Kisha Katolike në dioqezën e Tivarit, në Malin e Zi, u pasurua te Dielen me 3 Shtator , me një katedrale: është ajo e Shën Pjetrit. Në orën 11.00, meshën e rastit e kremtoi kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, në praninë e ipeshkvit të nderit, imzot Zef Gashi, nismëtar i rindërtimit të katedrales, dhe të ipeshkvijve të tjerë, të meshtarëve e besimtarëve katolikë. Kujtojmë se fondet për ndërtimin e kishës u siguruan edhe nga bashkësitë e emigrantëve, të shpërndara nëpër botë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe shume shqiptarë të Amerikës, të cilët janë donatorë të ndërtimit të kësaj Katedraleje. Hollesi do te sjellim ne gazeten ne print.