• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SASHA

May 21, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Nuk ka më PSD, po ka Gjinush. Mbeti studiove burri duke u ankuar se nuk i lane një vend. Ia bën me hile të mëdhenjtë.

PSD-së i ka mbetur veç hiri. Po Sasha, komenton. Gjithnjë të tjerët. Edhe pse PSD nga një forcë e tretë dikur. Në ato fillimet e demokracisë sonë. Sot është katandisur në një vagon cargo. Mallrash. Aty në trenin e së majtës. Ose vagoni i njezeteshtatë. Poshtë, e me sukses. Vit më vit. Sasha prapë është kryetar. Prapë kërkon një vend në kuvendin e shqiptarëve. Prapë nuk pushon, gërr, vërr. Përplaset me inat, si ai harabeli brenda kafazit. Bam, bërrdam, lart poshtë, këlthet, thyen krahët, rripet, skuqet. Flet për liri e parime. Edhe pse dera e kafazit është e hapur. Sasha nuk e shikon. I thonë marrëveshja u bë për të mirën e vendit. Fitoi vendi, Shqipëria. Sasha inatçor, hakërrohet. Ç’më duhet mua Shqipëria. Karrika ime ku është, më vodhët votat. Shpjegon sistemet zgjedhoret, formulat. Magjia e Sashës. Ka një fill me rruzka. Formul pas formule. Një qëmtues thërrimesh. I ka mbetur një përfaqësues këtu aty. Gërrvërret. Votat e mia.
PSD-të simotra në europë qeverisin. Hapin krahun. Zgjedhin, zgjidhen. Kurse kjo e Sashës ka mbetur si beteja e lugëve në një tavë orizi. Po Sasha ama kryetar. Dhe gykon se i takon një vend. Sasha profesori. Ndofta ajo aradha më e keqe e profesorëve, doktorëve, akademikëve. Që nuk dine të hapin krahun. Sasha që edhe një here që e vunë si kryetar kuvendi, I bëri vendit shërbimin më të madh. I rriti vetes numrin e badigardëve. Sasha figure. Vlerë kombëtare, duhej ruajtur.
Vaslav Havel i Çekisë rrëzoi diktaturën, erdhi, drejtoi e iku… pa asnjë badigard. Kurse Sasha vazhdon. Nuk rrëzoi asnjë diktaturë. Atë e rrëzuan të tjerët. Shqyen dyer ambasadash. Pushtuan Italinë dhe Greqinë. Kurse Sasha e gjeti gati. Profesor, madje filozof ishte dhe ky Haveli. Por iku. Kurse këta të Shqipërisë jo që nuk ikin. Por shqyhen në debate pështymash me të rinjtë. Me kalamajtë e tyre. Fara më e keqe e këtyre viteve demokraci. Baballarët më të praptë. E ka të drejtë ai Blushi, kur thotë se duhet rritur shpërblimi për lindjet. Pasi është e zorshme ta largosh Sashën. Po plaket Shqipëria, kurse Sashët jo. As ua varin thinjave fare.
Se do më pyesni pse e quan Sasha. Nuk e quaj unë. Ashtu e ka pasur emrin. Lindi në ato vite të dashurisë së madhe me sllavët. Kur hodhëm në tokë Titon. E hoqëm nga muret, nga kopertinat e librave shkollor. Dhe vendosëm baba Stalinin. Atëhere ishte në mode kur na lindnin fëmijët tu vendosnim emrat rusë. Ndaj kemi kaq me shumicë Vladimira, Sasha, Aliosha, Dimitrovër etj. Dhe ia lëruam nënën kulturës e traditës sonë. Megjithëse kishim kohë, që mbyteshim në emrat turq. Ata tanët ta shpifnin. Dardan, Genti, Pleurant, Enkelejda, Olimpia, Etleva…, për besë ta shpifnin. Kështu edhe Sasha. Por… kur u prishëm me rusët, Sasha, fësht, e bëri Skënder.
Votojeni Sashën. Dhe lërini reformat. Se me ‘të e sojin e shushunjave si ai. Jo 27 vjet vendnumëro, po 270 të tjera i keni hak. Me firmë e me vulë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ilir Levonja, SASHA, Skender Gjinushi

A ka vend Çadra në listat e demokratëve?

May 20, 2017 by dgreca

5-Ilir-levonja-2-288x300-1

Nga Ilir Levonja/Florida/Deri më tani qarkullon një listë emrash. Ajo e gazetës shqiptare. Dhe pavarsisht të gjithave, e shoh të arsyeshme të pyes. Edhe pse e di se, sa e ashpër është lufta e nëndheshme. Kjo e futjes së emrave për kandidat.

Meritokracia dhe shkërdhatokracia partiake.

Një luftë nervash, fjalësh, sharjesh, zgërdhirjesh.

Deri kërcënime me marrje peng dhe heqje kokash.

Kam plot histori nënqeshjesh, që i rrinin larg argumentave dhe debateve. Thjesht se mbanin ca portofolë me para. Heshturak e idhnak të blerjes së vendit. Ashtu sikundër të tjerë për shkak të justifikimit klasik, të demokratit të rracës. Apo të hekurt. Përfaqësues të një mendësie se nuk bëhet pa ata.

Pra, a ka vend Çadra në listat e demokratëve?

Të bëhet një përzgjedhje civile. E një përfaqësuesi.

Pasi me emrat që po shohim deri tani, sikur duket larg.

Në fillimet e saj Çadra nisi si një ahengtore. Dhe me atë batutën virale, të plasin ata që nuk na duan. Eshtë kjo një kulturë midis mendjeve. Atyre që e mendojnë veten përjetësisht në pushtet. Dhe hapin portofolët e ofrojnë gjëra qebaptoresh. Jo misionin e artit të politikës. Atë që çështjet arrihen me kalibrin e një vullneti të së drejtës civile. Biles nëse këta sponsorë faqe buçko. Nuk do dukeshin fare aty. Çadra do ta kishte arritur misionin e saj më herët. Megjithatë, i duhet demokratëve. I duhet socialistëve. I duhet edhe Shqipërisë.

Demokratëve për faktin e përtëritjes. Rifreskimit.

Një poet meksikan thotë që, ”qartësia nuk është tek xhami, tejdukshmëria e tij prej kristali. Qartësia është tek tejdukshmëria e ujit që rrjedh” … Ky është Octavio Pazz. Uji që rrjedh është i qartë, i kthjellët. E i pa ndotur. Përshembull Berisha, bën mire të mos jetë më në listat e PD-së. Tashmë është e shkuara e saj. I mjafton holleve të muzeut. Ashtu e ca të tjerë si Jozefina, kanarina jonë. Kuratorja e dhëndurrve.

As kryetarët e partive aleate. Historia e demokracive simotra ka treguar se aleancat më të sukseshme janë ato paszgjedhore. Lërini këto partiza të rriten vet. Dhe bëhuni model a shembull për to.

Një mandat i katërfishuar aktivistësh, është burgosje partiake.

Për rrjedhoj nuk ka vend për Çadrën. As për elementin e ri, freskinë. Idetë e reja. Apo republikën e re.

Socialistëve i duhet për një fakt krahasues madhështor. Që tek çështja mbërrihet me protesta. Por ato duhet të jenë të paqta. Plot rezistencë civile. Pa kurban kokash, djegiesh e të tjera.

Çadra dhe opozitarzmi i dha mundësinë e një katarsi të vërtetë nga elementi pengmarrës. Efekt që u pa menjëherë tek këto lista. E bëri të çlirohej dhe të përjetojë se sfida është zemra e politikës alternative.

Nga ana tjetër të kuptojnë një here e përgjithmonë se demokracia është vendimarrje masash. Alternativash politike. Jo zgjedhje moniste si në kohën e bashkimeve profesionale.

Nga ana tjetër gjithashtu, duhet të ndihen krenar përderisa lëshuan pe. Pasi përgjegjësia dhe maturia janë shancet e atij që qeveris. Ka pushtetin, gurin dhe arrën. Jo të opozitarit.

Çadra i duhet Shqipërisë si moment kujtese, reflektimi se progresi i vërtetë fillon tek dialogu. Pjesëmarrje e gjerë vendimamrrje. Shtrëngimi i duarve. Ndërkohë të përsosi ligjëshmërinë kushtetuese, sistemin zgjedhor. Mënyrën e votimit. A përsosjen e saj. Nxjerrjen e shpejt të rezultatit, njohjen e fituesve. Dhe faktin kokëfortë se në pushtet vjen për të drejtuar. Jo për tu punësuar. T’i japi mundësi pjesëmarrje me të gjerë masave. Dhe jo një apo dy personave.

