Rama: Meta kandidat i shumicës për president i Republikës, Basha- Maskat e politikës kanë rënë-Rama ka kërkuar burg për Ilir Metën, por e shpall President/Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të enjten në mbrëmje se kryetari i parlamentit Ilir Meta është kandidati i shumicës për postin e presidentit të Republikës.Parlamenti tejkaloi sot pa kandidat edhe raundin e tretë.LSI mblodhi më herët forumet drejtuese dhe, sipas njoftimeve të shtypit vendas, ka bërë gati dy emra si kandidatura për president, një prej të cilëve është kryetari i parlamentit, Ilir Meta.Edhe PS mblodhi forumet drejtuese, dhe sipas kryetarit të saj, aleati kryesor i koalicionit socialist, kryetari i LSI-së Ilir Meta mbetet kandidati për president.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi në seancën ku skadoi pa kandidatura edhe raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit, se deri shumica priti opozitën, por tani procedurat kushtetuese duhet të shkojnë më tej dhe në seancën më të afërt.Ndërsa opozita nuk merr pjesë në parlament prej afro dy muajsh.Teksa PS dhe LSI vijojnë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri, Partia Demokratike tashmë jashtë këtij procesi vijon qëndresën në çadër. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka komentuar edhe kandidaturën e mundshme të Ilir Metës për President. Maskat e politikës kanë rënë tha Basha duke shtuar se Rama ka kërkuar burg për Ilir Metën, por e shpall President. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga çadra e protestës se Edi Rama njeriun që e akuzoi dhe tentoi ta fuste në burg, sot e bën President të rilindjes së falimentuar.Për hir të pazarit politik, që këta kanë bërë tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve si pjesë e komplotit ekonomik kundër xhepave dhe mirëqenies së shqiptarëve që vidhen ditë për ditë, si pjesë e komplotit kundër lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, ky pazar politik i cili tash 4 vite ka vetëm një qëllim të pasurojë dhe të mbrojë klikën e korruptuar në pushtet, sot Edi Rama bëri atë që u mundua ta shmangte për 4 vjet, u përhoq ta fuste në burg rivalin politik, për të cilin ngriti anë e mbanë Evropës dosje konspiracioni me komplote vrasje, u detyrua ta shpallë President të rilindjes së falimentuar dhe të korruptuar.Kjo është një ditë e dëshpëruar për Edi Ramën. Rruga e tij e lidhur me mijëra fije me krimin e organizuar që prodhoi papunësi dhe mjerim për shqiptarët.Basha tha nga çadra e opozitës se kryeministri Rama preku fundin e tij politik në takimin elektoral të Kavajës.