Shkruan:Dr. Sadik ELSHANI-Filadelfia/*
Me 28 gusht u nda nga kjo bote Akademik Mark Krasniqi, intelektuali dhe burri i rralle i Kosoves dhe gjithe Shqiptarise. Akademik Mark Krasniqi tere jeten, tere vepren e tij ia perkushtoi ceshtjes dhe idealeve kombetare ky ishte misioni fisnik e atdhetar i jetes se tij. Akademiku i nderuar ishte nje figure e ndritur poliedrike, njeri i gjithanshem. Ishte: gjeograf, etnograf, shkrimtar, pedagog, gazetar, perkthyes e se fundi edhe politikan. Se bashku me Esad Mekulin, Hivzi Sulejmanin, Idriz Ajetin, Anton Cetten, Skender Rizajn, Ali Hadrin e disa te tjere, perbejne brezin e pare te intelektualeve shqiptare te Kosoves, qe sikur vellau i madh ne familje, edhe keta e barten barren me te rende per ta arsimuar, edukuar popullin e Kosoves dhe ishin bartes te zhvillimeve te jetes kulturore, artistike e shkencore te Kosoves. Vepruan ne kushte tejet te veshtira, kur regjimi jugosllav, kupto serb, dhe aparati i tij famekeq i sigurimit, UDBja, po ushtronin nje trysni te padurueshme, nje terror mbi popullsine shqiptare te Kosoves dhe viseve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi, siq ishin Aksioni per mbledhjen e Armeve dhe shperngulja me dhune per ne Turqi, etj.
Edhe keta intelektuale i ndoqi fati i Kosoves, ne lekuren e tyre e perjetuan ate trysni te rende, ishin te perndjekur, te vezhguar e te kercenuar panderprere. Por kurre nuk e ndalen punen, perpjekjet, misionin e tyre per ta cuar perpara ceshtjen shqiptare, per ta mbrojtur te verteten dhe te drejtat historike te popullit tone, per ta emancipuar popullin tone. Dijetaret, shkencetaret, shkrimtaret e Kosoves si Mark Krasniqi me shoke, gjithmone i ka karakterizuar guximi intelektual e burreror.
Ata nuk e ndoqen rrugen e lehte e te beheshin servil te interesave serbomadhe, antishqiptare, por e ndoqen rrugen e veshtire, rrugen e nderit e te dinjitetit njerezor, rrugen e drejte per t’i sherbyer ceshtjes se Kosoves, popullit te Kosoves dhe interesave madhore kombetare. Si dikur Rilindesit tane mendjendritur, edhe ata i kishin ngarkuar vetes nje mision me te larte, qe t’ia ndriconin rruget e erreta e t’i prinin popullit, t’ia ngrenin fuqite prej gjumit sic do te shprehej poeti Esad Mekuli.
Se bashku me popullin e ndane fatin e Kosoves dhe Kosova ishte me fat qe ne castet kyce te historise se saj ne gjirin e saj kishte keta burra te medhenj. Shkencetarit, dijetarit, intelektualit nuk i ka hije qe t’i perkulet, t’i nenshtrohet injorantit, sado diktator qofte ai. Intelektualet e Kosoves kurre pa u perkulur, pa u lekundur, me fakte, me forcen e argumenteve shkencore i dolen zot popullit te vet. I tille ishte ai brez, i tille ishte Akademik Mark Krasniqi, i cili misheron vlerat tona kombetare, vlerat e intelektualit te pergatitur mire profesionalisht dhe te begatuar me virtytet me te mira njerezore. Kosova ka mbijetuar ate drame te tmerrshme historike fale qendreses heroike te popullit, por edhe fale perpjekjeve dhe angazhimit te intelektualeve qe permenda me lart. “Pesha e viteve te mia eshte pesha e popullit tim, i cili ka qene i roberuar ne kohen e sundimit te gjate otoman, ne kohen e kralit, persekutuar edhe ne kohen e Marshalit e te qeverise shoviniste te Serbise” eshte shprehur Mark Krasniqi ne nje interviste te dhene me 2012. Gjate jetes se tij, gjate punes se tij shumevjecare, Akademik Mark Krasniqi se bashku me koleget tjere kane edukuar breza te tere te intelektualeve, shkrimtareve, shkencetareve te rinj, te cilet, sikurse mesuesit e tyre edhe keta i kane sherbyer dhe jane duke i sherbyer Kosoves me perkushtim e besnikeri.
Mark Krasniqi ka lindur me 19 tetor, 1920 ne fshatin Gllavicice (Shengjon) afer Pejes. Shkollen fillore e kreu ne fshatin e lindjes, kurse gjimnazin me 1941 ne Prizren (te dyja ne gjuhen serbokroate). Ne vitet 1941 1943 ka studiuar letersine ne Universitetin e Padoves, e prej vitit 1946 1950 ka studiuar gjeografine e etnografine ne Universitetin e Beogradit. Me 1945 1946 ka qene gazetarredaktor i gazetes Rilindja ne Prizren, bashke me Esad Mekulin e Omer Cekrezin, kurse prej vitit 1947 1949 ka punuar ne Radio Beograd (Redaksia e emisioneve ne gjuhen shqipe) gazetar redaktor.
Ne vitet 1950 1961 ka punuar ne Akademine Serbe te Shkencave ne Beograd si asistent, pastaj bashkepunetor shkencor. Ka diplomuar me 1950 ne Beograd, kurse me 1960 ka doktoruar ne Universitetin e Lubjanea (Slloveni). Ne Beograd vazhdimisht e kane kercenuar, i kane bere shantazh, duke i kerkuar qe te behej bashkepunetor i UDBse, Mark Krasniqi kete e ka refuzuar kategorikisht. Po ashtu, sekretari gjeneral i Akademise Serbe, Petar Jovanoviq, i ka propozuar dhe ka insistuar qe ai ta merrte per teme te doktorates “shqiptarizimin e serbeve te Kosoves gjate shekujve nga trysnia turke e shqiptare”. Edhe kete Mark Krasniqi e ka refuzuar, duke i thene sekretarit se per kete teze nuk ka kurrefare fakte historike dhe se ai nuk eshte dele qe te shitet ne pazar. Ne vitet 1961 1981 ka qene profesor ne Universitetin e Prishtines, kur e kane larguar nga procesi mesimor, sepse ai nuk ka pranuar qe t’i denoje demonstratat e studenteve te vitit 1981. Ka qene disa here prodekan e dekan i Fakultetit Juridik Ekonomik. Ka qene nenkryetar e kryetar i Akademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves. Kryetar i pare i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves (1970) dhe kryetar i Partise Shqiptare Demokristiane te Kosoves (qe nga viti 1993). Ka qene edhe anetar me korrespodence i Akademise se Shkencave te Shqiperise. Ka botuar me se 35 libra shkencore, letrare, publicistike e tekste shkollore e universitare dhe ka perkthyer disa romane
e permbledhje poezishe nga serbokroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja ne gjuhen shqipe.
Disa nga veprat shkencore: “Gjurme e gjurmime” (1979) studime etnografikme, “Lugu i Baranit” (1985) monografi, “Rugova” (1987) monografi, “Nga gurra e tradites” studime etnografike, “Rrenjet tona etnike” (2001).
Disa nga veprat letrare: “Jehona e kohes” (1972), “Perrallat e gjyshit” (1953), “Dita e pare” (1956),
“Posta e porositun” (1959), “Lepuri analfabet” (1974), e shume te tjera.
Mark Krasniqi ka botuar edhe shume artikuj, punime shkencore e polemika dhe eshte paraqitur me kumtesa ne shume tubime shkencore ne ish Jugosllavi dhe tubime nderkombetare.
Per breza te tere te femijve shqipare ne Kosove dhe ne trojet tjera etnike, Mark Krasniqi eshte nje poet dhe shkrimtar shume i dashur. Ne veprat e tij per femije, Mark Krasniqi me mjeshteri i ka perdorur krijimet popullore, si, perrallat, anekdotat, kenget, etj. “Femijve nuk duhet t’u jepet cdo liber ne dore, sepse libri i dobet ndikon keq ne formimin e shijes artistike te femijes” ka thene ai.
Prandaj, ai ka shkruar libra te bukur! Veprat e tij jane shume terheqese dhe kane lene gjurme te thella, mbresa te pashlyeshme ne kujtesen dhe jeten e femijve tane . Nga “Posta e porositun” ende me kane mbetur ne kujtese vargjet:
“N’poste t’katundit per Vit t’Ri
Telegrame shume kane mberri
Ujku deles te fala i con
Vitin e Ri ia uron:
Ty te paca moj bardhoke….”
Ndersa delja nder te tjera i pergjigjet ujkut se, eja, por dikush te pret me pushke:
“E prej gezimit axha Cat Ka me e zbraze ate pushke te gjate.”
Dihet fort mirfe se kush ishte ujku e kush ishte delja ne ate kohe.
Ne punen e tij prodhimtare e te suksesshme shkencore, Akademik Mark Krasniqi eshte marre me studime etnografike e historike shqiptare. Me fakte e argumente te forta shkencore, me kembenguljen e shkencetarit, ai i ka luftuar te padrejtat qe i jane bere shqiptareve dhe ka nxjerr ne pah te vertetat historike. Nje punim i tij, “Syte e Simonides” ka bere jehone te madhe ne kohen kur eshte botuar. Simonida ka qene gruaja e mbretit serb Millutin dhe paska qene e njohur per syte e saj. Nje afresk me figuren e saj eshte ne manastirin e Gracanices, afer Prishtines. Por ne kete afresk syte e Simonides dikush i ka gropuar. Nje poet nacionalist serb, Milan Rakiq, ia ka kushtuar nje poezi syve te Simonides dhe ne nje varg thote se “Shqiptari t’i shpoi syte me thike”. Mark Krasniqi me fakte e verteton se kete nuk e kane bere shqiptaret, por besimtaret dhe pelegrinet serbe, sepse sipas besimit te tyre, nese dikush merr pak material nga syte e Simonides ne kete afresk dhe ia ferkon syte te verberit, atehere atij prape i kthehen syte. Pak nga pak duke vepruar keshtu, syte e Simonides jane groposur. Ky eshte vetem nje shembull, nga shume te tjere ku Mark Krasniqi me fakte dhe te verteta historike i lufton shtremberimet qe i jane bere historise sone dhe shume te padrejtave qe u jane bere shqiptareve. Serbet i akuzojne shqiptaret se po i shkaterrojne kishat dhe manastiret ortodokse ne Kosove. Perseri, Mark Krasniqi me fakte verteton se shqiptaret i kane mbrojtur, i kane ruajtur keto kisha, sepse ato nuk jane kisha serbe, por jane kisha bizantine che ne ate kohe shqiptaret kane qene ortodokse. Familjet qe i kane ruajtur keto kisha quhen Vojvoda.
Eshte marre me perkushtim me studimet e tradites sone, kryesisht me tri prej traditave tona me te cmuara, ketij trekendeshi te vlerave tona kombetare: toleranca fetare, besa, mikpritja. Se bashku me profesor Anton Cetten ka qene njeri nder njohesit me te mire te tradites, krijimtarise popullorte, etnise sone. Mark Krasniqi gjate veprimtarise se tij, me shkrimet e tij ka bere shume polemika me historiane e publiciste nacionaliste serbe, te cilet shtremberonin dhe falsifikonin historine tone, traditat tona dhe fyenin rende kombin tone.
Ne qender te vemendje se punes, vepres, jetes se tij, ai e vuri ceshtjen kombetare, e zgjoi dhe e ngriti lart ndergjegjen kombetare te shqiptareve te Kosoves dhe i dha nje trajte te re mendimit shqiptar ne Kosove, e drejtoi ate kah ceshtja, idealet kombetare. Personaliteti, vepra e tij, qendrimet e tij kane qene udherrefyes e burim frymezimi atdhetar per rinine dhe popullin e Kosoves e me gjere. Per shkak te qendrimeve te tij te forta kombetare, atdhetare, shkencore, ai tere jeten ka patur probleme me pushtetin e atehershem jugosllav/serb dhe ne keto perleshje, ai kurre nuk eshte thyer. Ceshtja kombetare, bashkimi kombetar, gjithmone e kane preokupuar ate. Per te perparuar ceshtjen kombetare, ai e ka formuar dhe udhehequr nje parti politike shqiptare ne Kosove, PSHDK. Ceshtjen e Kosoves e ka paraqitur dhe e ka mbrojtur ne shume takime shkencore nderkombetare, takime me politikane e institucione nderkombetare dhe ka qene bashkepunetor i ngushte i Kryetarit Ibrahim Rugova. Gjithmone e ka theksuar dhe ka luftuar per te drejten tone per bashkimin kombetar. “Mos me dalte shpirti pa i pare te bashkuara trojet shqiptare” ka deklaruar ai. Edhe ne librin e tij te fundit, “Porosia ime per shqiptaret”, qe eshte botuar pak dite para vdekjes se tij dhe ia kane dhene ne dore nje dite para se te vdiste, ai perseri i porosit shqiptaret: “Kurre mos hiqni dore bga bashkimi kombetar!” Ai eshte tipi i pare (prototipi), shembulli i vecante i inelektualit, shkencetarit veprimtar, te angazhuar per ceshtjet kombetare. Se bashku me shoket e tij te idealit kombetar, ai ishte engjulli mbrojtes, engjulli shpetimtar i shqiptareve te Kosoves dhe trojeve tjera shqiptare ne ish Jugosllavi. Ishte nje lis i forte qe i kishte rrenjet thelle ne gjirin e popullit. Prandaj, populli yne gjithmone e ka dashur dhe e ka respektuar Mark Krasniqin.
Per familjen tone, Elshani, nga Suhareka/Theranda e Kosoves, Akademik Mark Krasniqi ka qene nje njeri shume i dashur dhe i nderuar, sepse ai disa here ka qene ne familjen tone dhe ka mbledhur materiale folklorike, etnografike, mencuri popullore nga gjyshi yne Muharrem Elshani (ndjese paste). Baba Heme, sic e kemi thirrur ne gjyshin tone, ka qene i verber ne te dy syte, por ka qene nje njeri shume i mencur, i vendosur, atdhetar i flakte dhe ithtar i arsimit e perparimit tone kombetar. Vellezerit e mi e kane takuar disa here Akademikun e nderuar dhe ai gjithmone me shume respekt e ka kujtuar gjyshin tone te mencur.
Akademik Mark Krasniqi ka jetuar, ka punuar e veprua dhe ka vdekur me dinjitet kombetar e njerezor. Ai ka lindur shqiptar, ka jetuar si shqiptar, ka punuar e vepruar si shqiptar, ka qendruar i paperkulur si burre shqiptar dhe ka vdekur e eshte varrosur si shqiptar. Edhepse katolik i lindur, ai e ka lene testamentin/amanetin qe te varroset si shqiptar, ne nje ceremoni pa prift. Ne pllaken e varrit te tij nuk ka kryq, por eshte vetem shqiponja dykrenore. Profesor Mark Krasniqi nuk i eshte frikesuar as vdekjes, para disa vitesh ai vete e ka ndertuar varrin e tij. Tani ai ndoshta eshte fikur e tretur, por nuk ka vdekur. Veprat e mira ia sigurojne n jneriut perjetesine dhe Akademik Mark Krasniqi na ka lene mjaft te tilla.
I paharrueshem qofte kujtimi per Akademik Mark Krasniqin, kete figure madhore te kombit tone sherbesetarin e ceshtjes sone kombetare, emblemen e shqiptarizmit!
Shenim: Kjo kumtese u mbajt ne veprimtarine perkujtimore qe shoqata “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia organizoi me 5 shtator, 2015, me rastin e ndarjes nga jeta te Akademik Mark Krasniqit.
Ne kete veprimtari u kujtua edhe Nene Tereza me rastin e 18 vjetorit te vdekjes. Poashtu u kujtuan edhe akademiket Esat Stavileci e Pajazit Nushi dhe profesor Aleksander Stipceviq, te cilet keto
dite u ndane nga kjo bote. Qofshin te paharruar!
Filadelfia, 5 shtatror, 2015
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro amerikane.
RRUGA DECAN – PLAVË ME RËNDËSI KOMBËTARE
Nga biseda me kryetarin e komunes se Decanit, z.RASIM SELMANAJ/
Bisedoi: Rexhep DEDUSHAJ/
Kryetari i komunës së Decanit, Rasim Selmanaj, është nga ata drejtues që e ka jetën të pasur me ngjarje në shërbim të Kosovës.Ka kryer studimet universitare për biologji-Kimi. Ai së bashku me disa aktivistë është themelues i organizatës ilegale”Shqiponja”. Veprimtaria e tij ra në sy dhe u arrestua disa herë, në vititet 1981, 83 dhe 1992. Ishte ndër luftëtarët e parë të formacioneve luftarake për clirimin e Kosovës;- në luftën frontale në Dukagjin me 24 mars 1998, kapet nga forcat serbe dhe dënohet me 6 vjet heqje liri. Është i dënuar katër herë nga serbët, por asnjëherë i nënshtruar. Eshte shkrimtar me 10 libra…Po si rrodhi më tej jeta e tij?
Ndiqeni bisedën:
PYETJE:Kush eshte RASIM SELMANAJ ?
PERGJEGJE:U linda me 8 nentor 1963 ne Gllogjan te Decanit.Me profesion Bachelor i Biologji – Kimise…
Me 1980,se bashku me disa shoke e themeluam organizaten ilegale te te rinjeve ” SHQIPONJA ”
Arrestohemi dhe denohem ne vitin 1981,1983 dhe 1992.
Diten e fillimit te Luftes Frontale ne Dukagjin ,me 24 mars 1998,kapet nga forcat serbe dhe gjykata e Qarkut ne Leskoc e denon me 6 vjete burg.Pra 4 here i denuar.U lirua ne mars te vitit 2001.
Z. Selmanaj ka botuar 10 libra dhe shume artikuj neper gazeta e revista te kohes.Eshte antar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves dhe themelues i cmimit ” JUSUF GERVALLA “.
Me sukses e ka udhehequr fushaten: ” ME RAMUSHIN “ne tere Kosoven.E vazhdon mandatin e dyte si kryetar e komunes se Decanit. ( Marre nga “ËIKIPEDIA’ NE INTERNET…)
PYETJE; Cili eshte historiku i rruges Decan – Plave ?
PERGJIGJE: E kisha prioritet ate pune ,edhe pse e dija se s’eshte lehte: Financimi( problemi ekonomik) dhe Zona e mbrojtur – grabitja e tokes nga Manastiri i Decanit ( problemi politik ).
PYETJE;Cilate ishin pengesate tjera ?
PERGJIGJE : Si deputet i Parlamentit nuk e votova Ligjin mbi Zonen e mbrojtur!! S’ishte fare ne rend te dites kjo teme ?!S’kishte lobim per te etj.
Por ,megjithate ,ceshtjen e filluame ne vitin 2007.Ku u be nje perpjekje e deshtuar!
PYETJE: Pse e deshtuar ?
PERGJIGJE; Se nderhyne ambasadate e huaja ne Kosove !!
PYETJE; Pse nderhyne ato?
PERGJIGJE;Se u ankua Manastiri dhe ishim te dobet – te papregatitur me iu kundervene atyre.
PYETJE; A kishte faj pushteti qendrore ?
PERGJIGJE; JO. E kishim perkrahjen nga Qeveria por…
PYETJE; Cili eshte hapi i pare qe e solli suksesin?
PERGJIGJE; Takimi me ambasadorete e huaj dhe me Qeverine ,qe e nxorrem mbi tavoline problemin.Me nje presion te perditeshem arrijtem rezultate dhe ne nje moment ,para nje viti e gjysem,me tha Kryeministri THACI: ” Rasim,me perkrahjen e Ambasadorit Amerikan do te suksesojme “! Por problemi ishte si ti bashkojme ne nje mbledhje te perbashket : ZHBOGARIN ( UE) me AMBASADORIN E AMERIKES me THACIN? Gje qe u arrite me ne fund.Aty fola edhe une duke e paraqitur qellimin …Foli edhe Thaci,qe e mbeshteti kerkesen time .E perkrahen edhe ZHBOGARI e KRISTOFOR DELLI .Ndersa POPI i Manastirit – SAVA nuk e kundershtoi shume por edhe as se perkrahi ne teresi problemin?!!Pra,mbajti qendrim neutral- kur e pau se te gjithe po e perkrahin aksionin …
Me kete procesi politik ,qe pengonte me se tepermi u eliminua dhe i mbeti Qeverise ta fuste ne Projktin financiar te vetin.
Beja presion ne Thacin dhe Qeverine .Sidomos te ministri i financave z.FEHMI MUJOTA .Dhe, mos ti kisha lodhur me kerkesa te perditeshme nuk do te ndodhte fillimi dhe ate qe nga viti 2007 e kendej…
Ruga shkon:Nga rruga Decan – Gjakove,ne mes te Carrabregut dhe Prejlepit,neper LLocan,ne Qeste – kah ish kazermate ushtareke Jugosllave – afer Fabrikes se mjaltit dhe del ne Bjeshke te Decanit te Carrabregut te Laku i Kryq’ s . Kthehet djathtas e del te Hotel ” KALAJA ” ne Gryken e Decanit duke vazhduar bregut te lumit drejte Plaves.S’ka nevoje per tunel fare.E gjate 33 km dhe sipas buxhetit te tanishem parashihet te kryhet per 4 – 5 vite.Por jemi ne kerkim te fondeve e besojme qe do ta kryejme me pare…Deri ne Plave jane rreth 40 km.
PYETJE ;A ka levizur Mali i Zi ne kete drejtim?
PERGJIGJE;Kemi mearrur premtime prej Qeverise se Malit te Zi.Ata e kane futur ne planin e vet te zhvillimit shteteror per vitet 2014 – 2020.
PYETJE; A kishit kontakte me komunen e Plaves?Si u prit ky projekt atje?
PERGJIGJE;Paralelisht me zhvillimet ne Kosove mbanim kontakte edhe me udheheqesite e Plaves.Jemi vellazeruar me ate komune dhe jemi ne kontakteë te perhereshme ne te.
PYETJE; A ka dallime ne mes te ish kryetarit te Plaves – Sharkinoviqit me te tanishmin -Shahmanoviqin?
PERGJIGJE;Te dyte e perkrahen njelloj kete projekt…Qeveria jone i aprovoi 1100,000 E.dhe ia nisem punes,sic e dini…
PYETJE;Cilet jane dobite nga kjo rruge per komunen e Decanit e me gjere?
PERGJIGJE;E vetmja perspektive e kesaj ane per zhvillimin e bujqesise ,tregtise dhe turizmit eshte kjo aorte.Pa te s’ ka perspektive per rrafshin e Dukagjinit ne pergjithesi.
PYETJE; Pse do te ndihmoi bujqesine?
PERGJIGJE;Mundesohet dalja ne bjeshket tona por edhe ne ato te Plaves me lehte.Mundesohet shfrytezimi i resurseve t’ atjeshme qe kane mvetur pothuajse te pashfrytezuara fare,per shkak te shpernguljes se popullsise se atjeshme!!Mundeson daljen ne tregun e Plaves dhe te Gucise me prodhimet tona etj.
PYETJE; SA ESHTE ANGAZHUAR SHTETI SHQIPTAR NE KETE DREJTIM;
PERGJIGJE;Ka investuar mund ish KRYEMINISTRI BERISHA qe ka pasur bisedime me THACIN desa here per kete rruge.
PYETJE; A ka mundur te beje me shume Berisha ,kur dihet se eshte dhenderr i asaj ane.Dhenderr i Martinajve ( Balidemajve )?
PERGJIGJE; Une me te s’kam kontaktuar ,prandaj s’kam pergjigje!!
Iu falenderuame Kryetarit Selmanaj dhe bashk me Drejtorin e qedres se kultures ” JUSUF GERVALLA ‘ ne Decan Z.ALI GECIN -veteran te UCK dhe Arianit DEDUSHAJ e vizituame trasene e rruges e cila dukej per bukuri dhe punimet kishin perparuar mjafte duke arritur deri ne hyrje te grykes qe shkonte paralel me Gryken e Decanit…
* Biseda eshte zhvilluar ne zyren e tij me 12 tetor 2014/
PROKURORIA, GUVERNATORI DHE KËSHILLI MBIKQYRËS I BANKËS KOMBËTARE
SHKRUAN: GAVROSH LEVONJA/New York/
Arrestimi i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, që nga mënyra dhe rrethanat si u realizua, deri diku përbente dhe një surprizë, natyrisht që pati një jehonë të gjerë në opinionin publik, madje dhe në qarqet politike. Pjesën e luanit në këtë jehonë, pa dyshim, e pati prokuroria nga zyrat e së cilës doli dhe urdhëri për vënien nën pranga të zotit Fullani. Kështu, vetë prokurori firmën e të cilit mbante urdhër arresti do të ishte heroi i ditës në pjesën më të madhe të mediave shqiptare dhe sidomos në rrjetet sociale. Kuptohet se lavdet e përgëzimet në adresë të prokurorisë ishin dicka që pritej, po të kihet parasysh se prokuroria, e cila, për të qenë realistë, gjatë një periudhe shumëvjecare ka dështuar ose të paktën ka qenë e pafuqishme për të pasur sukses me dosjet e ceshtjeve të bujshme, ku të akuzuar kanë qenë personalitete nga politika apo qarqe të lidhura me të. Madje arrestimi i Fullanit, krijoi një frymë optimizmi se më në fund prokuroria po shkëputej nga prangat e politikës duke filluar luftën kundër krimit shtetëror. Mirëpo, duke analizuar zhvillimet menjëherë pas daljes në dritë të lajmit për vjedhjen në mjediset e thesarit të Bankës së Shqipërisë, në radhë të parë reagimet e klasës politike shqiptare, opozitës dhe qeverisë, mendoj se nuk ka vend për optimizëm përsa i përket të ardhmes së aktivitetit të organit të akuzës kur është fjala në raportet me politikën, më së pari me pushtetarët e radhës. Gjatë gjithë periudhës që nga dita e publikimit të vjedhjes së Ardian Bitrajt, politika shqiptare është ndodhur midis dy zjarresh; nga njëra anë presionit të pjesës më të madhe të opinionit publik i cili kërkonte ndëshkimin e guvernatorit si përgjegjës kryesor dhe nga ana tjetër një reagimi të mundshëm të ndërkombëtarëve, të cilët cdo hap që mund të conte drejt shkarkimit të guvernatorit të bankës, mund ta cilësonin si “cënim të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë”. Aq më tepër kur kryeministri, Rama ishte shprehur për “stabilitet financiar” gjë që nënkupton meritën e Bankës së Shqipërisë, në një kohë kur edhe Këshilli Mbikqyrës i bankës, pas një votimi, kishte hedhur poshtë, pothuajse unanimisht një shkarkim të mundshëm të Fullanit qoftë dhe në formë dorëheqjeje. Në dritën e një optike të tillë, mund të shpjegohet dhe “guximi” i një zyrtareje të bankës për të injoruar parlamentin duke mos denjuar të paraqitej për të dëshmuar para komisionit parlamentar për ekonominë. Fakt është se kushtet për të vënë në lëvizje mekanizmat për rrëzimin e Ardian Fullanit nga maja e piramidës bankare të Shqipërisë do të fillonin vetëm pas arrestimit të tij në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga prokurori Troci. Personalisht, duke pasur parasysh sa më sipër, urdhëri i prokurorisë për të prangosur guvernatorin e deriathershëm të Banksës së Shqipërisë, jo vetëm nuk më bën “optimist” për fillimin e një “sfide” të organit të akuzës kundër shkelësve të ligjit nga radhët e pushtetarëve, por, në të kundërt, them se duke arrestuar Fullanin, prokuroria i bëri shërbimin e radhës politikës duke e cliruar nga “barra” e rëndë për të vepruar kundër kreut të bankës qëndrore të vendit. Duke lexuar pesë shkeljet mbi të cilat prokuroria ka bazuar akuzën kundër ish-guvernatorit te Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, te krijohet përshtypja se gjithcka është bërë në kushtet e emergjencës së krijuar si rezultat i ndonjë presioni për të “bërë letrat” që do ta dërgonin numrin një të bankës prapa hekurave.
Zoti Fullani ndodhej ne krye të Bankës së Shqipërisë që nga tetori i vitit 2004, pra një periudhë dhjetëvjecare, gjë që natyrshëm të con tek pyetja: “Shkeljet” e konstatuara prej prokurorisë e kanë zanafillën që prej viti 2004, vitin e kaluar apo muajin e kaluar? Mirë, Fullani, nuk paska propozuar zv/guvernatorin e dytë të Bankës së Shqipërisë, po Këshilli Mbikqyrës si është e mundur që nuk i a ka kërkuar atij një gjë të tillë. Prokurori i ngarkuar për cështjen në fjalë, në komunikatën e publikuar nuk përmend ndonjë fakt si fjala vjen që “filan antar i këshillit mbikqyrës i a kërkoi por guvernatori nuk e përfilli”. E njejta gjë mund të thuhet edhe për “shkeljet” e tjera; Si ka mundësi që ky këshill i quajtur mbikqyrës paska bërë sehir Fullanin duke e lënë të shijë si të dojë qe nga dita e ardhjes në krye të bankës qëndrore të vendit? Ndoshta duke mos qenë në kontakt direkt me atë c’ka është bërë në Bankën e Shqipërisë në vite mund edhe të gaboj, por logjika më con në atë që “shkeljet” në fjalë duhet të kenë ekzistuar që para ardhjes së Fullanit. P.sh. nëse do të kishte pasur një zv/guvernator të dytë para Fullanit, kur pse dhe si u largua? Si ka mundësi që Fullani i akuzuar se ka mbushur bankën me miq, të afërm të tij dhe të politikanëve të rëndësishëm e paska lënë t’i shpëtojë një post i tillë pa emëruar dikë të vetin? Së dyti, kur flitet për “nisma juridike”, për “rregullore të thesarit”, për “politika për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme”, etj. të gjitha këto paskan qenë lënë të bëheshin ditën kur do të vinte këmbë në zyrën e guvernatorit, Ardian Fullani? Gjithashtu, po para Fullanit si kryheshin auditet në Bankën e Shqipërisë? Dihet se në Shqipëri ai që vjen në krye të një institucioni më shumë është i prirur të ndryshojë njerëzit se sa normat e stilin e punës. Nuk dihet saktësisht nëse është shtyrë prokuroria për të hetuar aktivitetin e Bankës së Shqipërisë para ardhjes në krye të saj të Fullanit. Nëse do të shpresohej për një hetim të suksesshëm, ky nuk do të ishte i mundur pa hetuar imtësisht aktivitetin e Këshillit Mbikqyrës. Konkretisht,shkeljet e evidentuara nga organi i akuzës, gjykuar nga përmbajtja e tyre duhej të kishin qenë objekt shqyrtimi i Këshillit Mbikqyrës të Bankës, antarët e të cilit duhej të kishin ngritur zërin edhe për shkëljen apo abuzimin më të vogël nga ana e kreut të bankës. Madje, më shumë se guvernatori, roli kryesor i të cilit janë probleme të tilla si politikat monetare, koordinimi i tyre me situatat ekonomike e sociale të vendit, me levizjet në qarqet financiare ndërkombëtare, i mbetej anëtarëve të këshillit të merreshin me atë që mund të konsiderohet si “prapavija” sic janë problemet e sigurisë, apo zbatimi i rregulloreve të brendshme, etj. Lidhur me këtë ma do mendja se në asnjë vend të botës guvernatori i një banke ka luksin të merret me problemet e sigurisë në një institucion bankar qoftë dhe të nivelit të dytë. Përsa i përket auditeve guvernatorja e re dëshmoi para prokurorisë se për auditet e munguara në vitet 2012, 2013 dhe 2014 përgjegjësia i takon ekskluzivisht kryeinspektores se arrestuar, Golemi, po athere si mund të mbetet jashtë përgjegjësive vetë guvernatorja e re, deri dje zv/guvernatore, të cilës nuk i paskan rënë në sy auditet e munguara gjatë një periudhë trevjecare? Të gjitha akuzat ndaj Fullanit duke pasur parasysh qëllimin dhe kuadrin ligjor të funksionimit të këshillit mbikqyrës, rëndojnë dhe mbi antarët e këtij këshilli i cili paska qenë një organizëm krejt formal, i ngjashëm me bordet e institucioneve e kompanive të ndryshme, ku të emëruarit e kanë kuptuar detyrën e tyre vetëm për të marrë rrogat e majme duke e pasur qenien në këshillin mbikqyrës si “punë të dytë”. Normalisht, antarët e këshillit mbikqyrës duhej të ndëshkoheshin me kthimin e këtyre rrogave për punë të pakryer.
DY ATDHETARË KOMBËTARË
Nga Rasim BEBO/ Chikago/
Ata ishin dy atdhetarë kombëtare, dy trima, dy fshatarë të mesëm, dy familjarë, dy gjysmë analfabetë, dy luftëtarë të lënë në heshtje. I pari, çami Daut Hoxha, pjesëtar i Luftës së Parë Botërore, nga Dhrohomija e Paramithisë dhe i dyti, kosovari Hasan Remniku, nga fshati Remnik i Preshevës, luftëtar në Luftën e Dytë Botërore.
Mbas pushtimit të Çamërisë, filloj menjëherë çarmatimi i popullsisë, në fillim me të butë e me lajka dhe pak kohë më pas, me dhunë të egër. Me porosi të dhespotëve të Janinës dhe të Paramithisë e nën drejtimin e kolonel Ipitit e të Delijanaqit me shokë, njësi të përbëra prej andartësh, nga më gjakatarët, iu vërsulën egërsisht popullatës çame. Përveç grabitjeve dhe përdhunimeve në gjithë Çamërinë, ata grinë me thika, sëpata e plumba ballit, të gjithë atdhetarët që mundën të shtinin në dorë. Vetëm në vendin e quajtur Liver, te përroi i fshatit Selan, më 23-3-1913, hijenat në fjalë, vranë 100 prej krerëve më në zë të fshatrave, ndërmjet Paramithisë e lumit Kalama. Fuat Pronjon dhe Subhi Dinon, nga Paramithia – dy prijësa të shquar atdhetarë të vendit, i rropën së gjalli dhe i flakën në një humnerë. Lajmi i kësaj masakre, u përhap si rrufe në të gjithë Çamërinë. (Ibrahim D. Hoxha “Daut Hoxha”. Bot. 2000, f. 15).
Moshatarë bashkëkohës me ta, dëshmojnë si Hamdi Ruçi nga Kortesi (i datl. 1900), Sali Qemali nga fshati Nihuar (datl. 1891), Shuaip Mete nga Filati (datl. 1888) etj, tregojnë: “Grekët në Çamëri, zunë të vrisnin jo vetëm lulen e atdhetarisë, por edhe luftëtarë në masë. Shumë njerëz morën malet dhe njëri nga këta, ishte Daut Hoxha, djalë i zgjuar, i shkathët, i shpejtë dhe shumë trim. Në jugperëndim të Çamërisë, pas vitit 1913, qarkullonin shumë çeta andartësh gjakpirës përqark Prevezës, Pargës, Margëlleçit, Paramithisë etj. Dauti filloi t’u shkonte pas, për t’u treguar vendin. Dauti me çetën e tij, u bë tmerri i njësiteve ushtarako-andarte dhe i vendkomandave të horofillaqisë (policisë) greke, që qarkullonin për të mbledhur armët, duke i bërë popullit tortura të shumta.“ Në një pusi, Dauti me çetën e tij vrau 17 horofillakë, duke u hakmarrë për poshtërsitë që u kishin bërë fshatrave të Paramithisë.
