Diskursi politik/
Në sistemin pluralist në krahasim me ate monist në garat zgjedhore subjektet pjesëmarrëse përveç programit zgjedhor ofrojnë edhe përfaqësimin me persona të profileve të ndryshme, ndërsa kujdes i kushtojnë komunikimit me elektoratin votues për të arritur objektivat e planifikuara. Po ashtu gjatë fushatave zgjedhore nga individ apo subjekte politike përdorën shprehje apo sintagma të ndryshme ndaj subjektëve të tjera pjesëmarrëse, duke i cilësuar ata me epitete të ndryshme duke dëshmuar qasjen diletante me fjalorin e tillë politik/
Nga Dr. Nail Draga/
Në zgjedhjet e ndryshme qofshin ata lokale apo parlamentare na ka ra rasti të degjojmë deklarata të ndryshme qoftë nga individet apo subjektet poltike, duke cilësuar pjesëmarrësit e tjerë si kundërshtarë politik. Madje në disa zgjedhje kemi pasur akuza të ashpra duke mos zgjedhur fjalë madje duke i cilësuar kundërshtarët politik si armiq duke tejkaluar komunikimin normal vetëm për përfitime politike të subjektit përkatës. Nuk ka dilemë, se veprimet e tilla janë të nxituara, duke dëshmuar diletantizëm politik qe nuk nderojnë as indvidin apo subjektin përkatës.
Vlerësimi i tillë është shprehi e individëve të cilëve iu mungon kultura gjuhësore. përvoja politike dhe njohuritë elementare për shoqërinë pluraliste. Tash më dihet se një mentalitet i tillë është kriuar në kohën e monizmit, duke përdorur frazeologjinë se “kush nuk është me ne është kundër nesh”. Ishte kjo një frazeologji fatale, sepse pati pasoja të mëdha me eliminimin e mijëra personave në vendet e ish kampit socialist, në emër të ideologjisë së kohës së diktaturës komuniste. Edhe pse një sistem i tillë ka përfunduar nga viti 1990, mentaliteti i asaj kohe ende është i pranishëm te individ të ndryshëm apo subjekte politike të cilët garojnë në zgjedhje.
Pluralizmi-sistemi i ofertës politike
Duke marrë parasysh se jetojmë në një kohë tjetër përkatësisht në pluralizëm, mendoj, se një qasje e tillë është e tejkalaur për shoqëritë demokratike. Sepse nuk është e pranueshme në pluralizëm që te kemi përçarje dhe të krijojmë armiq, sepse një koncept i tillë i përket së shkuarës. Për dallim nga monizmi pluralizmi paraqet ofertë politike për të gjithë qytetarët, ndërsa elektorati votues është ai qe vlerëson subjektet përkatëse me voten e tij.
Andaj, mendoj se është e udhës që në vend të sintagmës kundërshtar politik duhet të përdorët sintagma konkurent politik.
Një formulim i tillë është më i pranueshëm sepse konkurenca është kategori shoqërore në çdo vepimtari e cila si bazë ka vlerën e cila çmohet nga qytetarët e mjedisit përkatës.
Për të qenë më i qartë në lidhje me konceptin e konkurencës, si shëmbull mund të marrim tregun, ku përsonat përkatës që njihen si tregtar në treg ekspozojnë mallin e tyre. Dhe si element bazë i vlerësimit të mallit është cilësia e tij, që paraqet përmbajtjen ndërsa së dyti kemi komunikimin me klientin. Nëse pronari i mallit, përkatësisht tregtari përkatës ka mallin cilësor dhe vlera komunikuese qe ka të bëj me etikën dhe mirësjelljen, ai do të ketë sukses me të madh me klientet.Ndërsa e kundërta ndodh kur edhe pse malli është i njëjtë por mungon niveli i komunikimit me klientin.Pra, kemi të bëjmë kategorinë tipike të konkurencës në lidhje me ofertën e paraqitur ndaj klienteve, në një mjedis të caktuar.
Zgjedhjet-gara konkuruese
Dhe një konkurencë e tillë e tregut ne analogji manifestohet edhe të subjektet politike, në garat zgjedhore lokale apo shtetërore. Këtu para se gjithash mendoj ne ato subjekte politike që ofrojnë programe të realizushme e jo megalomane por edhe regjistër të personave profesionist dhe autoritativ si përfaqësuesit e tyre, që kanë qasje parimore ndaj çështjeve preokupuese të qytetarëve të ati mjedisi. Ndërsa e kundërta ndodh me subjektet tjera që kanë qendrime utilitare, për përfitime të rastit të individëve apo klaneve të tyre.Të tillët mund të kenë sukses të mashtrojnë n elektoratin, por patjetër do të denohen më vonë, sepse janë treguar matrapaz politik.
Në mjediset me përvojë politike dhe kulturë demokratike, konkurenca është parimi bazë që bën diferencimin e një subjekti nga të tjerët. Sepse duke prezantuar e realizuar vlera programore me kuadra të dëshmuara subjekti përkatës fiton imazhin e seriozitetit për objektivat e planifikuara.
Ndërsa tjetër është gjendja në mjediset posmoniste në vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore, ku nuk zgjidhen mjete për të arritur qellimin, përkatësisht marrjen e pushtetit për të qeverisur. Këtu nuk vijnë në shprehje përmbajtjët programore, por kulti i individit si dhe mjeshtria e manipulimit me elektoratin votues, përmes premtimeve të ndryshme e madje edhe deri të blerja e votës, si mallë tregu.
Në këtë aspekt edhe ne shqiptarët nuk bëjmë ndonjë përjashtim, duke dëshmuar se koncepti i demokracisë pluraliste është ende i pa konsileduar.
( Tetor 2016)