• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IMAM EDIN GJONI: TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË

December 6, 2018 by dgreca

IMAM EDIN GJONI: TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË NDËR SHQIPTARËT SI NË SHPALLJEN E PAVARËSISË/

1 Imami

– Është me rëndësi ta afirmojmë  dhe ngremë vazhdimisht sentimentin e vëllazërisë, i cili dominonte në mes të shqiptarëve në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, pa dallim fisi, treve apo feje. Njëherazi, kjo frymë e vëllazërisë duhet mbrojtur, kultivuar dhe respektuar, po aq, sa respektohet e nderohet ky Flamur Kombëtar!-

     Nga Lutja Fetare në Darkën e Flamurit, organizuar nga Vatra dhe Bashkësia Shqiptare- *

Pasi i është drejtuar Kryetarit të Vatrës,z. Dritan Mishto, kolegëve klerikë- dom Pjetër Popaj dhe father Hieromonk Nikodhim, si dhe pjesmarrësve në në Darkën e Festës së Pavarësisë organizuar nga VATRA dhe Bashkësia Shqiptare ; Imam Edin Gjoni, ka uruar:  Gëzuar festën e Flamurit!

Më tej ai komentoi se: Në këto ditë e netë të festës sonë të madhe Kombëtare, ku qëndrojmë rreth Flamurit të përbashkuar, me një zemër, me një dëshirë dhe një qëllim, përkujtojmë ditën e Vjeshtës së vonshme të vitit 1912, kur etërit tonë të udhëhequr nga Ati i Pavarësisë, Ismail Bej Vlora, firmosën Deklaratën e Pavarësisë të shtetit Shqiptar, dhe ngritën në Vlorë Flamurin kuq e zi me shqiponjën dy krenare mbi të.

Shpallaj e Pavarësisë së Shqipërisë erdhi si fryt i përpjekjeve vëllazërore të shqiptarëve anë e mbanë tokave të tyre etnike, të cilat tejkalonin kufijtë në të cilat Shqipëria do të mbetej. Njëherazi, në realizimin e këtij projekti, do t’i përfshiheshin njëlloj edhe ata që fizikisht nuk ishin prezent në Vlorë ditën historike të shpalljes së Pavarësisë. Dhe kjo përpjekje e gjithmbarshme, ky akt monumental në historinë tonë, -si asnjëherë më parë, paraqet kulmin e asaj që Hegeli në filozofinë e vet idealiste do ta quante ideja e vetë- vetëdijësim dhe vetë-realizim(vetëartikulimi) Kombëtar të një populli(Selbst-verwirklichung).

Si figurë fetare që jam, tha më tej, Imam Edin Gjoni, nuk mundem që të mos magjepsem nga fakti që në aktin historik të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, patën kontributin e tyre figura të nderuar fetare. Krahas Vexhih Buharasë dhe Ferid Vokopolës, si figura eminente, kishin kontribut madhor, Kryetari i Pleqnisë(Senatit ) në Kuvendin e Vlorës,me propozim të Luigj Gurakuqit, Myfti Vebi Efendi Agolli( apo Vebi Dibra) dhe zëvendës/ Kryeministri i Qeverisë së Vlorës Dom Nikollë Kaçorri. Është interesant fakti se të dy këto figura ishin prej Dibre. Salla shpërtheu në duartrokitje kur Imam Gjoni komentoi: Si sonte, unë dhe Dom Pjetri, vijmë nga Ulqini, nëse disi me mrekulli të Zotit do të na jepej mundësia të mbarteshim në Nëntor 1912 në Vlorë, me respekt të madh ndaj atyre të dyve, Vebi Dibrës dhe Dom Nikoll Kaçorrit, unë po mbaj shpresëse ato dy poste do ti mbanim ne të dy, dom Pjetri nëkryetar i Qeverisë dhe unë, Kryetar i Senatit.

Në të vërtetë, shtoi Imam Edin Gjoni; atë çfarë dua të them është se për ta mbajtur frymën kombëtare të Nëntorit të 1912-ës, padyshim që është me rëndësi ta ngremë Flamurin Kuq e Zi në këto ditë të festës Kombëtare, në vendlindje dhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Botë. Kam përshtypjen se çdo bijë e bir shqiptari që ngre Flamurin, e bën këtë me të njëjtin zell dhe sentiment, sikur ngrihet për herë të parë në Vlorë. Megjithatë është po aq me rëndësi ta afirmojmë  dhe ngremë vazhdimisht sentimentin e vëllazërisë, i cili dominonte në mes të shqiptarëve në Ditën e Shpalljes së Pavarësisë, pa dallim fisi, treve apo feje. Njëherazi, kjo frymë e vëllazërisë duhet mbrojtur, kultivuar dhe respektuar, po aq, sa respektohet e nderohet ky Flamur Kombëtar. Ngase kjo është ajo çfarë në realitet e ngriti këtë Flamur me 28 nëntor 1912 dhe ajo çfarë e solli Pavarësinë. Dhe siç tha Ismail Bej Qemali:” e ardhmja e Shqipërisë është sigurue. Ju porosis, duke u mëbshtetur fatit të Atdheut, të punoni bashkë si vëllezër!”

Lus Zotin e madh që të na ndihmojë në këtë drejtim!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, kudo që të jetë!

Zoti e bekofët këtë tokë e këtë popull me të cilët Zoti e ka lidhë fatin tonë, si popull dhe Komb, Shtetet e bashkuara të Amerikës!

Zoti Ju bekoftë të gjithë Juve!

Urime Festa e Pavarësisë!

* Lutja e Imam Edin Gjoni në Darkën e Flamurit organizuar nga Vatra dhe Bashkësia Shqiptare me 30 Nëntor 2018 në Royal Regency Hotel. Në Darkë ishin të pranishëm klerikët e të tre besimeve fetare: Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, Imam Edin Gjoni nga Xhamia e Queensit si dhe father Hieromonk Nikodhim, prift i kishës Orthodokse St. Nicholas në Nju Jork.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Imam Edin Gjoni, TA FORCOJMË FRYMËN E VËLLAZËRISË

IMAM EDIN GJONI:NJOFTIM PËR TË PAME

February 9, 2018 by dgreca

1 Kasem Gjoni1Në një njoftim të shpërndarë nga Imam Edin Gjoni, njoftohet se babai i tij, Kasem Gjoni, ka ndërruar jetë dy javë më parë në vendlindje, ku iu bënë edhe nderimet e fundit. Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i percjellin ngushellime me thella Imam Edin Gjoni per humbjen e babait te tij te dashur.

Në njoftim shkruhet se pritja e pamjeve do të bëhet Ditën e Dielë, me 11 Shkurt, nga Ora 11 e paradites deri në orën 4 pasdite.

Ja njoftimi i plotë:

***

Të nderuar miq,
Përmes këtij postimi dëshiroj të ju njoftoj se të dielën, me datën 11 Shkurt, do të mbahet pritja e pamjeve dhe ngushëllimeve për babanë tim, Kasem Gjonin, i cili ndërroi jetë dy javë më parë në vendlindje.
Pritja do të mbahet në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikan në Queens, 72-24 Myrtle Ave, Glendale, NY 11385, prej orës 11 të paradites deri në orën 4 të pasdites.
Për sqarime më të hollësishme mund ta kontaktoni edhe zyrën e Qendrës, në (718) 386 4720.

Ju faleminderit

***

Dear friends,
Through this post, I would like to inform you that on Sunday, February 11, we will hold a viewing for my father, Kasem Gjoni, who passed away two weeks ago in his homeland.
The viewing will be held at the at the Albanian-American Islamic Center of Queens, 72-24 Myrtle Ave. Glendale, NY 11385, between the hours of 11:00am to 4:00pm.
For any additional information, you may contact the center (718) 386 – 4720.

Thank you,

Filed Under: Komunitet Tagged With: Imam Edin Gjoni, per humbjen e babait, te pame

Imam Edin Gjoni: TE BASHKUAR RRETH FLAMURIT KOMBETAR

November 29, 2015 by dgreca

Mesazhi i percjelle nga Imam Edini Gjonaj ne darken festive te 103 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerikes dhe Bashkesia Shqiptare ne Nju Jork, ku ishin te pranishem te tre besimet fetare/
Sonte, pas 103 viteve nga pavarësia e shtetit tonë, të gjithë qëndrojmë të bashkuar pranë flamurit tonë: i madh dhe i vogël, në Shqipëri dhe jashtë saj, mbi Shkumbin dhe nën të, të Krishterë dhe Myslimanë: të gjithë një gjaku dhe një gjuhe, një zemre dhe një qëllimi.
Sot qëndrojmë krenarë si shqiponja dykrenore që ruajtëm substancën e kombit tonë fisnik, gjuhën tonë të lashtë dhe të ëmbël gjatë gjithë shekujve të qenies tonë … 
Krenarë përpara historisë së pastër si loti, për duar të papërlyera, për faqe të bardhë me të cilën serbes mund ta shikojmë çdo popull në sy…
Por mbi të gjitha krenarë për një të vërtetë të madhe që e kam për borxh ta theksoj sonte dhe përherë: për mirëshkim dhe dashuri  vëllazërorë ndërfetar (e jo kurrësesi tolerancë), që në këtë kohë kaosi dhe rrëmuje, na bën që të jemi shembull ekzemplar për mbarë planetin.  
Më kujtohet Imami dhe mësuesi im zoteri Rexhep Lika kur më fliste për fshatin tonë, Këllezën, në Anë të Malit, pjesë e komunës së Ulqinit (përndryshe fshati në të cilin ka lindur përkthyesi i parë i Biblës në tërësi, Dom Simoni Filipaj) për një rast shembullorë. Ishte ajo kohë, më thoshte ai, kur akoma fshatarët e Këlleznes së Poshtme nuk kishin asnjëfarë ore (sahati), ndërkohë që prifti i katundit kishte orë. Atëherë prifti lajmëronte fshatarëve mysliman përmes kambanave kur ta ndërpresin ushqimin dhe ta fillojnë agjërimin në agim (syfyr) gjatë muajit të Ramazanit. Por në anën tjetër, ku si në Shkodër mund ta gjeni dikë si Myftiun e saj, i cili mu në mes të fjalimit të Bajramit, që është fjalimi më solemn në vit për myslimanët, ta ndërpresë fjalimin mu në respekt ndaj kambanat e Kishës. 
 Gjestet e vogla për nga veprimi, por të mëdha në domethënia. Gjeste që dolën natyrisht dhe pa asnjë teklif nga zemërgjerësia e Shqiptarit.  
 Prandaj, e them sonte dhe përherë, Shqipëria e jonë është në këtë pikëpamje sikur diamanti:
– Unike dhe fisnike në substancë, 
– Reflekton ngjyra të ndryshme kur drita përthyhet nëpër të, prandaj edhe kemi divergjencë fetare e cila asaj i jep vetëm bukuri e hijeshi dhe na pasuron si komb.  
– Dhe diamantin kush përpiqet që ta thyejë, në fund do ta thyej veten e vet. 
Më në fund:
I lutem Zotit: 
Ta bekojë Shqipërinë, Kosovën dhe popullin Shqiptarë kudo që të jetë,
Ta bekojë Vatrën tonë, 
Ti bekojë SHBA, këtë tokë dhe popull, për të cilën Zoti e lidhur fuqishëm fatin tonë si komb dhe si shtet dhe të gjithë aleatët tonë. 
 Urime Përzemërsisht Festa e Pavarësisë!

Filed Under: ESSE Tagged With: ‘Flamurit Kombëtar, Imam Edin Gjoni, rreth, te bashkuar

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!

October 4, 2014 by dgreca

Komuniteti musliman shqiptar ne SHBA po feston Kurban Bajramin. Kjo festë përvecse në familjet muslimane shqiptare, u kremtua me falje nëpër qendrat Islame shqiptare në Kuins, Bruklin, Nju Xhersi, Micigan, Cikago et. Bashkëpunëtori i Diellit, Gazetari i TV 21, Halil Mulaj, e ndoqi nga afër faljen e Kurban Bajramit në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Queens, dhe na dergoi fotografi nga falja. Ne ligjerimin e tyre, Imamët e kesaj qendre Jusuf Balaj e Edin Gjoni,gjatë lutjeve, folen per madheshtine dhe rendesine e festes se Kurban Bajramit dhe percollen mesazhe solidariteti, dashamiresie dhe mireqenje. U kujtua edhe një herë përvoja e cmuar e kombit shqiptarë në vëllazërimin e tre besimeve tradicionale. Është kjo arsyeja që gjatë kësaj dite familjet muslimane shqiptare marrin urime dhe presin vizita nga baskëatdhetarët e tyre katolikë e orthodoksë.
Me këtë rast Vatra ndhe Gazeta Dielli, urojnë të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, në trojet amtare a në disaporë: GËZUAR KURBAN BAJRAMI!

Filed Under: Komunitet Tagged With: dielli, Halil Mulaj, Imam Edin Gjoni, Jusuf Balaj, V, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT