• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fjala kërkon aromë

August 13, 2017 by dgreca

1-kaltrinaNga Kaltrina HOTI/Ne flasim me njëri tjetrin. Kuvendojmë nëpër ndeja, shoqata, organizata, kuvende, ministri, qeveri… Ne flasim dhe me hijen tonë, që ecë përpara apo e kemi lënë pas. Kur them pas flasim atë që nuk e mendojmë, atë që krijon ndarje, dhe hija si e tillë është hidhëruar. Mënyra është se a e kemi veshur fjalën, a e kemi matur, a e kemi peshuar, a e kemi ajrosur që ajo të thithet, të kënaq tjetrin, një grup, një komunitet, një komb dhe më gjerë. Po për fund që të ketë shije, a e kemi kripur ashtu si ato plisat, se fjala pa shije të pështirosë. Dua të them së fjala që ka aromë shpërndahet shpejt, të ëmbëlson shpirtin dhe të buzëqesh në sy. E ç’duhet të bëjmë që të jetë e tillë?! E kaluara ka ikur, e sotmja ngutet, por që të mos na ikë e nesërmja sot ta lidhim fjalën e shpirtit që të peshojë nesër. E kaluara i mbetet për gjykim historisë, e sotmja është në tryezë, e nesërmja trokit në muret e së ardhmes. Ne që flasim gjuhën e moçme që e folën dhe perëndit, dhe pas gjithë sfidave arriti të mbijetoj, të shkruhet dhe të lexohet, ne për hir të së kaluarës që duhet vetëm ta marrim si mësim, ku fjala matej me fisnikëri, bujari e dinjitet duhet të  kemi qëllimin e përbashkët, të kemi një ide para se të flasim. Ne që kemi një histori duhet të marrim forcë nga e kaluara, urtësi dhe maturi për të nesërmen. Ne që kemi kulturë të përbashkët, të lashtë e të stërlashtë, duhet të mos gjykojmë të kaluarën por të shtrojmë tryezën e përbashkët ku të kuvendojmë për bashkim resursesh njerëzore, intelektuale dhe ekonomike që ende janë në duar të huaja. Fjala jonë para se të dal nga ne duhet të matet me idenë, jo të pëshpëritet por jehona të marr malet, të futet nëpër kulla e Kështjella të rrënuara, që të zgjojë çdo gjak arbri, të trokas në çdo port me besë, për të sjellë liri, liri për të gjithë,  që çdo filiz të rritet me buzëqeshje, në paq e liri. Po e gjithë kjo varet nga ndërtimi i identitetit tonë. Fjala jonë është e ardhmja jonë, e ardhmja është pa kufij. E neve ç’na duhet kufijtë që janë më gurë nga gjaku jonë dhe dora e huaj. Ne vetëm duke ushqyer një fjalë nga dita në ditë mund të bëhemi dritë e së ardhmes. Kujdes fjala bashkon, fjala ëmbëlson, fjala me aromë është shëndeti ynë. Fjala është fuqia me të cilin kemi ndërtuar identitetin personal, identiteti kombëtar fjalën pa peshë nuk ta falë. Ne vetë nuk jemi ndarë që të mos themi çdo ditë posa të zgjohemi “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar”.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Fjala kërkon aromë, Katrina Hoti

Arti dhe kultura shtrat e tryezë kanë shpirtin e një populli!

August 5, 2017 by dgreca

1-Kaltrina-Ventimiglia-150x150Nga Kaltrina HOTI/Armiqtë e moçëm, të djeshëm dhe të sotëm duke e parë çfarë i dhurojmë botës nëpërmes të artit dhe kulturës nga dëshpërimi  mundohen ta godasin frymën  tonë letrare. Kultura dhe arti janë shpirti i popullit dhe ambasadori i tij që ne na bënë të nderuar në të gjitha skenat dhe tryezat ndërkombëtare.

Ne nuk kemi nevojë të dëshmojmë veten tonë në një tryezë tinëzare të armiqve tanë të përbetuar, ata përdorin të gjitha dredhitë që në mënyra të ndryshme të depërtojnë në radhët tona me qëllime të caktuara, që nga brenda ta rrëmbejnë atë që ne me shumë gjak e sakrificë e fituam.

Por ne e dimë një shkrimtar i vërtetë shqiptarë, poet, publicist nuk  e merr lapsin për ta lënduar, poshtëruar e tradhtuar atdheun e vetë. Kam hasur në disa shkrime të çuditshme ku thonë: “s’kemi kulturë”, apo na quajnë jemi të urrejtjes sepse u çliruam nga zinxhiri i robërisë serbe.

Ata  “ të kulturuar” kërkojnë nga ne të ulemi në sofrën e njëjtë me atë që janë  hija e plumbit shekullor, që vranë fëmijën e njomë  para se të hapë Abetaren në sy të nënës,  që shqyen nënën shqiptare për t’ia nxjerr fëmijën nga barku, që dhunuan vajza e gra para familjeve, që vranë plakun e katundit pa mëshirë, që zienin e hanin mish fëmijësh…

Letërsia, arti, muzika e regjistrojnë kohën reale nëpërmes të ndjenjave. Kush janë ata “artdashës” që marrin guxim të na thonë ecni t’i shkëmbejmë vargjet tona me poetët serb. Ne jemi për paqe por kur një shkrimtarë serb del publikisht të na kërkon falje për plagët që na i dhanë.

Cili poet, shkrimtar, publicistë, artist serb u distancua nga krimet e gjenocidi shekullor serb që ne të marrim forcë e të ulemi në një sofër letrare. Disa  shkrimtar, poet nga radhët tona paraqiten si të famshëm, të mëdhenj dhe ndërtojnë kinse tryeza të përbashkëta. Ku është qëllimi i tyre  apo ne duhet t’i falim, të kërkojmë falje për veprat e tyre mizore, për lirin tonë!?

Ata që ulen në një tryezë kur ende kemi të pagjetur kufomat e luftës së fundit të masakruara nga “shpirti i tyre artistik” sigurisht që nuk kanë shpirt ose janë ulur në tryezën e shpirtit të tyre. Ju që krijoni  disa  vargje  “abstrakte”  dhe jeni ulur në një tryezë të përbashkët më fjalën vrasëse të sotme e të djeshme, se ata me vargjet e tyre, me artin e tyre rekrutuan egërsinë kundër indit shqiptar, bëhej sikur se dini, apo keni fituar bindjen se ata ndryshuan.

Ju shqiptar  mos u lodhni shumë se gjuha e poetit, shkrimtarit të vërtetë ka shpirtin dha fjalën e vërtetët shqipe, ju nuk e përfaqësoni fjalën, vargun shqip, fjala e juaj se ka fuqinë e dhimbjes e pikëllimit të robërisë, dhe as peshën e gëzimit të lirisë. Mos u lodhni ju që lulëzuat nga e panjohura. Vargu lind nga ndjenja, përjetim jo nga tradhtia e fjalës. Buka me kripë nuk është shejë e varfërisë por e burrërisë, aty dëgjohet jehona e fjalës Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar. Zgjohuni nga tmerri i fjalëve tuaja se politika shitet por arti dhe kultura jo, ata kanë shtrat e tryezë shpirtin e popullit.

 

 

Nga Kaltrina HOTI/

Armiqtë e moçëm, të djeshëm dhe të sotëm duke e parë çfarë i dhurojmë botës nëpërmes të artit dhe kulturës nga dëshpërimi  mundohen ta godasin frymën  tonë letrare. Kultura dhe arti janë shpirti i popullit dhe ambasadori i tij që ne na bënë të nderuar në të gjitha skenat dhe tryezat ndërkombëtare.

Ne nuk kemi nevojë të dëshmojmë veten tonë në një tryezë tinëzare të armiqve tanë të përbetuar, ata përdorin të gjitha dredhitë që në mënyra të ndryshme të depërtojnë në radhët tona me qëllime të caktuara, që nga brenda ta rrëmbejnë atë që ne me shumë gjak e sakrificë e fituam.

Por ne e dimë një shkrimtar i vërtetë shqiptarë, poet, publicist nuk  e merr lapsin për ta lënduar, poshtëruar e tradhtuar atdheun e vetë. Kam hasur në disa shkrime të çuditshme ku thonë: “s’kemi kulturë”, apo na quajnë jemi të urrejtjes sepse u çliruam nga zinxhiri i robërisë serbe.

Ata  “ të kulturuar” kërkojnë nga ne të ulemi në sofrën e njëjtë me atë që janë  hija e plumbit shekullor, që vranë fëmijën e njomë  para se të hapë Abetaren në sy të nënës,  që shqyen nënën shqiptare për t’ia nxjerr fëmijën nga barku, që dhunuan vajza e gra para familjeve, që vranë plakun e katundit pa mëshirë, që zienin e hanin mish fëmijësh…

Letërsia, arti, muzika e regjistrojnë kohën reale nëpërmes të ndjenjave. Kush janë ata “artdashës” që marrin guxim të na thonë ecni t’i shkëmbejmë vargjet tona me poetët serb. Ne jemi për paqe por kur një shkrimtarë serb del publikisht të na kërkon falje për plagët që na i dhanë.

Cili poet, shkrimtar, publicistë, artist serb u distancua nga krimet e gjenocidi shekullor serb që ne të marrim forcë e të ulemi në një sofër letrare. Disa  shkrimtar, poet nga radhët tona paraqiten si të famshëm, të mëdhenj dhe ndërtojnë kinse tryeza të përbashkëta. Ku është qëllimi i tyre  apo ne duhet t’i falim, të kërkojmë falje për veprat e tyre mizore, për lirin tonë!?

Ata që ulen në një tryezë kur ende kemi të pagjetur kufomat e luftës së fundit të masakruara nga “shpirti i tyre artistik” sigurisht që nuk kanë shpirt ose janë ulur në tryezën e shpirtit të tyre. Ju që krijoni  disa  vargje  “abstrakte”  dhe jeni ulur në një tryezë të përbashkët më fjalën vrasëse të sotme e të djeshme, se ata me vargjet e tyre, me artin e tyre rekrutuan egërsinë kundër indit shqiptar, bëhej sikur se dini, apo keni fituar bindjen se ata ndryshuan.

Ju shqiptar  mos u lodhni shumë se gjuha e poetit, shkrimtarit të vërtetë ka shpirtin dha fjalën e vërtetët shqipe, ju nuk e përfaqësoni fjalën, vargun shqip, fjala e juaj se ka fuqinë e dhimbjes e pikëllimit të robërisë, dhe as peshën e gëzimit të lirisë. Mos u lodhni ju që lulëzuat nga e panjohura. Vargu lind nga ndjenja, përjetim jo nga tradhtia e fjalës. Buka me kripë nuk është shejë e varfërisë por e burrërisë, aty dëgjohet jehona e fjalës Mirëmëngjesi Bashkim Kombëtar. Zgjohuni nga tmerri i fjalëve tuaja se politika shitet por arti dhe kultura jo, ata kanë shtrat e tryezë shpirtin e popullit.

Filed Under: ESSE Tagged With: arti, Katrina Hoti, Kultura, populli

Plumbat e armikut t’i lejmë pa barot!

August 1, 2017 by dgreca

1-kaltrina

Nga Kaltrina HOTI/

Çdo veprim në jetë ka rregullat e veta. Nëse zemrën dhe shpirtin i kemi bërë bashkë për Liri, lirinë tonë të përgjithshme ne jemi takuar diku me dashurinë e madhe që quhet Atdhe. Për fatin tonë të mirë ne kemi dy fjalë dhe mund të themi edhe Mëmëdhe se kemi gjuhë të pasur. Dashuria  për tokën, gjuhën, traditën, kulturën, historinë, prejardhjen tonë na bënë përgjegjës dhe na detyron se si të veprojmë ndaj së keqes, si të hapim udhë dritë, sa duhet të jemi të matur dhe si e shikojmë ardhmërinë. Ne duhet të jemi përgjegjës për fjalën që hedhim në letër, në biseda, në tubime, mbledhje, takime të ndryshme, kuvende nëse vërtetë duam të jemi pjesë e arkivit tonë kombëtar. Ne nga historia e dimë luftën e të kundërtave; në njërën anë vepron mirësia, dashuria, maturia, mençuria që e duan ta shohin Atdheun të përparuar e të bukur… ndërsa në anën tjetër e keqja, smira, xhelozia… e ardhur nga erëra të huaja që ka depërtuar në trupin tonë dhe është e shëmtuara që do të sundoj shpirtin e popullit. Në njërën anë është pjesa që bartë përgjegjësi për të ardhmen tonë ndërsa në anën tjetër është fjala e huaj në veshin tonë. Në njërën anë është e bukura në anën tjetër shëmtia që bëjnë luftë të pandërprerë. Në njërën anë është dora që mundohet të shërojë e lidhë plagë, në anën tjetër është ajo që krijon plagë të reja. Në njërën anë është ideali në anën tjetër kundërshtari. Në njërën anë është atdhedashuria e në anën tjetër tradhtie. Nuk dua të zgjatem më shumë por dua të them se duam apo s’duam ne e keqja ka fund, dhe kjo e keqe që dëshiron të mbulojë trupin tonë me tesha të huaja që duan të na ndërrojnë identitet e ke një fund. Fundi për disa do jetë shumë i turpshëm, bile për një pjesë që kanë marr lapsin dhe lavdërojnë okupator të ndryshëm duke na e bërë edhe çlirimtar. Është koha për përgjegjësi dhe ndërgjegjësim që këto plumba të armikut t’i lejmë pa barot. Ata edhe përse mundohen shumë dhe këtë e bëjnë në mënyra të ndryshme kurrë nuk do kenë sukses, se e dinë që këtej kanë kaluar perandori me shekuj dhe populli ka gjallërua shqip dhe vetëm shqip. Ata që kanë marr lapsat kundër vetes së tyre duhet ta dinë se barutin e kanë të lagur dhe nuk iu shkrep. Ata sa më parë duhet të ndërgjegjësohen se përpara idealit “Mirëmëngjesi Bashkimi Kombëtar” janë hiqi i hiçit!

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Katrina Hoti, Plumbat e armikut, t’i lejmë pa barot!

Ardhmëria jonë duhet të flas shqip!

July 9, 2017 by dgreca

1Kaltrina HotiNga Kaltrina HOTI/

Sot hasim në shkrime të ndryshme, kemi opinione nga në të ndryshmet për vepra e ngjarje politike, për manifestime organizime që bëhen për qëllime të caktuara, kjo është bukur por kur të gjithë e dimë se ku duhet të arrimë, apo më mirë për ku jemi nisur. Nuk e di përse por unë sot jam pak sa e shqetësuar  për atdhetarët që janë lodhur nga mall i fjalëve të premtuara. Kjo lodhje ndihet edhe tek ata që vepruan atje në atdhe por edhe gjithandej në diasporën shqiptare. Kjo më detyron që dhe unë të ndihem e pakënaqur më të arrirat tona me një arsye të vetme, shumë projekte të nisura me shumë optimizëm, vullnet e dëshirë disi kanë mbetur për gjysmë. U fol se shqiptarët do ulen në një tryezë, se do ndodh bashkimi shpirtëror, se do mësojnë histori të njëjtë, se do kenë abetaren e njëjtë, se do ndërtojnë institucione të shkencës, artit e kulturës me një synim drejtë bashkimit tonë shpirtëror e fizik. Nuk dua të prek sedrën e atdhetarit të mirëfilltë dhe të pyes përse dështuan këto projekte të filluara me një optimizëm të pashoq. Kam dëgjuar herë pas here ndonjë nga ata që vepruan dhe ishin në ballë të ngjarjeve të thotë; “i kam qua duart nga atdhetarizmi”, a thua deri aty ka shkuar që të mos e ndjejmë thikën e huaj në palcën tonë. Po mërgata jonë? Përse gjithë këto Organizata, Shoqata e Klube nuk kanë një tryezë të përbashkët dhe përse nuk merren me problemet me të cilat sot ballafaqohet familja shqiptare, gruaja shqiptare, nxënësi shqiptar, studenti shqiptar, ekonomia shqiptare, kultura e arti shqiptar… a mos thua se i realizuam që të gjitha dhe duhet të pushojmë. Të jemi real, jo që nuk i kemi realizuar, por edhe kur i realizon duhet që me punë e vullnet t’i ushqejmë që të rriten, të japin rezultate nga ku do korrin suksese gjeneratë pas gjenerate për të pasuruar bibliotekën tonë kombëtare. Mendoj se fjala që thash më parë “i kam quar duart nga atdhetarizmi” dhe që po përsëritet nga veprimtar të ndryshëm nuk duhet të zë vend edhe pse dikush me arsye edhe ndihet i pakënaqur. Duhet të vazhdohet jo vetëm nga gjenerata e kaluar dhe që ende kanë vullnet e fuqi, por edhe nga kjo e tashmja duke bashkuar idetë dhe qëllimet që ne për shumë gjëra që na mungojnë të jemi të bashkuar, të bëhemi faktor që të lëvizim drejtë progresit në shumë drejtime. Mbase mund të kuptohet dhimbja e shpirtit të atdhetarit dhe në një situate të tillë bëjnë edhe deklarata të tilla, por qëllimi i lart është mbi të gjitha, e ai është bashkimi ynë shpirtëror e fizik (kombëtar). Çdo mërgimtar ka një ëndërr, e kjo është ta shoh atdheun të bashkuar, të pasur, të përparuar dhe në fundin e jetës ta kaloj atje e të pushojë sytë e të rehatoj trupin në tokën e të parëve. Kjo dëshirë dhe ky mall i madh e nga ana tjetër ajo që shohim me sy real se çka ndodh atje me çka po përballet populli na bënë të ndihemi pesimist por nuk do të thotë që të heshtim e të mos punojmë. Nëse jemi të bashkuar kemi fuqi të trokasim në çdo derë që mund dhe ka në dorë ndryshimet për një të ardhme më të mirë shqiptare. Të gjithë e dimë se jeta mërgimtare është luftë për ekzistencë dhe nga kjo jetë çdo herë është nda një pjesë për dashurinë e madhe të atdheut, nga kjo duhet të ndihemi krenar. Ne kemi kaluar nëpër shumë sfida, ndonjëherë edhe kemi dështuar në synimet tona, por edhe dështimi është një këngë e bukur jetësore se të hap sytë për aktivitetin e radhës. Unë sot dua të ndalem dhe të mendoj përse ish veprimtarët e kanë humbur shpresën, a thua ato që i thash më lartë janë të parealizuara, mos ka vendua dikush gur e ka bë mur. Jo! Jo se ne kemi aq fuqi, bile kur jemi bashkë shembim dhe perandori. Sot fëmija që rritet në mërgatë, nxënësi e studenti donë të dijë për historinë, kulturën, traditën dhe lashtësinë e vet, a thua do e lejmë që të bëhet një profesionist i mirë pa përcaktim kombëtar?! Mendoj se të gjithë duhet të bashkohemi rreth një qëllimi që ardhmëria jonë të flas shqip.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ardhmëria jonë, duhet të flas shqip!, Katrina Hoti

E dua lirinë e Shqiponjës

July 4, 2017 by dgreca

1 Kaltrina Ventimiglia

Nga Kaltrina Hoti   /

Liria është kur e prek ditën e djeshit me mendimin e sotëm, dhe hapësirën rreth vetes  e plotëson me miqtë e familje dhe nganjëherë me qetësin e caktuar. Liria është kur nuk kërkon asgjë për shpirtin tënd, por e jap një pjesë të shpirtit me vetëdije dhe krenare pa pritur asgjë në kthim. Mendoj se Shqiponja ka liri të plotë. Qielli është i tëri i sajë. Ajo fluturon thellë me butësi, fuqinë e përdor kur largohet nga kaltërsia qiellore dhe lëshohet si shigjetë kur kthehet në çerdhe tek zogjtë e saj. Që do të thotë shqetësohet për shëndetin e tyre.

Shpesh meditoj. Përherë në mendjen time takohen në dyluftim kuptimi i lirisë. Lirisë individuale dhe asaj kombëtare. Vërtetë sa jemi të lirë. Çka është LIRIA? Po Liria ka kuptim të thellë. Liria individuale dallon nga ajo kombëtare. Liria individuale në disa raste shtegton. Si një ëndërr kur largohesh metropoleve ajo bëhet emocionale dhe kalon në shkrirje, nuk është liri e vërtetë. Duke menduar se je i lirë shkrihesh në lirin e imponuar. Kjo është asimilim i lirisë së kërkuar. Unë e dua këtë Liri, por i them vetes a është e tëra, a më bënë të lumtur?! Nëse nuk kam kujt t’ia dhuroj thua do jetoj? Liria kërkon jetë, e jeta kërkon shtrat, shtrati themel, themeli çati. Unë e dua këtë liri, e kërkojë, e ushqej, e dëshiroj… dua shpirti im të ujitet me retë ku Shqiponja i pushon krahët.

Liria është sakrificë. Unë ende i ngrohë duart në zjarrin e Oxhakut të Kullës ku jam rrit edhe pse jam larguar nga oborri im… në zemrën time kam strehuar prush të kuq që nuk më djeg por më kujton rrugën në hapësirën qiellore.

Liria Kombetrare nuk mund të fitohet pa e pas qëpari lirin shpirtërore,  kjo kërkon fuqi të madhe nga individuale. Të jetë në gjendje t’i përballojë çdo fjale të thënë ndër dhëmbë të armikut. Të jetë në gjendje ta dalloj ku është fillimi dhe hija e kombit, ku është dhimbja dhe dashuria, ajo që nuk dhemb dhe nuk ka lot gëzimi nuk është Liri. Dhe duhet ditur e kuptuar se Liria e kombit është gjithmonë e sulmuar, sa jeton Liria kombëtare varet nga arma dashuri, që është vetmja dhe me e rëndësishme që e mbron lirinë. Liria e Kombit është gjithmonë e sulmuar, sa jeton liria kombëtare varet me sa dashuri e ushqejmë.

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: E dua lirinë, e Shqiponjës, Katrina Hoti

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT