• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SIMFONI SHQIPTARE NE SYMPHONY SPACE

November 3, 2017 by dgreca

1 ademTV “Kultura Shqiptare” festoi me madhështi 20 vjetorin e krijimit të tij/

Nga Keze Kozeta Zylo/*

Në sallën e koncerteve në Symphony Space në Manhattan një vend drite i artit dhe kulturës, qindra shqiptarë erdhën dhe festuan së bashku 20 vjetorin e krijimit të TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu.  Sigurisht pas një burri te suksesshëm thuhet se në krah qëndron një grua po aq punëtore dhe e sukesshme siç është zonja Mimoza Belliu e cila së bashku me dy fëmijët Gertoldin dhe Verën arritën që të realizonin ëndrrën e tyre të bukur në Amerikë.  20 Vjetori i krijimit të TV “Kultura Shqiptare” është një histori suksesi, është një punë sa me sakrifica, por po aq dhe e bukur.

Të shkosh me kamera në dorë, të ndjekësh aktivitetet e ndryshme kulturore, artistike, festat kombëtare që zhvillojnë organizatat e ndryshme në diasporë është një pune jo fort e lehtë, është një punë që do pasion, durim dhe profesionalizëm, të cilat ata i kanë si një trinom të pandashëm.

Kremtimi i 20 vjetorit ishte konceptuar me realizimin e një koncerti të larmishëm si natë çmimesh ku debutuan artiste të mirënjohur shqiptarë dhe disa prej tyre kanë dhënë shfaqje në skenat botërore, çka e bënte dhe më interasante dhe më tërheqëse këtë natë magjike artistike.  Regjisor i këtij koncerti ishte artisti Andis Gjoni.

Mbrëmjen e ka hapur z.Gertold Belliu bashkëthemelues i TV “Kultura Shqiptare” i cili ka përshëndetur gjithë pjesëmarrësit.  Në sfond u shfaq dokumentari rreth historisë 20 vjeçare të TV “Kultura Shqiptare”.

Prezantueset e kësaj mbrëmjeje ishin zonjushet bukuroshe Meryl Hila, Dea Elezaj dhe djemtë simpatike Vasilio Mosko dhe Klaudio Rroku.

Koncerti u hap me “Fjalët e qiririt”, “Mësonjëtorja” që janë interpretuar nga tenori Riad Ymeri i cili bashkë me zërin dukej sikur sillte pakëz dritë, dritëz shqipërie.

Në këtë natë jubilare që u quajt dhe nata e çmimeve u nderuan disa organizata dhe aktivistë që kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë me TV “Kultura Shqiptare”.  I pari që u nderua me çmim ishte shoqata “Vatra”, shoqata më e vjetër dhe me jetëgjatësinë më të lartë në botën shqiptare.  Në emër të shoqatës “Vatra”, çmimin e mori z.Dritan Mishto kryetar i Vatrës dhënë nga z.Adem Belliu.

“Vjeshta” me lluksin aristokratik u interpretua nga tre instrumentistë me plot elegancë si Gjilberta Lucaj, Akiko Chiba dhe Anat Almani.

Fiorela Miria një vajzë që premton shumë me zërin e saj të bukur interpretoi këngën “The laughing song” nën shoqërimin e pianistes së talentuar Hermira Gjoni.

Z.Richard Lukaj “Nderi i Kombit” i dorëzoi çmimin e nderit shoqatës së mirënjohur “Motrat Qiriazi”.  Në emër të kësaj shoqate çmimin e mori presidentja e saj zonja Isidoros Beti Tsamblakos.

Zonjusha Elona Muça dhe Youn –hee Kim kanë interpretuar “Libertango”, A.Piazolla, ndërsa Klajdi Cerriku ka interpretuar “Rini e qeshur” nga A.Krajka.

Sopranoja e mirënjohur Dëshira Ahmeti Kerliu solli shenjtëreshën shqiptare në skenë Nënë Terezën me Hymnin e saj “Valsi Hyjnor” nën shoqërimin e artistëve Mialtin Zhezha dhe Ida Tili Trebicka.

“Albanian American Civic League me president ish kongresistin Joe Dio Guardi u nderua me çmim në emër të së cilës e mori z.Agim Aliçkaj dhënë nga Kozeta Zylo bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe e Shkollave Shqipe.

Artisti i shquar Frederik Ndoci ka performuar “Balada e Gurit” këngë fituese e Festivalit dhe që hyri në konkurrim në Festivalin europian.

Sabre Dance nga A.Khachaturian interpretuar nga pianistja e njohur Ida Tili Trebicka shoqëruar nga Lorivert Cobo.

Ish gazetari i Zërit të Amerikës z.Gjekë Gjonlekaj Publishing Co. është nderuar me çmim dhënë nga zonjusha Vera Belliu bashkëpunëtore e TV “Kultura Shqiptare” qysh në moshën 4 vjece, vajza bukuroshe që drejton me aq kulturë dhe mirësi.

Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Mark Gjonaj ka nderuar me proklamatën e mirënjohjes TV “Kultura Shqiptare” dhe ka vlerësuar lart punën e palodhur të drejtuesve dhe të gjithë stafit të tij.

Motrat Enesa dhe Jona Dedinsa veshur me kostum kombëar interpretuan plot dashuri këngën “Brezi me kapuc të bardhë”.

Shoqata “Atlantiku” u nderua nga TV “Kultura Shqiptare” në emër të së cilës e mori kryetari i saj gjenerali Gani Shehu dhënë nga veterani i Luftës z.Gjocaj

Mjaft prekëse ishte vidioja e shfaqur në nderim të atyre që janë larguar nga kjo botë dhe që kanë qenë aktive në TV “Kultura Shqiptare”.

Me duartrokitje të stuhishme u mirëprit artisti i skenës shqiptare Mirush Kabashi i cili kishte udhëtuar nga larg ardhur nga Shqipëria jonë e dashur.  Mjeshtërisht dhe me një nivel të epërm interpretoi poezinë nga  “Ah, moj Demokraci”!…shkruar nga poeti i mirënjohur i ndjeri Pano Taçi ish i persekutuar politik.

Artistja e vogël dhe shumë e dashur për publikun Valentina Veizaj intepretoi “Këndoj për Shqiptarinë”.

Editori i gazetës “Dielli” z.Dalip Greca u nderua me çmim nga TV “Kultura Shqiptare” dhënë nga znj.Flora Nikolla presidente e Albanian Excellence.

Një buqetë me lule nga të gjitha trevat shqiptare solli sopranoja e mirënjohur shqiptare Lindita Mezini Lole nën titullin “Jehonë Shqiptare” me orkestracion nga Alfred Kaçinari.

Me çmim u nderua dhe z.Beqir Sina anetar i stafit i cili nuk ndodhej fizikisht në sallë.

Skena u mbush plot me instrumente shqiptare të interpretuara nga studentë të huaj të drejtuar nga Maestro Raif Hyseni dhe kanarina e këngës shqiptare Merita Halili.

Leart Ajeti interpretoi “Një lule që m’ka çel tash”.

Festivali i “Zërave të rinj” ëshë nderuar me çmim në emër të së cilës e ka marrë Pranvera Cobo dhënë nga Bora Balaj, fashion designers.

Zonjusha Erijona Balaj interpretoi “Going Crazy”.  Ansambli i valleve “Epos” kërceu “Valle me motive të Shqipërisë së mesme”.

Një vidio përshëndetëse u shfaq për bashkëpunëtorët e TV “Kultura Shqiptare”.

Zonja Marjana Bulku moderatore e emisionit “Një jetë disa histori” është vlerësuar me çmim dhënë nga znj.Mimoza Belliu bashkëthemeluese e TV “Kultura Shqiptare”.

Intrpretimi i lartë artistik i mjeshtrit të skenës Mirush Kabashi me poemën “Shpresë” të Naim Frashërit u mirëprit me ovacione nga pjesëmarrësit, sepse janë vargjet lapidar që ngrenë peshë zemrat e popullit si:

Ti, Shqipëri më ep nder, më ep emrin Shqipëtar/ Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Është kjo poemë që çliron vetëm energji të pashterrshme dhe ndez zemrat e mërguara të shqiptarëve anë e mbanëbotës…

Koncerti dhe festa jubilare e 20 Vjetorit të TV “Kultura Shqiptare” u mbyll me një kor të përbashkët të të gjithë artistëve që morën pjesë në koncert.  Eshtë kënga që s’shuhet kurrë në gjokset e shqiptarëve të cilët në sallë shoqëruan artistët si: Po nga gjith’ ato më parë/ dua më shumë Shqipërinë/ që të vejë puna mbarë/ edhe përjetë të ketë Lirinë.

Pjesëmarrësit kaluan një natë magjike që do të ngelet gjatë në kujtesën e tyre dhe njëkohësisht do të jetë frymëzim i mëtejshëm për TV “Kultura Shqiptare” një televizion që ka hedhur themelet për të mos u rrëzuar kurë!

*Fotografite mund ti shine ne Facebook(Dielli vatra)

29 tetor, 2017

Manhattan, New York

Filed Under: Featured Tagged With: albanian culture tv, Kete Zylo, NE SYMPHONY SPACE, SIMFONI SHQIPTARE

Një arbëreshe në Ditën e parë të shkollës shqipe”Alba Life”

October 1, 2017 by dgreca

1 qemali okArbëreshja Elena Busciacco midis nxënësve në ditën e parë të shkollës Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York/3 shkolla ok 1

Mesazhi: Mësojeni Gjuhën Shqipe, mos e harroni kurrë, sespe vetëm Gjuha dhe Flamuri na lidh së bashku si SKIPTARË./

4 shkolla 4 Nga Keze Kozeta Zylo/

Shkolla Shqipe “Alba Life”, New York priti krahëhapur nxënësit e saj në mjediset e shkollave publike si në Brooklyn në P.S. 205, në Staten Island, P.S. 9 dhe sëshpejti javën tjetër do të hapet dhe në Queens, 66-56 Forest Avenue.

1 ok shkollaIshte një javë e bukur shqiptare mbushur me cicërima shqip nga fëmijët shqiptarë në Amerikë, që edhe pse janë lindur dhe po rriten jashtë Atdheut të të parëve të tyre ata me abetare në duar ulen plot kënaqësi dhe dashuri pranë bangave të shkollës për të mësuar Shqip…

Mundet që vetëm ky paragraf do të mjaftonte për të gjithë lexuesit dhe dashamirësit e shkollave shqipe që të bëhen akoma më shumë përpjekje dhe punë kualifikuese në diasporë për ta përhapur gati si lajm hyjnor se kudo ku frymojnë shqiptarë në çdo cep të globit të ketë shkolla shqipe.

Dita e premte në Brooklyn dhe e shtuna në Staten Island ishin ditë plot shkëlqim, ishin ditë diellore mëmëdheu me shkronja shqip si rreze plot dritë dhe ngrohtësi.

Nxënësit e të dy shkollave u mirëpritën nga mësueset e talentuara dhe të kualifikuara si Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Thaqi dhe asistentet e tyre që ju falin aq shumëdashuri dhe përkushtim për mësimin e gjuhës shqipe.

Dita e parë e mësimit pë këdo që ka qenë në shkollë ngelet përgjithmonë në kujtesë të nxënësve.  Është tejet prekëse për ne mësuesit, kur shikon nxënësit e vjetër si takohen me njeri tjetrin dhe si shkëmbejnë përvojat e tyre pas pushimeve të verës.  Ndonëse disa prej tyre mund të flasin gjysma shqip dhe gjysma anglisht, por ajo që të ngelet në mendje është kur ndonjë nxënës që mund të jetë më i vjetri ju thotë plot dashamirësi: “Flisni Shqip se kjo këtu është Shkollë Shqipe!

Ata prezantohen me njeri tjetrin dhe ndërkohë kujdesen për më të rinjtë që zakonisht janë dhe më të vegjël.  Prej të vegjëlve ka që mund të derdhin lot dhe i duan mamatë e tyre pranë bangave, por është befasuese se si ata miqësohen aq shpejt me njeri tjetrin dhe mezi presin që të vije dita e Shkollës Shqipe.  Më lejoni qe t’ju sjelle vetëm një shembull nga përvoja ime e gjatë midis dy kontinenteve:  Kur Jaedin Safet Doci erdhi para 3 vjetësh në shkollë, ditët e para ai vetëm qante, i skuqej lëkura e bardhë dhe sytë e bukur nga trishtimi qe ndahej me mamin, nuk donte të shkruante, nuk donte të fliste fare me njeri, por pas dy javësh ai u miqësua shpejt.  Qysh prej atëhere ai nuk do të ndahet kurrë.  Çdo të shtunë i kujton prindërit se duhet të vete në shkollën shqipe se më pret mësuese e dashur Entela si dhe shokët dhe shoqet e shkollës.  Ai disa herë ka qenë Flamurtari i Shkollës në aktivetet e radhës.  Ka dhe shumë shembuj të tjerë, që medoemos një ditë do të jenë në librin e Shkollës Shqipe në Diasporë…

Shumë prej tyre gëzohen kur sjellin nxënës të rinj në shkollë.  Ja tha Rilindi i cili ka ardhur qysh 5 vjeç në shkollë, -Mësuese Kozeta ky nxënësi që kam në krah është vëllai im Dielloni dhe do mësojë Shqip.  Shkova e përqafova plot dashuri dhe i thashë se ti do ta mësosh shumë shpejt shqipen se ke dhe vëllain që do të ndihmojë…

Arbëreshja Elena që emocionoi me fjalën e saj të gjithë të pranishmit në ditën e hapjes së Shkollës Shqipe

Kishte kohe që Arbëreshja Elena Busciacco kishte shprehur dëshirën e zjarrtë të vinte pranë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Lidhja midis arbëreshes dhe TV “Alba Life” ka qenë mjaft impresionuese.  Arbëreshja me pasionin dhe dashurinë në gji ndër shekuj na gjeti nëpërmjet “Google” dhe ne me po atë zjarr dashurie iu përgjigjëm direkt duke udhëtuar disa orë për të shkuar në shtepinë e saj në Pennsylvannia dhe për ta sjellë pranë shqiptarëve portretin e saj aq të bukur.

Ç’udhetim i bukur ishte!  Që ditën e parë të takimit tha se kur të fillojë shkolla shqipe dua të jem prezente për t’i takuar nxënësit dhe mësuesit. Ajo fliste dhe në kokë më endeshin fytyrat e bukura ëngjëllore të nxënësve se si do ta mirëpresnin arbëreshen ku dikush mund të recitonte si: Shkollën Shqipe e kam jetë, më jep krah më bën me fletë, për Atdheun më mëson, ta kem në zemër përgjithmonë!

Themeluesi dhe drejtori i shkollës “Shqipe “Alba Life” iu ka uruar mirëseardhjen të gjithë nxënësve, mësueseve dhe prindërve dhe një falënderim të veçantë iu ka dhënë nxënësve të rinj që u ulën për herë të parë në bangat e shkollës.

Pasi prezantoi shkurtimisht programin që do te ndiqet gjate vitit akademik mësimor 2017-2018 ai tha se sot në ditën e parë të shkollës kemi një surprizë të bukur për Ju të gjithë.  Midis nesh ndodhet arbëreshja Elena Busciacco e cila do t’ju përshëndesë të gjithëve.  Në klasë ra një heshtje kurioziteti dhe ndonjë prind shprehu Wow, ç’emocion!…  Ndërkohë nxënësja e porsa regjistruar Vesa me mama amerikane dhe baba shqiptar si dhe Emma i dhuruan një buqetë me trëndafila të kuq në shenjë mirëseardhje dhe mirënjohje të pakufishme për ruajtjen e Gjuhës Shqipe.

Arbëreshja e bukur Busciacco e cila kishte ardhur me bashkëshortin e saj fisnik z.Hany Farah dhe vajzën e saj Sara i falënderoi pamasë të gjithë të pranishmit që ndodheshin në klasë dhe e filloi përshëndetjen shqip në dialektin arbëresh:  “Mirë se keni ardhur motra dhe vëllezër Skiptarë!  Unë jam shumë e gëzuar që ndodhem pranë jush se ju jeni gjaku im.  Une vij nga katundet arbëreshe në Itali dhe sjellë zërin dhe përshëndetjet e të gjithë arbëreshëve të 50 katundeve në Kalabri që ju jeni ulur pranë bangave të shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë e hapur nga vëllai im SKIPTAR, Qemal Zylo dhe familja e tij.  Arbëreshët kanë më shumë se 500 vjet që nuk e kanë harruar Gjuhën Shqipe sepse ata u betuan me njeri tjetrin dhe vazhduan porosinë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut: “Qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat”.

Ne gjithmonë në Arbëri në Itali kemi qëndruar të bashkuar dhe kështu do të jemi përgjithmonë.  Mësojeni gjuhën Shqipe, mos e harroni kurrë, sespe vetëm Gjuha dhe Flamuri na lidh sëbashku si SKIPTARË.

Fjala e saj u mirëprit me duartrokitje dhe emocione të fuqishme, fjala e saj ishte jehonë e largët e shqiptarëve të ikur nga luftërat, regjimet, varfëia, por edhe pse të larguar nga trojet e tyre, ata nuk e kanë harruar kurrë Arbërinë…  Dëshmi e gjallë është arbëreshja Elena me rrënjë shumëshekullore shqiptare me rrënjë që s’do të shkulen kurrë sa të ketë frymë shqiptari mbi dhe…

Disa nxënës më të vjetër përshëndetën me recitime të ndryshme si Arsi Muda, Lisa Pilku etj si dhe demonsturan ushtrime gjimnastikore për të krijuar një atmospherë festive në ditën e parë të hapjes së shkollës shqipe.

Arbëreshja pas perfundimit te mësimit u takua me të gjithë me plot dashuri.  Fjala e saj impresionoi të gjithë të pranishmit, pasi ardhja e saj ishte burim frymëzimi, ishte palcë dashurie për Gjuhën Shqipe.

Prindi i shkollës shqipe, një burrë atdhetar Safet Doci që ka djalë Jaedin kur e pyeti se si e ka emrin vajza, Elena iu përgjigj se ne vajzës në Arbëri i themi “Vasha”, dhe vasha ime e ka emrin Sara.  Të gjithë duartrokitën, ishte nje shenjë respekti dhe dashurie për motrën e tyre arbëreshe Elena.

Dita e parë e shkollës Shqipe kaloi ne një atmospherë festive të bukur dhe me plot mbresa nga takimi me arbëreshen Elena, nga takimi me rrënjët e thella shqiptare mbi 500 vjeçare në Arbëri të Italisë.

30 shtator, 2017

Staten Island, New York

Filed Under: Emigracion Tagged With: ​Elena​ ​Busciacco, Kete Zylo, shkolla Alba Life

Një ditë plot mbresa me Pastorin amerikan Steve Galegor në Staten Island

August 21, 2017 by dgreca

1 ok Prifti“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…/
1 grateNga Keze Kozeta Zylo/

1 ne tavolinePastori amerikan Steve Galegor ky Bir i Perëndisë ka dekada që punon dhe ndihmon me vepra mjaft shqiptarë kudo ku jetojnë.  Fal shqipes së kulluar që e flet më mire se mjaft shqiptarë ku mjerisht shumë prej tyre nuk e flasin fare, harruar rrugëve të çakërdisura të mergimit, Steve është bërë një emër i njohur në komunitetin shqiptaro amerikan, por jo vetëm këtu, por edhe brenda trojeve shqiptare. 3 vajzat

Për pastorin Steve Galegor cilido shqiptar që e ka takuar dhe që e njeh personalisht flasin fjalë miradie, ngase ai e ka treguar atë vetëm me punë të vazhdueshme dhe kualitative.

E shtuna duhet të jetë shumë qetësuese me tha zonja Demiraj dhe kjo vazhdoi zonja Likollari kryhet më së miri kur mblidhemi së bashku si motra e vëllezër ja si dita e sotme ku protagonist kryesor është Pastori Galegor.

1 qemali perp stev

Mr. Galegor së bashku me bashkëshorten e tij një ëngjëllore Perëndie dhe djalin e dashur Calleb shtronin dhe përgatisnin tryezën plot shije e kulturë shqiptare.  Mishrat e pjekur në BBQ, byreqet e përgatitura nga amvisat shqiptare kundërrmonin dhe ngacmonin shqisat për t’u ulur pranë tryezës dhe për të biseduar dhe kuvenduar së bashku.1 steve

Në këto ushqime nuk mungonte dhe sallata jeshile me djathë kaçkavall shqiptar sjellë nga çifti Laçaj të cilët sapo ishin kthyer nga Mëmëdheu së bashku me aromën shqiptare.

Bakllavaja me petë të holla të përgatitura nga Arta dukej sikur tërhoqi më shumë për ta shijuar në një muzg perëndimi me pak fllad ishulli dhe një vallëzim të lehtë të gjetheve të pemëve të larta që me majat e tyre dukeshin sikur puthnin qiellin e kaltër.

Steve Galegor përshëndeti gjithë të pranishmit dhe iu uroi plot mirësi dhe dashuri mirëseardhjen e tyre.

Ai lexoi citime nga shkrimi i Shenjtë prej Apostullit Gjon një nga të dymbëdhjetët që zgjodhi Jezusi, i cili ndërmjet të tjerash solli dhe këtë citim për jetesën si:

“Çdo besimtar duhet të përkushtohet të bëjë pjesën e vet, si përgjithësisht ashtu dhe në shërbesë ndaj të tjerëve”…

Këto takime bëhen tejet te kendshme kur marrin pjesë dhe fëmijët të cilët përgatitën mjeshtërisht dhe fushën e volejbollit kur luajtën së bashku me më të rriturit.  Energjia pozitive e fëmijëve i mban dhe më të rinj prindërit dhe komunitetin ku jetojmë në se ne do të dimë t’i organizojmë dhe t’i ftojmë në të gjitha aktivitetet kulturore edukative që organizohen nga shoqata të ndryshme.

Shqiptarët në Staten Island kaluan një të shtunë të kendshme së bashku në këtë fund vere dhe që këto takime mbushen gjithmonë  me fllad dhe dashuri me aromë shqipëie organizuar nga amerikani që e ka në thelb të zemrës dashurinë e pakufishme për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Malin e Zi, Dibrën e Madhe dhe Çamërinë…

 

20 gusht, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kete Zylo, ne Staten island, Steve Galegor

Diaspora, Shkollat ship, Shteti Shqiptar Dhe Shteti i Kosovës

June 1, 2017 by dgreca

1 Kryeministri me brekusheNe Foto:Kryeministri me brekushe i Shqiperise…e do Diasporen vetem per show/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Dikur është thënë nga populli se: “U be zogu të mësojë klloçkën”, por sot eshte e kundërta zogu e mëson klloçkën në se ka filluar të “bëjë” vetëm glasa nëpër shalët me brekushe të zeza të liderit…Ndonëse shteti i Kosovës është shteti më i ri në botë, në lidhje me diasporën ka një program të qartë dhe produktiv. Le të ndalem vetëm në dy pika nevralgjike të Kombit:  Diaspora dhe Gjuha Shqipe, aty ku jam shumë e ndjeshme si një anëtare aktive e Diasporës…

Si vepron Kosova?

Kur intervistova ministrin e Diasporës z.Valon Murati në shkurt të këtij viti pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, New York ai pohoi me krenari se Diaspora e Kosovës ka të drejtën e votës. Ngela shumë e impresionuar!Kohët e fundit lexova njoftimin zyrtar nga komisioni qendror i zgjedhjeve që dhe Diaspora e Kosovës të marrë pjesë në votime!  Njoftimi është si më poshtë:“Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banor i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Si vepron kryeminstri shqiptar?

Kryeministri shqiptar që ka “zaptuar” çdo qelizë të Kombit tim del në TV-të shqiptare dhe thërret si:

“Ftoj të gjithë Diasporën të telefonojë prindër, të afërm, vjehrin, vjehrën, kunatën, kunatin, ish shokët dhe shoqet, ish drejtorat që keni pasur në punërat tuaja, ish gratë e ndara apo burrat e ndarë se edhe moDhern të mëdhenj jemi bërë duke u sfumuar familja, me një fjalë soj e sorollop vetëm që të votojnë për Edi Ramen dhe sahanlëpirësit e tij që jetojnë në lluks të shfrenuar…, paçka se fshihen nën jorganin e Partisë Socialiste…

Domethënë qënë rreshtin e parë Kryeministri ynë e ka përjashtuar Diasporën nga votimet, por që I duhet shumë të bashkëpunojë me të afërmit që jetojnë atje për të votuar kryeministrin…

Ç’mjerim!…

Gjuha Shqipe për të dy shtetet

Si vepron Kosova?

Ministria e Diasporës së Kosovës ka statistika se mësimin plotësues të Gjuhës shqipe e vijojnë rreth 30 mijë nxënës, me rreth 400 mësues që mbajnë mësimin në mbi 2 mijë paralele në gjithë botën, ku ka përqendrim të bashkatdhetarëve tanë dhe e ka progam te miratuar të veçantë për funksionimin e mësimit të Gjuhës Shqipe.

Si vepron Shqipëria?

Kur k/m Rama u takua pasi ishte zgjedhur në detyrë në Manhattan me anëtarë të Diaspores, Themeluesi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Qemal Zylo i cili kishte shkuar si producent i TV “Alba Life” për ta filmuar takimin e k/m Rama me Diasporën e pyeti se çfarë programi ka qeveria juaj për Shkollat Shqipe ne Diasporë?

K/M Rama pasi kruajti kokën si i zënë ngushtë tha:  “Ne do të hapim një kanal televiziv për Gjuhën Shqipe për fëmijët në Diasporë”…  Por Qemal Zylo iu pergjigj se:  “Kanali televiziv qe ju do të hapni nuk është CNN që të shikohet në gjithë botën, dhe fëmijët e lindur dhe rritur jashtë trojeve shqiptare e kanë shumë të vështirë për ta mësuar me kanalin tuaj televiziv… Duhen programe te detajuara, klasa mësimore, pajisje me libra, abetare, gjuhën shqipe,  etj, që të mësohet Gjuha Shqipe”…

Kaluan 4 vjet, jo vetëm që s’është hapur ndonjë kanal televiziv për Gjuhën Shqipe, por k/m Rama ka vetë probleme me Gjuhën Shqipe: Ai në rubrikën që ka hapur në statusin e tij në vend të fjalës shqipe “Përkujtim” vendos fjalën e huaj “Amarcord”, dhe kohët e fundit në rubrikën tjetër që ka hapur në vend të fjalës shqipe: “Kamera ime” e shkruan në gjuhë të huaj “My Camera”…, ose ne vend te fjales direkt shkruan “live”

Thuaj sa të duash, shkruaj sa të duash… përsëri e perseri vazhdojmë me kokëfortësinë që s’heqim kurrë dorë…

Mirë çdo gjë kombëtare e “zaptuat” por edhe Gjuhën Shqipe doni ta mohoni zoti kryeministër?

Si perfundim në dy pikat më nevralgjike të Kombit për Diasporën si Gjuha Shqipe dhe Vota e saj shteti i Kosovës si shteti më i ri në botë ka ecur më shumë se shteti shqiptar që ka 105 vjet, prandaj në këtë rast zogjtë kanë të drejtë të mësojnë klloçkën e cila ka filluar të “bëjë” vetëm gëlasa nëpër shalët me brekushe të zeza të liderit…

Fund maji, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: diaspora, Kete Zylo, Kryeminstri me brekushe, Shkolla shqipe

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT