• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nuk ma hapi telefonin

December 5, 2019 by dgreca

NNga Ilir Levonja/

Një nga detajet që kaloi në heshtje në opinionin publik shqiptar qe deklarata e kryeministrit në ikje të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj, kur tha midis të tjerave se e kishte kërkuar Edi Ramën në telefon që atë mesnatë të tërmetit por ai nuk ia kishte hapur. Ashtu i sinqertë siç edhe është në natyrën e tij Rramushi nuk tregoi ndonjë qejfmbetje dhe se nuk ishte fare i surprizuar nga një gjest i tillë. Megjithatë na la neve të kuptojmë apo të shohim sharmin e ulët të një shtetari nga atdheu amë. Mu duk ekspozeja më bajate e shtetarit tim, kundruall shpaloseshin ato deklaratat publike në lidhje me një marrëveshje atëhere për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë etj. Ku faktori politik shqiptar si ai në Kosovë dhe në Shqipëri ishin si gjithmonë në një kontradiksion të çmendur. Madje çështja kombëtare që barazuar me programet e fushatave dhe e drejtë legjitime e një force që mjafton të fitoj një palë zgjedhje dhe aq, mund të lëvizi edhe kufijtë. U përmenden presione palësh, gjyqe, u adresuan akuza dhe romuze, madje u përdor edhe gjuha buliste, ajo dominantja e Tiranës që po e injekton dhunshëm edhe Prishtinën. Megjithatë Rramushi e kapërdiu, apo i hodhi mbrapa të gjitha, Shqipëria qe mbushur në gërmadha. Eshtë e logjikshme që mërive karshi një hundëpërpjeti që e kujton shtetin e fortë pasi ka ngjyer me të kuqe muret e Kryeministrisë, vendos portretin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, t’i përgjigjesh me frymën e solidaritetit të njerëzve të tu. Mirëpo hundëpërpjeti, hundëpërpjetë mbetet, nuk ka kohë, është i ngarkuar, është i zënë, është një sundimtar që i del për zot vendit të vet etj.

Por është edhe një dëshmi e madhe e atij soji, ai zhgun tipik i sundimtarit që çështjen kombëtare e ka një top letër higjenike përballë fatit të vet. Një shtetar që mban mëri fëmijësh kur tarracat e tejrënduara të pallateve nga depozitat e ujit, tejet të amortizuara nga ndërhyrjet a shtesat vend e pa vend. Kur pallatet fringo të rinj të çara vertikalisht e të thërrmuar qosheve, me hekur kolonash fryrë si kapuçe, me betonin skarco etj., janë shembur dhe kanë zënë poshtë njerëz, me plot gojën e them, nuk i duhet një vendi, një shteti, jo e jo kombit. Eshtë një mbeturinë e dekompozuar mijra herë dhe që qelb gjithandej. Por është edhe një dëshmi që vazhdon të na ulërasi për ringritjen e një sundimtari a diktatori modern, që edhe koha e fatkeqësive po i kthehet në një fat me kapul.

Ky është me plot gojën një Enver modern, një diktator i ri që shqiptarët po e suportojnë me të dyja duart. Ai ia ka arritur qëllimit, flet gjithë ditën në tv, madje edhe në studiot e Italisë, në parlament. Ka një makineri propogande të shkëlqyer ku tema e ditës është lufta pa kompromis kundër panikut, lajmet flesh mbi arrestimet e ndërtuesve informal etj. Nëse Enver Hoxha i riparoi dëmet e tërmetit në Shkodër të vitit 1979 në 5 muaj, duke refuzuar ndihmat nga jashtë, veprim i logjikshëm për një diktaturë në izolim, me punë vullnetare, pa pagesë, për më tepër që në situata të tilla solidariteti njerëzor është në pikën e vlimit, gjithçka kthehet në aksion. Ky i sotshmi po del nëpër botë për të lypur megjithëse orë e çast deklaron se do bëj lagje të reja edhe me forcat e veta. Se i ka paratë e mjaftueshme dhe se nuk ja ka nevojën botës etj. As një fronti më të gjerë gjithëpërfshirës për të kontribuar në atë që Shqipërisë i ka munguar maksimalisht, shteti ligjor. Por nga ana tjetër nuk harron të vrapoj e të deklaroj se 15 milionshi që dha Europa është vetëm kapari. Megjithatë sundimtari i Tiranës sot është një telefon i mbyllur karshi Kosovës, pasi Kosova nuk bën si do e thotë ai, por siç duan vet shqiptarët e Kosovës. Një demokraci e shkëlqyer bashkëkohore, një shtet në këmbët e veta.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja-Nuk ma hapi telefonin

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT