Nga Frank Shkreli/
Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama të Premten që kaloi pas bisedimeve që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzai mbi të ardhmen e rolit amerikan në Afganistan, duke thënë se forcat amerikane së shpejti do t’ua dorëzojnë forcave afgane rolin kryesor të luftës kundër talebanëve. Presidenti Obama tha se në bazë të marrëveshjes që u arritë gjatë bisedimeve të presidentit afgan në Uashington –përfshirë takimet që ai zhvilloi në Pentagon dhenë Stejt Department –gjatë këtij viti forcat afgane do të marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për sigurinë në vendin e tyre — duke e shndërruar rolin ushtarak amerikan në një rol mbështetës këtë pranverë, para afatitqë pritej – ndërkohë që pomerr fund lufta nëAfganistan. Presidenti Obama tha se ”ky përparim është bërë i mundur falë sakrificave të mëdha të forcave tona dhe të diplomatëve tanë, si edhe të forcave të vendeve të shumëta të koalicionit ndërkombëtar, por edhe popullit afgan i cili ka vuajtur aq shumë”, shtoi Presidenti Obama.Ai tha se në luftën e Afganistanit, ”kanë dhënë jetën më shumë se 2000 bijë e bija të Amerikës”, duke shtuar se, ”Këta janë patriot të cilët ne i nderojmë sot, nesër dhe përgjithmonë.”Edhe Presidenti afgan Karzai tha se, ”gjatë bisedimeve….unë falenderova Presidentin Obama për ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë popullitafgan, për të gjitha ato që kemi arritur gjatë dhjetë viteve të kaluara…”
Udhëheqsi afgan tha gjithashtu se “Forcat ndërkombëtare, forcat amerikane nuk do të jenë më të pranishme në fshatrat afgane, se tani është detyra e forcave afgane që popullit afgan t’isigurohet paqja dhe siguria.’’
Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio,Presidenti Obama dha hollësi të tjera në lidhje me bisedimet me udhëheqsin afgan, duke thënë se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara,që fillimishte çoi vendin në luftën e Afganistanit është drejtë realizimit, dmth, qëllimi amerikan që Al Kaida të mos e përdorë më Afganistanin si një bazë nga ku organizon dhe kryen sulme kundër Shteteve të Bashkuara, do të arrihet dhe lufta në atë vend, sipas Presidentit Obama, do të marrë fund në mbarim të vitit të ardhëshëm. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Obama tha se megjithëse misioni amerikan në Afganistan mbetet gjithnjë shumë i vështirë, ai shtoi se tani duhet të përqëndrohemi në detyrën që kemi përpara dhe në ”misjonet e vështira”, siçtha ai,për rindërtimin e Amerikës, për forcimin e ekonomisë dhe për të ndihmuar forcat tona ushtarake dhe veterantë tanë trima, duke thënë se ”vendi që ne duhet të rindërtojmë tani,është vendiynë.”
Presidenti Barack Obama dhe Presidenti Hamid Karzai i Afganistanit gjatë një conference të përbashkët për median në Shtëpinë e Bardhë me 11 Janar, 2013 2013.
Deklarata e Presidentit Obama për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani aty nga mbarimi i vitit 2014, shihet me skepticizëm nga disa vërejtës politikë dhe ushtarakë sie dhe nga disa media amerikane, duke thënë se tërheqja e plotë e forcave amerikane nga Afganistani mund të rrezikojë arritjet e deritanishme në atë vend, pasi forcat ushtarake afgane nuk janë ende në gjëndje të luftojnë talebanët, ndërkohë që dhuna vazhdon në shumë pjesë të atij vendi.
Gazeta amerikane Nju Jork Tajms, në një editorial në lidhje me bisedimet amerikano-afgane në Washington midis Presidentit Obama dhe udhëheqsit afgan Karzai, shkruan se “Plani amerikan për t’i dhënë fund luftësvaret shumë nga aftësia e forcave afgane për të siguruar vendin.
Zoti Obama e ekzagjeroi përmirësimin e situatatës në Afganistan dhe anashkaloi mangësitë serioze të sigurimit në atëvend. Por ai me të drejtë zvogëloi rolin dhe objektivat amerikane nëAfganistan.Dhe tani ai duhet të tërheqë sa më pare që të jetë e mundur 66,000 ushtarët nga ai vend’’, përfundon editorialin gazeta Nju Jork Tajms.