• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

‘INTERNIMI I KUFOMES’- AKUZE TRONDITESE PER DIKTATUREN ENVERISTE

December 8, 2015 by dgreca

NGA FILIP GURAZIU/

Romani ‘Internimi i Kufomës’ me autor Marçel Hila jo vetëm që zen vënd nderi në ” kolanën” e romaneve që trajtojnë periudhën komuniste në Shqipëri, duke e sjellë ate të gjallë në ditët e sotme, por e pasuron ate, pasi trajton një periudhë historike të patrajtuar ose per të qenë i sakët, të trajtuar fare fare pak deri më sot.

Ne roman trajtohet një ngjarje tragjike, histori e vertetë e ndodhur në Shqipërine komuniste të vitit 1947, kur po formohej Blloku i Udhëheqjes. Jo vetem që zbohet nga shtëpija, paçkitet dhe internohet ( brënda disa minutave) nën forcen a armëve, pa asnjë akuzë dhe vendim gjyqësor familja e shqiptarit patriot Zoj Xoxe, por i mohohet edhe e drejta për të varrosur djalin 16 vjeçar që ndodhej për fatalitet në ato momente në arkivol ! Peripecitë që e ndoqën familjen Xoxe deri në varrimin e djalit nuk kanë të sosur, por keto le të ja lemë lexuesit kur të njihet me romanin.

Ajo që të surprizon duke lexuar veprën, është jo vetem paraqitja me hollësi dhe realizëm e periudhës historike në të cilën zhvillohet ngjarja, por sidomos përshkrimi i sakët deri në detaje i personazheve, gjë që të kujton veprat e Balzakut. Kaq fort ndikon kjo ndjesi për lexuesin, sa gati, gati të krijohet bindja ( gjë natyrisht e pamundur) se autori i pat përjetuar personalisht ato biseda dhe ngjarje. Shkrimtari me një aftësi të rrallë ka arritur të hyjë në psikologjinë e personazheve dhe të udhëheqësve komunistë të atyre viteve, duke ja paraqitur lexuesit “lakuriq” karakterin e tyre, ashtu siç ishin; brutalë, të pabesë dhe hajdutër. Indirekt, pa i sharë, duke mos folur një fjalë të keqe për to; i diskretiton moralisht, sepse në fund të fundit është vepra e shëmtuar e tyre dhe jo sharja që mund ti bejë autori, ajo që peshon. Fakti makabër, që internohet edhe kufoma e djalit të vdekur në shtëpi në moshë 16 vjeçare, përbën thelbin e romanit dhe padyshim një ngjarje jo vetem të padëgjuar dhe antinjerëzore, por mbi të gjitha anti shqiptare sepse është krejtësisht në kundërshtim me besën dhe kodet etike të popullit shqiptar, por edhe të moralit njerëzor që në mjegullnajën e historisë; (Akili e vrau Hektorin ne dyluftim, dhe më pas, ja dorëzoi kufomën babait të të vdekurit, Priamit për ta varrosur!). “ Ngjarje e rëndë dhe tronditëse ”, do të shprehej një gazetar i njohur, mik i imi; është pikërisht ky konkluzion, kjo tronditje që të shoqëron deri ne fund. Thjeshtësia dhe modestia e përshkrimit të ngjarjeve në liber, përfshi edhe   ato më tragjikët, rrjedhin aq natyrshëm, sa lexuesi bëhet padashur pjestar dhe bashkëkohës, jeton dhe udhëton me ngjarjet dhe me kufomën deri në varrosjen e djalit, atje në periferi të fshatit Shtyllas: i diskriminuar edhe në varr nga lufta imorale e kllasave!.

Emocioni që lind në ballafaqim me një veper arti do të thotë se autori i asaj vepre ka bërë art të vertetë. Romani ‘Internimi i Kufomës’ të emocionon që në fillim e deri në fund. Në fushën letrare ku trajtohet ‘Kujtesa historike’, përjetohen emocionalisht sot, ato ngjarje që ‘ndodhën’ diku dhe dikur, shumë vite më parë. Jeta njerëzore në aspektin emocional mund të krahasohet edhe me një pikturë ku ngjyrat përcaktojnë emocionet. Sado brutale të jetë ngjarja që paraqitet, nuk mund të eleminohet ngjyra që paraqet humorin njerëzor në kuadrin e jetës së një shoqërije, sepse humori është pjesë e jetës. Dhe në “pikturën” që na paraqiti autori Marçel Hila, atë të tragjedisë së familjes Xoxa të vitit 1947, krahas ngjyrave të tjera, zen vënd edhe ngjyra e humorit, futur me mjeshtri ne gojën e plakës, nënës së Muços…, çka përbën vlerë shtesë për veprën.

Diktaturat në përgjithësi dhe në veçanti për ne shqiptarët, Diktatura Komuniste e kriminelit Enver Hoxha, duhen demaskuar pa pushim, metoda më e mirë dhe më efikase mbetet, pa dyshim, edukimi i rinisë me ‘kujtesën historike’ duke dëshmuar me dokumente dhe ngjarje, fakte të verteta, sado të dhimbshme dhe antinjerëzore te kenë qenë ato.

Kujtesa dhe harresa janë dy fenomene që shoqërojnë mendimin njerëzor. Në psikollogji harresa konsiderohet edhe e dobishme, kurse në fushën e historisë vlerësimi është ndryshe, këtu merr prioritet absolut kujtesa dhe harresa bëhet e dëmshme.

‘Kujtesa historike’ lidhet me identitetin, me traditat dhe me kombëformimin e një populli. ‘Kujtesa historike’ është konstruktive sepse ndihmon në edukimin pozitiv-formues të ndërgjegjës së brezit të ri. Pikërisht këtu qendron esenca e vlerës së veprës në fjalë.

Kaq i skajshëm qe brutaliteti i diktaturës Enveriste në vëndin tonë, kaq padrejtësi, përdhunime, vrasje, vjedhje dhe poshtërime bënë komunistët e Enverit ndaj popullit të tyre, sa sot në vitin 2015, bëhet shumë e vështirë që të besohen dhe të kuptohen nga brezi i ri. Për konkretizim dëshiroj të ju rikujtoj se ngjarja në romanin ‘Internimi i Kufomës’ zhvillohet në vitin 1947, pra plot 68 vite më parë, fakt që edhe për brezin tim bëhet e veshtirë kujtesa e asaj kohe, mendoni pastaj se sa mund të dijne dhe të kuptojnë për atë periudhë të rinjtë sot… Ndërgjegjësimi i rinisë për ‘krimin komunist’ duhet ti nënshtrohet një nisme të mirëmeduar dhe mirëorganizuar nga politika shqiptare duke e futur ‘ kujtesën historike’ në edukimin shkollor dhe duke mbështetur dhe financuar iniciativat e Shoqërisë Civile pro demokratizimit të shoqerisë shqiptare me fokus në objektiv brezin e ri. Në këtë drejtim luan një rol parësor edhe vepra letrare e Marçel Hiles; ‘Internimi i Kufomës’.

Epilogu i romanit mund të themi se “i ve kapakun tragjedisë së familjes Xoxa. E pabesueshme, por realitet; ende sot në vitin 2015, biri i familjes Xoxa, Kostaqi, personazh i gjallë i romanit, nuk ka arritur të marrë pronën, shtepinë e tij të grabitur dhe të plaçkitur nga banditët komunistë në vitin 1947.

A e nderon kjo politikën shqiptare? No coment!.

Filip Guraziu

28.11.2015

Filed Under: LETERSI Tagged With: ‘INTERNIMI I KUFOMES’-, AKUZE TRONDITESE PER, DIKTATUREN ENVERISTE, Filip Guraziu

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT