Nga Kaltrina HOTI/
Njerëzimi çdo herë është zhvilluar duke ngrit institucione. Disa institucione kanë vlerën e përparimit, zhvillimit të cilat bazohen për një jetë më të mirë. Shkolla është i pari institucion pas familjes që të tregon rrugët nga duhet të ecësh. Dua të them se ky institucion sa më i organizuar dhe sa më kombëtar që të jetë, populli apo kombi që i takon do të jetë më i përparuar, më i zhvilluar, më human apo thënë shkurt; më njerëzor. Është institucion që të përgatitë për jetë. Në shkollë merret edukimi, emancipimi, zhvillimi, profesionalizmi që degëzohen dhe krijohen institucionet tjera me vlera për njerëzimin. Populli i arsimuar nuk lejon t’i flasësh për vdekjen, nuk duron që predikimet për vdekjen siç po ndodh sot nëpër shumë vendbanime shqiptare t’i futen nëpër institucione. Jeta është e shkurtër dhe duhet vepruar, rrëmbyer shpejt dhe jo të flitet për jetën e bukur përtej varrit apo për zjarrin e Zotit se Zoti nuk të djeg. Ai popull që lejon të flasim për vdekjen, do vdesë ngadalë duke u bërë popull pa ngjyra, pa simbole dhe do bije në prehrin e lakmitarëve. Këtë shqiptarët nuk do e lejojnë edhe pse sot na llomotisin ca imam që direktivat i marrin nga Beogradi, Athina e Ankara për të na ndryshuar ngjyrat, simbolet, traditën, kulturën etj… Këto parazitë të popullit që me mashtrime thithin ekonomitë familjare duan që ne të ndryshojmë ngjyrën (identitetin se e din se jeta është këtu, e jo atje ku na drejtojnë) duke u martuar me kushërinjtë, duke shndërruar femrën në një robëreshë, për të krijuar edhe ca sheik me hareme se ashtu iu ka folur “Zoti i tyre në vesh” që të marrin vajzat e hallave, tezeve, mbesat … Ata flasin për jetën pas vdekjes dhe atë e bëjnë në emër të Zotit ndërsa këtu në këtë jetë bëjnë krime me jetën e të tjerëve. Tash në kohë të fundit janë duke sulmuar ngjyrat e popullit, simbolet siç është flamuri me shqiponjën i cili iu priu shumë betejave për liri. Ata lugetër përtej mesjetar duke na preferuar ca ngjyra turko arabe që nuk kanë asgjë të përbashkët me ne bëjnë punën e djallit. Ata nuk e din apo nuk duan ta din se ngjyra e kuqe të bënë të humbesh në dhimbje, të bënë ta puthësh tokën si amanet, të bënë që ta përballosh me shumë mall çdo sfidë. Ata nuk e din se të gjitha ndjenjat e qenies shqiptare dhe e gjithë fuqia e këtij kombi është strehuar në fuqinë e kësaj ngjyre. Dielli dhe hëna e plotë jo ajo drapër, janë simbolet e dritës e të jetës së popullit tonë që nga lashtësia. Ne e dimë udhën se si t’i ruajmë, si t’i zhvillojmë… është udha e dritës, e arsimit, e institucionit e ligjeve. Ngjyra e kuqe që u bë shtrat i shqiponjës ka udhëtuar nëpër dallgët e jetës, nëpër udhët e dashurisë e humanizmit, na falë qetësi e na përforcon besën… andaj na e preferojmë dhe bëjmë lutje mbi këtë ngjyrë. Lutja me e mirë e ekzistencës së një populli është betimi, ne në fushën e kësaj ngjyre betohemi dhe tokës i japim po këtë ngjyrë. Kujdes! Çdo komb ka ngjyrën dhe simbolin ku jep fjalën, besën dhe betimin. Kjo ngjyrë një ditë do ua pres hovin atyre që sot me shumë mjeshtëri e shfrytëzojnë varfrin e popullit për të na varfëruar më shumë dhe janë degëzuar e betuar nëpër shërbime të huaja do. Kjo ngjyrë do iu thotë stop se ky vend ka gjuhë dhe ka Zot, dhe një Zot. Ata do mbeten në arkivin e turpit, ashtu siç mbeten hoxhët dhe priftërinjtë e serbit më parë se po afron “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”.