Rëndësia historike e krijimt të kësaj dege/
Nga Pjetër Jaku/
Hapat e matur të Federatës Panshqiptare “ VATRA” po tregojnë rezultatet e para se ky organizem historik i të njohurve Noli dhe Konica, mund të jetë në të vërtetë çadra ku të fusin kokën shqiptarët. Pas përpjekjeve disamujore dhe kontakteve të vazhdueshme me aktivistë shqiptarë të komunitetit të Torontos, ( ku flitet të jenë më shumë se 40 mijë shqiptarë ), arrihet që me 02 Qershor 2013, në një drekë promovuese, të krijohet Dega e Vatrës, për të parën herë jashtë kufijve të Amerikës, me qellimin për t’u përhap në gjithë diasporën shqiptare edhe në kontinente të tjera. Missionerët e përhapjes së shkëndijave të kësaj vatre, më shumë se 100 vjeçare, kësaj herë qenë Pishtari i Demokracisë, Kryetyari i Degës së Vatrës së Detroitit, Alfons Grishaj që, pas kontakteve të vazhdueshme të Pjetër Jakut me aktivistë të Torontos dhe mbështetjes së Kryetarit të Vatrës Dr. Gjon Buçaj, të vijnë te kjo ditë.Nga Hoteli “ Best Western Primrose” në qendër të Torontos, deri te restoranti “ The Open Cork” me më shumë se gjysmen e punonjësve shqiptarë, ku ishte lajmëruar takimi, për shkak të trafikut tepër të rënduar vonojmë afro dy orë. Megjithatë , afor 20 vetë priten derisa të mbrrrinim ne. Në një mjedis komod, si në një dhomë pritjeje, aktivisti Tony Sufaj, i cili gjithë paraditen qëndroi me ne dhe, që kishte njoftuar takimin, e mori fjalën duke përshendetur inicuesit e promovimit të kasj dege të organizates historike Vtara, si dhe duke prezantuar para miqëve në Toronto, Alfons Grishajn, Pjetër Jakun dhe Mondi Rakaj që kishin udhëtuar nga Detroiti. Në fillim takuam me fjalët e ngrohta të kamerjeres më të re Silvana, ardhur nga Fani i Mirditës, vetëm para tri vitesh dhe tani e sistemuar me dokumenta.
Alfons Grishaj, përshëndeti të pranishmit dhe ndihmesën e tyre për të krijuar Degën e Torontos, në emër të Kryetarit të Federatës Panshqiptare “ Vatra” Dr. Gjon Buçaj, (të cilin të pranishmit e dëgjuan në spikerfon) dhe të Degës së Detroitit. Grishaj, pasi foli shkurtimisht për historikun dhe rëndësinë e kësaj Federate, një organizëm krejt ndryshe dhe shumë më i rëndësishëm se shoqatat krahinore dhe parcelizuese, të cilat edhe ato kanë rëndësi në jetën komunitare, ua dha fjalën Pjetër Jakut dhe Mondi Rakaj, të cilët sqaruan pjesë të Kanunores se kësaj organizate. Përshëndetën takimin nga telefoni i tyre edhe Kujtim Qafa nga Detroiti e Kolec Ndoja nga Florida, aktivistë të njohur të çështjes shqiptare. Anëtarët më të rinj të dëgës më të re, që për angazhime familjare nuk kishin mundësi të ishin të pranishëm, ose të prisnin aq sa pritën të tjerët, nëpërmjet thirrjeve aprovuan qënien e tyre në këtë degë, duke pranuar angazhimin e tyre edhe nëse u ngarkohen detyra.
Pas diskutimit të aktivistëve Zef Dekaj, Roland Isaj, Qamil S. Llashtica, Blerim Saraçi, Pjetër Stolaj u kalua në zgjedhjen e kryesisë drejtuese të kësaj dege. Zef Dekaj, njëri nga aktivistët e njohur shqiptar të Torontos, nënvizoi faktin se kryesa e kësj dege duhet zgjedhur me kujdes, pasi komuniteti ynë ka në mesin e tij përsonalitete të kultures dhe shkencës dhe, që të zgjerohet sa më shumë, kërkohet një drejtim cilësor. I prpozuar për drejtimin e kësaj dege, Zefi nuk e pranoi, pasi kishte dhe angazhime të tjera të kësaj natyre. Blerim Saraçi propozoi Tony Sufaj për detyrën e kryetarit dhe, ngaqë ishte takimi i parë i kësaj dege, zgjedhjet të bëheshin të hapura, por pas diskutimesh të sinqerta. Të konsultuar më Statutin erdhën në vendimin që kështu të bëhëj. Pas diskutimeve u zgjodh kryesia e kësja dege e përbërë nga:
Tony Sufaj, Kryetar
Qamil S. Llapashtica, Nënkryetar
Roland Isaj, Sekretar
Zef Dekaj, Arkëtar
Anton Brungaj, anëtar
Imelda Prifti, anëtar
Aurel Vata, anëtar
Pas zgjedhjeve të kryesisë, të pranishmit diskutuan lirshëm për takimet e ardhëshme dhe nevojën e bashkërendimeve të aktivitetve me degën e Detroitit. Zef Dekaj propozoi që Dega e Detroitit së shpejti të vij në Toronto në një aktivitet të përbashkët për të parë konkretisht se si do zgjerohej dega më e re, në vetëm pak javë. Pjetër Stolaj vuri në theks nevojën e vëzhguesve për aktivitetet që do të zhvilloi dega, si dhe krijimin e fondacionit të saj, ndaj edhe u vendos, që në Statut të ketë edhe vëzhgues. Artisti i fjalës dhe ish drejtuesi i radios së shqiptarëve në Toronto, Roland Isaj, gjatë fjalës së tij nënvizoi faktin se shqiptarët në Toronto, por edhe kudo në botë, meritojnë një vëmendje më të madhe nga Qeveria Shqiptare dhe ajo e Kosovës.