Me rastin e 70-vjetorit të lindjes/
Nga Frank Shkreli/
Dr. Ibrahim Rugova, Presidenti i parë i Kosovës dardane lindi më 2 Dhjetor, 1944.Ky vit shënon 70-vjetorin e lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës dhe njëkohësisht përket me 25-vjetorin e vizitës së parë që ai bëri në Shtetet e Bashkuara, në kapacitetin e tij si Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Ai ishte ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare në New York, “Zoja e Këshillit të Mirë” sot “Zoja e Shkodrës”, për të marrë pjesë në seminarin kushtuar 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit dhe veprës së tij, në tetor, 1989. Me Dr. Rugovën nga Kosova ishte ftuar edhe Dr. Engjëll Sedaj, Profesor i Universitetit të Prishtinës, për t’iu bashkuar referuesve të tjerë të ftuar në seminar, si Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, dhe Profesor Martin Camaj, referatet e të cilëve në fakt janë botuar 5-vjetë vjetë më parë nën kujdesin e Zotit Tonin Mirakaj, ish-kryetari i Këshillit te Kishës Katolike në York. Me këtë botim, Zoti Mirakaj në të vërtetë ka përjetësuar jo vetëm një seminar dhe pjesëmarrjen në atë tubim të mbajtur në universitetin e njohur amerikan Fordham, ku morën pjesë disa prej akademikëve më të njohur shqiptarë të asaj kohe,mbrenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Por me atë botim, ai përjetësoi edhevizitën e parë historike në Shtetet e Bashkuara të personit,i cili pak pas kësaj vizite që kishte bërë në New York dhe në Washington, ai do të zgjidhej si udhëheqësi i një lëvizjeje për liri e pavarësi të shqiptarëve të Kosovës. Si rrjedhim,atë dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovësnën thundrën e terrorit serbdo t’injihte shumë shpejt mbarë bota.
Ishte kjo një periudhë kur Serbia bënte si të donte me shqiptarët, i burgoste, i vriste i detyronte të arratiseshin. Në të vërtetë, vitet 1989 dhe 1990 shënuan valën e madhe të arrestimeve dhe vrasjeve të shqiptarëve në masë, vetëm e vetëm sepse kishin marrë pjesë në demonstrata paqësore kundër ndryshimeve të manipuluara politike të kushtetutës jugosllave nga ana e Beogradit.Ishin këto dryshime të cilat, më në fund, anulluan sado pak të drejta që gëzonin shqiptarët e Kosovës deri atëherë. Situata e shqiptarëve në Kosovë sa vinte e keqësohej deri nënjë pikë që shtypjet e Serbisë ndaj popullit autokton shqiptar të Kosovës arritën proporcione tragjike.
Shqiptarët vuanin vetëm dhe në heshtje.Zëri i shqiptareve të Kosovës nuk dëgjohej dhe bota e jashtëme kishte pak ose aspak dijeni dhe as interesimmbi vuajtjet dhe torturat që diktatura serbe ushtrontembi popullësinë shqiptare të Kosovës.Shkelja e të drejtave bazë të njeriut për shqiptarët e Kosovës, në të gjitha nivelet sa vinte dhe po keqësohej, në kundërshtim të plotë me marrveshjet e Helsinkit dhe me angazhimet që kishte marrë Beogradi si vend anëtar i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Europë. Regjimi serb kishte krijuar në Kosovë një atmosferë koloniale, e mbështetur në një forcë brutale ushtarake dhe policore. Çështja ishte se si të njoftoheshin miqët dhe mbështetsit e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut kudo, por sidomos në Shtetet e Bashkuara, mbi krimet dhe shkeljet flagrante të të drejtave të shqiptarëve nga regjimi serb, me fjalë të tjera, si të sensibilizohej opinioni ndërkombta mbi krimet që po ndodhnin në Ksoovë dhe sitë ndërkombëtarizohej “çështja e Kosovës. Presidenti Rugova e kishte kuptuar qyshë heret se ishte jetike që të krijohej një kunder-balancë ndaj shpifjeve të Beogradit kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët regjimi serb i paraqiste si irredentistë dhe terroristë– dhesitë njoftohej bota, e sidomos Washingtoni zyrtar, në lidhje me përkeqësimin në rritje e sipër të situatës për shqiptarët e Kosovës. Bota duhej informuar se Serbia kishte vendosur një regjim diktatorial policor e ushtarak të terroritserb në Kosovë,me qëllim realizimin e objektivit shekullor të planeve serbe për cfarosjen ose shpërnguljen me forcë të shqiptarëve nga Dardania antike.
Ndonëse, tetorin e vitit 1989, nuk besoj se Dr. Rugova parashikonte të ardhmen e tij në krye të një partie politike, që mund të ketë qenë, në mos e para, atëherë ndër të parat parti anti-komuniste në Europën Lindore dhese as nuk mund të parashikonte ngjarjet që pasuan. Por në tetor të vitit 1989, ai ka shprehur preokupimin e tijndaj faktit se në përendim ekzistonte një boshllëk informacionesh të vërteta mbi gjëndjen e shqiptarëve nën ish-Jugosllavi dhe se bota nuk e njihte të vërtetën mbi ato që po ndodhnin në Kosovë.Serbia po e fitonet luftën e propagandës.Pa kurrfarë pretendimesh gjatë asaj vizite, më kujtohet se Dr. Rugova pat shprehur bindjen e tij për doemosdoshmërinë për nevojën urgjente për të sensibilizuar botënmbi gjëndjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovë dhe përmundësitë për të paraqitur çështjen shqiptare ashtu siç në të vërtetë ishte, në arenën ndërkombëtaree veçanërisht në Washington dhe në Europën Perëndimore, por sidomos ai donte të siguronte jo vetëm vëmendjen por edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Si njohës i historise dhe si atdhetar i vërtetë– ai e kishte të qartë se kushishin miqët dhe kusharmiqët — të ri e të vjetër — të kombit shqiptar. Dr. Ibrahim Rugovaishte i bindur se tek Shtetet e Bashkuara do të gjënte mikun dhe përkrahsen historike të të drejtave të shqiptarëve, ashtu siçedhe ndodhi më në fund.
Erdhën si erdhën punët dhe e ardhmja politike e Dr. Ibrahim Rugovës e vendosi atë papritmas në arenën e diplomacisë ndërkombëtare për të cilën ai nuk ishte i përgatitur. Duke shikuar 25 vjetë pas, mund të thuhet se vizita e parë e Dr. Ibrahim Rugovës vitin 1989 në Shtetet e Bashkuara, ishte fillimi i hapave të parë të diplomacisë moderne të Kosovës. Megjithëse nuk kishte shumë njohuri në këtë fushë, dhe medhithë të metat dhe gabimet e asaj periudhedhe më vonë gjatë këtij procesi, ishte Dr. Ibrahim Rugova ai i cili në mënyrën më pozitive ndërkombëtarizoi “çështjen e Kosovës”.Ishte kjo vizitë, 25-vjetë më parë ajo e cila hapi rrugën për vizita të shumëta që ai bëri në Washington me qëllim për të mbajtur në qëndër të vëmendjes amerikane çështjen e Kosovës, pasi ishte i vetdijshëm se nëqoftse Kosova do të zhdukej nga radari politik dhe diplomatik i Shteteve të Bashkuara vaj medet për popullin shqiptar të Kosovës.Nga këndvështrimi i sotëm, mund të gjykohet se një çerek shekulli më parë, Dr. Ibrahim Rugova u këthye në Kosovë nga vizita e tij e parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1989, me një frymëzim dhe me një ndjenjë dhe pse jo me një angazhim personal për të kontribuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në cilindo nivel që ta hidhte fati.
Fati ishte se pak kohë pas këthimit të tij në Kosovë, ai zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në këtë detyrë ai tani siguroi një platformë legjitime nga e cila do të shpjegonte situatën ashtu siç ishte në Kosovë, do të fliste dhe do të mbronte të drejtat e shqiptarëve — në mënyrën e tij të qetë por bindëse — me bashkbiseduesit e tij në nivelet më të larta politike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare. U bë që sidomos nga miqët e kombit shqiptar, Dr. Rugova të shikohej si një zëdhënës i denjë i interesave të shqiptarëve. Zëri i tij dëgjohej dhe respektohej dhe me këdo takohej bënte miq për veten dhe për kauzën e të drejtave të shqiptarëve.Ai nuk kishte një personalitet kërcënues dhe i shpjegonte gjërat me fakte.Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, protagonisti kryesor i fushatëspër të siguruarmbështetjen ndërkombëtare për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga terrori i Serbisë,ka pohuar se, “Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare nga pikpamja historike dhe njerëzore”.“Nuk kishte avokat më të mirë që të shpjegonte hallet e kombit shqiptar dhe të drejta e tij”, ka thënë Presidenti Klinton. Si askush tjetër deri atëherë, Presidenti Rugova, jo vetëm i shpjegoi botës me urtësi e durim përdhunimin historik të kombit shqiptar nga Serbia, por ai gjatë këtij procesi bëri miq për veten dhe shumë mbështetës ndërkombëtarë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve kudo në trojet e veta autoktone. Për më tepër, Dr. Ibrahim Rugova si askush më parë ose më vonë, fitoi besimin dhe mbështjetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan, pothuaj pa dallim dhe si rrjedhim mobilizoi shqiptaro-amerikanët që të shëndërroheshin në një lëvizje lobuese të fortë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Edhe kjo është pjesë e trashëgimisë së Presidentit Rugova që e ka zanafillën në atë vizitë të vitit 1989, i ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare, së bashku me akademikë të shquar shqiptarë, për të marrë pjesë në seminarin për Imzot Pjetër Bogdanin.
Nuk ka asnjë njeri ose udhëheqës pa të meta, por Presidenti Ibrahim Rugova bazuar në aq sa e njihja gjatë pothuaj dy dekadash, posedonte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të kombit shqiptar. Ai ishte i bindur se për kombin shqiptar nuk kishte rrugë tjetër përveç radhitjes së tij ndërshmërisht,përkrah kombeve të përparuara të perëndimit dhe si pjesë e pandashme e organizmave euro-atlantike.Për të arritur këtë objektiv ai ishte i bindur se shqiptarët kishin nevojë për të bërë miqë dhe mbështetës të tyre në nivel ndërkombëtar.Ai siguroi përkrahjen e përendimit, e sidomos të Shteteve te Bashkuara të Amerikes për në rrugën e bashkimit dhe të integrimit të kombit shqiptar në organizmat euroatlantike me vendet përendimore. Ai e kishte bërë të qartë ç’prej fillimit se ku do të mbështetej më shumë, duke deklaruar ç’prej fillimit “miqësinë e përhershme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan”. Me përpjekjet e tij ndërkombëtare, Dr. Ibrahim Rugova u bë simboli i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër figurat më të shquara dhe më të njohura botërisht të kombit shqiptar. Si i tillë, ai kishte fituar besimin dhe admirimin e botës, përfshirë edhe figurat më të dalluara të politikës amerikane. Një ndër këta udhëheqës amerikanë, Presidenti George W. Bush e pat kujtuar Presidentin Rugova me rastin e vdekjes duke thënë se “Shtetet e Bashkuara humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili siguroi gjthashtu edhe respektin e të gjithë botës për qëndrimet e tija kundër dhunës.” Ndërsa ish-kryeminsitri britanik Tony Blair ka thënë për Dr. Rugovën se “ishte i qetë, një njeri shumë modest, I cili më that ë vërtetën për Kosovën, Për vuajtjet e popullit të vet, për nevojëpn që bota të dëgjonte për fatin e shqiptarëve dhe për obligimin e botës për të ndërhyrë….Ai foli me një zë të ultë, por me sinqeritetin më të madh duke më kërkuar ndihmë për popullin e vet. Unë ia dhashë besën se britania e Madhe do ta ndihmojë dhe besën ia mbajta”, ka thënë Ish-udhëheqsi britanik Tony Blair.
Ai ishte i vetdijshëm për dëmet që komunizmi i kishte sjellur gjatë dekadave imazhit të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në radhët e miqëve të vjetër të kombit shqiptar.Dhe për të siguruar mbështetjen e miqëve të kombit shqiptar siç janë Shtetet e Bashkuara, ai besonte se me shëmbjen e komunizmit, kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e forta të ekzistencës së tij në shekullin XXI, mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë.Ishin këto parime dhe kultura e tij njerëzore plotë urtësi e modesti, të gërshetuara nga vlerat më të mira të kombit shqiptar, ato që e ndihmuan atë që të bënte miqë për kombin shqiptar dhe të sensibilizonte botën në mbështetje të të drejtave të shqiptarëve në trojet autoktone ku kanë jetuar me shekuj.
Në 70-vjetorin e lindjes dhe në 25 vjetorin e vizitës së tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti i parë i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovaduhet të kujtohet për rolin e tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kontributin e tij për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavaur, por edhe për rolin e tij në përforcimin e marrëdhënjeve miqësore midis kombit amerikan dhe kombit shqiptar. Në këta dy përvjetorë, ai duhet të kujtohet gjithashtu,jo vetëm për miqët e shumtë që i bëri Kosovës dhe Shqiptarëve anë e mbanë botës, por edhe për shembëllën e tij si njeri dhe si udhëheqës — se mbi të gjitha, dashuria për kombin dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet para botës, përveë të tjerave,edhe duke ruajtur nderin e emërit shqiptar dhe nderin personal.
KUR BURRAT SHIKOHEN N’ SY
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/ Ne Foto:Prof. Ibrahim RRUGOVA dhe Osman KAZAZI…/
Thonin të vjetrit se: “Zoti, Burrat e mirë i merr ma shpejtë pranë vetës!..”/
Nga Fritz RADOVANI/
Me daten 3 Mars 2014, u bane 15 vjet që Atdhetari Osman Kazazi, u nda prej nesh pergjithmonë, dhe shkoi në Mbretninë Qiellore, mbas 43 vjetesh që kaloi si burrat në ferrin komunist të Shqipnisë enveriste…Osman Abdullah Kazazi ka lé në Tiranë, me daten 9 Korrik 1917 dhe ishte vllau i pesë motrave, që i shikonin sytë e ballit. Studimet e mesme i vazhdoi në Shkoder në Gjimnazin “Illyricum” të Françeskanëve. Ishte nder ma të pergatitunit e asaj shkollë dhe si i tillë, vazhdoi studimet per farmacist në Romë. Mbas tri vjetësh nderpret studimet nga rrethanat e veshtira të luftës atje dhe kthehet pranë familjes në Tiranë. Edukata e marrun nga shkolla Françeskane e Shkodres, Osmanin e rreshton me atdhetarët demokrat që kishin synime republikane, dhe deshira e Tij per një Shqipni të Lirë dhe Republikë Demokratike e angazhon me “Ballin Kombtar Shqiptar”.
Në perpjekjet per Liri, Osmani nuk pajtohet me veprat dhe luften civile, që aso kohe po zhvillonte partia komuniste shqiptare, nen kujdesin e jugosllavëve të ardhun me atë detyrë në Tiranë, që në formimin e saj në 1941. Ato pikpamje i shpreh haptas. Vetem per këte fakt “se nuk pajtohet me luften civile të PKSh” arrestohet me daten 14 Nandor 1944, nga forcat e sigurimit të komunistëve të Tiranës. Asht nder të parët Atdhetarë që dënohet fillimisht me izolim, interrnim dhe burgosje të vazhdueshme per 43 vjet rresht.
Njeriu i heshtun i burgjeve të mnershme komuniste Osman Kazazi, shikohet dhe trajtohet si nxanes besnik i njenes prej shkollave ma Atdhetare po, edhe antikomuniste, ashtusi ishte në të vertetë shkolla e Françeskanëve të Shkodres, per të cilen Osmani pa frikë deklaron në hetuesi: “Nga profesoret e asaj shkollë Etnit Anton Harapi, Çiprian Nikaj, Mati Prennushi etj…mësova me dashtë Atdheun tim, ndersa, nga “Lahuta e Malësisë” që na recitonte At Gjergj Fishta, “mësova se pse unë duhet me vdekë per Atdhé! Ata ishin antifashistë se ishin Atdhetarë Shqiptar, dhe si veten na edukuen né!”
Tue fillue nga burgu i Burrelit, kampi i shfarosjes së Maliqit dhe Bedenit, e derisa asht lirue në vitin 1987, asht e vështirë me percaktue ku i kaloi jeta Osman Kazazit, po vetem një gja asht e sigurtë: “Ishte Burrë i matun dhe i pathyeshem nga vuejtja!”
Me 6 Mars 1998, kur po kalojshe nga Sheshi Avni Rrustemi, në Tiranë, ndigjova se më thirri një za burri, ishte Tanush Mulleti. Më dha një ftesë per dekorimin “Qytetar Nderi i Tiranës së z. Osman Kazazit”…Më kerkoi me folë dishka per atë Burrë! Shkova në shtëpi dhe u përgatita, ndonse, fusha e vuejtjeve të Tij ishte e pakufishme…
Mbasdreke u takuem me Tanushin dhe shkueme tek “Teatri i kukllave” ku ishte organizue ceremonia. Kishte shumë qytetarë të Tiranës, dhe personalitete politike.
Më erdhi koha me u çue per me ba pershndetjen. Gati askush nuk më njihte, dhe nuk besoj se më kujtonte as vetë z. Osman, me të cilin kisha pasë vetem një takim…
Fillova fjalen time: “I nderuem z. Osman Kazazi, i masakruem nga komunistët vetem pse ishe nxanës i Françeskanëve Shqiptar të Shkodres, po, edhe besnik i atyne bankave ku more nektarin e Atdhedashunisë, dhe ndjenjen e vetflijimit per Atdhé e Fé.
… Sot prej zemret po Ju baj urimet e mija në gjuhën e Profesorëve të nderuem të Tuej, të cilët nuk rrnojnë asnjë, po nder 43 vjet vuejtje të Tuat që ke kalue nder burgjet e diktaturës së Enver Hoxhës, Ata ishin udhrrëfyesit Tuej që të forconin dhe të banin ma optimist per me qendrue si Burrat… Filluen duertrokitjet…Nuk kuptova pse? Unë nuk e kisha perfundue fjalen e salla ishte çue në kambë…Duertrokitjet vazhdonin…
Sesi mu dha me shikue nga drejtuesit e tubimit, dhe shoh z. Osman tue fshi lotët me një shami, kishte hjekë gjyslykët dhe vazhdonte me lotue…Nderpreva fjalen dhe iu afrova tek tavolina. U perkul dhe më perqafoi me lot per faqe: “I nderuem z. Radovani, edhe zani yt mu duk si i Atyne Burrave që më edukuene nder bankat e asaj shkollë, ku unë mësova kujt i thonë Nder, Atdhé e Zot!..” I lexova edhe dy rreshtat e fundit dhe në mes turmës që vazhdonte me qendrue në kambë e tue duertrokitë shkova tek vendi.
Njeriu nder ato rasa nuk e sheh veten… Tanushi më tha: “Gja e veçantë!”…
Mbas dy ditësh i shkuem per vizitë bashkë me Tanushin në shtëpi… Një pritje e paharrueshme per mue. U ulëm në një divan, ku me siguri aty asht ulë edhe Burri i Madh i Dardanisë Rrugova… Portreti i qeshun i Osman Kazazit perballë Tij, më futi nder këta mendime. Osmani më foli gjatë per kohen e rinisë së vet në Shkoder…
U ndalue në një episod të trishtueshem të rinisë, kur ishte i pranguem në burgun e Tiranës, me daten 19 Shkurt 1946…dhe tue shkue në WC, roja e len në korridor dhe ai hyn në një magazinë…Ky dëgjon një za: “Osman! Osman!…Jam Pader Antoni!…Osman, a asht kush këtu afer?” – U pergjegja, jo Pader. Nxori një leter të vogel nga xhepi dhe më tha: “Rueje po, mos ta gjejnë kur të kontrollojnë!” E mora, e futa në gjoks…dhe eca tue e shikue mësuesin tim fort të dashtun, Pader Anton Harapin, që ishte i pranguem duer e kambë nen një shkallë, gjithë Ai Burrë nuk dukej ma shumë se një grumbull plaçka të hudhuna në çimento, nuk kishte as shtroje as mbulojë veç një tas alumini pa ujë, i rrethuem në hekra ku nuk mujte kurrë me u ngritë në kambë, se ishte vendi i ultë, ndersa Pader Antoni, ishte i gjatë dhe persa muej qendronte aty gjithmonë i krrusun…
Të nesermen At Anton Harapin e pushkatuen…ishte 20 Shkurt 1946…”
Më tregoi se Osmani e kishte ruejtë letren dy vjet, po kur ka humbë shpresen se lirohet, atë leter ia kishte dhanë një kushrinit të Lef Nosit, që ishte para lirimit. I vinte keq se nuk dinte gja per fatin e asaj leter, mbasi kur asht lirue Osmani, qytetari Nosi nuk jetonte ma prej sa kohe… E koha e pafund e burgut vazhdonte me perpij kujtime!
Osman Kazazi ishte një galeri e pafund ngjarjesh që vetem nderpriteshin kur iu ndalonte zani: “Ishte Burrë i mirë fort…po vdiq në këte kamp…ndersa, i biri nuk deponoi dhe e mbyten nder tortura…Po, me Klerikët Katolik, nuk mund të krahasohet askush… Ndoshta, gaboj, po kam bindje se vuejtjet e Tyne ishin të veçanta në krejt Europen!”
Jam gëzue fort kur mora vesh se Osman Kazazin edhe Vatikani e kishte dekorue me Medaljen e Artë “Joannes Pavlvs PP II”. Ndoshta, per këte arsye i kanë shembë edhe shtëpinë e Tij në Tiranë…ashtusi Luigj Gurakuqit në Shkoder…E tash së fundit po mendojnë me lanë me u shembë edhe shtëpinë ku banonte At Fishta!
Burra si Osman Kazazi nuk kanë nevojë per “shtëpija”…
Ata me vuejtjet e gjakun e Tyne, kanë ndertue Kështjella të Pamposhtuna!
Pavdeksia e Atyne Kështjellave asht vdekja e komunizmit!
Ata Kështjella me Emnat e Tyne të Pavdekshem janë Shqipnia Europjane!
Melbourne, Mars 2014.
Përralla për Nënën Terezë dhe Kodrën e Trimave
Asnjëherë nuk kemi qenë më larg Evropës Perëndimore se sa pas vitit 1999, përderisa asnjëherë nuk ka qenë më e pranishme Evropa Perëndimore e ShBA-ja në Kosovë se sa pas çlirimit. /
Nga Gani MEHMETAJ/
Të rinjtë e Kodrës së Trimave e të periferisë së qyteteve të mëdha para luftës pikonin shqiptarizëm. Ata e mbajtën mbi supe rezistencën kundër dhunës serbe. Mësimi në shkollat e mesme e në Universitetin paralel u mbajt në periferi të qytetit, në shtëpitë e prindërve të këtyre të rinjve. Mjekimi i njerëzve u bë po ashtu në këto rrugica të varfra. Jeta në periferi mori dimension të ri, të paparë deri më atëherë. Periferia u bë bastioni i shqiptarizmit e atdhedashurisë. Shoqata Bamirëse “Nëna Terezë’ hapi degët në çdo qendër banimi, në çdo lagje e katund për të ndihmuar. Dhjetë vjet të okupimit total i përballuam të gjitha furtunat; dhjetë vjet të dhunës së paparë kundër nesh, nuk patëm nevojë t’ia shtrijmë dorën askujt; dhjetë vjet asnjë fondacion me burim të dyshimtë apo më para të pista, nuk shkeli në periferi as në qendrat e banimit. Ishim solidarë në mes veti më shumë se kurrë më parë, ishim pranë njëri-tjetrit si asnjëherë tjetër. Emri i Nënës Terezë nuk përmendej vetëm sepse ishte shqiptarja më e famshme në rruzullin tokësore, por sepse shoqatat humanitare me emrin e saj e mbuluan Kosovën, duke e mbajtur gjallë popullatën. Mijëra jetë u shpëtuan, mijëra familje u gëzuan. Gati s‘kishte shqiptar i Kosovës që nuk u ushqye me ndihmat e shoqatës “Nëna Terezë”, s’kishte shqiptar që nuk e ndjente vetën mirë edhe kur nuk ua kishte nevojën ndihmave, sepse e dinte që familja e tij, pavarësisht çka do t’i ndodhte, nuk do të vuante urie e skamje. Asnjëherë nuk u kushtëzua askush gjatë shpërndarjes së ndihmave, nuk ia thanë ndonjë fjalë që do të ishte kundër bindjeve të tyre politike, nuk u dallua në baza fetare apo në çfarëdo baze tjetër. Për veprimtarët e shoqatës ata kishin nevojë për vaj, qumësht, miell, kishin nevojë për veshmbathje. Shoqata të tjera nuk pati, as nuk ua kishim nevojën.
Në Kodrën e Trimave askënd nuk e adhuronin më shumë se sa nobelistën shqiptare. S’kishte familje që nuk e kishte portretin e saj të varur në mur. Për të flitej nëpër familje, në rrugë, nëpër shkolla, i këndoheshin këngë, fëmijët i shkruanin vargje, poetët e shquar i thurnin himne. Shumica e të rinjve të sotëm janë rritur me qumështin e Shoqatës “Nëna Terezë”. Baballarët tanë e mbajtën shpirtin nga ky burim jetese.
Shoqata “Nena Terezë” funksionoi edhe disa vjet pas luftës, pati edhe Klinikën më të madhe private në Kosovë në Kodrën e Trimave, ku kujdeset bëheshin falas jo vetëm për dyzetë mijë banorët e kësaj lagje të varfër, por edhe për banorët e lagjeve të varfra të qytetit. Fatkeqësisht rrëfimi këputet këtu. Askush s’mund të jep përgjigje: ç’u bë me shoqatën më të madhe humanitare në vend? Pse shtërzuan burimet? Ku shkuan njerëzit e vullnetit të mirë? Askush nuk e dha asnjë sqarim: ku treti Shoqata “Nëna Terezë”? Pse i braktisen lagjet më të varfra të Kosovës? U bë kjo me ndonjë marrëveshje, ishte konspiracion apo ata që e udhëhiqnin e vlerësuan gabimisht situatën? Gabimin nuk do t’ua fal historia. Banorët e Kodrës së Trimave, lagjes më të madhe e më të varfër në Kosovë, kishin nevojë për ndihma, kishin nevojë edhe qindra lagje të tjera, por ndihmat ua dhanë të tjerët me bisht prapa…
Kodra e Trimave-bastion i varfërisë
Lagjet e varfra i braktisi edhe shteti. Nga to hoqën dorë partitë politike, ose manipuluan frikshëm me të varfrit. Liderucët dukeshin nëpër rrugicat e përbaltura vetëm kur ua kishin nevojën për vota. Banorët e skamjes dale ngadalë u zhytën në errësirë, u bënë bastion të primitivizmit e hajdutërisë, çerdhe të prostitucionit e të krimit. Brezat e rinj u dëshpëruan, ia mbathën në Perëndim, apo ranë në misticizëm për të ikur nga realiteti. Nga energjia e dikurshme mbeti pak gjë, shqiptarizmi nisi të zvetënohen. Nga “Xhamadani vija, vija” dikur, më shumë u shkonte ta këndonin pesë herë në ditë: “Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi” të Migjenit, sepse mjerimi në Kodrën e Trimave dhe në lagjet e varfra të Kosovës vetëm sa po thellohej, kurse luksi i pafre dhe pasurimi i paskajshëm i pushtetarëve po shtohet. Për këtë mjerim nuk kanë faj shoqatat islamike nga Irani e Turqia, nga Arabia Saudite e Egjipti, mjerimi nuk e sollën ato, por shoqatat fetare po e keqpërdorin deri në paskajë mjerimin e shqiptarëve. Ato familje që s’arritën të ikin në Perëndim ilegalisht, ose duhet të qëndrojnë dinjitoz e të mos blihen me hurma e paga mujore, ose ta përballojnë varfërinë
Kodra e Trimave është bërë bastion i mjerimit e jo i një partie apo tjetre. Gënjejnë ata që thonë ndryshe, ose që përfitojnë nga mjerimi i tyre
Kur grupet fetare dalin nga kornizat kombëtare
Këtë zbrasti nisën ta plotësojnë shoqatat arabe, turke e iraniane, të cilat nuk bëzan në kohë okupimi, ndërsa në kohë paqe nuk treguan frymë solidariteti, po kushtëzim, nuk shquheshin për tolerancë, por për përjashtim. Kusht i hurmave e ndonjë litër vaji ishte të mësuarit e ndonjë lutje arabisht, kusht i ndihmave më të mëdha u bë futja në tarikatin e “bamirësve”. Arabët që i shpërndanin këto ndihma, shkruanin gazetat tona atëbotë, i kushtëzonin vejushat fatkeqe, duke prekur në nderin e shqiptares.
Kështu kur ne e braktisëm krejtësisht periferinë e vendbanimet tjera të varfra, sikur të mos ekzistonin, konfiguracioni ndryshoi dukshëm. Edhe struktura e popullatës pësoi tronditje: moda puro evropiane u larua me të rinj me mjekra, gra me shami të zeza, të murrme apo lara-lara, varësisht a i financonin shoqatat iraniane, saudite, apo turke. Secila shoqatë e kishte modën e vet të veshjes, natyrisht edhe kushtet që ua diktonte hallexhinjve. Fatkeqit u nënshtroheshin kushteve.
Duke i lënë të varfrit në mëshirën e shoqatave islamike me rivalitet të përgjakshëm në mes veti në Lindjen e Mesme, ne po i humbim burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të rejat, të cilët po bien në kthetrat e sekteve të frikshme, ndërsa nesër mund t’i ndërsejnë kundër nesh.
Pushtetarët e të gjitha ngjyrave politike deshën t’i heqin qafe shtresat e varfra, t’i shmangin trazirat sociale, të mos kërkojnë hallexhinjtë punë as bukë para zyrave të tyre, prandaj i mbyllën sytë para shëmtive. Trazirat sociale mbase po i shtyjnë për ndonjë ditë, por problemet mund të shpërthejnë më të mëdha. Një ditë kjo papërgjegjësi do t’u hakmerret të gjithëve, sepse energjia e ndrydhur dhe pakënaqësia është e madhe. As klerikët gjysmanalfabet me një shqipe të zvetënuar s’mund t’ua fashisin deri në pakufi zemërimin besimtarëve, që ua kanë dhënë për detyrë pushtetarët.
Ata që dikur pikonin shqiptarizëm më shumë se të gjitha shtresat tjera sociale, ata që do të binin në flakë për atdheun e Nënën Terezë, nisën të krijojnë idhuj tjerë, të përbuzin kombin, të na ndajnë në fe e në krahina, në sekte e tarikate. Një transformim të këtillë, s’ka bir nëne që e shpjegon, edhe më pak mund ta arsyetoj. Këta të rinj pa busull e të braktisur nga shoqëria, nisën ta përbuzin kombin e tyre, të nënçmojnë gjuhën e tyre, të harrojnë përshëndetjet shqiptare për t’i zëvendësuar me ca murmurima arabe të dala kohe. Nga njerëz praktikë, të gatshëm të sakrifikojnë për komb e atdhe, u bën fanatik fetar të gatshëm të sakrifikojnë për gjëra që s’t’i kap mendja, duke krijuar armiq imagjinarë dhe duke i harruar armiqtë real.
Largësi feje a afri kombi?
Ndërsa dihet fare mirë se të gjithë këta djelmosha nga mosha 20-35 vjeçare që u rritën me qumështin e ‘Nënës Terezë’, sot jo vetëm e durojnë ndonjë hoxhë mjekër palarë t’ua fyej bamirësen e tyre, por ku e ku murmurisin nën mjekër edhe vet ndonjë blasfemi. Frymën që e bartën brenda disa vjetësh shoqatat “humanitare’ bëri që lagjet periferike të shndërrohen në çerdhe për regrutimin e njerëzve për lufta fetare apo që të bëhen mish për çorbën arabe. Një ditë fare lehtë shqiptarët mund të gdhijnë kombi më i urryer ndër arabët, sepse po u ndërhyjnë në luftërat e tyre të brendshme, po i vrasin në emër të fesë së tyre.
Lagjet të cilat frymonin shqip ditë e natë, tolerancë e mirëkuptim, sot janë bërë e kundërta, të duken lagje të rrëmujshme arabe a turke që s’frymojnë shqip, që s’dinë çka është respekti ndaj traditës, ndaj kombit e atdheut. Grupet e tilla edhe nëpër këto lagje janë më të pakët, janë më të rrëmujshëm, përpiqen t’i imponohen shumicës. Asnjëherë gjatë historisë nuk jemi shquar për fanatizëm fetar, asnjëherë nuk e kemi shikuar bashkëkombësin nga largësia e fesë, por nga afria e kombit. Po sot?
Sa afër e sa larg Evropës Perëndimore!
Asnjëherë nuk kemi qenë më larg Evropës Perëndimore se sa pas vitit 1999, përderisa asnjëherë nuk ka qenë më e pranishme Evropa Perëndimore e ShBA-ja në Kosovë se sa pas çlirimit. Këtë largësia e krijoi krimi i organizuar, korrupsioni e zhvatja. Por këtë largësia e krijuan edhe shoqatat “humanitare”, që rekrutojnë mish për top, ndërsa ne nuk i pengojmë. Këtë largësi po e thellojnë disa klerikë të cilët në vend t’u flasin për rrethin ku jetojnë, ata gjithë kohën u predikojnë besimtarëve për Sirinë e Afganistanin, duke i larguar nga problemet sociale e problemet e tjera në atdheun e tyre. Ata po i largojnë nga realiteti i hidhur, duke i mashtruar me ëndrrat për parajsën dhe 70 “hyriat e xhenetit” të cilat i presin ditën që do të sakrifikojnë në luftën e shenjtë! Të rinjtë e shkret s’kanë mundësi sociale ta mbajnë një grua, ndërsa ua përkëdhelin ëndrrën marroqe për 70 gra!
Derisa perëndimorët na ndihmuan pa kursim, na ndihmojnë edhe sot e kësaj dite më shumë se sa që bëjmë ne për vete, çuditërisht fryma e importuar nga kaosi arab, ka nis të depërtoj në Kuvend, (deputetët “tonë” votojnë kundër shtetit laik si të ishin deputetë të Homenit, ndërsa beduinët e Arabisë Saudite dolën më të qytetëruar se sa grumbulli i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ).
Fryma shkretinore po përhapet edhe në disa qarqe kuazi intelektuale, nëpër disa gazeta, nëpër çajtore periferie, meqë para e madhe e shoqatave “bamirëse” është shpërndarë gjithandej.Fryma e mos durimit po depërton si murtaja nëpër qytete e katunde.
Por qytetet e katundet e pasura, nuk e kanë këtë frymë, as këto probleme. Jetojnë në paqe me vete e me të tjerët, janë në paqe edhe me punën dhe paratë e veta. Ata s’ua kanë nevojën të tjerëve.
***
Dr Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri, veç Papës, të cilit Shenjtëresha Shqiptare – Nëna Tereze – i ishte përkulur dhe ia kishte puthur dorën, dhe atë – publikisht, në praninë , në në praninë e shumë liderëve të vendeve dhe të popujve të të gjitha kontinenteve.
Në të vërtetë, në shkurt të vitit 1997, në Lutjet Tradicionale të Mëngjesit, në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington, Nëna Tereze ishte përkulur para Presidentit Rugova, ia kishte marrë e ia kishte puthur dorën dhe pastaj i ishte drejtuar ish presidentit të SHBA-ve Bill Klintonit, duke i thënë: “Zotni President. Ky është presidenti im dhe i Kosovës – Ibrahim Rugova. Të lutem ma ke në kujdes, bashkë me popullin tim!”
Mbas përfundimit të luftës në Kosovë, Klinton kishte shkuar në Kalkutë dhe duke u lutur mbi varrin e Nënës Tereze, ndër të tjera i kishte thënë: “Nënë, ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin! Tashmë populli yt në Kosovë është i lire dhe po ndërton demokracinë”.(Rugova press).
IBRAHIM RUGOVA ËSHTË LIDERI HISTORIK – BERAT BUZHALA ËSHTË NJË GRAFOMAN KOMIK
Nga Elida BUÇPAPAJ/
„President historik? Kjo është histerike…“, kështu titullohej shkrimi i botuar sot tek MAPO i Berat Buzhalës, deputet i PD-së në Parlamentin e Kosovës. Hashim Thaçi në fillim e emëroi kryeredaktor të gazetës Express dhe pastaj, për shërbime shembullore, e përfshiu në listën e deputetëve të PD në zgjedhjet e nëntorit 2007. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Ky është folklori shqiptar, më jep të jap, që në zhargonin e politikës quhet klientelizëm. Unë po e zhdramatizoj dhe po i them loyal.
Sapo mori pushtetin, Hashim Thaçi gjënë e parë i pastroi gazetat e Kosovës nga çdo zë kritik. Në trevat shqiptare ku demokracia është vetëm fjalë goje, nuk është ndonjë habi që politika të mbajë mediat nën kontroll. Tani duan të mbajnë nën kontroll dhe historinë. Siç pretendon edhe Berat Buzhala, që i quan histerikë të gjithë ata që e konsiderojnë lider historik Ibrahim Rugovën!
Kur Rugova ishte gjallë, grafomanët e tipit të Berat Buzhalës, që ngrysen gazetarë dhe gdhihen deputetë, kanë harxhuar tonelata bojë e letër për të nxirë imazhin e liderit indipendentist. Pasi mendonin diabolikisht se duke nxirë imazhin e Rugovës do të lartonin imazhin e kundërshtarit të tij politik.
E vërteta është se, sa më tepër ata shpenzonin e shpenzojnë bojë e letër dhe sa më tepër shfaqen nëpër televizionet shqiptare duke anatemuar Rugovën, aq më tepër rrënojnë imazhin e tyre.
Ibrahim Rugova ka formatin e mendimtarit europian, shkencëtarit iluminist dhe liderit indipendentist që, sa qëndroi në politikë, asnjëherë nuk u prononcua publikisht kundër Hashim Thaçit, megjithëse e dinte mirë se të gjitha fushatat propagandistike kundër tij ishin të orkestruara politikisht nga rivali i tij që nuk i fitoi kurrë zgjedhjet sa Rugova ishte gjallë.
Gjatë procesit të pavarësisë, kur të dy bashkë ishin pjesëtarë në Ekipin e Unitetit dhe kur Hashim Thaçi pranoi të shtrëngonte duart me Ibrahim Rugovën, kam shkruar se ky duarshtrëngim ishte historik, sepse kam menduar se, më në fund, lideri i krahut të luftës hap një kapitull të ri për fatin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndasitë për arsye ideologjike për hir të idealeve kombëtare dhe europiane-atlantike.
Pas vdekjes së Rugovës, Hashim Thaçi është njëri nga ata që e ka vizituar varrin e Rugovës, që, sipas Beratit, vizitohet nga karvanë të politikanëve hipokritë.
Unë jam dakord në këtë pikë me Berat Buzhalën, por nuk besoj se Berati e fut edhe Hashim Thaçin në rradhët e këtij karvani. Them kështu sepse Hashim Thaçi është prononcuar qartas për Ibrahim Rugovën me tone vlerësuese.
Por lider historik Ibrahim Rugovën nuk e ka cilësuar politika. Këtë cilësor ia dha populli i Kosovës dhe Perëndimi që e ka patur aleat loyal Ibrahim Rugovën.
Berat Buzhala për të definuar histerikë ata që e konsiderojnë Ibrahim Rugovën lider historik, citon Çu En Lain, numrin dy të Kinës komuniste. Sipas Buzhalës, kur presidenti Richard Nixon, gjatë takimit të tij më 1972, e kishte pyetur se çfarë mendimi kishte për Revolucionin Francez, Çu En Lai është përgjigjur, se “është shumë herët të japim për këtë ngjarje mendim”. “Edhe 200 vjet pas revolucionit francez”, magjepset Berat Buzhala, “Çu En Lai thotë se duhet të presim”. Prandaj,konkludon Buzhala,kush e quan Rugovën lider historik,është histerik.
Sepse sipas Berat Buzhalës çfarë thotë Çu En Lai qenka ashtu, dhe pikë!
Mao Ce Duni dhe Çu En Lai,dy figurat kryesore të Partisë Komuniste të Kinës që udhëhoqën revolucionin kinez dhe lejfenizuan shoqërinë.Megjithatë, Çu En Lai kujtohet për dy veprime të mira: Veprimi i parë, lidhet me periudhën e Revolucionit Kulturor, kur Mao Ce Duni urdhëroi prishjen e tempujve dhe veprave të artit, Çu En Lai ndali shkatërrimin e Pallatit Imperial në Pekin dhe të disa qendrave të lashta arkeologjike. Veprimi i dytë është se arriti që të ndikojë tek Mao Ce Duni për takimin historik midis SHBA dhe Kinës. Çu En Lai e dinte sa e rëndësishme ishte për Kinën hapja e vendit dhe vendosja e marrëdhënieve me SHBA. Pikërisht me këtë rast, një stalinist faqezi në zemër të Europës, siç ishte Enver Hoxha, pas takimit Nixon-Mao Ce Dun, do të ndërpriste marrëdhëniet me Kinën Komuniste.
Berat Buzhala shfaqet si fans i Çu En Lait, por mbetet rob i një «sentence» të liderit komunist, pa marrë në analizë veprimin historik të Çu En Lait, si ndërmjetësues për të afruar Kinën me SHBA. Sepse ky veprim e ka bërë Çu En Lain të hyjë në histori.Por të mos harrojmë se çfarë regjimi udhëhoqi Mao Ce Duni dhe Çu En Lai, të cilin Berat Buzhala e mban si mentor për të rrëzuar rolin historik të Ibrahim Rugovës!
Ndërkohë, sulmi më i fundit i Beratit kundër Rugovës është në vazhdën e një fushate, e cila u evidentua me deklarimet e padenja të Adem Demaçit se Ibrahim Rugova ka qenë “frikacak”! Duket se Demaçi, Berat Buzhala dhe ata që vijnë pas tyre po ndërmarrin një Revolucion Kulturor alla Mao Ce Dun, për të rrëzuar të gjitha monumentet e kultures dhe historisë moderne shqiptare të Kosovës, ku Ibrahim Rugova padyshim që është një nga majat e saj.
Ku po shkon kështu Kosova?!
Duhet të presë Kosova 200 vjet sipas teorive të Çu En Lait, mentorit të Berat Buzhalës për të shkruar historinë!
A mos Amerika priti 200 vjet për të nderuar Etërit e saj. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për t’i konsideruar baballarë të Kombit Jeffersonin, Washingtonin, Lincolinin. A mos vallë Amerika priti 200 vjet për ta nderuar Martin Luther King Jr. si lider historik i lëvizjes civile të të drejtave të njeriut!
Ibrahim Rugova është lider historik i pavarësisë së Kosovës, sepse kauzës së tij iu bashkangjit gjithë populli i Kosovës. Ibrahim Rugova, siç ka nënvizuar me të drejtë Jusuf Buxhovi, sendërtoi në Perëndim imazhin e civilizuar të popullit të Kosovës, të cilin pushtuesi e kishte nxirë. Ibrahim Rugova respektoi deri në frymën e fundit orientimin Amerikan, sepse e diti mirë se asnjë lëvizje çlirimtare e popullit të Kosovës nuk do të triumfonte pa mbështetjen e SHBA, Europës dhe NATO-s. Dhe kishte shumë të drejtë Rugova, prandaj është lider historik.
Hashim Thaçi e ka ndjekur kursin e Rugovës në raport me SHBA, dhe ka bërë shumë mirë, por është shumë larg formatit të Ibrahim Rugovës. Hashim Thaçi nuk është lider historik. Sepse gjatë mandateve të tij, ka ruajtur një farë sigurie dhe stabiliteti të vendit, por me profilin e një autoritaristi.
Sipas Berat Buzhalës, kush e konsideron Ibrahim Rugovën „lider historik“, nuk po bën gjë tjetër veç po e mitizon figurën e tij! Andaj Berati po merret me çmitizimin e Rugovës! Berat Buzhala vazhdon me avazin e Çu En Lait dhe thotë se Rugova nuk i ka mbushur ende 10 vjet që ka vdekur, dhe se populli i Kosovës e historianët duhet të presin të paktën edhe 190 vjet të tjerë për ta gjykuar se kush ishte!
Duke qenë me profesion gazetar, Berat Buzhala nuk i shmag dot faktet. Duke i nxjerrë vetë ai në pah, ato janë të vërteta të pakundërshtueshme që e bëjnë Buzhalën të duket qesharak. Berat Buzhala thotë se “ në zgjedhjet e vitit 2000, LDK e Ibrahim Rugovës kishte fituar rreth 80 për qind të votave në nivel vendi…”..Ndërsa më poshtë përmend se gjatë kohës së luftës, Rugova votohej 95%!” Berat Buzhala nuk bën gjë tjetër veçse me fakte tregon se Ibrahim Rugova gëzonte kredibilitetin dhe besimin e mbarë popullit të Kosovës që nuk merrte aspak parasysh makinerinë propagandistike që harxhonte tonelata bojë e letër për të rrëzuar imazhin e liderit historik.
Pastaj për t’i bërë shoqëri Adem Demaçit, Berat Buzhala përsërit se Rugova na paska qenë “frikacak”! Të fitosh 80 % të votave dhe qenke frikacak! Adem Demaçi humbi në votime sepse ishte trim!
Shumë të turpëshme këto sulme kundër Rugovës,tetë vjet pasi i është larguar skenës politike të Kosovës.
Por diku më në fund Berat Buzhala thotë me gojën e tij se “pa fijen e dyshimit kontributi i Rugovës në vitet e para pas shpërbërjes së Jugosllavisë, 1989 – 1995, ka qenë jetik”.
Le të ndalemi këtu, tek ky deduksion i Berat Buzhalës. Nëse roli i një politikani është jetik për fatin e popullit e tij, ashtu si ishte roli i Rugovës që e shpëtoi Kosovën nga skenari i një Bosnje të dytë, që do të ishte një kasphanë e vërtetë, a nuk meriton që ky lider të quhet historik.
Por roli i Rugovës nuk pushoi më 1995, përkundrazi ai edhe në vitet që do të vinin më pas deri në frymën e fundit do të ishte figura më identifikuese e liderit europianist.
Por bllofi më eklatant i Berat Buzhalës tek “President historik?Kjo është histerike…” vjen kur e akuzon Ibrahim Rugovën si “indoktrinues i popullit të Kosovës, me bindjen se shpëtimi i Kosovës i vjen nga Perëndimi”! Në fakt Ibrahim Rugova besonte se shpëtimi i Kosovës vjen nga SHBA! Dhe kishte shumë të drejtë!
Përse Buzhala e konsideron indoktrinim një të vërtetë të pakundërshtueshme. A nuk i erdhi Kosovës shpëtimi nga NATO dhe Perëndimi, bash ashtu si i kishte thënë popullit të vet Ibrahim Rugova? Prandaj quhet lider historik,sepse në momentet më dramatike dhe vendimtare për fatin e Kosovës,ai zgjodhi rrugën e duhur.
A nuk do të ishte SHBA dhe Europa që e vendosën në qendër të vemendjes Hashim Thaçin krahas Ibrahim Rugovës e faktorëve të tjerë të politikës. A nuk ishte SHBA dhe Perëndimi që i bashkoi Rugovën me liderët e UÇK-së, të gjithë bashkë në Rambuje?
Po pastaj çfarë u bë, në vend që të mos ndaheshin kurrë më, i gjithë faktori politik, pikërisht pas Rambujesë nisi lufta për pushtet politik me një nonsens gjigand. Në vend që të përdorej si model shembulli i Rugovës, nisi lufta për njollosjen e figurës së tij. Dhe sa më tepër bojë harxhohej, aq më tepër figura e tij lartësohet! Dhe sa më tepër bojë do të harxhohet, Rugova do të skalitet në ndërgjegjen e popullit të vet dhe Perëndimit si lideri historik i pavarësisë të Kosovës.
Kot e ka Berat Buzhala që lodhet me Çu En Lain.
SOT, 8 VJET NGA SHUARJA E PRESIDENT RUGOVES
Sot, me 21 janar 2014, u mbushën 8 vjete qe u nda nga jeta dr. Ibrahim Rugova, ideatori i Kosoves se pavarur, presidenti i pare i Kosoves. Dr. Rugova do te mbetet ne histori si arkitekt i shtetit te Kosoves. Gandi i Ballkanit arriti ta udheheqe Kosoven ne kohe te veshtira, krijoi institucionet paralele, duke sfiduar shtetin me policor ne Ballkan, Serbine kryenazistit te fundshekullit, Sllobodan Milloshevic.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996 Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve Bota e re dhe në revistën shkencore Dituria (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën Fjala. Mandej, për afro dy dekada, Dr. Ibrahim Rugova veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.
Dr. Ibrahim Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.
Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.
Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe n zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004. Dr.Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006 , u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
VEPRAT E DR. IBRAHIM RUGOVA
Prekje lirike, Rilindja, Prishtinë, 1971,
Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978,
Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), Rilindja, Prishtinë, 1979 (së bashku me Sabri Hamitin),
Strategjia e kuptimit, Rilindja, Prishtinë, 1980
Vepra e Bogdanit 1675-1685, Rilindja, Prishtinë, 1982,
Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
Refuzimi estetik, Rilindja, Prishtinë, 1987,
Pavarësia dhe demokracia, Fjala, Prishtinë, 1991,
Çështja e Kosovës, Dukagjini, Pejë, 1994,
Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, Sh.B. Faik Konica, Prishtinë, 2005
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë akorduar Dr. Rugoves
Më 1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
Më 1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Në vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
Në vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco i Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
Në vitin 2004 Dr. Ibrahim Rugova u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Më 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
Në vitin 2006 Persidenti i Shqipëris, Alfred Moisiu dekoroi Presidentin Dr. Ibrahim Rugova (post mortum) me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar”
- « Previous Page
- 1
- …
- 3
- 4
- 5
- 6
- Next Page »