• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës sociale”!

May 17, 2023 by s p

E SHTUNË 22 PRILL 2023, 15:03

DRITARE.NET

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

Nga Dritare.net

Intervistë me Iris Halilin rreth librit të saj të fundit: Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale!

-Pёrshёndetje zonja Iris. Herёn e fundit jemi takuar nё nёntor tё vitit tё kaluar me rastin e promovimit tё librave tuaj nё Panairin e 25-tё tё librit nё Tiranё, ku keni qenё e pranishme me takime dhe intervista tё ndryshme nё mediat shqiptare. Keni patur mirësinë tё bёjmё edhe njё intervistё interesante sё bashku. Këtë herë, intervistën dua ta nis me librin tuaj të fundit, “Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale”, botuar vetёm pak ditё para panairit. Sot, kur kanё kaluar disa muaj, a mund tё mё thoni nёse libri ka patur jehonёn qё prisnit?

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

“ Letërsia në psikanalizën e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale“ u botua në Nëntor 2022. Ky libër është një përmbledhje studimore me ese që i takon më së shumti kohës kur unë jepja mësim si pedagoge në Universitetin e Tiranës, pranë Departamentit të Letërsisë. Pa modesti mund të them se ky mbetet i pari libër në letrat shqipe që i afrohet interpretimit letrar me ndihmën e metodave psikanalitike. Këtë metodë studimi literar s’e gjejmë shpesh edhe në botën bashkëkohore të studimeve letrare dhe kjo më bën të ndihem edhe më e kënaqur. Të interpretosh letërsinë nëpërmjet frojdizmit është të ndjekësh pak a shumë të njëjtën rrugë që përshkoi vetë Dr. Freud kur krijoi psikanalizën. Vetë psikanaliza, sikundër thotë Freud-i, lindi nga tërheqja që ky i fundit pati për karakteret letrare, ndaj edhe sot si shpërblim ajo është një shkollë e madhe për të zbërthyer personazhin që ndërtohet artistikisht në veprën letrare. Deri në atë kohë, dmth deri para lindjes së frojdizmit karakteri letrar lexohej së jashtmi, ndërsa me lindjen e psikanalizës ai filloi të lexohej së brendëshmi, domethënë aktet e tij nuk shiheshin vetëm si kundërveprime të krijuara nga shoqëria apo mjedisi rrethues, por më së shumti nga instiktet e fshehura të pavetëdijes që nxirrnin krye apo shfaqeshin përmes akteve që edhe ishin domethënia e tyre kryesore. Letërsia është jetërsim. Dmth është arti që merret me jetën tonë në lëvizje. Të mos lidhësh apo të mos interpretosh letërsinë me psikanalizën është sikur t’i heqësh karakterit literar pikërish atë pjesë të pavetëdijes që në fakt është edhe pjesa më dominuese e veprimeve tona në jetë. Metoda psikanalitike në studimet letrare është një shkollë shumë e arrirë, por kërkon njohje të thellë të të dyja disiplinave.

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

-Shumё interesante ёshtё pёrqasja qё kёni bёrё. Keni pёrdorur ca dylbi qё studiuesit shqiptarё, sot e kёsaj dite, ose kanё frikё t’i pёrdorin, ose s’dinё nga ç’kah t’i vёnё. A kemi mёsuar ne ta duam Freud-in, apo kemi mbetur te “çikёrrimat” e realizmit tё Balzac-ut?

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

Dr. Freud është paksa vështirë të duhet. Bile është më e lehtë të urrehet. Nuk di pse ndodh kështu por ndoshta për faktin se ajo që nuk kuptohet apo që kuptohet me vështirësi, nuk pranohet më lehtshëm. Ende sot Freud-in e kundërshtojnë, ndonëse ai mbetet shkolla e parë e vërtetë nga ku burojnë të gjitha teoritë e mëpasshme psikanalitike. Personalisht, mua më ka tërhequr vepra e Freud-it por edhe ajo e pasardhësve të tij dhe kjo ka ndodhur që në fillesat e para kur u ndesha me punimet e tyre. Unë besoj se Freud-i më shumë është keqinterpretuar sesa është dashur, më shumë është cituar sesa është kuptuar totalisht dhe më duket se edhe në çastet që flasim ende, fatkeqësisht, nuk është arritur të depërtohet në thelbin e gjenisë së tij që e bën njeriun më tolerant ndaj njeriut, e bën atë më pak gjykues dhe më shumë detajues. Unë mendoj se jo vetëm shoqëria shqiptare por edhe ajo më liberale botërore do ta kishte patur më të lehtë pranimin e të ndryshmes nëse do kishte përdorur si argument teorinë psikanalitike. Freud-i ka një studim për çdo devijancë të veprimeve tona humane. Duket sikur ai ka shkruar rrëmbimthi që të mos na lërë pa thënë asgjë që ai përfytyronte, kuptonte apo zbulonte mbi natyrën njerëzore. Ashtu si edhe Einstein-i, ai më shumë se testin shkencor përdori imagjinatën dhe ndoshta këtu qëndroi talenti i tyre i papërsëritshëm, talent që ndryshoi një herë e përgjithmonë jo vetëm shekullin e 20-të kur ata jetuan, por të gjithë mënyrën sesi shohim botën rreth nesh si edhe njeriun brenda nesh që asnjëherë nuk është ai që duket së jashtmi.

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

– Ky libёr ёshtё njё pёrmbledhje leksionesh tё dikurshme, qё kanё edukuar me dhjetra breza studentёsh nё auditoret e Fakultetit tё Gjuhёs dhe Letёrsisё; pёrmbledh gjithashtu studime, shkrime dhe ese tё botuara nё shtypin e kohёs, në një hark kohor nga viti 1994 e deri më sot. Mos kemi të bëjmë me një fryt të nostalgjisё? Apo është thjesht njё kёrkesё për t’i vёnё emrin e pёrfundëm njё periudhe me studime inovative?

Janë të gjitha bashkë. Është nostalgjia apo kërshëria për t’iu kthyer studimeve të shkruara me aq dashuri dhe përkushtim, por mbi të gjitha për të përmbledhur në një botim të vetëm të gjitha ato studime të shkruara ndër vite dhe që janë shfaqje reale e një shkolle studimore të letërsisë që i mungon kritikës letrare shqiptare sot e kësaj dite. Dmth nëse 25-vjet më parë kur filluan të shkruhen këto ese apo studime, çdo hap ishte një sfidë dhe avangardë më vete, sot, është një konfirmim i vërtetësisë së tyre dhe i faktit që ato i rezistuan kohës. Atëherë, intuita dhe informacioni akademik nuk shkonin hap pas hapi. Shpesh intuita nuk arrinte të gjente mbështetje të burimeve akademike pasi jetonim në një kohë kur magjia e klikimit të informacionit nuk ishte kaq e shpejtë si sot. Po sjell një shembull: kur unë studiova novelat e Stefan Zëeigu-t me metodën psikanalitike nuk e dija që këta dy gjeni kishin qenë miq shumë të ngushtë të mjedisit vjenez, por e shtyrë nga intuita shkrova “Një nolelë sa një teori” pasi çdo novele të tij mund t’i afrohesh në studim me një teori frojdiane dhe mendoj se kjo është medota më e plotë për të zbërthyer ngjarjet dhe karakteret unikale të këtij shkrimtari. Vite më vonë njohja e historisë së miqësisë të dy kolosëve e vërtetoi punimin tim të cilit edhe sot nuk i heq asnjë presje prej asaj që është shkruar në ditën e parë kur u botua tek Gazeta “Drita” në mars të vitit 1996.

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

-Nё libёr ka disa “xhepa” tё ndryshёm qё s’kanё tё bёjnё me teorinё psikanalitike. E kam fjalёn pёr autorёt ekzistencialistё: Camus, Sartre, shpesh edhe Kafka. Dikur, nё vitet ’90, kёta autorё na tregonin rrugёn drejt lirisё individuale, qё ne e pёrkthenim sipas nevojave tona pёr njё shoqёri masivisht tё lirё. Ju mendoni se këto kohët e fundit, sidomos pas periudhës së rëndë të pandemisë që kaluam, kemi sërish nevojë për një filozofi të tillë ekzistencialiste?

Shkrimtarët ekzistencialistë ishin dhe mbeten, në gjykimin tim, super realistë, ndaj dhe sa herë na duhet ta pranojmë realitetin pa zbukurime (dhe kjo është një gjendje që me siguri, secili nga ne e ndien edhe në kohën që jetojmë), natyrshëm na vijnë në mendje eksistencialistët me frazat e tyre si: “ne jemi dënuar me liri”, “njeriu ky pasion i pamundur”, “ferri janë të tjerët”, apo “realiteti me real është se ne të gjithë do të vdesim një ditë”. Eksistencialistët na dënojnë me vërtetësi, ndaj sa herë do të duam të dimë fatin tonë sizifian, do t’u kthehemi atyre dhe do t’i pranojmë edhe më shumë, jo se na bëjnë pesimistë, por se na përgatisin pak nga pak për atë që ne e dimë por nuk duam ta dëgjojmë apo rikujtojmë çdo çast, në një realitet që siç e përshkruante Franz Kafka, sa më shumë përparon qytetërimi, apo avancon morali, aq më shumë kufizohet liria ime sepse me sa duket më shumë se për veten duhet të kujdesemi për lirinë e tjetrit. Nuk ishte rastësi që për gjatë muajve të kovidit eksistencialistët duket sikur ishin shkrimtarët më pranë nesh, pasi përgjatë atyre ditëve ne kuptuam se jeta jonë nuk është asgjë më shumë se një hap larg absurdit që mund të na shfaqet papritur në çdo çast dhe të na ndryshojë rutinën tonë monotone që i përngjan ditarit të Rokantenit tek romani “Neveria” e Zhan Paul Sartre-it.

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

– Letёrsinё shqiptare aktuale e shihni nё “pikё tё hallit”, apo vini re atё zhvillim gradual e tё shёndetshёm qё kanё dhe kanё pasur simotrat e saja mё tё mёdha nё botё? A mendoni se politikat kulturore tё shtetit dhe institucionet e tij, siç ёshtё edhe Fakulteti ku ju keni dhёnё mёsim pёr dhjetё vjet, qё duhet tё jetё kuvlija e kulturёs, bёjnё mjaftueshёm pёr artin shqiptar dhe promovimin e librit nё veçanti?

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

Letërsia shqiptare brenda dhe jashtë truallit amë po ecën në rrugë shumë të mbarë. Lexojmë poetë apo prozatorë shumë të talentuar por me keqardhje them se kritika e vërtetë letrare mungon dhe katedrat e letërsisë nga ku duhet të burojnë të gjitha kërkimet shkencore nuk janë në nivelin e duhur novator, apo “kuvlija e kulturës“ siç do të donim t’i shihnim. Departamenti i Letërsisë pranë Universitetit të Tiranës apo Akademia e Shkencave duket sikur riciklojnë vetveten me studime apo promovime të stërnjohura dhe po i përngjajnë një laboratori të vjetëruar që bën gjithmonë të njëjtat eksperimente me shpresën se një herë edhe mund të arrijë rezultate të kundërta. Ky është dhe fakti që po të pyesësh sot një lexues shqiptar kush është poeti apo shkrimtari më i mirë bashkëkohor apo i dekadës se fundit, do të të përmendë emra që kanë qenë lancuar 30 apo 50 vjet më parë dhe që duken si të marrë parafabrikatë. Ky padyshim është një shfazim në kohë dhe na bën të besojmë se ndërkohë që letërsia në gjuhën shqipe e të gjitha trevave ka një zhvillim progresiv, kritika akademike që duhet ta shoqërojë atë është ende në përhumbje pa qenë në gjendje të edukojë lexuesin për të zgjedhur autorët shqiptarë apo dhe të huaj. Të mos harrojmë se detyra e parë e çdo studimi kritik është të edukojë, të drejtojë dhe të orientojë lexuesin në zgjedhjet e duhura. Si mund të imagjinohet që Departamenti i Letërsisë në UT nuk pranon të zhvillojë asnjë promovim libri? Kjo është deri në kufijtë e të pabesueshmes. Një departament libri që nuk promovon libra! Kështu duket se pasionin më të madh e mbyt meskiniteti i atyre në dorë të cilëve ka rënë dhe është privatizuar ai departament apo ajo akademi që mbahet me taksat e lexuesit shqiptar. Ndaj dhe jemi këtu ku jemi. Me një kritikë letrare që shënon më pak rreshta të botuara në tri dekada liri mendimi sesa kishte kritika moniste në një vit kalendarik.

-Sa e vёshtirё ёshtё tё ndjekёsh mbarёvajtjen e botimit tё njё libri nga larg?

Është e vështirë se largësia të pengon ta përjetosh jetën e përditshme të librit. Po marr një fakt të thjeshtë: nuk ke mundësi të shohësh librin tënd që shitet diku në një librari qëndrore apo periferie. Dmth është më shumë një mungesë e bashkëjetesës reale me librin. Më mungon promovimi i librit hap pas hapi, reklamimi i tij në mjedisin shqiptar ku libri edhe është botuar. Por dua edhe të shtoj këtu se marrëdhënia e autorit me librin i takon një dashurie krejt tjetër, duhet të jesh autor për ta kuptuar këtë raport. Libri është i yti deri në momentin që botohet, më pas ai është i gjithkujt që e lexon, përpin apo kritikon. Autori mbetet i lidhur pafundësisht me veprën e tij, por nga ana tjetër nuk mund as të kontrollojë dhe as të imponojë ndjenjat e lexuesve për veprën e tij. Dmth raporti i autorit me veprën duhet të jetë një raport i pasforcuar, sa soditës aq edhe gjakftohtë, apo më saktë nëse është i tillë atëherë mund të themi se është raport i shëndetshëm. Kjo është si një dashuri që s’e ke më në dorë, që e ke dhuruar me shpresën që do të të kthehet mbrapsht. Nëse autori përpiqet artificialisht të imponojë librin e tij, bën padashur efekt të kundërt tek lexuesi, ndaj dhe unë them se tashmë e kam dhuruar këtë libër tek lexuesit siç kam bërë edhe me librat e tjerë dhe besoj se ato kanë arritur tek lexuesi apo dhe do të vazhdojnë ta gjejnë hap pas hapi lexuesin që i përshtatet.

-Meqë jemi te libri, si dhe në fund të intervistës, do të doja t’ju pyesja se çfarë mendimi keni për lexuesin bashkëkohor dhe raportin e tij me librin?

Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës

Në kohën e tiktoizmit dhe googlizmit dihet se ka rënë shumë numri i lexuesve. Unë mendoj se librat blihen masivisht, por nuk lexohen imtësisht apo denjësisht. Ndërkohë që bibliotekat personale mbushen me libra gjithshfarësh, numri i faqeve që lexohet është gjithmonë edhe më i vogël. Jetojmë në një botë ku tërheq më shumë imazhi sesa thelbi, më shumë dukja se përmbajtja. Unë besoj se në përgjithësi rrjetet sociale e kanë rritur nivelin e dijes në përgjithësi, dmth kemi më shumë lexues të informuar dhe të ditur në krahasim me 20 -vjet më parë, por nga ana tjetër është ulur edhe numri i lexuesit elitar, pasi edhe ai padashur është bërë pjesë e kohë- vrasjes së merimangës digjitale. Momentalisht libri ka humbur forcën që ka pasur dhe kjo pasi kinemaja në masë, TV në masë dhe mbi të gjitha rrjetet sociale e kanë zëvendësuar librin gati në 80% të rasteve. Megjithatë unë sërish besoj se kjo nuk është një humbje finale. Libri do të vazhdojë të mbetet madhështor, pasi ai është dhe mbetet i pazëvendësueshëm në llojin e tij. Njeriu nuk ia njeh vetes forcën e imagjinatës deri në çastin kur është ulur të lexojë një libër të mirë. Libri nuk është vetëm informim, në fakt në ditët e sotme kjo nuk është ndoshta vlera parësore e librit se këtë e kanë zëvendësuar shumë burime të tjera, por libri është padyshim frymëzuesi më i denjë i fantazisë njerëzore. Kjo është edhe arsyeja kryesore që njeriu duhet të edukohet të lexojë të paktën një libër në muaj. Që kjo të arrihet masivisht në kohën tonë është e vështirë pasi libri mbi të gjitha do dedikim dhe vëmendje të veçantë. Libri do që ta përjashtosh veten nga mjedisi përreth dhe të hysh në botën e leximit vetvetishëm, ndërkohë që televizioni dhe rrjetet sociale apo merimanga sociale, siç kam dëshirë ta quaj shpesh, të lejojnë të jesh më i çliruar tek gjen apo merr informacionin. Libri kërkon bashkëkomunikim me autorin, ndërsa rrjetet sociale kërkojnë më shumë bashkëpunim me mjedisin përreth që komenton autorin. Libri të bën më individualist, rrjetet socile më grupist. Në leximin e librit bota imagjinohet siç e do ti dhe jo sesi do të të gjykonin të tjerët për përceptimin që ke apo shkruan ti; kurse në merimangën sociale duhet të themi atë që na bën të dukemi mirë tek të tjërët. Librin e prek dhe në atë çast duket sikur e pushton, padashur ai bëhet tërësisht i yti; këtë s’e bën do as me kinemanë dhe as me informacionin e pafund digjital, pasi asnjë prej tyre nuk krijon atë “romancë” marrëdhënieje që lexuesi mund të krijojë me librin sidomos kur nënvizojmë rreshtat që mbeten ndoshta fanarët që na tregojnë vite me vonë faqen ku duhet të kërkojmë atë frazën qe na ndryshoi dikur veten dhe pse jo, vetë jetën.
Në fillim të librit tim kam vendosur citatin e një prej autorëve më të famshëm bashkëkohorë, me të cilën dua ta mbyll edhe këtë intervistë: “Kush lexon ka një mijë jetë, ai që nuk lexon ka vetëm një” (George R.R Martin).

Nё pranverёn e vitit 1990, atёherё kur demokracia ende nuk kishte ardhur nё Shqipёri, Iris Halili fitoi vendin e dytё nё Olimpiadёn e parё Kombёtare tё Letёrsisё, çmim qё i dha edhe tё drejtёn e studimit nё degёn Gjuhё-Letёrsi, pranё Fakultetit tё Historisё-Filologjisё, nё Universitetin e Tiranёs. Nё vitin 1994, pёrfundoi studimet me rezultate tё shёlqyera dhe me medalje ari.
Nё vitet 1995-2002, punoi si pedagoge e letёrsisё sё huaj moderne, nё Departamentin e Gjuhёs dhe Letёrsisё, Universiteti i Tiranёs. Gjatё periudhёs 2000-2006, vazhdoi tё punojё si pedagoge e jashtme, po pranё kёtij departamenti, si pasojё e aktivizimit tё saj nё disa detyra shtetёrore: shefe kabineti e presidentit tё Republikёs (2002-2005), kёshilltare diplomatike e ministrit Olldashi etj.

Prej vitit 2009, vendoset nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, ku pёrfundon Doktoratёn pёr Lidership dhe Zhvillim Organizatash. Aktualisht, jeton dhe punon nё Miami, Florida.
Autorja ёshtё aktive nё shtypin e ditёs dhe opinioniste nё gazetёn mё tё vjetёr shqiptare, “Dielli”, botim i organizatёs panshqiptare “Vatra”.

Libri i saj i parё ёshtё Takim me letёrsinё e huaj tё shekullit 20-tё, (1999).
Nё vitin 2020, boton librin Lideri nuk lind…bёhet, i pari i llojit tё vet nё letrat shqipe. Ky libёr ёshtё vlerёsuar nga lexuesit e Bukinistit (portali mё i madh i librit online), si libri mё i mirё i mendimit, pёr atё vit. Libri, Letёrsia nё psikanalizёn e Freud-it dhe dilemat ekzistenciale, ёshtё libri i saj i tretё./dritare.net

Filed Under: Opinion Tagged With: Iris Halili, Të shkruash apo të lexosh në epokën e “merimangës sociale”!

Freud-i, letërsia dhe psikanaliza

April 8, 2023 by s p

Dr. Iris Halili*/

1. Përse ndodh, rëndom, që protagonisti i një vepre t’i shpëtojё, në mё tё shumtën e rasteve, fatkeqësive? Këtu, flasim për atë kategori veprash që mbёshteten në personazhin hero.

2. Përse me heroin ёshtё dashuruar e gjithё gjinia femёrore e veprёs, ose e kundërta, me heroinën, të gjithë burrat?

3. Përse ne, si receptues, na ndodh të adhurojmё dhe tё njёsohemi me heroin pozitiv, apo me atë që përfaqëson të mirën?

4. Përse Edipi mohon të ketë kryer krimin? Përse Hamleti nguron ta kryejё atë? Përse Merso e pranon vrasjen që ka bërë? Përse Mona Lisa ka njëherësh dy buzëqeshje?

5. Përse fillojmë të shkruajmë, për herë të parë, kur ndiejmё se po largohet fëmijëria?

6. Përse personazhet e kryeveprave botërore, vrasin nga dashuria?

Të gjitha këtyre “përseve”, ka kohё që duam e përpiqemi t’u japim përgjigje. Deri në fillim të shekullit XX, kemi vetёm shpjegime të pjesshme, domethёnё, kemi tendenca dhe shkolla mendimi qё u janё afruar vetёm sё jashtmi kёtyre problemeve, duke lёnё nё harresё dhe errёsirё, pjesёn e brendshme, pra zemrёn dhe rrahjet e saj.

Lindja e gnosticizmit të Freud-it, i vuri këto çështje para njё udhёkryqi tё parrahur, ku rrugё tё shumta ndёrthureshin pa prekur e pa pёrjashtuar njёra-tjetrёn. Psikanaliza po fillonte të shtronte pyetje që nuk ishin shprehur më parë. Bota po fillonte të çorientohej. Thelbi i brendshёm, po tёrhiqte vёmendjen, po dilte nё pah me egёrsi, vrazhdёsi, butёsi, brishtёsi e po humbte misterin e humnerave. Të gjithë këtë shёmbёlltyrё tё pёrmbysur e proces intelektual njëherësh, Jacques Lakan (1901-1981), e ka quajur revolucion kopernikian. Freud-i mendohet të ketë krijuar po ato çorientime dhe orientime njëherësh, që bëri dhe Copernico në kohën e tij. Por tani fusha ishte krejt tjetër. Ai nuk po krijonte një psikologji të re, aq më tepër një filozofi të re. Po tentonte tё krijonte njё vazhdimёsi, që ishte sa psikologji, aq edhe filozofi, por parё me sytё e shkencës. Problemi ndërlikohet nё kёtё pikё, sepse gjithmonë do të na duhet tё hedhim një vështrim sa diakronik, aq edhe sinkronik. Nëse do të mendonim se psikanaliza ka ardhur si pasojё e shkëputjes sё psikologjisё nga filozofia, do të na duhej të pranonim edhe se shumë interpretime, apo fillesa tё tyre, i ndeshim pёr herё tё parё te ky binom dikur i pandarё. Të mohosh, në këtë rast, traditën, do të thotё të mos i kushtosh rëndësi domosdoshmërisё që solli lindjen e psikanalizёs. Nga ana tjetër, të mbështetesh vetëm tek ajo diakroni, do të thotё të harrosh faktin që psikanaliza përbën tashmë një shkencë më vete, që në mënyrë të dukshme, ka terminologjinë dhe praktikat e veta, pothuaj krejtësisht të pavarura nga psikologjia dhe filozofia, si dhe nga shkencat e tjera tё sakta, perfshirë këtu mjekёsinë, me të cilёn ndihet më afёr.

Në fund të fundit, pika që bashkon çështjet e shtruara mё sipёr, si dhe qindra të tjera si ato, është frojdizmi, qё duan apo nuk duan kundërshtarët, krijoi një formë të re mendimi. Natyrshёm, kjo mёnyrё solli dhe një formë të re të analizuari tё letёrsisë, formë që s’ishte zbatuar deri në atë kohë.

Siç e pamё, psikanaliza është e hapur të argumentojë të gjitha variantet e mundshme. Qëllimi i saj është të gjendet interpretimi më i afërt, duke u bazuar mbi tekstin e pёr tё, fjalёt kthehen nё çelёsa qё hapin dyer tё rёnda, pas tё cilave fshihen informacione tё rёndёsishme.

Është për t’u theksuar, se në të gjithë historinë e lidhjes midis letërsisë dhe psikanalizës, kjo e fundit, nuk e ka shfaqur veten si metodë absolute studimi, por si metodë e vërtetë, që qëndron përkah metodave të tjera, pa i përjashtuar ato.

Por kur ka filluar të hyjë në brazda shkencore, lidhja e psikanalizës me letërsinë? Thёnё me fjalё tё tjera, kur fillon psikanaliza të gjykojë për tekstin letrar?

Kjo përkon me regjistrimin e Freud-it në fakultetin e mjekёsisë e tregon se si letërsia e shpuri Frojdin drejt psikanalizës. Pas regjistrimit në mjekësi, Freud-i studion Émile Zola-në (1840-1902) dhe Claude Bernard-in (1813-1878). Ai zhytet e thellohet në analiza tё njёpasnjёshme, tё pёrhershme, nё njohje tё veprёs sё tё parit, qё ёshtё shkrimtar natyralist dhe tё dytit qё ёshtё themeluesi i mjekёsisё eksperimentale. Mendon, pyet, vёzhgon, krijon, pёrgjigjet vetё. Hamendёson e ndriçohet nga mendime tё çuditshme, por brilante, si pёr shembull: John Milton (1608-1674) ka krijuar Parajsën e humbur (1667), për të njëjtat arsye që një krimb mëndafshi krijon mëndafshin. Me këtë, del nё pёrfundimin se, procesi krijues nuk është proces i jashtëm e i vendosur a priori, por i brendshëm dhe i domosdoshëm për ekzistencën e vetë shkrimtarit.

Ajo që e bën shkrimtarin të shkruajë është fantazia, që për Freud-in, duket të jetë një formë e artit, për të shkuar në rrugёn e ralitetit. Tek punimi i tij Poeti dhe fantazia (1907), Freud-i trajton çështjen e lindjes së fantazisë, fshehjes së saj dhe shpërthimit, apo sublimimit, më pas në art. Ky është një argument më shumë, për tё treguar lidhjen e psikanalizёs me letërsinë qё gjatë gjithë historisë së marrëdhënies së tyre, kanë ditur tё bёjnё secila “detyrat” e veta, duke u ndihmuar në mënyrë të ndërsjelltë.

Psikanalistët gjithmonё na e kanё bёrё tё qartё se ёshtё e drejta e tyre të analizojnë veprën e një shkrimtari, ndërsa shkrimtari nuk mund tё bёjё poezi apo art me analizat psikologjike. Duket si teori e vjetёruar, por, sot e kёsaj dite, mendohet se arti i shkrimtarit nuk duhet tё ketё lidhje me gjetjen dhe trajtimin e problemeve. Kjo detyrë tashmё i pёrket psikanalistit dhe karriges sё tij, qё ç’rёndёsi ka nё ёshtё prej guri, druri a hekuri.

Dhe ja ku erdhёm në zemër të çështjes që shqetëson, jo pak, letërsinë. Natyrshёm lind pyetja, deri ku i hyn në pjesё psikanaliza letërsisë dhe, në të njëjtën kohë, letërsia psikanalizës?!

Le të hedhim sërish, një vështrim diakronik. Lidhja midis letërsisë dhe psikanalizës, është e vetvetishme, qё do të thotë se dhe vetë Freud-i, nuk zgjedh a priori letërsinё, por e shijon atё duke studiuar mjekёsi e kёshtu, hedh pa dashur, hapin largpamёs të lidhjes midis kёtyre disiplinave. Rastësisht, vjen dhe studimi i parë psikanalitik, ku nuk analizohet pacienti neurotik, por mitologjia, qё do jetё gjithmonё nё qendёr tё vёmendjes sё tij. Gjatë gjithë punës me mitet, Freud-in do ta tërheqё shprehja gjeniale e Charles Baudelaire-it (1821-1967): “forma banale e origjinës.” Ky është dhe shkaku, që më 1904-ën Freud-i viziton Akropolin nё Athinё.

Më 23 tetor 1886, Freud-it i vdes i ati. Kjo vdekje bёhet shkak pёr fillimin e analizave që bёn për Edipin, Hamletin, Da Vinci-n, Michelangelo-n, Gradivën, Andersen-in, etj.

Ndërkohë, fjala, si formë e shprehjes, fillon tё marrё vlera parësore. Ai e cilëson atë si një material plastik, me të cilën mund të bësh gjithçka. Freud-i është nderuar me çmimim “Goethe”, pasi mbahet të këtë krijuar shumë fjalë të reja. Si të gjithë shkrimtarët, historianët, kritikët letrarё, që merren me shkenca humane, ai nuk flet vetёm për fjalët, por flet me fjalët.

Përveç fjalës në vetvete, Freud-in e shqetëson jeta e artistëve. Tek analizat që i bën Hamletit, ai paralelisht merret me jetёn e Shakespear-it dhe vёren se në jetën e tij ka pasur histori incestore e gjen një arsye më shumë për të shpjeguar ato momente ku ndihet se Hamleti vuan incestin.

Edhe kur analizon Da Vinci-n, në punimin e bujshëm Një kujtim fëmijёrije i Leonardo Da Vinci-t (1910), Freud-i ndalet gjerësisht tek jeta e artistit. Ai vëren se ftohtësia ndaj gruas apo homoseksualiteti i tij e ka burimin te ndjenja e brishtë qё ka pasur ndaj nënës, e cila e ka shoqëruar gjithë jetën gjeniun. Këtu, mendon Freud-i, e ka shpjegimin buzëqeshja e Mona Lisës, që ka gjasa tё jetё ajo e nënës së Da Vinci-t në shumë raste, apo e njerkës së tij në raste të tjera. Tek ky devijim fizik tё shndёrruar në sublimim, gjen ai arsyen e talentit tё gjithanshëm të italianit të madh.

Kёshtu, mendon se gjen, njёkohёsisht, edhe shkakun pse një ndër piktorët më të mirë të të gjitha kohёrave, që njihte aq mirë anatominë e njeriut, kurrë nuk diti të pikturojë njё organ gjenital femёror, edhe pse diti tё realizojё nё mёnyrё tё përsosur me mijёra herё organin mashkullor.

Nё studimet e tij, Freud-i mbështetet vazhdimisht nё jetën e njerёzve të shquar të tё gjitha epokave e vë re se, megjithë rёndёsinё dhe larmishmёrinё e jetёs sё tyre, procesi i krijimtarisё artistike si i tillё, gjurma dhe vlera qё jeta lё nё veprёn e njё artisti, nuk ndikohen aq bujshёm sa jeta tё zёrё vendin e veprёs.

Psikanalisti, duket të ketë lënë shumë shtigje të hapura, pa kufizuar apo rrethuar si më të rëndësishme asnjërën.

Nga ana tjetër, duke analizuar ëndrrat, ai bën edhe një lidhje mes tyre dhe letërsisë. Për tё, poeti është thjesht një ëndërrues që reagon nё mёnyrё tё çuditshme dramatike.

Ai mendon se njё vepёr artistike i pёrngjason procesit transformues të ëndrrës që analizon.

Psikanaliza na shërben pёr të kuptuar edhe njё tjetër problem: atё tё censurës. Si formë e ëndrrës, edhe vepra artistike, pushtohet nga censura. Në ndryshim nga njeriu që ёndrrat i sheh realisht nё gjumё, ai që fantazon e di që po bën një gjë të tillë. Për Freud-in, fantazia nuk është gjë tjetër, vetëm një ëndërr me sy hapur. Por në çdo çast, ёndёrruesi, mund ta ndryshojë fantazinë e tij, pasi ajo fillon dhe bëhet pjesë, herё e pavetёdijes, herё e vetёdijes. Për këtë, psikanalisti jep tre shembuj:

Edipi: “Unë e kam vrarë tim atë, por pa e ditur që ishte ai. Nuk jam unë fajtori, por destini”.

Hamleti: “Nuk e kam vrarë unë babanё tim. Është Klaudi, që ka vrarë tim atë” .

Vëllai Karamazov: “Unë nuk e kam vrarë babanё tim. Është vëllai im epilektik, që e ka kryer këtë akt” .

Freud-i, analizon një zhveshje të negativitetit, në tё gjithë protagonistët e kryeveprave që ka marrë në shqyrtim. Kjo do të thotë se midis personazheve kryesore dhe autorёve të tyre, ka gjasa të ketë pasur një identifikim artistik, i shfaqur ndoshta si censurë apo autocensurë e qё i bën kёta krijues të largojnë personazhet e tyre nga krimi edhe kur e kryejnё .

Në rrugën e gjatë, që ende përshkuan binomi letërsi-psikanalizё, pasuesit e Freud-it, në shumë pika e kanë kundërshtuar babanë e tyre, por ata me seriozët, nuk e kanë mohuar, por pёrkundrazi e kanë thelluar atë traditë që, duan apo nuk duan kundërshtarët, së bashku me teorinë e relativitetit të Albert Einstein-it, revolucionuan mendimin njerёzor të shekullit XX.

Le të kujtojmë, se askush nuk ka pasur aq shumë kundërshtarë dhe askush si ai, nuk i ka mirёpritur kritikat. Metoda psikanalitike, si kritikë letrare, është ndoshta ndër të vetmet që jep argumentet e saj, pa përjashtuar asnjë metodë tjetër.

Kjo metodë nuk do të quhej shkencë, nëse nuk do kishte alternativa që ta kundërshtonin. Freud mendon se shkenca që ai krijoi s’ёshtё njё teori e mbyllur nё vetvete dhe vetë shkenca është metoda dhe jo objekti ku mbështetet.

*Ky fragment është shkëputur nga libri i fundit i autores “Letërsia në psikanalizën e Freud-it dhe dilemat ekistenciale” prezantuar në panairin e fundit të librit në Tiranë, Nëntor 2022.

Filed Under: Opinion Tagged With: Freud-i, Iris Halili

Lidershipi toksik (negativ)

February 25, 2023 by s p

Dr. Iris Halili/

“Bëhu ai lloj lideri që njerëzit do të ndiqnin vullnetarisht; edhe nëse nuk mban tituj dhe pozita.” Brian Tracery. Pa dyshim, mes gjithë teorive të lidershipit, kur vjen momenti të flasësh për liderët negativë, interesi bëhet edhe më i madh. Gjatë jetës, pothuajse të gjithë jemi ndeshur me liderë negativë apo edhe me forma të ndryshme të shfaqjes së tij. Mendje të ndritura të lashtësisë, si Platoni, Aristoteli, Buda, Konfuci na kanë përcaktuar tiparet thelbësore të liderit të mirë. Por lidershipi është kompleks dhe jo rrallë është tërësisht e vështirë të gjesh përcaktimin përfundimtar për një lider. Lidhershipi duhet të jetë human po aq sa edhe largpamës, duhet të jetë efektiv po aq sa duhet të jetë sa më pak dëmtues për ndjekësit por edhe vizionar për brezat që vijnë. Pikërisht ky kompleksitet përcakton dhe vetë fatin e lidershipit, duke e kthyer atë edhe në profesionin më të vështirë. Shkollat e lidershipit duket se mbështetin teorinë e Barbara Kellermanit (2004), drejtore e Qendrës për Botimet e Lidershipit në Universitetin e Harvardit. Në librin e saj Lidershipi i keq (2004), ajo përcakton shtatë lloje liderësh negativë, të renditur si më poshtë: 1. Liderët e paaftë; 2. Liderët e ngurtë dhe jo fleksibël; 3. Liderët e papërmbajtur; 4. Liderët e pashpirt, pa empati dhe ndjenja; 5. Liderët e korruptuar; 6. Liderët izolacionistë, që nuk shkojnë përtej interesave të grupit që përfaqësojnë; 7. Liderët diktatorë. Sikur edhe njëra nga këto cilësi të jetë e pranishme, shfaqja e lidershipit quhet negative. Megjithëse të shtatë pikat konsiderohen negative, katër të fundit mbeten shumë më të rrezikshme dhe kanë të bëjnë direkt me mungesën e etikes te liderët. Liderët negativë nuk do të thotë se kanë qenë të tillë gjatë gjithë kohës. Përkundrazi, historia na rrëfen se shpesh ata janë kthyer të tillë me kalimin e kohës dhe kjo ka ndodhur kur ata kanë humbur orientimin e drejtë dhe kanë marrë vendime të gabuara apo i kanë marrë këto vendime jo në çastin e duhur. Liderë shumë frymëzues dhe të guximshëm në veprimet e tyre të mëpasshme nuk kanë arritur të mbajnë deri në fund premtimet që u patën dhënë ndjekësve apo kanë shkelur besimin e këtyre të fundit. Problemi më i madh në lidership është se, pas disa kohësh në pushtet, mjaft liderë më shumë se bëjnë statistika se sa kanë përparuar në premtimet e dhëna dhe si do të ecin përpara me planet për të arritur realizimet përfundimtare, mendojnë se si do të shtojnë numrin e viteve të tyre në pushtet; domethënë, fokusimi për ta nuk mbetet më te ndjekësit, por te pushteti vetjak. Këtu humbet tërësisht filli i lidershipit efektiv e human dhe fillojnë prirjet e degradimit dhe të 72 73 aplikimit të lidershipit negativ. Shumë liderë negativë, në vend që të vetëkorrigjohen, përqendrohen të punojnë për pushtetin vetjak duke pranuar, mbuluar apo heshtur përballë korrupsionit. Ata shfaqin arrogancë, bëhen të papërmbajtur, humbin empatinë apo vizionin dhe ngurtësohen në mendime e ide, dhe jo rrallëherë kthehen në autoritarë apo diktatorë. Fatkeqësia më e madhe është se liderët negativë kanë një aftësi mahnitëse për të ushqyer një verbëri apo apati kolektive dhe janë pikërisht këto të dyja, apo edhe vetëm njëra prej tyre, që i shërbejnë jetëgjatësisë së tyre në pushtet. Situata sot në Shqipëri është as më pak dhe as më shumë, rrjedhojë e këtij fenomeni. Shoqëria shqiptare është tashmë në një apati të thellë dhe ndihet tërësisht e lodhur nga lidershipi negativ, nga premtimet pa fund që në fakt janë transformuar në një korrupsion galopant, i cili ka penguar progresin e vendit dhe ka demoralizuar individët e grupet më të mëdha shoqërore. Zëvendësimi i lidershipit negativ në Shqipëri është bërë gati një akt i paimagjinueshëm, kjo së pari sepse janë penguar dhe shtypur që në embrion iniciativat që premtojnë ndryshimin. Duke qenë se oligarkia e lidershipit sot punon shumë e në mënyrë të organizuar për të ruajtur status quo-në, u takon vetëm ndjekësve që ta përmbysin këtë model negativ, duke e zëvendësuar me lidershipin shërbëtor dhe atë transformues. Po kjo nuk bëhet në gjendje apatie të plotë, kjo bëhet me guxim, organizim dhe besim tek individët dhe grupet që vërtet propozojnë progres. Kjo bëhet duke i larguar përfundimisht sytë nga lidershipi që ofron modele tashmë të provuara dhe duke u vënë në kërkim të modeleve të reja, progresive e bashkëkohore, atyre modeleve që janë të afta të prezantojnë Shqipërinë moderne. Ndjekësit shqiptarë duhet të kuptojnë se koha e tranzicionit tashmë ka mbaruar e bashkë me të ka ardhur koha t’i jepet lamtumira edhe epokës së liderëve që udhëheqin tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Këta të fundit e zgjasin tranzicionin qëllimisht, pasi në krizat e tij ata ndihen më të sigurt dhe, si rrjedhim, mungesa e kompetencës së tyre vazhdon të gjejë justifikim. Nga ana tjetër, individët që jetojnë në një mjedis shoqëror negativ, duhet të fillojnë betejën nga vetja, duke mos e pranuar këtë mjedis dhe duke kundërshtuar çdo iniciativë që ndërmarrin liderët negativë. Në rastin e Shqipërisë, në më të shumtën e rasteve, nuk është e vështirë të përcaktosh lidershipin negativ. Por ka edhe raste kur përcaktimi ndërlikohet. Paradoksi është se një lider mund të jetë, për shembull sipas pikës 2 – negativ i papërmbajtur, por mund të ketë shumë empati, duke përmbysur kështu pikën 4 të negativitetit. Shtrohet pyetja: Si do ta cilësonim një lider që shfaq një apo dy pika të aspekteve negative, por në pikat e tjera nuk është negativ? Rasti më tipik i kësaj është ai i Stiv Jobsit, themeluesit të kompanisë gjigante “Apple”. Ndonëse një gjeni dhe krijues i pakonkurrueshëm në llojin e vet, Jobsi njihej si një karakter narcisist, i papërmbajtur dhe me një sjellje arrogante, që tregonte mungesë te tejskajshme empatie. Përveç këtyre tipareve negative në lidershipin e tij, Jobs ka pasur veti të pamata të lidershipit efektiv, sikurse qenë ato të liderit transformues, inovator, mendjehapur dhe me vizion e largpamësi të pakrahasueshme. Falë gjithë këtyre meritave në lidership, ai arriti të krijojë një gjigant si “Apple” dhe ta kthejë atë në modelin më unik 74 75 të teknologjisë botërore, në vetë simbolin e teknologjisë moderne. Balanca mes vlerave dhe antivlerave na ndihmon të bëjmë edhe përcaktimet përfundimtare për liderët negativë apo shkallën e negativitetit të tyre. Ndonëse rastet më tipike janë ato që rrëfejnë se si liderët nga shumë të admirueshëm janë kthyer në negativë, ka edhe raste të tjera kur liderët më pak të vlerësuar për njëfarë kohe, në një moment historik apo vendimtar kanë ndërmarrë akte historike. Për shembull, Rudi Xhuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ishte në kuotat e tij më të pavlerësuara kur ndodhi tragjedia e rënies së kullave binjake, më 11 shtator 2002. Menaxhimi i kujdesshëm dhe shpirti kurajoz e solidar që ai përcolli në popull e ktheu Xhulianin në një mit dhe lider të dashur për të gjithë. Kjo do të thotë se gjykimi i ndjekësve nuk mbetet i pandryshuar, ata vlerësojnë në bazë të asaj që shohin dhe i japin notën liderit në gjithë dinamikën e ngjarjeve dhe veprimeve. Lidershipi nuk ka formulë, por mbetet vital si vetë natyra dhe jeta njerëzore. Vendimtare në fatin e lidershipit janë sa personaliteti, karakteri, dijet dhe vendimet e liderit, aq edhe rrethanat historike apo situatat momentale që i japin liderit mundësinë të marrë vendimet më të drejta dhe më të mençura. Shprehja latine Finis Coranat Opus (Fundi kurorëzon veprën) është shumë e vlefshme, kur vjen koha të gjykosh apo përcaktosh liderin. Veprat që ai lë, vizioni dhe modeli që ai krijon dhe e lë trashëgimi, këto janë edhe përcaktimet që i japin liderit notën përfundimtare. Ka sot një diskutim të hapur nëse Enver Hoxhës dhe lidershipit komunist i duhen mohuar apo jo arritjet në diktaturë. Së pari, çështja ngrihet nëse ishte ose jo komunizmi i vendosur nga lidershipi i Enver Hoxhës një sukses për Shqipërinë. Edhe komunisti më ortodoks në mendime dhe doktrinë nuk beson që komunizmi në Shqipëri si doktrinë dhe realitet solli zhvillimin e duhur për vendin dhe individin. Shqiptarët e izoluar në mendim dhe lëvizje, të dënuar me mungesën e fjalës së lirë, të degdisur nëpër burgje dhe internime, të paushqyer ose më saktë të ushqyer me gramaturë, pa të drejtë prone, pa të drejtë zgjedhjeje për jetën e tyre (se për çdo zgjedhje personale apo kolektive vendoste vetëm Partia), nuk besoj se kanë nostalgji që t’u kthehet ai regjim. Në 50 vjet komunizëm, njeriu i ri i realizmit socialist punoi fort, por u shpërblye me rroga minimale. Lidershipi komunist u la brezave një vend tejet të varfër, ndonëse individët kishin punuar tërë jetën me shumë vullnet e pasion. Me rënien e komunizmit, çdo qytetar apo fshatar shqiptar, komunist apo i deklasuar, me dashuri apo jo për enverizmin, doli para pasqyrës reale dhe e gjeti veten lakuriq faqe botës. Ky përshkrim i thjeshtë tregon se sa negativ ka qenë lidershipi komunist. Nuk po përmendim këtu krimet e atij regjimi, pasi vetëm ato do të mjaftonin që ta përcaktonim si një lidership tërësisht negativ dhe çnjerëzor. Pra, vepra që la pas regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte një dështim i plotë i individit dhe vendit. Ai lidership ishte negativ dhe fatal për vendin dhe individin. Ndërkohë, formësimi apo pranimi i liderëve negativë është sërish faktor kulturor. Problemi ndërlikohet për aq kohë sa liderët mbeten modelet më të imituara dhe në shumë raste tiparet e tyre i gjejmë edhe te ndjekësit 76 77 apo shoqëritë që ata përfaqësojnë. Interpretimi vështirësohet edhe më shumë po të besojmë teorinë bazë të lidershipit, sipas së cilës nuk ka lider negativ pa pasues/ndjekës të tillë, ashtu sikurse nuk ka ndjekës/ pasues negativ që nuk udhëhiqet nga liderë po të tillë. Ne jemi dëshmitarë se si liderët e korruptuar krijojnë shoqëri të korruptuara; liderët diktatorialë krijojnë shoqëri diktatoriale; liderët e paaftë krijojnë organizata të paafta, të cilat rrjedhimisht përfundojnë në kolaps. Thjesht, lideri negativ krijon mjedis negativ dhe rezultate negative. Por duhet pranuar se janë së pari shoqëritë negative që lindin, kultivojnë dhe mbështesin liderët negativë. Sa më shumë këta liderë mbijetojnë apo zëvendësojnë njëri-tjetrin, aq më shumë kjo dëshmon se shoqëria është djepi ku ata përkunden dhe gjejnë paqen negative. Në përgjithësi, sa më tepër demokratike të jenë shoqëritë, aq më pak janë të pranishme prirjet e liderëve negativë. Një kulturë e hapur dhe demokratike është gjithmonë në antagonizëm me liderët e pashpirt apo diktatorialë, apo me liderët e korruptuar apo ata izolacionist. Ndoshta ky antagonizëm është edhe një ndër vlerat themelore të demokracisë si teori dhe praktikë. Sikurse thotë Kasi te tragjedia “Jul Cezar” e Shekspirit: “Dështimi, i dashur Brut, nuk qëndron te yjet tona, por te vetja jonë.Shkeputur nga libri “Lideri nuk lind..bLidershipi toksik (negativ) “Bëhu ai lloj lideri që njerëzit do të ndiqnin vullnetarisht; edhe nëse nuk mban tituj dhe pozita.” Brian Tracery Pa dyshim, mes gjithë teorive të lidershipit, kur vjen momenti të flasësh për liderët negativë, interesi bëhet edhe më i madh. Gjatë jetës, pothuajse të gjithë jemi ndeshur me liderë negativë apo edhe me forma të ndryshme të shfaqjes së tij. Mendje të ndritura të lashtësisë, si Platoni, Aristoteli, Buda, Konfuci na kanë përcaktuar tiparet thelbësore të liderit të mirë. Por lidershipi është kompleks dhe jo rrallë është tërësisht e vështirë të gjesh përcaktimin përfundimtar për një lider. Lidhershipi duhet të jetë human po aq sa edhe largpamës, duhet të jetë efektiv po aq sa duhet të jetë sa më pak dëmtues për ndjekësit por edhe vizionar për brezat që vijnë. Pikërisht ky kompleksitet përcakton dhe vetë fatin e lidershipit, duke e kthyer atë edhe në profesionin më të vështirë. Shkollat e lidershipit duket se mbështetin teorinë e Barbara Kellermanit (2004), drejtore e Qendrës për Botimet e Lidershipit në Universitetin e Harvardit. Në librin e saj Lidershipi i keq (2004), ajo përcakton shtatë lloje liderësh negativë, të renditur si më poshtë: 1. Liderët e paaftë; 2. Liderët e ngurtë dhe jo fleksibël; 3. Liderët e papërmbajtur; 4. Liderët e pashpirt, pa empati dhe ndjenja; 5. Liderët e korruptuar; 6. Liderët izolacionistë, që nuk shkojnë përtej interesave të grupit që përfaqësojnë; 7. Liderët diktatorë. Sikur edhe njëra nga këto cilësi të jetë e pranishme, shfaqja e lidershipit quhet negative. Megjithëse të shtatë pikat konsiderohen negative, katër të fundit mbeten shumë më të rrezikshme dhe kanë të bëjnë direkt me mungesën e etikes te liderët. Liderët negativë nuk do të thotë se kanë qenë të tillë gjatë gjithë kohës. Përkundrazi, historia na rrëfen se shpesh ata janë kthyer të tillë me kalimin e kohës dhe kjo ka ndodhur kur ata kanë humbur orientimin e drejtë dhe kanë marrë vendime të gabuara apo i kanë marrë këto vendime jo në çastin e duhur. Liderë shumë frymëzues dhe të guximshëm në veprimet e tyre të mëpasshme nuk kanë arritur të mbajnë deri në fund premtimet që u patën dhënë ndjekësve apo kanë shkelur besimin e këtyre të fundit. Problemi më i madh në lidership është se, pas disa kohësh në pushtet, mjaft liderë më shumë se bëjnë statistika se sa kanë përparuar në premtimet e dhëna dhe si do të ecin përpara me planet për të arritur realizimet përfundimtare, mendojnë se si do të shtojnë numrin e viteve të tyre në pushtet; domethënë, fokusimi për ta nuk mbetet më te ndjekësit, por te pushteti vetjak. Këtu humbet tërësisht filli i lidershipit efektiv e human dhe fillojnë prirjet e degradimit dhe të 72 73 aplikimit të lidershipit negativ. Shumë liderë negativë, në vend që të vetëkorrigjohen, përqendrohen të punojnë për pushtetin vetjak duke pranuar, mbuluar apo heshtur përballë korrupsionit. Ata shfaqin arrogancë, bëhen të papërmbajtur, humbin empatinë apo vizionin dhe ngurtësohen në mendime e ide, dhe jo rrallëherë kthehen në autoritarë apo diktatorë. Fatkeqësia më e madhe është se liderët negativë kanë një aftësi mahnitëse për të ushqyer një verbëri apo apati kolektive dhe janë pikërisht këto të dyja, apo edhe vetëm njëra prej tyre, që i shërbejnë jetëgjatësisë së tyre në pushtet. Situata sot në Shqipëri është as më pak dhe as më shumë, rrjedhojë e këtij fenomeni. Shoqëria shqiptare është tashmë në një apati të thellë dhe ndihet tërësisht e lodhur nga lidershipi negativ, nga premtimet pa fund që në fakt janë transformuar në një korrupsion galopant, i cili ka penguar progresin e vendit dhe ka demoralizuar individët e grupet më të mëdha shoqërore. Zëvendësimi i lidershipit negativ në Shqipëri është bërë gati një akt i paimagjinueshëm, kjo së pari sepse janë penguar dhe shtypur që në embrion iniciativat që premtojnë ndryshimin. Duke qenë se oligarkia e lidershipit sot punon shumë e në mënyrë të organizuar për të ruajtur status quo-në, u takon vetëm ndjekësve që ta përmbysin këtë model negativ, duke e zëvendësuar me lidershipin shërbëtor dhe atë transformues. Po kjo nuk bëhet në gjendje apatie të plotë, kjo bëhet me guxim, organizim dhe besim tek individët dhe grupet që vërtet propozojnë progres. Kjo bëhet duke i larguar përfundimisht sytë nga lidershipi që ofron modele tashmë të provuara dhe duke u vënë në kërkim të modeleve të reja, progresive e bashkëkohore, atyre modeleve që janë të afta të prezantojnë Shqipërinë moderne. Ndjekësit shqiptarë duhet të kuptojnë se koha e tranzicionit tashmë ka mbaruar e bashkë me të ka ardhur koha t’i jepet lamtumira edhe epokës së liderëve që udhëheqin tranzicionin e tejzgjatur shqiptar. Këta të fundit e zgjasin tranzicionin qëllimisht, pasi në krizat e tij ata ndihen më të sigurt dhe, si rrjedhim, mungesa e kompetencës së tyre vazhdon të gjejë justifikim. Nga ana tjetër, individët që jetojnë në një mjedis shoqëror negativ, duhet të fillojnë betejën nga vetja, duke mos e pranuar këtë mjedis dhe duke kundërshtuar çdo iniciativë që ndërmarrin liderët negativë. Në rastin e Shqipërisë, në më të shumtën e rasteve, nuk është e vështirë të përcaktosh lidershipin negativ. Por ka edhe raste kur përcaktimi ndërlikohet. Paradoksi është se një lider mund të jetë, për shembull sipas pikës 2 – negativ i papërmbajtur, por mund të ketë shumë empati, duke përmbysur kështu pikën 4 të negativitetit. Shtrohet pyetja: Si do ta cilësonim një lider që shfaq një apo dy pika të aspekteve negative, por në pikat e tjera nuk është negativ? Rasti më tipik i kësaj është ai i Stiv Jobsit, themeluesit të kompanisë gjigante “Apple”. Ndonëse një gjeni dhe krijues i pakonkurrueshëm në llojin e vet, Jobsi njihej si një karakter narcisist, i papërmbajtur dhe me një sjellje arrogante, që tregonte mungesë te tejskajshme empatie. Përveç këtyre tipareve negative në lidershipin e tij, Jobs ka pasur veti të pamata të lidershipit efektiv, sikurse qenë ato të liderit transformues, inovator, mendjehapur dhe me vizion e largpamësi të pakrahasueshme. Falë gjithë këtyre meritave në lidership, ai arriti të krijojë një gjigant si “Apple” dhe ta kthejë atë në modelin më unik 74 75 të teknologjisë botërore, në vetë simbolin e teknologjisë moderne. Balanca mes vlerave dhe antivlerave na ndihmon të bëjmë edhe përcaktimet përfundimtare për liderët negativë apo shkallën e negativitetit të tyre. Ndonëse rastet më tipike janë ato që rrëfejnë se si liderët nga shumë të admirueshëm janë kthyer në negativë, ka edhe raste të tjera kur liderët më pak të vlerësuar për njëfarë kohe, në një moment historik apo vendimtar kanë ndërmarrë akte historike. Për shembull, Rudi Xhuliani, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut ishte në kuotat e tij më të pavlerësuara kur ndodhi tragjedia e rënies së kullave binjake, më 11 shtator 2002. Menaxhimi i kujdesshëm dhe shpirti kurajoz e solidar që ai përcolli në popull e ktheu Xhulianin në një mit dhe lider të dashur për të gjithë. Kjo do të thotë se gjykimi i ndjekësve nuk mbetet i pandryshuar, ata vlerësojnë në bazë të asaj që shohin dhe i japin notën liderit në gjithë dinamikën e ngjarjeve dhe veprimeve. Lidershipi nuk ka formulë, por mbetet vital si vetë natyra dhe jeta njerëzore. Vendimtare në fatin e lidershipit janë sa personaliteti, karakteri, dijet dhe vendimet e liderit, aq edhe rrethanat historike apo situatat momentale që i japin liderit mundësinë të marrë vendimet më të drejta dhe më të mençura. Shprehja latine Finis Coranat Opus (Fundi kurorëzon veprën) është shumë e vlefshme, kur vjen koha të gjykosh apo përcaktosh liderin. Veprat që ai lë, vizioni dhe modeli që ai krijon dhe e lë trashëgimi, këto janë edhe përcaktimet që i japin liderit notën përfundimtare. Ka sot një diskutim të hapur nëse Enver Hoxhës dhe lidershipit komunist i duhen mohuar apo jo arritjet në diktaturë. Së pari, çështja ngrihet nëse ishte ose jo komunizmi i vendosur nga lidershipi i Enver Hoxhës një sukses për Shqipërinë. Edhe komunisti më ortodoks në mendime dhe doktrinë nuk beson që komunizmi në Shqipëri si doktrinë dhe realitet solli zhvillimin e duhur për vendin dhe individin. Shqiptarët e izoluar në mendim dhe lëvizje, të dënuar me mungesën e fjalës së lirë, të degdisur nëpër burgje dhe internime, të paushqyer ose më saktë të ushqyer me gramaturë, pa të drejtë prone, pa të drejtë zgjedhjeje për jetën e tyre (se për çdo zgjedhje personale apo kolektive vendoste vetëm Partia), nuk besoj se kanë nostalgji që t’u kthehet ai regjim. Në 50 vjet komunizëm, njeriu i ri i realizmit socialist punoi fort, por u shpërblye me rroga minimale. Lidershipi komunist u la brezave një vend tejet të varfër, ndonëse individët kishin punuar tërë jetën me shumë vullnet e pasion. Me rënien e komunizmit, çdo qytetar apo fshatar shqiptar, komunist apo i deklasuar, me dashuri apo jo për enverizmin, doli para pasqyrës reale dhe e gjeti veten lakuriq faqe botës. Ky përshkrim i thjeshtë tregon se sa negativ ka qenë lidershipi komunist. Nuk po përmendim këtu krimet e atij regjimi, pasi vetëm ato do të mjaftonin që ta përcaktonim si një lidership tërësisht negativ dhe çnjerëzor. Pra, vepra që la pas regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte një dështim i plotë i individit dhe vendit. Ai lidership ishte negativ dhe fatal për vendin dhe individin. Ndërkohë, formësimi apo pranimi i liderëve negativë është sërish faktor kulturor. Problemi ndërlikohet për aq kohë sa liderët mbeten modelet më të imituara dhe në shumë raste tiparet e tyre i gjejmë edhe te ndjekësit 76 77 apo shoqëritë që ata përfaqësojnë. Interpretimi vështirësohet edhe më shumë po të besojmë teorinë bazë të lidershipit, sipas së cilës nuk ka lider negativ pa pasues/ndjekës të tillë, ashtu sikurse nuk ka ndjekës/ pasues negativ që nuk udhëhiqet nga liderë po të tillë. Ne jemi dëshmitarë se si liderët e korruptuar krijojnë shoqëri të korruptuara; liderët diktatorialë krijojnë shoqëri diktatoriale; liderët e paaftë krijojnë organizata të paafta, të cilat rrjedhimisht përfundojnë në kolaps. Thjesht, lideri negativ krijon mjedis negativ dhe rezultate negative. Por duhet pranuar se janë së pari shoqëritë negative që lindin, kultivojnë dhe mbështesin liderët negativë. Sa më shumë këta liderë mbijetojnë apo zëvendësojnë njëri-tjetrin, aq më shumë kjo dëshmon se shoqëria është djepi ku ata përkunden dhe gjejnë paqen negative. Në përgjithësi, sa më tepër demokratike të jenë shoqëritë, aq më pak janë të pranishme prirjet e liderëve negativë. Një kulturë e hapur dhe demokratike është gjithmonë në antagonizëm me liderët e pashpirt apo diktatorialë, apo me liderët e korruptuar apo ata izolacionist. Ndoshta ky antagonizëm është edhe një ndër vlerat themelore të demokracisë si teori dhe praktikë. Sikurse thotë Kasi te tragjedia “Jul Cezar” e Shekspirit: “Dështimi, i dashur Brut, nuk qëndron te yjet tona, por te vetja jonë”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Iris Halili, Lidershipi toksik (negativ)

Dashuria në mitet antike greke

February 11, 2023 by s p

Dr. Iris Halili/

Ekzistojnë ca ndjenja që përjetohen njёsoj nga njerёzimi, pavarёsisht kohёs apo vendit. Një ndjenjë e tillë është dashuria. Që në mite, pra, që në atë kohë kur instikti dhe dija njerёzore fliste nëpërmjet gjuhës së miteve, njerёzimi krijoi heroin apo heroinën mitike që dashuronte dhe dashurohej. Grekët e lashtë kanë patur një koncept të tyre për dashurinë, qё na e kanё transmetuar edhe neve. Lindja e dashurisë në mitet greke ishte gjithmonë me shikim të parë. Helena dhe Paridi u dashuruan me shikim të parë. Po kështu dhe dashuria e Glaukës me Jasonin, Erosit me Psiken, Zeusit me të gjitha gratё që deshi apo bëri dashuri jashtë martese. Alfeu hedh dashuri me shikim të parë ndaj Aretuzёs, Apolloni me Kasandrën etj. etj., e kёshtu me radhё në të gjitha mitet. Në qoftë se shpjegimi do të merrte një karakter mё shumë psikoanalitik sesa historik, do të thonim se, sipas teorisë së Freud-it, dashuria nuk është gjë tjetёr veç frut i pavetëdijes, të cilën ai e quan lëndën e parë të shpirtit. Në të vërtetë, e gjallë dhe aktive kjo lёndё e parё vepron mbi mendimet dhe ndjenjat tona. Ndoshta, ajo përfaqëson pjesën mё plastike të ekzistencës sonë psikike. Freud-i thotё se mё shumё nga tё gjitha duhet tё dёgjojmё pavetёdijen, pasi ajo ёshtё grimca e padukshme e tensioneve tona tё brendshme. Sipas kësaj analize, Freud-i, na lë të kuptojmë se ekzistenca jonë nuk shtjellohet lirshëm në sferën e racionales, por jepet para trysnisë së pavetëdijes dhe procesi i dashurisё, nuk është vetëm çasti kur ne bëhemi të vetëdijshëm për atë që është fshehur në pavetëdijen tonë. Në rastin e një objekti që shfaqet, ndodh pikërisht ky kataklizëm i përgatitur më parë në botën e thellë të instikteve tona dhe që në një çast të dhënë përmbys papritur fatin tonë. Kështu ra në dashuri Apolloni me Dafinën. Dafina, bija e zotit ishte më e bukura prej nimfave. Nga ana tjetër Apolloni, më i bukuri mes perëndive nuk i besonte magjisë dhe fuqisë së dashurisë, ndaj Erosi vendosi ta plagosë me shigjetën e tij të plumbtë. Apolloni bie në dashuri me Dafinën, por kjo dashuri mbeti gjithmonë pa përgjigje dhe Dafina pranon të kthehet në pemë vetëm për të mos iu dhënë atij. Ndërkohë, Apolloni nuk rresht kurrë së zbukuruari pemën e Dafinës. Vargjet më të bukura, mbështetur në këtë mit, i gjejmë tek Ovidi. Sipas frojdizmit dashuria e pareshtur dhe pa përgjigje e Apollonit s’ёshtё gjё tjetёr veçse njё instikt i shtypur qё ngre krye. Kjo do të thotë se sa më shumë Dafina e refuzonte Apollonin, aq më shumë ai binte në dashuri e sa më shumë Apollonit i mungonte Dafina, aq më shumë i ndizej dashuria për të. Një interpretim pak a shumë të njëjtë merr edhe miti i Kasandrës. Edhe me tё dashurohet Apolloni, edhe nga ajo refuzohet. Fati i Kasandrës njihet nga Iliada dhe Odisea e Homerit si dhe vepra e parë e triologjisë së Eskilit Orestia. Miti na tregon se Apolloni hakmerret ndaj Kasandrёs pikёrisht pёr shkak tё refuzimit. Kasandra zhvishet nga zhguni i profetit. Ishte pikërisht kjo hakmarrje e Apollonit që solli pushtimin e Trojës, sepse askush nuk e besoi Kasandrёn kur shkulte flokёt pёr tradhtinё qё sillte nё bark kali i akejve. Ky akt i Apollonit theksohet si prepotencё hyji dhe Euripidi e rendit si akt tё turpshёm qё rrёzon nga froni perёnditё.

Por ndërsa në mitet e sipërmendura kemi Apollonin që bie me shikim të parë në dashuri të pafatё, në mitin e Lules së Diellit kemi dashurinë e pafatё të Klizias, nimfёs që ra në dashuri me perёndinё Diell (Heliosin). Thelbi i mitit në dukje është i thjeshtë. Klizia dashuron Diellin por ky dashuron të bijën e Orkamit , Leukotojёn. Klizia e çmendur nga xhelozia e kallzon Leukotojёn tek i ati, i cili duke mos e duruar dot këtë turp e varros të bijën të gjallë nё rёrёn e shkretёtirёs. Dielli me rrezet e tij tenton tё depёrtojё thellё nё tokё, por ishte vonë, Leukotoja tashmë kishte ndërruar jetë. Nga dёshpёrimi dhe hidhёrimi Dielli hakmerret ndaj Klizias duke e kthyer në lule me kërcell të trashë e me kokë të madhe. Është pikërisht lulja e diellit që ne e njohim të gjithë, e cila gjithmonë e kthen kokën nga dashuria e saj, Dielli. Edhe këtë mit e gjejmё tek Metamorfozat e Ovidit (IV). Klizia është simboli i gruas që me të gjitha drejtësitë dhe padrejtësitë synon të arrijë objektin e saj dashuror. Por morali i mitit është i qartë. Ajo jo vetëm nuk e gëzon dashurinë e njëanshme, por mbetet pre e vetë ndjenjës së saj. Sheh Diellin, lulёzon. Lulёzon, sheh Diellin, lulёzon. Derisa kupton qё lulёzim, jo domosdoshmёrisht, do tё thotё lumturi.

Dëshirat instiktive dhe i dëmtuari i tretë në mite

Helena mbetet figura më e pёrfolur e miteve antike. Ajo ёshtё aq e bukur, sa edhe vetё Homeri nuk arrin dot t’ia përshkruajё bukurinë. Simbol i feminilitetit, Helena ёshtё bёrё objekt i artit tё sa e sa artistëve, poetëve, piktorёve.

Bijë e Zeusit dhe të dashurës së tij Leda, Helena mbahej më e bukura nga të gjithë vdekatarët. Odiseu hodhi mendimin që ajo duhet ta zgjidhte vetë bashkëshortin, pasi situata për kërkimin e dorës së saj po e çonte Greqinë në prag të luftës. Ajo zgjodhi Menelaun dhe të dy u bënë trashёgimtarë të Spartës, derisa një ditë Paridi, princi i Trojës, i vizitoi dhe më pas e rrëmbeu Helenën që shkaktoi dhe luftёn dhjetёvjeçare të Trojës. Një vështrim psikonalitik i figurës së Helenёs, do ta paraqiste atë si një grua ku mbizotёrojnё instiktet, të cilat ajo vetë nuk i lufton aspak, nuk pёrpiqet t’i ndrydhë, por përkundrazi, i stimulon dhe i shpalos sa herё tё jetё nevoja. Freud-i e vendos Helenën në kategorinë e njerёzve qё ushqejnё dёshira tё verbra dhe instikte primordiale, pa asgjё shpirtёrore. Ёshtё rasti tipik i gruas qё epshin e zhvendos sa te njё objekt te tjetri, falё energjive tё saj psikike qё i lёvrijnё vazhdimisht. Kjo është Helena, sipas Freud-it. Dikur dashuroi Menelaun e më pas Paridin. Nga ana e tij Paridi e ka të lehtë të bjerë në dashuri me Helenën, me të cilёn ishin dashuruar të gjithë burrat e Greqisё së lashtë. Përpos kësaj, interpretimin frojdist na e lehtëson edhe arsyetimi se përse Paridi rrëmbeu një femër tashmë të martuar. Sipas Frojdit, në Mbi Psikologjinë e jetës dashurore , kur ndalet tek kushtet dashurore, ai përcakton si kusht të parë atë që ai e quan të dëmtuar të tretë. Sipas tij, burri ka gjithmonë tendencën të zgjedhë si objekt dashurie jo një grua që është ende e lirë, por një femër të angazhuar, ndaj të cilës ka “objektet pronësie dikush tjetër”. A nuk duket ky si një fakt bindës përse Paridi zgjodhi Helenën, përpos bukurisë së saj? Nё fund tё fundit, brazda ishte hapur. Edhe Zeusi rendte pas vdekatareve tё martuara dhe përdorte gjithë fuqinë e tij prej Zoti t’i shtinte ato në dorë.

Ndërsa Helena është dhe mbetet një casus belli, në përgjithësi, gratё në mitet greke jepen shumë të dashuruara dhe tё përkushtuara ndaj dashurisë dhe të gatshme të vetёflijohen për tё. Dashuria që fal femra në mitet greke është epike, ajo bën të qajnë edhe heronjtë si Akili. Mitet mundohen t’i japin forcën këtyre dashurive dhe të shfaqin madhështinë e tyre në forma të ndryshme. Për shembull, nëse nuk do të ishte dashuria e Briseidës ndaj Akilit lufta e Trojës ndoshta do të kishte patur tjetër përfundim. Po kështu kemi Alkesta e cila e dashuruar tmerrësisht ndaj të shoqit, mbretit Admet, pranon të vdesë fisnikërisht në vend të tij. Ajo njihet si heroina më bujare në mitet greke. Ndërsa një tjetër heroinë, Alkiona, tek sheh në breg trupin e pajetë të të shoqit, hidhet ta puth e vdes mbi të. Po kështu Etra, hidhet si e çmendur nga shkëmbi kur shikon të shoqin që digjet në turrën e druve. Të gjitha këto raste në mite janë dëshmi e forcës dashurore të gruas përqendruar tek një objekt i vetëm dashuror. Sapo eliminohet ky objekt, ato vetëflijohen. Të mos harrojmë se mitet greke i takojnë periudhës të konsolidimit të familjes dhe kjo familje çdo ditë e më tepër merr ngjyra patriarkale.

Psika dhe Erosi

Ndoshta ndër mitet më intriguese dhe më me shumë qasje psikoanalitike, është ai i Psikës dhe Erosit. Ky mit është bërë edhe më i njohur nga versionet e dhëna tek Metamorfozat e Ovidit si dhe Gomari i artë i Apoleut nga Madaura. Sipas mitit, dikur na ishte një mbret dhe një mbretëreshë që kishin tri vajza. Dy të parat ishin martuar e trashёguar. Vajza e tretë quhej Psika. E bukur si një hyjneshë, ajo ishte pengu i prindërve tё pikёlluar pёr fatin e saj tё vonuar. Një ditë, i ati iu drejtua Orakullit të Delfit, i cili i parashikoi një fat të trishtë: dhëndri do të ishte njё dragua i vrazhdë, me trup të mbushur me hekur. Dhe kur mendohej se asgjë nuk mund të ndalonte dot profecinë, dashuria tregoi fuqinë e saj. Ndërkohë perёndesha Afërditë kishte dëgjuar për bukurinë e Psikes dhe zërat i thoshnin se ajo i ngjante njё perёndeshe. Kjo e fundit e kishte porositur Erosin ta godiste Psikën me shigjetë. Por Erosi e sheh, mahnitet me bukurinë e saj dhe e sjell në një shtëpi madhështore dhe vetë kthehet nё hije qё tё mos shihet. Ndërkohë Psika habitet nga shёmbёlltyra pa fytyrё e Erosit qё i thotё të mos kërkojё shpjegime e të mos i rrëfehet askujt. Dashuria shpёrthen nё tё gjitha format e saj tokёsore dhe qiellore, derisa një ditë Psika vendosi t’u rrëfente motrave për vizitorin e natës. Motrat e zilepsura, e shtynë që të zgjidhte enigmën. Nën dritën e kandilit, Psika përpiqet të zbulojё fytyrën e burrit qё i mbushte shtratin çdo natё. Njё pikё e vajit tё nxehtё i bie nё trup dhe e djeg e kёshtu Erosi zgjohet i tërbuar e braktis Psikën.

Përpos anës së dukshme të mitit, ku ne vёmё re përpjekjet e njeriut për gjetjen apo rigjetjen e dashurisë dhe vuajtjeve që paguhen në shpёrblim të saj, ofrohen edhe interpretime më të vështira, për zbërthimin e të cilave, sërish na vjen në ndihmë psikoanaliza. Le të shtojmë këtu se me të drejtë, sipas Freud-it, psikoanaliza është kritikuar se nuk pyet për anën më të lartë morale, mbipersonale të njeriut. Megjithatë e vërteta është se ajo shpesh të befason me zgjidhjen që u jep fenomeneve të caktuara, për të cilat njeriu i zakonshëm mund të diskutojë gjatë, ndoshta pa arritur në pёrfundime shkencore. E pra, i pari që e bëri këtë, i pari që i tregoi njerёzimit një ishull brenda shpirtit, ishte Sigmund Freud-i . Ai do të mbetet simbol i sinqeritetit të gjeniut.

Ja se si do t’i afrohej psikoanaliza mitit të Psikёs dhe Erosit. Së pari, ngjashmëria e madhe në bukuri midis Afërditës dhe Psikës është arsyeja kryesore që sipas interpretimit frojdist e bën Erosin të bjerë në dashuri me Psikën. Kjo zgjedhje, është rezultat i një fiksimi fёmijёror të brishtësisë ndaj nënës dhe përbёn një nga rrugëdaljet e këtij fiksimi. Pra, Erosi dashurohet me shikim të parë me Psikën, pasi ajo është shumë e ngjashme me objektin që ai ka në mendje, ku shёmbёlltyra grash qё shkojnё e vijnё, ndërtohen vazhdimisht mbi modelin e nënës Afërditë. Fakti që edhe pas ndarjes, Erosi rikthehet sërish dhe përfundimisht te Psika, rrëfen se tek ai nuk kemi procesin zinxhir që frojdizmi e quan zëvendësim nëne, gjë qё e kthen mashkullin në Don Zhuan, gjithmonë në kërkim të imazhit të nënës. Po tek Erosi nëna zëvëndësohet një herë e mirë me Psikën e cila përmbush objektin ideal. Edhe vetë ndarja për disa kohë e të dy dashnorёve mund tё interpretohet me teorinё frojdiane, sipas sё cilёs ndarja kёrkohet kasten si barrierё artificiale.

Nga ana tjetër, po psikoanaliza do e çonte edhe më larg konceptin e mitit. Me interpretimin e saj ajo do të vërtetonte edhe një herë se njeriu, si ai primitiv ashtu edhe ai modern, priret tё shprehё nënndërgjegjen nëpërmjet mitit, ëndrrave apo artit. Ёndrra, mitologjia, arti rrjedhin të gjitha nga nënndërgjegjja. Ato tregojnё e zbulojnë një botë e cila nuk do të shpjegohej ndryshe.

Duket sikur miti i Psikës dhe Erosit herë merr trajta reale (dy të dashuruar lindin një fëmijë) dhe herë trajta ireale, teksa Erosi i shfaqet Psikës natën si një hije. Vetё miti nuk na jep kurrë njё shёmbёlltyrё të Erosit. Mos është vallë ai thjesht pёrfytyrimi i Psikës për dashurinë, një dëshirë dhe kënaqësi e fshehur e saj?! Të shënojmë këtu se Erosi dhe shigjeta e tij është simbol i dashurisë si e tillë. E pra, mos është ndjenja e saj më shumë një fantazi erotike e Psikёs sesa një realitet? Mos kemi të bëjmë me një ëndërr të Psikёs nё gjumё? Sipas Freud-it, figurat simbolike të ëndrrës, fshehin në shumicën e rasteve dëshira të ndrydhura dhe të paplotësuara, të cilat s’kanë mundur të realizohen gjatë ditës e përpiqen të hyjnë në shpirtin njerёzor nëpër shtegun e ëndrrave. Ёndrra është valvula e ndjenjave tona. Ajo është ndërmjetëse mes botës së ndjenjave të fshehura dhe asaj që i nënshtrohet arsyetimit tonë. Falë saj ne mund të mësojmë shumë gjëra, të cilat nuk pranojmë t’i mësojmë kur jemi zgjuar. Çdo ёndërr, është dëshmi, jo e një vullneti shumë të lartë hyjnor, mbinjerёzor, por shpesh e një dëshire të brendshme e të fshehtë të njeriut. Sigurisht, ky lajmës nuk flet gjuhën e përditshme të sipërfaqes, por atë të humnerës, të natyrës së pavetëdijshme. Sipas këtij shpjegimi, i gjithë miti kthehet në një simbol të fuqishëm, në të cilin njeriu primitiv ka tentuar të depërtojë brenda shpirtit dhe dëshirave të tij, pa mundur ndoshta të sqarojё se kush i stimulon këto dëshira, sa të fshehura aq edhe të dukshme.

Nё ёshtë shpirti që nxit epshin, apo e anasjellta, këtë mitet e kanё pasur të vështirë ta shpjegojnë. Pёr fatin tonё, ato na e kanë bёrё të qartë, qysh herёt, lidhjen e dashurisë shpirtërore me kënaqësinё fizike. Eros (Dashuri) + Psikë (Shpirt) = Hemonë (Kënaqësi).

Filed Under: Kulture Tagged With: Dashuria në mitet antike greke, Iris Halili

Njё arap Vlore qё quhet Otello

January 25, 2023 by s p

Dr. Iris Halili/

Me Otello, Arapi i Vlorës , Ben Blushi sjell në letrat shqipe librin më të mirë të dashurisë. Sёrish na intereson universalja si koncept, fabula intriguese, shkrimi si art mё vete, shkrimtari i çliruar nga skemat dhe origjinaliteti. Blushi i ka rrokur nё njё dorё tё gjitha kёto. Çudia ёshtё ulur diku, andej, nga njё kёnd gjoja i parёndёsishёm: letërsia e tij ёshtё tërësisht frojdiste.

Autori ka arritur tё krijojё një roman ku klasikja, romantikja e modernia gërshetohen mjeshtёrisht në një mit universal dhe kjo ёshtё shenjё edhe e letërsisë bashkëkohore më të sukseshme nё botё.

Lexojmё: mendimi pёrshkon gjithё librin, ёshtё filli lidhёs i karaktereve, vёzhgimi i hollё tё depёrton, pёrfundimi nuk ёshtё njё, po njё sistem i tёrё pёrfundimesh qё kthehen nё filozofi jete. Blushi e sheh botën me sy të zhveshur, krejt të lirë, vetvetishëm, sikurse duhet të shprehet shkrimtari i mirfilltë.

Është i mbushur me elemente tё njё feje qё besohet, aq sa ta gjejё atje revoltën për dashurinë. Është aq familjar, sa të vlerёsojë kanunet e kёsaj bёrthame tё vogёl tё shoqёrisё, por pa hezituar ta ndajë dashurinë prej saj, duke e përcaktuar si një perandori më vete, apo si “e vetmja sëmundje ngjitëse qё duhet përballuar” . Si kurorёzim i gjithçkaje, triumfon lirija dhe dashuria, si e vetmja zgjidhje e mrekullueshme, që të gёzon, tё mbush e tё zbras nё tё njёjtёn kohё, pasi kёto janё ndjenja “gjithmonë të pangopura” . Kjo është edhe fjalia e fundit e romanit. Po pse shpresonim nё njё mbyllje tjetёr mё teatrale, me fjalё tё latuara e tё lumtura?! Ndoshta, sepse kjo ёshtё skema e njё pёrralle. Por, ai, kasten, i shmanget.

Sipas Blushit, të gjitha historitë, zgjidhjet, luftrat apo intrigat bëhen vetëm në emër të dashurisë, dallgёt e sё cilёs shtyjnё pёrpara jetёn qё i pёrngjan njё anijeje.

Dashuria ёshtё gjithkund. Nuk nguron ta bёjё reale kёtё ndjenjё qё mendja shpesh e fut nё njё strofull virtuale. E ndesh nё çdo faqe, nuk njeh konvencione, nuk njeh Bibёl, Kuran, as Afrikë, apo Europë, as vlonjat, as venedikas, as burrё, as grua, as të pasur, as të varfër, as pasha, as komandant, as prijës, as piktor, as të bardhë, as të zi. Perandorinë e dashurisë e vendos mes shpirtrave, por edhe trupave. Sepse dashuria është ashti: ekziston si lëng, si trup, si gotё, domethёnё ёshtё materia dhe qiellorja. “Gratë në fillim prekin trupin dhe lëkurën dhe pasi i kanë pushtuar ato, kërkojnë zemrën dhe shpirtin. Otello, e kishte dhe zemrën dhe shpirtin, por lëkura ia kishte mbuluar të dyja. Desdemona ishte trembur nga lëkura e tij. Nuk mund ta donte sepse ai ishte Arap..”

Dhe e vёrteta e madhe: dashuria nuk gjendet lehtë, humb po aq lehtë nёse nuk e shtrёngon fort dhe, bie nga qielli pikё-pikё, si shi i dёshiruar nё krahёt e njё shkretёtire. “Duke zgjedhur atë që do, mes gjërave apo njerёzve që nuk do, e mëson shpirtin dhe trupin tënd t’i kushtohet diçkaje, që pasi mendon se të duhet, mund ta duash dhe nëse vendos ta duash, përpiqesh ta marrësh dhe nëse e merr, lufton që ta mbrosh dhe, nëse e mbron, detyrohet ta ruash, sepse nëse nuk e ruan, e humb” .

Të bën të mendosh se dashuria është në ajër. Nuk mjafton ta shikosh, ta gjesh, por më e vështira është ta bësh tënden, duke mos harruar kurrë ta ushqesh. Me përcaktime gati çehoviane, Blushi e konsideron dashurinë një sëmundje qё shёrohet vetёm nga vetvetja, ripёrtёrihet nga forca e madhe qё lind ndjenja e madhe.“Plagët e dashurisë kanë një veti: ato nuk i shëron asnjë ilaç tjetër, përveç dashurisë. Plagët e thikës nuk mbyllen me thikë, plagët e zjarrit nuk shuhen me zjarr, ato të murtajës nuk zbuten me murtajë, ndërsa plagët e dashurisë qetësohen vetëm me dashuri. Dashuria është edhe sëmundja edhe ilaçi i dhembjeve të veta” .

Dashuria është sublime, sfiduese, i mbijeton çdo rregulli, guri a huri. “Lëngu i dashurisë nuk vjetërohet. Vitet nuk e kalbin, por e forcojnë. Njerёzit kanë arritur t’i shpëtojnë dashuritë e tyre edhe pse i kanë lënë të presin në shi, i kanë hedhur në det, i kanë harruar në rërë, apo i kanë groposur në male..Por dashuria është më e fortë dhe prandaj atë e trajtojnë keq, duke ditur se ajo i mbijeton çdo klime” .

Të gjitha karakteret e Blushit janë karaktere që dashurojnë me mënyrën e tyre dhe që lexuesi i njeh pak a shumë prej Shakespear-it dhe veprёs sё tij Tragjedia e Otellos, arapit tё Venetikut . Po t’i referoheshim Roland Barthes-it, semiologut francez, do të thoshim se Blushi ka “vjedhur” mitin shekspirian të xhelozisë. Sipas Barthes-it, simbolet e njerёzimit janë vërtitur gjithmonë rreth një universialiteti dhe artet s’kanë bërë gjë tjetër veçse tё “vjedhin” këto simbole apo mite. Kohё pas kohe, shkrimtar pas shkrimtari, ato transformohen, çmitizohen, domethёnё, mund t’u jepet krejt një tjetër pamje, ose të merren të plota duke u “vjedhur” tërësisht. Ajo që sjell origjinalitetin dhe krijon artin e mëvetësishëm, është forma me të cilën përcillet miti nëpërmjet gjuhës artistike . Po të vazhdonim me kёtё teori, do të thonim se tek romani “Otello, Arapi i Vlorës” kemi transformimin e mitit shekspirian, pa shkuar deri në çmitizim tё tejskajshёm, përderisa janё ruajtur pikё pёr pikё konvencionet e emrave apo simboli i shamisë sё tradhёtisё. Dashuria ёshtё, nё tё dyja veprat, fija lidhëse e pandarë që vë në lëvizje të gjitha ngjarjet. Miti i transformuar tek Blushi, shtrihet në dy kontinente gjeografike, por në tre botë të ndryshme historike: në Venedik, shkretёtirë afrikane dhe Vlorë. “Nje vit në Vlorë ishte më shumë se një vit në shkretëtirë, dhe një vit në shkretëtirë ishte më shumë se një vit në Vendik” , shkruan. Përcaktimi më i mirë i secilёs botё vjen nga krahasimi qё bёjnё personazhet e librit që udhëtojnë sa andej këndej. Dhe për të treguar ndryshimin, Blushit i duhet shumë art, që atij s’i mungon, i duhen shumë hollёsi e hulumtime historike, zbёrthime psikologjike, njohje kulturore e djersitje klimaterike. Dhe na jep devizën e madhe, se popujt dallohen edhe nga mënyra si dashurojnë. Pёr tё bёrё kёtё, i mjafton vetëm një personazh, Otelloja dhe shumё tё tjerё, çikёrrima, në funksion të tij. Otello, një personazh i dashuruar, që përpiqet të pёrjetojë dashurinë e tij, rrethuar nga të tjerë. “Vjedhja” e mitit vazhdon edhe tek detaji i shamisë. Në të dy tragjeditë, shamija bëhet shkak për vdekjen e Desdemonës, vetёm se tek Shakespeare-i shamija e gjendur në xhepin e Kasos, e vënë nga Jago, krijoi xhelozinë e tërbuar të Otellos, ndërsa Otelloja i Blushit është i brishtë në karakter, por i fuqishëm në dashuri, aq sa të mund ta përballojë xhelozinë dhe të përpiqet edhe një herë për ta fituar atë. Dashuria si koncept duket disi e transformuar nga i pari tek i dyti, sikur rrugët nga dhe tek dashuria janë hedhur krejt tё transformuara. Ndryshe nga Shekspiri, Blushi beson se dashuria është triumfuese ndaj tradhëtisë, apo të paktën heroi i tij, Otello, beson kështu. Thotё: “Si çdo burrë, edhe ai do të qetësohej, me shpresën se mund të merrte nga krahët e një burri tjetër gruan që kishte dashur, pavarësisht se ajo ishte pak e shkopsitur dhe ndoshta e mbushur me vulat e dhëmbëve të tij. E megjithatë Otello do ta falte. Si çdo burrë ai donte Desdemonën dhe jo të shkuarën e saj. Në fund të fundit dashuria është më e fortë se tradhtia, sikundёr e ardhmja është më e fortë se e shkuara. Tradhtitë bëhen në të shkuarën, dashuritë në të ardhmen dhe prandaj dashuritë janë të lidhura me shpresën, ndërsa tradhtitë me harresën” .

Nё thelb, edhe tё kёsaj vepre, ёshtё raporti dashuri- xhelozi, dy ndjenja tё fuqishme njerёzore qё ndёrtojnё dhe shkatёrrojnё, nё tё njёjtёn kohё. Dashuria nuk jeton dot pa xhelozinё dhe kjo e fundit ёshtё si ai krimbi i vogёl qё e shoqёron pa u ndier dhe e gёrryen. Jagoja, sёrish ushqen ligёsinё, xhelozinё, sёrish brenda tij rreh njё zemёr e vogёl, qё bёn tё duket e vogёl edhe kёtё ndjenjё tё madhe qё shpesh mendon vetёm pёr vete, e shpesh mbushet me njolla tё çuditshme, tё zeza, qё quhen xhelozi.

Brenda një romantizmi dhe fataliteti të tillë, ndërtohet Otelloja e Blushit. Ai arrin të krijojë një tekst origjinal, tё ndërtuar tërësisht nga një rrëfim i gjallё, me ngjyra tё llojllojshme qё i vishen edhe intrigave rrёnqethёse, edhe mendimit universal që pёrshkruan çdo hollёsi të një mjedisi shqiptar, vlonjat më saktë, nё dukje periferik.

Çelёsi pёr zbёrthimin e shumё episodeve, ёshtё psikoanaliza. Pas traditës modeste të Migjenit dhe Ernest Koliqit, Ben Blushi është ndёr tё parёt shkrimtarё shqiptarё tërësisht frojdist. Kjo duket që nga përcaktimet që bën për jetёn dhe ekzistencën në pёrgjithёsi, e deri tek ndërtimi i karaktereve, që janë tërësisht prototipe frojdiste. Fëmijëria, si mosha vendimtare që përcakton karakterin e njeriut, meriton edhe vёmendjen e Blushit. Ai thotё: “Çdo vendim që marrim e ka burimin tek fëmijëria jonë. Urrejtja, dashuria, tradhtia, lumturia dhe xhelozia. Fëmijëria i mëson njeriut të gjitha artet e shpirtit, sepse është e vetmja shkollë në të cilën të drejton instikti dhe jo vullneti. Njeriu rritet dhe plaket duke humbur fëmijërinë e vet dhe prandaj i kërkon aty përgjigjet e çdo ndryshimi që i ndodh” .

Jago, ky karakter tjetër i huazuar nga miti shekspirian, sipas psikoanalizës, do të cilësohej si nekrofil i lindur. Marrëdhënien e tij me motrat e zbërthen Freud-it me teorinё për nekrofilinë apo xhelozinë për motrën a vёllanё e vogёl, tё sapolindur . Kompleksi i Edipit nga i cili Jago nuk u çlirua dot kurrë, është djepi ku rritet dhe vepron nekrofilia e tij. Edhe fizikisht Blushi e përshkruan Jagon me tiparet dalluese të një nekrofili me sy vjollcë dhe flokë të kuq dhe që përgjatë gjithë kohës ndërtohet si vetë “thelbi i problemit”. Të sqarojmë lexuesit se Jago i Blushit, sikundёr ai i Shakespear-it, duket si personazh dytësor në roman, por nё tё vërtetё, ai ёshtё “zoti” vendimtar i fateve të personazheve kryesore, që mbeten pёrherё biofilë të brishtë. Marrja e Jagos si huazim shekspirian, por edhe si karakter, është bërë përsosur nga Blushi, deri në atë pikë sa askush nuk mund të thotë se është kopjuar, pasi janë tërësisht të kundërta rrethanat, arsyet pse e bëjnë Jagon të lig, apo veprimet e tij tё poshtra.

Po kështu “fshehja” e Desdemonës në shtëpi kur ishte ende e vogël. Ajo “luan” me të atin që rend me një përkushtim të pashembullt prej prindi për ta gjetur. Na shkon ndёr mend t’i japim njё kuptim psikoanalist kёtij episodi, sipas të cilit fëmija vepron sikur do të donte të vepronin të rriturit, çka do të thotë se Desdemona e vogël nuk e do praninë e të atit në shtëpi e pёrpiqet t’i fshihet atij. Aq i vërtetë është ky ngulmim, sa urdhёri i të atit pёr tё mёnjanuar dashurinë e Otello arapit, është shumë domethënës e të shpie tek teoria tjetër e Freud-it që ka të bëjë me kompleksin e Elektrës. Desdemona nuk u çlirua kurrë nga ky kompleks, ndaj dhe përfundoi nё mёnyrё tragjike. Vetë dashuria si një forcë e pavetëdijshme e konceptuar si e tillë nga Blushi, e gjen përgjigjen tek teoritë frojdiste.

Romani mbetet shumë origjinal dhe i guximshëm, për nga përcaktimet që i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pavarёsisht se të gjitha ngjarjet në roman kanë si bosht dashurinë, Blushi ndalet gjatë në episode të trilluara historike, duke sjellë karaktere po kaq të trilluara, por të njohur historikisht, si Marko Polo, apo Balshajt. Themi se këto karaktere janë sa historike, aq edhe fictionale, sepse fantazia e shkrimtarit nuk rresht së ndërtuari ato literarisht, çka do të thotë, se ato duhen marrë pikë së pari si të tilla.

Sipas autorit, shqiptarët kanë gёzuar atё fat që u vinte i imponuar nga vetë karakteri i tyre. “Zoti i ka dhënë Vlorës gjithçka ka pasur në dorë: natyrën, detin, qiellin, diellin dhe erën, me përjashtim të njerëzve. Me njerëzit dhe sidomos me shqiptarët Zoti është treguar i kursyer. Ata nuk dinë të punojnë, nuk dinë ta shfrytëzojnë natyrën dhe prandaj nuk dinë të luftojnë” .

Diku, më përpara, autori shprehet: “Nganjëherë ngrihem natën dhe mendoj se sa e bukur do të ishte Vlora sikur ne të ishim më të zgjuar, më të dhimsur dhe më të ndershëm”. Pastaj: “Ai qytet ka më shumë vrasёs se peshkatarë, më shumë hajdutë se luftëtarë, më pak trima se kusarë”. Blushi na sjell ndër mend shkrimtarin Kasёm Trebeshina, pasi shkruan sipas stilit të tij dhe në gojë të personazhit që është emëruar thjesht Turku vë këto fjalë: “Nëse Shqiptarët do të dinin të ndryshonin veten, Vlora nuk do të ishte kaq e mjerë. Megjithatë, unë nuk i urrej ata. Urrejtja që kanë për njëri -tjetrin mjafton dhe më shijon sepse më shërben për t’i pushtuar sa më shpejt, pa i lodhur ushtarët e mi” .

Universialiteti i romanit mbështetet në të gjitha mesazhet që përcjell shkrimtari, të tilla që do të mbeten aktuale edhe për lexuesin e pas pesёdhjetё viteve. Boshti kryesor i romanit mbetet dashuria qё merret me shpirtrat. “Asaj nuk i interesojnë trupat, duart, këmbët , muskujt apo organet e tjera. Ato janë çështje mishi, jo dashurie. Për dashurinë, të gjitha zemrat janë njëlloj, pavarësisht se në cilin gjoks rrahin”, ashtu sikurse dashuria kalonte “nga fjala, bukuria dhe vetmia” .

Për të gjitha këto që thamë, mendoj se studiuesit e letërsisë, do të vazhdojnё të shkruajnë për Otello, Arapin e Vlorës, edhe nё tё ardhmen. Ndoshta një regjisor do të tundohej në realizimin kinematografik të këtij romani. Edhe pse do t’i duhej të punonte shumë për t’u hyrë në brendësi personazheve të Blushit, që janë vërtetё të vështirë për t’u përtypur. Ndoshta do tё tё duhen dy frymё pёr t’i parё e pёr t’i kuptuar, dy zemra pёr t’i dashur e shumё pyetje brenda vetes pёr të përballuar sinqeritetin e Blushit. Edhe ai vetё lodhet e shpërthen në pёrfundime apoliptike: “Si me të gjitha gjërat e vlefshme, edhe me fuqinë, shqiptarët, nuk lidhen për një kohë të gjatë. Ndoshta ata nuk kanë çfarë t’i bëjnë fuqive të natyrës, diellit, erës, shiut, natës dhe tërmetit, por fuqitë njerëzore dinë t’i shkatërrojnë më mirë se kushdo duke i tradhtuar…. Copëtimi është arti i tyre. Ata ishin kundër çdo gjëje të madhe që u jepte mundësi ta zvogëlonin”.

Filed Under: ESSE Tagged With: Iris Halili, Njё arap Vlore qё quhet Otello

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT