• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ipeshkevi i Kosoves midis nesh ne “Zonjen Pajtore”

June 10, 2014 by dgreca

“…EJA EJA SHPIRTI I SHENJTE E NA FAL DASHURI!”/
NGA ZEF PERGEGA/
Eja, eja shpirti i shenjte e na jep dashuri!. Kjo kenge e korit te kishes katolike “Zonja Pajtore” degjohet nga larg. Ajo perzihet embel ne gumzhimin e vargut te makinave qe i drejtohen grigjes se kishes, duke ua mbushur shpirterat me kete thirrje qe shpresen e ardhjes se shpejte midis nesh e mban te gjalle.
Nje kolone e gjate femijesh te moshave shkollore, u qesh fytyra, u kendon zemra ne balle te celura, drejtohen nga salla e kishes me kryqa ne qafe dhe ne medje mesimet e fese, te cilet i kane formuar keta filiza shqiptar ne boten e lire me udhen e shenjte…te gjuhes dhe tradites kombetare, ku ne krye pa u lodhur asnjehere me shallin vjollce e me doren e ngrohte te bekimit dallohet meshtari Dom Ndue Gjergji. Nuk eshte thjeshte meshtar, por edhe akitekt i lidhjes se brezave me platformen e tij te trashegimise se vlerave fetare e kombetare.
Ai bekon popullin e tij. Ne Lter shikoj se mbidhet nje re bekuese e korpit dhe hiri i saj behet nje tek lartohet ne kupen e nje drite qe zbret me embelsi mbi sofren e Krishtit. E aty eshte Dom Ndue Gjergji, Ipeshkevi i Kosoves Imzot Dode Gjergji dhe sekretari i tij, Dom Fatmir Koliqi, qe sebashku celebrojne meshen me rastin e dites se Rrshajave.
Kete dite te shenjte Imzot Gjergji e permbledh me keto fjale:…”Diten e Rrshajave Shpiri i Zotit zbriti tek Apostujt dhe ne shpirtin e Zonjes qe eshte Pajtorja e juaj. Paqja e Zotit ka ra ne zemren e Apostujve. Kete dite nuk ka patur me asnje dyshim mbi fjalen e Krishtit e mbi jeten e tij, i cili u kryqezue per ne. Te mos kene frike edhe ato qe e denuan me vdekje se Ai u ringjall per me fal. Ky Shpirt qe zbriti mbi Apostujt e ka ruajtur kishen, fara e te ciles u ruajt neper male, te mohuar, te poshteruar dhe te rrenuar. Ne nuk e kemi dashur ate vuajtje, por kemi patur guximin me shpresue per diten e ktheses, e cila ka mabrritur ne mesin tone. Ne nuk jemi per hakmarje. Te qendrojme ne fe me forcen e urtise se Krishtit, me forcen e shpirtit te Apostujve dhe me forcen e kurajon e te pareve tane. Ta shohim njeri tjetrin si dhurate e dashurise se Zotit. Kontributi me i madh i secilit prej nesh eshte me e kthye Zotin ne zemrat tona. Rreziku i sotem eshte se nuk po perpiqemi sa duhet me marr paqen e Zotit, por miradinat e botes. Paqja e sheron shpirtin!”
Imzot Gjergji kishte shfaqur nje mendim qe te takohet me keshillin e kishes dhe disa veprimtare. Nje fjalen e tij Dom Ndue Gjergji nder te tjera tha: “Qe prej rreth 50 viteve me apostullin e madh Dom Prek Ndrevashen me keshillin e kishes dhe disa veprimtare kemi mbajtur gjalle emrin shqiptar ne fe e ne atdhedashuri. Ardhja juaj Imzot Gjergji na jep force e kurajo per te ecur perpara. Fjalet tuaja jane nje inkurajim dhe vlersim per te gjithe angazhimin tone. Ashtu si ne te kaluaren dhe ne te ardhem famullia e kishes Zonja Pjatore do te jape kontributin e vet per popullin shqiptar dhe ne vecanti per Kosoven”
Mireseardhjen e Ipeshkevit Gjergji e pershendeti kryetari i keshillit te kishen Rrok Dedivanaj, i cili tha: “E them me kranari se ne jemi te lumtur qe sot ju kemi ne mesin tone edhe per fjalet shume te ngrohta ne Krisht qe thate per famulline tone e per famullitarin Dom Nduen. Me pelqej pa mase kerkesa juaj per tu takuar me keshillin e kishes c’ka nuk e ka bere dikush tjeter me pare!’’
Dr. Gjeke Gjelaj nje nga me te vjetrit qe ne bekimin e gurthemelit te kesaj kishe qe ka qene dhe mbetet nje mbrojtes i forte i fjales se saj, e pershendeti Ipeshkevin e Kosoves me fjale zemre. “Nen udheheqjen e shpirtit te shenjte ne kemi qene kranar per aritjet tona dhe do te jemi kranar edhe ne te ardhmen. Na jemi krenar dhe te vlersuar edhe me prezencen tuaj sot ne kishen tone. Ne krenohemi me vepren e Dom Prek Ndrevashes, shpirti i te cilit shendrit mbi kete kishe, mbi cdo mergimtar dhe na fton te jemi te bashkuar perballe sfidave te reja qe na dalin perpara. Kisha ka nevoje per njerez modern sic jeni ju i nderuar Imzot Gjergji. Duhet te ecim dhe te levizim per te plotesuar misionin tone qe na la ne dore te sigurte Dom Preka me fjalen e Shelbuesit tone te pagabueshem!”
Nga ana e tij Imzot Gjergji tha: “Ju jeni dhurata me e madhe per kishen. Ne ju kemi dhene dy prifta, por i kemi dhene meshtar te gjithe botes shqiptare. Une jam gezuar qe jeni afrue me Kishen e Shenpalit dhe ajo me ju. Nuk duhet te ndaheni. Ndahet vellau me vella, por nuk ndahet gjaku dhe zemra. Ju pergezoj per kontributin qe keni dhene per Kosoven dhe te mos u dhimbset asgje per te ndimuar kishen. Ndihma duhet te shkoje edhe per Seminarin ne Shkoder qe pregatit meshtare te rinje. Sot ne kemi 8 Katedrale dhe 8 Dioqeza. Nuk duhet tu themi njerezve hapni kuleten, por hapni zemren!”
Gjate celebrimit te meshes se shenjte diten e diel me 8 qershor 2014, veprimtari i kishes Valentin Lumaj para besimtareve beri nje biografi te Imzot Dode Gjergjit. “Imazot Doda eshte nje figure elitare dhe mirenjohur e kishes katolike ne Kosove, Shqiperi dhe ketu ne Amerike. Pas gjashte vitesh e kemi ne mesin tone ne shtepine e vet ne shtepine e Zotit. Ai u lind ne Stubell te Kosoves. Studimet teologjike i perfundoi ne Zagreb. Shugurohet meshtar me 15 gusht 1988 nga Mons. Nikolle Prela ne Dioqezen Shkup Prezren. Gjate viteve 1991-84 eshte Kapelan i shqiptareve ne Kroaci. Me pas sherbeu si famullitar ne Kallmet te Lezhes. Me 5 shkur 2000, Ati i Shenjte e emeron Imzot Doden, Administrator Apostolik i Dioqezes se Sapes. Shugurohet Ipeshkev me 5 janar 2006. Gjate kesaj periudhe ai sherbeu edhe si Sekretar i Pegjithshem i Konferences Ipeshkvnore te Shqiperise, President i Karitasit si dhe drejtoi misionin per dialog nderfetar. Papa Benedikti i 16-te me 12 dhjetor 2006 e emron Imzot Dode Gjegjin Ipeshkev te Kosoves”

Filed Under: Featured Tagged With: Ipeshkevi i Kosoves midis nesh, ne “Zonjen Pajtore”, Zef Pergega

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT