LEK PREVIZI: Në një natë në kampin e Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë/“Po ua jap një shembull që ndoshta e keni harru që ndoshta e mbajnë mend vetëm ata që kanë qenë aty që vetëm në një natë në kampin e Turanit të Tepelenës kanë vdekur 33 fëmijë të vegjël Lekë Pervizi i mbijetuari nga ky kamp.
“Bishin me flejt nanat dhe ngriheshin në mengjes me një fëmijë të vdekur edhe të ngrirë” Rudina Dema, e mbijetuara e këtij kampi.
“Ajo që është tragjike është sepse fëmijët edhe pleqët që vdisnin u varrosen jasht kampit ,jashtë telave .Kanë lëvizur tre herë i hoqën këtu dhe i ndërtun varrezat të “Ura e Bënçës”,nga ajo urë i dërguan buzë lumit mirëpo lumi dimrit vërshon dhe i ka marr eshtrat e tyre dhe sot të gjithë ata që kanë vdek në kampin e Tepelenës nuk kanë varrë”,Simon Mirakaj, po ashtu një i mbijetuar i këtij kampi famëkeq.
Lek Pervizi ,Rudina Dema dhe Simon Mirakaj janë tre të mbijetuarit e “Kampit të Tepelenes” ku gjateë viteve 1949-1954 vdiqën më shumë se 300 fëmijë. Kampi i punës së detyruar njihet si kampi më famëkeqi gjatë regjimit komunist .Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish Sigurimit të shtetit bashkë me trupin diplomatik dhe të përndjekurit përkujtoj ata që humben jetën e eshtrat në Tepelenë.
Kujtimet e atyre që dolën gjallë hedhin dritë mbi vitet e errëta të dhunës .
“Po këtu në vitin 51 deri në vitin 54 kemi qëndrua 4 vjet deri sa u mbyllë kampi, pikërisht kjo kazerma këtu , quhet kazerma numër një se ishin katër kazerma rresht njëra pas tjetrës ,unë kam banu në numrin një me familjen time sigurisht me nënën e me vllahun tim këtu ka qenë dhe gjyshja ime po ajo ka vdekur këtu në kampin e Tepelenës bashkë me viktimat e tjera “,Leka.
Jetesa në kamp ishte e vështir mungonte ushqimi dhe ngrohja ,fëmijët mendonin se kjo ishte jeta ,një fushë e madhe me kazerma e rrethuar me tela me gjemba me policë që bënin apel dhe me tasa supe të ujit .
“Ftoftë ishte tmerr megjithatë nënat për me ruajt pak higjienën na lanin në një godinë e cila ka qenë pa çati pasi që ka qenë e bombarduar gjatë luftës Italiano-Greke, megjithatë në atë dimër të ftoftë pasi që dimrit në Tepelenë bënë ftoftë shumë na merrnin na lanin këtu duke u mundu duke u përpjek me e ruajt pak higjienën “ thotë Simon Mirakaj.
Kjo godinë ka shërbyer si komanda e kampit të Tepelenës gjatë viteve të komunizmit , ky kamp ishte ndërtuar gjatë luftës Italo-Greke nga ushtarakët Italian ka shërbyer si kamp i përqendrimit të të internuarve dhe të dënuarve nga komunizmi .Secila prej kazermave ku në total ishin 5 kishte 500,600 të internuar që jetonin në kushte të tmerrshme .
“Ata që kishin mbaruar klasën e 6 dhe 7-tenë ,pleq apo gra që ishin dilnin në këto kodra për të pre dru për komandën që kishim ne .Te dera ku hynim ishte komanda e policisë që ruanin kampin,ajo çka e bënte më të rënd ishte mungesa e ushqimit këtu kishte dy herë që ndahej nga policia gjellë në drek dhe në dark ,dhe të duhej mikroskop që të gjeje një kokërr grosh apo një kokërr makaron “ shtoi Simon Mirakaj.
Në fushën që sot janë mbjell pisha në kujtim të shpirtrave dikur qëndronin të dënuarit .
“Ju jeni pak kjo fushë dikur ka qenë e mbushur plotë .Vetëm nga Mirdita janë internuar në një dit 2500 njerëz “, Leka.
“Ajo më e dhimbshmja për nënat tona se fëmija kujtonte se bota kjo është e rrethuar me tela nuk e ka idenë çka mund të arsyetoj një fëmijë 5 vjeç .Nuk ka më tmerr se sa fëmijët ti kërkojnë bukë nënës dhe ajo të mos ketë mundësin me i dhanë jo se ka qenë vetë e pa aftë por nga dhuna që është ushtrua mbi të ,s’ka më tmerr .Unë dëgjoja në kazermë natën që bërtisnin fëmijët “ o nën du bukë”,thoshte Simon Mirakaj.
“Këtu ka qenë ndryshe tani është shembur ,kanë qenë krevat prej dërrase tre katërshe ,siç i ka vizatuar z.Leka ,ne flejshim të gjithë pa dallim “,Rudina.
Prej aty perceptimi për botën jashtë mungonte përtej telave me xhëmba dukej se nuk kishte asgjë. Bepa Pervisi një e mbijetuar rrëfen se bota nga brenda dukej krejt ndryshe .
“Jo ne ishim të mbyllur po ku di fëmija se si janë gjanat e këqija ,të duken sikur janë normale kur je tepër e vogël ashtu është dhe s’ka tjetër. Mamaja ime ishte ajo që vuante sepse ajo e kuptonte s’kishim bukë , mungonin shumë gjëra sepse ashtu ishte ishte se vetëm për kampin mungonin ,ndoshta mungonin për tërë Shqipërinë ku e di unë në atë kohë se si kanë qenë punët . Unë kam jetuar nga viti 1948 deri në vitin 1954 isha vetëm 4 muajsh , vetëm me mamanë time kamë qenë këtu edhe kur kishte shumë fatëkeqësira që unë isha bebe nuk i kuptoja ,të tjerët pyesnin ua shihe atë zonjën me një bebe të vogël që nuk paska vdekur sonte sepse i zuri sëmundja “.
Dokumentet mbi kampin e Tepelenës ende nuk kanë dalë duke ngritur shumë pikëpyetje mbi ato vite të errëta ,informacionet për të vinë vetëm nga kujtimet që flasin për shifra të frikshme të zhdukurish.(Kortezi:News 24 Albania)