• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia, faktor rrezikues i paqes në Ballkan

January 20, 2017 by dgreca

1 Konference

 Në UBT, të premten u mbajt konferenca më titull “Paqendërtimi në Kosovë- Transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”, në kuadër të secilës u promovua edhe libri i titulluar “Ndërtimi liberal i paqes”, i autorit Ramadan Ilazi.Në konferencë u trajtuan faktorët destabilizues dhe cenuesit kryesorë të procesit të paqendërtimit në Kosovë dhe më gjerë, me ç’rast panelistët u pajtuan se shteti i Serbisë është njëri ndër rrezikuesit e përhershëm të paqes në Ballkan.

2 KonferenceRektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se situata aktuale e krijuar në Kosovë e ka krijuar një pasiguri të madhe brenda instancave më të larta shtetërore, por edhe në popull.“Gjendja e krijuar e ka luhatur sigurinë e përgjithshme dhe ka shkundur rrënjët e paqes së brishtë në vendin tonë, të ndërtuar ndër vite”, tha Hajrizi.Duke folur për angazhimin e UBT-së në këtë fushë, ai theksoi se institucioni të cilin ai e drejton, po mundohet që përmes debateve dhe publikimeve të ndryshme, të ndikojë në vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja për zhvillimet aktuale.

“Organizimi i kësaj konference dhe promovimi i këtij libri, është rezultat i dëshirës për të gjeneruar dije dhe për të kontribuuar në ngritjen e vetëdijes së studentëve tanë për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi ynë”. 

 

Politologu, njëherësh edhe ligjërues në UBT, prof. dr Behlul Beqaj, duke numëruar faktorët potencial të rrezikimit të paqes, vlerësoi se Ballkani përbën një rrezik të përhershëm për  shpërthimin e konflikteve të mundshme.

“Provokimet e Serbisë, BE-ja me standardet e saj të dyfishta, stigmatizimi i Kosovës si vend prodhues i radikalizmit islamik, dështimi i dialogut dhe niveli aktual i korrupsionit në vend, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes”, vlerësoi Beqaj, për të shtuar se “institucionet duhet të insistojnë në zbatimin e plotë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, si dhe të diskutohen faktorët e paqes”.

 

Analistja dhe aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha se mungesa e komunikimit dhe pamundësia e një jete të përbashkët mes kosovarëve dhe serbëve të Kosovës, si dhe mungesa e informacioneve për gjenezën e konfliktit ka bërë që sipas saj, secila palë të krijojë të vërteten e vet mbi bazat e diskursit të tyre nacionalist.

“Institucionet  dhe qytetarët duhet të kenë njoftim të thuktë dhe objektiv mbi arsyet e konflikteve sepse vetëm atëherë krijohet mendimi kritik  dhe e drejta objektive për të gjitha palët e përfshira në konflikt, e kjo mundësohet përmes procesit të njohjes dhe të pranimit”, potencoi Luzha.

 

Njohësi i fushës së paqendërtimit, njëherësh edhe autor i librit të botuar, Ramadan Ilazi vlerësoi se mungesa e procesit të ballafaqimit të mirëfilltë me të kaluarën do të jetë rrezikues i vazhdueshëm i procesit të vendosjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qytetarët e Kosovës janë të ndrydhur mes kërkesës për drejtësi dhe nevojës për paqe, ndërkaq Serbia nuk është e gatshme për ballafaqim me të kaluarën e vet”, tha Ilazi, për të vijuar se “zgjidhja është tek realizimi i një konsensusi politik, por edhe popullor”

Duke folur për nevojën e botimit të një libri të tillë, i cili është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe, autori tha se libri “Ndërtimi liberal i paqes” është përmbledhje pedagogjike e debateve akademike dhe e literaturës mbi procesin e paqendërtimit.

“Ky libër është i dominuar nga doktrina liberale dhe duhet të shërbejë si udhërrëfyes i shumë debateve të studiuesve brenda vendit, pasi që aleanca liberale e garanton sigurinë e Kosovës”.

 

 

Përfaqësuesja e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Donika Emini theksoi se brenda instancave shtetërore mungon koordinimi mes institucioneve kyçe për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes në vend.

“Mungesa e koordinimit mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, FSK-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme reflekton në mungesën e strategjisë dhe bashkërendimit të veprimeve mes tyre”, tha Emini, për të shtuar se zgjidhjen e sheh tek “koordinimi i brendshëm dhe hartimi i një udhërrëfyesi, sepse pa këto, Kosova nuk do ta ketë mundësi të ndërtojë paqe dhe as të anëtarësohet në BE”.Konferenca i mbylli punimet me një debat, i cili u orientua në gjetjen e mënyrave për shtrirjen e pushtetit në tërë vendin, në rreziqet e mundshme të një konflikti të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, në ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA-së karshi Kosovës pas zgjedhjes së Trump-it për president, në shtrirjen e aktivitetit rus në Ballkan, në gjendjen e shqiptarëve nëpër shtetet e tjera etj.

Filed Under: Analiza Tagged With: faktor rrezikues, i paqes, ne Ballkan, Serbia

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT