*Ismet Asllani hero burrë,trim dhe humanitar i madh që nderoj Gollakun dhe Kosovën/
*ISMET ASLLANI –PRAPAPSHTICA, ra heroikisht me 24 mars 1999, në një atentat të organizuar nga policia serbe./
Nga Asllan Dibrani/
Malësinë e Gollakut, për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme , po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si bidon i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popull ma bujar , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime. Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!
Një emër qe s’do të harrohet kurrë në historinë e Kombit është edhe Ismet Asllani nga Prapashtica!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor, por edhe trima dhe heronj që lanë gjurmët dhe vlerat e veta gjatë historisë. Këto figura historike do të jenë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi.
Një emër qe s’do të harrohet kurrë në historinë e Kombit është edhe Ismet Asllani nga Prapashtica, fshat që la gjurmë për rezistencë në te gjitha luftërat. Gjiri familjar që lindi Ismet Asllanin ishte një familje me tradita dhe me një histori të veçante . Një familje e njohur me shekuj në rezistence dhe heroizëm të pa shoqe .Në luftën 1999 po ashtu dha Ismetin dhe dy vëllezërit e tij . Kjo familje ishte përherë në krah liridashëse dhe në shërbimin e saj që nga përndjekjet e shqiptarëve nga Sanxhaku , Nishi dhe Toplica.
-Ky fshat dhe kjo familje priti një numër të madh të asaj kohe, shqiptarët që lëshuan trojet e veta me dhunë e zjarre nga qindra fshatra deri të Nishi , Novipazari Leskovci po thuajse, një krahinë me sipërfaqe sa Kosova qe është sot. Ismet Asllani lindi në vitin ma famëkeq të zullumit nga kryqetniku Aleksander Rankoviq në aksionin famëkeq të grumbullimit të armëve në popullatën shqiptare. Lindi në vitin 18.08.1955 nga babai Haziri dhe nëna Eminja. Dëshmori Ismeti gjatë luftës u njihte si Ismet Asllani -Prapashtica. -Familja Asllani ishte brez pas brezi autokton në tokat e veta në Prapashticë. Fshati Prapashticë , pas luftës u zvogëluar shumë me popullatë i cili deri vone pati mbi 160 shtëpi. Fshati ishte në shënjestrën e Serbisë gjithmonë. Si shkas ishte , se Prapashtica përkufizohet me Serbinë në kufirin aktual dhe shpesh janë zhvilluar luftëra të ashpra në këto rajone , po edhe në Prapashticë.
Në këtë fshat masakrat serbe në vitin 1921 , për 24 orë preu vrau dhe masakroj mbi 1020 burra gra e fëmijë , nga familja Asllani mbijetuan vetëm tre fëmijë dhe u kolonizuar fshati me serb!!!
Kjo familje dha 4 martirë nga viti 1910 deri në 1912. Familje Asllani bëri si bazë ushtarake shtëpinë e vet “komitë” në krye me Tahir Ukën. -Ky fshat mbahet mend me masakrën serbe, që beri në vitin 1921 nga e cila për 24 orë preu vrau dhe maskoj mbi 1020 burra gra e fëmije . Një numër të madh i lidhën dhe i ngujuan nëpër shtëpitë dhe stalla të bagëtive duk iu vënë zjarrin për së gjalli .
-Duke e pa se fshati u zhduk pothuajse i tëri për ta vrarë për së dyti herë, këtë fshat , Serbia solli mbi 60 familje serbo-malazeze në tokat e fshatit Prapashticë. Në tokat e atyre qe i masakruan. Fshati edhe se u vra i tëri prapë rezistoj me krenari dhe me 1952 u vra nga shqiptarët kryeplaku i serbëve në këtë fshat . Me këtë rast serbët filluan dhe ikën nga kishin ardhur.
Ismet Asllani- PRAPASHTICA për “Shkollë Arsim dhe Dije në Kosovë” , ndau bursa për qindra studentë shqiptarë për t’i shkolluar në universitetet perëndimore. me kuadro dhe profile që i mungonin Kosovës!Me rastin e uzurpimit të shkollave nga pushteti serbian shtëpina e tij në qendër të Pishinës u shndërrua në shërbimin e Universitet për studentët e Fak. të Mjekësisë!!!
-Ismet Asllani- PRAPASHTICA, radhitet ndër njerëzit e mëdhenj që lanë gjurmë në rrugën e Lirisë. Në vitet e ‘ 80 kur Kosova po përballej me robërinë e tmerrshme të regjimit totalitar serb, dhe pothuajse gjithë punëtorët shqiptar regjimi i kishte përzënë nga pune. Koha nxori në pah një personalitet të shquar të kombit. Koha me padrejtësitë që po vazhdojnë kundër Kosovës e zbuloj një figurë djaloshare shumëdimensionale .
Ismet Asllani si atdhetar afaristin, veprimtar, idealist, strateg dhe humanitar e nxori koha të rritur e edukuar në frymën atdhetare që t’i del zot atdheut. Ismeti ishte shqiptar që i përkushtoj rendësi punës shumë me gjithë familje. Me mund e djersë themeloi biznesin e tij ekonomik duke hapur mullirin Prapashtica , qe ishte një mulli ma me zë për ndihma dhe humanizëm për të varfrit por edhe per ushtrine dhe popullin tonë. Ai ishte ndër afaristet më të mëdhenj të Kosovës dhe si njëri me një inspirim për dije, shkollë dhe kulturë. Në rrethanat që po kalonte Kosova e uzurpuar nga aparatura serbe, shkollat dhe universitetet e saj u mbyllen. Në këtë kohë , ai mori përsipër “Misionin humanitar” “Shkollë Arsim dhe Dije për Kosovën” .Fillimisht si pronar i “Mullirit Prapashtica” me financat e tij ndau bursa për qindra studentë shqiptarë nga Kosova për t’i shkolluar në universitetet perëndimore. Synimi i tij ishte që të shkollohen kuadro me profile që mungonin në Kosovë. Uzurpimi i shkollave nga pushteti serbian shtëpinë e tij në qendër të Pishinës u shndërrua në shërbimin e Universitet për studentët e Fak. të Mjekësisë, në të cilën ligjëronin profesorët e asaj kohe. Si afarist dhe patriot i devotshëm, po ashtu me vite mbajti me financa shumë familje të minatorëve shqiptar të Trepçës dhe të Kishnicës për të mos ju nënshtruar ekonomikisht Serbisë. Kontribut të çmuar Ismeti dha edhe në stimulimin dhe financimin e shumë artisteve e sportistëve , dhe njerëzve të kulturës që të mbanin gjallë shpirtin dhe kulturën e Kombit tonë .
E tërë familja në frontin e luftës kundër Serbisë sakrifikoj kapitalin ,Ismeti kishte model Hasan Prishtinën për atdhe!
Me fillimin e luftës në Kosove mori doli në shesh humanizmi i tij si furnizues i miellit dhe të mirave materiale e financiare në të gjithë Kosovën pa përjashtim duke rrezikuar edhe jetën. Pas kontributit shumëvjeçar si humanist në vitin 1998, kur Kosova po digjej anembanë ai me djemtë Albanin e Valonin dhe vëllezërit Muharremin , Nazimin dhe Bekimin u rreshtuan në radhët e të shenjtës “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Si afarist dhe luftëtar i U.Ç.K – së Ismeti i vetëdijshëm për çlirimin e vendit , deklaroi publikisht në Radion e Deutsche Wel gjermane dhe në BBC përmes një interviste për çlirimin dhe historinë aktuale të Kosovës .Vlen të sjellim edhe citatin me fjalët ndër të tjera:.”VETEM PUSHKA E LARGON SHKAUN NGA KOSOVA, SE JETA PA LIRI ESHTE ME E RENDE SE VDEKJA , dhe se ÇDO GJE QE KEMI ESHTE E (USHTRISE CLIRIMTARE TE KOSOVES), DHE NE TE JEMI TE RRESHTUAR E GJITHE FAMILJA E FAREFISI, DHE MASE 30 ANETARE TE FAMILJES QE JEMI,DO JEMI TE GATSHEM TE BEHEMI 30 VARRE PER LIRINE E ATDHEUT”. Duke ditur vlerën e Lirisë Ismet Asllani dha tërë pasurinë e vet për “Lirinë e Kosovës”, po rikrijonte arkitekturën e “Pavarësisë së Kosovës”,.Ai si model kishte zgjedhur, atdhetarin dhe patriotin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare Hasan Pishinën që sakrifikoj pasurinë e tij për kulturë arsim dhe vetëdije të popullit shqiptar.
-Ismet Asllani – PRAPASHTICA në vlugun e organizimit me një vullnet të madh për shporrjen e qizmes serbe nga Kosova , atë e gjeti në front kundër pushtuesit nga e cila ra heroikisht, pikërisht në natën e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave terroriste më që kishin filluar kohe më parë ofensivën mbi ndjekjen dhe vrasjen e shqiptarëve me dhunë e deri të programi i tyre për përzierje dhe dëbim nga tokat tona.
Sot pas 15 vitesh e kujtojmë me mijëra studentë, minatorë, artiste, sportiste, punëtorë e intelektual të mirëfilltë e posaçërisht ish ushtarët e UÇK-së. Figura e tij do të ngelet përgjithmonë në zemrën e popullit shqiptar. Për fat të keq kësaj figure nuk ju ka dhënë vlera qe ka në mediat dhe pushtetarët aktual që ishin këto vite . Kjo lenë shumë përshtypje dhe fakte, por edhe bindje të forta që kjo familje do të mbetet ndër vlerat ma të fuqishme qe ranë heroikisht Ismet Asllani , bashke me vëllezërit Muharremin dhe Nazimin .Familja Asllani ka një histori në vete në Malësinë e Gollakut në fshatin Prapashticë .Është një familje qe oxhaku i tyre rriti burra brez pasa brezi .
Ismet Asllani komandant Brigade Logjistike Ushtarake 153 i UÇK-së në zonën e 5-të në regjionin të LLapit dhe Gollakut.
Ismeti ishte luftëtari qe pjekuria dhe vendosmëria e tij atdhetare dhe nevoja qe ishte ,ai kontributin e vet e dha ne Brigadën logjistike ushtarake 153 të UÇK-së në zonën e 5-të në regjionin e LLapit dhe Gollakut. Ismet Asllani nuk kurseu asgjë për lirinë që e gëzon Kosova. Ai kishte moralin e fort dhe idealin që Kosova mos të qëndroj ma nën robëri .Ai dha me qindra e mijëra kg miell në popull me vlera të mëdha , por furnizoj edhe institucionet e Kosovës, gjë që edhe ishte shprehur nga modestia qe mos ti përmendet emri i tij edhe se financon .Ai thoshte po financoi për popullin tim ,për lirinë e tij. Ismeti studioj fakultetin e Bujqësisë gjë qe profesionin e vet e gërshetoj me Mullirin e parë në fshatin Hallaq i vogël në K.K të Lipjanit,ma modern, që për atë kohë prodhonte edhe mbi 30.000 kg për 24 orë. Pamje e mullirit “Prapashtica” ma modern ish pronë e Ismet Asllanit që ndihmoj përmes tyre skamnoret , luftëtarë popullin gjatë dhe para luftës në Kosovë.
Ai financoj në këtë fushë me qellim të zhvillimit të ekonomisë dhe përpunimin e fushave qe mos te mbeten djerre se paku bukën ta prodhojmë vetë për nevojat e popullatës. Ai, pos këtij mulliri në vitet në vijim hapi edhe disa tjerë që paralel punës, ai as një çast nuk u shkëput nga ngjarjet në vend. Ngjarjet e vitit 1981 e gjeten në ballë të tyre,dhe në te gjithë protestat tjera kundër regjimit jugosllav .U burgos disa herë nga regjimi dhe kaloj shumë keq nëpër burgjet e atëhershme jugosllave.
Buka e parë për forcat tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit ishte përmes Mullirit Prapashtica në Kijevë!
Ai ishte financuesi ma i zëshëm me armë për Brigadën 153 të UÇK-së. Buka e parë për forcat tona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Drenicës dhe Dukagjinit ishte përmes Mullirit të tij në Kijevë. Armiku përmes agjentëve të vet i ra në gjurmë dhe në fund të muajt Mars 1998 dërgoj policinë dhe ja dogjën deri në themel. Rezistenca e tij vazhdonte akoma dhe furnizimin e vazhdonte nga Mulliri Prapashtica në Hallaq, nga i cili edhe ky u gjet në flakët e zjarrit nga pushtuesit barbar serb disa muaj ma vonë.
-Kështu që pos Ismetit e gjithë familja ishte e angazhuar në frontin e luftës kush me armë kush me financë dhe djali i tij Albani rrëmbeu armët dhe u gjet në betejat për çlirimin e vendit ,nga e cila e kapi plumbi i armikut dhe u plagos në luftën e Jezercit. Ismet Asllanit në vendlindjen e tij, në fshatin Prapashticë, në Gollak organizoj Logjistikën e Brigadës 153 të UÇK-së .Në këtë Brigadë vullnetarët nga Shqipëria amë iu bashkuan Ismetit njëri ndër ta ishte ,komandant Adem Shehi dhe shumë tjerë i bashkuan armët me djemtë Albanin Valonin, vëllezërit dhe baballarët e Ismet Asllanit dhe luftuan deri në çlirimin e Kosovës.
E Permalluara – Babait-Hero I Kombit
Ju bashkangjes poezinë nga e bija Shqipe Ismet Asllani për babain e vet:
Ne altarin e lirisë
Bie Ismet ASLLANI.
Kam par me sytë e mi
Tek te qante mali
Gurët lisat të qanin
Edhe dheu lotonte..
Me fal s’e besova vdekjen
Ti me pate premtua
” DESHMORET NUK VDESIN”
Dhe vdekjen tënde se kam besua.
E vogël isha atëherë
Dija t’i këndoja lirisë
I këndoja UÇK-së
Dëshmove qe kishin rënë.
Kosovës iu prenë udhët
Nuk të kishim larg…
Nëna që të rriti
Në kupe të qiellit thërriti:
”O djali jem o djalë
Gjinin ta bëjë hallall
Vatani donë gjak
Eja të shoh pak…
Por ti kishe mbyllur sytë
Lartësive ishe nise
E trupin amanet ia kishe lënë
Te dashurës PRAPASHTICE.
Dëshmitarë jam:
Lotuan burra gra e të rinj
Lotoi i gjithë populli
Biri i tij ishe Ti.
Ç’të them më shumë për ty
Kur ishe i Madh -Lis
Mua- bijën tënde o baba
Për liri me ke braktisë.
Nuk mund të gënjej, baba
Çdo minutë më ke munguar
Sa shumë ëndrra me janë thar
Si një zog pa krah.
Mos u brengos o baba
Kaq shumë vite u bënë pa ty
E dashura nëna ime
Me ty në çdo hap frymoi
Frymoi dhe me jetën time.
Çdo mëngjes e thërras atdheun
-O ATDHE I LARE ME GJAK
-O ATDHE I LARE ME LOT
ATDHE-GJAKU DHE VARRI I BABES TIM.
Për ta informuar publikun ma tepër vlen të theksojmë se nga masakra serbe e vitit 1921 në familjen e Ismet Asllanit mbeten të gjallë vetëm tre persona. Shahin Asllani 6 vjeç,Hasan Asllani 12 vjeç dhe gjyshi i Ismetit Asllan Asllani vetëm 17 vjeçar. Edhe në Luftën e dytë botërore kjo familje u gjet përkrah Shaban Polluzhes dhe Mulla Idrizin në çlirimin e vendit po edhe anembanë Kosovës.
-Le të mbetet qe këtë figurë aq madhështore ta kujtojnë me respekt. Ky hero meriton që te shkruhet ma shume te vlerësohet ma shumë dhe të nderohet ma shumë. Gjaku i derdhur për liri duhet të na bashkojë përsëri në një Lëvizje kombëtare për bashkim brenda një shteti Shqiptar, unik e të vetëvendosur, i cili pastaj mund të mendojë për integrime në një Evropë të popujve të pavarur e të barabartë! Kështu e pat lënë amanet dhe i madhi Ismet Asllani -Prapashtica . Po që nuk do të përmendim edhe bashkëshorten e tij Makfire Asllanin që ishte krahu i djathtë i Ismet Asllanit do i mbesim borgj. Sot zonja Makfire përballet me betejën e jetës me djemtë Albanin Valonin dhe Shqipen dhe nipa e mbesa që janë shembull i mirë për brezin qe po e lëmë pas vetes. Edhe e bija e heroit Shqipe Asllani premton të jetë një poete e mirë në gjirin e poetëve të Kosovës. Le të mbetet kjo figurë si emblemë dhe mesazh si t’i dilet atdheut zot nga barbarizmi sllavo-serb.