Më shumë pjesmarrje votes. Se sa individit. Koha vertetoi se vendimmarrja më e pranueshme është ajo e masave jo e individëve. Kjo është arsyeja e krizave të njëpasnjëshme që ndodhin tek ne. Përshembull siç është akti i zgjedhjes së presidentit. Asnjëherë shqiptarët nuk besuan se paten një president mbi politikën. Asnjëherë, asnjë, asnjëra pale.

Ndaj mënyra e të të zgjedhurit të tij duhet të ndryshojë.

Megjithatë shoh që Çadra nuk ka ofruar një emër. Një intelektual. A person që të përmbushi kriteret për të qënë deputet. Një njeri simbol i protestave për përsosjen e demokracisë. Dhe të vjen të tallesh me veten. Me të gjitha të tjerat që ke në kokë e në supe. Kur shikon e dëgjon se vendin e këtij modeli civil. Vendin e këtij demokrati Çadre. Ia ofrojnë një krapi njëzet e shtatëvjeçar. Që asgjë nuk ka bërë, veç është shulluar ujrave të demokracisë sonë. Me emrin aleat, a demokrat rrace.

Filed Under: Opinion Tagged With: A ka vend Çadra, Ilir Levonja, në listat e demokratëve?

Jepjani çadrën LSI-së

May 19, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Në vend që t’i gëzohen arritjes së një marrëveshje. Shqiptarët kanë filluar nga gërrvërret. Jo pse u ulën të dy. Pse u mbyllën të dy kokë më kokë. Kur kishin kaq kohë që ia lëronin nënën njëri-tjetrit. Pse ua bën me hile të vegjëlve. Dhe për më të tepër lodhen duke u parashikuar se çfarë mund të ndodhi, të themi nëse bëhen zgjedhjet më 25 qershor. Çfarë do ndodhi me atë fiton? Dhe çfarë me atë që nuk fiton.? Mbase do qeverisin bashkë! Kutadish? Po a është e mundur?! A ndodh kjo në botë? Se ne të gjitha me botën i kemi… Edhe pse nga kërshëria e saj na duket mallinje një qeverisje të majtësh e të djathësh. Ndërkohë që, si të djathtët si të majtët i kanë bërë me kollajllëk. Koalicionet qeverisëse me segmentet e krijuara nga firot dhe dalja jashtë radhe e elementit nga partitë mëmë.

Ja dhanë këtë shans LSI-is. Madje e rritën dhe mbajtën, si thotë ajo kënga e bregut të Vjosës. Të rrita me pekuli, oh moj bijë, oh moj bijë.

Cila do të ishte ajo marrëveshje që do t’i kënaqte palët? Nuk ka për të ekzistuar. Nuk ka për të ndodhur ndonjëherë.

Për këtë të jeni të sigurt. Pasi çdo një e tillë ka pluset dhe minuset e veta. Dhe këto do i tregojë koha. Por me sa po shohim, duart e shtrënguara të dy të mëdhenjëve kanë irrituar një sërë syresh. Të parin presidentin e zgjedhur me pëshpëritje veshi. Duke u hequr si babaxhani i Shqipërisë. Ky Meta, që, edhe pse premtoi që hiqte dorë nga aktiviteti primar politik. Për shkakt të impenjimit të postit të ri dhe kushtetueshmërisë. Ironizon me deklarata thumbuese. I tmerruar që si ujk i vjetër u zu gafil.

Ndaj u them demokratëve, mos e çmontoni çadrën. Lëreni aty. Jo vetëm për Metën, por për të gjitha partitë e vogla, që fal vegjetimit klasik. Lojrave me thërrimet nga sistemet zgjedhore. Aleancat anormale me partitë e mëdha. Përfshirja në listat e tyre etj. U ka dhënë atyre një pushtet special ndër vite. I janë ngjitur asaj nofkës së aleatit sikur ç’të thuash.

Nga këto makinacione, vetëm PD-së i janë mohuar sot 8 vende në kuvendin e fundit. Kushedi sa intelektualë të mirëfilltë rrinë aty mbrapa derës për shkak të shenjtëve si Mediu, Ndoka, Shehi, Idrizi etj. Pra zëri i vërtetë i PD-së, ai luajali rri aty i vdekur. Kurse konferencat në emër të demokratëve, votat etj… I qeverisin këta gjenjitë e stanjacionit dhe regresit. Na i bëri këtë dhuratë Berisha.

Fal këtyre makinacioneve … gjykata e Tiranës numëron 137 parti. Plasëm duke e thënë. Një vend përshembull si Amerika, me 350 million banor, ka dy parti. Ne 137-të. Që asgjë tjetër nuk bëjnë, veç marrin mandate deputetësh nga e djathta dhe e majta. Eshtë e thjeshtë, futuni në çadër. Luftoni për një çështje. Arritjen e pragut dhe përfshirjen e komisionerëve. Luftoni për identitetin tuaj. Se këto fitohen, nuk dhurohen. Se pa diskutim që pamvarja juaj në një kuvend. E fituar me vote të drejtpërdrejtë. I bën mire Shqipërisë. Për këtë të jeni të sigurt. Por ama i është kthyer në një kancer, m’varja juaj. Për shkak të një pozicionimi anormal. Për shkak të pushtetit të dhuruar. Dhe nëse dy partitë e mëdha e mbajnë fjalën, ose e kanë vërtet seriozisht këtë pjesmarrjen pa koalicione parazgjedhore. Ta dini, vërtet po u prishin rehatllëkun tuaj. Por duke se kanë filluar të ndreqin Shqipërinë.

Qofshin të bekuar.

Qofshi edhe ju nëse veproni e fitoni kështu.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Jepjani çadrën LSI-së

Shtrëngimi i duarve ose rruga e vështirë e shqiptarëve

May 18, 2017 by dgreca

1 Rama BashaNGA ILIR LEVONJA/Për ne shqiptarët shtrëngimi i duarve është një rrugë e vështirë. Por, pse ta mohojmë, emocionante.
Ndofta nga që ne e kemi të pamundur, të duam sinqerisht.Ndofta nga që e kemi dënuar vetëm me faktin se, çfarë do thojë bota. Kutadish se çdreqin është. ?! Por ne e kemi gati të pamundur. Na mbysin gulçet. E kurrë se shikojmë njëri-tjetrin drejt e në sy. E kurrë nuk e njohim qetësinë e argumentin.
Veç ama të bërtiturat, pështymat, rrahjet e gjoksit, po. I kemi mjete vitale të së përditshmes.
Unë nuk dua të ndalem se cila palë fitoi dhe cila humbi. Kjo është një politikë e nostalgjikëve. Atyre që bëjnë kurban edhe jetë njerëzish. Si e si tu shkojë e tyrja.
Të bësh kurban idetë apo fjalët është më normale. Dhe më pa kosto gjë në botë. Po kujt shqiptari ia thua këtë.
Padyshim që refreni i sotshëm i tyre, është pranimi i PD-së të bëhet pjesë e kësaj qeverie droge. Dhe jo pjesëmarrëse e zgjedhjeve të lira, të mbikqyrura nga një qeveri teknike etj. Pasi pranimi i pushtetit në tavolinë, i posteve, nuk qe çështja demokrate. Megjithëse akoma priten zhvillime. Shkurt PD iu largua çështjes. Ndofta sfidës më të madhe në këto kohë të reja. Por vështruam aty edhe ngritjen e një lideri, i cili e ktheu çadrën nga një vend hajengu i ditëve të para, në një çështje të madhe. Madje u tregoi kokave të nxehta se protestat bëhen edhe pa gurë, plumba e të vrarë. Bëhen pa thyer e djegur. Pa ndenjur në fund të turmës, por në krye dhe i qartë.
Dhe kaq normalitet e kish të domosdoshëm Shqipëria.
Nuk humbi as Edi Rama nga krahu tjetër.
Një turrë e tërë që pëllasin të shkumosur dhe identifikojnë gjithçka me faktin e një lëshimi të tepruar. Sikur t’i ketë dhënë botën një opozite që nuk ekziston.
Një turrë e tërë që me atë mendësinë provinciale tonën, që për inat të sime vjerre, po shkoj të fle me mullixhiun. Dhe këta, për inat të Saliut janë gati të murosin, jo vetëm mëkatet e tyre, por edhe një popull të tërë. Madje nuk e kanë aspak për gjë të quhen vet popull, pozitë dhe opozitë. Nuk kanë për asgjë të murosin edhe abc-në e demokracisë.
Në fakt e gjithë kjo mëndësi ka qënë vraja jonë kombëtare.
Shpërbërja jonë e pashmangshme.
Shkurt e pa stërhollime, nuk humbi askush.
Veç vendi fitoi një qetësi të domosdoshme. Një normalitet.
Dhe dhëntë zoti e pafshim sa më shumë shtrëngime duarsh të tilla. Edhe orëve të vona, pasi nuk ka se si bëhet më bukur të jetosh mes ëndrrës dhe realitetit. Nuk ka gjë më emocionuese, se sa kur sheh dy lidera shqiptarë, të kthyer në truallin normal të demokracive në botë.
Nuk janë më të aftë se ne këta, këtej.
Po ndryshe nga ne nuk kanë nerva me shumicë. Ama më të aftë nuk janë.
Paçim sa më shumë marrëveshje. Takime e ritakime…, sepse si do që të jenë. Janë më efikase se ngërçi kolektiv dhe inatet për të gjetur të drejtën. Kujt i takon e kujt nuk i takon ajo. Kush ka të drejtë dhe kush nuk ka. Kjo për një arsye të thjesht, rifreskimi, lëvizja.
Eshtë njësoj sikur hapni dritaren e ajri i përtërirë iu freskon tëmthat.
Dhe ndofta kjo lëvizje përpara sjell e ysht përfundimisht edhe atë edukatën në demokracitë e konsoliduara. Ku individi vjen, ngrihet për të drejtuar një force politike. Për të fituar që të drejtoj edhe vendin. Vjen drejton dhe largohet. Dhe jo, të ngulet për tu punësuar aty, si në parti, ashtu edhe në pushtet.

Filed Under: Opinion Tagged With: duaresh, Ilir Levonja, Rruga e vështirë, shterngim

Gagareli i përparimit

May 13, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

Kryeministri Edi Rama, Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Kryetari bashkise se Kavajes, Elvis Roshi, gjate ceremonise se mberritjes se makinerive dhe tubave te pare ne Shqiperi, te projektit te gazsjellesit TAP, prane Spitalles ne Durres./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, Mayor of Durres Vangjush Dako and Mayor of Kavaja, Elvis Roshi, delivers a speech during the ceremony of arrival of first pipes of Trans-Adriatic Pipeline in Spitalle, near Durres, Albania, 18 April 2016. Trans-Adriatic Pipeline, TAP project, will cross Albanian territory before running undersea to Italy.

NE FOTO:KRYEMINISTRI NE NJE HAP ME ELVIS ROSHIN/

Gagareli më i madh i shqiptarëve është Edi Rama. Nga një province e Vlorës, bën humor me ndjekësit duke i konsideruar popull. Kur ata janë anëtarë, që, ca me hir e ca me pahir i janë mbledhur qark. Për të dëgjuar broçkullat e radhës. Sidomos sentencën prej floriri, fajin e ka Saliu. Pasi ai e di mire se, socialistët ngordhin pa të drejtat e tyre…, punë jo e jo njëherë se është kërkesë si ato që quheshin dikur shfaqe të huaja. Ngordhin e bar hanë veç Saliun të pështyhet. Ngordhin pa asgjë. Ama veç Saliun ta shajë. Të rri në pushtet kështu sa të dojë. Sa të dojë vende pune të hapi për lësistat. Le të bëjnë edhe ata çfarë të duan. Si tu dojë qejfi. Veç saliun. Se ata do bëjnë si do bëjnë deri tek lumturimi nën bredhat atje në periferi. Nga Vlora, gjenia e tij…Ku here me ca foto kaubojsash, ndokësh, që sot i ka kundër, me ca pamje nga lart për gjoja arritjen e tij, lungo maren. Apo Rion de Janeron e shqiptarëve. Pa u dertur aspak se Vlora e sodës, apo Vlora brenda lagjeve, eshte një geto po tamam si rrethinat e Rios së Brazilit të largët. Dhe pyetjes së një qytetari se nuk gjeta vend me ulur. Ai i përgjigjet se i sheh nga lart. Në fakt nga lart i poston ai. Ashtu si po bëjnë sot gjithë webet nën hyqymetin Rama, me protestat e opozitës. Gati të shpërthejnë sapo të dëgjojnë një ofshamë dikund, se, në Tiranë sot … prej opozitës u vranë kaq, u dogj kjo e ajo…u mor pushteti me dhunë etj. Dhe ta dini, nuk është e rastësishme vajtja në Selenicë e Vlore. Eshtë kujdesi i djallit për kokën e vet.

Kaq e shaj Berishën. Se pushteti vjen vet. Po Berisha ama eshtë kryekrimineli. Kryefjala magjike e dehjes.

Megjithëse në këto katër vite sukseset e tij. Dhe reformat e mëdha të tija janë disa nga faktet që do përmendim më poshtë. Dhe me që ai merret me ”shqiptarët” duke u treguar Ndokën e kaubojsin. I vetmi politikan normal shqiptar, që mund të kuotohet me portretin e një politikani perëndimor. Të paktën nga aktivitetet sociale e bamirëse etj. Po I sjellim po përmes fotove …, prirjet fantastike të kryedemagogut shqiptar nga 2013-ta e këtej.

Ilir Beqa Ilir Beqja… ish deputet i shkarkuar me vendim te Gjykatës Kushtetuese me qershor te 2011. Pas 6 muajve seanca gjyqësore… duke konsideruar të drejtë me kerkese të një grupi të deputetëve demokratë në vjeshtën e vitit 2010, Me akuzën për përfitimin në tendera nga fondet publike.

Megjithakëtë, shenjtëria e tij e bën minister të shëndetësisë në 2013-tën.

Shqiptarët vazhdojnë fajin e ka Saliu.

Elvis Rroshi , krytar bashkie Kavajë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e shkarkoi kryebashkiakun Roshi më 29 dhjetor 2016. Ai akuzohet se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetëdeklarimit, siç e parashikon ligji i dekriminalizimit. Sipas hetimeve në atë kohë, të Prokurorisë. Elvis Rroshi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale të përdhunimit në grup, trafik droge dhe pastrim parash. Shkarkohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese në mars të vitit 2017… Vendimi gjykatës i hap rrugë organizimit të zgjedhjeve të reja vendore në Kavajë. Zgjedhje që nuk u bën.

Fajin e ka opozita. Do bënte namin…

Armando Prenga ose pyka në një bastion të partisë demokratike. Rrethinat e Laçit. Mburrja e Edi Ramës që e ktheu majtas. Madje duke i marrë bashkinë në kulmin e pushtetit, në vitin 2011. Armando Prenga edhe pse në xhep mbante diplomë juristi, u shqua në kuvend për grushta. Godet deputetët e opozitës holleve dhe në sallë. Edhe pse në të njëjtën kohë është anëtar i Komisionit për sigurinë kombëtare.

Nga karriera e tij politike, rezultoi … një komisioner socialist i vrarë…, dy fise sot në hasmëri, shërre në grup. Dhe përfundimisht dalja me pranga nga parlamenti.

Shkarkimi më pastaj. Socialistët vazhdojnë, fajin e ka Saliu.

Shukri Xhelili kryetar i Bashkisë Dibër shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese në nëtor 2016. Pas video-skandali i bërë publik në televizion pak kohë më parë çoi në pranga. Ai u denoncua nga një vajzë e re (20 vjeçe… ai vet 56) për ngacmim seksual. Edhe ky krenaria e rilindjes. Benjamini i parelliut Sadri, atij qe artikulonte me xheste Hitlerin.

Më pas Dibra u bë gazi i botës, me votimet për kryetarin e ri…, mund të blije vota sa të doje me 10 mijë lekë të vjetra. Dibra e traditave. nxorri sërish përmes shitjes së votave një rilindas.

Deputeti i një partie kristiane, nga Puka. Nga aleancat e Ramës kundër Berishës. Arrestohet në prillin e 2015. Madje asaj kohe plasi përplasja e madhe Dosh, Meta etj. Ka shumë vendime gjykatash deri nga ato të huajat. Bashkë me të vëllain vrasin një komisar policie. Po I hetonte… akuzoheshin për gjithfarësoj, deri vrasje shqiptarësh në vendet e ulta… Belgjike e Hollandë. Megjithatë, fal sistemit të klabur të votes, urrejtjes ndaj Saliut zgjidhet deputet dhe Rama e bën aleat të pare. Sot në burg.. Fajin e ka Saliu.

Ka prapë emra të tjerë…

Të gjithë të denoncuar nga opozita.

Ndërkohë që Shqipëria po shkon në zgjedhje moniste. Dhe shënjtëria e tij. Që u flet njerëzve për përparim. Vazhdom me akuzën që fajin e ka Saliu. Kur Saliu ka vetëm një armë, statutet e Fb. Ndërkohë shqiptarët e lungomareve, janë në një masë skandaloze papunësie e prespektive. Pjesë e mbetjeve e shqiptarëve të ikur. Brenda një depresioni social. Ku krahu i punës i këtyre viteve po shkon plotësisht si mish për top. Ndërkohë gagareli i përparimit u flet të vobektëve, duke fërkuar hobin e tij gomerët, për një faj, fajin e ka Saliu.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, Gagareli i përparimit, Ilir Levonja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 102
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT