• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shugurohet Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i ri i Rrëshenit

September 3, 2017 by dgreca

1 Imzot Gjergj Meta

21232138_1653520841364919_890964746137429856_n

21230821_1653520638031606_1425581466589154202_n

2 Imzot Gjergji MQë nga e Shtuna e 2 Shtatorit 2017, imzot Gjergj Meta është ipeshkvi i ri i Rrëshenit, në një dioqezë, që i ka dhënë shumë Kishës martire në Shqipëri. Mjafton të kujtojmë të lumët don Jak Bushati, don Mark Gjani, Marie Tuci, Anton Zogaj dhe veçanërisht imzot Frano Gjini, që ka shërbyer si ipeshkëv në Orosh. Meshën e djeshme të shugurimit e kryesoi kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, në praninë e gjithë ipeshkvijve nga trevat shqiptare, të meshtarëve e të krejt klerit katolik, në katedralen e Rrëshenit mbushur plot e përplot me besimtarë. Prekëse çastet, që karakterizojnë shugurimin ipeshkvnor: shtrirja e ipeshkvit para altarit, vendosja e duarve mbi krye, dorëzimi i Ungjillit, vajimi, dorëzimi i unazës, i mitrës dhe i shkopit baritor. Të rëndësishme, fjalët e përshëndetjes së tij, nga e cila po veçojmë vetëm një pjesë: “Dioqeza jonë është e varfër ndaj i mirëpresim të gjithë ata që na ndihmojnë. Por, nuk kemi nevojë dhe nuk do t’i pranojmë kurrë paratë e atyre, që janë pasuruar duke shfrytëzuar gratë dhe vajzat apo duke grabitur, duke u marrë me korrupsion”.

Imzot Gjergj Meta, ipeshkvi i ri i Rrëshenit, mori në dorëzim dioqezën, pas shugurimit të tij ipeshkvnor në katedralen e qytetit mirditor. I shoqëruar nga lutjet e bashkësisë së besimtarëve, të cilët një javë më parë kishin përcjellë e falenderuar ipeshkvin e mëparshëm, imzot Cristoforo Palmieri e pastaj, ishin mbledhur më 30 gusht për një vigjilje lutjeje, imzot Gjergj Meta filloi sot shërbesën e tij baritore. Mesha e shugurimit, në orën 10.00, u kryesua nga kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo, me afërsinë e të cilit, don Gjergji i një dite më parë ka kryer një sërë detyrash: nga famullitari i thjeshtë tek vikari i përgjithshëm dioqezan e tek përgjegjësi i mediave në Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Në homelinë e rastit, imzot Frendo përshkoi leximet liturgjike, zgjedhur nga vetë ipeshkvi i ri i Rrëshenit për këtë ditë të shënuar të jetës së tij, nga Isaia profet, tek shën Pali apostull e tek Ungjilli sipas Gjonit. Nga ai “nuk jam i denjë” i Isaisë profet, tek fraza e shën Palit, që shpjegon se nuk janë traditat, që na bëjnë katolikë të vërtetë, pavarësisht nga rëndësia e njohja e tyre, por “feja, që vepron me dashuri”. Kjo është edhe motoja, e cila që sot, do të shihet qartë në stemën e imzot Gjergj Metës, sepse atë ka zgjedhur ta ketë gjithnjë parasysh. “Kujtoji gjithashtu fjalët, që kemi dëgjuar gjithnjë në Leximin e Dytë – i tha imzot Frendo – “Krishti na liroi që të mbeteshim vërtet të lirë”. Të lirë për të bërë atë, që është e drejtë. Pa kompromis me persona të korruptuar, me persona që kërkojnë më shumë të shërbehen nga Zoti dhe nga Kisha, se sa t’i shërbejnë Zotit dhe Kishës. S’kemi nevojë për privilegje. Duam vetëm të shërbejmë me ‘fe që vepron me dashuri’”.

Duke iu drejtuar si vëllau-vëllait, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, gjatë homelisë, kujtoi edhe figurën e shën Pjetrit e komentoi Ungjillin sipas Gjonit, që e paraqet Pjetrin si të zgjedhurin për të ndërtuar Kishën. “Ti je shkëmb” i thotë Krishti, duke i besuar misionin fisnik: “Kulloti qengjat e mij! Kulloti delet e mia!”. Por e gjithë kjo duhet bërë më dashuri, nënvizoi imzot Frendo, pasi vetëm dashuria jep guximin për të kërkuar delen e humbur e “pasi ta kemi gjetur, nuk e rrahim, as e qortojmë me fjalë dënimi, por e përqafojmë, duke e çuar në vathë dhe duke e mbrojtur nga ujku”.

E në homelinë e imzot George Frendos nuk mund të mos kujtoheshin, martirët e Kishës Katolike në Shqipëri. Ai përmendi sidomos ata nga Mirdita: “të lumët don Jak Bushati, don Mark Gjani, Marie Tuci, Anton Zogaj dhe veçanërisht imzot Frano Gjini, që ka shërbyer si ipeshkëv në Orosh. Për ta mbrojtur popullin, që po torturohej nga komunistët, ai i ka shkruar dy herë letër Enver Hoxhës, edhe duke rrezikuar jetën e vet. Në fakt, si përgjigje të vetme mori arrestimin dhe torturat më çnjerëzore. Para se ta pushkatonin tha këto fjalë të fundit: ‘Rrnoftë Krishti mbret, rrnoftë Shqipnia edhe pa ne’”.

Të ndjekë shembullin e tyre ishte këshilla e imzot Frendos për imzot Gjergj Metën, ndërsa duke përshkruar afërsinë e tij me ipeshkvin e ri, e përfundoi homelinë me fjalët: “Çdo sukses në jetën tënde le të jetë rast për t’iu drejtuar Zotit duke i thënë: ‘Faleminderit, o Zot, sepse më ke përdorur për ta zbatuar planin tënd’. Gjithashtu, çdo zhgënjim le të jetë për ty rast për të mësuar dhe përjetuar përvujtëri, dhe atëherë, nguliti sytë tek Krishti i kryqëzuar e falenderoje, sepse të ka dhënë rast për t’u rritur në shenjtëri. Gëzohu sepse Krishti të zgjodhi për të bashkëpunuar me të në mënyrë më të ngushtë. Qoftë Ai gjithmonë modeli yt dhe forca jote në kryerjen e misionit tënd fisnik”.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Imzot Gjergj Meta, Ipeshkevi i ri, Rreshenit, Shugurohet

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT