• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mesazhi i Myftiu Tërnava për Muajin e shenjtë të Ramazanit

June 5, 2016 by dgreca

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e tij, Myftiu Tërnava e ka cilesuar Ramazanin “muaj të mëshirës, faljeve e shpëtimit” dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të punojnë për ta bërë botën “më të mirë, më të sigurt, më joshëse”.

Apeli i Ternaves: “Larg vrasjeve, torturave e dhunimeve, larg çdo ekstremizmi, radikalizmi e terrori. Zemrat tona të mbushen me dashuri e mbarësi e jo urrejtje e vrazhdësi. Në këtë mënyrë botën do ta bëjmë më të mirë, më të sigurt, më joshëse për fëmijët tanë, dhe brezat që do të vijnë sepse kështu na mëson Islami”, këshillon Myftiu i Kosovës.

Lexojeni mesazhin e plotë të  Myftiut Naim Tërnava:

Të nderuar vëllezër e motra besimtarë!

Nesër, më 6 qershor 2016, është dita e parë e Ramazanit, ndaj më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së  Kosovës, në emër të organeve dhe institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, t’ua uroj të gjithë besimtarëve fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e lutur Allahun xh.sh., të pranojë agjërimin dhe adhurimet e tjera, të cilat i bëjmë në shenjë Madhërimi ndaj Tij.

Sinqeriteti dhe besnikëria janë vlera të pastra të cilat rezultojnë nga agjërimi i muajit të Ramazanit, ngase këto janë obligime që dalin nga Kurani, me qëllimin e vetëm që përmes agjërimit të arrijmë kënaqësinë dhe devotshmërinë shpirtërore, duke iu përkushtuar gjatë këtij muaji edhe më shumë besimit që e ndien besimtari në shpirtin dhe zemrën e tij.

Vëllezër e motra!

Mëkatet e mëparshme të mos jenë pengesë e pendimit e lutjeve edhe gjatë këtij muaji, që jetës t’i japim kuptim, që agjërimit t’i japim vlerë. Dyert e kësaj feje universale për mbarë botën gjithherë janë të hapura dhe mëshira e të Madhit Zot në raport me njeriun gjithherë është prezente.

Zoti xh. sh.  thotë:

“Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë…” El-Bekare -185.

Ramazani, ky muaj i mëshirës, po troket në dyert dhe vatrat tona, prej nesër begatitë e këtij muaji do të fillojë t’i shijojnë edhe zemra dhe shpirti i çdo besimtari. Të gjithë myslimanët e botës do të sakrifikojnë nga vetja për të agjëruar dhe madhëruar Allahun edhe më shumë se muajve tjerë, duke u përpjekur të ripërtërijë vlerat më madhore të Ramazanit.

Myslimanët e mbarë botës janë të gëzuar për ardhjen e këtij muaji në të cilin nuk marrin fund begatitë e Allahut, të cilat vetëm mund të përjetohen, por jo edhe të shpjegohen, ngase ky është muaj i mëshirës, lutjeve, pendesës, adhurimit, muaj i Kuranit, muaj i shpëtimit.

Ramazani është mburojë e besimtarit është thirrje mbi dinjitetin dhe përgjegjësinë e cila forcon marrëdhëniet e njeriut me Zotin, me familjen dhe shoqërinë, të cilat i ngrit gjatë këtij muaji në nivel edhe më të lartë me Zotin Krijues.

Allahu xh.sh. thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua”. El-Be-kare-186.

 Të nderuar besimtarë,

Po hyjmë në muajin e mëshirës, e faljeve, e shpëtimit, muajin ku edhe lutjet drejtuar Zotit pranohen më shumë, muajin e mirësive të panumërta. Ndaj këto të mira – të nderuar Vëllezër e motra – i arrijmë me adhurim, agjërim, lutje drejtuar Zotit, me lexim të Kuranit, me sadaka-ndihmë atyre që kanë nevojë.

Agjërimi i muajit të Ramazanit na porositë duke thënë: ”Nuk është koha që të vdesim në rrugën e Zotit,por është koha që të jetojmë në harmoni të plotë me të gjithë njerëzit, e kjo është rruga e Zotit”.

E kemi obligim fetar që në këtë muaj edhe më shumë të ndihmojmë të varfrit, njerëzit në nevojë, duke begatuar sofrat e tyre edhe më shumë gjatë këtij muaji të shenjët. Duke bashkuar lutjet tona gjatë këtij muaji si asnjëherë më parë, duke u lutur që të marrin fund luftërat, vrasjet e njerëzve të pafajshëm, që në botë të mbretërojë paqja, harmonia dhe bashkëjetesa mes njerëzve.

Larg vrasjeve, torturave e dhunimeve, larg çdo ekstremizmi, radikalizmi e terrori. Zemrat tona të mbushen me dashuri e mbarësi e jo urrejtje e vrazhdësi. Në këtë mënyrë botën do ta bëjmë më të mirë, më të sigurt, më joshëse për fëmijët tanë, dhe brezat që do të vijnë sepse kështu na mëson Islami.

Të nderuar e shumë të respektuar besimtarë,

Më lejoni që në fund t’ua uroj këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve në Kosovë, dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe të gjithë vëllezërve dhe motrave në mërgatën tanë kudo që ata gjenden.

Zoti na pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera edhe gjatë këtij muaji të shenjtë të Ramazanit!”, thuhet në mesazhin e Myftiut Tërnava.

Filed Under: Komente Tagged With: i Myftiu Tërnava, Mesazhi, për Muajin e shenjtë, të Ramazanit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT