• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FASLLI HALITI NE SOFREN E DIELLIT ME”TROKITJE” & “KOKA, PA KOKA”

August 4, 2017 by dgreca

2Faslli-haliti-188x300

Portret i poetit Faslli HALITI- Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»/

NGA FASLLI HALITI/
TROKITJE

I.

Tak,
Tak. tak,
Trokitje…
Po trokasin.
Le të trokasin…,
Le të trokasin atje pas derës,
Mes breshrit, llohës, indiferencës,
Mes borës, stuhisë, shkretëtirave, shkurreve, erës.

II.

Lehje.
Po lehin.
Leri
Të lehin!
Po nuhasin.
Lëri të nuhasin.
Plehrat do nuhasin, bajgat,
Hajdutët, grapësit, hajnat, killerët,
Hajdutët,
Hajnat
Po vjedhin.
Lëri të vjedhin…
Tek ti
Tek unë
S’kanë ç’të vjedhin,
S’kanë ç’të marrin nga ne ata?
S’kanë ç’të klepsin klepsokratët
S’kanë ç’të vjedhin ku nuk ka.

III.

Krisma.
Dëgjohen
Krisma.
Dëgjohen të shtëna.
Ç’i dëgjon krismat, të shtënat;
Kundër njëri-tjetrin shtien,
Me njëri -tjetrin e kanë;
Me Kallash
Pistoleta
«TT»
Vriten
Mes  tyre.
Për një copëz tokë vriten,
Për një dekolte, për një minifund zyre.

  1. Britma.
    Sharje,
    Grushte, kacafytje si qentë
    Kafeneneve , trotuareve,
    Në parlament.

VI.

Lëri
Të bërtasin,
Lëri të grinden,
Lëri të hahen tepistët,
Leri të shahen mes tyre,
T’i thyejnë  turinjtë, nofullat njeri-tjetrit,
Sidomos atyre që kanë vjedhur me trena, furgona:
Që kanë grabitur fusha, kodra, troje, toka bregdetare.
Leri të shahen mes tyre deputetët, partiakët,
T’i thyejnë turinjtë njeri-tjetrit
Hundët prej pinoku që zgjaten
Që shkurtohen
Sipas
Gënjeshtrave të tyre
Kilometrike
Imcake
Milimetrike,
Hundët
E përpjeta,
Sidomos atyre
Që kanë ndërtuar vila
Bregdeteve, botës anembanë:
Në Londër, Paris,
Amerikë,
Spanjë,
Në bregdetin limitrof italian…!

VII.

Të vjedhurit, pronarët,
Të grabiturit keq.
Po bëjnë
Padira me nerv pronari, fermeri
Në prokurori, në gjykatë,
Po bëjnë kallëzime
Po pajtojnë
Avokatë.
Po apelojnë gjer në Hagë…

***

Po vijnë paditësit plot bindje, nerv, besim.
Le të vijnë paditësit e grabitur,
Le të vinë,
Le të padisin
Prokurorët,
Hetuesit,
Gjyqtarët,
Thonjgjatët e gjyqësorit,
Avokatët, qeveritarët.

VIII.

Paditës!
Paditini kriptohajdutët,
Hajnat mes të ditës me diell,
Bëni kundër hajdutërisë
Kallëzime
Penale
Gjithë nerv.

Bëni
Padira
Të ashpra,
Besojuni gjyqtarëve
Me duar të pastra.

Besojuni prokurorëve
Gjyqtarëve
Që japin drejtësi

Edhe pse sot ata kërkohen me qiri…

Shtator 2015

***

KOKA, PA KOKA  

…. Ai

Zbulon kafka 

Edhe në fund të dheut

Po të jenë,

Poshtë nё thellësi.

Në fund të dheut gropos kokat

Kokat plot tru, plot mençuri. 

 

Kafkat i nderon si gjenesha

Edhe kafkën pa tru,

Kafkën mbushur me dhè,

Me 

Baltë

Ai e zbulon,

Edhe në fund të dheut e gjen,

Kurse kokat me tru s’i sheh dot me sy,

Edhe kokën e një gjeniu e përҫmon, e urren.

Para kafkave kockëkalbura

Përulet,

Bije 

Në gjunj,

Sidomos para kafkave

Pa sy,

Pa gjuhë;

Sidomos para kafkave

Të mbushura me baltë, pa tru.

Koka prej arkeologu e tij

Është  

Plot

Kokalla,

Plot brinjë,

Plot vertebra, skelete; 

Koka e tij është fare pa koka,

Mbushur plot kafka, listela brinjësh,

 Plot kokalle, klavikula , nofulla, plot kocka…

Koka e tij

       Plot tjegulla,

Poçe.

Tjegullat,

Dhe poçet i ruan

Me delikatesë në qelqnajë,

Porcelanet,

Fajancat, qelqurinat 

I nxjerr jashtë nga vitrinat,

I hedh në një qoshe bashkë me plehurinat…

Banor

I mbitokёs,

Njëherësh i nëndheut

Edhe një palo poçe, të zbuluar rastësisht,

E çmon mbi kokën suprbe tё Deas, Skënderbeut.

17 nëntor, 2008

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti"Trokitje, Koka pa Koka

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT