• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

I Ndjeri Hafiz Ibrahim REPISHTI-“Qytetar Nderi” I SHKODRES

August 24, 2013 by dgreca

 

Me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise:Keshilli i Bashkise Shkoder akordon Titullin “Qytetar Nderi”/

           Te ndjerit Hafiz Ibrahim REPISHTI, D.D. Univ. Istanbul/

(Ridgefield,CT.USA.- Keshilli i Bashkise Shkoder, ne mbledhjen e tij te dates 23.XI. 2012, me vendimin nr. 131, ne mbeshtetje te Ligjit nr. 8652 “Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”, neni  32,pika m, Vendosi t’i akordoje titullin e larte “Qytetar Nderi” Z. Hafiz Ibrahim Repishti, D.D.Universiteti i Istanbul (Turqi)(1912), me kete motivacion:

“Personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare, luftetar ne mbrojtje te trojave tona dhe kontribues ne arsim, si kryetar i Keshillit Arsimor te Bashkise Shkoder(1919), anetar i Asamblese Kombetare e deputet, klerik i perkushtuar per Fe e Atdhe”.Dokumenti nenshkruehet nga Z.Bardhyl Lohja, kryetar, dhe mban vulen zyrtare te Bashkise Shkoder. Hafiz Ibrahim Repishti ashte babaj i Prof. Sami Repishtit, aktivist shqiptaro-amerikan me banim  ne SHBA.

Si student universitar ne Istanbul, Hafiz Ibrahim Repishti u bashkue me studentet demonstrues per ndryshimin e Kushtetutes se Perandorise Otomane, ne vitin 1908. Mbas kthimit ne Shqiperi, luftoi per shtate muej me rradhe kunder trupave te Malit te Zi. Ai kundershtoi metodat e rrepta te ushtrise austro-hungarez ne Shqiperi dhe u arrestue,(1916); perkrahu Komitetin Kombetar  per Mbrojtjen e Kosoves (1918-1824) i kryesuem nga Hoxha Kadriu. Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica  etj. Ne vitet 1923-24, ai bashkepunoi ngushte me grupin “Ora e Maleve” organizate politike katolike ne Shkoder, dhe u ba shembull bashkepunimi nderfetar. Fotografite e kohes e tregojne Hafiz Ibrahim Repishtin ne shoqeni te At Gjergj Fishtes, Luigj Gurakuqit, At Marlaskaj. Xhemal Bushatit e tjera figura kryesore te kohes.  Ne qershor 1924, ai perfaqsoj Shkodren (bashke me Luigj Gurakuqin) ne Komitetin e Vlores per pergatitjen e Revolucionit te qershorit, 1924, nen kryesine e Imzot Fan S.Noli. dhe per kete u denue me vdekje (ne mungese) ne janar 1925. I amnistuem nji vjet ma vone, ai u dedikue krejtesisht sherbimeve fetare. Ne vitin 1939, kundershtoi okupacionin italian dhe refuzoi oferten me marre persiper Myftinine e Qarkut te Shkodres. Vdiq  viktime e terrorit fashist italian ne Shqiperi, shtator 1943. Vorrimi i tij ne Shkoder ka qene nji manifestim i vertete popullor. S.R.)

***

Kush ishte Hafiz Ibrahim Repishti, klerik shkodran i diplomuem nga Universiteti Istanbul, Turqi, ne degen teologji/drejtesi ?

Ne botimin “ Enciklopedi-100 Personalitete Shqiptare te Kultures Islame, shekulli XIX-XX” botue ne Tirane nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, me 2012, ne faqet  93, 94,95, jepet ky pershkrim:

“Hafiz Ibrahim Repishti (1882-1943): Deputet, klerik, politikan,

Hafiz Ibrahim Repishti eshte nje personalitet i shquar i jetes qytetare, politike, shoqerore e fetare ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder.

Nga nji veshtrim pergjithesues i jetes dhe i veprimtarise se Hafiz Ibrahim Repishtit dallohen dy periudha:

Njera eshte e ngjeshur me perpjekje te shumeta atdhetare, luftarake, politike dhe shoqerore, gjate se ciles ai luan nje rol teper aktiv ne lufte per mbrojtjen e atdheut kunder sulmeve sllave, ne lufte per interesat kombetare, ne perpjekje per themelimin e shtetit shqiptar dhe te institucioneve te tij demokratike. Ne kete etape te jetes ai i shkriu ne nje kontekst interesat kombetare me pikepamjet islame.

Periudha e dyte e veprimtarise se tij lidhet me idealet dhe moralin e larte islam. E gjithe pergatitja e tij, dituria dhe pervoja e tij, tashme drejtohen ne kete objektiv, ne perhapjen e besimit islam.

Hafiz Ibrahim Repishti ka linde ne vitin 1882 ne lagjen Dudas, ne Shkoder. Dudas ishte nje lagje me tradita te vjetra islame ku shquhej edhe per devotshmeri fetare dhe atdhetarizem. I ati i Hafiz Ibrahimit, Haxhi Jusuf Repishti, do te nenshruente Memorandumin e 13 qershorit 1878, derguar Kongresit te Berlinit, per mbrojtjen e tokave shqiptare. Haxhi Jusufi ishte zgjedhur gjithashtu kryetar i komisionit per financimin e forcave te Lidhjes se Prizrenit per Shkodren, komision i cili mblidhte ndihma per ushtrine vullnetare qe te mbronte tokat shqiptare nga ushtrite e Malit te Zi.

Hafiz Ibrahimi, duke ndjekur traditen e familjes merr nji edukate te shendoshe fetare, ndjek mejtepin e njohur te lagjes dhe pastaj vazhdon studimet ne Medrezene e Pazarit. Ne vitin 1907 shkon ne Stambolle per te ndjekur studimet e larta teologjike dhe diplomohet ne degen e Sheriatit. Kthehet ne vendlindje ne vitin 1912.

Ne rrethimin e Shkodres nga forcat malazeze ne vitin 1913 u be nji mbrojtje e rralle nga qytetaret shkodrane me ne krye Hasan Riza Pashen. Ne radhet e luftetareve vullnetare krahas shume klerikeve myslimane, u rreshtua edhe Hafiz Ibrahim Repishti. Ai gjithashtu mbulonte pjesen me te madhe te shpenzimeve per ushqimin e vullnetareve te lagjes Dudas, Per shtate muaj rresht ai nuk u largua asnje dite nga vija mbrojtese e vullnetareve.

Me mbarimin e luftes, Hafiz Ibrahim Repishti angazhohet ne veprimtari arsimore. Keshtu krijohet keshilli arsimor prane Bashkise. Kryetari i pare i ketij keshilli ka qene kadiu i Shkodres, Xhemal Naipi. Pastaj, Hafiz Hysejn Vuthi, e ne shtator 1919, Hafiz Ibrahim Repishti. Anetaret e ketij Keshilli ishin personalitete te shquara si Hafiz Abas Golemi, drejtor i shkolles se Parruces, At Gjergj Fishta, drejtor i shkolles se Freterve, Gasper Mikeli, drejtor i shkolles popullore, Hafiz Hysejn Vuthi,  drejtor i shkolles Haslikaj, Sheuqet Muka etj.

Si kryetar i ketij keshilli arsimor ai do te luaj nje rol me rendesi per arsimimin e bijve te qytetit te Shkodres. Nje rendesi te veçante i kushton edhe mesimit te besimit ne shkollat e shtetit. Ne arkivin e Muzeut te Shkodres ka nje dokumentacion te pasur lidhur me kete problem.

Me mbarimin e Luftes se Pare Boterore dhe krijimin e Komitetit Kombetar per Mbrojtjen e Kosoves ai perkrahu kete levizje duke bere te mundur zhvillimin e disa mbledhjeve te ketij Komiteti ne shtepin e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti vazhdoi pa nderprere te punoje per atdheun dhe per fene si dhe pasuroi biblioteken e trasheguar nga i ati duke e bere nje nga ma te mirat ne qytet.

Ne luften politike ne vitet 1920-24, Hafiz Ibrahim Repishti ze nje vend te veçante. Ne votimet e dhjetorit 1923, Hafiz Ibrahim Repishti zgjidhet perfaqesues i qytetit te Shkodres, anetar i Asamblese Kushtetuese, e me vone deputet.

Gjate qendrimit te tij ne Parlament ka krye funksionet e nenkryetarit te komisionit parlamentar per jurisprudence dhe te komisionit parlamentar per arsimin. Delegacioni parlamentar i Shkodres perfshinte klerike katolike dhe myslimane si At Gjergj Fishta dhe Hafiz Ibrahim Repishti.

Hafiz Ibrahimi, ne shenimet e tij biografike do te vinte theksin te kjo harmoni nderfetare, e cila ishte e rralle dhe unikale per te gjithe Ballkanin e atyre viteve.

Ai ka qene pjesetar i qeverisjes se Nolit dhe pas shpalljes se Monarkise ne Shqiperi terhiqet nga jeta politike. Keshtu, nga viti 1925 deri  ne vitin 1943, ka sherbyer si Imam i Xhamise se Dudasit, duke u perkushtuar teresisht jetes fetare islame dhe edukimit te banoreve me besimin ne Zotin dhe edukimin me moralin e larte islam. Ai dinte disa gjuhe te huaja dhe shfrytezonte rregullisht bibilioteken e tij te pasur.

Pas vitit 1925 ai ka qene gjithashtu mesues per shume te rinj qe i ishin perkushtuar studimeve islame. Sipas familjareve, Hafiz Ibrahimi ka shkruar mjaft artikuj ne revista te ndryshme te Egjiptit dhe Marokut.

Hafiz Ibahim Repishti si nje qytetar i mbrujtur me idealet me te larta atdhetare dhe demokratike, si nje Imam i shquar i pajisur me cilesi te larta morale e fetare beri qe me pushtimin fashist te 1939, te gjendet si kundershtar i ketij pushtimi. Lidhur me kete, i biri, prof. Sami Repishti, ne librin e tij “Pika Loti” shpjegon bastisjen dhe torturat e fashisteve ne shtepine e tyre gjate nje nate te erret, tortura te cilat sollen hemorragji cerebrale dhe shkaktuan nderrimin jete pas disa javesh, 29 shtator 1943, te Hafiz Ibrahim Repishtit.

Familja e tij u ndoq dhe u persekutua edhe nga rregjimi komunist, te cilat prof. Sami Repishti i ka shpjeguar ne tregimet dhe librat e tij.

Hafiz Ibrahim Repishti si demokrat, si atdhetar dhe si fetar, la nje emer te nderuar ne te gjithe plejaden e ndritur te hoxhallareve te shquar te Shkodres, dhe te mbar Shqiperise.”

(Marre nga Luli,Faik; Dizdari,Islam; Bushati, Nexhmi;”Ne kujtim te brezave” Rozafat,1997, ff. 263-280)

Filed Under: Kulture Tagged With: Hafiz Ibrahim Repishti, i ndjeri, i shkodres, qytetar Nderi

PARA 100 VJETËSH E KA THANË I NDJERI MARK KAKARRIQI…

April 12, 2013 by dgreca

Në 100 vjetorin e Shkodres së Lirë…/

 Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Mark KAKARRIQI (1891 – 1942) /

Se ku e kam gjetë këte Shkodren e “Lirë”… as unë nuk e dij!

Edhe në kjoftë se gjithë Shqipnia e pranon fjalen “Shqipni e Pavarun”, kur dy të tretat e Saj janë edhe sot të zaptueme, në se jo ushtarakisht, ato s’ janë të Pavaruna mendsisht…Shkodra duhet të pranojmë se nuk e di a i bahen sot 12 muej e “Pavarun”, nga pushtuesit “kulturorë”!

Në vitin 1911 Dedë Gjo’ Luli ngriti Flamurin mbi lamen e Gjakut të Djelmëve të Hotit, pa i marrë leje as turqëve dhe as malazezëve, kur Shqiptarët që kemi nder permendore mbas një viti kerkonin që të “shpallemi shtet nën varsinë e turqëve” e sa e sa “ideve” të tjera, per të cilat u derdhë shumë gjak, edhe pse Ata që kerkuen “Liri dhe Pavarsi” u vranë tradhëtisht nga veglat anadollake, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, i cili nxori patllaken në godinen e Vlonës në diten e 28 Nandorit 1912, dhe u tha të pranishëmëve: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” pikrisht, kur Ismail Qemali, po ngurronte me dalë në balkon me vue Flamurin e Pavarsisë, sepse u kishte premtue turqëve “se do të ruejnë kontrollin e tyne në tokat Shqiptare”. E këte veper sa Atdhetare aq Burrnore të Gurakuqit, e persëriti në 1995 në Teatrin “Migjeni” të Shkodres, At Konrrad Gjolaj, në Pervjetorin e “Hyllit të Dritës” kur tha: “Ismail Qemal beg frikacaku…”, ashtu si kishte shkrue atëherë Revista, se edhe këte sot shumica e Shqiptarëve nuk do ta dinte. Askush nuk zen me gojë Memorandumin e Gerçës të firmosun nga Burrat e Malësisë, vetem pse Emnat e Tyne ishin Katolikë, dhe se Ky Memorandum u ba me nisiativen e Imz. Lazer Mjedjes e At Mati Prennushit, bashkpuntorit Dedë Gjo’ Lulit në Maje të Bratilës, dhe jo t’ atyne “frikacakëve” që u atribohet nga pseudohistorianët “prof. dr” fallsifikatorë sot.

Në vitin 1957 – 58 studjuesi i njohun shkodranë Gjush Sheldija, rreshton në një studim të Tij datat kronologjike dhe disa shenime historike të sakta nga viti 635 para Krishtit. Janë lëshue i madh e i vogel tue kopjue në atë studim, madje edhe tue marrë edhe “tituj e grada shkencore” nga ata shenime të Tija, po askush nuk ka burrni me e permendë as me zanë me gojë emnin e Gjush Sheldisë, e pse? – Edhe ky katolik Shkodret! I ndjeri Gjush e pat guximin me thanë se ky material i punuem në 1957 asht bazue në arkivat e Kryeipeshkëvisë Metropolitane të Shkodres dhe Dioqezat Sufragane, arkiva të cilat, edhe ata mbas vitit 1967 u “administruen” nga “kryetari i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare Jup Kastrati” i cili, i vodhi dhe plotsoi koleksionin e plaçkitun të At Justin Rrotës, bashkë me “tituj dhe dekorata” të dhana nga Ramiz efendi Alia, si shperblim i poshtersisë së tij. Jupi filloi botimet e tyne me emnin e vet e sot zen vend ngjitë me ish oficerin shpifes të sigurimit të shtetit anadollakun Rakip Beqja, në faqe të parë të revistës “Drita Islame”, vetem pse materialet e këtyne shpifësëve agjentë me mllef të madh kanë shkrue kunder Klerit Katolik që e vodhën, po dhe Atdhetarëve Katolikë që vranë!

Kjo ngjet pikrisht në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së 1912…

Po rreshtoj disa data të nxjerruna nga studjuesi Gjush Sheldija:

1858 – Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.

1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.

1859 – Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.

1859 – Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.

1860 – Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.

VIII.1861- Françeskanët ngrisin Kuvendin e tyre në Shkodër.

2.1866 – Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.

1871 – Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.

10.1874 – Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.

7.1875 – Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.

X.1877 – Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.

2.1878 – Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.

4.1878 – Themelohet “Lidhja e Prizrenit”.

1878 – Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Shkodra    proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.

18.6.1878 – Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.

13.7.1878 – Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një       pjesë të Epirit. 11.1878 – Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.

2.1879 – Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.

1879 – Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.

1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.

28.6.1897 – Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.

1902 – Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.

1904 – Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna.

1907 – Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën

1908 – Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: At Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi. 

– Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër. 

1909 – Del në Shkodër gazeta “Koha” e “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar…

24.7.1910 – Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.

1910 – Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe. 

26.7.1910 – Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet Dukagjinasve dhe ushtrisë turke.

1911 – Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.

6.4.1911 – Dedë Gjo’ Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri.

18.5.1911 – Kryengritësit shqiptarë i përgjegjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se ata, do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.

23. 6. 1911 – Memorandumi i Gerçes, drejtue Fuqive të Mëdha.

5.7.1911 – Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.

X. 1912 – Nisë rrethimi i Shkodres nga malazezët.

28.11.1912 – Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë Shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit e Don Nikoll Kaçorrit.

30.1.1913 – Esad Pashë Toptani shtin e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, që donte me ngritë flamurin shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.

2 3. 4.1913 – Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tre drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.

14.4.1913 – Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën dhe dalin këtej tue ia lëshue vendin në dorë t’ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

13.6.1913-Naltohet në kështjellën Rozafat të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, dhe atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.

7.1913 – Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme. (Nenvizimet F.R.)

1913, Në Vjenë z. Mark Kakarriqi, deklaron: “Shkodranët do të vazhdojmë luften per Liri, kur të vriten të gjithë Burrat, luften do ta vazhdojnë Gratë…”

 Sot në prag të 100 vjetorit të Shkodres së “Lirë”, kur shoh perditë e ma t’ ashper luften ndaj Kulturës së Veriut, Historisë së Lavdishme të Trojeve Shqiptare, perpjekjet dhe kambnguljen e “prof. dr. e akademikëve” me fshi nga Ajo Histori e lavdishme Emnat e nderuem të Atdhetarëve, dijetarëve, luftarëve, klerikëve, intelektualëve të Veriut dhe Gjuhës së Shenjtë të Tyne, Gegënishtes…apo si e quejtën anadollakët komunistë “Gjuha e Krishtit”, edhe pse Shkodranët kam besim se edhe në të ardhmen e ndritun tek e cila do të shpresojmë,  Ata do t’a vazhdojnë luften e Tyne, po kur të mbarohen Burrat…

Po persërisë, të Ndjerin Mark Kakarriqi:  

“Luften per Gegënishte… do ta vazhdojnë Gratë Burrnesha Shkodrane!”

 

Melbourne, 2013.

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjet, e ka thane, Fritz radovani, i ndjeri, Mark kakarriqi

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT