• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HUMANISTËT TANË TË SHEK XV-XVI NË DRITË TË RE

April 22, 2016 by dgreca

(Ese për histoirianin Ilia S. Karanxha)/

Nga Thanas L. GJIKA/*

Në historiografinë tonë të pasdiktaturës ka vite që historiani Ilia Karanxha po sjell prurje të reja me një rëndësi të veçantë, me të cilat po i sfidon historianët e institucioneve shtetërore të Shqipërisë. Sfidat e këtij historiani nuk kanë të bëjnë me ndreqjet e gabimeve të historisë së Shqipërisë së shek. XX, si kanë bërë Uran Butka, Eugjen Merlika, Tomor Aliko, Agim Musta, Lek Pervizi, Mërgim Korça, etj. Artikujt dhe studimet monografike të Ilias sqarojë probleme të trajtuar gabim ose të patrajtuar prej historiografisë shqiptare gjatë shekujve, konkretisht lidhur me humanizmin shqiptar që u zhvillua në Itali mbas pushtimit osman në shek. XV-XVI.

Ilia Karanxha nuk është bir i familjeve të përndjekura, që pësuan burgje e internime gjatë diktaturës komuniste. Ai i përket një familjeje të thjeshtë arsimtari, familje që arriti gjithëshka me punë e djersë, por që diktatura e la mënjanë, e nënvlerësoi, sepse nuk bënte pjesë në familjet që ia kishin shitur shpirtin e moralin diktaturës. Ky nënvlerësim vijon sot edhe me Ilian ndonëse ai ka arritur rezultate shkencore që në Shqipëri nuk i ka arritur as një departament shkencor ose ndonjë katedër mësimore-shkencore.

Gjatë viteve 1975-1992 Ilia punoi si mësues i historisë në shkolla të ndryshme të rrethit të Korçës dhe si ciceron në qendrat muzeale të atij qyteti. U shqua për përpjekjet e tij për të nxjerrë në dritë figura dhe ngjarje të viteve 1870-1944 të qarkut të Korçës që nuk ishin vlerësuar sa e si duhej prej historiografisë zyrtare.

Në vitin 1992 iu dha rasti të emigronte në Itali ku mbas peripecish u sistemua në Firence. Këtu gjatë viteve 1997-2007, krahas punës për të mbijetuar, iu kushtua rikualifikimit të tij si historian dhe grumbullimit të një materiali të gjerë lidhur me humanistët tanë që kishin vepruar në Toskanë, Venedik e aty rrotull. Si rezultat i kësaj pune ai hartoi veprën voluminoze Albanologjia në bibliotekat e Firences, ku regjistroi gati 21.000 (njëzetenjë mijë) zëra, prej të cilëve 5.000 (pesëmijë) janë të dhëna të nxjera nga studime monografike. U nxorrën në dritë të dhëna pak ose aspak të njohura prej historiografisë sonë të derisotme. Vepra u dërgua në Tiranë, ku në fillim u prit mirë, por shumë shpejt u la mënjanë, ndoshta me synim që të kopjohej pjesërisht prej bibliografëve dhe studjuesve të atjeshëm. Ilia nuk u dekurajua, por vijoi punën për të hartuar vepra të reja, me të cilat solli teza të reja për jetën dhe veprën e disa prej humanistëve më të shquar italo-shqiptarë të shekujve XV-XVI.

Historianët tanë të Shqipërisë, si ata që kanë qenë të formuar në kohën e diktaturës edhe të rinjtë, për rrethana që ende nuk kuptohen, vijojnë të mbrojnë hipoteza të vjetra të cilat historiani Ilia Karanxha i ka rrëzuar me argumente shkencore. Duket se shumica e historianëve tanë të Shqipërisë, ashtu si mjaft prej zyrtarëve, janë mësuar të marrin ryshfete prej qarqeve antishqiptare turke, greke, sërbe, ose italiane dhe nuk duan t’i ndryshojnë bindjet e tyre të gabuara, sepse u prishet qejfi atyre qarqeve. Kjo dukuri përbën një problem serioz kombëtar që duhet luftuar sa nuk është vonë.

* * *

Ilia Karanxha u lind në Korçë më 1 nëntor 1950 në një familje të ardhur nga përtej kufirit. Babai i tij ishte lindur në fshatin Smërdesh midis Follorinës e Kosturit në një familje me dymbëthjetë fëmijë, tetë djem e katër vajza, por në gjendje të mirë ekonomike me prona e dyqan tregëtie. Fshati Smërdesh kishte një popullsi të përzjerë me shumicë maqedone e me shqiptarë e vlleh, si dhe disa familje greke. Aty, ashtu si në Negovan e Bellkamen, popullsia zotëronte dhe përdorte si tri gjuhë të gjalla: maqedonisht, shqip e arumanisht. Kurse të shkolluarit flisnin dhe greqisht, gjuhën e mësuar në shkollë.

Në valën e shpërngulejeve me forcë të popullsive jo greke për gjatë kufirit familja Karanxha u ndesh me autoritetet dhe andarët grekë duke kundërshtuar këtë brutalitet. Në këto rrethana u vra prej andarëve një prej djemve të kësaj familje. Në këto kondita mes familjes Karanxha e autoriteteve greke lindën konflikte të ashpra armiqësore. Xha Llambroja – gjyshi i Ilias – u vendos përfundimisht në Bilisht ku zhvillonte prej vitesh veprimtarinë e tij tregëtare.

Me fillimin e luftrave ballkanike, territore shqiptare u pushtuan nga andarët grekë. Familja Karanxha u shtrëngua më 1914 të shpërngulej përkohësisht në Korçë. Gjatë kësaj kohe andarët grekë grabitën dyqanet dhe maganizat e xha Llambros meqënëse konsiderohej si një familje proshqiptare e antigreke. Pas këtyre ngjarjeve gjëndja ekonomike e familjes u keqësua, gjë që e detyroi xha Llambron të emigronte për disa vjet në ShBA ndërsa djali i madh Stavri u detyrua të mësonte si autodidakt e të jepte provimet në Korçë të cilat iu njohën në nivelin e shkollës Normale të Elbasanit.

Në vitin 1926 ai filloi punën si mësues në shkollën fillore në fshatrat anës liqenit të Prespës, për shkak se dinte gjuhën maqedone, gjuhën e fëmijëve të atjeshëm. Më vonë sherbeu si arsimtar edhe në fshatra të tjera të zonës së Devollit ku kaloi vitet e Luftës Antifashiste. Stavri ishte njohës i disa gjuhëve, maqedonishten ashtu si shqipen e kishte mësuar në fëmijëri dhe rininë e hershme në familje. Greqishten e kishte mësuar në shkollën e fshatit, ku kreu filloren me pesë klasë. Në vitet 1939-1943, gjatë pushtimit italian, mësoi italishten ndërsa më vonë edhe frëngjishten. Së fundi gjatë viteve 1949-1954 mësoi dhe rusishten. Mirëpo njerëzit që kishin zell për të mësuar gjuhët e huaja shikoheshin me sy jo të mirë nga pushteti komunist, i cili i konsideronte gjuhët e huaja si burim infeksioni nga ideologjitë e huaja. Kështu ky mësues, ndonëse ishte shumë i mirë, u nxorr në pension para kohe.

Nëna e Ilias quhej Harikli dhe ajo rrithte nga një familje me traditata të shquara atdhetare. Kishte lindur në Qytezë të Devollit ku gjyshi i saj njihej si një pjesmarrës në Kongresin e Manstirit. Familja e të jëmës kishte lidhje të afërta farefisnore me familjen e njohur Tromara. Djali i madh i kësaj familjeje, Vasili më 1912 vrau komandantin e garnizonit turk të Korçës. Kurse djali Nikolla, i njohur në histori me emrin Kol Tromara ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të Fan Nolit në SHBA, kryetar i shoqërisë Vartra për disa vjet, etj. Gjatë Luftëns Antifashiste ishte një nga figurat kryesore të nacionalizmit shqiptar dhe i shoqatës Balli Kombëtar. Regjimi komunist e dënoi atë dhe dy shokët e tij Bahri Omarin e Aqif Përmetin me vdekje. Fjala e tij e fundit para trupit gjykues ka mbetur historike: Zoti prokuror duket se ju keni vendosur të na pushkatoni, kështu mbrojtja jonë nuk ka vlerë. Vranani, por dijeni, patriotë si ne do t’i duhen Shqipërisë, por nuk do t’i gjeni më!”

I përmëndëm këto fakte mbasi Ilia kaloi në Qytezë gati gjithë fëmijërinë e tij dhe nga gjyshja dhe nga motra e saj i dëgjoi shumë herë këto histori që e bënin të ndjehej krenar për kushëririn e tij trim, që ua paratha komunistëve shkretëtirën që filluan të krijonin që në muajt e parë të sundimit të tyre.

Mbas nxerrjes në pension të babait, nëna e Ilias u detyrua të punësohej në punë sezonale në Ndërmarrjen e Konservimit, gjë që e keqësoi dhe më shumë shëndetin e saj të dobët. Ilia së bashku me motrën Svjetllana u detyruan për vite me radhë gjatë muajve të verës të mblidhnin kamomil (maraqka) për të siguruar disa të ardhura për të mbijetuar. Në vitet 1968-1970 djaloshi Ilia kreu studimet në Institutin 2-vjeçar të Shkodrës dega Histori-Gjeografi-Fiskulutë. Mbas diplomimit ai filloi punën si mësues në shkollën 7-vjeçare të fshatit Moçan të Gorës, 30 km larg Korçës. Mirëpo ndodhi që gjatë vizitës të deputetit të zonës, kur mungonte drejtori i shkollës, ai organizoi nxënësit që ta prisnin deputetin, por pa i nxitur për entusiazëm të shtirur. Deputeti raportoi në organet e seksionit të arsimit se mësuesi Karanxha ishte indiferent ndaj politikës së partisë, se indiferenca e tij i shërbente armikut, etj. Mbas dy muajsh Ilias iu dërgua fletë-thirrja për të kryer shërbimin ushtar. Kështu ai u detyrua të ndërpriste punën dhe të shkonte ushtar në nëntor 1970 larg Korçës në Mamuras.

Gjatë diktaturës komuniste në muajt e parë të shërbimit ushtarak oficerët kishin për detyrë kryesore të zhvishnin çdo rekrut nga ndjenjat e personalitetit e ta kthenin atë në një ushtar që nuk duhej të mendonte me kokën e vet, por të thoshte gjithnjë: urdhëro, si urdhëron! Mbasi bëri betimin, Ilia filloi stërvitjet ushtarake, gjatë të cilave mori një të ftohur. E ftohura duke mos u kurruar u thellua në bronko pneumoni në të dy mushkëritë. Doktori i repartit nuk i kushtoi vëmendje dhe i sëmuri filloi të dobësohej derisa ariti në humbje të madhe peshe e mungesë fuqie për të dalë në stërvitje. E dërguan për kurim në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Pas disa muajsh trajtimi, e kaluan në Senatoriumin e Korçës. Aty Ilia kaloi 7 muaj. U nxor prej Senatoriumit me kartelë si i paaftë për shërbim ushtarak.

Për të siguruar jetesën ai kërkoi të rifillonte punën si mësues. Në shtator 1972 e emëruan në fshatin Pirg ku punonin prej qytetit edhe 40 mësues të tjerë dhe disa kuadro bujqësore, disa ndihmësmjekë dhe ekonomistë. Ilia ra në sy për mbajtje të flokëve të gjata, si në Pirg ku pononte edhe në qytetin e Korçës ku shkonte mbasditeve dhe delte në xhiron e mbrëmjes. U sulmua si mësues që shfaqte ndikim nga ideologjia borgjeze. Një të djelë gjatë xhiros në bulevard e kapën punonjësit e Degës së Punëve të Brendëshme të Korçës dhe e shpunë te një zyrë të Komitetit të Partisë, ku i bënë fotografi për flokët e gjata dhe rripin e gjerë të pantallonave. Këtë foto e varrën të nesërmen në reklamat e qytetit tek xhamllëqet e MAPO-s. Në Pirg filluan mbledhjet e kolektivit nën drejtimin e organizatës së partisë dhe njerëzve të pushtetit të atjeshëm. Sekretari i partisë së organizatës bazë e drejtori i shkollës propozuan pushim nga puna dhe dërgim të këtij mësuesi në punë prodhuese. U kërkua opinioni i mësuesve. Këta e mbrojtën kolegun e tyre duke folur për punën e tij të mirë, respektimin e rregullave të punës, respektin që kishin nxënësit dhe prindërit e tyre për Ilian. Vetë Ilia, i këshilluar prej një shoku, tha se do të qethej shkurt dhe rripin e pandallonave do ta ndërronte. Mbledhja u mbyll pa marrë ndonjë vendim.

Mbas disa javësh drejtoria e shkollës filloi mbledhjet për të detyruar mësuesit që vinin nga qyteti të flinin në fshat e të mos shkonin çdo ditë në shtëpitë e tyre.Ilia u ngrit kundër të tilla propozimeve, duke thënë se mësuesit ishin emëruar aty për të zhvilluar procesin mësimor dhe jo edhe për të fjetur nëpër shtëpitë e fshatarëve. Mësuesit nguli këmbë ai, duhej të trajtoheshin njësoj si agronomët, personeli mjekësor, ekonomistët, etj. Kështu ky propozim u la pas dore.

Ilia i vuri vetes detyrë të kryente me korrespondencë shkollën e lartë në degën 4-vjeçare Histori-Gjeografi pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të U.Sh.T., së cilën e kreu në vitin 1977. Një vit para diplomimit ai u martua me vajzën vlonjate Farida Zylaj e cila kishte mbaruar studimet për mjekësi. Në këtë kohë filluan ta aktivizonin për disa punë pranë muzeumeve të qytetit.

Me rastin e 100-vjetorit të shkollës së parë shqipe Ilia përgatiti një listë me mësues të pavlerësuar sa duhej, si Motrat Sevasti e Parashqevi Qiriazi, si dhe vëllezërit e tyre Gjerasim e Gjergj, dhe për Sotir Pecin, Kristo Dakon, Thanas Floqin, Sami Pojanin, Ali bej Dishnicën e Stefan Kondillarin. Përgatiti për ta motivacionin pse duheshin dekoruar me medalje e tituj. Vlerësimet e tij u morën parasysh dhe dekorimet e medaljet erdhën në Korçë ku u ndanë me ceremoni. Zotërinjve të Komitetit Ekzekutiv e atyre të Seksionit të Arsimit nuk u erdhi mirë që këta mësues e atdhetarë u vlerësuan sipas motivacionit që hartoi historiani Karanxha, i cili i nxori nga errësira ku ishin lënë deri atëhere.

Duke qenë punonjës muzeu historik, që binte në sy për ambicije studimore, në vitin 1988 Ilia u lejua të regjistrohej për të mbrojtur gradën Kandidat i Shkencave Historike me temën Treva e Korçës në prag të shpalljes së Pavarësisë. Ai i dha katër provimet e detyrueshme dhe vijoi hartimin e disertacionit. Mirëpo mundësitë e pakta për të shkuar në Tiranë ku duhej të punonte me ditë të tëra pranë Arkivit Qendror të Shtetit dhe pranë arkivit të Institutit të Historisë e ngadalësuan ritmin e hartimit e të mbrojtjes së gradës. Në vitet 1989-1990, sa më shumë shtohej varfëria në jetën e përditëshme aq më shpesh punonjësit e Degës së Brendëshme takoheshin me qytetarët si rastësisht dhe u tregonin anektdotën “Një kyç tutius të shpëton jetën”, ose përdorimin shprehjen “Derri do plumb”. Ilia i injoronte duke u ndënjur sa më larg, ose duke bërë sikur nuk i dëgjonte të tilla presione.

Një njohje që do të sillte ndryshime në jetën e këtij studjuesi ndodhi në vitin 1988 kur shkoi në Korçë italiania Licia Conti. Kjo e fliste lirshëm gjuhën shqipe, të cilën e kishte mësuar duke jetuar në fshatrat arbëreshe të Italisë së Jugut. Ajo shpuri një ekspozitë me kukulla ku demonstroheshin veshjet e popullsisë arbëreshe. Ilian e caktuan si shoqërues e ndihmës. Ekspozita qëndroi e hapur 10 ditë. Zonja italiane në të vërtetë ishte një murgeshë që kishte gjetur ngushëllim duke studjuar gjuhën, zakonet, traditat kulturore të arbëreshëve të Kalabrisë dhe e kishte marrë inisiativën për të bërë të njohur midis popullit shqiptar të Shqipërisë traditat e pakicës arbëreshe. Si grua me kulturë ajo e bëri për vete Ilian. Shoqëria midis tyre u zgjerua duke u hapur dhe biseda politike. Ilia nuk nguroi, që, kur ishin vetëm, t’i fliste hapur për gjendjen e vështirë ekonomike, për faktin se në Shqipëri mund të arrestoheshe për një ankesë të vogël, etj. Me formimin e Partisë Demokratike, filloi koha e ëndrrave të mëdha për liri e demolraci. Ila dhe bashkëshortja e tij u bënë anëtarë të saj. Në mitingun e parë që mbajti kjo parti në qytetin e Korçës, Farida ishte e vetmja grua e atij qyteti që foli para popullit. Viti 1992 e gjeti Ilia Karanxhën një historian të formuar me disertacion të mbaruar, por të pambrojtur në këshillin shkencor. Po atë vit, murgeshja italiane Licia Conti, si bashkëpunëtore e Caritas-it italian, shkoi sërisht në Korçë ku shpuri ndihma materiale dhe i propozoi Ilias për të hapur një degë të Caritasit në atë qytet. Ilia e pranoi propozimin dhe krijoi shoqërinë Agimi, ku filloi të priste ndihma dhe organizoi ndarjen e tyre nëpër familjet e Korçës. Mirëpo varfëria ekstreme i kishte bërë njerëzit të pangopshëm, sejcili përpiqej të merrte sa më shumë ndihma, disa prej të cilave filluan dhe t’i shisnin tek tregu… Kjo e mërziti Ilian, prandaj kur bashkëpunëtorja Conti i shprehu në telefon mundësinë për të punuar në një qendër kulturore e ndihmash në qytetin Otranto, ai pranoi. Këtu ai filloi nga puna dhe pasi i mbaroi viza turistike, bëri përpjekje për të qëndruar atje si nënpunës i Caritasit italian për të dërguar ndihma në Korçë.

Mbas vështirësish të shumta mundi ta kthente vizën turistike në vizë pune e më pas mundi të rregullohej me dokumente për të qëndruar legalisht në Itali, ku shkuan dhe djali e bashkëshortja. Lufta për tu përshtatur me jetën e emigrantit, për gjetje pune për vete e Faridën, mundësi shkollimi për djalin etj, ishin shpesh herë shqetësuese dhe dekurajuese. Por si i thonë fjalës i miri vuan por nuk humbet, edhe familja Karnxha duke pasur herë pas here ndihmën e Giuseppe e Ada Tundo nga Galatina arriti t’i kapërcente vështirësitë dhe në vitin 1996 shkoi në Firence, ku dalngadal mundi të sistemohej në kushte më të mira. Djali u regjistrua në Universitetin e Pizës dega Ingjineri Elektronike, Farida zuri punë me orar të pjesshëm 3 orë në ditë, kurse Ilia u punësua me orar të plotë si kujdestar, roje dhe mirëmbajtës i bibliotekës së Institutit Holandes të atij qyteti. Me që ai duhej të përgjigjej për gjendjen e bibliotekës dhe ambjenteve të saj edhe mbas orarit të punës, Instituti i dha mundësi kësaj familjeje që të jetonte në një apartament brenda ambjenteve të veta.

Puna në bibliotekën e Institutit Holandez mes librash, e nxiti Ilian që njohuritë dhe shprehitë e tij si studjues i historisë t’i vinte në përdorim. Njohja e italishtes, frëngjishtes dhe anglishtes e ndihmoi që të futej gjithnjë e më thellë në studime historike jo vetëm në atë bibliotekë, por edhe në bibliotekat e shumta të atij qyteti, sidomos në Bibliotekën Nacionale. Filloi kështu një punë e madhe bibliografike disavjeçare në heshtje. Nisi mbushja e një skedari të ri me të dhëna të shumta e të paparashikuara. Pas disa vjet pune ai e përfundoi veprën madhore Albanologjia në Bibliotekat e Firences, vepër me 21.000 zëra bibliogrfikë, prej të cilëve 5.000 ishin nxjerrë nga vepra monografike. Me këtë vepër Karanxha krijoi një bibliotekë virtuale për shkencat albanologjike në ndihmë të studjuesve. Mirëpo Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë u tregua krejt indiferente kundrejt kësaj pune, për hartimin e së cilës ajo do të duhej të paguante disa punonjës për disa vjet. Po ashtu edhe Qëndra e Studimeve Albanollogjike së cilës iu vu në dispozicion ky punim shkencor nuk u interesuan, as ta blinte as ta botonte. E morrën falas për ta shfrytëzuar punonjësit e tyre e pse jo dhe për ta vjedhur.

Më tej Ilia iu fut punës për të studjuar jetën dhe veprat e Paolo Giovios. Krijoi një projekt për të hartuar studimin Shqiptarët në Muzeun e Paolo Giovios. Mirëpo materialet që u mblodhën për këtë vepër kishin shumë të dhëna për figura madhore të historisë shqiptare, si për Mikele Marulo Tarkanjota, Marin Beçikemin, Nikolla Leonik Tomeun, Gjergj Kastioti Skënderbeun, Pirron e Epirit, etj. Trajtimi i gjithë të dhënave për ta brenda një vepre të vetme pengonte trajtimin sa më të plotë për sejcilin. Atëhere studjuesi e zgjidhi këtë problem duke vijuar punën dhe kaloi në hartimin e monografive të veçanta për sejcilin personalitet.

Doli mbi të gjitha një problem madhor: ishte apo nuk ishte Marin Barleti autori i veprës Historia e Skënderbeut? Nga ana e tij Giovio ia njihte autorësinë Marin Beçikemit, humanistit që kishte punuar si profesor i oratorisë në Universitetet e qyteteve Raguzë, Breshia dhe Padova. Humanistë të tjerë që erdhën pas Giovios ia kishin mohuar autorësinë Beçikemit dhe ia kishin njohur Marin Barletit, emrit që shënohej në kapakun e veprës. Zgjidhja e kësaj enigme kërkonte një vëllim shumë të madh pune si për hulumtimin e kujdesshëm në jetëshkrimet e njërit dhe tjetrit humanist por edhe një studim të thelluar për njohjen sa më të plotë të histroiografisë kastriotiane. Konkretisht për Barletin dhe veprën e tij ekzistonte pothuajse një bibliotekë e tërë dhe përballimi i problemit ishte një betejë e vërtetë. Veç kësaj lidhur ngushtë me këto argumente duhej të ndërmereshin studime të veçanta e suplementare për të përcaktuar vëndin që zinte vepra Historia e Skëndërbeut nga pikpamja tipografike-editorile e ikonografike si brenda repertorit të botime të vëllezërve Bernardino e Matteo De Vitali po ashtu edhe në fushën e botimeve veneciane dhe romane në fillim të shekullit të XVI.

VEPËR MADHORE NË STUDIMET KASTRIOTIANE

Në tetor 2010 studjuesi Ilia Karanxha e mbylli me sukses betejën e tij duke e botuar në Tiranë veprën Barleti apo Beçikemi? Një pështjellim në shkencën shqiptare (më tej: Barleti apo Beçikemi?…). Për studjuesit e Tiranës kjo vepër shkaktoi një tërmet, mbasi aty me një varg provash vërtetohej se autori i vërtetë i veprës Historia e Skënderbeut ishte humanisti Marin Beçikemi kurse Marin Barleti ishte vetëm një emër i përdorur prej tij për t’u mbrojtur nga qarqet sunduese veneciane, të cilat nuk donin të flitej më për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Studjuesit e Tiranës e morën veprën, por në vend që ta studjonin dhe të organizonin një diskutim shkencor, u fshehën. Ata nuk pranuan t’i bënin veprës një promovim shkencor, sepse pranimi i rezultateve të reja përmbyste ato që ata kishin thënë në studimet e tyre. Për më tepër rezultatet e këtij studimi nuk u pranuan as nga studjuesja italiane Lucia Nadin, e cila punonte prej vitesh në arkivat e Venedikut dhe mbronte idenë se Marin Barleti ishte një person konkret që kishte shkruar e botuar veprën në fjalë.

Studimi Barleti apo Beçikemi?… bie në sy për punën e madhe, për kualifikim të shumanshëm, guxim shkencor dhe logjikë të mprehtë. Vetëm të tilla tipare e ndihmuan këtë autor që të luftonte e të arrinte që me veprën e tij të parë në krijimin e tezave dhe hipotezave të reja, kur teza e hipoteza të vjetra kishin kohë që ishin përhapur e kishin zenë vend. Duke krahasuar një mori të dhënash historike, filologjike e ikonografike, duke u thelluar në leximin e tekstit dhe duke përqasur pjesë teksesh nga panegjirikët e njohur të humanistit Marin Beçikemi me tekstet e veprave të lartpërmendura, Karanxha përmes arsyetimesh logjike, ka tronditur fort një sërë problemesh dhe ka sjellë përfundime të reja bindëse. Këto përfundime sqarojnë autorësinë e këtyre veprave, duke e lidhur atë me emrin e humanistit të njohur, profesorit Marin Beçikemi. Aty vërtetohen për herë të parë një varg të dhënash lidhur me dy Marinët, Gjergj Kastiotin Skënderbeun, pasardhësit e Pal Engjëllit, etj. Kështu sqarohet se i quajturi portret i Marin Barletit përdorur në veprën Historia e Skënderbeut është vetëm një klishe ikonografike e përdorur dhe në vepra të tjera si portret autori. Saktësohet data e botimit të kësaj vepre duke e spostuar atë në vitin 1522. Shpjegohen ndërhyrjet e pasardhësve të Pal Engjëllit në botimet e mëvonëshme për qëllime lavdie familjare, si dhe plotësohet me të dhëna biografike jeta e humanistit të madh shkodran Marin Beçikemi dhe ajo e botuesit B.V. (Benardino de Vitali), një shqiptar tjetër ky që u shqua si editor në botimet veneciane të shek XV-XVI. Jeta dhe veprimtaria e vëllezërve Vitali është objekt i një studimi të veçantë që I. S. Karanxha synon ta nxjerë në vazhdim. Mbas qëmtimesh të kujdesëshme të fakteve të fshehura brenda në tekstin e veprave, janë mbledhur të dhëna biografike për persona historikë që përmenden aty, janë krahasuar ato me të dhëna dokumentare dhe është ngritur me guxim teza e re. Sipas kësaj teze nuk ka qenë vëzhgues e përshkrues i shumë ngjarjeve autori i këtyre veprave, i quajturi Marin Barleti, si është konsideruar deri sot, por babai i Marin Beçikemit. Ky person i njohur historik, i cili quhej gjithashtu Marin, kishte qenë një nëpunës i Venedikut që kishte shërbyer shpesh herë si i dërguar, si ndërmjetës, pra si vëzhgues i Republikës së Shën Markut (i Venedikut) tek drejtuesit e trupave osmane, edhe në Krujë pranë Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Shkodër pranë komandantëve venecianë A. Loredan, dhe A. da Leçe. Ky vëzhgues e luftëtar, i cili u vra gjatë luftimeve heroike të rrethimit të dytë të Shkodrës, duket se ka qenë kronikani i shumë ngjarjeve, hartuesi i relacioneve, të cilat janë shfrytëzuar për hartimin e këtyre dy veprave madhore prej djalit të tij. Kjo nuk përjashton gjithaszhtu mundësinë që autori i këtyre dy veprave të ketë shfrytëzuar edhe relacione të tjera të nëpunsve venecianë që kanë vepruar në Shqipëri mbasi është e dokumetuar që Marin Beçikemi ishte një nga të paktët persona që kishte lejën dhe shfrytëzonte arkivin e Republikës të Venedikut.

Karanxha jep sqarime biografike për marrëdhëniet midis qeveritarëve të Venedikut e profesorit Marin Beçikemi, jep sqarime lidhur me opinionin konkret armiqësor të qeveritarëve venedikas ndaj Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si me gjallje dhe në dhjetvjeçarët e parë të shek. XVI-të. Më tej ai argumenton fakti pse vepra madhore Historia e Skenderbeut… u desh të paraqitej jo si një botim në Venecia, por në Romë, pa datë botimi, pa emrin e vërtetë të autorit, pa emrin e plotë të botuesit, si dhe me prezantues të maskuar në kopertinë. Sqarohet po ashtu se emri Marin Barleti me cilësimin prelat shkodran, u përdor për fshehjen e emrit të hartuesit të vërtetë Marin Beçikemit me që vepra e tij sillte interpretime të ndryshme nga historiografia zyrtare veneciane. Emri Marin Barleti që shfaqet në disa dokumenta, si emër i një djaloshi para vitit 1497, humbet krejt gjurmët e veta si person fizik në kapërxyell të shek XV dhe del vetëm si emër autori i dy veprave të mirënjohura, mirëpo nuk ka asnjë dëshmi ndër letra, ligjërata, libra, ose dokumente të botuara për jetën e tij si person konkret. Një farë biografie që është sajuar për këtë autor është krijuar kryesisht duke u mbështetur në të dhënat e brendshme të tekstit të vepraveHistoria e Skënderbeut… dhe Rrethimii i Shkodres, të cilat në të shumtën e rasteve i kanë përkitur babait të Marin Beçikemit. Ndërsa për personin Marin Beçikemi sillen të dhëna që dëshmojnë se ai kishte qenë tepër i ri kur kishte emigruar në Venedik. Këto fakte e shtyjnë studiuesin të hedhë idenë se Marin Barleti dhe Marin Beçikemi përjashtohen nga mundësia e të qenit pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të luftimeve në rrethimet e Shkodrës, e aq më pak në betejat e mëparshme skënderbejane. Rrëzimin e hipotezës ekzistuese sipas së cilës autori i këtyre dy veprave kishte qenë pjesëmarrës në luftimet që përshkruhen aty, studjuesi Karanxha e shoqëron me të dhëna bindëse biografike e biobiliografike.

Duke përqasur të dhënat biografike të këtyre dy humanistëve, autori i studimit thekson faktin se jetët e tyre afrohen shumë me njëra tjetrën, kurse duke gërmuar në të dhënat e brendshme filologjike të tekstit të veprave, ai ka mbritur në rezultatin se prapa emrit Marin Barleti prift shkodran, duhet parë profesori universitar, Marin Beçikemi. Bëhet një hap i parë e i sigurt në një rrugë të gjatë e të braktisur prej shekujsh duke rrikthyer në plan të parë meritat e mohuara të humanistit të shquar italian nga Lombardia Paolo Giovio, i cili ia njohu i pari Marin Beçikemit autorësinë e veprës Historia e Skënderbeut. Të dhënat për prelatin e devotshëm Marin Barleti, tregojnë se ai mbetet i projektuar në një situatë sureale, gati komplet i panjohur dhe jashtë ambientit të Rilindjes italjane. Kurse të dhënat për profesorin universitar Marin Beçikemi tregojnë se ky ka qenë një hartues i talentuar fjalimesh, ligjëratash biografike dhe komentesh për autorë e personalitete të antikitetit romak e italian dhe se ka qenë një gërmues i njohur i arkivave, sidomos i atyre veneciane. E kaluara e largët dhe e afërt e popullit shqiptar ishin temat e preferura me të cilat Beçikemi rekej të afirmonte identiten e dinjitetin e popullit të tij në emigracion.

Kështu bëhet e pranueshme hipoteza e re sipas së cilës autori i veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut ka qenë profesori i talentuar Marin Beçikemi. Për hartimin e tyre, ky gërmues i arkivave ka shfrytëzuar si kronikat e relacionet e shkruara prej babait të tij, si dhe aftësitë e tij oratorike e letrare për mbushjen e veprave me ligjërata të shumta në përshtatje si me periudhën historike dokumentare kur ndodhën ngjarjet po ashtu edhe me mendësitë e kohës kur u shkruan dhe u botuan veprat. Të dhëna të shumta bëjnë të qartë pse Marin Beçikemi nuk donte të komprometohej me argumenta delikate historike në një ambient ku faktet e ngjarjet e ndodhura në Shqipëri mes venecianëve dhe shqiptarëve ishin tepër të mpleksura me fërkime të shumta. Në Venedikun e dozhëve, nga shumë persona këto argumenta do të shiheshin me sy jo dashamirës. Me një fjalë historiografia e Beçikemit me një mjeshtëri të hollë e me mençuri të madhe arriti të delte nga konturet e historiografisë zyrtare veneciane, si dhe nga ligjet që pengonin e dënonin ata që guxonin të diskutonin e të komentonin relacionet e proveditorëve të Republikës së Venetikut. Pra përdorimi i emrit Marin Barleti prift shkodran e mbronte autorin e vërtetë nga pasojat, si dhe veprën e parë monumentale shqiptare e thënë me fjalët e vetë autorit nga kafshimet e zemërkëqijve. 

Beçikemi zbulohet si ka qenë realisht, si një personalitet që nuk ka një biografi të pastër e të kulluar si jemi mësuar ne t’i paraqitim figrat historike vetëm bardhë e zi. Ai ishte shqiptar, por më saktë shqiptar arumun dhe me nënë italiane. Ky humanist nuk ishte prift katolik, sepse ishte i martuar, por ka qenë prift orthodoks. Kjo pezmaton gjithë katolikët se e dinin katolik. Mirëpo duke jetuar në Italinë e Veriut, ai gjithë jetën ia dedikoi kishës katolike si humanist dhe si jurist i së drejtës kanonike. Ai punoi me shumë devotshmëri për Venedikun dhe kjo e ndihmoi që të arrinte të futej në arkivat e Sinjorisë dhe të mblidhte materiale për të zbuluar shumë aspekte të panjohura për princin Gjergj Kastriotin Skënderbeun, të cilin zyrtarët e lartë të Venedikut bënin plane si ta vrisnin. Kjo arritje e Beçikemit i prishi atëhere dhe i prish edhe sot humoret e venecianëve, mbase jo vetëm të venecianve, por edhe të atyre që janë të lidhur me venecianët.

Arritjet e historianit Karanxha prishin humoret jo vetëm të disa qarqeve të venecianëve dhe atyre që u lëpihen për ndonjë përfitim, por edhe të disa qarqeve turke, greke e sërbe dhe atyre që duan të përfitojnë prej tyre. Ai nuk e duron dot mentalitetin e sëmurë sipas të cilit ecin disa studjues shqiptarë që anojnë më shumë nga miqësia sesa nga historia… Studiuesi Karanxha me rezultatet e reja mbi autorësinë e veprave Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Skënderbeut, me sqarimet e shumta për rrethanat e botimit, me shpjegimet për ikonografinë kastriotiane, me ndjekjen e idesë për helmimin e Gjergj Kastriotit, me fundin misterioz e të papritur të Marin Beçikemit, etj, ngul piketa të reja në studimet kastriotiane. Me rezultatet e veta ai tërheq me sukses vëmendjen e studiuesve seriozë dhe hap hapësira të reja në këtë fushë të rëndësishme të studimeve albanologjike me vlera të mëdha edhe për studimet e humanizmit evropian. Vepra madhore e Ilia Karanxhës me sqarimet e saj shkencore krijon një situatë të re, sot e tutje kur të flasim për Marin Barletin do të nënkuptojmë Marin Beçikemin, ashtu si kur flasim për Migjenin nënkuptojmë Millosh Gjergj Nikollën. Ky studim krijon mundësi të reja për hartimin e një biografie të plotë për jetën e veprën e humanistit shkodran Marin Beçikemi, i cili tani e tutje do të shihet e vlerësohet si figura më e rëndësishme e humanistëve shqiptaro-italianë të shekujve XV-XVI-të.

Për t’i bërë sa më të njohura arritjet e veta lidhur me tezat e reja Ilia shkroi e botoi dhe një sërë artikujsh në gazetat Milosao e Tiranës, Dielli, e New York-ut, etj dhe në forume mediatike si Zemra Shqiptare, etj. Mirëpo studjuesit e Tiranës kanë zgjedhur heshtjen, sepse nuk duan të hyjnë në debat, të cilin e dijnë se do ta humbasin. Fillimisht u mendua të organizohej një konferencë ndërkombëtre pranë Bibliotekës Kombëtare të Tiranës e mbështetur me fonde nga kryetarja e Kuvendit Popullor me rastin e 500-vjetorit të botimi të veprës Historisë të Skënderbeut, por ajo nuk u mbajt. Nuk u mbajt sepse në studimin  Barleti apo Beçikemi?… dhe në shkrime të ndryshme Karanxha kishte argumentuar bindshëm se Historia e Skënderbeut nuk ishte botuar më 1510, si ishte thënë deri para botimit të studimit të tij, por më 1522.

Studjuesit seriozë e kuptojnë se në shkencë bëhen dhe gabime dhe kur sqarohet e verteta ata tërhiqen dhe pranojnë botërisht gabimet e bëra. Mirëpo studjuesit e Tiranës nuk e njohin tërheqjen nga gabimet. Ata më mirë pranojnë heshtjen, mbylljen e debatit, në vend të vlerësimit zgjedhin injorinim, në vend të përvehtësimit dhe mbështejes së tezave të reja zgjedhin ruajtjen e anakronizmave.

Gjatë diktaturës komuniste nuk u stimuluan studimet albanollogjike lidhur me humanizmin europian dhe humanizmin shqiptaro-italian. Studjuesi Mikel Prenushi, i vetmi që u muar me këtë temë nuk u dërgua kurrë në Itali për kërkime bibliografike e biografike. Ishte krijuar një boshllëk i pajustifikueshëm që do të reflektonte negativisht në jetën kulturale të vëndit gjatë gjithë gjysmës së dytë të shek. XX dhe më pas. Kjo situatë ndikoi në mungesën e specialistëve të mirëfilltë midis studjuesve shqiptarë. Kështu iu dha mundësia një studjuesi italian që të guxonte dhe në një formë abuzive të ndërtonte pseudo teza me një frymë antishqiptare dhe të quante Marin Barletin pra Marin Beçikemin, Atin e historiografisë dhe identietit shqiptar, si një injorant (subrusticus) apo të pakulturë, pothuaj bosh e pa ide (incultum, potius aridum atque ieiunum). Profili intelektual e kulturor i të ashtuquajturit Barleti (domethënë Beçikemit) u barazua me zero, aftësia dhe inisiativa e tij e pavarur për të shkrojtur vepra historiografike me frymë shqiptare u paraqit si një pamundësi absolute. Çfarëdo lloj nisme me karkter fetar, artistik, kulturor e historiografik i shqiptarëve në Venedik iu vesh një patrici venecian i qojtur Girolamo Donna si mendimtar, organizator dhe nxitës i tyre. Shkenca shqiptare para këtyre absurideteve heshti. Dikush u bë bashkautor, dikush në stilin e servilit dhe të mercenarit të përjetshëm u vu të lavdërojë veprën, siç ndodh zakonisht mes çirakut dhe zotërisë. Ndërsa deri dje kishim një Barlet që qënkej nxitur e udhëzuar nga Pietro (Pal) Ëngjëlli për shkrimin e Historisë të Skëndërbeut, tani na serviret një patric venecian. Kur shmanget vullneti për të njohur të vërtetën historike, supozimet dhe manipulimet historiografike nuk kanë cak.

Viti 2018 – viti i dy përvjetorëve të mëdhenj

Vepra Barleti apo Beçikemi?… e zgjidhi problemin e autorësisë, por ndërkohë krijoi nevojën e madhe për njohjen sa më të plotë të autorit të vërtetë të saj, të Marin Beçikemit. Kjo nevojë shtrohet kryesisht për rrethet shqiptare se në rrethet evropiane figura e këtij humanisti është mjaft e njohur edhe pse mungon një monografi kushtuar jetës dhe veprës së tij. Studjuesit e Shqipërisë, nëse nuk kanë filluar ende, duhet të fillojnë përgatitjet serioze që tani për të festuar dy përvjetorë të mëdhenj që lidhen me Gjergj Kastiotin Skënderbeun dhe Marin Beçikemin, alias Marin Barletin.

Viti 2018 do të jetë viti i 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastirotit Skënderbeut dhe i 550-vjetorit të lindjes të humanistit më të madh shqiptar Marin Beçikemit / Barletit. Në kuadrin e këtyre dy jubileve duhet të përgatiten seriozisht institucionet shkencore të Shqipërisë për t’i kremtuar ato me studime të reja dhe jo të kalojnë me ndonjë sesion shkencor ku të ripërtypen rezultate të vjetra, që tashmë historiani Karanxha i ka hedhur poshtë. Karanxha do të vijojë t’i sfidojë kolegët e tij të Tiranës me dy studime të reja monografike me të cilat do t’i paraprijë këta dy përvjetorë. Veprat quhen:

1. Marin Beçikemi / Barleti (1468-1526) – Themeluesi i historiografisë dhe identitetit shqiptar

2. Ikonografia Kastiotiane në Rilindjen Europiane.

Po njoftojmë gjithashtu se Karanxha në lidhje me këto dy figura të shquara që qëndrojnë në themel të historiografisë dhe të identitetit shqiptar po sjell kodin dorëshkrim të Gjergj Kastiotit Skënderbeut të vitit 1465 që përmban udhëzimet mbi mbretërinë e ardhshme shqiptare sipas modelit të Romës antike e shoqëruar kjo dhe me portretin e tij autentik. Po ashtu ai ka zbuluar një tjetër kod dorëshkrim të shek. XV i cili me një miniaturë në ballinë paraqet Marin Beçikemin / Barletin me veshje priftërore duke i dorëzuar veprën e tij dozhës të Venedikut.

Me këtë kod dorëshkrim ky studjues deri sot i pavlerësuar nga Tirana zyrtare, ka dokumentuar jo vetëm portretin origjinal të Marin Beçikemit / Barletit, por njëkohësisht edhe aktin e parë të fillimit të historiografisë moderne shqiptare. Të dy këto kode, ai i Skëndërbeut dhe ai i Beçikemit / Barletit do të zenë vendin përkatës në veprat e sipërpërmëndura. Përsa i përket ikonografisë kastiotiane ai ka botuar një sërë artikujsh studimorë, të cilët jo vetëm kanë hedhur dritë mbi shumë aspekte të panjohura të kësaj ikonografie, por nga studimet e kujdeshme në artin e rilindjes evropiane ai ka mundur të provojë se kjo Rrilindje kishte nisur edhe në Arbëri. Pra, princi Gjergj Kastioti Skënderbeu nuk kishte qënë vetëm një strateg i zoti që u rek gjithë jetën e tij në luftra kundra perandorisë më të fuqishme të kohës por edhe një intelektual i shquar me frymë humaniste që riktheu sytë nga e kaluara e largët e popullit shqiptar në traditat dhe artin pellazgo-ilir.Viti 2018 do të tregojë nëse institucionet shkencore të Shqipërisë do t’ia njohin superioritetin arritjeve të studjuesit Karanxha duke e ftuar atë të mbajë referatet kryesore në dy simpoziumet përkatëse, apo do të mbeten dogmatikë e anakoronikë me rezultatet e tyre fantastike.

Nikolla Leonik Tomeu 

Vepra Shqiptarët në muzeun e Paolo Giovios e ndihmoi Karanxhën të përgatitë dhe monografinë kushtuar humanistit tjetër të shquar shqiptar Nikolla Leonik Tomeos. Ky ish-pedagog e mik i disa humanistëve anglezë që u formuan prej tij fama e të cilit ishte e njohur në mbarë Euvropën. Kjo monografi është gati për botim dhe është paraprirë nga shumë shkrime studimore në shtypin shqiptar të këtyre viteve të fundit, ku është hedhur dritë mbi shumë aspekte të panjohura në shkencat shqiptare deri sot. Studimi Barleti apo Beçikemi?… solli dhe nevojën për hulumtime mbi veprën e dy vëllezrve tipografë Bernardino e Matteo de Vitali që vepruan në Venedik nga viti 1493 deri më 1539 ose 1540. Këtë punë studjuesi e kreu në vitet 2008-2009 dhe në atë kohë arriti të indentifikonte rreth 200 vepra të botuara prej tyre. Ata duhet të kenë qënë me origjinë shqiptare dhe janë botuesit e veprave të Beçikemit dhe të Tomeos. Në lidhje me këtë punim Ilia mendoi në fillim që të nxirrte një monografi në bashkëpunim me studjuesen italiane Lucia Nadin, mirëpo mirëkuptimi u ndërpre shumë shpejt. Sidoqoftë Karanxha vijoi punën i pavarur në këtë derejtim dhe sot ka verifikuar një repertor prej rreth 300 veprash të botuara prej vëllezrve de Vitali, duke e pasuruar fushën e studimeve tona mbi humanizmin shqiptar të shek XVI në nivele të reja.

Pasardhësit e peshkopit Pal Engjëlli

Krahas punës madhore që kanë kryer shumë humanistë shqiptarë në Itali me vepra origjinale, Ilia Karanxha zbuloi se në shek XVI nipat e peshkopit Pal Engjëlli kishin kryer një punë falsifikuese e cila ka ushtruar dhe vijon të ushtrojë një influencë të madhe negative në shkencat albanollogjike. Të nisur nga qëllime lavdidashëse për tu treguar si familja më e rëndësishme në trojet shqiptare dhe më gjërë ata prodhuan një numur të pafund dokumetash, kodesh në dorëshkrim, diplloma, publikuan edhe libra që të vërtetonin origjinat e tyre të largëta dhe të afërta perandorake. E paraqitën vehten si promotorët e çdo lëvizje me karakter ushtarak, fetar dhe kulturor në botën shqiptre. Këtë veprimtari falsifikuese e cila e turpëron emrin aq të nderuar të Pal Engjëllit, peshkopit të Durrësit dhe funksionarit të lartë të shtetit të Arbërit të kohës së Skënderbeut, studjuesi Karanxha e ka luftuar duke dhënë sqarime dhe shpjegime të shumta. Të tilla sqarime e shpjegime ai i dha së pari brenda veprës Barleti apo Beçikemi?... dhe në disa artikuj të veçantë botuar nëpër gazeta me tituj si Formula e Pagëzimit. Kryepeshkopi Pal Engjëlli apo famullitari Gjon Buzuku?1; Si e falsifikuan historinë Ëngjëllorët : befasitë e një analize të të ashtuquajturës vepra e tretë e Barletit [Compendium vitarum summorum pontificum vsque ad Marcellum II…]2; Peshkopi Pal Engjelli pa shtrembërimet historiografike3 dhe italisht Arcivescovo Paolo Andrea Angelo senza le falsificazioni storiche4; Gjeneza e një vepre dhe shtrembërimi i historiografisë shqiptre në shekullin XVI5; Luka Ulqinaku : Një dedikim monumental për Marin Beçikemin6. 

Që në veprën Barleti apo Beçikemi… autori analizoi mpleksjen e dhunëshme të familjarëve Ëngjëlli në themelet e kulturës shqiptare. Këto vëzhgime e kanë shpënë studiuesin në kokluzionin se nipërit e Pal Engjëllit, gjatë shekullit të XVI-të shkuan tepër larg në ambicjet e tyre për të ngritur sa më lart origjinën e lidhjet e tyre fisnore duke e lidhur familjen e Engjëllorëve me familje të shquara të Perandorisë Romake e asaj Bizantine. Kjo mani i çoi ata në shtrembërime, thjeshtime dhe shtesa të tjera në veprat e hartuara prej Marin Beçikemit të cilat na janë trasmetur deri në ditët e sotme me emrat Marin Barleti (1555) apo Paolo Xhovio (1539, 1541) e Dhimitër Franku (1584 e më tej). Është për t’u çuditur tek shikon një entusiazm të papërmbajtur që shkatoi në botën akademike e më gjërë kodi artificila i Statuteve dhe urdhëresave të kishës katedrale të Drishtit publikuar nga Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala. Ky kod tashmë pranohet prej studjuesve të Tiranës pa as më të voglën kritikë dhe analizë si një dokument autentik i Mesjetës shqiptare. Mirëpo në asnjë dokument të kohës të dalë nga kancelartië veneciane apo gjetkë Pal Ëngjëlli nuk është përmëndur me të gjitha ato atribute që i janë veshur në këtë kod. Nga përmbajtja ai nuk ndryshon aspak me frymën e lëvdatave superlative që Ëngjëllorët filluan t’i vishnin vetvehtes dhe xhaxhajt të tyre në mesin e shek XVI.

Dora D’ Istria

Figura dhe vepra e Helena Gjikës, alias Dora D’ Istria, ka qenë një fushë hulumtimi për Ilian që kur ishte punonjës muzeu në Korçë. Ai kishte botuar disa shkrime dhe transmetuar në disa emsione radiofonike lidhur me këtë temë studimi. Në Firence iu dha rasti të ndiqte jetën dhe vepritarinë e saj nëpërmjet dokumentesh arkivale dhe veprash të ndryshme të panjohura në Shqipëri. Për Dora D’Istria-n ai ariti të siguronte dhe disa shkrime të saj që ishin botuar në gazeta greke si për çështjen shqiptare po ashtu edhe për artin. Kështu ai solli fakte e dokumente të panjohur me studimet e veta si në shtypin e përditshëm dhe në atë akademik si Princesha me origjinë shqiptare, në themelet e qytetërimit europian : dokumente dhe letërkëmbime të panjohura në arkivat e Italisë : Dora D’Istria7, Giorgione dhe shqiptarët (Një vepër e panjohur e Giorgione-s kometohet nga Dora D’Istria)8, Tabloja e panjohur e Dora D’Istrias9, Dora D’Istria dhe arti (variant i shkurtuar)10.

Po ky studjues më 2011 paraqiti studimin e tij të gjatë në Tetovë të Maqedonisë Dora D’Istria dhe arti në Konferencën e VI Shkencore Ndërkombëtare të katedrës së Gjuhaës e Letërsisë Shqipe kushtuar Elena Gjikës11. Kuptohet se të tilla arritje do ta shpien Karanxhën në hartimin dhe botimin e një vepre të re monografike, ku do të thellojë arritjet e veta për këtë humaniste shqiptare të lindur e rritur në Rumani e që veproi në Firence të Italisë në kohën e Jeronim De Radës.

Atdhetarizmi e shtyu Karanxhën të punonte me pasion dhe shpenzime të mëdha për të hartuar gjithë këto studime me vlera për humanizmin shqiptar e atë europian. Po ky atdhetarizëm e shtyu atë të hartonte dhe botonte dhe një sërë artikujsh për të argumetuar se pushtuesit osmanë (turqit) nuk kanë qënë asnjëjherë administratorë, por vetëm pushtues e shfrytëzues të pamëshirshëm të vëndit e popullit shqiptar. Lidhur ngushtë me këtë aspekt është ruajtja e traditave fetare të popullit tonë me frymë kombëtare, kurse pushtuesit turq atëhere dhe pa turp edhe qeveritarë turq të sotëm bashkë me klerikë myslimanë që janë vërsulur në Shqipëri punojnë për të rekrutuar jo vetëm politikanë e zyrtarë, por dhe studjues shqiptarë, për të shtrembëruar disa të vërteta historike sipas interesave të xhepit.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet të ndikojë që strudimet e historianit Ilia Karanxha të botohen me fonde të shtetit shqiptar në shumë kopje dhe të shpërndahen në gjithë qytetet e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Kjo akademi në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Shqiptare duhet të shohin mundësinë e dhënies së titutllit Profesor studjuesit Ilia S. Karanxha për ndihmesën e madhe në fushën e Humanizmit shqiptar dhe europian.

Pikërisht për këto vlera të shquara me të cilat studjuesi Ilia Stavri Karanxha e ka pasuruar dhe nderuar shkencën tonë në plan europian, Kryeministria duhet t’i japë atij sa më parë urdhërin Nder i Kombit, kurse Bashkia e qytetit Korçë duhet ta vleresojë ketë bir të qytetit të vet me titullin Qytetar Nderi.

* Ne Foto Ilia S Karanxha

Filed Under: ESSE Tagged With: HUMANISTËT TANË, Ilia Karanxha, NË DRITË TË RE, TË SHEK XV-XVI

GJENOCIDI SËRB NDAJ SHQIPTARVE I TREGUAR NGA VETË SËRBËT (1912-1913)

March 24, 2014 by dgreca

Dëshmi e fakte të kohës/

Shkruan: Ilia S. KARANXHA /Firence-Itali/

Të flasësh sot për Leon Trockin shumë shqiptarve  do t’u ngjalleshe  një farë nervozizmi. Kush cilësohej trockist duhej t’i linte lamturën kësaj bote mbas ai simbolizonte kundërshtarin dhe disidentin e parë ndërkombëtar kundra ideve dhe formave të qeverisjes  diktatoriale të Leninit dhe më pas të Stalinit. Praktikisht një nga figurat më të uryera të regjimit komunist shqiptar i cili nuk pati ndonjë rehabilitim as  pas përmbysjes të regjimit komunist.

Nuk njiheshin shkrimet e Trockit e kështu ishte mjaft e lehtë t’i shkarkoje  mëkat të bëra e të pa bëra. Sidoqoftë këtu nuk do të kapim ndonjë aspekt të teorive marskiste -leniniste aq të pa dëshirura sot nga një masë e madhe shqiptarësh. Por me gjithëkëtë  na duhet të themi se arsyet e urejtjes  nuk kanë qënë vëtëm  antistalinizmi i Trockit por edhe qëndrimi i tij kundra shovinizmit të shteteve ballkanike e në veçanti kundra Sërbisë në raport me shqiptarët.  Kush e urente dje për motive e nga pozicione të ndryshme është i lirë ta urejë edhe sot se në fund të fundit ai nuk u nis të shkruante ndonjë gjë në favor të shqiptarve apo për të përkrahur shqiptarët por thjesht për të treguar realitetin e atyre luftrave mëse kriminale kundra popullsish civile.

Trocki si një korespondent gazetar ka shëtitur vëndet e ndryshme pjesmarse në luftrat ballkanike(1912-1913)  dhe me sytë e tij por edhe nga dëshmitarë të drejtpërdrejtë në ato ngjarje  na ka trasmetuar ndodhi  me të vërtetë rënqethëse  të kryera nga kriminelë  ordinerë sërbë të inkuadruar rregullisht në ushtërinë qeveritare dhe me porosi të qeverisë për shfrosjen  dhe shpërnguljen e shqipatrve.

Nga një luftë tek tjetra krimet përsëriteshin dhe fshiheshin. Nga një epokë tek tjerta ndryshojnë mjetet e dhunës por qëndrimi shovinist sërb e dhuna mbetet po ajo këtu e mbi 100 vjet.  Kush i denonconte e pësonte dhe kjo shpinte në shpërbërjen e tretjen e vazhdueshme  të  kombit  e trojeve shqiptare. Duke çmuar faktet e shkrojtura në librin e Leon Trockit shkrimi i më poshtëm do t’u ndihmojë të krijoni një ide  të qartë e të pavarur për politikat sërbe dhe antishqiptare në vite.

(Shkrimi është shkëputur e përkthyer nga vepra: Lev Trocki: Le Guerre Balcaniche 1912-1913. Milano 1999, ff. 146-152 )

Le të mbetet ky shkrim në ballafaqim me shkrimin e mëposhtëm  që qarkulloi sot në rjetin socila ku në një luftë me karakter ekspansionist-etnik e politik nuk meret vesh se kush është viktima dhe kush janë  kriminelët. Por duket se në Evropë fiton ai që bërtet më shumë jo kush ka të drejtë më shumë.

http://preshevajone.blogspot.it/2014/03/skandaloze-tekst-antishqiptar-do-tju.html

Firenze 16.III.2014

PËRTEJ PERDHES

(Krimet e shovinizmit)

(Kjo që do të vazhdojë, është pothuajse fjalë për fjalë (e kam shkrojtur nën  diktimin), tregimi i një prej miqve të mij sërbë.)

  Gjatë luftës pata mundësinë, nuk di të them se me dëshirë apo pa dëshirë, të vizitonja Shkupin, pak ditë pas betejës të Kumanovës. Acarimi  me të cilën  në Beograd kishin  pranuar kërkesën time për një lejë  dhe pengesat artificiale  që më parashtroheshin  nga Ministria e Luftës  më kishin bërë të nuhasnja se zotërinjtë që drejtonin ngjarjet luftarake nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe ngjarjet që po ndodhnin aty poshtë korespondonin shumë pak me të vërtetat zyrtare të komunikatave qeveritare. Përshtypja, apo më mirë parandjenjat, u përforcuan nga takimi i favorshëm në tren, në Nish, me një oficer që ishte duke shkuar në Shkup me një mison nga shtabi i përgjithshëm.  

Ky oficer, një burrë i drejtë dhe i ndershëm që e njihnja prej kohësh, kur mori vesh se isha duke shkuar në Shkup me një lejë të regullt, nuk mundi dot të përmbante  mospëqimin e tij. I shpëtoj të theshte se në se nuk do të kisha ndonjë çështje urgjente  të mos e bëja atë udhëtim në  Shkup,  duke shtuar se autoritetet e Beogradit nuk e dinin atë që ne bënim dhe duhet ti ndalohet  “të huajve” që të udhëtojnë në  Shkup. Me të mbritur në Vranjë, në kufiri sërb, oficeri,  e pa  se nuk kisha ndruar mëndjen. Atëhere  ndroi tonin e bisedës, mërmëriti disa fjalë të pakuptueshme   dhe kërkoj të më pregatiste nga përplasja me gjëndjen e Shkupit. “Janë gjëra të papëlqyeshme, por fatkeqësisht të pa evitureshem ” më tha në thelb. Vërejtjet e bashkëbiseduesit tim përmëndnin, mes të tjerave, e më duket  bile edhe e natyrshme, “çështjet e Shtetit”. Të gjithë këto më bënë akoma më shumë me mëdyshje. Me sa duket,  mendova, krimet, për të cilat një farë ekoje  kishte mbritur edhe  në Beograd, nuk ishin episode  aksidentale, të vetmuara e të jashtëzakonshme përndryshe një oficer i nderuar nuk  kishte pse t’i justifikonte si “çështje të Shteit” Megjithëatë dikush duhet të ma bënte të ditur. Kush? Autoritetet ushtarake?  Qeveria? Përgjigjia e kësaj  pyetjeve më ardhi shumë shpejt me mbritjen time në Shkup.

Në të vërtetë shumë më parë, përgjatë   kufirit të vjetër sërb, na pllakosë  tmeret. Ishte pesë e mbasdites, dhe ishim duke u afruar në Kumanovë; dielli po perëndonte dhe ishte duke u erësuar. Mirëpo sa më shumë që qielli erësohej aq më shumë shquheshin  vezullimet e zjarreve. Rrethe rrotull nesh  gjithçka ishte në flakë. Fshatra të tëra shqiptare ishin shndruar në grumbuj shkrumbi të ndezura – afër edhe larg, bile edhe ngjitur me strukturat e mëdhaja të hekurudhës. Ishte e para, e drejtpërdrejtë,  shfarosje  e vërtetë reciproke e qënieve njërzore të cilat unë kurrë nuk i kisha parë në  luftë.  Banesa,  pasuri të grumbulluara nga baballarët, gjyshrit dhe stërgjyshrit ishin duke u kthyer në hi. Në monotoninë e saj flakëruese kjo skenë na shoqëroj për gjithë udhëtimin deri në Shkup.

Arrtiëm në orë dhjetë të mbrëmjes. Kur zbrita nga vagoni i kafshëve në bordin e të cilit kisha udhëtuar, mbi qytet mbretëone heshtja, rrugëve nuk dukej frymë e gjallë. Vetëm përpara stacionit, kishte një grup ushtarësh perej të cilëve dëgjohej  zërri dërr-mërr i një  pijaniku. Pasagjerët e tjerë që zbritën nga treni u larguan nëpër rrugët e tyre dhe unë mbeta mbrapa në stacion i vetëm. Ju afrova grupit. Katër ushtarë me bajoneta të ngritura rrethonin dy të rinj shqiptarë me kapelën e bardhë në kokë. Një nënoficet i pirë, një komitaxhi (çetnik), mbante në njërën dorë një kamë (shpatë meqedonase) dhe në tjetrën jë shishe me konjak. Nënoficeri i urdhëronte:  “Poshtë!” Shqiptarët gjysëm të vdekur nga frika  uleshin në gjunjë: “Lart !” dhe ata ngriheshin. Kjo skenë u përsërit shumë herë. Më pas nënoficeri mes kërcënimesh dhe mallkimesh, ja drejtonte shpatën në fillim në grykë pastaj mbi gjoksin e viktimave. I detyronte ndërkohë të pinin konjak dhe….i puthte.  I dehur nga pushteti, nga konjaku dhe nga gjaku nënoficeri kënaqej e argëtohej me ata si një i poshtër, si një mace rrugësh që lot me një  mi. Kishte të njëjtat teka  të njëjtën psikollogji. Tre ushtarët e tjerë, që nuk ishin të pirë, qëndronin si unjë dhe mbikëqyrnin dy shqiptarët për të mos lejuar që të aratiseshin ose për të penguar çfarëdo lloj përpjekje për rezistencë. Nënoficeri zbavitej me kënaqësitë e tij. “Janë arnautë”  më tha thjesht një nga ushtarët: “Tani do t’i therim”

  I kapur nga tmeri u largova nga grupi. Ishte e padobishme të kërkoje t’i mbroje shqiptarët. Vetëm një fuqi e armatosur  do të kishte mundur t’i shpëtonte ata të dy  nga thonjtë e ushtarve dhe të nënoficerit.  Dhe kjo ndothte përpara stacionit të hekurudhës, pak më parë  se të arinte një tren.    U largova tutje i tmeruar, për të mos dëgjuar ulërimat e dhimbjeve  ose thirjet për ndihmë.

Gjatë rrugës gjithçka ishte  e qetë. Të krijohej ndjenja se ishe në një qytet të braktisur. Qysh më  gjashtë të mbrëmjes të gjitha kangjllat dhe portat ishin të mbyllura. Me rënjen e erësirës komitaxhinjtë bëheshin të papërmbajtur.   Shkallmoni  shtëpitë turke apo shqiptare, e në të gjitha  kryenin të  njëjtat rituale  të grabitjeve dhe të vrasjeve. Shkupi kishte gjashtëdhjet mijë banorë e gjysma e të cilëve shqiptarë e turq. Një pjesë  ishte aratisur por më të shumtit kishin mbetur në Qytet. Dhe çdo natë kishte një lumë gjakderdhjesh.

Para  aritjes time  në Shkup, çdo mëngjez, për dy ditë me radhë, banorët kishin gjetur poshtë urës  kryesore  mbi  Vardar, që do të thotë mu në qëndrën e qytetit, kapica me kufoma. Ishin shqiptarë   me kokën e prerë; disa theshin se që ishin shqiptarë  nga qyteti të vrarë nga komitaxhinjtë, të tjerët  insistonin që kufomat kishin mbritur deri aty të sjellë nga korentet e ujrave . Sidoqoftë ishte e qartë  që ata burra me kokë të prerë nuk ishin vrarë në luftime.

Shkupi pothuaj se është katandisur në një kamp ushtarak. Banorët, myslimanët mbi të gjithë , fshihen dhe nëpër rrugët takohen vetëm ushtarakë. Mes masës të ushtarve shikohen edhe fshatarë  sërbë me prejardhje nga të gjitha anët e Sërbisë. Me pretekstin se  kishin ardhur të takonin të bijtë ose vëllezërit  nëpërmjet fushë Kosovës dhe dalldiseshin në grabitjet. Shkëmbeva disa fjalë me një  treshe prej këtyre çakallve. Kishin ardhur më këmbë që nga Shumadija në qëndër të Sërbisë  dhe kishin përshkuar  gjithë fushën e  Kosovës. Më i riu, me shtat të shkurtër e më pamjen e një kapadaiu, mbureshe se kishte vrarë në Kosovë, me një pushkë automatike dy arnautë. “Ishin katër mirëpo dy aritën të shpëtonin”. Shokët e tij të udhës, fshatarë të  moshuar e me një pamje serioze , konfermuan këtë tregim. “Gjynah – filluan të ankohen – që nuk kemi shumë para me vehte . Këtu ka    qe dhe kuaj të  shumtë- Ushtari, që  merr  një  rrogë prej dy dinarë (shtatëdhjet e pesë kopejka) shkon në fshatin shqiptar më të afërt dhe mer një kalë shumë të mirë. Nga ushtarët mund të  sigurosh dy  dema   bile nga ata  më të mirët për 20 dinarë.”  Nga zona e Vranjës masa e popullsisë zbrisnin nëpër  fshatrat shqiptare dhe kanë vënë dorë mbi gjithçka që mund të rëmbëheshe.  Fshatarsia  ngarkoni  mbi kuriz deri tek portat dhe dritaret e shtëpive shqiptare.

Dy ushtarë që i përkisnin prapavijave të ngarkuar për të çarmatosur Shqiptarët e fshatrave   u   shkëputën nga rradhët. Njëri prej të dyve më pyeti se ku mund ta shkëmbëje një lirë flori.   I kërkova të ma tregonte , me që nuk më kishte ndodhur kurrë të shikoja një monedhë ari turke.  Ushtari shikoj rreth  e rrotull me dyshim   dhe pastaj e nxori lirën nga  çanta. Me një gjest   shumë të qartë më dha të kuptonja se kishte  edhe të tjera brenda çantës, mirëpo nuk deshte që të merej vesh    nga të tjerët. Dhe një lirë turke, siç dihet, vlente njëzet e tre franga.

Tre ushtarë më kaluan pranë dhe më ndodhi që të më zinte veshi  bisedën e tyre. “Nuk kam idenë   se  sa shqiptrë kam vrarë- theshte njëri prej tyre –  mirëpo nuk kishin asgjë që  t’ja vlente barra qiranë për të marë. Pastaj vrava një bula (grua myslimane) dhe i gjeta në trup 10 lira ari.”

Dhe kështu flisnin fare hapur, me një qëndrim krejt indeferent, si për një gjë normale. Njërzit nuk arinin  dot të mernin vesh mbi ndryshimet e mëdhaja të brëndëshme të shkaktuara në pak ditë nga lufta. Ja se deri në çfarë niveli njeriu varej nga kondita të paracaktuara. Në kontekstin e brutalitetetit  të organizuar nga lufta njerzit kafshëzohen pa arritur që ta kuptojnë .

Një skuadër ushtarësh ishte në marshim gjatë rrugës kryesore të Shkupit. Një turk, i pirë e me shumë të ngjarë gjysmë i çmëndur, mallkonte në drejtim të ushtarve. Këta të fundit qëndrojnë, shtyjnë turkun drtejt murit të shtëpisë më të  afërt dhe e vrasin në vend. Skuadra vazhdon pastaj drejt rrugës së vet, duke u imituar nga kalimtarët. Incidenti u mbyll.

Të njëjtën mbrëmje takova në një  hotel një kapter të cilin e njihnja. Reparti i tij kishte qëndruar në Ferizov, një lloj shqiptari i Sërbisë të Vjetër. Kapteri kishte marë si detyrë që të tërhiqte me trupat e tij një top të rëndë, nga të rrethimeve,  nëpërmjet grykave të Koçani-t deri në Shkup. Që këtu , topi duhej të trasportohej deri tek ushtërija që ishte rreshtuar para Adrinapolit.

-E çfarë bën tani mes shqiptarve në Ferizov ? – e pyeta

-Pjek pula dhe vras arnautët. Mirëpo jam bërë derr- shtovi me një të hapur të gojës, duke shoqëruar fjalët me një gjest raskapitës dhe indeferent. – Mes tyre ka pasunarë. Afër Ferizovi hymë në një fshat të kamur, me shtëpi që ngjanin si  kështjella.  U futëm në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive. Pronari, një plak shumë i pasur, kishte tre djem. Me që ishin vetëm katër kishin shumë gra. I nxorëm të gjithë jashtë shtëpisë, i vumë në resht e pastaj i therëm  burrat para syve të tyre. Gratë nuk nxorën asnjë  rënkim sikur të mos ju interesonin fare . Na pyetën vetëm ne se mund të hynin në shtëpi  e të mernin gjërat e tyre si gra. I lamë që t’i mernin. Ç’ do njërit prej nesh i bënë nga një peshqesh shumë të shtrenjtë . Në fund i vumë zjarin  shtëpisë.

-Po  përse  përdorët  gjithë atë  brutalitet ? – e pyeta  i skandalizuar  nga tregimi i tij .

-Nuk mund të bëhej ndryshe  dhe pastaj të bëhet zakon.  Desha të thesha që në kohë të tjera  nuk do të  kisha qënë i zoti  të vrisnja një plak apo një të fëmijë të pafajshëm. Kur je në luftë, dihet, komandanti të jep urdhëra  të cilat duhet që t’i zbatosh.  Në fakt si kjo që të tregova kanë ndodhur shumë edhe  së fundi .  Ndërsa tërhiqnim atë topin drejt Shkupit   u takuam me një karocë brenda të cilës  ishin shtrirë  katër  fshatarë  me kuverta të mbuluar deri në mez . E ndjeva menjëherë  erën e jodoformit.  Diçka nuk shkon , mendova. I urdhërova të ndalonin karocën dhe i pyeta se  kush ishin dhe ku shkonin. Bënë gjoja sikur nuk kuptonin sërbishten  dhe nuk u përgjigjën .  Në drejtimin  e karocës ishte një evgjit . Na shpjegoi  se ishin katër shqiptarë  që ktheheshin nga luftimet në Merdar. Kishin mbetur të plagosur në këmbët  dhe po ktheheshin në shtëpi. Ishte gjithçka e qartë.

-Zbrisni – ju thashë atyre. E kuptuan por nuk deshin të zbrisnin  nga karoca. Ç’farë mund të bëja ? Ngrita bajonetën  dhe i vrava që të katërt mbi karrocë.

E njihnja atë burrë. Kishte punuar si kamarjar në Kragujevac. Ishte një djalë pa ndonjë cilësi të veçantë me një natyrë aspak agresive një kamarier si të gjithë. Në atë kohë bile kishte hyrë të bënte pjesë në sindikatat e kamarierve, më duket se për një farë kohe kishte qënë bile sekretari, më pas u largua…e tani  vetëm pas tre javësh që ka filluar lufta  dhe ja se çfarë ishte shndruar.

-Por kështu po veproni  si banditë. Vrisni dhe  vidhni në mënyrë ç’njerzore!  Bërtita  duke ju larguar atij  burri , për të  cilin ndjenja një neveri fizike.Kapteri u duk sikur u drodh i tëri. Ndonjë kujtim i idhur  duhet t’i ketë shkaktuar një ringjallje që përpiqej ta shtypte brenda vetvehtes. Qe kështu pra që u përpoq  të justifikoheshe duke shpallur me ton solemn e të bindur një frazë që hedhte një dritë  akomë më  ogurzezë  nga ajo që kisha parë dhe dëgjuar.

Jo, nuk është e vërtetë. Ne të ushtërisë së regullt i përmbahemi regullave dhe nuk vrasim kurrë persona nën dymbëdhjetë  vjeç. Nuk mund të bëhem garant për komitaxhinjtë, ata janë krejt ndryshe, mirëpo mund të garantoj për ushtërinë.

Kapteri nuk mund të garantonte për komitaxhinjtë. E në të vërtetë ata nuk njihnin asnjë kufizim. Pjesa më e madhe  ishin rekurtuar mes horave, vagabondëve, fundërinat e proletariati dhe  nga llumi i shoqërisë. Kishin shndruar  vrasjet, vjedhjet e dhunën një sport  zbavitës. Veprimet e tyre flasin vetë, deri autoritetet ushtarake u vunë në  vështirësi nga kriminelë gjakatarë në të cilët kishte degjeneruar lufta e çetnikëve dhe morën masa të ashpra. Nuk pritën bile as fundin e luftës por i çarmatosën dhe i dërguan në shtëpi.

Ajri i Shkupit ishte duke ma zënë frymën nuk mundesha dot ta duronja më. Interesi politik dhe kurioziteti intelektual për t’i parë  gjërat me sytë tim ishte zbehur i gjithi, ishte shojtur krejt. Dëshëronja të iknja sa më parë që të ishte e mundur. U gjenda përsëri mbi vagonin e kafshëve duke parë fushat e Shkupi. Ç’farë hapësirash, ç’farë bukurije . Në një vend si ky njerzit do të kishin mundur të jetonin  mirë, e në të kundërt…Por nuk është rati të t’i them ty këto gjëra, ke të njëjtat ide me mua. Një çerek ore më vonë treni doli nga stacioni.  Hodha një sy jashtë.  Dyqind hapa larg nga binarët dallova një kufomë  me një fez (tip i kapelës turke-I.K.) aty anash. Suratin e kishte për tokë, me krahët  të hapura. Pak më tutje, dy ushtarë sërbë nga njësitet që mbikëqyrnin rojet në binarët bisedonin e talleshin duke qeshur.  Një prej të dyve ishte duke treguar kufomën. Nga të gjitha shënjat dukej se kishte qënë vepër e tyre. Dal nga dal po largohesha tutje nga ai vënd.

Jo larg nga Kumanova, në një fushë të mbjellë me foragjerë afër rrugës hekurudhore disa ushtarë po hapnin gropa të mëdha. Pyeta për arsyet. Më shpjeguan që duhej të groposnin një sasi të madhe mishi të qelbur i cili gjëndej  në  pesëmbëdhjetë apo njëzezt vagona që kishin qëndruar mbi një binarë  të vdekur.  Me sa duket ushtarër refuzonin racionin e mishit. Pra për atë që kanë  aq nevojë, por ka diçka më shumë , e marnin drejtpërdrejt  nga shtëpitë e shqiptarve. Qumësht, djathë, mjaltë. “Kam ngrën më shumë mjaltë në këtë periudhë,  duke ja u marrë shqiptarëve, se sa nuk  kam mundur kurrë  të ha në të gjithë jetën time” më tha një ushtar që e njihnja. Ushtarët vrasin çdo ditë viça,  dele, derra, pula dhe hedhin tutje atë që tepron. “Mish kemi me bollëk” – më the një oficer  që merej me furnizimet. “Ajo që na mungon është buka. Ju kemi shkriojtur nja  njëqind herë në Beograd për t’i informuar që të mos dërgojnë mish por vazhdojnë të  na sjellin  në zbatim të proçedurave të parashikura.”

Desha që t’i shikonja nga afër këtë  apo atë që pashë. Mishi qelbet, ai i lopëve si ai i njeriut . Fshatrat janë plot me kasapana në flakë, ushtarë shfarosin njërërzit, “në moshë jo më të vegjel se dymbëdhjetë vjeç”. Duke ndenjur aty shndrohesh  brutal,  humbasin cilësitë njerzore. Mjaft që të ngresh  vetëm buzën e perdhes,  mbi të ashtuquajturat përleshjet e shquara ushtarake,  dhe lufta të paraqitetet, mbi të gjitha, në veshjen e saj të neveritëshme.

(Botuar për herë të parë në:) Kievskaja  Mysl’ N* 355.  23 dhjetor 1913. Ne Foto:Sebet ne Prishtine, 1913

Filed Under: Histori Tagged With: Gjenocidi Serb, Ilia Karanxha, Trocki

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT