Lufta UÇK-së disave u duket asgjë/
në luftë i kam humbur gjymtyrët/
shumë nga tanët tretën mërgimeve/
liria gjak prej gjithsecilit ka pirë/
me mija kanë rënë në beteja, dhe/
me mija të lidhur na i pushkatuan/
bëra, unë vet e zgjodha veten në/
luftën për liri, vdekjen e kam parë/
disa herë, lufta m´i mori këmbët/
toka sërish i takon barit dhe luleve
tashti jam ( invalid ) i pa rëndësi
njeri i pamjaftueshëm për vetveten
e jo një i shtirur dhe tregëtarë lirie
kam një mbesë me emrin, Shqipëri
luan gëzueshëm, e qeshet si fëmijë!..