• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Përse policia shqiptare nuk e ndalon Klemend Balilin ?

May 12, 2016 by dgreca

*Berisha: Klemend Balili është njeriu i Kokëdhimës/

Klemend Balili vazhdon të mbajë detyrën e kreut të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë edhe pse emri i tij figuron në dokumentat e policisë greke si kreu i një rrjeti të madh narkotrafikantësh dhe është i shpallur në kërkim në Greqi.

I cilësuar “si baroni i drogës” në Ballkan, ai konsiderohet si organizatori i dërgimit të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria në Greqi. 700 kilogram marijuanë u sekuestruan në një operacion të tre ditëve më parë në Zakynthos, ku ranë në pranga 15 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë dhe 10 grekë.

Përgjimet e policisë greke dhe zyrës së DEA –s në ambasadën amerikane në Athinë, kanë zbuluar komunikimet e tij me anëtarët e rrjetiti. “Mos u shqetësoni. Në qoftë se ju kapin, unë do t’ju paguaj avokatët. Do të kujdesem për familjet tuaja”, u thotë ai personave që po kryenin trafikun e 700 kg marijuanë.

BIRN zbuloi dokumentin e policisë greke ku përmendet emri i Balilit. “Të akuzuar për shkelje të ligjit N433/13 për “lëndët narkotike” , ligjit 187 të kodit penal të “Organizatave Kriminale” dhe të nenit 8 Kod Penal “Krimet e kryera në shtetin fqinj” të akuzuar por jo të arrestuar janë tre persona, ndër ta dhe Klemend Balili i Sabaudinit dhe Nazes lindur në 20/03/72 në Shqipëri dhe banues në Sarandë për shkeljet e mësipërme”, shkruhet në dokumentet e policisë greke.

Por edhe pse policia greke e ka shpallur në kërkim si kryesorin e rrjetit, në Shqipëri ai lëviz i lirë dhe vazhdon të drejtojë Drejtorinë e Transportit Rrugor në Sarandë dhe të firmosë shkresa në emër të shtetit.

Policia e shtetit jo zyrtarisht ka deklaruar se nuk mundet ta arrestojë Balilin për shkak se nuk ka një kërkesë nga pala greke për ta arrestuar.

Këto deklarata janë të drejtuesve të policisë së shtetit, të bëra në formën e burimeve konfidenciale për media si Top Channel apo Shqiptarja.com.

Por policia e shtetit deklaroi zyrtarisht një ditë më parë se edhe ajo ka qenë e përfshirë në operacionin e madh antidrogë me policinë greke dhe DEA –n amerikane. Me këtë pohim ajo pranon se ka patur akses në informacionin e autoriteteve greke mbi shqiptarët që kryenin trafikun e drogës.

Po përse nuk vepron për ta arrestuar?

Sipas Shqiptarja.com policia i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda ta ndalojë Klemend Balilin, por nga prokuroria nuk ka patur asnjë përgjigje.

Ndërsa sipas Top Channel, fakti që emri i Balilit figuron në hetimet e policisë greke, “e detyron policinë shqiptare që të kërkojë një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Greqia për të kryer arrestimin e tij.”

Megjithatë, po TCH thotë se policia nuk mund të veprojë.  “Sipas të dhënave paraprake, hetimi mbi Balilin nuk e nxjerr atë të përfshirë në një trafik droge në Shqipëri,  pasi rezulton se vendi ynë ka shërbyer si korridor tranziti. Për këtë arsye, deri në këtë moment, sipas policisë shqiptare, Balili nuk mund të arrestohet vetëm nga të dhënat paraprake që policia shqiptare ka. Kjo, për të shmangur edhe problemet e mëvonshme juridike që mund të dalin në procesin gjyqësor nga avokatët e tij mbrojtës, argumenton policia. Balili është nën vëzhgim policor dhe me të mbërritur kërkersa për arrestim do të veprohet menjëher, shtojnë më tej burimet”, raporton ky televizion.

Arsyet se përse policia nuk po lëviz, sipas informacioneve që ajo u ka dhënë mediave jozyrtarisht, janë kontradiktore.

Nëse ka patur bashkëpunim në këtë operacion, ajo do të duhej të kishte vepruar tashmë me arrestime në Shqipëri, siç ka ndodhur në shumë raste të tjera të goditjeve të grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Partia Demokratike e ka akuzur Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si të lidhur direkt me Klemend Balilin, përmes të afërmve të tij në fisin Habilaj, në Vlorë. Dhe kjo, sipas PD, është arsyeja përse Balili vazhdon të mbrohet duke dhënë deklarata nga zyra tij në Drejtorinë e Transportit në Sarandë. Tahiri i ka hedhur poshtë akuzat. Ndërsa Balili mbetet i lirë dhe në detyrën shtetërore që i është ngarkuar që në vitin 2014, ndonëse PD e denoncoi në atë kohë si anëtarë të një bande të trafkut të drogës me Greqinë, të arrestuar së bashku me disa punonjës policie në vitin 2006.

Berisha: Klemend Balili është njeriu i Kokëdhimës

Sali Berisha thotë se Klemend Balili, i kërkuar nga drejtësia greke nën dyshimin se është kreu i një grupi të madh narkotrafikantësh, është njeriu i Koço Kokëdhimës në Sarandë. “E di e gjithë Saranda që ai është sivëllau i Kokëdhimës. Dhe si i tillë ai është sivëllau i Ramës”, deklaroi ish –kryeministri në parlament. Klemend Balili mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe sipas Berishës ai është emëruar në këtë post me mbëshetjen e Koço Kokëdhimës, i akuzuar disa herë për punësimet e militantëve dhe të njerëzve të afërt me të në administratën publike

/Lapsi.al

Filed Under: Analiza Tagged With: Klemend Balilin ?, nuk e ndalon, perse, policia shqiptare

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT