Aktivitet i Ambasadës së SHBA dhe Institutit për Demokraci e Ndërmjetësim me temë: “Aktivizimi rinor kundër korrupsionit”/
*Ambasadori Lu:Kohet po ndryshojnë. Politikanë të korruptuar, zyrtarë të qeverisë, gjykatës dhe prokurorë janë të frikësuar. A e dini prej kujt janë të frikësuar? Ata janë të frikësuar prej jush!/
Përktheu për “Dielli-in”, Herion Kërcelli/Në këtë aktivitet të zhvilluar më 2 maj, morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të qyteteve Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë.Seminarin e përshëndeti dhe Ambasadori Donald Lu, ku theksoi:
Të dashur nxënës dhe mësues,mirmëngjes!
Korrupsioni mbaron në një shoqëri, kur njerzit fillojnë të veprojnë, shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë.
Kur unë punoja në Kirgizstan 14 vjet më parë, studentët në shkolla dhe universitete përballeshin me probleme të tmerrshme me korrupsionin. Të gjithë duhet të paguanin për notat. Vetëm fëmijët e pasur mernin nota të mira, por nuk mësonin kurrë. Studentët normalë punonin fort, por mernin nota të këqija ose nuk diplomoheshin kurrë. Korrupsioni vidhte arsimimin e tyre.
Këta studentë thanë, “Mjaft! Jo më ! Mbaron me mua!” Ata formuan klube dhe firmosën deklarata që nuk do të lejojnë kurrë ryshfet për arsimimin e tyre. Mësuesit dhe drejtorët e shkollave u tërbuan. Ministria e Arsimit ishte në kaos.
Por, Presidenti i Kirgizstanit, Oscar Akayev, ishte një profesor i mëparshëm fizike. Ai e pa që ndryshimi po vinte dhe vendosi të mbështeste këtë lëvizje studentore. Madje, konstatoi se, ministrat e tij, rektorët dhe mësuesit punonin kundër studentave, Presidenti Akayev, shkoi universitet më universitet duke treguar solidaritetin e tij me studentët. Shpejt më shumë njerëz u bashkuan me lëvizjen. Kështu ata pak studentë të parë ndryshuan kursin e vendit të tyre. Ky është një model si ndodh ndryshimi. Unë dua tju falenderoj ju të gjithëve për punën e udhëheqjen që keni treguar për këtë problem në Shkodër, Kukës, Elbasan, Berat, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë. Gjithashtu falenderoj mësuesit tuaj të guximshëm për mbështetjen e tyre , Institutin për Demokraci e Ndërmjetësim dhe vecanërisht, zotin Shefqet Shyti, për vizionin dhe guximin e tij.
Kohet po ndryshojnë. Politikanë të korruptuar, zyrtarë të qeverisë, gjykatës dhe prokurorë janë të frikësuar. A e dini prej kujt janë të frikësuar? Ata janë të frikësuar prej jush!