• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kjo natyra jonë

March 2, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Njeriu ngrihet e bie – herët a vonë – me të njëjtin intensitet (sa më lart, aq më fuqishëm rrëzohet).  E natyrëshmja në fund të fundit është e pashmangshme, ashtu si njeriu nuk mund t’i shmanget vetes dhe as llojit të vet.

Pse politika është sa e dashur aq e urryer –  jo vetëm në kohët tona – ka qenë kështu gjatë gjithë gjithë historisë  Njerezit braktisin profesionin (pas kaq vitesh përkushtimi) për t’u marrë me politike. Dhe të tjerë (jo vetëm cinikët e mllef-çliruesit) nuk lënë gjë pa thenë kundër politikanëve. Volteri për pak sa nuk thote se politika është prostitutë, duke e venë atë thjesht në vend të dytë pas kurvërisë (ndoshta për t’iu shmangur censurës). Dhe ky perceptim theket; sepse kur flitet per korrupsion, trafiqe te paligjshme, hetime, procedura penale, i dyshuari më i zakonshëm është  politikani.

Idea e përgjithshme prej epokash në qarkulim: politikani është i korruptuar, se çdo shkëlqim politik është rrezatim i bëmave të liga ose i kompromentimt  të besimit. Gjithashtu, politikani është emeruesi i përbashkët i shoqërisë (si i përzgjedhur prej saj). Dhe pyetja rrjedh: A mos është shoqëria që prodhon korrupsionin, dhe politikani bëhet “dhia e fajësimit,” ashtu si pakica shpërdoret nga shumica. Në se vetja në pasqyrë është iluzion, a mos është politika ky iluzioni i vetes?

Përsëri, ndoshta është në natyren e njeriut i cili pasi përpiqet për mireqenie dhe e arrin atë, fillon të rrëshqasë në gjendjen fillestare duke shkatërruar (sheshuar) çdo gjë në proces, si në udhën nga lindja, në rritje, e pastaj në vdekje. A është kulmi i suksesit a karrierës (marrja e një titulli a dekorate) guri i sinorit të fushës  së jetes, kulmi, ku pas tij (gurit) njeriut më pak këtej e tutje do t’i duhet të mendojë për veten e aq më pak për të tjerët? Përtej kufirit të aftësive a suksesit të tij, shtrihet trualli i suksesit së një tjetri.

Veprojnë, sillen ndryshe, veshin të tjera maska, karaktere, personalitete, ata që kurrë nuk kanë patur ose arritur diçka vetë, ose ato me të cilat mburren ua kanë falur të tjerët, ose i kanë zhvatur ose  marrë pa të drejtë. Këta njerëz pastaj përzihen me pronarë të ligjshëm të suksesit, duke krijuar një nivel të ri barazie dhe largojnë vemendjen nga ajo se si gjithçka filloi – iluzioni që krijojnë është si pamja e vetes në pasyrë, se çdo gjë filloi me ta dhe me ta duhet te mbaroje, kur pasqyra thyhet, asgjë më ekziston; mësim i hidhur që historia ka dhënë epokë pas epoke, brez pas brezi dhe megjithatë vazhdimisht mësim i panxënë, i përsëritshëm;  Gabimi dhe mos mësimi prej tij, mospërulesia në kulmin e suksesit, vetëshkatërrimi, nevoja për armiq për të shfryrë urrejten duket se të gjitha janë në natyrën tonë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Kjo natyra jonë

Artikujt e fundit

  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI
  • “E DREJTA ZAKONORE E ÇERMENIKËS. KANUNI I MUST BALLGJINIT” 
  • Retorika e Serbisë si agresion psikologjik: narrativa e rrezikshme e Aleksandar Vuçiçit në Ballkan
  • Çfarë “shteti” deshi Mehmet Ali pashë Misiri në luftën e tij kundër sulltanit osman?
  • 1939 / AUDREY SHAH : JU RRËFEJ TAKIMIN ME MBRETIN ZOG NË HOTEL RITZ (LONDËR)
  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT