Nga Ilir Levonja/
1)Në vitet ’80 kinematografia shqiptare pati një shkëlqim me karaktere e tema lirike. Sigurisht mes tyre spikati edhe një vajzë e bukur. Shtatlartë me emrin Anisa Markarian. Ndër ne, mes kërshërisë për të shikuar fytyrën e saj, pëshpërtiteshin edhe çudi të tilla. Si emri, origjina etj. Ca thoshin çifute, ca thoshin arabe, armene …., etj. Megjithatë ne na kënaqte ajo çfarë sillte Anissa. Çfarë ishte ajo. Pra modeli i saj.
Punët e komuniteteve në atë kohë, ishin çështje frazash. Një lloj terminologjie që sot në botën pragmatiste, konsiderohen si pyetje të hapura ose pyetje të mbyllura. Sigurisht atëhere ishin të mbyllura. Megjithëatë ekstrakomunitarët thonë, falemindierit shqiptarëve. Këtë bëri edhe Anisa në fjalën e saj.
Sot u kujtova për ‘të pas videos që po qarkullon me fjalën e saj modeste. Por si gjithmonë me peshë. I përket origjinës së saj. Vendit të gjakut. Armenisë.
Dje Armenia, kujtoi 100 vjetorin e genocidit turk ndaj popullsisë armene . Një genocid që pak e nga pak, sidomos këto vitet e fundit, është bërë shkak edhe i një lufte të ftohtë. Turqisë nuk i pëlqen të quhet I tillë.
Megjihtëse shpesh distancohet nga pikëpamjet otomane, nga karakteristika që shfaq. prapë këmbëngul që nuk ishte genocid.
Nga ana tjetër vlon si një hon i tmerrshëm një shifër katastrofike. U vranë, u prenë, u masakruan, dëbuan rreth njëmilion e gjysëm armenë.
2)Dje edhe bota amerikane u zhyt në një luftë të ftohtë. Të akullt dhe mosbesuese. Pritej nga Shtëpia e Bardhë një deklaratë në lidhje me genocidin. Fjalët e ambasadorit amerikan Henry Morgenthau të atyre viteve në Perandorinë Otomane, qarkulluan në shtypin e ashpër. Dukeshin tepër cinike deklaratat e Erdoganit në drejtim të Obamës. Ndërkohë që e kishte quajtur Papën si jo me këmbë në tokë.
Ndër të tjera ai thotë që, ”jam kaq gjakftohtë sa të konfirmojë se gjëmë më të tmerrshme kurrë nuk ka, dhe nuk kapër të njohur historia e njerëzimit”
Obama pati deklaruar në fushatën elektorale të 2008-ës se do ta njihte si genocid. Nuk e bëri. Ndërkohë që Selia e shenjtë, vende të Europës e deklaruan me të madhe.
Shumë analistë këtu e quajtën zbythje të Obamës. Nga ana tjetër konstatuan me keqardhje se sa e kapur është Amerika politikisht nga Turqia. Vendi I bazave ose I tranpolinave në botën arabe. Ndërkohë duke I kujtuar dështimet e njëpasnjëshme, në Afgnistan, Irak, Iran etj.
Unë do e përmbledh gjithë këtë trysni nervash, me fjalët e një analisti, karshi Shtëpisë së Bardhë. Shefit Obama, premtimeve etj. Xhon Shërc ” historia apo jetët tona nuk kanë asnjë vlerë për njerëzit që na drejtojnë.” (Jon Shwarz nga The//INTERCEPT, 04/24/2015).
3)Në fakt çfarë kërkojnë armenët.? Asgjë, thjesht të qënit bashkëkohës në njohjen e krimeve. Ndjesën dhe ndarjen e dhimbjes. Kombi që nuk njeh mizoritë e shtetarëve të tij nuk ka se si të jetë i besueshëm dhe konstruktiv. Pa diskutim edhe për rajonin. Ky është një konflikt që mban ngujuar luftën e ftohtë edhe mes fqinjëve. Ndaj në shumë vende të botës marrëdhëniet ndër fqinjë I ngjajnë një dashurie mushama, e cila mund të çahet me shiun e pare.
Janë disa vatra të tilla që kancelaritë nuk duan as t’i çojnë nëpër mend. Edhe pse flitet për një botë më të ndjeshme, më të zhvilluar se në ato kohë.
Ato anë janë të njohura për genocide. Por kur kujton këtë armenin, duhet të na vijë turp të gjithëve. Janë një million e gjysëm njerëz të shfarosur.
4)E ëmbla Anisë, fjala jote më kujtoi se armenët nuk po bëjnë betejë me ushtri. Edhe pse janë më shumë se aq. Armenët kanë zgjedhur rrugën e dinjitetit. Të falenderimit, për ata që u dhanë strehë, pra rrugën e mëshirës.
Dhe ne jemi bërë për tu mëshiruar.
Nuk është gjyq popullor
Nga Ilir Levonja/
Nuk e di pse e quajnë gjyq popullor këtë punën e Sokol Ballës! Kam që dje që ndjek ngjarjen. Nuk shoh ndonjë protestë shoqate. Nga ato me të drejta të kufizuara. Ndonjë protestë popullore. Çfarë tjetër që mund të konsiderohet protestë. Ka vetëm një luftë të hapur termash midis pengmarrësve të shtypit. Sonte hajde ti në studion time. Nesër vi unë tek ty etj. Dhe kështu për vite. Të gjithë janë me Sokolin. Dhe mire bëjnë. Sepse kanë arsyet e sojit. Të gjithë ia dine njëri-tjetrit. Dhe të gjithë ruajnë nga një video të fshehtë. Shqipëria është bërë kantier videosh. Madje infektoi edhe Kosovën. Kushedi sa mijra të tjera flenë. Presin çastin.
Problemi është i thjesht. Midis gazetarit dhe Topchanel-it. Nuk po shohim ndonjë gjyq popullor. Populli po bën plane se si të iki. Edhe pse e di që murit me kokë nuk i bihet. Edhe pse e di që do ta kthejnë. Prapë po kërkojnë borxh ca euro. Si e si të ikin.
Duke dashur t’i imponohen këtij televizioni. Pengmarrësit e fjalës së lirë, e kanë kthyer të gjithin në një gjyq popullor.
Nëse televizioni është populli, mire. Po nuk është kështu.
1)E para, mos i bëni presion një instucioni të madh si Topchanel. Eshtë një situate e vështirë. Më mire se ju, nuk e di populli, faktin që një media publike ekziston mbi imazhin. Normale që është një vendim marrje e vështirë. Madje nga ato që prek deri ekzistencën. Ky televizion fare mire mund ta uli nesër mbrëma, gazetarin me Kryeministrin. Ndofta i detyruar edhe për shkak të kontratave, privilegje të cilat i gëzoni vetëm ju. Jo njerëzimi i madh shqiptar. Studiot e këtij televizioni janë mësuar me luftë të ashpër mediatike. Por nuk janë mësuar me vendimarrje të tilla. Dhe nëse tregojnë sado pak shenja të institucioneve perëndimore. Mbi vendim marrje të vëshitra, ku konsolidiohet imazhi. Nuk të lini ju pengmarrësit e tij me vrullet dhe parrullat, si gjyqi popullit, pse po gabon Topchanel, do e lejojë apo jo të enjten? etj. Apo një tjetër titull që sapo u anuçua, Rasti Balla dhe eskorta e namusqarve. (Mustafa Nano me turqishten e tij të re.)
Pra nuk është gjyq as kolektiv. Gjyq kolektiv iu bë gushtin e kaluar (2014)atij oficerit në Sarandë. Ndaj mos e devijoni problemin. Nuk ka gjyq popullor. Puna është se në një pikë jeni të gjithë bashkë, tek ekzistenca juaj. Kjo vertetohet sapo u hedh një sy faqeve të para, Jeni vetëm ju. Çfarë thoni ju, ajo ekziston.
2)Paralelisht Topchanel-i mund të jetë duke biseduar me Kryeministrin. Pasi mundet që ky ta bojkotojë emisionin. Se kështu qënka në programin e së enjtes. Sokol Balla përballë Kryeminsitrit. Të dy me histori zhveshjesh. Megjithatë Edi Rama u bë Kryeministër. Ndofta edhe vetë gazetari mund të jetë një bisedim tresh.Dhe është. Dhe do të ketë një vendim marrje. Madje këtu ka në dorë shumë edhe vet Sokoli. Mund ta ndihmojë treshen, mund ta ndihmojë institucionin.
Një vendim marrje e tillë që gjithkush mund ta quaj të drejtë apo të pa drejtë. Por asesi gjyq popullor.
Pak pudër mbi rrudhat e mia
Shkruan:Ilir Levonja/
Pranvera e fushatave filloi. Ndoshta është koha kur dominon hiperbola. Normale jo të gjithë sythët e çelur do lidhin fruta Të paktën shohim lule. Gjethi i ri dhe lulja e re, mbulojnë mjerimin. Ashtu sikur pak pudër një rrudhë. Pakëz bojë një thinjë. Ashtu sikur ca zift mbi një version paraqitjesh gropash mbi sipërfaqe. Megjithatë askush nuk pyeti se përse na duhet një rrugë dhe si duhet të ndërtohet.
Tek-tuk ka zëra individual që përpiqen të komentojnë drejtimin e gabuar të demokracisë. Ata janë pak. Më mire kështu. Pasi po të ishin më shumë, dhe po të përfaqësonin forca politike, shumë shpejt vendi do përfshihej në një anarshi nga ato të historisë shqiptare. Me paradoksin që e duam apo nuk duam Turqinë. Me paradoksin që vëllai i madh është me Turqinë. Dhe i vogli me Italinë. Ose me Greqinë. Ndërsa po rritet një brez, pjesa më e madhe e të cilit nuk janë as me të parin e as me të dytin.
Ndërkohë pak analistë përpiqen të zbërthejnë përse këtë fushatë e dominojnë, dy profesione. Biznesmenët dhe mjekët? Përse kandidaturat e ricikluara me rekorde rizgjedhjesh, janë të gjithë me precedent penale, janë nën akuzë. Përse vetëm këto profesione? Përgjigja është e thjesht, mungon personaliteti popullor. Tani edhe zgjedhësit e dine, që mund të marrin diçka. Sidomos kur kandidat është një biznesmen. Të lumtur edhe me një drekë. Edhe pse e dine që do rrinë pa punë në qeverisjen e tij. Edhe pse do i japin sërish bakshish mjekut, kur të gjënden në spital.
Edhe pse e dine që këta ngelën duke nëmur këtë minierë shtetërore, të shkretën kërmë spitalore. Pa e ndrequr asnjëherë. Pranë do vine në pushtet. Shëndosh klinikat e tyre. Rrofshin masat që presin duke lexuar tabelat, bëjmë x-ray në shtëpi nga ora kaq e aq. Bëjmë kardiograme etj. Këtu nuk punojnë aparaturat etj.
Ndërkohë është pranvera më brutale. Kjo edhe me pranvënien e deklaratave publike të liderëve, kandidatëve. Dhe eksodit modern që po ndodh aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë. Shqiptarët harruan malet, harruan gomonet, harruan maunet, harruan vendin ku mbahen bagazhet nën barkun e autoburgjeve të policies greke. Po ikin si zotërinj përmes doganave. Me valixhe carry on. Ia lane radhën libianëve. Aq sa kanë bërë botën t’i vërë gishtin kokës. Bën mire apo bën keq që vranë Gedafin.? Duhet apo nuk duhet ta vrasin presidentin e Sirisë Assadin?
Ndërkohë ka një parafushatë të harruar, hapja e dosjeve.
Ndërkohë ka ngecur një nënfushatë, dekriminalizimi i Kuvendit.
Ndërkohë me dhjetra të rinj ngrihen dhe nxitojnë drejt ndërmarrjes së papunësisë. Shikojnë akoma për shpëtim Italinë e zhytur krizash ekonomike. Greqinë e falimentuar. Anadollin me tipare kineze. Luftën vëllavrasëse në Siri.
E plot vënde të tjera. Na quajnë me fat të madh ne muhaxhirëve nëpër botë. Dhe vetëm na mbysin me qortime kur ne duam të shuajmë vetminë dhe mallin. E thjesht, gjithçka për njeriun qënka vetëm ekonomia.
Megjithatë, pak prej tyre besojnë se toka e premtuar është aty.
Ndërkohë shpërthyen premtimet hiperbolike.
Konkluzioni: të luajmë letra, të luajmë lloto, të luajmë në Kazino. Të ikim. Tranzicion përjetësisht.
Urtësia e munguar
Nga Ilir Levonja/
1)Nuk e di se ku është qejfmbetja e profesor Qoses me të djathtën. Por ajo që di, ajo që shoh përditë, ajo që më trishton është kthimi i tij jo në një adhurues i së majtës. (Sikur të ishte kështu, do vazhdoja ta admiroja. Sikur edhe kam bërë gjithë këto vite.) Por nuk është kështu. Madje disa herë kam bëlbëzuar me vete, jo vetëm për atë…, edhe për të tjerë të asaj moshe. Asaj gjenerate që me ato kohë, ashtu siç ishin, me shtypës, shfrytëzues, të shfrytëzuar. Me luftë klasash. Me bllokada. Me kufij të mbyllur etj., u kthyen në simbole ku mund të shihej hirearkia e një kulture që po konsolidohej. Kjo përballë makinerisë gjigande të njerëzimit në Europë e gjetkë. Kam thënë pra, po mjaft o burra të urtë, mjaft duke u bjerrur, duke u çurtësuar. Mjaft duke mbajtur njërën anë. Mjaft duke u bërë më vulgarë se politikanët. Mjaft duke u bërë pjestarë të devotshëm, me zellin e militantit që e sheh kundërshtarin si armik. Por ata vazhdojnë, përkundër dëshirës time për t’i parë nga poshtë. Për t’i parë lart, në piedestal.
Ti thua që ”asnjë çast nuk ma kanë mbushur mëndjen ato akuza se kryeparlamentari Ilir Meta vërtet paska dashur të vriste Tom Doshin. Ilir Meta e shikoj si njeri e politikan të matur, të zgjuar, inteligjent, i cili në asnjë rast nuk do t’i lejonte vetes të futej në një farë aventure të tillë për çfarë u akuzua.” Balkanweb” dt 19/4/2015, intervistë me F.Nikolla.
Më kujtohet si tani, prill ishte edhe atëhere, biles 17 apo 18 data e vitit 2013. Me suportin e të majtës, një botuesi të majtë, që ashtu si shumë biznesman-ë të tjerë politikanë. Ndahen nga gruaja me letra, ose gjoja heqin dorë nga aktiviteti, për të mos patur ndeshje interesi. Për të qënë të shplarë përpara ligjit. Botove një libër për 21 janarin. ”Shqipëria dhe Kosova si do duhej të jenë”. Unë intrigën në letërsi e kam mësuar nga ty, nga paraardhësit e mi. Besoj se vrima e çelsit dhe shejtani në karrike, janë dy detaje që mbajnë në këmbë romanin tënd ”Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Atë shejtan, çuditërisht ne e shohim tek njëri-tjetri, më shumë se tek i huaji. Edhe pse ti i referohesh shkjaut. Këtë shejtan e gjetët edhe atëhere. E promovuat me epitete të tilla, ”Depozita” ”Meta pas këpucës së Berishës” ”Paterica” etj. Tani shejtani nuk qënka më shejtan. Pasi as shkrimtari, gjeniu, profesori nuk është më i tillë. Eshtë politikani. Ti thua që u trondite për vrasjen e katër njerëzve. Mirë bëre. E vërtetë, tronditje është. Por çuditërisht nuk i ke thënë mbarë shqiptarizmës se sa i tronditur je përballë krimeve nga lufta e klasave në diktaturën e proletariatit. Madje në atë provim demaskimi të depozitës, ti the se u trondite kur kishe zbuluar në Austri një shkresë që thoshte se shqiptarët, vrasin njëri-tjetrin. Çuditërisht përpara se ta zbuloje ti e kanë thënë edhe shumë të tjerë, i fundit Zekeria Cana. Çudi, u dashka të shkosh në Austri për të kuptuar këtë. Çudi akoma kur nuk do ta kuptosh se duke mbajtur njërën anë, i shërben pikërisht këtij mallkimi.
2)”Porosia e madhe” është një nga veprat e tua më të mira. I kushtohet Naim Frashërit. Më ka mbetur në mëndje një pasazh. (Të kërkoj ndjesë nëse nuk e riprodhoj ekzaktësisht pasi jam larg dhe biblotekën e kam në atë vend që ti e nëm.) ”Askujt më mirë se Naimit nuk i shkonte për shtat fjala e urtë e popullit, më thuaj me kë rri të them se cili je.” Me një fjalë, kë lexon dhe të them se cili do të bëhesh.. Me një fjalë kë lexon, më kë e ushqen shpirtin. Dhe miqtë e Naimit ishin tjetri e tjetri e tjetri me radhë. Persët, Sadiu etj.Pak a shumë kështu thotë edhe Gledis Shmitt për Rebrandin, o bëhem gjeni o gomar. Eshtë për të ardhur keq, kur një mëndje e ndritur si ti, me konstatime të tilla studimore, i gëzohesh shoqërisë së një kryeministri. I lumturohesh një kryeparlamentari. Një faraoni që ngre çadra të tipit Gedaf thjesht se bën dyzetë e pesë vjeç. Përballë një moshatari tënd me një pension faqja e zezë, të lodhur lotësh, mashtrimesh, të përbuzur, të nëmur sikur të jenë të gjithë me kolerë. I gëzohesh sponsorizimit të një libri, dhe e shet brenda mbrëjmes me urdhër kryetari, anëtarëve që vinë aty jo për aspirata programesh, por për aromën e tenderave dhe të përqindjeve të tyre. Për një vend pune që shitet sa qimet e kokës. Ndërkohë kur letërsia vuan rimëkmbjen, rigjenerimin, kalim nga njëri brez tek tjetri. Për shkak të një diktati me porosi po kryetarësh. Shokëve me të cilët ti rri.
Nuk ka librari, nuk ka treg shpërndarje, nuk suport shtetëror. A nuk e shikon 99% e shkrimtarëve ngelën muhaxhirë. Paguajnë libra nga xhepi, i falin me dhimbje, të bindur në suksesin e ëndërruar.Eshtë e mjerueshme, edhe pse kanë kaluar njëzetë e pesë vjet, akoma nuk është thënë fjala juaj për një penë të re. Nuk ke faj, je i zënë duke lavdëruar veprën e Ilir Metës.
Me që ti dikur e ke thënë për Naimin, tani po ta them unë një fjalë të popullit për Metën. Aty ku ka zë, nuk është pa gjë. Askujt tjetër më mirë se Metës nuk i shkon kjo fjalë.
Gjithsesi, ti vazhdo lavdëroje, deri në çurtësi.
3)Diçka si më i vogël, si një adhurues. Pasi adhuronjësit nuk ke pse u kërkon vetëm sytë, vetëm adhurimin. Bën mirë t’i dëgjosh edhe ndonjëherë. A e di, këtë e shpjegon shumë bukur Petro Marko. Kur pajtoi Himarën me Dukatin. I tha ai dukaqoti, plaku i shtëpisë, ”ti Petro eja ulu këtu në krye.” Ti e di që tradita shqiptare e do që burri më i moshuar, ulet në krye. Kur Petro ngriti supet duke hezituar, ai ia ktheu. ”Ky vend të takon ty sepse gjykove si më i madhi ndër ne”.
Ai vend sot ka nevojë për ty dhe shumë të tjerë. Qoftë edhe në një distancim. Qoftë edhe në dy fjalë që i hedhin ujë zjarrit. Që nuk i lënë cjeprit të rrahin brinjët majë çatisë, siç tha Dritëroi.
Nëse të dhimbset shteti, nëse të dhimbsen vërtet njerëzit, i thuaj Ramës, Metës, Bashës….
-Nuk mund të shpikni kryetarë bashkish. Janë forumet. Ata i dirigjojnë.
(Me të drejtë një analist tha para pak ditësh se nuk ka rilindje me emra të vjetëruar. B. Haxhiu)
-Nuk mund të shkoni para popullit e të thoni ky do ta bëj këtë qytet apo atë qytet, kështu e ashtu. Pasi nuk është individi. Por platformat e programeve konform ligjeve. Dhe platformat aty mungojnë. Ndaj dhe fushatat janë kthyer në demagogji e radhës.
-Nuk mund të merreni më, me njëri-tjetrin, por me popullin.
-Nuk mund të prisni shirita në biznese ku nuk garantohen të drejtat më minimale të punonjësit.
-Nuk bëhet shteti me një sy qorr e vesh shurdh.
-Sa ”nuk”e të tjera.
Rilindja tashmë është histori. Por as letërsia e re nuk është me libra nga ndjesitë e së përditshmes me rrëfime kujtimesh të freskëta nga kryetarë dhe anëtarë partie, si ”Kurbani” apo ”Shqipëria dhe Kosova si do të duhej të jenë”.
Shëndet e jetë urtësi e munguar!
Kohë eksodesh në një përvjetor eksodi
Nga Ilir Levonja/
1)Sot është16 prilli, dita e eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës. Dhe nuk e di sa po përkujtohet në Shqipëri a Kosovë? Viti i mbrapsht 1999. Një eksod që filloi nga marsi e përfundoi në qershor. Rreth tetëqind mijë njerëz u afruan tokës së ëndërruar. Atdheut të mohuar. Në një karvan njerëzor, mjetesh e pajimesh. Një ushtri e lodhur luftrash, përbuzjesh, reprezaljesh. Serbisë nuk i kishte mjaftuar disfata në Kroaci dhe Bosnje. U duhej edhe kjo me shqiptarët. Edhe pse problem shpërbërje federate, kjo e shqiptarëve trajtohet si toka e shenjtë. Aq sa edhe sot kësaj dite serbi më i thjesht beson verbërisht në ekzistencën e një Jerusalemi sllav.
2)Atij viti kam drejtuar qëndrën kulturore të qytetit tim. Jam thirrur urgjent në mes të natës. Dhe ashtu në agun e një dite të re pranverore, kemi hapur dyert e kinoteatrit Vaçe Zela. Ne u bëm një grup njerëzish, kryesisht drejtues zyrash. Duke formuar kështu një këshill emergjencash sociale. Për herë të parë vumë re se sa të pa përgatirur ishim si qeveri lokale për raste të tilla. Ndërkohë të ardhurit shtoheshin. Salla jo vetëm që u tejmbush, por edhe hollet, kthinat, studiot etj.
Shqetësimit tonë i dha rrugë prania e qytetarëve. Në fillim sollën arka me ujë, termusë me kafe, byrekë të ngrohtë . Specialiteti myzeqar. Më pas shpejt venduan se ajo nuk ishte zgjidhje. Të ardhurit veç trembjes kishin nevojë të shplodheshin, të ndiheshin disi në shtëpi. Kështu nisën kërkesat e para. Derisa nga pasditja salla zuri të ndihej se po zbrazej. Megjithatë, ai kinotear mbeti për javë të tëra si stacioni i parë. Sheshi përpara tij u pritësi edhe i mjeteve të rënda…, të atyre që vazhdonin të vinin.
3)Shumë prej nesh lidhëm miqësi në atë periudhë eksodi. Në atë jetë të përbashkët. Madje pati edhe krushqi të reja. Premtime për vizita të ndërsjella. U lidhën miqësi që vazhdojnë edhe sot.
Unë u njoha me një mësues. Hysri Rrahmanin. Me këtë mbiemër Kosova, letërsia shqipe në përgjithësi, kishte një penë të zot. Po Rrahman kishte shumë. Dhe përkimi i mbiemrave është thjesht një sadisfaksion. Megjithatë ishte një detaj që na çonte tek letërsia. Darkave pinim kafen bashkë. E humbën dikur njëri-tjetrin. Tani e rigjetën sërish këtu në fejsbuk.
4)Mirëpo e çuditshme është se pikërisht këtë periudhë, këto muaj. U shpik sërish një eksod. Tashmë jo përmes shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Apo e shqiptarëve në drejtim të Kosovës. Por e shtetarëve shqiptarë në dy shtetet e tyre drejt botës së madhe.
A thua tashmë kemi një armik të përbashkët, jo me tanke, jo me aeroplanë…, por me keq’qeverisje. ? Besoj se po. Fatkeqësisht.
- « Previous Page
- 1
- …
- 90
- 91
- 92
- 93
- 94
- …
- 102
- Next Page »