• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nga nje internim ne tjetrin

April 19, 2018 by dgreca

NENA e saj kishte mbetur përsëri vetëm- Nga nje internim ne tjetrin per 12 vjet/

( Nga kujtimet e mamase per gjyshen)/

Nga Albana Lifschin/

Kudo gjenden edhe njerëz të mirë, por Vlora ka shumë të tillë.Tek “Rrapi i Sevasterit” një makinë kishte lënë dy vëllezërit e mi te vegjel, në xhade. Vinin nga kampi i internimit të Tepelenës. Ata i kishin liruar vetëm, përsëri pa nënën, dhe kishin kërkuar të banonin në Vlorë, në vendin e quajtur ”Pusi i Mezinit”. Nëna u kishte kërkuar drejtuesve të kampit të internimit të Tepelenës që të dy djemtë e saj të mos i shpinin në Mirditë por t’i nisnin në Vlorë, me shpresë se do të shpëtonin gjallë e një ditë do të takoheshin me mua.
Kudo gjenden edhe njerëz të mirë, por Vlora ka shumë të tillë. Ata i shoqëroi një fshatar, që u ndodh tek Rrapi dhe i solli tek ne. Kishin marrë leje nga Dega e Tepelenës të flinin tek e motra vetëm për një natë. Pasi i putha e i përqafova të dy me mallin e motrës, i pyeta për nënën. Vëllai i vogël m’u përgjigj menjëherë:
-Nëna mbeti në kampin e Tepelenës, kurse ne na erdhi lirimi vetëm, si në Berat. Ajo do të vazhdojë internimin.
Kalvari i mundimeve në kampet e internimeve nga veriu në jug ende vazhdonte për nënën dhe vëllezërit e mi.
Vura re se u ishte ndaluar rritja nga kequshqyerja. Ishin të dobët , veshur me një palë rroba të vjetra, që kur i shihje të vinte për të qarë. Por ç’mund të bëja unë vetëm me një ditë? Burrin komunist. Dyqanet ishin larg në Vlorë. Brenda një dite nuk kisha asnjë mundësi për t’i ndihmuar. Mendoja e dëshpëruar: Kjo nëna jonë, nëna e pesë fëmijëve e paska dënuar Zoti që të ndahet nga fëmijët. Nga pesë fëmijë, kishte mbetur pa asnjë! Po ku ta merrja përgjigjen?
Të nesërmen u mbusha vëllezërve trastën me bukë e ushqime . Që atë mëngjes u nisën për tek “Pusi i Mezinit”, në Vlorë. Atje ishin lidhur me nënë Lale Kokën, nena e deshmores Qeriba Koka, e cila i kishte ndihmuar të fillonin punë në ndërmarrjen e ullinjve. Njerëzit i donin se ishin fëmijë të urtë e të sjellshëm. Vlonjatët nuk bënin luftë klase me gra e kalamaj. Ata shpesh thoshin: “Ne nuk kemi frikë nga Partia ore, se jemi vetë Partia”. Vëllezërit e mi ishin ende të mitur, nuk i kapte mosha e punës, por kush do t’i ushqente? Prandaj punonin dhe mësonin se kështu qe fati i tyre. Nëna i kishte edukuar të punonin e të mos vidhnin, as të mos gënjenin, e as të bëheshin lypsarë.

* * *
E papritura…
Një ditë më kishte ftuar për drekë Nënë Lale Koka në Vlorë. Isha atje me gjithë fëmijët. Donika, e bija e saj ato kohë ishte shoqja ime më e mirë. Unë shkova tek dentisti për të mjekuar një dhëmballë dhe fëmijët i lashë me të. Kur dola nga dentisti në koridor pashë një grua të dobët e të rraskapitur rreth të 50-tave, me fytyrë dhe sy të shuar. I ngjante nënës sime që kisha sa vjet pa e parë! Por s’mund të ishte ajo. Kur unë po e vështroja edhe ajo m’i nguli sytë. Por…jo, nuk mund të ishte nëna ime kjo! Të qe transformuar kaq shumë? Gruaja m’i kishte ngulur sytë e s’mi ndante dhe unë u mpiva. “Bijo, ajo jam, por mos m’u afro! Njerëzit më quajnë gruaja e reaksionarit dhe nëna e tradhëtarit. Më kish marrë malli me të pa. Unë jam e dënuar për të duruar gjithëçka, por ti qëndro për së largëti. Nuk dua ta prish jetën tande familjare se e ke burrin komunist.
Nuk munda ta puth e as ta përqafoj nanën time. Ishte koha e spiunazhit të madh publik.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Albana Lifschin, Internimi, Kampi i Tepelenes

Artikujt e fundit

  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA
  • Kosova’s 15th Anniversary of Independence Celebration
  • PAL ËNGJËLLI, KRYEIPESHKËV I DURRËSIT I SHKRUAN GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT – PRINCIT TË EPIROTËVE PËR FILLIMIN E LUFTËS KUNDËR SULLTANIT OSMAN – MEHMETIT TË II-TË
  • In Memoriam Presidenti Woodrow Wilson

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT