• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Amerika meriton Çmimin Nobël për Kosovën, JO Serbia si ish-shtet kolonialist !

September 13, 2020 by dgreca

Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI–

Edhe pse deputeti suedez Magnus Jakobson i ka propozuar Komitetit për Ndarjen e Çmimit Nobël të Paqes, që krahas Qeverisë Amerikane, ky çmim t’u jipet edhe Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ja teksti i plotë në anglishte :

“I have nominated the US Gov. and the governments of Kosovo and Serbia for the Nobel Peace Prize for their joint work for peace and economic development, through the cooperation agreement signed in the White House. Trade and communications are important building blocks for peace.”

Presidentit Donald Trump, PO Çmimin Nobël për Paqe !

Sepse presidenti amerikan Donald Trump po bën përpjekje maksimale që t’i pajtojë Serbinë dhe Kosovën. Këtë e provoi edhe takimi i Uashingtonit më 4 shtator 2020, ku palët negociuese serbo-shqiptare arritën të nënshkruajnë një Marrëveshje ekonomike.

S’ka dilemë se, me këtë çmim të lartë ndërkombëtar për paqe, Amerika, do të duhej  të laurohej qysh para dy dekadave, kur presidenti Bill Clinton e shpëtoi Kosovën dhe mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarë nga terrori, nga reprezaliet, nga masakrat dhe nga shpërngulja masive të Serbisë pushtuese gjenocidale (1989-1999).

Duke qenë se paqen  në Kosovë e  ka sjellë Amerika me kryetarët e saj: Bill Clinton, George W.Bush, dhe tash këtë paqe, do ta forcojë më tej, presidenti aktual i Amerikës, Donald Trump, duke e detyruar Serbinë që ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës. Ndryshe Serbia me sjelljet dhe me veprimet e saj në përzierjen e çështjeve të brendshme të Kosovës, vazhdimisht do të përpiqet që ta destabilizojë paqen, sigurinë dhe rendin shtetëror në Kosovë, duke pretenduar se “Kosova është e Serbisë” ashtu siç thotë Kushtetuta e saj e vitit 2006 dhe Rezoluta 1244 e KS-së  të Kombeve të Bashkuara (10.06.1999).

Jo, Serbisë kurrfarë Çmimi Nobël të Paqes

Sepse Serbia as pas “Marrëveshjes së Uashingtonit”, më 4 shtator 2020, nuk duhet të fitojë kurrfarë Çmimi Nobël, mbase presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq refuzoi të diskutonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e parashikonte “Pika 10” e draftit të parë të Marrëveshjes. Ky qëndrim negativ antishqiptar  i Vuçiqit bëri që kjo pikë të heqej nga përmbajtja e  pikave të tjera të Marrëveshjes, me ç’rast nuk reaguan as ndërmjetësi Richard Grenell e as kryeministri Avdullah Hoti. Si rrjedhim, në këtë takim, nuk u arrit kurrfarë marrëveshje historike, as politike e as juridike paqësore mes Beogradit dhe Prishtinës, sepse presidenti Aleksandar Vuçiq nuk lejoi dhe, nuk pranoi, që të debatohej për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. 

Kjo sjellje arbitrare dhe arrogante e  presidentit serb Aleksandar Vuçiq në takimin e Uashingtonit,  duke mos pranuar që të nënshkruante njohjen e Republikës së Kosovës, sheshit  vuri në dukje se  kursi politik dhe diplomatik zyrtar i Serbisë së Aleksandar Vuçiqit ende nuk është spastruar nga recidivat e regjimit çetniko-fashist serb të Slobodan Milosheviqit, i cili, dikur së bashku me Vuçiqin dhe me Daçiqin hodhën poshtë njohjen e pavarësimit të Kosovës (1989-1999).

Fatkeqësisht, këtë politikë antidemokratike, anticivilizuese dhe antiligjore serbomadhe në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, e ndjek, edhe sot, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  qeveria dhe kuvendi i Serbisë, duke u bazuar në Kushtetutën e Serbisë së Vojislav Koshtunicës (2006), ku Kosova figuron si “krahinë e Serbisë”.

     Çfarë Çmimi Nobel për Aleksandar Vuçiqin ?!

-Kur Serbia, edhe sot, pas njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga më se 100 shtete të OKB-së, prerazi nuk e njeh Republikën e Kosovës, por, ende e konsideron “përçi të vete” koloniale si këtu e 100 vjet më parë (1912-1999), duke harruar  shfarosjen e më se 1 milion shqiptarëve brenda territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike.

-Çfarë nisme i paska propozuar  Magnus Jakobson (deputet i Partisë Demokristiane në parlamentin suedez) Akademisë së Shkencave të Suedisë për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe Serbisë, kur presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq sikurse dikur si “radikal” i Sheshelit dhe si “zëdhënës”  për Informacione në qeverinë e Slobodan Milosheviqit,  edhe sot, pikërisht në Uashington, më 4 shtator 2020 , në praninë e emisarit Grenell, nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij negativ kundër pavarësisë së Kosovës.

Po, logjika e shëndoshë e shtron këto pyetje: 1) Po si mund të propozohet Vuçiqi për Çmim Nobël, kur Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën?

2)  Në Uashington  mes palës serbe dhe asaj shqiptare, nuk është arritur kurrfarë marrëveshjeje paqësore politikee as juridike ndërkombëtare, që do t’i pajtonte serbët dhe shqiptarët e armiqësuar, por vetëm një marrëveshje ekonomike, që përfillë inetresat e Serbisë në afat të gjatë.

3) Sikur në Uashington, Vuçiqi të kishte nënshkruar Marrëveshjen paqësore, duke e njohur Republikën e Kosovës, atëherë, ky do të ishte një argument i qëndrueshëm për propozimin e Çmimit Nobël Paqësor AMERIKËS, jo Serbisë, sepse Serbia si ish-shtet kolonialist dhe gjenocidal ndaj Kosovës shqiptare (1912-1999), nuk meriton asnjë çmim dhe asnjë shpërblim qoftë ndërkombëtar a rajonal, sepse mjaft 100 vjet i  ka “kullotur” pasuritë dhe burimet nëntokësore të Kosovës, si dhe ka vrarë e masakruar  me qindra e mijëra shqiptarë, vetëm për t’ua grabitur shtëpitë, pronat dhe tokat e tyre.

Ndarja e Çmimit Nobel Paqësor Serbisë, do të ishte turpi më i madh i Akademisë Suedeze !

Mirëpo, deputeti suedez Magnus Jakobson ka vepruar ndryshe, duke marrë për bazë Marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit (4.09.2020) se gjoja  “janë plotësuar kushtet”, që  qeverisë së  SHBA-së, Qeverisë së  Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës, t’i jepet Çmimi Nobël i Paqes, edhe pse pajtimi dhe paqja historike midis Serbisë dhe Kosovës nuk u arritën  në Uashington, sepse Serbia e as presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq nuk e njohën Republikën e Kosovës. 

Ndaj, pa ndodhur  njohja reciproke e këtyre dy shteteve, paqja mes tyre është e brishtë, e përkohshme dhe me shumë pikëpyetjeje.

Meqë në këtë takim (që ishte shans historik për Beogradin dhe për Prishtinën për të thyer traditën armiqësore shekullore, duke e nënshkruar njohjen reciproke, gjë që kjo do të ishte substanca e pajtimit dhe e paqes mes dy popujve të armiqësuar) presidenti  serb Aleksandar Vuçiq nuk pranoi ta njihte  Republikën e Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia dhe Kosova ende janë shumë larg përfundimit të një marrëveshjeje paqësore. Derisa  Beogradi zyrtar nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, arritja e paqes mes Serbisë dhe Kosovës, është një pikëpyetje e madhe, që do të thotë se, Serbia nuk meriton kurrfarë Çmimi Nobël Paqësor derisa të mos e njeh Kosovën e pavarur, me gjithë iniciativën e propozuar të deputetit suedez Magnus Jakobson, që edhe Serbisë t’i jepet Çmimi Nobel i Paqes nga Akademia e Shkencave e Suedisë.

               Sikur SKONE të figuronte në Kushtetutën e Danimarkës, si do të reagonte suedezi Magnus?

-Vërtet, sikur sot “Skone të figuronte në Kushtetutën e Danimarkës”, ashtu siç figuron Kosova në Kushtetutën e Serbisë si “provincë serbe”, a do ta  propozonte deputeti suedez Magnus Jakobson Qeverinë e Danimarkës për Çmimin Nobël të Paqes  nga ana e Akademisë së Shkencave të Suedisë?

 –Sigurisht, jo kurrë!

–Atëherë, si ka mundur ta propozojë qeverinë e Serbisë, kur kjo në Kushtetutën e saj në fuqi ka futur Kosovën si “territor të saj”?!

-Po, sikur mes Danimarkës dhe Suedisë, vërtet, të ndodhte diç e tillë absurde dhe joligjore, sigurisht se ky do të  ishte jo vetëm konflikt ndërshtetëror, por edhe ndërkombëtar me të cilin do të merreshin edhe Kombet e Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian deri në zgjidhjen përfundimtare të tij, sepse do të përbënte rrezik të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, jo vetëm në Evropë.

–Atëherë, ku është këtu drejtësia ndërkombëtare, ku është rendi i ri juridik pozitiv ndërkombëtar (OKB-ja dhe BE-ja), pse po e tolerojnë Serbinë, që në Kushtetutën e saj, ta fut një shtet të huaj të pavarur dhe sovran,siç është Kosova? !

-Kjo është padrejtësia më e madhe dhe e paprecedencë që po i bëhet Kosovës, e askush nga OKB-ja dhe nga BE-ja nuk e ngre zërin që ligjërisht sipas Kartës së OKB-së dhe të së drejtës ndërkombëtare, ta ndëshkojë dhe ta sanksionojë Serbinë për një akt të tillë antijuridik ndërkombëtar, që pa dyshim se i ngjet Gjermanisë nazifashiste të Adolf Hitlerit, kur ka pushtuar vendet fqinje, duke i futur në sistemin juridiko-politik, administrativ dhe  shtetëror të regjimit të tij sipas  doktrinës  famëkeqe raciste gjeopolitike “Lebensraum”.

Jo, Serbisë Çmimin Nobël të Paqes, pa njohur Kosovën, Preshevën, Buajncin dhe Medevegjën !

Duke qenë se Serbia, edhe sot (XXI), është me bagazh kolonialist, e cila,  edhe pas dekolonizimit dhe pavarësimit (17 shkurt 2008), Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit dhe të shtetit të Serbisë sipas Kushtetutës së saj në fuqi (2006). Kësi shembulli precedent nuk ekzison në asnjë Kushtetutë të shteteve të sotme të Evropës! Ky shembull meriton ndëshkim ligjor nga ana e BE-së dhe nga OKB-ja, sepse është në kundërshtim flagrant me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bshkuara, duke qenë se asnjë shtet në botë nuk ka asnjë të drejtë ligjore, që në Kushtetutën e vet,  të fut ndonjë shtet të huaj të pavarur, ashtu siç figuron rasti i Kosovës së pavarur në Kushtetutën në fuqi të Serbisë (2006) !

Me këtë rast precedent antiligjor, andidemokratik, antipaqësor dhe anticivilizues, do të duhej të merreshin si Këshilli i Sigurimit, Asambleja e Përgjithshme dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë së Kombeve të Bashkuara, duke qenë se Serbia ka shkelur të gjitha detyrimet dhe të drejtat e marra përsipër si si anëtare, d.m.th. si subjekt juridik ndërkombëtar, dhe ka cenuar sigurinë dhe paqen në dimensione ndërkombëtare.

Ndaj,  deputeti suedez Magnus Jakobson, para se t’ia dorëzonte propozimin e tij Akademisë së Shkencave të Suedisë, që Qeverisë së Amerikës, Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës, tua japë Çmimin Nobël për Paqe, duke marrë si bazë Marrëveshjen ekonomike, të arritur në Uashington mes palëve nënshkruese, më 4 shtator 2020, do duhej ta lexonte Kushtetutën e Serbisë (2006), sepse pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta ekzistuese e Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen e Republikës së Kosovës,  Serbia nuk mund të fitojë kurrfarë Çmimi Nobel të Paqes qoftë në shkallë rajonale, evropiane a botërore.

Në këtë vështrim, ripërsëritet kjo pyetje e pashmangshme për deputetin Magnus Jakobson: -Po sikur  në Kushtetutën në fuqi të Danimarkës, të figuronte në ndonjë: nen, paragraf, dispozitë apo preambulë, se “Skone është provincë e Danimarkës”, a do ta propozonte Qeverinë e Danimarkës, që të fitonte Çmimin Nobël të Paqes nga ana e Komitetit  për Ndarjen e Çmimit Nobël të Akademisë së Shkencave të Suedisë?

-Sigurisht se jo!

-Atëherë, si i ka lindur ideja Magnusit, që Serbinë ta propozojë për Çmim Nobel për Paqe, kur në takimin e Uashingtonit (4 shtator 2020), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq prerazi ka hedhur poshtë  njohjen e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u bazuar në Kushtetutën aktuale të Republikës së Serbisë (2006), ku thuhet se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

–Ku është nisma dhe përfundimi i paqes këtu mes Beogradit dhe Prishtinës, kur Qerveria e Serbisë me Kushtetutë, de fakto dhe de jure nuk e njeh as  Kosovën e pavarur e as rregullat, as normat e as parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar, për shkak të kolonializimit dhe ekspansionizmit militarist të saj shekullor mbi Kosovën . Ky është problemi, pse presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë nuk e njohin Kosovën, duke qenë se, edhe sot, pas pavarësimit të saj, këtë e konsiderojnë KOLONI të Serbisë (1912-1999).

Sikur Serbia ta kishte njohur Kosovën e pavarur në Uashington, Amerika do ta meritonte Çmimin Nobël, por, jo as Serbia, as Vuçiqi, as Avdullah Hoti !

Kështu që deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jakobson ka gabuar që ka propozuar edhe Serbinë, edhe Kosovën për Çmim Nobël, sepse ende nuk kanë arritur njohjen e tyre të ndërsjellë si dy shtete të barabarta të pavarura dhe sovrane fqinje. Pa ndodhur kjo, si de fakto, ashtu edhe de jure as Serbia si shtet me bagazh kolonial dhe gjenocidal, e as Kosova si shtet i dekolonizuar demokratik, nuk ekziston kurrfarë baze juridike, as demokratike e as politike, që qeveritë e këtyre dy shteteve të laurohen me Çmimin Nobël, ashtu siç ka propozuar gabimisht Magnus Jakobson.

Filed Under: Analiza Tagged With: as Vucic, Jo Serbia Cmimin Nobel, Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT