Nga Çerçiz Loloçi/*
Pas një kapitulli vlerësues mes shqiptarëve dhe hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore (mbi 70 familje nderohen me titullin e lartë “Fisnikë ndër kombe”) duket se një kapitull i ri po shkruhet aktualisht mes tyre dhe iranianëve, atyre të rezistencës që drejtohen nga presidentja e zgjedhur në mërgim, Maryam Rajavi.
Disa vite më parë qeveria e demokratëve iu përgjigj pozitivisht një kërkese të aleatit strategjik, SHBA për të pranuar në Shqipëri një grup muxhahedinësh, kontigjent ky që erdhi dhe u shtua më pas nën qeverisjen e socialistëve. Kështu në mars 2013 u pranua të vinin 210 muxhahedinë, 30 prej të cilëve mbërritën në Tiranë në maj 2013, ndërsa deri në shkurt të 2016 numri i përgjithshëm shkoi deri në 700 persona. Burimet e mediave amerikane bëjnë fjalë për rreth 2 600 vetë në një zonë në periferi të kryeqytetit.
Por jo vetëm politika e gjithëpranoi këtë akt, edhe njerëz fare të thjeshtë nuk shfaqën kurrfarë kundërshtimi që ata të jetonin për një farë kohe derisa të marrë fund një regjim represiv, i dënuar në shkallë planetare për mizoritë dhe masakrat që shkakton në popullsinë e pambrojtur dhe kryesisht ndaj opozitës. Regjimi iranian u përpoq t’i cilësonte si terroristë, por në fakt ndodhi krejt e kundërta, ata ishin të gjithë njerëz paqësorë që u miqësuan shumë shpejt me shqiptarët.
Kush është MEK?
Organizata e Muxhahedinëve Popullore të Iranit (MEK) është një lëvizje që vepron në emigrim, kryesisht në Irak, për rrëzimin e regjimit aktual në Iran. Ajo u krijua në fillim të viteve 1960-të si lëvizje proteste kundër regjimit të shahut dhe qe ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të revolucionit Iranian të 1979 që rrëzoi mbretin nga pushteti. Por pas kësaj ata kundërshtuan vendosjen e një autokracie fetare në Iran dhe nga ky shkak u persekutuan nga regjimi i ri, duke u detyruar të emigronin në Irak. Regjimi i mirëpriti dhe iu vuri në dispozicion një qytet-kamp të zhvilluar ekonomik dhe tregtar me emrin Ashraf. MEK iu përkushtua edhe përgatitjes ushtarake duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, veprimtari për rrëzimin e qeverisë iraniane. Si rrjedhojë e veprimtarisë luftarake MEK u fut në listën e organizatave terroriste nga disa vende, përfshi SHBA. Pas pushtimit të Irakut, forcat amerikane negociuan një pakt paqeje me ta, në bazë të të cilit ata dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve që jetonin në Ashraf iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e qytetit të Ashrafit. Në 2009 ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, por ajo filloi persekutimin dhe dhunën sistematike ndaj tyre për t’i detyruar të largoheshin nga vendi. Një nga motivimet për persekutimin ishte bashkëpunimi i tyre i mëparshëm me regjiin e Sadamit dhe veçanërisht me shërbimet sekrete. Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në kampin ‘Liberty’ të ushtrisë amerikanë në Bagdad. Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Në 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.
Shteti i ngujuar dhe izoluar
Irani, me një popullsi mbi 70 milionë banorë, në gjysëmshekullin e fundit ka njohur një regjim monarkik të shahut Reza Pahlevi, me lidhje të forta me SHBA e me zhvillim të gjithanshëm dhe një regjim të mëvonshëm pas Revolucionit islamik të Khomeinit në 1979 që u bë dhe është problem e kërcënim për gjithë botën. Regjimi despotik i presidentit Rohani wshtw aktualisht ndwr shtetet mw tw izoluara nw botw, ndwrsa pwrkrahet fuqishwm opozita e tij.
Personalitetet e shquara që morën fjalën në tubimin e madh të Parisit ishin Rudy Giuliani, aspirues i postit të presidentit të SHBA dhe ish kryetar bashkie i New York; Newt Gingrich, kandidat presidencial i SHBA dhe ish Folës i Dhomës së Përfaqësuesve; Guvernatori Bill Richardson; Michael Mukasey, ish Prokuror i Përgjithshëm; Louis Freeh, ish Drejtor i FBI; dhe Gen. George Casey, ish Shef i Stafit të Ushtrisë Amerikane, nga Shtetet e Bashkuara; Stephen Harper dhe John Baird, ish Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kanadasë; Bernard Kouchner dhe Philippe Douste-Blazy, ish Ministra të Jashtëm dhe RamaYade ish Ministër i të Drejtave Njerëzore të Francës; Ambasador Giulio Terzi, ish Ministër i Jashtëm i Italisë; Sid Ahmad Ghozali, ish Kryeministër i Algjerisë; Eduard Lintner, ish Zëvendës Ministër i Brendshëm i Gjermanisë; Rt Hon. Theresa Villiers, ish Sekretare e Shtetit për Irlandën e Veriut; Michele de Vaucouleurs dhe Philippe Gosselin, parlamentarë francezë; Senator Paolo Corsini, që përfaqësonte delegacionin italian; Anna Fotyga, ish Ministre e Jashtme e Polonisë dhe Anëtare e Parlamentit Europian; Pandeli Majko, Ministër i Shtetit dhe ish Kryeministër i Shqipërisë; Ben-Oni Ardelean, Zëvendës kryetar i Dhomës së Deputetëve të Rumanisë; Saleh al-Qalab, ish Ministër i Jordanisë dhe Nazir Hakim, Drejtor i Përgjithshëm i koalicionit të opozitës siriane.
Përshëndetja e Rudi Xhulianit
Mbresa të veçanta pati përshëndetja e Rudy Giulianit, ish kryetar bashkie i New Yorkut dhe avokat i Presidentit amerikan Donald Trump. Ai vlerësoi qëndrimin e presidentit Trump kur në dhjetor 2017 shprehu mbështetje për protestuesit dhe tha se regjimi i mullahëve do të dështojnë. Ai shtoi se ekonomia iraniane është në rënie të lirë dhe kjo është e tmerrshme për popullin e Iranit, por është një çmim të cilin ata janë të gatshëm për ta paguar sepse kjo do ta përmbysë regjimin. “Nuk duhet ta humbim vendosmërinë tonë, tha ai. Duhet ta vazhdojmë presionin. Trump i ktheu shpinën marrëveshjes së Iranit, ndërsa Europa duhet të ketë turp nga vetja që vazhdon të bëjë biznes me me këtë shtet. Ju garantoj që sanksionet vetëm sa do të përkeqësohen. Trump nuk ka ndërmend t’ua kthejë shpinën luftëtarëve të lirisë. Këtu, ne kemi një alternativë ndaj regjimit e cila është e ndërtuar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut dhe mbi ndarjen e kishës nga shteti. Kjo është ajo që NCRI përfaqëson, ajo që Maryam Rajavi përfaqëson. Për këtë kanë vdekur martirët tuaj”.
Lajmi i parë në mediat më të zëshme perëndimore
Manifestimi për Iranin e lirë në 30 qershor 2018, në një mjedis gjigand ku mijëra njerëz ndodheshin brenda dhe po aq jashtë saj, e pasqyruan të gjithë mediat kryesore botërore, ato franceze pa përjashtim, madje edhe një ekip nga Shqipëria me Sokol Ballën e “Vizion plus”. Rezistenca iraniane ka tashmë një portalin e vet (ncr-iran.org) që transmeton lajme në 7 gjuhë, mes të cilave arabisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht dhe shqip. Vëmendje e veçantë iu kushtua sidomos fjalës së presidentes Rajavi, e cila ndër të tjera tha se “një brez i pasionuar dhe i etur për liri është ngritur në të gjithë vendin për ta rimarrë Iranin nga pushtuesit, mullahët. Punëtorët e Haft-Tapeh, punëtorët e çelikut, fermerët e Varzaneh, rinia në Kazerun, shoferët e kamionëve në mbarë vendin, tregtarët e pazareve, të rinjtë në Lalehzar, Ferdowsi, Shoush, Mellat dhe Ekbatan në Teheran, kanë treguar një guxim shumë të madh duke u përballur me forcat mizore të sigurisë. Kjo është beteja e kombit iranian. Rrëzimi i regjimit është i pashmangshëm. Fitorja është e sigurtë dhe Irani do të jetë i lirë. Tashmë po duket perspektiva e një Irani të lirë nga mullahët dhe Shahu. E ashtu-quajtura zgjidhje brenda fashizmit fetar është bërë e pavlefshme dhe boshe. Popullsia dhe rinia e rebeluar i kanë dhënë fund epokës së të pozuarit për të dyja palët e regjimit”. Po ashtu ajo apeloi për themelimin e një shoqërie të bazuar në liri, demokraci dhe barazi; për të mbrotur barazinë gjinore, të drejtën për të zgjedhur lirisht veshjen, ndarjen e fesë nga shteti, autonominë e kombësive, të drejtat e barabarta politike dhe shoqërore për të gjithë qytetarët e Iranit, heqjen e dënimit me vdekje, lirinë e shprehjes, partive, medias dhe mbledhjes; lirinë e unioneve, shoqatave, këshillave dhe sindikatave. MEK përkrah një Iran jo-bërthamor që do të promovojë bashkëjetesën paqësore me fqinjët e tij dhe që mirëpret bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.
Delegacioni shqiptar
Ndoshta pas delegacionit të SHBA, ai i Shqipërisë ishte më i madhi në numër, përfshi deputetë dhe ish deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile e të medias, aktivistë të të drejtave të njeriut, ndërtues të qytetit-kamp në Manzë të Durrësit e deri te një grup orkestral të drejtuar nga mjeshtri Zhani Ciko. Manifestimin e rezistencës iraniane e përshëndetën njëri pas tjetrit, Majko dhe Mediu, por ndërkaq mirënjohja për Shqipërinë, për mikpritjen e muxhehadinëve ishte kryefjala e të gjitha delegacioneve perëndimore, përfshi atë të SHBA, Francës, Kanadasë, Bashkimit Europian dhe natyrisht të drejtueses së lëvizjes, zonjës Rajavi.
Organizimi i manifestimit
Një masë e madhe njerëzish me emigrantë politikë iranianë nga gjithë vendet perëndimore kërkonte vetvetiu dhe një organizim të përsosur që u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme prej autoriteteve të sigurisë franceze, si vend mikpritës, por edhe prej organizimit të vet të brendshëm të rezistencës anti-regjim. Mediat perëndimore njoftuan pas manifestimit politik se kishte pasur një tentativë të agjentëve të regjimit për akt terrorist, por që u kap nga autoritetet belge.
Burra, gra, fëmijë që ishin detyruar të lënë familjet e tyre prej represionit kishin megjithatë një shpresë se një ditë regjimi do të merrte fund dhe këtë e tregonin me demonstratat dhe protestat e pafundme që kishin shpërthyer në qytetet kryesore të Iranit./albspirit.com/
Paris, 28 qershor-2 korrik 2018
- Paris, 28 qershor-2 korrik 2018r Diellin autori. Faleminderit qe e ndau kete opinion me lexuesit e Diellit.