• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kemi nevojë për gjak të ri

February 12, 2018 by dgreca

1 aurel DesaretiNga Aurel Dasareti, USA/

Komunikimi gojor midis dy kundërshtarëve politik shqipfolës nuk është shumë i bukur. Tingëllon më shumë si dy burracak pervers që debatojnë me temën: “I imi është më i madh se i yti”. Dhe, ndërsa këta kriminelë shkëlqejnë për madhësi, rrisin zemërimin e të shtypurve. Çfarë bëjmë me politikanët në Shqipëri, Kosovë dhe FYROM të cilët aspak nuk janë të interesuar për ruajtjen e interesave tona kombëtare apo të vendit? Idiotësi t`u japish tërshërë kuajve të cofët. 

***

Djajtë e yndyrshëm i shesin territoret tona. Ata i përkasin llojit të krijesave të vogla dhe të shëmtuara që nuk e dinë se çfarë mendojnë para se ta llomotitin atë. Duke sulmuar tjerët, “politik-bërsi” shqipfolës arrin të largojë vëmendjen nga “politika” e tij e dështuar.

Populli ikën, atdheu boshatiset. Qeveri që nuk përfaqëson shtetin. Shesin vendin për të fituar poste politike, të ndihmuar nga të huajt që e kushtëzojnë ndihmën. Ndërkaq, prokuroria shqiptare është një institucion i korruptuar.

***

Kemi nevojë për gjak të ri, njerëz të zakonshëm me kuptim të shëndetshëm dhe sjellje normale kombëtare. Shpresoj se së shpejti do të shohim një ndryshim kundër këtij projekti të çmendur antikombëtar të liderëve mafioz shqipfolës. Është koha e duhur me një rishikim dhe rregullim të forcës, eventualisht një ballafaqim.Idetë kanë pak shanse për sukses nëse luftojnë kundër rrjedhës së lumit. Mundësia hapet kur valët nuk janë më aq të forta, para se me filluar të tërhiqen.Hapi i ardhshëm në modernizëm duhet të jetë të likuidojmë tiraninë e pakicës ekstreme të kapluar nga variantet e egra të etjes për pushtet, që arrihet përmes shumicës së painformuar që ndikohet lehtë nga tiranët, për t`i votuar.

***

Vende të vogla si Shqipëria dhe Kosova janë kaq të lehta për t`u nënshtruar. Përderisa vet as që kanë fuqinë as që kujdesen për vetëmbrojtje.Tradhtarët e Shqipërisë nuk përpiqen të zgjedhin problemet e vendit të vet, por janë shumë të etur për të zgjidhur problemin e mikeshës së çetnikëve, “Palestinës”. Vetëm idiotët kërcejnë mbi gardhin atje ku është më i lartë, me pasojë t`u ngulet huni gardhit në prapanicën që u kruhet. Për shqiptarinë, SHBA janë miku i vetëm dhe gërvishtje guri. Pa Amerikën ne do kishim serbishten, greqishten apo turqishten si gjuhë amtare në Shqipëri, Kosovë dhe trojet tjera arbërore.

***

Shteti grek dhe Rusia ndikojnë mbi Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Kjo Kishë sot ka Hierarki greke dhe grigjë jo greke. Në vitet 1920-48 kjo Kishë rrezatonte atdhedashurinë. Sot nën udhëheqjen e Janullatosit rrezaton tradhtinë.

***

Faktorët kryesor të zhvillimit të njeriut janë arsyeja dhe vullneti tij. Nuk është historia ajo që formon njeriun por është njeriu që krijon vetveten në rrjedhën e historisë. Vetëm mendimi dogmatik, që buron nga vobektësia e mendjes dhe shpirtit, kërkon të ndërtojë skema thjeshtëzuese në drejtime të ndryshme, duke bllokuar çdo kuptim të njëmend.

***

Në partitë politike shqipfolëse, përveç dominimit total të përqendrimeve të pushtetit nga ana e familjarëve dhe miqve ekzistojnë edhe klanet politike.

Demokracia nuk mund të ekzistojë pa rregulla specifike. Ajo mund të ketë lirinë si përmbajtje, por liria nuk do të thotë të shkosh në anën e gabuar të rrugës.

Ne duhet të dimë se si të zgjidhim problemet që ndodhin në jetën e përditshme, si t`i largojmë nga pushteti dhe t`i dënojmë rëndë të gjithë qeveritarët dhe politikanët e dëmshëm. Në trojet shqiptare nuk ka votues racional, ka të bëjë me tifozët.

Duhet të gërmojmë nën sipërfaqe dhe të tregojmë kuptimin e vërtetë të asaj që po ndodh, ndërkohë që gjithmonë duhet të jemi politikisht neutral. Dhe, më e rëndësishmja, të ndërtojmë besimin në premtimin e një rendi shoqëror të ri të sigurt që së shpejti do të zëvendësojë rendin shoqëror të tanishëm, të keq, pa ligj, të Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it dhe trojeve tjera shqiptare.

***

Premtimet e rreme, fyerjet dhe mashtrimet janë një pjesë integrale e politikës shqiptare. Veçori e mashtrimit nga niveli më i lartë i shtetit është se pala tjetër, edhe nëse ka dyshim se premtimi nuk përmbushet, nuk mund të bëjë asgjë, pasi burimi i gënjeshtrave është i respektuar dhe i fuqishëm, i paprekshëm.

***

Kufizohemi me fqinj agresiv dhe gjakatar me përpjekje për aspiratat territoriale të mëtejshme. Fqinjët fillimisht vijnë kryesisht nga komunitetet klanore, Karpatet, dhe në bashkësinë e klaneve njeriu e kupton vetëm fuqinë. Dhe e respektojnë fuqinë. Kur ti e ke (për vetëmbrojtje), komshiu të lë rehat në shtëpinë tënde.

Është koha për të marrë qëndrueshmërinë e asaj se kush jemi. A janë vetëm okupatorët që duan të vazhdojnë të na masakrojnë, të cilëve u lejohet të shprehin lirshëm qëllimin e tyre?

Kjo është gjithashtu strategji më e zgjuar se të gjitha hezitimet e gjertanishme. Kjo është klasa politike amatore antikombëtare shqiptare që as nuk e kupton historinë e saj as nuk njeh klasikët e saj. Kështu, ata nuk i kuptojnë bashkëkohësit e tyre dashakeq, as nuk janë në gjendje të nxjerrin një të ardhme për Kombin dhe Atdheun e vet.

Kjo na prek të gjithë neve. Ajo nxit pyetjen: A nuk është kjo diplomaci e përmbajtur dhe e nënshtruar përballë atyre që do të donin të na thernin për një kohë të gjatë? Në planin afatgjatë, nuk është gjithmonë paqe për të bërë lëshime gjithë kohën. Atëherë kundërshtimi ynë për të mbrojtur tokat tona është vetëm dobësi.

***

Besimi nuk mund të vendoset ose të miratohet. Nuk është rreptësishtë e nevojshme të kemi bërë diçka të gabuar për të humbur besimin. Besimi shpesh kërkon kohë për të ndërtuar, por është po aq e lehtë për t’u humbur. Sjellja e mençur dhe e arsyeshme, ku personi vepron si një shembull për të ndjekur, ndërton besimin.

Partitë tona politike duhet të jenë blloqet e ndërtimit të demokracisë sonë. Duhet të jenë partitë tona politike prej të cilave ne mësojmë, ndërtojmë qëndrime dhe vlera dhe t`i zgjedhim ata përfaqësues që do të mbulojnë detyra të rëndësishme dhe pozicionet, ku ata do të menaxhojnë pushtetin dhe do të ndajnë përfitime dhe burime në emër të të gjithëve.

***

Agresioni ndaj dinjitetit tonë kombëtar nuk ka fund. Të kthjellojmë mendjet, le të ringjallen zemrat tona, ajo kreshnikja e trashëguar nga të parët tanë, që të jemi këmbëngulës dhe të paepshëm në mbrojtjen e Atdheut të gjyshërve tonë nga tirania, vdekja dhe rrënimi.

Unë asnjëherë nuk kam mbrojtur idetë që janë të padobishme. Shumica dërrmuese e njerëzve të drejtë janë më të shqetësuar me atë që është në të vërtetë e vërtetë se ajo që dikush do të donte të ishte e vërtetë ose të ndihej si e vërtetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurel Dasareti, Kemi nevojë, për gjak të ri

Kemi nevojë për qeveritarë, jo për xherahë e kasapë

February 25, 2017 by dgreca

Shkroi: Faik Konica/

1_Faik-Konica2

« Drita », fletë shqipe që del në Sofie, shkruan në numër të 4 marsit 1905 : « Nesër, kur t’i dalë shpirti së ngordhurës Turqi, atëherë të gjithë shqiptarëẗ lypset të bëjnë kështu : çdo shqiptari mysliman, kur të flasë turqisht e të thotë ekemk, su, si dhe çdo shqiptari ortodoks, kur të flasë greqisht e të thotë psomi, nero, t’u presim me thikë jo vetëm gjuhën, po edhe hundën e veshët ». − Tani jam i sigurt se kemi edhe ne një burrë shteti (fr. homme d’État) ! Bravo, i lumtë atij që shkruajti ato fjalë, të cilat dëftojnë se çfarë vetash janë disa ndër ata që thonë se « punojnë për kombin ».

Të presim gjuhë, hundë e veshë !… Domethënë paska ndër ne një anë politike e cila ka shpresë ta qeverisë një ditë vendin me mënyrat e kanibalëve. Shumë bukur ! Sa për anën tjetër, ana e shqiptarëve që janë armiq të kanibaliesjës, e që më parë se çdo tjetër gjë kërkojnë të sigurojnë jetën edhe paqen e secilitdo, ajo anë do të sillet në këtë mënyrë përpara atyreve që « thonë ekmek, su, psmoni, nero » : « nuk do t’u japë patentë të hapin dyqan a të tregtojnë përveç atyreve që do jenë të zotët ta mbajnë defterin e tyre në gjuhë shqipe. Kjo do arrihet, dhe aq do ta bëjë ana e shqiptarëve të qytetëruar, në qoftë se kombi çlirohet një ditë dhe në qoftë se puna vete gjer atje. Shqiptarët me mend s’duan të punojnë me thikë për t’iu turrur botës. Kemi nevojë për qeveritarë, jo për xherahë e kasapë.

(Albania, nr. 1, janar 1905).

Filed Under: Opinion Tagged With: Faik Konica, jo për kasapë, Kemi nevojë, për qeveritarë

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT