• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR.IBRAHIM RUGOVA PËRKUJTOHET NË 13 VJETOR

January 21, 2019 by dgreca

PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA PËRKUJTOHET NË 13 VJETOR/

1 dr.rugova-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, i vlerësuar ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës, Përkujtohet sot në 13 vjetorin e shuarjes/1 Thaci-Presidenti Thaçi: Sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore  për Presidentin Rugova/1 a Ramushi

-Kryeministri Haradinaj: Presidenti Rugova krijoi një doktrinë të një shtetit paqësor/

1 Behlul Rugova

-Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova në 6 Shkurt 1998: Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar./

2 dr.Ibrahimi

-Raportime të Janarit të para 13 viteve – 23 Janar 2006: GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE – Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg/

 

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 21 Janar 2019/ Përkujtohet sot në 13 vjetorin e shuarjes Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, i vlerësuar ideator dhe arkitekt i pavarësisë së Kosovës.

Në veprimtaritë përkujtimore në këtë vit të jubileut të 20 vjetorit të lirisë e 11 vjetorit të pavarësisë theksohet se  në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit të Kosovës dhe të botës demokratike.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi bëri homazhe deklaroi: “Sot shënojmë 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, arkitektit, një prej arkitetëve të pluralizmit politik në Kosovë, njeriut të dialogut, të negociatave, të marrëveshjeve të brendshme po edhe në rrafshin ndërkombëtar, të angazhimeve unifikuese, të përpjekjeve maksimale për liri dhe pavarësi të Kosovës. Prandaj, sot bëjmë nderimet më të larta shtetërore si President i vendit dhe si bashkëpuntor i tij”.

 

Edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij.

 

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, tha se sot, së bashku me kolegët e kabinetit qeveritar, kanë shkuar në nderim të veprës dhe jetës së ish-Presidentit Rugova, por njëkohësisht me respektin për traditën e të gjitha ato që institucionet e vendit i vazhdojnë për të mirën e qytetarëve, për të mirën e vendit.

 

Duke folur për rolin e ish-Presidentit Rugova në shtetndërtimin  e Kosovës, kryeministri Haradinaj tha se historia do ta definojë në tërësi rolin e tij, por theksoi se është vërtetë një doktrinë e një shteti paqësor të cilën ai e ka krijuar.

 

“Vepra e jeta e tij lidhet me një Kosovë paqësore për të gjithë”, vlerësoi kryeministri Haradinaj.

Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit historik Rugova, Kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të partisë paradite bënë homazhe dhe pastaj vizituan Familjen Rugova. Ndërsa, në mesditë Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.

 

 

Që para mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Si gjithmonë, edhe në 4 mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, intervistën e parë ekskluzive e kam zhvilluar për Agjencinë  shtëtërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë para afër 25 viteve, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës. Ishte atëherë kohë e rëndë e okupimit dhe dhunës serbe kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistën që zhvilloja vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar” , se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, kam zhvilluar edhe intervista tjera ekskluzive për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, jam takuar edhe në raste të tjera…

NGA RAPORTIMI I 6 SHKURTIT 1998: PRESIDENTI RUGOVA KËRKON INTERVENIM NDËRKOMBËTAR PARA KONFLIKTIT NË KOSOVË DHE VLERËSON PRONONMCIMET SHQIPTAE PËR REAGIM SI KOMB

Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar.

Kështu tha Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp  të para 21 viteve – 6 Shkurt 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja.

E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa ta mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj:

“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”.

Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqëdoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirsëive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare.”

Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë…

Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 dhjetor 2005.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme.

 

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historic

 

 

Ibrahim Rugova u lind në 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës.

Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova u shua në 21 janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

 

“Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar para 13 viteve, në 21 janar 2006, në mesditë.

“Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38.

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
LAJME TE VITIT 2006:

 

GEORGE W. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës-
PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George W. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”.

 

 

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË

 

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar.
“Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg.
“Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize.
Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
“Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/

 

 

AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova.
Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
/pas/

 

 

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA

 

 

Para 13 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit.

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA.

Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE.

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE.

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006).

  1. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.

Në mëngjesin e 27 janarit 2006 kam raportuar kështu për atë se çka shkruante shtypi i Kosovës për ngjarjen e një dite më parë:

 

SHTYPI I PRISHTINËS: MBI 500.000 NJERËZ NDERUAN RUGOVËN

 

Gazetat e Prishtinës sot (27 janar 2006) shkruajnë gjerësisht për nderimet e larta kombëtare e ndërkombëtare  dhe për praninë më të madhe diplomatike në historinë e vendit në varrimin e djeshëm të Presidentit Rugova.

“Mbi 500. 000 njerëz kanë marrë pjesë në nderimet më të larta kombëtare e ndërkombëtare në ceremoninë e varimimit të Presidentit Rugova”, sipas gazetës tradicionale të Kosovës “Rilinda”, që sot në një numër special ka kryetitullin “Bota nderoi”.

Eksluzive te “Rilindja” tri intervista të Presidentit Rugova në periudha të ndryshme, e para para 12 vjetëve dhënë ATSH-së: “Presidenti Rugova parashikoi dhe ndërtoi të ardhmen e Kosovës dhe të shqiptarëve”.

“Koha ime po vjen”, është kryetitulli i shoqruar me një foto të madhe të Presidentit Rugova në gazetën më të re të Kosovës “Iliria Post” në numrin e saj të parë sot. “Kur flet loti s’ka vend fjala” është një nga titujt e tjerë të kësaj gazete, që boton deklarata të përsonaliteteve kombëtare e ndërkombëtare që vlerësojnë Presidentin Rugova.

“Kosova dhe bota i dhanë lamtumirën e fundit Presidentit të Pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova”, shkruan në ballinë gazeta “Zëri”. Një titull tjetër është nga një deklaratë e Havier Solanës: “Jam i mahnitur me dinjitetin e popullit të Kosovës në  këto ditë të zisë dhe të pikëllimit”. “Perëndimi kërkon nga kosovarët që të bashkohen për të përmbushur boshllëkun pas vekjes së Rugovas”, është titulli nga deklarata e nënsekretarit amerian Nikollas Berns.

“Lamtumirë President, Rugova përcillet me Flamurin e Himnin e tij”, është titulli kryesor n gazetën “Kosova sot”.

“Kosova u nda nga Presidenti i parë i saj Ibrahim Rugova. Lamtumirë”, është kryetitulli në gazetën “Lajm ekskluzive”. Gazeta njofton se në varrimin e Rugovës ishin 36 delegacione shtetrërore me rreth 200 anëtarë.

“Lamtumirë President”, është kryeartikulli i gazetës “Koha ditore”. Kjo gazetë paralajmëron: “Ahtisari sot në Bruksel, të marten takohen ministrant e Grupit të Kontaktit”. “SHBA fton shqiptarët që t’i refuzojnë ata që i rreken dhunës”, është një titull tjetër në “Koha ditore”.

“Prehu i qetë në dheun e Kosovës, Dradanisë antike, President Rugova”, është titulli kryesor në gazetën “Bota sot”. “Presidenti i Kosovës i tregoi botës, që nganjëherë diti të jetë indiferente, për vuajtjet e Kosovës”, është një titull tjetër i gazetës, që citon fjalën e Kryeadministratorit Petersen në ceremoninë mortore.

“Presidentit Rugova iu dha lamtumira e fundit”, është kryeartikulli i gazetës “Epoka e re” nga ceremonia e varrimit, e cila gazetë thekson edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë dhe përfaqësuesëve nga shumë vende të botës.

“Pacifisti nderohet nga ushtarët”, është titulli qëndror i gazetës “Express”. “Kosovarët i dhanë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, një ceremoni tejet e organizuar dhe me praninë më të madhe diplomatike në historinë e vendit”, shkruan gazeta “Express”.

 

NGA BIOGRAFIA

1944
Më 2 dhjetor u lind Ibrahim Rugova në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, apo siç njihej në ato anë, në familjen e Sadri Elezit. Familja është e njohur për tradita kombëtare dhe për qëndresë të pareshtur kundër pushtuesve. Familja i takon fisit Kelmendi, nënfisi Lajçi, e vendosur në fshatin Malaj të Rugovës, ku edhe sot i ka pronat e saj.
Sadri Elezi në historinë shqiptare njihet si pjesëmarrës, përfaqësues i trevës së Rugovës në tubimet e besëlidhjeve shqiptare te Verrat e Llukës dhe të Besëlidhjes së Pejës, “Besa -Besë”, të tribunit popullor, Haxhi Zekës. Gjatë asaj kohe të kryengritjeve të mëdha shqiptare kundër sundimit të Turqisë, Sadri Elezi ka qenë krah i djathtë i Haxhi Zekës dhe në betejat e shqiptarëve kundër ushtrisë turke 1908-1912, disa herë ka qenë i plagosur. Sadri Elezi ka pasur plagë, nga të cilat edhe ka vdekur dhe varri i tij është buzë minares së Xhamisë së vjetër të Istogut.

Dyndjet e kësaj familjeje në Rrafsh të Dukagjinit pasojnë pas njohjes së Sadri Elezit me tribunin e Pejës, Haxhi Zeka. Së pari familja vendoset ndërmjet dy luftërave botërore në Gllaviçicë të Pejës, pastaj në Bajicë fshat buzë Drinit të Bardhë te Banja e Istogut, dhe së fundit në Cerrcë, ku është edhe sot. Por shumë pasardhës të saj jetojnë edhe në Prishtinë dhe në shumë shtete të Evropës, më së shumti në Gjermani, Austri, Luksemburg, Zvicër dhe Itali.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Ibrahim Rugova, perkujtohet

20 VJET NGA BETIMI I PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA

July 15, 2018 by dgreca

1 salla kuvendi

KOSOVA PARA 20 VITEVE-RUGOVA BETOHEJ: TËRË FUQINË PËR PAVARËSINË/

1 Ibrahim rugova

-Kosova para 20 viteve, në 16 korrik 1998, Kuvend në kohë lufte. Presidenti Ibrahim Rugova: Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj…/

-Deputetët: Betohem se do të angazhohem me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës…

-Pas zgjedhjeve  të 22 marsit 1998 e para seancës konstituive të Kuvendit, më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton/

-Para 20 viteve, në 16 korrik 1998, raportova drejtpërdrejtë nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës në kohë lufte dhe ndërhyrja aty e forcave serbe/

-Raportimi i 16 korrikut 1998: Ne Prishtine u konstitua Parlamenti i Republikes se Kosoves/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI(Per me shume foto shkoni ne Facebook(dielli vatra)

PRISHTINË, 16 Korrik 2018/ Ishte luftë, dhe edhe pikërisht para 20 viteve, në 16 korrik 1998, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova betohej se tërë fuqinë e tij do ia kushtojë arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës.  Ai betohej në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, që arriti të mbahej pak para se të arrinin forcat serbe me armatim të rëndë lufte, me blinda e tanke…

Korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI Behlul Jashari, atëherë si korrespondent  i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – ATSH, ishte ndër gazetarët e paktë në atë seancë Kuvendi në kushte e rrethana të jashtëzakonshme dhe e rikujton:Kosova në kohë lufte, para 20 viteve, mbajti zgjedhje në 22 mars dhe në 16 korrik 1998 konstituoi Kuvendin që nuk kishte arritur ta konstituonte pas zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992 të Republikës atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, që megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Seanca konstituive e Kuvendit u mbajt në shtëpinë e shkrimtarëve, që u shndërrua në seli të Presidencës e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, në sallën që ishte e vogël për ngjarjen e madhe, ku ishte gritur flamuri kombëtar shqiptar dhe u intonua Himni i Flamurit.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit që kishin ardhë edhe nga zonat e luftimeve, zgjodhën me aklamacion akademik Idriz Ajetin për kryetar të Kuvendit dhe tre nënkryetarë, ndërsa u betuan se, “do të angazhohen me përgjegjësi dhe me ndërgjegje për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore dhe kombëtare të qytetarëve të saj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Zgjedhjet ishin edhe presidenciale dhe i zgjedhuri për herë të dytë, Presidenti Ibrahim Rugova, dha poashtu betimin: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj arritjes dhe ruajtjes së pavarësisë të Republikës së Kosovës në tërësinë territoriale të saj, realizimit të lirive dhe të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe të ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrat e mia. Betohem”.

Në seancën e nisur në orën 12:30, ku u bënë nderimet më të larta për të rënët për lirinë e pavarësinë e Kosovës, u miratua propozimi që Kuvendi të nxjerrë një Deklaratë për gjendjen në vend, e cila theksonte se, Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës.

“Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës”, thuhej fillimisht në Deklaratë.

Theksohej se, “i dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarësi, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës”, po nxirrte Deklaratën.

Seanca konstituive e Kuvendit zhvillohej nën shtetrrethimin ushtarako-policor që Beogradi kishte vendosur në Kosovë që u dyfishua edhe me rrethimin nga forcat serbe me armatime e makineri luftarake që mbërritën te ndërtesa, madje edhe hynë brenda dhe konfiskuan dosje e dokumete… Raportoja drejpërdrejtë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë -ATSH e Radio Televizionin Shqiptar – RTSH dhe me një kasetofon special të vogël e të fshehur, që ma kishte dërguar vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, bëja gjithë audioincizimin  e zhvillimeve, ku dëgjohej edhe uturima e blindave-tankeve serbe. Pjesë e zhvillimeve, derisa vazhdonte ndërhyrja e forcave serbe, ishte edhe ardhja e shpejtë brenda selisë, ku ishin Presidenti Rugova e deputetët kosovarë, e diplomatëve amerikanë – e Nikollas Hill, sekretar i parë në Ambasadën e SHBA-ve në Beograd, që ndodhej atë ditë në kryeqytetin kosovar dha nga Zyra Amerikane në Prishtinë, që ishte hapur nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, në 6 qershor 1996 dhe shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.

Në prag të zgjedhjeve kosovare parlamentare e presidenciale të para 20 viteve, Kongresi Amerikan kishte miratuar një rezolutë, në të cilën, krahas kërkesës që SHBA-të të mos lejojnë të përsëritet një Bosnje tjetër në Ballkan, kërkohej që zgjedhjet në Kosovë të mos pengoheshin. “Ne kemi një shprehje në anglisht: ‘zgjedhje në hije’. Por, ne presim me padurim që kosovarët të mbajnë zgjedhje në dritën e diellit”, deklaronte Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, Strob Talbot.

Pas zgjedhjeve  të 22 marsit 1998 e para seancës konstituive të Kuvendit, më pak se një vit para ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në 29 maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin amerikan Bill Clinton. Pas takimit Rugova deklaronte: “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”. Ndërsa, Clinton kishte theksuar se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s.

Dhe, në mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s.

Njëmbëdhjet vite më vonë, në 1 nëntor 2009,  në Kosovën e lirë, Presidenti amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton.
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Kosova para 28 vitesh, në 2 Korrik 1990, miratoi në Kuvend Deklaratën Kushtetuese për pavarësinë e saj. Më pas, Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën dhe më të shpalli Kosovën Republikë në një mbledhje në Kaçanik në 7 Shtator 1990.  Në fundshtatorin 1991 Kosova mbajti Referendumin për pavarësi, në të cilin pro votuan 99,87% në pjesëmarrjen masive të 87,01% të qytetarëve me të drejtë vote.

Kosova është e lirë 19 vite,  nga 12 Qershori 1999, kur nisën të hyjnë forcat shpëtimtare të NATO-s. Pavarësia e Kosovës, e shpallur para 10 viteve, në 17 Shkurtin historik 2008, është njohur deri tani nga 116 shtete të botës anëtare OKB-së

DEKLARATË E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

-Le të bashkojmë në një unitet të sinqertë të gjitha forcat politike shqiptare, të gjitha potencialet fizike e mendore, morale e politike, në frontin e përbashkët të qëndresës dhe të pavarësisë sonë. Të bashkëpunojmë më tepër dhe të bashkërendojmë përpjekjet me të gjithë ata që mund dhe duhet të na ndihmojnë, me Republikën e Shqipërisë, me viset shqiptare jashtë saj dhe me diasporën/

PRISHTINË, 22 KORRIK 1998

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli sot një Deklaratë nga mbledhja konstitutive e datës 16 korrik 1998. Në Deklaratën ë nënshkruar nga kryetari i Kuvendit, akademik Idriz Ajeti, shprehen qëndrimet e organit ligjdhënës të Republikës për çështje dhe probleme të ndryshme të aktualitetit të Kosovës.

Në tekstin e deklaratës përkujtohet mes tjerash se Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës.

Më posht po e japim të plotë Deklaratën.

D E K L A R A T Ë
Nga mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Mbledhja konstitutive e Kuvendit të Republikës së Kosovës u bë në kushtet e okupimit serb të Kosovës, në rrethanat e ushtrimit të terrorit shtetëror serb me përmasa gjenocidi, por edhe në kushtet e fuqizimit të rezistencës së përgjithshme dhe të hovit të luftës çlirimtare të Kosovës.

I dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1998, të mbajtura gjithashtu në kushte të pushtimit, dhe si kundërshtim politik e institucional i këtij pushtimi dhe i institucioneve të pushtuesit, e, para së gjithash, si shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri e pavarës, institucioni më i lartë politik përfaqësues dhe kushtetues – ligjvënës i pavarësimit të Kosovës,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Është dhe do të jetë:

– institucion që artikulon qartë dhe fuqishëm aspiratat dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës për liri e pavarësi;

– institucion që shpreh dhe orienton interesin dhe veprimin e popullit shqiptar dhe të popujve të tjerë të Kosovës për zhvillim të lirë e demokratik;

– organ i bashkimit politik të popullit të Kosovës dhe i orientimit të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës parësisht me rrugë politike e me mjete paqësore, në bazë të rezultateve të Referendumit të vitit 1991, në mbështetje të parimeve të vetvendosjes e të demokratizimit dhe të parimeve të tjera të vlefshme në raportet e sotme ndërkombëtare.

Pikërisht si shprehje e aspiratave për pavarësi dhe e vendosmërisë për realizimin e saj, si institucion dhe faktor i pavarësimit, Kuvendi i Republikës së Kosovës është përfaqësues i të gjithë atyre për të cilët pavarësia dhe demokratizimi janë orientime themelore, përtej përkatësive politike e partiake dhe dallimeve të tjera eventuale.

Për t’i kryer funksionet e veta themelore në rrethanat konkrete,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

do të përpiqet të jetë:

– institucion i bashkimit politik dhe i konsenzusit thelbësor të të gjitha forcave politike në Kosovë;

– institucion i bashkërendimit të përpjekjeve të përgjithshme politike e ushtarake në funksion të realizimit të pavarësisë së Kosovës;

– organ i besimit të mirë dhe i bashkëpunimit të barabartë të të gjithë popujve të Kosovës;

– organ i afirmimit të mëtejshëm ndërkombëtar të përpjekjeve tona çlirimtare në përputhje dhe në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare;

– organ i normëzimit demokratik të marrëdhënieve dhe i garantimit të lirive dhe të të drejtave individuale e kolektive, politike e kombëtare.

Kuvendi i Republikës së Kosovës u konstituua dhe po fillon të funksionojë në rrethana tejet të rënda, komplekse dhe të rrezikshme. Sundimi serb po e shtyp Kosovën me tërë peshën, me qëllim që ta nënshtrojë popullin e saj. Kosova tashmë po hynnë një luftë, që mund të jetë shumë më e përgjakshme dhe më rrënimtare. Për Kosovën dhe të ardhmën e saj këto janë ditë vendimtare.

Humbjet e përgjithshme politike dhe ushtarake të Serbisë në Kosovë, shtimi i rrezistencës së përgjithshme të popullit të Kosovës, zgjerimi dhe fuqizimi i shpejtë i UÇK-së, dënimi ndërkombëtar i pretendimeve të Serbisë, izolimi i saj, ashtu si dhe angazhimet e shtuara ndërkombëtare, paralajmërojnë disfatë të sigurt të hegjemonizmit serbomadh. Megjithatë, deri në çlirimin përfundimtar mbetet për t’u bërë një punë e mundimshme dhe me flijime të reja. Prandaj, tash më shumë se kurrë nevojiten përkushtimi, vendosmëria dhe bashkëpunimi i të gjithëve për realizimin e pavarësisë.

Përkundër kësaj gjendjeje që po kalon Kosova, mundësitë e dialogut dhe të zgjidhjes paqësore, edhe pse tani jo të shumta, nuk janë shpenzuar tërësisht. Prandaj, pa hequr dorë nga syçeltësia dhe vetmbrojtja, të përpiqemi t’i shfrytëzojmë ato.

Për të arritur e realizimin e këtyre synimeve është e domosdoshme të jemi unikë dhe të vendosur. Le të bashkojmë në një unitet të sinqertë të gjitha forcat politike shqiptare, të gjitha potencialet fizike e mendore, morale e politike, në frontin e përbashkët të qëndresës dhe të pavarësisë sonë.

Të bashkëpunojmë më tepër dhe të bashkërendojmë përpjekjet me të gjithë ata që mund dhe duhet të na ndihmojnë, me Republikën e Shqipërisë, me viset shqiptare jashtë saj dhe me diasporën.

Të bashkëpunojmë me miqtë tanë kudo që të jenë. Me angazhimin, me pjekurinë, me përgjegjësinë dhe vendosmërinë nëqëndrimet dhe në veprimet tona ta meritojmë mirëkuptimin dhe ndihmën e faktorëve ndërkombëtarë dhe të mekanizmave të tjerënë të gjitha instancat e veprimit të tyre.

Konstituimi dhe funksionimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës le të jenë faktor i kapërcimit të zënkave, faktor i një bashkëpunimi të ri cilësor, i një kthese thelbësore pozitive në orientimet dhe në veprimtaritë tona, thuhet në deklratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nënshkruar nga Akademik Idriz Ajeti, kryetar.

****

RAPORTIMI I 16 KORRIK 1998:

https://groups.google.com/forum/#!topic/soc.culture.albanian/z54WAisyNOw

Ne Prishtine u konstitua Parlamenti i Republikes se Kosoves

-Rugova dhe deputetet bejne betimin –

PRISHTINE, 16 korrik – Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: Sot ne Prishtine u be konstituimi i Parlamentit te
Republikes se Kosoves, qe ka dale nga zgjedhjet e 22 marsit
te ketij viti ne Kosove, pas skadimit te mandatit te Parlamentit
te pare demokratik shumepartiak te Kosoves, qe doli nga zgjedhjet
e 24 majit 1992 dhe i cili ne rrethanat teper te renda te Kosoves
nuk ishte konstituar.
Mbledhja e sotme konstituive e Parlamentit te Kosoves, me
pjesemarrjen e deputeteve te te gjitha partive parlamentare, u
mbajt mbasdite ne ambientet e Presidences se Kosoves dhe te
LDK-se, per shkak se godina e Parlamentit kosovar, qe nga fillimi
i korrikut 1990, mbahet i pushtuar nga regjimi ushtarako-policor
i Beogradit.
Deputetet qe kishin mbushur sallen, kryen te gjitha
prozedurat e konstituimit te Parlamentit dhe te komisioneve te
tij, ne baze te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.
Kryetari i Parlamentit te Republikes se Kosoves u zgjodh
akademiku Idriz Ajeti, deputet i LDK-se. U zgjodhen tre
nenkryetare te Parlamentit: Gjergj Dedaj i Partise Liberale, Zef
Morina i Partise Shqiptare Demokristiane dhe Iljaz Kurteshi i
Partise Socialdemokrate. Sekretar i Parlamentit u zgjodh Fatmir
Sejdiu i LDK-se.
Ne betimin e tij, presidenti i Republikes se Kosoves,
dr.Ibrahim Rugova, tha: “Betohem se tere fuqine time do t’ia
kushtoj arritjes dhe ruajtjes se Pavaresise se Republikes se
Kosoves ne teresine territoriale te saj, sigurimit te lirive dhe
te te drejtave njerezore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes
se Kushtetutes dhe ligjeve, ruajtjes se paqes dhe mireqenies se te
gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves dhe me ndergjegje e
pergjegjesi do t’i kryej te gjitha detyrimet e mia”.
Edhe deputetet e Parlamentit te Kosoves bene betimin
solemn, duke thene njezeri: “Betohem se do te angazhohem me
pergjegjesi dhe me ndergjegje per pavaresine dhe sovranitetin e
Republikes se Kosoves, per realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe
te drejtave njerezore e kombetare te qytetareve te saj, ne
perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Republikes se Kosoves”.
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit te Kosoves,
akademiku Idriz Ajeti, falenderoi deputetet per besimin e madh qe i
dhane.
Konstituimi i Parlamentit te Kosoves u be ne rrethana te
jashtzakonshme te gjendjes se luftes ne Kosove dhe pa ndonje
paralajmerim publik per konstituimin e tij sot, per t’iu shmangur
ndalimit me dhune nga forcat serbe.
Pas perfundimit te punimeve te Parlamentit, forca te medha
serbe, me armatim lufte, rrethuan ndertesen e me pas hyne me
shume provokime e kercenime ne ambientet ku u zhvilluan punimet.
Forcat serbe dhe pjesetare te sigurimit shteteror serb bastisen
ambientet dhe konfiskuan materiale te punimeve te parlamentit e
te tjera. Nderkohe, atje mberriten edhe diplomate te Shteteve te
Bashkuara, te akredituar ne Beograd dhe qe ndodheshin ne
Prishtine dhe nga Zyra Amerikane ne kryeqytetin e Kosoves.
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1998/98-07-16.ata.html

[14] Kosova Albanians inaugurate their parliament -Rugova and deputies

swear oath of allegiance- PRISHTINE, July 16/ATA correspondent Behlul Jashari reports:

The Parliament of the Republic of Kosova, emerging from the elections of March 22 this year in Kosova, was inaugurated in Prishtine today.

The elections were held after the expiry of the mandate of the first democratic pluralistic Parliament of Kosova, which emerged from the May 24 elections of 1992 and which could not convene under very grave conditions of Kosova.

Today’s meeting to inaugurate the parliament of Kosova, with the participation of the deputies of all parliamentary parties was held in the Presidency of Kosova and the Democratic League of Kosova (DLK) headquarters, as the building of the Kosova parliament has been occupied by the Belgrade military and police regime since the beginning of July 1990.

The legislators carried out all the procedures of inaugurating the Parliament and its commission, based on the Constitution of the Republic of Kosova.

Academician Idriz Ajeti, LDK deputy, was elected speaker of parliament.

Gjergj Dedaj, deputy of the Liberal Party, Zef Morina of the Albanian Christian-Democratic party, and Iljaz Kurteshi of the Social-Democratic Party were elected deputy speakers.

Fatmir Sejdiu, LDK deputy, was elected secretary of Parliament.

In his oath of allegiance, the president of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, said that he will energetically devote himself to achieving and safeguarding the Independence of the Republic of Kosova in its territorial integrity, to ensuring human and civil rights and freedoms.

The Kosova parliament was inaugurated under extraordinary war state conditions in Kosova and without any public announcement of its inauguration today, so that the Serbian forces could not prevent it convening.

After the end of the parliament’s proceedings, Serbian forces, backed by armaments, surrounded the building and later, through many provocations and threats entered it.

Serbian forces and participants of Serbian state security members confiscated armloads of documents.

Meanwhile diplomats of the United States, accredited to Belgrade and who were in Prishtine and representatives from the U.S. Office in the Kosova capital also arrived there. /sh.dha/pas/lm/

Albanian Telegraphic Agency

 

Filed Under: Featured Tagged With: 20 vjet, Behlul Jashari, Betimi i Presidentit, Ibrahim Rugova

Gandisti i madh Ibrahim Rugova

May 6, 2017 by dgreca

1-anton-cefa
Nga Anton Cefa/
Në atë kohë kur në Evropën Lindore, komunizmin nuk e mbanin më këmbët dhe në Berlin po shembej Muri i turpshëm i ndarjes dhe i krimit dhe kur të gjithë popujt e Evropës po synonin të rindërtonin fatet e tyre; kur në Evropë, popuj të ndarë prej vitesh bashkoheshin me vullnetin e tyre dhe popuj të tjerë të bashkuar prej vitesh, ndaheshin po me vullnetin e tyre, kur në Ballkan po luheshin drama tejet tragjike, dhe kur populli shqiptar i Kosovës rrezikohej të humbte si lunatik shansin e vet historik, u shfaq në histori njeriu me idenë e madhe të shpëtimit dhe me një vullnet e këmbëngulje të çuditshme për ta realizuar atë, Ibrahim Rugova. Koha lindi njeriun e saj, Kosova birin e vet, populli i saj shpëtimtarin.

I dobët fizikisht, serioz dhe disi i sertë e me sy gjurmues me reflekse mendimtari, me profilin plot hije e drita të një intelektuali, në gropën e gjoksit të të cilit peshon një dhimbje e rëndë prej plumbi, e cila konkretizohej së jashtmi me një shall rreth qafës-shënjëzimin e robërisë së Kosovës së tij të dashur dhe lakun e mjerimit shekullor të popullit të tij.
Kishte punuar prej vitesh në frontin e letrave, gjithnjë i ndriçuar nga kjo dhimbje; tani i duhej t’i braktiste letrat dhe të hidhej në frontin e veprimit politik. Kosova e tij e shumëvuajtur kishte nevojë për ndriçim dhe drejtim. Ai e kishte ravijëzuar në ndërgjegjen e tij idenë e madhe të ndriçimit dhe drejtimit. Tani e tutje, mbi supet e tij të brishta do të mbante peshën e halleve të një populli, të një shteti që kërkonte të lindte që prej një shekulli. Tani e tutje, ai do ta organizonte popullin e tij dhe do ta drejtonte në rrugën e shpëtimit, duke shpallur dhe mbrojtur para gjithë botës idenë e tij të madhe. Tani e tutje, ai do të bënte luftë në krye të popullit të tij me armët e një shenjti.
Në rrethanat e dhunës më të përgjakshme e më shnjerëzore të armikut shekullor serb, Ai, me një mprehtësi të rrallë mendimi, me një zemër të madhe humane, me një transparencë të ndritur vizioni dhe me predispozitat shpirtërore të përballimit dhe mposhtjes së dhunës me mjete paqësore, orientoi popullin në rrugën e mbrojtjes së ekzistencës nacionale, që armiku synonte ta zhbënte, të ruajtjes së vlerave njerëzore e qytetëruese, që armiku kërkonte t’i zhdukte, në rrugën e ndritur të lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe begatisë. Lëvizjes së fuqishme të popullit për liri e pavarësi, ai i dha zemrën dhe mendjen drejtuese – LDK- në, të parën parti demokratike në botën shqiptare dhe me një ndikim të fuqishëm në Ballkan dhe Evropë.
Simbas strategjisë së tij dhe nën drejtimin e tij, mori formë struktura shtetërore e Kosovës së lirë, duke filluar me shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë, në korrik të 1990-ës, me miratimin e Kushtetutës, po në atë vit, me Referendumin Popullor, një vit më vonë dhe me organizimin e zgjedhjeve të para të lira presidenciale dhe parlamentare, në vitin 1992. Kështu, nën dhunën e përgjakshme serbe, lindi shteti i shqiptarëve të Kosovës, një shtet i ri që nuk e kishte dashur kurrë dhe e kishte sakrifikuar bota e madhe. “Shteti paralel” – siç e quajti dikush – erdhi gjithnjë duke u përsosur dhe forcuar.
Me një këmbëngulje të paparë, ai shpalli para mbarë botës: në Washington, në Bruksel, në Londër, në Romë, në New York, në Berlin e kudo, të drejtën dhe vullnetin politik të popullit të tij: “Kosova e pavarur, demokratike e paqësore, e integruar në Bashkimin Evropian dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Ai, një figurë minore që nuk e njihte askush, nuk e përfillte askush dhe që shumëkush e kundërshtonte dhe çuditej me të, arriti të njihet e të vlerësohet, të respektohet dhe të dëgjohet, të miratohet dhe të përkrahet nga bota e madhe. Kështu, ai e bëri Kosovën problem të botës së madhe.
Rugova i ofroi Evropës rrugën gandiane të popullit të Kosovës, që do ta çlironte atë dhe do ta bashkonte me Evropën, së cilës i takonte fizikisht dhe shpirtërisht. Kosova, vendi i tij, ishte Dardania ilire e dikurshme me rrënjë të një qytetërimi të lashtë “që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian”, siç ia pati kujtuar ai vetë Senatit Evropian. Vërtet, Perandori i Bizantit, Justiniani, i cili i pati dhënë Evropës që në shek. VI ligjët qytetare -“Corpus Juris Civilis”-, që patën shërbyer si bazë e sistemeve ligjore për pjesën më të madhe të shteteve evropiane, qe bir i tokës dardane.
Përmes rezistencës paqësore, përsëri, Dardania e ditëve të sotme po i reflektonte Evropës dritë qytetëruese. Me trupëzimin në praktikë të idesë së tij të madhe, ai po i jepte Evropës çelësin magjik të paqes së Ballkanit, – gadishullit të mbrujtur me barot e gjak, – çelësin e vëllazërimit e të tolerancës së popujve ballkanas, çelësin e stabilitetit dhe të integrimit në Evropën e Bashkuar.
Evropa dhe bota e kuptoi dhe e përkrahu. Dhe kur pushtuesi serb, armiku i përjetshëm i popullit shqiptar, në figurën udhëheqëse të satrapit që tani jep llogari në gjyqin e Hagës, u lëshua si ulkonja e etur për gjak mbi popullin e pambrojtur, Evropa vendosi ta korregjojë gabimin e vet të dikurshëm dhe, me nxitjen e përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndëshkuan kriminelin. Me sakrifica të mëdha dhe me flijimin e bijve të saj më të mirë që i dolën në mbrojtje me armë në dorë, Kosova fitoi lirinë dhe u fut në rrugën e pavarësisë dhe të demokracisë.

* * *
Ai vdiq, pa e gëzuar shpalljen formale të pavarësisë, së cilës i kushtoi jetën; por mermeri i kujtesës, në të cilin ndërgjegjja popullore gjithshqiptare ka gdhendur madhështinë e tij, është i pavdekshëm. I renditur krah figurave më të larta që ka nxjerrë kombi shqiptar, si Presidenti i parë i Kosovës martire, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë të së cilës vuri veten me një përkushtim flijues dhe me zotësi të pashoqe, ai do të jetojë përjetësinë e lavdisë historike.
Rugova nuk qe dhe nuk do të mbetet thjesht vetëm një personalitet shqiptar a ballkanik. Vlerat e tij shtrihen më përtej në Evropë dhe në të gjithë botën, sepse ai, me idetë e praktikën e tij, e sidomos me krijimin e strukturave shtetërore paralele në Kosovë, dha një ndihmesë të re me vlera të veçanta origjinale në luftën paqësore për çlirim dhe të drejta njerëzore të të gjithë popujve të robëruar, ndihmesë që i pasuroi dhe i zhvilloi më tej idetë dhe praktikën e rezistencës paqësore të Gandit , “satyagraha-n” gandiste.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Anton Cefa, Gandisti i madh, Ibrahim Rugova

LDK-së në Malishevë shënoi 27 vjetorin e themelimit

April 8, 2017 by dgreca

Malishevë, 8 prill 2017 -Në praninë e qindra qytetarëve dhe aktivistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Malishevë u shënua 27-vjetori i themelimit të Degës së LDK-së në këtë qytet.1 LDKTë pranishmëve të shumtë, me nga një fjalë rasti iu drejtuan kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa dhe kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Sami Kafexholli.

2 LDKDuke uruar përvjetorin e 27-të, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar Presidentin Rugova dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.Kryetari Mustafa ka shprehur mirënjohje të veçantë për veprimtarët e LDK-së në Malishevë, të cilët tash e 27 vjet e kanë mbajtur gjallë LDK-në dhe të gjithë ata që i janë bashkuar LDK-së ndërkohë.

Më tutje, Akademik Mustafa shprehu përkushtimin e tij si kryetar i LDK-së por edhe të Kryesisë, të Këshillit të Përgjithshëm, dhe të Kuvendit për kultivimin e vlerave themelore të LDK-së dhe rrugës, praktikës dhe filozofisë së Presidentit Ibrahim Rugova, të cilat, siç u shpreh kryetari Mustafa, do të jenë udhërrëfyese të zhvillimit dhe punës së LDK-së.

“Do të punojmë shumë në mënyrë që LDK-në tani ta bëjmë pjesë të rëndësishme të ndërtimit të institucioneve, të qeverisjes së vendit, të drejtimit të komunave, të zhvillimit ekonomik, integrimeve evropiane dhe të paqes e sigurisë në këtë pjesë të Evropës. Unë konsideroj se pa LDK-në nuk do ta kishim sot një Kosovë të lirë, demokratike, të njohur dhe të pranuar nga 114 shtete, një Kosovë e cila është garanci e paqes dhe sigurisë, një Kosovë e cila po tregon rezultate shumë të mëdha në shumë fusha, edhe në fushën ekonomike, në fushë politike edhe në aspektin e zhvillimit demokratik edhe në aspektin e sigurisë por edhe në aspektin e përgatitjeve tona për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në OKB”, tha kryeministri Mustafa.Lideri i LDK-së, po ashtu, tha se kjo parti do të vazhdojë të punojë që ta përgatis Kosovën që të jetë vend i cili do të dëshmojë vlerat e saj në të gjitha këto institucione.

“Ne vlerësojmë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe në NATO së bashku më Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Ne besojmë poashtu se  Kosova e ka vendin në Kombet e Bashkuara, në organizatën e të gjitha kombeve sepse kemi vlera dhe kemi çka të këmbejmë në këtë organizatë”, tha kryetari Mustafa.

Më tutje, kryetari i LDK-së shprehu përkushtimin e organeve drejtuese që të komunikojnë dhe bashkëbisedojnë me anëtarësinë e gjerë për adresimin e kërkesave dhe qëndrimeve të tyre por edhe për përgatitjen e programit politik  të LDK-së edhe programit qeverisës, që të bëhet një program i cili i përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe të anëtarësisë.

“Gjatë këtyre dy viteve kemi kontaktuar me të gjitha strukturat, me të gjitha asociacionet e bizneseve, me të gjitha odat ekonomike, me pjesën më të madhe të bizneseve në Kosovë, me shoqërinë civile, me degët tona dhe kemi ndërtuar politikat ekonomike dhe politikat fiskale ashtu siç kanë kërkuar bizneset, qytetarët dhe asociacionet. Kjo na ka mundësuar që ne sot të kemi normën më të lartë të zhvillimit ekonomik në rajon. Po ashtu, jemi vendi që kemi hyrë 10 vjet më vonë në procesin e tranzicionit dhe kemi arritur këtë hap falë asaj që kemi një popullatë shumë të vyeshme ashtu siç e kemi edhe këtu në Malishevë, kemi biznese shumë të fuqishme dhe kemi një orientim të qartë politik dhe ekonomik që ta nxjerrim vendin nga kjo gjendje”, tha ai.Si kryeministër dhe si kryetar i LDK-së, akademik Mustafa, tha po ashtu se ministrat dhe Qeveria i dinë problemet me papunësinë por ka siguruar se edhe ky problem do të zgjidhet.

“Do ta zgjidhim bazuar në koncepte të qarta profesionale dhe shkencore, në bashkëpunim me institucionet më të fuqishme botërore, me Bankën Botërore, me FMN-në, me BERZH-in, me Bankën Evropiane për Investime, me vendet e Bashkimit Evropian, kah e kemi kthyer ne ekonominë sepse dëshirojmë ta kemi një ekonomi evropiane dhe të lidhur me vendet e BE-së”, tha kryetari Mustafa.Kryetari i LDK-së, po ashtu, foli për vlerësimet më të larta të Bankës Botërore, të organizatave amerikane dhe të organizatave më të fuqishme të bizneseve për punën e mirë që po bën Qeveria.

“Ne tani kemi bërë një kthesë të madhe, kemi ulur korrupsionin, ministrat tanë nuk merren me tenderë, e kemi lënë tenderomaninë anash dhe po mundohemi që të punojmë për qytetarin, të punojmë për të rinjtë tanë dhe të punojmë për perspektivën e zhvillimit ekonomik. Dikujt kjo mund të mos i pëlqejë por neve na gëzon. Ne i kemi rolet e ndara, Qeveria ka rolin e vet, presidenti ka rolin e vet, institucionet e drejtësisë rolin e tyre. Ne si Qeveri po punojmë fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe ne marrim përgjegjësi për aftësitë tona, dijen dhe profesionalizmin tonë, për ofertën tonë në zhvillimin ekonomik. Unë ju siguroj që ne do të shkojmë në rritje ekonomike edhe këtë vit edhe vitin e ardhëm edhe viteve tjera”, tha kryetari Mustafa.Sa i takon iniciativës së presidentit për procedimin e ushtrisë, Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen për çdo iniciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë Republikës së Kosovës në bashkëpunim me SHBA-të dhe NATO-n.

“Ne kemi përfunduar punën tonë në përmbushjen e 95 kritereve për liberalizim të vizave, 94 konsiderohen të plotësuara tërësisht, e kemi përfunduar punën edhe sa i përket matjes së territorit dhe sa i përket caktimit të vijës kufitare dhe tanimë kjo nuk është çështje e Qeverisë. Ne si Qeveri do t’ia procedojmë Kuvendit dhe mbetet përgjegjësi e Kuvendit të vendos lidhur me këtë çështje.  Është një çështje shumë e rëndësishme për qytetarët tanë, që njerëzit nuk e konsiderojnë që shumë e lehtë por ne jemi këtu të marrim vendim edhe më të rënda për interesat e vendit tonë”, tha kryeministri Mustafa.Më tutje, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për kërkesat e qytetarëve të Malishevës për çështjen e regjionalizimit, duke shprehur mbështetje që Malisheva të rikthehet në Regjionin e Prizrenit.

Krejt në fund, kryetari Mustafa, tha se për LDK-në nuk ka interesa të  veçanta dhe se LDK e ka vetëm një interes, realizimin e programit politik të saj, për ruajtjen e unitetit, përmbushjen e objektivave, për Qeverisje të mirë, të pastër, për qeverisje në interes të qytetarëve dhe me besimin e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Sami Kafexholli, në fjalën e tij tha se Dega e LDK-së në Malishevë edhe sot e kësaj dite i qëndron besnik rrugës së trasuar nga presidenti historik dhe arkitekti i Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.Më tej, ai ka folur për aktivitetet e Degës së LDK-së, duke theksuar se po vihet re një interesim dhe mobilizim i të gjitha gjeneratave për LDK-në,“I nderuar kryeministër Akademik Isa Mustafa, Dega jonë ju përkrah në punën e mirë që po e bëni në udhëheqjen e vendit, për një zhvillim ekonomik dhe mirëqenie më të mirë të qytetarëve”, tha Kafexholli, duke shtruar disa kërkesa të qytetarëve të Malishevës, duke shprehur besimin se kjo Qeveri mund të ofrojë zgjidhje për problemet konkrete të qytetarëve.
Gjatë këtij tubimi janë dhënë mirënjohje për veprimtarët shumëvjeçar të LDK-së në Malishevë.

Filed Under: Komente Tagged With: 27 Vjetori, Ibrahim Rugova, LDK Malisheve, Mustafa

4th July – 240-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

July 3, 2016 by dgreca

Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: “Ne shqiptarët i duam Amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”/
Nga Beqir SINA/NEW YORK : Si  sot 240 vjet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetet dhe lokalitetet, bazat ushtarake dhe familjet amerikane në gjithë vendin e jashtë saj, anë mbanë botës, janë duke u përgatitur për të festuar ditëlindjen –  Ditën e Pavarësisë 4 Korrikun 1776.
 Qyteti i Nju Jorkut – New York City – i njohur në SHBA, dhe mbarë botën, si një nga qytetet më të mëdha në festimin e Ditës së Pavarësisë së vendit, më 4 korrik, është sot në mbrëmje qyteti i Fishekzjarreve, të sponsorizuara nga super kompania e dyqanve te tregëtise  Macy-së, e cila tërheq sot përgjatë brigjeve të ishujve të saj më shumë se 5 milionë spektatorë, dhe mbi 100 milionë tele-shikues, në të gjithë SHBA, në trasmetimet e këtij spektakli madhështor në TV, internet dhe medien sociale, nga eskluziviteti i TV NBC-së .
 Ky vit është 240 vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  dhe 40 vjetori i festimit më të madhë me fishekzjarre nga supermarketi Macy-së, ku kan për t’u shfaqur më shumë se 56.000 efekte piroteknike – spektre të ndryshme me fishkezjarre.
240-vjetori i Pavarësisë së SHBA:
Ditën e Pavarësisë-Ditëlindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miratimin e Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik, 1776, sot e nderon me pietete të mëdha çdo amerikan. Mbasi ajo është një ditë, e cila festohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, duke filluar me parada madhështore, parada  ushtarke e sportive me motive patriotike, me dalje të organizuara në ekskursione dhe pikniqe familjare, dhe do të mbyllet me një natë të koncerteve dhe spektakleve me hedhjen në qiell të tonelatave të fishekzjarreve.
“Amerika e bukur”. “Shtëpia e lirë dhe e të guximshmeve”. “Toka e mundësisë”. – “America the beautiful”. “Home of the free and the brave”. “The land of opportunity”, këto janë frazat që ne do të dëgjojmë në mënyrë të pashmangshme, edhe në këtë 4 Korrik, që vjen si një kremtim solemn teksa Shtetet e Bashkuara po festojnë, sot përvjetorin e 240-të, kur u deklarua Pavarësia e saj. Nuk ka asnjë dyshim që ky është një festim madhështor patriotik i çdo amerikani  – dhe është një arsye më shumë për të vendosur në çdo shtëpi flamurin amerikan.
Dita e Pavarësisë, është dita kombëtare e Shteteve të Bashkuara:
Çdo vit, më 4 Korrik (si sot 4 Korrik 2016), amerikanët festojnë së bashku me familjet e tyre, lirinë dhe pavarësinë me pikniqe, dhe grumbullime familjare në oborret e tyre ose nëpër parqet e laokaliteve dhe qyteteve amerikane. Autoritetet, shtetërore dhe federale kanë mobilizuar mijëra oficerë të policisë, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara, si shkak i masave të larta të sigurisë kombëtare. Forca të tjerë të ruajtjes së rendit – shtesë do të sigurojnë duke ruajtur , stadiumet, spitaalet, stacionet e etrenave dhe autobusve, metrote dhe aeroportet, si dhe hotelet dhe pikat tërheqëse për turistët, sidomos kjo në qytetet më të mëdha përfshirë Nju Jorkun.
 Miliona njerëz si për shembull në New York, dhe në disa shtete të SHBA do të jenë në gjendje të gëzojnë sonte atë spektakiln e mahnitshëm me fishekzjarre, dhe që është bërë tradicional i cili është mbresëlënës dhe është një natë e shumëpritur. Aktivitetet lidhur me ditën e pavarësisë që përfshijnë dhe garat dhe ngjarjet sportive, e koncerte në skena të hapura me këngëtarë nga më të njohurit në SHBA.
Deklarata e Pavarësisë së SHBA
Deklarata e Pavarësisë është një dokument, nëpërmjet të cilit 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut, shpallën veten të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti u ratifikua nga Kongresi Kontinental më 4 Korrik, 1776. Deklarata e Pavarësisë është një nga simbolet e lirisë, dhe më të dashura e të nderuara të Shteteve të Bashkuara.
240-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ose Ditëlindja e Amerikës , është dita kur lindi Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta amerikane, është ditë gëzimi, jo vetëm e amerikanëve, por tashmë është bërë pjesë edhe e kombit shqiptar që e konsiderojmë Amerikën shtëpinë e dytë dhe mikun e përjetshëm të shqiptarëve
 Sot, më 4 Korrik 2016, u mbushën 240 vjet nga dita, që kur burrat më të ndritur të kombit Amerikan, nënshkruan.
Deklaratën e Pavarësisë, duke u betuar, ashtu siç thuhet edhe në deklaratë, për nderin e tyre, të kombit të cilit ata i përkisnin.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, dhe përshkruan bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, që në një gjuhë më të thjeshtë janë Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. 
Kur gjatë luftës për çlirimin e Kosovës shtrohej pyetja pse amerikanët duhet të vdesin për Kosovën, natyrshëm dilte përgjigjja e këtij kombi të madh: se burrat më të ndritur të këtij kombi, më 4 Korrik, si sot, 240 vjet më parë, kishin vendosur të krijojnë shtetin e bazuar në lirinë dhe të drejtat e barabarta të secilit komb.
Trashëgimnia dhe porosia e tyre e çoi Amerikën në luftë, për të mbrojtur principet e lirisë dhe demokracisë amerikane edhe në Kosovë, dhe të gjitha ato vende të shtypura nga diktaturat dhe sundimet ideologjike, dhe diktatoriale mohimin e privimin e lierisë. Për, Amerikën gjëja më e shenjtë, e cila simbolizon edhe këtë ditë, është fjala liri e demokraci. Pra, liria e Kosovës dhe e shqiptarëve në vite, ishte emër kuptimplotë për Amerikën dhe kombin shqiptar.
4 Korriku i SHBA, kumbon thellë në zemër të çdo amerikani – tek tri fjalët e para të Kushtetutës amerikane, “We the People”, “Ne populli”, për të theksuar rolin e rëndësishëm që shtetasit amerikanë kanë në qeverinë e Shteteve të Bashkuara:
Ato tre fjalë u bëjnë thirrje amerikanëve të mos harrojnë se përveç pushtetit që ata ushtrojnë ndaj qeverisë, nëpërmjet të drejtës së tyre të votës, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësinë për lirinë e vendit të tyre.
Besojmë se askush më mirë se ne shqiptarët, nuk e ka kuptuar këtë, askush më mirë se ne shqiptarët nuk e di faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë betuar në nderin e tyre dhe që demokracia, liria e popujve, të mbrohet atje ku ajo dhunohet dhe shtypet. Ngase, armiqtë më të mdhenj të Amerikës, nuk janë popujt, por janë diktaturat e diktatorët, shtypja e popujve liridashës, skamja dhe mjerimi i tyre.
Miku më i madh i Amerikës, është ai komb që do dhe lufton për paqen, lirinë dhe demokracinë, jemi ne shqiptarët.
4 Korriku, Dita e Pavarësisë amerikane, në këtë çerek shekulli, liri e demokraci të popullit shqiptarë, aq sa i përket sot kombit Amerikan, po aq na përket edhe shqiptarëve, kombit Shqiptar. Kombi shqiptar feston 4 Korrikun, ashtu siç feston 28 Nëntorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, ashtu si feston çlirimin dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës, 12 qershorin 1999, e cila i është mirnjohëse për jetë Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Presidenti i parë historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, ia ka dedikuar sa ishte gjallë, gjithë këtë mrekulli admirimit dhe respektit që kanë shqiptaret për Amerikën, presidentëve Uilson,  Regan, Klintonit, që i tha ndal genocidit në Kosovë me intervenimin ushtarak sulmet ajrore të NATO-s, por edhe me “Vijën e Kuqe” në prag të Krishtlindjeve të Presidentit George H. Bushit, por edhe presidentit George W Bush kur deklarojë në Tiranë pavarësinë e Kosovës.
Mbasi ishte George W. Bush, i cili i vizitoi për herë të parë trupat amerikane në Kosovë, fill pas inaugurimit presidencial, dhe në vizitën e parë të një presidenti amerikan në detyrë, kur vizitoi Tiranën, dhe deklaroi se “Kosova vetëm e pavarur nga Serbia, dhe, “Mjaft, është Mjaft”.
Presidenti i ndjerë i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, pati thënë se: “Ne shqiptarët i duam amerikanët, sepse ata na dhuruan lirinë, që ne dëshironim – pikërisht për këtë ka një respekt ideal. Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha”. 
Ndërkohë, sot më 4 Korrik 2016, kur Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 240-vjetorin e Pavarësisë së saj kombi shqiptar dëshiron të tregojë me sinqeritetin e tij se shqiptarët, u janë mirënjohës miqve të tyre të shumtë amerikanë, ndër të cilët presidentit Woodrow Wilson, për përpjekjet që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për kombin tonë dhe për ruajtjen e miqësisë shqiptaro-amerikane.

Filed Under: Histori Tagged With: 4 July, Beqir Sina, dr, Ibrahim Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT