• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DUKE PRITUR TË HËNËN E MEMORIES – ABDULLA RAMI – PËRTEJ HARRIMIT

May 29, 2023 by s p

Ines Angeli Murzaku*/

*Profesoreshë e Religjionit, Drejtoreshë e Departamentit dhe Programit të Studimeve Katolike – Seton Hall University, Neë Jersey, USA

Ndërsa Dita e Dëshmorëve/Përkujtesës 2023 po afron, e gjej veten duke menduar shumë për rëndësinë e të kujtuarit, rëndësinë e mos-harresës. Këtë të Hënë më 29 Maj, Amerikanët do të kujtojnë ato gra dhe burra që dhanë jetën duke i shërbyer Amerikës. Familjet do të kujtojnë njerëz të dashur, do të shkojnë në varreza të vënë flamurë dhe lule. Kështu ata që kanë shkuar mbesin në kujtesë. E tillë është fuqia e të kujtuarit dhe kujtesës. E tillë është fuqia që dikush tjetër të kujtojë diçka për ne dhe për historinë tonë të përbashkët.

Kujtesa është themeli i kulturës dhe identitetit të një populli, dhe kapaciteti ynë njerezor për të kujtuar e respektuar kujtesën na ndan nga të gjitha krijesat e tjera. Identiteti është i rrënjosur në njohjen dhe kujtimin e origjinës dhe historisë sonë. Identiteti dhe kuptimi forcohen kur mblidhemi dhe ndajmë historitë tona qofte të dhimshme apo të lumtura. Siç ka thënë laureati i Cmimit Nobelit që i mbijetoi Holokaustit, Elie Ëiesel: “Pa kujtesë, nuk ka kulturë. Pa kujtesë, nuk do të kishte qytetërim, shoqëri, dhe të ardhme”.

Është pikërisht “kujtesa-përtej harresës” që na ofron libri i autores Ermira Xhomaqi-Godo dedikuar gjyshit të saj Abdullah Ramit, intelektualit që vuajti në burgjet komuniste për 19 vjet. Libri është një biografi e informuar dhe e bazuar në burime arkivore nga Kosova dhe Shqipëria, në shkrime të ndryshme të botuar në shtypin zyrtar dhe jozyrtar, në dokumenta të arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe kujtime personale të njerëzve të afërm që e kanë njohur personalist Abdullah Ramin.

Libri, është një dedikim i një mbese të devotshme për gjyshin, që jeton për të treguar dicka që gjyshi nuk mundi ose nuk arriti ta tregonte – një jetë të rëndë në kalvarin e tre burgjeve – Burgun e Tiranës, Burgun e Shtatë Penxhereve dhe Burgun e Burrelit, dhe internim që ishte një zgjatim i burgosjes. Por, Abdullah Rami, diti të vazhdojë jetën intelektuale – mbase e vetmja rrugë për të mbijetuar dhe jetuar nëpërmjet njerëzve dhe historive të tyre që ai me mjeshtëri i përktheu. Çfarë kujtese dhe trashëgimie la Abdullah Rami për ne sot? Përgjigjja është e thjeshtë: shembullin e njeriut që edhe në kushte çnjerëzore të burgjeve famëkeqe mundi të edukojë me prezencë dhe kulturë, duke mos pranuar të keqën që kishte gllabëruar vendin por duke shikuar përtej të keqës. Kjo filozofi jete i dha Abdullahut forcën për të jetuar e përkthryer disa nga kryeveprat e letërsisë botërore. Ai diti të shikojë përtej të keqës.

Pra, vlerat e ketij libri janë optimiste – si të gjesh kuptim në jetë dhe në jetesë përtej dhunës dhe errësirës së kampeve. Është më lehtë të jesh optimist në një vend të bukur o të begatë. Por të gjesh dashurinë per jetën, për të kërkuar e përkthyer nën hijen e vdekjes është një mrekulli. Do të ishte shumë e kuptueshme nëse Abdullai i rrethuar nga errësira do të kishte hequr dorë nga jeta intelektuale ose nga jeta e marrëdhëniet me njerezit. Aftësia e tij për të vazhduar jetën intelektuale në burg është shembull i dëshirës për jetën që i lejoi atij të dilte nga burgu me vlera dhe humanizëm. Pra libri është filozofik dhe teologjik përsa i përket thelbit të jetës.

Libri Përtej Harrimit‛ është një studim I rëndësishëm për të gjithë ata që duan të njihen me historinë e persekutimit intelektual në Shqipëri; për ata që e kanë jetuar por edhe për brezat e rinj që nuk e njohin diktaturën ose kanë iluzione për komunizmin.

“Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton shka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallxojë! Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. Un jam sot për sot Superjor: po të jap urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue! – E un rrnova… e mora si detyrim… nuk e di a ia kam mrritë!” – shkruan At Zef Pellumbi, një prift françeskan që kaloi më shumë se dy dekada në burgjet famëkeqe të Shqipërisë, në librin e tij “Rrno për me tregue.”

Po, autorja, Ermira Xhomaqi-Godo, kërkoi, tregoi dhe na mësoi të mos harrojmë kurrë këtë histori të dhimshme të kombit tonë. Për këtë i jemi mirënjohës! Ndërsa e Hëna e Dëshmorëve po vjen, ne jemi mirënjohës për një dëshmor të ri – Abdullah Ramin. Kujtimi qoftë i përhershëm.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ines Murzaku

MARRËDHËNIET SHQIPTARO-AMERIKANE DHE NDRYSHIMI I DIASPORËS  SHQIPTARE

November 16, 2022 by s p

Të shtunën, 12 nëntor 2022, Shoqata e Studime Shqiptare (SAS), organizoi Panelin me titull: “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane dhe ndryshimi i diasporës shqiptare. ” Në panel morën pjesë studiues ekspertë me punime të një niveli të lartë shkencor si: “Një revolucion i politikës: Nënë Tereza dhe presidentët amerikanë” – Ines Murzaku, Seton Hall University, “Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara: Nga armiq të betuar ne partnerët strategjikë” – Elez Biberaj, Zëri i Amerikës, “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri” – Nicholas Pano, Western Illinois University, “Levenxhe dhe prania e saj në komunitetet shqiptaro-amerikane të diasporës” – Alexis Zoto, Universiteti i Kalifornisë Jugore, diskutues: Elton Skendaj, Georgetown University, kryetar: Nicholas Pano, Western Illinois University. Shoqata e Studime Shqiptare u themelua në vitin 1973 dhe është një organizatë nën Shoqatën Amerikane për Studime të Sllavistikes, Evropës Lindore dhe Euroaziatike (ASEEES). Shoqëria për Studime Shqiptare (SAS) është një organizatë akademike, ndërkombëtare, ndërdisiplinore me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dedikuar për të promovuar studime akademike, profesionale, kritike ne kërkim të te gjitha aspekteve të kulturës, shoqërisë dhe politikës shqiptare, veçanërisht në lidhje me vendet e Shqipërisë. Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe diaspora shqiptare në mbarë botën. Profesor Ines Angeli Murzaku nga Seton Hall University do te marrë Presidencën e oranizatës në Janar 2023.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ines Murzaku

Revolucioni i Brishtësisë së Nënë Terezës

September 5, 2022 by s p

PhD Ines Murzaku/

Dhjete vjet me pare ne 2012, OKB-ja nderoi Nënë Terezën për shërbimin e më të varfërve të varfërve. OKB-ja vendosi 5 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, me fokus ndihmën e njerëzve në nevojë përmes filantropisë dhe vullnetarizmit. Zgjedhja e asaj date nuk ishte e rastësishme, shpjegoi OKB-ja:

“Data e 5 shtatorit u zgjodh për të përkujtuar përvjetorin e ndarjes nga jeta të Nënë Terezës së Kalkutës… Për më shumë se 45 vjet ajo u shërbeu të varfërve, të sëmurëve, jetimëve dhe të vdekurve, ndërsa udhëhoqi zgjerimin e Misionarëve të Bamirësisë, fillimisht në Indi dhe më pas në vende të tjera, duke përfshirë bujtina dhe shtëpi për më të varfërit dhe të pastrehët. Puna e Nënë Terezës është njohur dhe vlerësuar në mbarë botën dhe ajo ka marrë një sërë çmimesh dhe vlerësimesh, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqen. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare.

Mbeshtetja e denje për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin njerëzor i dha Nene Terezes një vend nderi në Portikun e të Drejtave të Njeriut të Katedrales Kombëtare (Episkopale) në Uashington DC Portiku i të Drejtave të Njeriut i Katedrales u është kushtuar atyre individëve “të cilët kanë ndermarrë veprime me rendesi thelbesore në luftën për të drejtat e njeriut, drejtësinë sociale, të drejtat civile dhe mirëqenien e qenieve të tjera njerëzore.”

Imazhi i nënës i gdhendur në gur qëndron në shoqërinë e mbeshtetesve të të drejtave të njeriut Rosa Parks dhe ish-Zonjës së Parë Eleanor Roosevelt, e cila kryesoi Komisionin e parë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor 1948.

Çfarë u solli Nënë Tereza Shteteve të Bashkuara dhe botës për gjithë këto nderime? Cilat janë “revolucionet” e Nënë Terezës dhe cili prej atyre revolucioneve pati përparësi në jetën e saj?

Do të doja të diskutoja gjashte revolucionet e Nënë Terezës (Lutjes, Vuajtjes, Varferise, Sherbimit, Spreses dhe Brishtesise) dhe të fokusohesha veçanërisht te Revolucioni i butësisë, i cili për gjykimin tim është revolucioni dhe kontributi më i rëndësishëm që nëna ka dhënë në shoqërinë tonë të copëtuar dhe të brishtë bashkëkohore. Revolucioni i butësisë së nënës ajo u tregoi njerëzve mundësinë për të parë përtej vetvetes.

Gjashte Revolucionet e Nënë Terezës

1 Revolucioni i lutjes – Ku lutja takohet me veprimin

Dashuria për lutjen është meditimi – Vënia në veprim e meditimit – Ndryshe nga kongregacionet e tjera fetare, lutja për Misionarët e Bamirësisë është më pak e strukturuar dhe duket të jetë më e lirë dhe më fleksibël. Gjithashtu ajo është e orientuar drejt meditimit, por me një qasje të ndryshme ndaj meditimit: Misionarët e Bamirësisë janë medituese të qytetit, os medituese aktive. Monastizmi klasik dhe revolucioni monastik paten si fokus fuga mundi – duke ikur nga bota për në shkretëtirë, mal, ose pyje të thella dhe per te qendruar ne heshtje apo ne meditim. Ata duhej të largoheshin sa më shumë që të ishte e mundur nga njerëzit, nga qyteti, nga zhurma. Ky nuk ishte rasti për Nënën dhe Misionarët e Bamirësisë – ata i bënë të dyja: meditimin dhe veprimin; ata ishin dhe janë meditues në zemër të botës moderne. Misionarët e Bamirësisë meditojen dhe punojne, ose puna per te ndihmuar te varferit ishe si zgjatim i meditimit. Pra, lutja dhe veprimi, veprimi dhe lutja janë në rrjedhë të vazhdueshme. Jeta e tyre aktive ushqen jetën medituese dhe jeta medituese informon jetën aktive. Dashuria është çelësi në gjetjen e ekuilibrit midis të dyjave (meditimit dhe veprimit) – kjo risi solli revolucionin e lutjes së Nënë Terezës.

2 Revolucioni i Vuajtjes – Ku vuajtja takohet me dashurinë

Vuajtja nga identifikimi dhe imitimi – Vuajtja është me të vërtetë e përbashkët; eshte kollektive, vuajtjet nuk mund të përballohen vetëm. Fokusi i Misionareve te Dashurise eshte të lehtësonte vuajtjet e Krishtit siç e shihnin dhe e ndjenin në sytë e të varfërve dhe atyre që vuajnë. Kryqet në kapelat e Misionarëve të Bamirësisë në mbarë botën janë fjalët “Kam etje” – këto fjalë u kujtojnë misionarëve rendesine e gjithçkaje që bëjnë. Vuajtja dhe “Kam etje” ato e shohin në çdo person të cilit i shërbejnë. Për Nënën, çdo person që vuante ishte Krishti që vuante – kjo është vuajtje nga identifikimi. Por nëna shkoi një hap më tej – ajo u identifikua gjithashtu me të vuajturin, duke e bërë të vetën vuajtjen. Ajo mbante barrën e tyre – pra identifikoheshe me te varferit ne menyre radikale, duke jetuar ne varferi si te varferit, duke qenë një me ta (të vuajturit). Në misticizmin e saj dhe errësirën e zgjatur shpirtërore, ajo imitoi vuajtjet e Krishtit në Kryq dhe vuajtjet e “vuajtjet e njeriut të zakonshëm”. Dashuria është çelësi për të lehtësuar vuajtjet – Jezusi donte të ndihmonte duke ndarë jetën, vetminë, agoninë dhe vdekjen e njerëzve. Shpengimi erdhi për shkak të identifikimit. Këtu është çelësi për të kuptuar teologjinë e vuajtjeve shpenguese të Nënë Terezës – gjithë shkretimi i njerëzve të varfër të të gjitha feve, “jo vetëm varfëria e tyre materiale, por varfëria e tyre shpirtërore, duhet të shpengohet dhe ne duhet ta ndajmë atë, sepse vetëm duke qenë Një me ta a mund t’i shpengojmë, pra duke e sjellë Zotin në jetën e tyre dhe duke i sjellë ata te Zoti” – ky ishte imitimi i saj revolucionar dhe radikal.

3 Revolucioni i Varfërisë – Aty ku jetohet dhe personalizohet varfëria

Varfëria e shenjtëruar – Nëna e dinte se as ajo dhe as urdheri i saj fetar nuk mund të ndryshonin varfërinë e botës apo shqetësimin ekonomik të kombeve. Nuk mendonte dhe vepronte me plane te medhaja, pese/dhte vejecare. Jo. Ky nuk ishte misioni i saj. Misioni i saj ishte individualizimi i varfërisë në të gjitha shtresat e saj, që përfshinte më të voglin nga vëllezërit, të uriturit, të vetmuarit, të eturit, të paditurit, të zhveshurit dhe të padashurit – Nëna i vuri emër dhe fytyrë varfërisë në të gjitha manifestimet e format e saj. “Shumë flasin për të varfërit, por nuk u flasin të varfërve”, shkroi ajo në ditarin e saj. Të dëgjosh dhe të jetosh me të varfërit është thelbi i teologjisë së Nënë Terezës për të varfërit dhe varfërinë. Varfëria për të ishte një dhuratë sepse të jep liri.

Ne rregullat e urdherit te saj, Nënë Tereza flet për “Varfërinë e Shenjtëruar apo te konsakruar” – një varfëri e përsosur dhe e përhereshme, një varfëri që për të nuk ishte një abstraksion akademik, por një varfëri e e jetuar. Varfëria, përveçse një ideal ose një zotim, ishte dhe është një realitet i jetuar dhe një parim udhëzues për Misionarët e Bamirësisë. Ajo foli për shëlbimin e varfërisë – ky është revolucioni i saj i varfërisë.

4 Revolucioni i Shërbimit – Ku Teologjia Takon Shërbimin

Dashuria në Veprim është Shërbim dhe Besimi në Veprim është Shërbim – Shërbimi falas me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve është zotimi i katërt i Misionarëve të Bamirësisë. Shërbimi, në një farë mënyre, është thjesht një mjet për të shprehur «qënien tuaj/prezencen prane nje personi qe po vuan—dhe shpesh me njerëzit më të varfër nuk mund ta lehtësoni plotësisht problemin e tyre». Por duke qenë me ta, duke qenë për ta, çdo gjë që mund të bësh për ta bën ndryshim. Çështja është të bëni diçka, sado e vogël, dhe të tregoni kujdes përmes veprimeve tuaja “duke bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe” – ky ishte parimi i shërbimit të Nënë Terezës.

Puna e Misionarëve të Bamirësisë nuk është një profesion, por një vokacion, i zgjedhur lirisht në bindje të përkushtuar dhe dorëzim total. Puna ishte mënyra e saj për të jetuar Perëndinë. Shërbimi, nëse nuk ndërthuret me dashurinë, është i kotë. Shërbimi është dashuri në veprim. Këto ingredient perbejne teologjisë së shërbimit të Nënë Terezës.

5 Revolucioni i Shpresës – Ku Shpresa takohet me Shëlbimin

Shkoni dhe Bëhu një shkak shprese dhe gëzimi – Virtytet teologjike të besimit, shpresës dhe bamirësisë janë në thelb të jetës shp të Nënë Terezës. Drejtoni nga dëshpërimi në shpresë – spiritualiteti françeskan takohet me spiritualitetin terezian. Shpresa e saj për t’u sjellë dritë atyre në errësirë do të përmbushej, por në një farë mënyre qe ajo nuk e kishte parashikuar. Shpresa u sprovua kur kaloi natën e errët të shpirtit, por ajo nuk e la kurrë. Ishte shpresa me rrënjë të thella në besim që e lejoi atë të ngulmonte gjatë dekadave të errësirës së zgjatur shpirtërore. Shpresa e saj ishte të sillte njerëzit në parajsë, sepse ajo besonte se “Ne jemi krijuar për parajsë”. Nëna hartoi hapat drejt parajsit, duke ofruar si shembull rrugën e saj të vogël. Njerëzit nisin rrugën e tyre për në parajsë në tokë dhe nëna bëri premtimin se do t’i udhëzonte njerëzit nga lagjet e varfra në parajsë edhe nëse do të bëhej shenjtore: “Nëse ndonjëherë bëhem shenjtore – me siguri do të jem një nga “errësira”. Unë do të mungoj vazhdimisht nga Parajsa – për të ndriçuar dritën e atyre që janë në errësirë në tokë.” Kjo është teologjia e saj e shpresës së pakufishme për të bërë jetën në tokë ashtu siç është në qiell.

6 Revolucioni i Brishtësisë – Ku dashuria zëvendëson hidhërimin

Shko te të varfërit me butësi të madhe – Butësia mësohet dhe imitohet : Nënë Tereza e mësoi butësinë në moshë të re. E reja Gonxhe ishte e rrethuar me shumë butësi nga familjarët e saj, veçanërisht nga e ëma. Familja e nënës nuk ishte familja e përsosur; ishte një familje e zakonshme me të metat dhe papërsosmëritë e saj. Por besimi dhe butësia e tyre e zakonshme doli të ishte transformuese dhe e jashtëzakonshme në ndikimin që do të kishte te shenjtoria e ardhshëm dhe butësia që ajo do t’u ofronte falas të gjithë atyre që do të prekte.

Së dyti, Nënë Tereza e praktikonte butësinë teologjikisht. Kjo ishte butësi nga identifikimi me arketipin (Jezusin) dhe Marinë. Veç kësaj, ajo ishte një butësi e zbatueshme ndaj kujt po i shërbente. Ajo, me butësi, identifikohej me të gjitha kategoritë e njerëzve që u shërbente dhe të cilëve shoqëria donte t’i hidhte poshtë. Ajo jetoi dhe ishte një me ta, duke shkuar në nivelin e “errësirës” dhe të varfërisë së njerëzve të cilëve u shërbente; ajo lehtësoi barrën e njerëzve duke e bërë errësirën e tyre me butësi. Teologjia e nënës për të buzëqeshur është e lidhur me revolucionin e saj të butësisë.

Nënë Tereza praktikoi butësi me vështrimin, përqafimin dhe buzëqeshjen e saj

Fytyra është ajo pjesë e trupit që është gjithmonë e zhveshur dhe më e ekspozuar. Por ka më shumë, fytyra – shpreh ndjenjat, dëshirat, pritjet dhe vuajtjet e personit. Fytyra nuk është vetëm tërësia e elementeve që e përbëjnë atë nga jashtë, por një formë që shndërrohet në fjalë dhe vizion.

Në fytyrën e rrudhosur të Nënë Terezës, të varfërit – dhe të gjithë ata që e takuan – patën mundësinë të “shikonin” fytyrën e butë dhe të dhembshur të dashurisë së Atit për njerëzimin. Për Nënë Terezën është thënë se “e gjithë zemra e saj ishte në sytë e saj”. Ndonjëherë, tha ajo, oferta më e madhe e dashurisë që mund t’i bëjmë Perëndisë është të mbajmë gjuhën ose të buzëqeshim. “Shpesh vetëm një fjalë, një vështrim, një veprim – dhe errësira mbush zemrën e atij që duam,” do të na kujtonte ajo.

Buzëqeshni

Një buzëqeshje rrezatuese ishte e vazhdueshme në fytyrën e Nënë Terezës, edhe kur ajo po kalonte errësirën e ftohtë të akullt, vetminë, shkretimin dhe braktisjen. Nëna i kushtoi vëmendje të veçantë buzëqeshjes dhe gëzimit dhe kërkonte që motrat e saj të buzëqeshnin me bollëk. Një nga vendimet që ajo mori gjatë tërheqjes së vitit 1956, dhe në të cilën ajo ngulmoi gjatë gjithë jetës së saj të jetuar me errësirën shpirtërore, ishte t’i buzëqeshte Perëndisë. Buzëqeshni më me butësi, lutuni më me zjarr dhe të gjitha vështirësitë do të zhduken – kjo ishte maksima e Nënë Terezës. “Gëzimi është një nga mbrojtjet më të mira kundër tundimeve.”

Por kishte më shumë në buzëqeshjen e nënës. Nëse dikush mund ta vëzhgojë atë duke buzëqeshur në veprim, nëna nuk buzëqeshi vetëm me gojën dhe fytyrën e saj, por edhe me sytë e saj. E gjithë fytyra e saj ishte përfshirë në një buzëqeshje të thjeshtë. Krahas gojës, ajo komunikonte me sytë e saj të qeshur, të cilët sipas ekspertëve janë treguesi më i rëndësishëm i një “shpirti të ëmbël”. Deri në fund të jetës së saj, në daljet e saj publike, nëna shfaqte një gojë të qeshur dhe të përfshirë në buzëqeshjen e saj ishin sytë e saj të qeshur therës. Në një intervistë që i dha korrespondentit të BBC-së Bill Hamilton në maj 1993, një muaj pas vizitës së parë të Papa Gjon Palit II në Shqipëri nëna flet për gjendjen e njerëzve në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Ajo është e gëzuar për lirinë e sapogjetur dhe kthimin e saj në vendin e saj. Gjatë gjithë intervistës mund të shihet buzëqeshja e saj e gjerë, e vazhdueshme dhe ngjitëse në fytyrën e saj, shoqëruar me sy të qeshur.

Angelo Cardinal Comastri shpjegon një histori personale me Nënë Terezën që ka të bëjë me buzëqeshjen e saj që e shoqëronte gjithmonë dhe që ai e konsideronte ngjitëse. Kardinali kujton nënën që merrte pjesë në një festë për profesionin e motrave të reja fetare në një famulli romake, kur një fotograf po e shqetësonte nënën duke bërë fotografi me blic mu përpara fytyrës së saj. Kardinali ndërhyri, duke i kërkuar fotografit që të mos e shqetësonte nënën duke bërë foto kur ajo ishte duke u lutur. Fotografi u përgjigj troç duke thënë se “Nënë Tereza ka një nga fytyrat më të shëmtuara që kam hasur, por sytë e saj janë më të lumturit që kam parë ndonjëherë, si është e mundur kjo?” Kardinali Comastri u trondit nga komenti dhe në fund të festës i përsëriti mamasë atë që fotografi kishte komentuar për sytë e saj. Për habinë e tij të madhe dhe me thjeshtësinë dhe përulësinë e saj të zakonshme, ajo u përgjigj: “Sytë e mi janë të gëzuar, sepse duart më kanë tharë shumë lot. Provojeni, ju siguroj se funksionon kështu.”

Sa herë që takoni dikë, përshëndeteni me një buzëqeshje. Dobia e buzëqeshjes është se do t’ju mbajë gjithmonë të pranueshëm për të gjithë. Në të njëjtën kohë do t’ju bëjë ju, fytyrën tuaj, të dukeni bukur. Nëse jeni ndonjëherë i zemëruar, përpiquni të buzëqeshni me forcë dhe së shpejti do të shihni se e keni harruar zemërimin tuaj, duke buzëqeshur me të gjithë.

Revolucioni i butësisë së nënës ishte radikal, aktiv dhe transformues dhe gjithmonë i shoqëruar me një buzëqeshje. Ajo ishte me të vërtetë një revolucionare e Revolucionit të Butësisë.

“E djeshmja ka shkuar. E nesërmja nuk ka ardhur ende. Kemi vetëm të sotëmen, Prandaj, le të fillojmë” (NenëTereza)

Filed Under: Mergata Tagged With: Ines Murzaku

VATRA FESTOI PESË VJETORIN E SHENJTËRIMIT DHE FESTËN E NËNË TEREZËS SI SHENJTE

September 5, 2021 by s p

Sokol Paja

New York, 5 Shtator 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA organizoi një ceremoni madhështore në nderim të pesë vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe festën e saj (5 Shtator) si Shenjtore e Kishës Katolike dhe e Kombit Shqiptar. E ftuar speciale në këtë ceremoni nderimi e festimi ishte PhD Ines Murzaku, profesore e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey. Ceremoninë e nderimit e hapi kryetari i Federatës Vatra z.Elmi Berisha i cili u ndal te simbolika e jashtëzakonshme që ka Nënë Tereza shqiptare në botën universale të vlerave dhe rëndësinë që ka për botën që kombi shqiptar ka nxjerrë një Shenjte dhe një njeri të jashtëzakonshëm, një grua dhe nënë universale. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj dhe Sekretarja e Përgjithshme zonja Nazo Veliu u ndalën te mishërimi, mesazhet e paqes, dashurisë, universalizmit dhe vlerat e Nënë Terezës për kombin tonë dhe mbarë popujt e botës.  Prof. Ines Murzaku shpalosi për të pranishmit fakte të reja dhe një interpretim të fakteve rreth impaktit të Nënë Terezës në historinë e kishës katolike dhe historinë e kombit shqiptar. Nënë Tereza na fton të gjithëve që të bëjmë punë të vogla por me dashuri të madhe. Ky është modeli i shërbimit, përkushtimit, devotshmërisë dhe përshpirtshmërisë që Nënë Tereza kishte ndaj njerëzve në nevojë. Prof. Murzaku në fjalën e saj ndër të tjera tha se: “Mënyra e vogël e Nënë Terezës, gjërat e zakonshme të jetës, kur bëhen me dashuri të jashtëzakonshme, shndërrohen në diçka të jashtëzakonshme. Nënë Tereza u bë një nga avokatet më të zjarrta të të drejtave të njeriut, e cila për të, filloi me të drejtën për jetë, më themelore ndër të drejtat e njeriut. Për Nënë Terezën, Jezusi u identifikua me të varfërit, margjinalët, lebrozët, të palindurit dhe të vegjlit. Sipas Prof. Ines Murzaku mbrojtja e fuqishme e Nënës për jetën nga ngjizja deri në vdekjen natyrore ishte një çështje dinjiteti njerëzor dhe e të drejtave të njeriut, e cila ishte thellësisht kristologjike dhe kristocentrike – burrat, gratë, fëmija i palindur janë krijuar për gjëra të mëdha: të duan dhe të duan, dhe Jezu Krishti është si themeli ashtu edhe burimi i të gjitha të drejtave. Sipas Prof Murzakut Nënë Tereza ishte themeluese e një urdhëri fetar që shërben në 133 vende, pesë kontinente dhe ka 4,500 rregulltare. Nënë Tereza ishte një grua e fortë me një vision të qartë, që mundi të artikulojë thjeshtë, pa shumë llafollogji por me shumë vepra. Nënë Tereza ishte një grua figurë, që diti të përballojë kritikat me veprime, përulje. Nënë Tereza ishte grua  e përmbajtur që kishte dhuntinë e dëgjimit, fjalëpaktë. Nënë Tereza ishte një grua e komunikueshme. Nënë tereza ishte një grua mistike dhe teologe. Ajo ushtronte teologji aktive, vitrytet teologjike: besimi, shpresë, dashuri. Sipas Prof Murzakut dashuria dhe bamirësia shkojnë krah për krah – bamirësia është dashuria e Zotit, në të cilën dikush merr pjesë në veprimet e Zotit, ose merr shijen e dashurisë si dashuria e Zotit. Nëse motoja e Nënë Terezës zbatohet për bamirësinë, Nëna bëri gjëra të vogla me dashuri të madhe, duke i dashur ata që u shërbeu dhe duke imituar dashurinë vetëmohuese dhe sakrifikuese të Krishtit. Nënë Tereza e donte Zotin mbi të gjitha për hir të tij dhe e donte njerëzimin për hir të Zotit. Nënë Tereza luftoi për periferikët, për të gjithë ata që nuk kishin mundësi të mbroheshin, që nuk kishin zë, ajo i solli problemet e tyre në qëndër, i bëri centrale. Nënë Tereza ishte Ambasadorja më e mirë e të varfërve, sepse ajo ishte një me ta. Ka shumë që flasin për të varfërit por nuk janë një me ta. Nënë Tereza lufoi për të ndërtuar paqe midis njerëzve, një paqe që ajo me thjeshtësinë e saj e shikonte si të mundshme kur kjo paqe fillonte në familje, hartoi harten e paqes, ose paqja simbas Nënë Terezes. Nënë Tereza nuk dallonte apo nuk shërbente me dallime feje, ideje, apo ideologjie. Sipas Prof Ines Murzakut, Nënë Tereza nxori tetë parime praktike në jetë: PARIMI 1: Kini një ëndërr të madhe, artikulojeni qartë. Krijoni një vizion që është i thjeshtë. Thuajeni fort me fjalë dhe veprime në çdo moment të mundshëm. PARIMI 2: Mos kini frikë nga kritikat – përballojini ato me sinqeritet dhe besim – kushdo gabon, por ai që përparon përfiton nga kritikat. PARIMI 3: Prisni, dëgjo me vëmendje. Mos thuani fjalën e fundit në fillim. PARIMI 4: Dyshimi është pozitiv. Pyetni pa pushim por jo të pyesni për të pyetur të tërhiqni vëmëndje. PARIMI 5: Zbuloni gëzimin e disiplinës – Disiplina mund t’ju sjellë gëzim dhe sukses. PARIMI 6: Komunikoni në një gjuhë që njerëzit e kuptojnë. PARIMI 7: Kushtojini vëmendje pastruesit, portierit – të gjithë kanë vlera e nga ato vlera mund të mësoni. PARIMI 8: Përdorni fuqinë e heshtjes – Qetësoni mendjen dhe dëgjoni, heshtja është e shëndetshme” – përfundoi leksionin e saj për të pranishmit PhD Ines Murzaku, profesore e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey.

Filed Under: Featured Tagged With: agim Rexhaj, Elmi Berisha, Ines Murzaku, Nazo veliu, Nene Tereza, Sokol Paja, Vatra

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT