Ja si mund të studjosh në SHBA/
Bisedë më studentin më të ri të bioteknologjisë në Harvard, djaloshin durrsak Kevin Shani/
Nga Shefqet Kërcelli/
Është një fakt që shqiptarët mund të jenë ndër popujt më arsimdashës në botë. Ata janë gati të bëjnë të pamundurën që fëmijët e tyre të arsimohen sa më mirë, jo vetëm në universitetet këtu në Shqipëri, por dhe jashtë vendit. Tashmë në universitetet perëndimore janë arësimuar dhe po vazhdojnë studimet mijëra djem e vajza nga Shqipëria, Kosova dhe viset e tjera shqiptare. Kjo gjeneratë është pasuria më e vyer e kombit shqiptar, ajo që do ti japë vizionin, strategjinë, drejtimin dhe frymëmarjen e duhur kombit tonë në të ardhmen. Ky brez i mirëarësimuar përfaqson denjësisht popullinin shqiptar në arenën ndërkombëtare dhe ka lozur rol kryesor në momentet e zhvillimet kryesore të tij. Pjesë e kësaj armate shqiptarësh që sakrifikon e përpiqet të arsimojë sa më mirë fëmijët e tyre janë dhe prindërit durrsakë Shani, zonja Lindita dhe zoti Mihal. Natyrisht cdo familje shqiptari një pjesë të kohës e kalon duke biseduar për të ardhmen e fëmijëve, mënyrat, mundësitë finaciare, shokët, miqtë që mund ti ndihmojnë në rrugën e dijes fëmijët e tyre. Shahinin vecse e kam koleg e kam dhe mik të vjetër. Ai shërben në Qëndrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare, si specialist i peshkimit. Një njeri i thjeshtë, i dashur e i repektuar nga të gjithë. Shpesh pij kafe me të. Kuptohet që një kohë të bisedës e kalojmë duke folur për arsimimin dhe perspektivën e fëmijëve. Ai më modesti më tregon se si djali i madh Kevini, në sajë të studimit sistematik, këmbënguljes e inteligjencës vetiake kishte arritur të fitojë bursë në universitetin prestigjioz të Harvardit. Më bëri përshtypje ecuria e djaloshit durrsak dhe dashuria e prindërve të tij për arsimin, ndaj i kërkova Shahinit, një takim me Kevinin gjatë kohës së pushimeve, kur ai ndodhej në Durrës. Kevini kishte mbi një vit pa ardhur në Shqipëri dhe kohën e kishte shumë të kufizuar. Në këto raste s’di ctë bësh më parë, të cmallesh me prindërit dhe familjen, të takosh shokët e fëmijërisë dhe gjimnazit, të kryesh vizita mjekësore, sidomos ato tek dentisiti, për arësye të cmimit këtu në Shqipëri, etj? Më vinte keq që t’ja merrja kohën Kevinit, në ato pak ditë që qëndroi në Durrës. Gjithsesi dy ditë para se të largohej pimë një kafe tek kafe“Fly”. Kisha dëgjuar për rezultatet dhe pasionin e tij në shkencat ekzakte dhe pamja e Kevinit ma vërtetoi më së miri këtë. Një djalosh i ciltër, me një fytyrë të pastër, me sy të mprehtë e të zgjuar, cdo shqisë e këtij djaloshi shprehte dije, intelektual i lindur. Këtë ndjesi ma krijoi Kevini që në pamje të parë. Në cast mendova vështirësitë dhe sakrificat e familjes Shani, për të arsimuar në mënyrë ekselente fëmijët e tyre, vështirësi të cilat i kam kaluar dhe unë si familje më parë. Kishim shumë gjëra të përbashkëta në këtë udhëtim të dijes e diturisë drejt universiteteve të SHBA. E urova më shpirt këtë djalosh të ri durrsak, që studjon për Bioteknologji në Universitetin me emër në botë. Madje është i pari shqiptar që studjon në këtë degë të vështirë, pasi programi universitar ka bazë shkencat ekzakte.{Matematikë, Fizikë, Kimi}. Por Kevini po e përballon më së miri, pasi ai deri sa të mbrrinte këtu ka studjuar sistematikisht për vite me radhë. Shpejt biseda rrodhi normalisht, dukej sikur njiheshim prej kohësh. I kërkova të më tregonte dicka për shkollimin e tij, hapat që kishte hedhur për të arritur deri këtu. Përgjithësisht këta tipa e kanë të vështirë të flasin për veten, më tepër flasin rezultatet e tyre në jetë. Talenti dhe aftësitë e Kevinit u shfaqën që në arësimin fillor tek shkolla “Jusuf Puka”, ish “Dalip Tabaku”. Durrës. Matematika dhe anglishtja u bënë dy lëndët më të preferuara të Kevinit. Nga 9-vjecarja në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Kevini studjoi jo vetëm programin e detyruar, por dhe autodidakt, herë pas herë dhe kurse të vecanta për të thelluar njohuritë e mara. Nga 2005 deri më 2014, ai ka marrë pjesë në të gjitha olimpiadat e matematikës të zhvilluara në rreth apo në shkallë vendi, në të cilat herë pas here ka fituar dhe cmime. Pamvarësisht se nëna e Kevinit, Lindita, është mësuese tek gjimnazi “Gjergj Kastrioti”, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për favorizim në nota. Kam dashur të di njohuritë e mija reale në cdo lëndë, thotë Kevini. Por në ecurinë time patjetër kanë ndikuar të gjithë mësuesit e mi nga fillorja deri në gjimnaz dhe punën parapregatitore për universitetet e SHBA. Shpesh, kur kam kohë të lirë këtu në Harvard, kujtoj me respekt mësuesen time të fillores Liljanën, gjithashtu shpreh mirënjohjen për mësuesët e gjimnazit, Niko Bllani, Afërdita Mataj, por dhe zonjën Teuta Domi, që më ndihmuan në përgatitjen e zotërimin e matematikës, fizikës, por dhe provimeve specifike SAT dhe TOEFL. Një punë sistematike disavjecare në matematikë, fizikë, kimi, anglisht, më ndihmuan të fitoj pikët e duhura në TOEFL dhe SAT, shpjegon Kevini. Por, nuk kishte gëzim më të madh për mua, kur në ato ditë qershori 2014, më erdhi lajmi i mrekullueshëm, kisha fituar bursë për bioteknologji në Harvard!? U cuam të gjithë më këmbë, atmosferë feste dhe gëzimi mbretëroi që nga ajo ditë në shtëpinë tonë. Natyrisht unë kisha aplikuar dhe në universitete të tjera, prisnim dhe përgjigje, por Harvardi i vulosi të gjitha. Ëndrra ime u realizua, ma vlerësoi mundin tim e prindërve të mi zoti, dhe nga ai cast më mbërthyen ethet e përgatitjes drejt auditoreve të këtij universiteti elitar, më thotë Kevini, ndërsa i shkëqenin sytë, sa herë e kujtonte këtë ngjarje. E kush si ëndëron këto universitete?! por fitimtari është ai që këmbëngul, studjon, sakrifikon, heq dicka nga kënaqësitë meskine të moshës apo rutina e përditëshme e kafesë që ka mbërthyer një pjesë të të rinjve tanë. Kështu në gusht të vitit 2014, djaloshi durrsak me valixhet në krahë, me plot ëndrra e dëshira ju drejtua auditoreve të Harvardit. “Unë e kam filluar vitin akademik më 21 gusht 2014 si pjesë e “Freshmen International Program”, një program orientues për studentët jo-amerikanë, ku si bazë kishte njohjen dhe përvetsimin e kulturës amerikane, si të përshtatemi me jetën akademike në kolegjet në Amerikë, anglishtja, shkrimi akademik, përgatitjet e dokumentave, etj”, tregon Kevini për ditët e para të studimit. Sigurisht që fillimi ka dhe vështirësitë e veta, nuk është e lehtë të orientohesh me ambiente dhe kampusin e këtij universiteti gjigand, vijon Kevini. Edhe pse shumë mirë i organizuar, për një student nga një vend tepër i vogël, gjetja e sallave të leksioneve ishte një problem më vete. Me pas vinte asimilimi i kulturës amerikane dhe përshtatja me një trupë studentore të përbërë nga studentë prej 40 vendeve të botës, plus kultura e punës, mungesa e kohës, faktorët social, pjekuria, etj. Normale, që edhe anglishtja nuk qe e thjeshtë, pasi unë nuk kisha studiuar kurrë në anglisht në një nivel akademik. Pyetjes sime se, cfarë këshëllon për të rinjtë dhe të rejat shqiptare që duan të studjojnë në SHBA, Kevini ju përgjigj kështu: Këshilla ime është që të fillojnë përgatitjen për provimet e SAT dhe TOEFL, sa më herët të jetë e mundur, të investojnë në mësimin e anglishtes që në klasat fillore, të pyesin sa më shumë studentë që po vazhdojne aktualisht jashtë vendit dhe që kanë përfunduar ato. Mund ti informoj dhe për dicka të rëndësishme: Unë dhe disa studentë të tjerë shqiptarë këtu në SHBA, kemi ndërmarrë një nismë për të ndihmuar bashkëkombasit tanë për të studiuar jashtë vendit në shkolla elitare internacionale, ashtu si dhe ne. Ne kemi krijuar një faqe në FB, në mënyrë që cdo nxënës, mësues ose prind të këtë mundësinë të na kontaktojë lehtësisht. Kjo nismë është mënyra jonë e të kontribuarit në zhvillimin e kombit tonë, duke i dhënë mundësinë nxënësve të talentuar të vendit tonë të aplikojnë për të marrë një edukim elitar dhe të bëhen lidera njësh të së ardhmes. Për më shumë info shihni faqen “Discipuli Aquilae” në adresën: https://www.facebook.com/daquilae/. Duke i kërkuar një mendim se cdo të thotë të studjosh në SHBA? Inxhinjeri i ardhshëm bioteknolog u shpreh se, për mua të studioj në SHBA, është një ndër mundësitë më të mëdha që më është dhënë në jetë. Ndaj po punoj fort t’i marr të gjitha frytet në sajë të një vullneti të hekurt dhe dashurisë për arsimin.
Në të ardhmen kam dëshirë të vazhdoj shkollën a mjekesisë, por më parë dua të punoj në fushën e bioinxhinierisë, shkurt në kërkimin shkencor. I urova dhe njëherë suksese e fat, të parit inxhinjer bioteknolog shqiptar në Harvard, ndërsa vlerësova djersën dhe sakrificat e familjes Shani. Mbështetur dhe në përvojën personale familjare të arësimimit të fëmijëve të mi në SHBA, gjykoj se hapat e hedhura nga Kevini kanë qenë të matura dhe rezultativë. Bashkë me fëmijët e mi kemi konsultuar vullnetarisht mbi 40 të rinj e të reja shqiptarë për mënyrën e arësimimit në universitetet e SHBA. Mjaft prej tyre kanë ecur në rrugën e duhur. Ashtu si ka ecur Kevini, kuptohet që arësimimi në universitetet amerikane ka vështirësitë e veta, kërkon dije, punë sistematike në zotërimin e programit arësimor dhe përgatitje shtesë në anglishte dhe matematikë. Kuptohet që shqiptaro-amerikanët e dinë më mirë këtë. Gjatë vizitave në SHBA kam konstatuar përvoja të mira e të këqija në këtë fushë. Krahas përgatitjes serioze në SAT, GREE e TOEFL duhet dhe mbështetja financiare. Kur më pyesnin miqtë amerikanë se si e përballojnë shqiptarët arësimimin e fëmijëve në SHBA, ja u ktheja, ne për arësimimin e fëmijëve sakrifikojmë shumë, punojmë shumë, bëjmë një jetë të thjeshtë, madje mund të shesim dhe shtëpinë. Po, ka shumë shqiptarë që e bëjnë këtë në emër të dijes, të një formimi cilësor e profesional të fëmijëve të tyre. Kjo është ana më e mirë e karakterit e vlerave të shqiptarit. Kështu shqiptarët përfaqësohen si qyetarë të denjë në shoqërinë amerikane dhe kudo në botë. Nga modeli i kësaj shtrese të shqiptarëve, duhet të marin shembull dhe pjesa tjetër e shoqërisë sonë. Bazuar në përvojën e djaloshit Kevin, themi se eksperienca e tij personale është një mënyrë se sic do i ri shqiptar mund të studjojë në SHBA e gjetkë. Kuptohet që këto janë përpjekje personale dhe familjare të cilat gërshetohen me dicka tjetër. Pasi në Shqipëri, ka dhe një punë të organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë për këtë qëllim. Kështu ka dy vjet që në vendin tonë funksionon Qendra Informative e Arsimit Amerikan, {Education USA Advising center in Albania}, ku të gjithë studentët shqiptarë që kërkojnë të vazhdojnë studimet në SHBA, mund të marin informacionin falas. {Gazeta“Dielli” e ka përcjellë në kohë lajmin e hapjes së këtij institucioni arësimor}. Kjo qendër ndodhet pranë universitetit “Marin Barleti” dhe mundëson këto informacione: përzgjedhjen e institucionit më të përshtatshëm për arësimim, njohje me kriteret e pranimit për fusha të ndryshme studimi, orientim për testet {TOEFL, GREE, GMAT, SAT, GED, ACT}, etc, testim të gjuhës angleze, mbështetje financiare dhe mundësi bursimi, informim mbi jetën sociale dhe kulturore në USA, etc. Gjithashtu vetë ambasada e SHBA, në bashkëpunim me këtë qendër, me Këndin amerikan në Vlorë, Tiranë, Kukës, me universitete publike e jopublike, shkolla të mesme, etj. ka zhvilluar disa aktivitete promovuese për njohjen e të rinjve shqiptarë me universitetet e SHBA, mundësitë dhe avantazhet e arësimimit në to. Psh. në Panairin e 18-të Kombëtar të Librit, Ambasada Amerikane në Tiranë hapi zyrtarisht stendën e saj. Gjatë ditëve të panairit, Zëvendës Ambasadori David Muniz, i shoqëruar nga Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts, nisën aktivitetet e Ambasadës me një bashkëbisedim të hapur mbi arsimin në Shtetet e Bashkuara dhe rëndësinë e librave për të ardhmen e brezit të ri. Z.Muniz i falenderoi studentët për vizitën në Panair, si dhe ju përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve për punën si diplomat në Shqipëri. Po ashtu spikati aktiviteti i Javës Ndërkombëtare të Arsimit, i organizuar nga ambasada e SHBA. Tema e këtij viti “Mundësi për të Gjithë” u theksua nëpërmjet aktiviteteve me nxënës së Medresesë së Tiranës, Qendrës Romani Baxt, Shkollës Bajram Curri, Institutit e Nxënësve që nuk shikojnë, Institutit e Nxënësve që nuk dëgjojnë, Shkollës Ndërkombëtare të Tiranës, Kolegjit “Turgut Ozal” në Tiranë, Panairin Virtual të Kolegjeve Amerikane, etj. Në këto aktivitete, specialistja për programet e shkëmbimit dhe këshilltarja pranë EducationUSA, prezantuan para një publiku të përbërë nga prindër, nxënës dhe studentë sistemin e Arsimit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe mënyrën si është i organizuar, dallimi ndërmjet kolegjit dhe universitetit, universiteteve publike dhe private, diplomat që japin, kostot dhe mundësitë për bursa. Ato shpjeguan procedurat e transferimit nga një universitet shqiptar në një amerikan, provimet e detyruara, dhe procesin e aplikimit. Një aktivitet me vlerë ishte dhe ai i zhvilluar në Këndin Amerikan në Vlorë. Këtu, koordinatorja rajonale e këshillimit për arsimin Cheryl Francisconi dhe dy këshilltaret për arsimin e lartë në Amerikë u takuan me një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Ali Demi” dhe bënë një prezantim mbi mundësitë e arsimit në Shtetet e Bashkuara, bursat dhe se si të kërkojmë për universitetin e duhur. Ndërkohë dhe zyra e konsullit amerikan në Tiranë ka disa kohë që ka hapur rubrikën, Pyet Këshilltarin – A keni pyetje për arsimin në Shtetet e Bashkuara? Këtu koordinatorja Rajonale për Këshillimin mbi Arsimin, si dhe këshilltaret e EducationUSA shpjegojnë si të aplikoni në një universitet amerikan, çfarë testimesh të kryeni, mundësitë për bursa, procedurat e vizës studentore, dhe shumë të tjera. Postoni pyetjen tuaj në linkun, Qendra Informative e Arsimit Amerikan në Shqipëri (EDUSA-UMB) Për të mësuar më shumë për këshillimin akademik për studime në Amerikë, ju lutemi vizitoni http://www.educationusa.al. Natyrisht krahas përpjekjeve familjare të sipërpërmendura, ka raste që dhe në univeristete publike shqiptare, pedagogë të vecantë ofrojnë konsulencë falas për të studjuar në universitetet e SHBA. Një rast që duhet inkurajuar, është ai i pedagoges së anglishtes në Universitetin “FAN NOLI”, Korcë, zonja Alda Jashari {Cicko}, e cila ka informacionin e duhur për të sqaruar cdo person, se si mund të studjojë në SHBA? Është një fakt që shteti amerikan por dhe universitetet në SHBA, nuk mund t’ju japë të gjithëve bursë, pjesa tjetër e shpenzimeve duhet mbuluar nga vetë personi, mundësi të cilën nuk e ka kushdo. Dhe shteti shqiptar duhet të bëjë dicka në këtë drejtim. Gjatë vizitave në disa universitete në Pittsburgh, New York, Ilinois, Conecticat, etj, pashë dhjetra studentë nga India dhe Kina. Me sa u informova studimet e tyre i financonte vetë shteti. Përballë kërkesave për teknologji të lartë, inovacione, formim tekniko-shkencor dhe sfidave të ekonomisë, këto shtete kishin gjetur këto zgjidhje. Jo se në Indi dhe Kinë s’ka universitete, por diplomimin e një mase të gjerë të rinjsh në universitetet amerikane, qeveritë kineze dhe indiane e quanin domosdoshmëri. Dhe shteti shqiptar përballë evazionin universitar, sa të harxhojë para për universitete të paakredituar, nivelit të së cilëve s’di cfarë emri ti vë, mirë do ishte që të financonte studentë të talentuar si gurë themeli për të ardhmen e vendit. Por dhe kompani të fuqishme që duan kuadro me nivel të lartë kualifikimi duhet ta shohin këtë mundësi. Teknologjia e re, perspektiva e zhvillimit ekonomik të vendit, por dhe stafi pedagogjik i universiteteve tona, kërkojnë kuadro të arësimuar në këto universitete. Mos e gënjejmë veten. Pak dhe saktë. Kuptohet që ata që fitojnë bursa nga shteti shqiptar, janë të detyruar të kthehen me ligj në Shqipëri, ndërsa ai që shkon me djersën dhe punën e tij, vështirë. Në Shqipëri ende s’ka kompani që të paguajnë persona që janë diplomuar në Harvard apo Carnegie Mellon, që janë akredituar të parët në shkallë globale për shkenca sociale dhe inxhinjerike. Akoma më keq ti vlerësosh e krahasosh këto kualitete me militantë partiakë me diplomë në administratën tonë shtetërore. Duhet strategji, kompleks politikash dhe kohë për këtë. Gjithsesi rruga e arësimimit të shqiptarëve në SHBA, është vazhdim i një tradite shekullore, që nga shkollat e para shqiptaro-amerikane, produkti i të cilave është afirmuar qysh në rrënjët e shtetit shqiptar. Sot mundësitë dhe hapësirat janë të pakrahësueshme me atë të viteve më parë, kur ne nuk kishim as mardhënie diplomatike. Me sa kam parë Ambasada e SHBA, për të rinjtë që kanë fituar të drejtën e studimit në SHBA dhe që plotësojnë kushtet e studimit atje, s”kanë nxjerrë pengesë. Në mbyllje të këtij shkrimi i uroj dhe njëherë Kevinit suksese në rrugën e bioteknologjisë, si dhe gjithë studentëve shqiptarë në SHBA.