• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Katalogu serb i luftës dhe i “paqes”!

October 21, 2018 by dgreca

Nga Enver Bytyçi / Shumë herë më shtrohet pyetja këto kohë se “Pse nuk duhet të pajtohemi me serbët”? Qëndrimet e mia kundër ndryshimit të territorit duket se interpretohen ose lexohen si qëndrime antiserbe. Nuk po flas për reagimet e presidentit të Kosovës, i cili kritikëve të tij, përfshi dhe kryeministrit Haradinaj, u adresohet me fjalinë e njohur: “Ju nuk e doni dialogun”! Në fakt kundërshtitë për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës në favor të Serbisë nuk kanë të bëjnë me dialogun apo nevojën e pajtimit me Serbinë. Ato kanë të bëjnë me principet e dialogut, me zbatimin e rregullave morale e politike të pajtimit midis dy popujve. Që këto principe nuk merren parasysh, ky fakt është i njohur dhe tashmë i argumentuar në reagime të shumta rreth çeshtjes në fjalë. Por ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin se politikanë dhe njerëz të shumtë të medias, kulturës dhe shkëncës në Shqipëri besojnë shpejt e bëhen pre e shfaqjes teatrale të diplomacisë dhe politikës së Beogradit. Ndaj për ta kuptuar këtë do të përshkruaj karakterin serb të luftës e të paqes. Elita serbe kur përgatitet për luftë flet shumë për paqen. E glorifikon paqen deri në atë masë sa ta bindë tjetrin se lufta është domozdoshmëri për paqe. Por luftën e fillojnë në momentet më të favorshme të mundshme. Më tej ata në luftë nuk zbatojnë asnjë lloj principi. Vrasin, masakrojnë, dhunojnë e përdhunojnë pa dallim moshe, kategorie shoqërore, gjinie, besimi, feje, mjafton që të ekzekutuarit të jenë “armiqtë potebncialë” të Serbisë! Djegin e shkatërrojnë gjithçka. Viktimat i zhdukin, i lënë pa varr, sepse nuk duan që të dokumentohen krimet që bëjnë. Pas masakrave mburren në sy të njëri – tjetrit. Bëjnë masakra edhe me baste. Madje vrasin fëmijën e tyre, mjafton që të akuzojnë psh shqiptarët për atë vrasje. Raste të tilla i përshkruan deri në imtësi kronikani i Luftës së Parë Ballkanike, Aleksandër Leo Freundlich. Nëse e humbasin luftën politikanët dhe diplomatët serbë menjëherë të ftojnë në bisedime. Ngrejnë flamurin e bardhë dhe thonë “Jo, ne jemi për paqe, duamm të bisedojmë”! E glorifikojnë dialogun dhe kërkojnë pajtim. Por e kushtet e tyre. Ti nuk mund të vendosësh asnjë kusht! Qëllimi është ta fitojnë në paqe atë që kanë humbur në luftë. Fillimisht flasin për bisedime me qëllim “përmirësimin e jetës së qytetarëve”. Më vonë vendosin kushte politike derisa të arrijnë të territori. E zgjasin procesin në pafundësi, gjithnjë në kërkim të kohës së përshtashme për ta. Në momentin që ulesh e bisedon ata të bëjnë lajka të çuditshme. Të ofrojnë gjithçka të parëndësishme për interesat serbe. Ofrojnë edhe marrëveshje në dukje të favorshme për ty. Nuk harrojnë që në takimet me viktimën e vet të regjistrojnë ditëlindjet e bashkëbiseduesve, të planifikojnë biseda në ditëlindjen tënde e më pas të marrin mandolinën apo firzamonikën e të të këndojnë serenate serbisht. Të dehin e të turbullojnë në tru, aq sa të duket vetja fajtor pse ke luftuar kundër këtyre “qingjave kaq të butë”, edhe pse janë të njëjtët. Sapo të ta kenë tatuar pulsin, fillojnë e të bëjnë elozhe, ta përkëdhelin ambicjen, të lëvdojnë publikisht, nuk ngurojnë të të hapin rrugën si “i parë” e për këtë vdesin sidomos shqiptarët! Duket sikur ata të vijnë mbrapa, por nga mbrapa thurin të gjitha intrigat! E ti nuk e ke aftësinë të shohësh me bythë intrigën serbe. Aq shumë të afrohen, sa ti harron se para disa kohësh të kanë vrarë, masakruar, djeg e përdhunuar. Sigurisht ata afrohen kur ti i lejon vetë të të vijnë afër. Kur joshesh dhe prej fjalëve, lëvdatave, mburrjeve që të bëjnë. Joshjen e vijojnë shkallë-shkallë, derisa të bëhesh njësh me ta. I lëshojnë gjërat si pa vënë re, të intimidojnë me slloganet e paqes, derisa të të mbushin mendjen se “Ti nuk mund t’i fitosh të gjitha dhe unë asgjë”! Ti harron se atë që e ke fituar me luftë është e jotja nga çdo lloj pikëpamje e së drejtës. Harron, se e ke mendjen te joshjet, te serenatat, te fjalët e ëmbla, te mburrjet, ndoshta edhe të bukuroshja, me të cilën ke kaluar natën me të! Për të të bundur plotësisht se “E drejta është në anën e dhunuesit”, diplomatët dhe politikanët serbë të thonë: ”Shiko, ne e dijmë se e kemi humbur luftën me ju, por ne jemi para një presioni të madh të opozitës, të nacionalistëve, të ekstremistëve, prandaj na duhet kompromisi”. Ti harron se si nacionalistët ashtu dhe këta bashkëbiseduesit e tu janë të njëtët. Dhe fillon e dyshon te vetja, aq sa të vjen keq që bashkëbiseduesi që ke përballë “ndodhet në një situatë kaq të vështirë”. “Ej, të thonë, Xhinxhiq u vra, a doni që dhe ne të pësojmë fatin e tij, nëse nuk marrim asgjë nga ju”?! E përsërisin këtë derisa ti t’i ofrosh nga vetja jote, tashmë territoret e tua! Dhe kështu diplomatët e politikanët serbë erdhën deri te kërkesa për territore. Fillimisht e bindën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasiqë ky nuk kishte e nuk ka ndonjë sentiment antiserb, madje as pro Kosovës! Pastaj përmes Ramës e futën në thes Hashim Thaçin. Këtij të fundit nuk i ofruan vetëm joshje. Ia tundën edhe kërbaçin. Madje presioni i erdhi gjithashtu nga Rama. Thonë se Rama në prani të Batonit tregon histori të sajuara me biseda me amerikanë, të cilët paskan vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin. E këto biseda Batoni i transmeton me mburrje në Prishtinë, sepse hobi i tij është të dëshmojë se “di shumë”!. Prandaj jemi në këtë pikë të hallit, kur jo vetëm shqiptarët, por edhe bota po tallet me presidentin dhe kryeministrin terrtorndarës të shqiptarëve, pasi ky është një rast ky unik në historinë e shteteve sovrane të botës! Ndërkohë që Tereza May thotë: “Serbisë i duhet ndaluar hyrja në BE, sepse ajo është Kali i Trojës i Rusisë në Europë”, ne harrojmë shpejt, kemi harruar jo vetëm të kaluarën e largët, por edhe atë të sotmen! Disa madje mburren si moderatorë, kur predikojnë “pajtimin” me falje territoresh ndaj Serbisë! Tiranë, më 21.10.2018

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe i “paqes”!, Enver Bytyci, I Luftes, Katalogu serb

NGA DITARI I LUFTES SE II BOTERORE

March 20, 2015 by dgreca

Shqipëria nga ditari i luftës i komandës qëndrore gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore për vitet 1944-1945/
6500 faqet e ditareve kanë rëndësi të pazëvëndësueshme ushtarake, të vetme, sepse aty janë të tërat copëza luftarake në Europë dhe Mesdhe që vërtetojnë dhe plotësojnë njëra-tjetrën në pikturën e madhe ushtarake të viteve 1940-1945. Disa të dhëna që sjellin ato ditare (what, where, when, who, why, how) për Shqipërinë janë:
* Ushtria gjermane pushtoi portet dhe aeroportet shqiptare që më 1 Gusht 1943 (kur filloi Konferenca e Mukjes).
* Cilët ishin bashkëpunëtorët e vërtetë me ushtrinë gjermane pushtuese në rajonin e Çamërisë.
*Sipas urdhërit përfundimtar nga komanda qëndore, ushtria gjermane në rajonin e Europës Juglindore filloi tërheqjen më 3 Tetor 1944; Gruparmata e kaloi Urën e Bunës në Shirokë të Shkodrës më 30-11-1944 por mbante pozicione më lart sepse luftohej më tej; nga Durrësi, Gruparmata E largohet më 12-01-2015.
*Forcat “komuniste” partizane penguan dhe vonuan 10 ditë forcat gjermane të largoheshin nga Tirana.
*Në Mars 1945, britanikët i kërkojnë Titos të largojë trupat nga Shqipëria.
*Ç’rëndësi ka se kur u “çlirua” Shqipëria londineze, Shqipëria qëndrore? Veç historianeve mercenarë, të tjeret luajnë ping-pong për ditën kur ushtria gjermane kaloi Urën e Bunës ne Shkoder, më 28 apo më 29 Nëndor 1944. Nuk shkruan njeri për luftime apo sulm të përgjithshëm shtyrës, çlirues, të forcave “komuniste” kundër ushtrisë gjermane. Nëse ushtria gjermane la Tiranën më 17 Nëndor 1944, a nevojiten dy javë me ecur në këmbë deri në Shkodër? A ishte ushtria gjermane vetëm këmbësore apo e tëra e korracuar? Ç’ndodhi ato dy javë në drejtimin Tiranë-Shkodër? A kishin marrë prej komandantëve jugosllavë dy javë pushim forcat “komuniste” dhe merreshin me organizimin e shfaqjes së “çlirimit” të Tiranës? Apo me urdhër të komandantëve jugosllavë ishin dërguar në Kosovë për të ndihmuar ushtrinë jugosllave në çarmatosjen dhe shtypjen e forcave kombtare shqiptare në Kosovë?

Përgatiti Saimir Lolja

Filed Under: Histori Tagged With: I Luftes, NGA DITARI, Saimir Lolja, SE II BOTERORE

PRONAT CAME DHE LIGJI GREK I LUFTES

December 20, 2012 by dgreca

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zbardhur ligjin e luftës së vendosur nga Greqia në vitin 1940 ndaj Shqipërisë dhe Italisë. Ligji i shumëdiskutuar që është ende në fuqi nga shteti helen, dhe thelbi i tij është shpallja e shteteve armike dhe shtetasve armikë të Greqisë. Po ashtu, në nenet e veçanta specifikohen dhe kategoritë e personave fizikë dhe juridikë që do të konsiderohen si armiq të vendit dhe ndaj tyre do të aplikohen sanksione të rënda, si konfiskim i të drejtës së çdo pasurie të paluajtshme apo të luajtshme, konfiskimi i parave, bonove të investimeve, të drejta pronësie mbi çdo pasuri, qoftë dhe atyre intelektuale. Ligji i luftës është hartuar nga ministri i Drejtësisë së vitit 1940, Ajis Tabakopullos dhe ai i Financave, Apostolidhis. Ligji i forcës që shpall si vend armik dhe Shqipërinë dhe Greqinë, është dekretuar më 10 nëntor të vitit 1940 nga Mbreti i Greqisë, Jeorjios B’. Hartuesit e ligjit janë treguar të kujdesshëm të përjashtojnë si armiq edhe grekët që kanë marrë nënshtetësi në Shqipëri, duke i quajtur ata si ortodoksë. Gjithashtu në nenin 10 të ligjit u jepet e drejta personave të tretë që të përdorin pasuritë e paluajtshme të shtetasve të shpallur si armiq me ligjin e forcës, duke ndaluar në mënyrë kategorike pronarët të përdorin pasuritë e tyre. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj.

Ligji i forcës Nr.2636/1940

Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike Jeorjios B’ Mbret i Grekëve Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:

Kapitulli A’

Neni 1

Armiq 1.

Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen: a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet dekreteve mbretërore të botuara me propozim të kryetarit të qeverisë, të ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij ligji. b. Persona fizikë, të cilët kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to. c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.

2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.

3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.

Pasuritë armike

Neni 6

Sekuestrimi Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.

Neni 7

Pasuri armike në Greqi

1. Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1: – Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi. – Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhur jashtë shtetit. – Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi. – Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit. – Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet e firmës tregtare në Greqi. – Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi. – Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f. – Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f. – Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi. 2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë ose banim në shtete armike.

 

Filed Under: Histori Tagged With: I Luftes, Ligji Grek, Pronat Came

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT