• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ETJE PËR LIRIKËN

July 7, 2018 by dgreca

1 antonShqyrtim mbi librin me poezi “Ishujt e jetës” së poetit Anton Marku/1 Violeta Almuca

Shkruan: VIOLETA ALLMUÇA- Shkrimtare/1 Anton okRrallë mund të lexosh poetë që krijimtarinë letrare dhe përjetimet e tyre nuk i lidhin me atdheun e përjetshëm. Një dukuri e tillë vështrohet nga folklori deri në lirikat e gjithanshme që lexuesi përcjell në kohë dhe hapësirë. Këtë dëshmi të tillë na shpërfaq edhe poeti Anton Marku në vëllimin më të ri me poezi: “ISHUJT E JETËS” një vepër poetike bashkëkohore ku në vargjet e saj shprehen ndjenjat, dëshirat, mesazhet artistike dhe bota e brendshme e krijuesit. Fatin e tij krijuesi e bashkon me fatin e rrënjëve të të shkuarës edhe pse e tashmja e lidh po ashtu me botën e madhe ku jeton. Mirëpo siç duket në poezinë e autorit mbizotëron arti i fjalës së qenësishme edhe në rrjedhat e universales. Le t`i hedhim një sy poezisë “LAKURIQ” të këtij vëllimi poetik: Një i krisur shëtit çative i patrembur/hipur mbi mure këmbëzbathur zvarritet/ Mbi supe mbart një thes me jetë/ dikur në udhëkryqe kishte gjithmonë/ një shteg të hapur/Tash në çdo shteg një udhëkryq/. Ndonëse lind trishtimi poeti gjen në udhën e hapur të fjalës, metaforën e bukur; “thes me jetë”. Duke zbuluar anën shpirtërore nëpërmjet strukturës së gjuhës poetike poeti komunikon me botën dhe njeriun përmes vargjeve duke u bërë kështu pjesë e zbulimit të së tashmes. Me frymën e vargjeve autori na flet për jetën. Trajtimi poetik jo vetëm i individit krijues por edhe hapësira ku është lindur jeta e krijuesit dhe bota e tij shpirtërore e qasin poezinë e Markut mes nesh, ashtu siç ai e ndjen dhe e përjeton secilën fjalë të vargut lirik ku njësohet zëri i secilit me artin e fjalës. Poeti si të gjithë qeniet njerëzore vuan, kërkon dashuri dhe paqe duke përdorur vetëm fjalën poetike nga e cila merr fuqinë për të fituar mbi luftën, urrejtjen, heshtjen, ngjyrën e natës dhe vdekjen. Duke trajtuar thellësisht gjerësinë e jetës në poezinë lirike ai shton edhe një element artistik, perceptimin poetik që na afron me poezinë si krijesë lirike. Harta e botës së brendshme të Anton Markut e përshkuar nga një metaforë e fuqishme dhe figura të tjera letrare e bën të jetësueshme edhe rrëfimin poetik. Ai nuk i pëlqen rrënojat e ëndrrës sepse dashuron ëndrrën e vërtetë. Ideali krijues lind e afrohet me thelbin e realitetit. Çfarë ndodh në trekëndëshin lindje, dashuri vdekje? A është kjo një dilemë e pazgjidhur për poetin? Këto tema të mëdha për njerëzimin ndërlidhen pasi janë të prekshme kur vijnë me shqiptim letrar e gjuhësor. Me një stil vetjak që për çudi gjallon tek poetët e vërtetë, ndoshta do më kujtonin edhe poetin e madh Ali Podrimja, i cili po aq mjeshtëror shfaqet në poezinë e tij që e pushton botën e brendshme dhe të jashtme të vargut poetik. Edhe tek Anton Marku, dilema e njohur tashmë lind vargje që të mbeten në mendje, jo vetëm për shprehjen e fjalës së bukur poetike por edhe për lexuesin e poezisë. Le të lexojmë më poshtë poezinë “VALA”: Në sytë e tu fundosen yjet/ buzëve të tua takohen detrat/ Veten e kërkon degëve të drunjve/ andej nga shkumëzojnë ujvarat/ Urave të gurit shtrihesh/ mbi lëkurën time shkruan emrin tënd/. Ndodh pra që ndjenjat e dashurisë janë më të forta pos ndjenjave të tjera, jo sepse janë vetëm shpirtërore, por, sepse njeriut nuk i ndodh asgjë tjetër më e madhe në jetë se sa dashuria. Dilemën dhe magjinë e saj nuk e kanë zgjidhur poetët. Ata të frymëzuar, gjithnjë e kanë shprehur poetikisht dashurinë edhe ndaj atdheut, vendlindjes, njerëzve të dashur etj. Dashuria mbetet një fuqi e madhe në qenësinë e saj e cila pushton me anë të ndjenjave të furishme shpirtërore gjithë njerëzit e botës. Njeriu duhet të luftojë për dashurinë dhe jo për urrejtjen. Komunikimi shpirtëror gjithnjë ka qenë kështejlla e shpirtit. Ja si shkruan poeti në vargjet e poezisë, “KTHIMI”: Pasiqë ike nga dritarja ime/e mbushe zbrazëtinë me aromën tënde/netët e heshtura i futëm në mes/ përqafonim zërin e asaj nate/një baladë të vjetër/ Tani, eja e struku/ thellë në shpirtin tim/ të ndiej ngrohtësinë e frymës tënde/. Thelbi i trekëndëshit tematik, lindje, dashuri vdekje, mbyllet në një largim hyjnor që përjetohet brenda shpirtit të poetit. Le të lexojmë vargjet “LAVJERRËSI I POETIT”: Varri yt tashmë ka lëshuar rrënjë/i thanë për të dytën herë/Me lëkurën tënde do të mbështjellim/eshtrat e atdheut tënd të paemër/Ai shikoi lavjerrësin tre herë/dhe vazhdoi si më parë/t`i lëkundë këmishën e vdekjes/ pa e çarë kokën/nëse e nesërmja do të vinte ndonjëherë/.

Poeti Anton Marku e ka fjalën si udhëtare të poezive me të cilën nuk bën kompromise në shtegtimin e tij poetik. Ai kërkon t`i mbjellë rrënjët e saj duke krijuar strukturën e tekstit dhe mesazhet drejt lexuesit. Pra ai është përçues i etur i vargjeve lirike me të cilat duke përdorur qenësinë e fjalës arrin kumtin poetik dhe ndikimin estetik.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: “Ishujt e jetës, Anton Marku, Violeta Allmuca

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT