Shkruan:Ilir Levonja/
“Harxhova dy vite e ca dyke kërkuar me të djathtë e me të mëngjër.”/
1) Fotografia që shikoni është marrë sot, 3 prill 2015 tek shtëpia e ish Kryeministrit, shqiptar Fan Noli. I katërmbëdhjeti në këtë post, në historinë e shtetit shqiptar. Ai njihet në këto anale, edhe si udhëheqësi i revolucionit demokratik të qershorit. Përmes të cilit erdhi në pushtet. (16 qershor deri më 23 dhjetor, 1924). Kjo shtëpi u ble nga fondi i grumbulluar nga Vatra prej afro 17 mijë dollarësh në vitin në vitin 1954. Fonde të cilat u siguruan pas një fushatë më shumë se dy vjeçare. Edhe këtu si gjithmonë me zëra pro dhe kundër, me vështirësi, me ndërprerje. Debate. Rifillim fushate etj. Tipar i përjetshëm i grindjes shqiptare. Vetë ish Kryeministri është shprehur plot keqardhje, kur thotë se “harxhova dy vite e ca dyke kërkuar me të djathtë e me të mëngjër”. Por nuk dihet me saktësi se sa?. Ashtu sikur dihet që nuk e ka kaluar këtë vlerë valute. U shit për 13 mijë dollarë nga kisha ortodokse shqiptare, pronësi e lënë me testament nga vetë ish Kryeministri, pikërisht në vitin 1971. Sot vlera e kësaj shtëpie nuk dihet. Pasi nuk është në shitje. Pasi kërkova dhe vazhdojë të jem në kërkim, mbi pronësinë etj. Thjesht një web shitjesh njofton vlerën 160 mijë dollarë . Kurse në derën kryesore të saj, qëndron e varur që viti 2010 një shkresë që nuk lejon banimin aty, për shkak të mos adoptimit të sistemit të kushteve të domosdoshme për banim. Në bazë të një ligji të posaçëm nga shteti I Floridës. Si thuajse 99% e shtëpive këtu, ajo është e ndërtuar me mure blloku. Çatia me rrasa guri. Dhe ashtu siç e shpjegon vet Noli, është e tipit shtëpi runch. Fermë…
2)Vatra zë fill nga 1911. Pra ideja rreth krijimit të saj. Ose nevoja për themelimn e një shoqërie përmbi. Kjo në kuptimin e mosmarrëveshjeve që karakterizonte kohën e shqiptarëve në mërgim. Në një farë mënyre reflektohet edhe sot. Disa e donin në Detroit, disa në Boston, disa në NjuJork etj. Në fatk nuk është e vështirë të kuptohet se, këto teka nuk ishin të bazuara aspak në ndonjë kriter. Siç është thelbësor përshembull numri më i madh i shqiptarëve të mërguar. Por egoja e mendësisë sonë provinciale, që edhe pse jeton në Amerikë, prapë kërkon t’i shkojë e veta. Ndaj edhe sot e kësaj dite e quajnë federatë. (Një farë unifikim të plotësimit të tekave dhe mëndjeve.) Po neve nuk na duhet kjo. Gjithsesi duhet thënë se fati bëri një përjashtim. Përpjekjeve të një intelektuali nga Korça me mbiemrin Floqi, iu kurorëzua ëndrra kur Fan Noli shqiptoi sugjerimin e tij. Ta quajmë vatër. Vatra e oxhakut . Ajo i mbledh burrat, pjestarët e shtëpisë, familjen. Dhe sido që ta kthejmë, sido që ta gjykojmë, me minuset, pluset e peshkopit, bindjet apo ironinë e ashpër poetike. Ka një moment të madh historik, ai pas dorëheqjes së qeverisë së Vlorës. Vatra mori në dorë punët e vendit. Nëse do kishin heshtur atë kohë Vatra dhe Noli etj…, ndoshta mund të mos kishim Shqipëri fare. Pra ai është njeriu që në rrëmujën e konflikteve shqiptare, luftrave, shpërbërjes, ka sinjifikuar unifikimin. Megjithatë, as ai nuk i shpëtoi plotësisht egoizmit tonë. Nuk kishte përse bënte humor poetik me qytetet shqiptare, krahinat. Duke i krahasur me derra, kokë trashë, xhandarë etj., popullin e tij.
3)Periudha më errët e Vatrës është diktatura e Enver Hoxhës në Shqipëri. Kjo thjesht për arsyen e izolimit. Vatrës iu pre burimi. Sado elozhe i bëri Tirana, ish Kryeministri nuk u gënjye. Ai e dinte se një kthim aty, do kishte një fund të trishtë. Më të trishtë se, nga marrëdhëniet e acaruara me mbretin. Kundërshtarin e tij politik. Ndofta edhe vdekje. Ndërkohë në Tiranë vatranë të vjetër po ekzekutoheshin me gjyqe që ta shpifnin. (Rasti, B.Omari, drejtuesit të gazetës Dielli). Edhe kësaj here peshkopi gjykoi me largëpamësi. U hapi derën të arratisurve, pavarsisht bindjeve etj…, duke mbajtur gjallë vijën e ujit.
4)Noli ndërroi jetë tek kjo shtëpi. Që ishte pronë e tij. Këtu ka një kopësht të madh. Dikur me portokalle. Megjithëse jo më shumë se dy kilometër nga qëndra e Fort Luderdaleit, të ashtuqujturit Venecia e Amerikës, në veri të Miamit, zona duket sikur është e izoluar për shkak edhe të tipit të vjetër arkitekturor. Aty banojnë shtresa më e varfër. Por duke iu referuar aktivitetit të tij, Nolit kjo shtëpi, është edhe pronë e historisë së shtetit shqiptar. Edhe pse nuk i përket më as kishës shqiptare, as shtetit shqiptar. Ndofta ishte kjo arsyeja që më dërgoi deri aty. Pra të prek historinë e shtetit tim. Kështu u thashë edhe dy fqinjëve kureshtar. Këtu ndërroi jetë Kryeminstri im.
5)Pa i mëshuar zërave se a bëri mire apo jo, kisha ortodokse shqiptare e Bostonit, për shitjen e kësaj vlere të madhe. Ka ardhur koha të mendohet se si mund të rikuperohet kjo shtëpi. Në zone ka shenja gjallimi dhe përmisimi të jetës. Nuk besoj se vlera e presupozuar për shitje, është po aq. Dhe nisur edhe nga mangësitë, në kushtet e jetës, mund të riblihet me një vlerë më të vogël. Por edhe vlera aktuale, në bazë të sipërfaqes së tokës, zones, jo edhe shumë larg aeroportit ndërkombtar të Fort Lauderdalit, e justifikon plotësisht një inisiativë të Shqipërisë.
Ajo mund të bëhet fare një konsullatë në drejtim të vende të karaibeve. Një shtëpi fushimi artistësh . Krijimi dhe arredimi të histories sonë. Unë e mora këtë inisiativë edhe nga nisma e Kryeministrit shqiptar, në lidhje me ëndrrën qytetare.
Nuk ka asgjë të keqe, të kemi një cope Shqipërie në jugun e Amerikës. Në gudiën time tashmë, me miqtë, do jetë edhe kjo shtëpi. Shtëpia e Kryeministrit.
Fort Lauderdale, 3 prill 2015..
Bëre be për Ramën, Mark
Nga Ilir Levonja/
Lëre kanunin dhe zakonet Mark. Se boll ia nxiu faqjen Enveri për 45 vjet. Aq sa nuk ka mbetur shqiptar që, në perceptimin e tij ta ketë atë si një melodi vaji. Aq sa bukurinë e emrit malësor, ta indetifikojmë me malok. Me emrin çeçen. Aq sa sapo një burrë nga ato anë flet, pjesa më e madhe e njerëzve thonë, hiqja fillin se po flet maloku. Aq sa vendi kërthizë i shqiptarisë, logu i bjeshkëve, livadhet e zanave, pejzazhet epike, të zhvendosen nga mendja jonë, gjithnjë e më shumë drejt një periferie të largët. Duke e lënë me dashje Kosovën si kufi i huaj. Kjo malokëri, kjo tokë kërthizë sikur e shtyn vetveten. Sikur është ajo fundi I shqiptarisë. Jo lugina e Preshëvës, jo Mitrovica, jo Leskovaci. Kështu është në mendjen tone ajo anë. E Largët, veriu i errët, vendi i malokëve. Jo kërthiza, jo kopshti i eposit tone.
Fjala jote sot në kuvend më kujtoi ligjëratën shfajësuese të Kadri Azbiut. I gjori burrë, edhe pse po vdiste. Edhe pse e po jepte llogari përpara një regjisori, në krah të të cilit kishte qënë asistent. Prapë ngulte këmbë në ndershmërinë e vet, jo në demaskimin e skenarëve shfarosës. Të luftës për pushtet. Jo luftës së klasave, Atë, ata e kishin fituar me kohë. Kadriu nuk ishte pishman. Në një fare mënyre, me ndershmërinë e tij, devotshmërinë e tij, ndaj kësaj fushate shfarosëse, ai po e tregonte ashiqare. Ishte gati të nxirrte valixhen me dekorata nga poshtë krevatit.
Të varej me to në gjoks. Si e si të binte regjisorin. Se i kishte luajtur me ndjenjë rolet që i kishte ngarkuar ai.
Edhe puna jote sot.
Në ato ujra lundorve. Ndërsa i madhi sqaroi Shkodrën për spastrimet politike. Ti sqarove të mëdhejtë se u shërbeve me devotshmëri. Ti Kadriu i vogël.
Para disa ditëve intelektualë të krahut të majtë hodhën justifikimet e nënvleftësimit të shkresave. Zakone të gjoja administrates shqiptare. Rutinës së zyrave. Shkresa të shumta, që vijnë e që ikin. Kështu edhe puna e fletkërkesës së drejtësisë belge. U harrua nga një nënpunës. Nuk ishte e ndonjë rëndësie të veçantë. E çfarë. Atje në token qyqeve të mërguara, u vra një shqiptar. Punë kurvash etj. Mëndje shqiptare. Që blihen edhe me dy qofte dhe një dopio raki.
Po ti nuk e di se, bota matanë ku ne po aspirojnë të futemi, mbi gjithçka ruan kthjelltësinë e memorjes. Nuk mund ta arshivojë një dokument, një vrasje qoftë edhe nga shqiptarët. Deri sa bëhet pis toka e tyre. Pasi kanë edhe ata kanun. Por ndryshe nga ne, nuk vrapojnë ta bëjnë pis. Asesi. Përkundrazi e ruajnë me fanatizëm. Me përvojë të shkëlqyer të një nënpunësi shembullor. Jo të një bashkëfajtori në krim.
Mjerë ai Kuvend, mjerë ai popull.
Kaubojsi dhe agjentja
Tregim nga Ilir Levonja/
Rreth viteve tetëdhjetë në qytetin tonë u bë shumë zhurmë. Në çdo tavolinë shtëpie i bëhej gjyq një djali që vishej me pantallona të ngushta, me xhepa pllakë dhe shumë të gjëra poshtë. Ky quhej model kaubojsash. Të paktën kështu thoshin njerëzit. Vishej i tëri në të zeza. Madje në dimër, kur binte borë dhe bënte ftohtë aq sa ngrinte ujët në pullazet e banesave, ai se nga sajoi një kapërdinë dhe një kapele me rreth të harkuar. Shëtiste vetëm dhe shpesh ironizonte njerëzit kur e thumbonin.
Në të njëjtën kohë në qytet erdhi dhe një grua e huaj. Askush nuk e dinte se si, për çfarë. Por vetmia e saj të vriste sytë. Asgjë nuk bënte tjetër. Shëtiste. Më pas u hapën fjalë se ishte agjente. Në tavolinat e shtëpive krahas kaubojsit zuri të pëshpëritej edhe për ‘të. Dikush e pati parë që në një orë të vonë pas mesit të natës, të futej në degën e punëve të brendshme. Filluan shtjellimet. Çfarë agjente mund të ishte? Ndofta e dyfishtë. Kushedi i shërben të dyja palëve? Një ditë e panë në ballkonin e një pallati dykatësh. Nëse i dhanë shtëpi, duhet të jetë agjentja e jonë. Kjo i vulosi të gjitha. Megjithatë ajo prapë dilte e shëtiste e vetme. Qe periudha e lavdisë së saj. Me rroba ndryshe nga gratë e tjera. Kërciste trotuari. Ndalonte në çdo kryqëzim. Askush nuk e priste diku. Por ajo prapë, dikë kërkonte mes njerëzve. Vështrimin përmbi kokat e tyre.
Mbas disa ditësh, u pëshpërit se ajo dhe kaubojsi takoheshin fshehtas. Dukej se natyra e veçantë e tipave të tyre, përballë një qyteti, i afroi. Çfarë nuk flitej. Bënin takime shoqërore ku dëgjonin muzikë të huaj, pinin verë, flisnin për Amerikën. Thoshin se ata do martoheshin. Mirëpo nga ana tjetër, ata vazhdonin në rrugën e tyre. Kaubojsi i vetëm shkonte deri tek stacioni i autobuzëve. Aty pinte cigare më këmbë. Vështronte njerëzit. Për ditë. Zakonisht paraditeve. Sidomos kur mbante mot i mirë. Të njëjtën gjë dhe agjentja e dyfishtë. Veçse ajo shëtiste kryq me rrugën e kaubojsit. Poshtë pallatit të saj, ndiqte trotuarin deri te axhensia e kamionëve. Aty ndalonte. Shikonte çfarë ikte nga qyteti. E gjitha e pastër, me një çantë të shkëlqyeshme meshini fin, ku brenda së cilës thoshin se mbante radiomarrëset. Me një fjalë paimet e sofistikuara të një agjenti.
Një mëngjes vere çuditërisht u zhdukën që të dy. U fol sërish. Çfarë nuk u tha. Së pai se u arratisën të dy. Së dyti sikur ajo u mbyt në lum. Së treti sikur ajo e kaloi kufirin, por kaubojsi u vra nën telat e klonit. Ndërkohë që një fshatar kishte pohuar se gruaja ndodhej në fshatin e tij. I thanë se do i kenë bërë sytë. Ajo e tyrja, agjentja ndodhej në arrati me kaubojsin.
Sikur të mos ishin hapur kufijtë, do flitej akoma për ata. Por tashmë askush nuk e kishte më mendjen. Puna e tyre nuk diskutohej, dukej si një ofiçinë e braktisur. Si një kinema ku askujt nuk i shkon mendja të shohë filma. Askush nuk e dinte më se ku ndodhej kaubojsi. Se ku ndodhej agjentja. Dhe askujt nuk i duhej. Të gjithë iknin.
Gati njëzet e kusur vite më pas, kaubojsi u kthye. Qyteti iu duk i huaj për shkak se shumë njerëz ishin larguar. Vendin e tyre e kishin zënë banorë të rinj. Megjithatë ai bëri ritin e zakonshëm. Tashmë një kauboj me veshje reale, por që nuk i tërhiqte më vëmendjen kurkujt. Madje më shumë se njerëz kishte makina të markave të ndryshme.
Qe dimër. Pati pushuar bora. Dielli të vriste sytë, megjithatë bënte ftohtë. Ndërsa vendosi në tokë kapelen e kaubojsit, veç përmbys. Burri nxorri harmonikën dhe rrugëtoi me të në vargmalet e andeve. Tashmë një artist i madh por veset e përmbytën të tërin. Në fakt askush nuk mund ta kuptonte se përse i binte asaj melodie, që sado e bukur dhe e kthjellët, mbarte trishtim. Askush nuk i hidhte lekë. Pas një jave vendosi të mos vazhdonte më këtë zanat rruge. Mbeti mëdyshas. Njerëzit nuk e përfillnin fare. Ndërsa po kotej të vazhdonte apo jo, e zuri gjumi. Dremiti për pak. Por shpejt i dha kurajo vetes që të ngrihej e të lozte më këmbë. Ashtu bëri. Luajti aq bukur sa edhe xhinglat e trupit i rrëkëllinin. Përpara qëndronin një grup njerëzish.
-Bjeri edhe një herë?- iu lut një vajzë e vogël.
-Sapo e bëra, -ia ktheu ai.
-Bjeri për gjyshen time, -këmbënguli vajza dhe hodhi disa qindarka në kapelen e përmbysur.
Kaubojsi i vjetër, qeshi. Gjyshja e saj priti me sytë e shuar. Mbante veshur një fustan të kaltër. Duart kryq, ku midis shpuplitej një shami e vogël.
-Edhe me gjyshet duhet të merrem tashti? -tha ai me ironi.
-Po edhe ti gjysh je, – ia ktheu vajza pa droje.
Aty pari kaloi një hamall me një portmonto. Ndali kureshtar. Kaubojsi mendoi se vajza po hakërrehej. Portreti i tij në pasqyrën e portmontosë dukej tepër i madh. Ruante akoma atë hije megjithëse fytyra i qe brejtur nga rrudhat. Vërejti se ishte pa kapele dhe me të vërtetë që përballë në xhamin me sakica metali të verdhë, gjëndej një burrë i dalë boje. I lodhur dhe i ronitur pavarsisht rrobave të forta të kaubojsve. Gruaja me sy të shuar e mori mbesën për dore dhe i kërkoi të vazhdonin. Vetëm atëherë kaubojsi u kujtua se ajo ishte agjentja. Edhe pse e kishin bërë njëri-tjetrin të famshëm, kurrë nuk kishin këmbyer dy fjalë. Ikën shtruar.
Në katin e dytë midis gjyshes dhe së mbesës u ftillua ky dialog:
-Ai adhuronte perëndimin, adhuronte të bëhej i huaj. Kurse unë adhuroja atdheun dhe erdha, u riatdhesova. Më pranuan, pastaj më torturuan duke mos më besuar. Më internuan. Sot e pashë me sytë e shpirtit që ai erdhi tek unë. Nuk i paska prirë bota e huaj. Por të paktën askush nuk po e dënon.
-Po ty kush të dënojë?
-Njerëzit e sojit të tij.
Xho, heroi im
Ilir Levonja/Florida/
1) Emri i tij është Josef Manfredonia. Pjestari më i moshuar i skuadrës sime. Vjen nga Napoli i Italisë. Fëmijë emigrant i viteve të luftës së dytë botërore. Sa herë që rrëfen ikjen nga lagja e tij poshtë Vezuvit, i shkasin lotët në atë farë feje sa ti që e paragjykon një burrë duke qarë, do befasohesh. Xhosë i shkojnë për bukuri. Ngjan me Jezusin e madh, sidomos pasi heq syzat me skelet të praruar prej ari të bardhë. Tetëdhjetë e pesë vjeç, i drejtë, i pastër dhe i freskët. Gjithë pranverë në fjalët e tia. Nuk lë grua a vajzë pa u bërë komplimente. Nuk lë ditë mëngjesi pa e bekuar. Ka diçka të re për çdo datë. Të ndalon dhe gjithë kënaqësi nxjerr foton e nipit duke kënduar në një nga skenat e teatrove të Miamit. Të mbesës shkenctare. Të djalit apo vajzës në punët e tyre. Dhe prapë bekon Zotin. Dhe prapë loton kur kujton Vezuvin, mbrëmjet e Napolit.
2)Xho’ja apo Xho’xhoja siç i thërrasim ne…, ka punuar si manaxher i estetikës në një nga kompanitë më emër në Amerikë, Mejsi (Macy’s). Eshtë një pensionist i hershëm dhe punon me ne për të mundur ditët e zbrazta. Për të mundur edhe vdekjen. Ose siç thotë ai, për të mos u zënë me gruan në shtëpi. E cila nuk bën asgjë tjetër veç kullohet pas televizioneve italiane. Shan u bërtet politikanëve sikur t’i ketë aty. Unë gajasem kur ai mi tregon dhe i them se edhe ju në Itali bëni kështu. Ai më përgjigjet se Italia është e kalbur nga korrupsioni. Edhe pse ka shpirtin njerëzor më të bukur në botë.
Nge një makinë të madhe të markës Lincoln, ëndërr e hershme.
Ti kthehemi realitetit: ka edhe moshatarë të tij që punojnë për të plotësuar faturat. Dhe ata të thonë shkurt se, mirë që ka mundësi punësimi për moshën tonë. A nuk i del Xhosë pensioni? Pensioni i shtetit jo, por Xhoja ka aplikuar edhe të tjera rrugë. Fondet e pensionimeve private. Nga ana tjetër punën që bën tashmë e quan akoma më vlerë pasi mund ndryshkun e tavolinës ku luhet tavëll ose domino.
Kur flas unë me Xho’n është një dialog që i kënaq të tjerët. Xhoja e di që unë kuptojë shumë mirë italisht. Ndaj më flet në gjuhën e tij. Unë qesh dhe i përgjigjem në anglisht, pasi më ngatërrohen gjërat, mendimet. Të tjerët po ashtu qeshin. Megjithatë Xhoja vazhdon duke plotësuar edhe dëshirën time. Pasi i kam thënë dikur për shkak të mos komunikimit po e humbas italishten. Dhe ai sapo vjen më thotë buongiorno. Më pyet se si janë punët. Si jam unë. Dhe unë i përgjigjem një për një. Ndërsa nga ana tjetër prapë e ka një këshillë. Një frazë që ia vlen të përmendet. Sapo i them se gjithçka në rregull dhe unë nuk ankohem ai më përgjigjet. Nëse nuk ankohesh do të thotëse nuk sheh dhe nuk ndjen asgjë. Qeshim dhe atëhere biseda bëhet më e sinqertë. Prekim problemet e ditës, qejfmbetjet e njerëzve. Dhe Xhoja e ka një këshillë. Veç në fund prapë të thotë, mos bëj plane me mua. Bëj projekte, bëje plane, por jo me mua. Beji me këta të rinj e të reja që ke rreth e rrotull. Unë sot jam, po nesër nuk i dihet. Në vënd që të vi unë në punë, të vjen lajmi që kam shkuar me të shumtit.
Dhe në fakt ka ndodhur disa herë, kemi pritur me sytë nga dera, por ai nuk ka ardhur. Më vonë na kanë telefonuar nga shtëpia që Xhoja ndodhet në spital, një herë hemoragji stomaku, një herë diçka tjetër. Por ai gjithmonë është kthyer, ashtu i qeshur, gazmend duke përshëndetur gjithsecilin. Duke thënë… djema çfarë të bëj, i shkoj asaj viranes në derë por ajo nuk më pranon. Ik tutje më thotë se nuk të ka ardhur radha.
3)Përse Xho është heroi im? Përse…, edhe pse përciptas na shkon mendja tek pensionimet e shqiptarëve. Ja disa përfundime që mund të interpretohen nga vetë lexuesi.
-Të mos injorosh të ardhmen tënde, por të jesh i qartë për ‘të.
-A mendon për të ardhmen tënde aty ku punon?
-Nga ballafaqimi i situatave të trishton një shifër që del nga të dhënat e Zyrës për Çështjet Sociale në Shqipëri. 12 mijëlekshi i pensionimit. I vetmi dhe pa programe të tjera që të ndihmojnë pensionin. Që po sipas kësaj zyre, pas një reduktimi shpenzimesh të domosdoshme si fatura e ujit, e energjisë, e barnave etj. Një të moshuari i mbeten 6 dollarë për ushqim e argëtim.
-A ka ardhur koha që në atë vendin tonë të aplikohen edhe fondet e pensionimeve? Në bazë të punës së individit. Jo nga ato që i sjell një fëmijë, prindit?
Si përfundim:
-Ja arritjet tona.
Hija e Takut dhe vetmia e Tomës
Nga Ilir Levonja-Florida/
1) Nga një intervistë e Ilir Metës në studion e Babaramos, më 23/3/2015 ka një përfundim të standartizuar tashmë të shantazhit politik. E gjitha nuk ishte asgjë tjetër por një kërcënim i hapur, i vazhdueshëm ndaj ishKryeministrit Berisha. Por jo vetëm kaq. Edhe të tjerëve. Edhe atyre që ka në krahë.
Megjithëse vetë kryetari i Kuvendit shprehet se po i hamë kohën teleshikuesit me këto probleme të pa rëndësishme, prapë e mban pezull këtë auditor. Nuk përgjigjet. I bishton pyetjeve. U shmanget me buzëqeshje. Me qetësi. Ndërsa fut midis hera-herës një figurë klasike të politikës sonë. Takun nga Durrësi. Një hije e demokracisë shqiptare. Për të cilën nuk duhet thënë më, që çuditërisht, është pjesë e të gjitha qeverive dhe komisioneve. Apo krejt çuditërisht mbin, shfaqet, në të gjitha skenat e tronditjeve të politikës sonë. Sa herë që ka plasje të nxehta, skupe politike, apo përmëndje emrash. Sidomos i Ilir Metës, shfaqet hija kërcënuese e Takut.
Që nga koha e katarsist të largët, e mbaj mend si sot ku nga lozha e katit të sipërm, në teatrin e Durrësit. Taku i thërriste Nanos, o pijanec. Kam menduar që atëhere se ky njeri duhet të kishte medoemos një lloj pushteti magjik, zotërues, pasi është një prezent i përjetshëm i politikës së ashtuqujtur të re në demokracinë shqiptare.
Ndryshe nga një prokuror kroat me emrin Mesiç, që iu fut politikës për të mirën e vendit, e qytetarëve të tij. Ky prokurori ynë mbeti hija e kërcënimit të përjetshëm i politikanëve kolegë. Hija e myrrëtyer e shantazhit. Hija prezente e prokurorit të diktaturës. Në demokracinë treçerekshekullore e debateve për hapjen e dosjeve. Jo magjistari i çudindryshimit. I tipit Mesiç. Asesi. Por asi magjik i shantazhit.
Këtu me të drejtë ngrihem me mijra habitje. Çfarë janë këto video? Kujt dhe në cilës kohe i adresohen? Kush ndihet i kërcënuar.? A ka të drejtë një deputet i lartë të bëj shantazhe të tilla në një shtet demokratik? A janë këto të lejueshme? A bëjnë vepër penale?
Përse nuk i kërkohen nga prokuroria? Ndërsa paralelisht me këtë, i kërkohet Kuvendit në kohë rekord, heqja e imunitetit për një apo dy deputetë. Më qëllim vëninen në dispozicion të prokurorisë, me akuzën për padi të rreme! Edhe pse ka ditë me radhë që deputetët në fjalë kanë shkuar rregullisht me dëshirën e tyre në prokurori.
Kjo është absurde…. dhe në të gjitha versionet që ta kthesh. Ka një përfundim. Hijen e Takut.
2)Kam vërejtur këto ditë se vëmendja e publikut ndaj murit në fejsbukun e Tom Doshit, është gati trefishuar. Trefishuar rekordet me fjalë mbështetëse. Ka një lloj solidariteti që të habit. Aty përfshihen edhe emra të dëgjuar nga shoqëria civile, nga arti i skenës, nga fushat e sportit. Njerëz të thjesht. Votues. Adhurues, që janë gati të sakrifikohen. Ndihen të fyer. Përballë qëndron një makineri e tërë shtetërore me një akuzë dhe një premtim.
Akuza është për padi të rreme që një deputet i inkriminuar i bën krerëve më të lartë të shtetit duke i presupozuar si vrasës. Dhe premtimi, ai i qeverisë, ndaj administratës së Europës për dekriminalizimin e Kuvendit, që njëherazi është edhe një nga detyrat e shtëpisë që duhet të bëj Shqipëria.
Toma ka kundër edhe Amerikën e madhe. Mirëpo sa më shumë vetmohet Toma, aq i madh numri i nxitësve për kurajo. Sa më shumë izolohet Toma, po aq përkundër vijon e rritet numri i adhuruesve nga populli. Ata nuk reshtin, i kërkojnë të mos stepet, të vazhdojë të kërkojë të drejtën, të luftojë për nderin e nëpërkëmbur. Çfarë po ndodh? A është Toma kriminel? A është Toma kaq mafioz sa duhet të urdhërohen në kohë rekorde, komisionet përkatëse të heqjes së imunitetit? A është Toma me lebrozë, kolerë a tuberkuloz…, që shokët krahas tij, politikëbërisit e tij, aradha që e shikonte nga duart, që i gëzoheshin ndeshjeve të forta me pozitën e kohës. Që nuk i flasin me gojë sapo tha kryetari që ”ta çlirojmë Tomën nga xhindet e folkut”. A është i tillë heroi i tyre?
Përse kjo dashuri kaq e madhe? Përse ky solidaritet? Përse njerëzit përpiqen ta mbrojnë të dobtin?
3)Do të kisha shumë të dëshirë të jepja një përgjigje të saktë. Por kam frikë se mos shfaqet Taku. Qënkemi të gjithë të kapur. Po për Ilirin, Takun, pse nuk ka një kërkesë për heqjen e imuntetit? Për shantazhet e hapuara publike? Për mashtrimet publike në inagurimin e pularive. Kam pasur një bisedë me një të ri shqiptar, i cili punonte në një biznes privat me priroritet internetet. Më thoshte nga dhjetë punëtorë, vetëm nipi i pronarit është i siguruar. Ne të tjerët punojmë nga ora 5 e mëngjesit deri në mesnatë, me të njëjtën pagë…, 150 dollarë. Edhe këto herë i marrim një javë me vonesë, herë nuk i marrim fare. Sapo kërkojmë një të drejtë tonën, pronari na tregon derën. Megjithatë, biznesmeni është Lsi-ist. Meta qe ai që preu shiritin.
- « Previous Page
- 1
- …
- 92
- 93
- 94
- 95
- 96
- …
- 102
- Next Page »