Nga Ilir Levonja/
1)Në vitet ’80 kinematografia shqiptare pati një shkëlqim me karaktere e tema lirike. Sigurisht mes tyre spikati edhe një vajzë e bukur. Shtatlartë me emrin Anisa Markarian. Ndër ne, mes kërshërisë për të shikuar fytyrën e saj, pëshpërtiteshin edhe çudi të tilla. Si emri, origjina etj. Ca thoshin çifute, ca thoshin arabe, armene …., etj. Megjithatë ne na kënaqte ajo çfarë sillte Anissa. Çfarë ishte ajo. Pra modeli i saj.
Punët e komuniteteve në atë kohë, ishin çështje frazash. Një lloj terminologjie që sot në botën pragmatiste, konsiderohen si pyetje të hapura ose pyetje të mbyllura. Sigurisht atëhere ishin të mbyllura. Megjithëatë ekstrakomunitarët thonë, falemindierit shqiptarëve. Këtë bëri edhe Anisa në fjalën e saj.
Sot u kujtova për ‘të pas videos që po qarkullon me fjalën e saj modeste. Por si gjithmonë me peshë. I përket origjinës së saj. Vendit të gjakut. Armenisë.
Dje Armenia, kujtoi 100 vjetorin e genocidit turk ndaj popullsisë armene . Një genocid që pak e nga pak, sidomos këto vitet e fundit, është bërë shkak edhe i një lufte të ftohtë. Turqisë nuk i pëlqen të quhet I tillë.
Megjihtëse shpesh distancohet nga pikëpamjet otomane, nga karakteristika që shfaq. prapë këmbëngul që nuk ishte genocid.
Nga ana tjetër vlon si një hon i tmerrshëm një shifër katastrofike. U vranë, u prenë, u masakruan, dëbuan rreth njëmilion e gjysëm armenë.
2)Dje edhe bota amerikane u zhyt në një luftë të ftohtë. Të akullt dhe mosbesuese. Pritej nga Shtëpia e Bardhë një deklaratë në lidhje me genocidin. Fjalët e ambasadorit amerikan Henry Morgenthau të atyre viteve në Perandorinë Otomane, qarkulluan në shtypin e ashpër. Dukeshin tepër cinike deklaratat e Erdoganit në drejtim të Obamës. Ndërkohë që e kishte quajtur Papën si jo me këmbë në tokë.
Ndër të tjera ai thotë që, ”jam kaq gjakftohtë sa të konfirmojë se gjëmë më të tmerrshme kurrë nuk ka, dhe nuk kapër të njohur historia e njerëzimit”
Obama pati deklaruar në fushatën elektorale të 2008-ës se do ta njihte si genocid. Nuk e bëri. Ndërkohë që Selia e shenjtë, vende të Europës e deklaruan me të madhe.
Shumë analistë këtu e quajtën zbythje të Obamës. Nga ana tjetër konstatuan me keqardhje se sa e kapur është Amerika politikisht nga Turqia. Vendi I bazave ose I tranpolinave në botën arabe. Ndërkohë duke I kujtuar dështimet e njëpasnjëshme, në Afgnistan, Irak, Iran etj.
Unë do e përmbledh gjithë këtë trysni nervash, me fjalët e një analisti, karshi Shtëpisë së Bardhë. Shefit Obama, premtimeve etj. Xhon Shërc ” historia apo jetët tona nuk kanë asnjë vlerë për njerëzit që na drejtojnë.” (Jon Shwarz nga The//INTERCEPT, 04/24/2015).
3)Në fakt çfarë kërkojnë armenët.? Asgjë, thjesht të qënit bashkëkohës në njohjen e krimeve. Ndjesën dhe ndarjen e dhimbjes. Kombi që nuk njeh mizoritë e shtetarëve të tij nuk ka se si të jetë i besueshëm dhe konstruktiv. Pa diskutim edhe për rajonin. Ky është një konflikt që mban ngujuar luftën e ftohtë edhe mes fqinjëve. Ndaj në shumë vende të botës marrëdhëniet ndër fqinjë I ngjajnë një dashurie mushama, e cila mund të çahet me shiun e pare.
Janë disa vatra të tilla që kancelaritë nuk duan as t’i çojnë nëpër mend. Edhe pse flitet për një botë më të ndjeshme, më të zhvilluar se në ato kohë.
Ato anë janë të njohura për genocide. Por kur kujton këtë armenin, duhet të na vijë turp të gjithëve. Janë një million e gjysëm njerëz të shfarosur.
4)E ëmbla Anisë, fjala jote më kujtoi se armenët nuk po bëjnë betejë me ushtri. Edhe pse janë më shumë se aq. Armenët kanë zgjedhur rrugën e dinjitetit. Të falenderimit, për ata që u dhanë strehë, pra rrugën e mëshirës.
Dhe ne jemi bërë për tu mëshiruar.