Përktheu për “Diellin”, Herion Kërcelli/
Për më shumë se 10 vjet, presidenti Obama dha mësim tek Universiteti i Cikagos, në fakultetin juridik, një institucion ku Ai tregoi aftësi e profesionalizëm të lartë gjatë debateve dhe diskutimeve për këtë spektër të rëndësishëm në drejtësinë amerikane. Këtu, Profesori i ndjerë Antonin Scalia, punoi profesor për disa vjet dhe shpalosi pamjen origjinale te Kushtetutës së SHBA. Theksoj se, Univeristeti i Cikagos është një institucion ku të gjitha pikëpamjet trajtohen me respekt dhe njëkohësisht janë subjekti ndaj të njëjtës sfidë rigoroze.
Kohë më parë Presidenti Obama u kthye nga Shtëpia e Bardhë për në Cikago, ku sqaroi studentët e juridikut rreth përfitimeve të qëndrueshme të një Gjykate Supreme të paanshme dhe se, si procesi i konfrontimit të tanishëm në senat mbart pasojat potenciale që zgjatin gjatë për disa prej vlerave kushtetuese më të rëndësishme në SHBA.
Për herë të parë në kujtimin e kohëve të fundit, Republikanët e Senatit janë duke refuzuar kategorikisht për të marrë në konsideratë një nominim të Gjykatës Supreme, sepse ata shpresojnë se një parti tjetër do të fitojë zgjedhjet e reja. Nuk është e qartë nëse Senati do të mohojë në fund të fundit nominimin e presidentit, në një gjyq ose një votë për një vit tjetër. Kështu përpara se pozicionet të veshtirësohen, kjo është kohë e mirë për të gjithë ne që të shohim mbrapa dhe të mendojmë për kosto të tjera të veprimit potencial drejt drejtësisë në SHBA.
Profesor Obama, si shumica e profesorevë të juridikut, përdor hipotezën për të ilustruar pikëpamjet e tij. Kështu duhet vlerësuar ky fakt: Cfarë ndodh nëse Senati pasues deklaron që absolutisht asnjë prej takimeve të Gjykatës Supreme do të konsiderohej i pavlefshëm jo vetëm në vitin e fundit të kohës së presidentit, por për kohën e plotë të presidentit, pavarësisht sa vende pune të lira mund të afrojë, sepse ata shpresonin se dikush tjetër do të zgjidhej katër vjet më vonë?
Nuk është e lehtë të krijosh një sistem gjyqësor të paanshëm kur njerëzit i zgjedhin dhe konfirmojnë gjykatësit tanë, të cilët janë zgjedhur dhe trashëguar në mënyrë partizane, në një kohë kur kërkohet bashkëpunimin mes presidentit dhe udhëheqjes së Senatit, që shpesh përfaqëson parti të ndryshme. Kështu, ne besojmë se udhëheqësit politikë kapërcejnë numërimet politike të momentit për të rezervuar dicka që përfitojmë ne të gjithë: një sistem i vërtetë i pavarur i drejtësisë. Ka dicka të pacmuar dhe me pushtet rreth një drejtësie të pavarur, një segment qeverisës që mund dhe duhet të mbajë paanshmërinë në sistemin tonë politik. Eshtë e vështire për ta bërë.
Të gjithë ne duam gjykatës që janë të respektuar, të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë.
Unë mendoj se ne i duam profesorët e juridikut të ardhshëm që të na shpjegojne se si në v.2016, filloi një cikël partishmërie në takimet juridike dhe konfirmimet për këtë fushë të rëndësishme. Një drejtësi e pavarur, e lindur nga zemra e kushtetutës sonë, është shumë e rëndësishme për të rrezikuar.
Kjo është një nga mësimet kryesoreë që unë mësova nga profesor Obama. Unë shpresoj se senatorët tanë do e marrin atë mësim seriozisht gjithashtu.
Falenderime,
Dan Johnson
Viti i 2000
Universiteti i Cikagos, Fakulteti Juridik
Cikago, Illinois, Foto e Ditës: “Para se të ishte President, ai ishte një profesor i drejtësisë. Profesori im. “Dan Johnson, Universiteti i Çikagos, Shkolla e Juridikut, Klasa e vitit 2000”.
Në foto: Profesori i atëhershëm, tani president Barack Obama, Ellen Fulton, Joe Khan, dhe Dan Johnson, në Universitetit e Cikagos, Fakulteti Juridik, viti 1999.
Photo Of The Day: “Before he was President, he was a laë professor. My professor.” —Dan Johnson, The University of Chicago Law School Class of 2000.