ç`ka qenë,çèshtë,ç`do të bëhet”( 1889). Po të shtroheshin vargjet e tij të kapej e të bëhej litar,të niste në gurin e parë kilometrik, ajo do tu binte dy tre herë rreth e rrotull,trojeve shqiptare.Stambolli si një nga qendrat e perandorisë otomane ,këtu janë vendosur ,kanë jetuar dhe janë shuar shumë jetë shqiptarësh. Një lagje e këtillë kryeqendra e perandorisë jetoi Naimi dhe shkencëtari Samiu. R Mitrovica i cili ka bërë edhe një vizitë,në varrezat publike përball xhamisë Sahrai, Gedite ku ishte shtrirë në arkë-morti trupi i shkencëtarit Sami Frashëri. Në një studim për shkencëtarin Frashëlli R.Mitrovica në vitin 1950 botuar tek Flamuri,faqe 45 shprehet se për të gjithë këto shuma e të hollave që ai mori nuk i kalonte të 100 lira turke ar. Aty thuhet se ishte një ermen nga Kajseria me emrin Mihran që e shfrytëzonte. Ky paskësh qenë një spekulant, që ai vetë Samiu e kishte nxjerr befasisht në dritë, në fillim si nëpunës me pagesë dhe më vonë radhues dhe kryeradhës në fletoren e vet “Sabah”. Ky njeri djallëzor në thelb dhe në shpirt gjen një mënyrë që të blejë të drejtën e fletores nga greku Papadopulos dhe te bëhet pronar duke e paguar tashmë vetë sa të dëshironte ai shkencëtarin e varfër të dërmuar nga sulltani dhe të sëmurë.
2.
Të dhënat që i ka bërë publike në vitin 1950 Mitrovica thuhet se për çdo format të enciklopedisë,njeriu me shpirtin djallëzor Mihrani i jepte një çerek mexhideje. Një lirë turke mbante 4 mexhide. Madje është thënë se të hollat e fundit për një vëllim të enciklopedisë nuk ia kishte paguar .Shikoni se cfarë shpirti ,afritë dritësim i jepte Sami Frashëri punës së enciklopedisë sa që të mos mbetej mangët vepra e tij,pjesën e fundit e ka dhënë pa para Për këtë vepër kolosale shprehet Mitrovica ai prishi 12 vjet të jetës nga 1888-1889,kurse pagesa për 12 vjet mundim ka shkuar tek 300 lira. Kështu ky shkencëtar I shquar që ka lënë këtë trashëgimi ka bërë një jetë modeste. Më 4 maj 1884 martohet me me të bijën e Kadi Asqer Sadedinit Efendiut dhe kështu shkon të jetoj në shtëpinë e vjehrrit të vetë në Kandilli,për një periudhë kohe që zgjat nga 8-10 vjet. Ndërkohë nga klima ai bëhet shiatik dhe kërkon ndërrimin e shtëpisë dhe shkon në Eren Koy ku me shumë halle dhe borxhe kishte ngritur një kioskë. Kjo shtëpi e bukur zbukuruar sipas planit të vet Saimut ishte e hipotekuar në arkën e sigurimit. Mbas vdekjes së shkencëtarit ajo nuk kishte ndonjë vlerë të madhe dhe u shit nga arka e sigurimit me një çmim të hollë tek ministri i oborrit Ragip Pashai.
3.
Nga kujtimet që ka lënë Zaim Brahimi (ditari i Zaim Brahimit- libri im, G.Llojdia)thuhet se vdekja e dy vëllezërve të fundit frashëllinjë ndodhi në 4 vjet të njeri-tjetrit. Në 18 qershor,ditën e shtune te vitit 1904 Samiut me moshë 54 vjeç ju këput shpirti dhe varri ishte në varrezat publike kundrejt Xhamisë Sara Guditë në Stamboll. Pranë varrit të tij që ishte vetëm dhe pa gurë ishte varri i Emnesë me mermer.
5.
Duke paranderë largimin nga jeta,ngase ditët e numëruara,po i fironin, pak përpara se të vdiste Halid Frashëri ka shkuar dhe i ka kërkuar klerikut Alush Frashëri të birit të Dalib Frasherit, fëmijët ti edukonte. Frashëllinjte ishin shquar për inteligjencë, pra arsimi i tyre duhej plotësuar. Nga arka e teqesë dolën të hollat për të shkolluar Abdylin dhe më pas të tjerët. Në vitin 1862, Emine Myteveli, gruaja,që u dha jetë fëmijëve mbartës të mbiemrit Frashëri,bie në gjumin e amshuar,në moshën 48 vjeçare.
6
Pronat e Frashëllinjëve ju shitën kaninjotëve.Mbledhësi vlonjatë i historisë F. Shaska,përmend një ligjërim folklorik lab,që ai vet e ka dëgjuar nga i ati XH.Shaska,që këndohej në ziafete dhe dasma labërishte. Lebërit e ruanin zakonin e hershëm për ti vendosur në këngë,ngjarjet ,që në një farë mënyre kështu të përjetësoheshin,në kohëra.
Përmbajtja e kësaj kënge shfaqet kështu:Avdul ç’mënde pate?/Shite çifligje e irate/Shite Kallmin në Myzeqe/Mustafa Begës ja dhe/Qysh e dhe o derëzi/Për një karroqe flori/E dhashë për Shqipëri/Që të mos e marrë njeri/As grek,sërb e Mal i Zi/Avdul Frashëri,Avdul Be/Po Zvrënecin kujt ja dhe /E bleu Dalan Kanina/Për dy karroqe stërlina…
Kështu pronat e frashëllinjëve të krijuara brez pas brezi shkuan për çështjen e madhe shqiptare. Trashëgimia e tyre pasurore shkoi për zgjedhjen e çështjes së kombit të tyre.
7.
Enciklopedia britanike ka shkruar këto radhojë për Sami Frashrin.
Shamsuddin Sami Frasheri , i quajtur edhe Shamsuddin Sami Fraser ose Sami Frashëri , i (i lindur më 1 qershor 1850 , në Fraser , Shqipëria , Perandoria Osmane – vdiq më 18 qershor 1904 , Stamboll ) , autor dhe lexikograph -së i cili ishte një figurë udhëheqëse të shekullit të 19 .I lindur në një familje myslimane shqiptare , u arsimua në shkollën greke të Janinës i dhe ju dha edhe mësime në gjuhën turke , persiane dhe arabe nga tutorët privat . Pas lëvizi në Stamboll , ai filloi një karrierë në gazetari dhe ishte gazeta mëngjes ( ” mëngjesit ” ) në vitin 1875 . Ai gjithashtu i lidhur , por shkrimtarëve turke BEC . Ai përktheu vepra nga frëngjisht dhe shkroi disa romane dhe drama , sidomos Taaşuk -i Talat dhe fitnet ( 1872 ), një roman që dënon zakonet e martesës turq , dhe tre luan , Besën , Sidi Yahya . Shfaqja e fundit , e cila ishte konsideruar shumë i hapur , çoi në një mërgim dy- vjeçare në Afrikën e Veriut .Pas kthimit të tij , Frasheri duke punuar në atë që janë konsideruar kontributet e tij më e madhe , lexicographical tij punon Kamus – i Fransev është , një frëngjisht – anglisht , anglisht – frëngjisht dictionary , Kamus – i- Alam ( ” Fjalori Universal ” ) , një punë enciklopedike në gjashtë vëllime dhe Kamus – i Turki ( ” Dictionary Turkish ” ) , ne dy volume . Puna e fundit është veçanërisht interesante si një përpjekje për të pastruar gjuhën turke. Shumë projekte të tjera shkencore kanë mbetur të papërfunduara nga vdekja e tij .
8.
Djali iu shkencëtarit nga Frashëri.Ali Sami Yen(1886-1951).Jeta e djalit të Samiut.
I lindur në Kandillit , Stamboll, Turqi më 20 mars, 1886, Ali Sami Yen është më i njohur si themelues i Galatasaray Sports Club . Emri i tij fillestar ishte Ali Sami dhe ai ishte i biri i Semseddin Sami Frashëri , një nga shkrimtarët më të famshëm osmane – shqiptare , filozofët dhe dramaturgët . Pas hyrjes në fuqi të ligjit për emrat e familjes në vitin 1934, Ali Sami Yen mori mbiemrin , e cila fjalë për fjalë do të thotë ” mundi ! ” .Ali Sami ishte student në prestigjioze Galatasaray Lycée në Stamboll . Në tetor 1905 ai vendosi me disa nga shokët e tij studentë për të krijuar një klub të futbollit . Në fillim ,qëllimi i deklaruar ishte: ” Për të luajtur së bashku si anglezët , që të ketë një ngjyrë dhe një emër , dhe të mundë ekipe të tjera jo turke ” . Yen ishte presidenti i parë i klubit ( për 13 vjet ) në mes të 1905 dhe 1918, dhe përsëri për një magji të shkurtër në 1925 .Përveç themelues i Galatasaray SK , Ali ka bërë kontribute të shumta të tjera për sportet turke . Ai ishte president i Komitetit Olimpik Kombëtar turk në mes tëviteve 1926 dhe 1931. Ai ka trajnuar ekipin kombëtar turk në ndeshjen e saj të parë ndërkombëtar në vitin 1923 kundër Rumanisë .Ali Sami Yen vdiq në vitin 1951 .Si themelues dhe president i parë i Galatasaray SK , Ali Sami Yen i dha emrin e tij në stadium Galatasaray -së . Me një kapacitet prej 25.000 vendesh ,”Stadiumi “ Sami Yen është i vendosur në qendër të Stambollit , në Mecidiyekoy .
Krijimtaria e Sami Frashrit ,njw pjesw e saj:Novels
Ta’aşşûk-ı Tal’at ve Fitnât (Albanian: Dashuria e Talatit me Fitneten –English: The Love Betëeen Talat and Fitnat, 1873)
Drama[edit]Besâ yâhut Âhde Vefâ (Albanian: “Besa ose Mbajtja e Fjalës” – English: Besa or The Given Ëord of Trust, 1874).
Is a melodrama aiming Besa as a subject, but in a very tragic situation; the father kills his son to keep the given ëord.
· Seydi Yahya (1875)
· Gâve (1876)
· Mezalim-i Endülûs (Never printed)
· Vicdân (Never printed)
Dictionaries and Encyclopedical Works[edit]
· Kamûs-ı Fransevî (1882–1905, French-Turkish dictionary)
· Kamûs-ı Fransevî (1885, French-Turkish dictionary)
· Küçük Kamûs-ı Fransevî (1886, French-Turkish dictionary)
· Kamûs-ül Â’lâm (6 volumes, 1889–1898, Encyclopedia of General Science, knoën to be the first Encyclopedia printed in Turkish)
· Kamûs-ı ‘Arabî (1898, Arabic-Turkish dictionary, unfinished)
Kamus-ı Türki (2 volumes, dictionary of the Classical Ottoman Turkish language, still ëidely used as a reference as of today, 1899–1900, reprints and facsimiles in 1978 and 1998)
Scientific Ëritings[edit]
Şemseddin Sami also did a series of scientific ëritings in Albanian such as Qielli (Sky), Toka (Earth), Njeriu (Human Being), Gjuha (Language), and many more.
Educational Ëritings in Albanian[edit]
· Allfabetarja e Stambollit (Alphabet of Istanbul, 1879),
· Abetarja e Shkronjëtoreja (Grammatical Ëork, 1886).
Other[edit]
In Turkish in his “Pocket Library” collection, he published small scientific booklets on subjects as Astronomy, Geology, Anthropology, History of Islam and the Islamic civilization, Ëomen,Mythology and Linguistics. He also published a small compilation of Humor named Letâ’if in tëo volumes, a compilation of Proverbs and Quotes named Emsâl in four volumes, and a series of reading-oriented educational books for schoolchildren.
Sami Frashëri together ëith Jani Vreto supported the idea that the Albanian alphabet should be based on the Greek alphabet, since according to them, Albanians and Greeks have the same ancestors, the Pelasgians.[6]
Linguistics[edit]
· Usûl-ü Tenkîd ve Tertîb (1886, Orthography of Turkish)
· Nev’usûl Sarf-ı Türkî (1891, Modern Turkish Grammar)
· Yeñi Usûl-ü Elifbâ-yı Türkî (1898, Neë Turkish Alphabetical System))
· Usûl-ü Cedîd-i Kavâ’id-i ‘Arabiyye (1910, Neë Method for Learning Arabic)
· Tatbîkât-ı ‘Arabiyye (1911, Exercises in Arabic)
Political Work
· Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të bëhetë (Albania – ëhat it ëas, ëhat it is and ëhat it ëill be, 1889).
*Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane te Arteve
NJOFTIM MORTOR
Njoftojmë komunitetin shqiptar në SHBA se Gjon Kolnrekaj, i moshës 26 vjecare, i biri i Marjan Kolnrekaj, ka humbur jetën në një aksident automobilistik të dielën me 3 Shkurt 2013.
Shërbimet funerale për të ndjerin do të bëhen të enjten me 7 Shkurt 2013 nga ora 14.00 deri në 21.00 në shtëpinë mortore Farenga në Bronks, ndërsa varrimi bëhet të premtën, më 8 shkurt 2013, në Vallhalla të Nju Jorkut, pas meshes, që do të mbahet në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në orën 11.00.
I ndjeri Gjon Kolnrekaj humbi jetën të dielën rreth orës 11 e 25 të mbrëmjes. Sipas raportit të policisë , i ndjeri po udhëtonte me një makinë tip Nissan Maxima 2007, të cilën e voziste 23 vjecari Esmin Ljesnjanin. Po sipas raportit të policisë makina po udhëtonte në veri të Strawtown, kur shoferi humbi kontrollin dhe goditi një shenjë rrugore. Makina pastaj udhëtoi mbi një lëndinë në 112 Road Strawtown dhe u përplas me një pemë, sqaroi policia e qarkut Clarkstown.Të dy djemtë mbetën të vdekur.
Ngushëllime familjes Kolnrekaj!