Një ndër çetat andarte, të udhëhequra nga një prift, kishte arritur kulmin e poshtërsisë kundra popullatës së këtyre fshatrave përqark Margëllëçit e Paramithisë. Ata u takuan ballë për ballë me çetën e Daut Hoxhës, I cili kishte dale ta kërkonte.
-Uratë!,- i thotë Dauti, – Sipas të drejtës, nuk mbetet as borxh pa larë, as hak pa marrë!…
-Po, kur të bëjë emër perëndia… – thotë urata.
-Po kur perëndia nuk kujtohet, njerëzia t’ lërë të harrohen?…
-Hasha! Perëndia nuk lë gjë pas dore.
-Uratë, thuaj të vërtetën, çfarë i keni bërë kësaj krahine?! – dhe Dauti nxori kamën e ia vuri majën në grykë.
-Aman mos më ther! – u tromaks urata duke treguar 4-5 veta të çetës së tij. Por ata ia dhanë vrapit tatëpjetë pllajës. Pa kaluar as 25-30 hapa u bene shoshe nga plumbat e çetës.
Një zë i mbytur nga turma tha që prifti të vihej me shpatulla në mur. Prifti u detyrua të pranonte se ky me çetën e tij kishte vrarë shumë luftëtare të çetës Muharem Rushiti. Kështu ndëshkimi i tyre ishte i pa diskutueshëm. (f. 20) . Duke vepruar kudo me guxim, Daut Hoxha u fut në Paramithi, hyri në zyrën e rrethkomandantit të horofillaqise (policisë) dhe duke drejtuar tytat e dy dhjetçeve turke, që i mbante të fshehura nën kondokapë, i tha:
-Unë jam ai që kërkoni! Ju urdhëroj të ikni si rrufeja nga fshatrat për rreth, se u moret shpirtin njerëzve, ose t’i hodha trutë në erë!…
-Pa dale, mo zoti Daut! Të gjejmë fjalën me të mire!…
-Të thaç, zgjidh dhe merr: ja ti, ja u!…
Kapiteni dha fjalën për urdhrin që ju kërkua. (f. 21).
Me veprime dinake, grekët bindën dy vëllezërit e Murat Bejdo Lilës, Halitin dhe Sejkon djem nga fshati Karbunarë për të vrarë Daut Hoxhën. Me dhelpëritë e tyre pushtetarët grekë kërkonin edhe po t’i vriste Dauti këta djem, atëherë vinin në hasmëri fshatin Karbunarë me çetën e Daut Hoxhës, kështu greku “Hodha lumin , ujkun kalit”. Nuk kaloi gjatë, në Qafe të Dhrizës (ndërmjet Karbunarit dhe Trikopallkës) Haliti dhe Sejkua u vranë. Pushtetarët e sigurimit grek, dridheshin nga frika prandaj ngritën dy djem të tjerë për të u futur në çetën e Daut Hoxhës, Cil Mastoren dhe Nikollë Qamon, duke qenë në çetën e Dautit, ata kishin më shumë mundësi për ta vrarë Dautin dhe trimat e tij, si Koço Suljotin, Shaban Taron etj. Por ata u zbuluan shpejt dhe u pushkatuan. (f.53).
Prefekti i Paramithisë ftoi plakun Jor Suljotin në zyrë. Xha Jori të kam thirrur për një punë me rëndësi të madhe për qeverinë, po e mbaruat do te nderoheni dhe do te merrni shumë para (rreth 750.000 dhrahmi). Qeveria greke kërkon vrasjen domosdo të Daut Hoxhës. Yt bir, Koçua, kur t’i gjëjë anën, të vrasë Daut Hoxhën e të më sjell kokën e tij. -“Dëgjo! Po është që e ëma e ka bërë me mua, Koçua nuk e bën kurrë at turp … Po ësht se e ka zën ferrave me ndonjë pular mundet, i ligu e bën pa i dhënë hiçgjë.” –Xha Jori, ç’thua kështu? -“Më pyete, a jo? “–Po!… – “E u të thaçë atë që di. (f. 56).
Më 1920, në Sajadhë (afër Qafës së Botës) kishin dërguar prokurorin e Janinës dhe komandantin e forcave të Kufirit grek të bënin ç’mos pёr të vrarë Daut Hoxhën e Koço Suljotin. Për këtë, dërgonin njërin pas tjetrin vrasës në Konispol, që fshiheshin gjerdheve, ledheve, nën rrugë, mbi rrugë e ku mundeshin; ruanin ditë e natë për të dalë në pritë Dauti, që ta vrisnin. Natën i vinin vërdallë shtëpisë kur nuk ishte Dauti për t’i therë fëmijët. Mirëpo qeni shumë i forte, nuk i linte të afroheshin dhe u hidhej përsipër. Atëherë ata vranë qenin, dhe si krisi dufeqi, ata krisën e ikën. (f. 58).
Dyndjet e çetave greke këndej kufirit ishte e vazhdueshme. Shumë prita i ngritën Daut Hoxhës, por në asnjërën prej tyre nuk arritën ta vrisnin. Për ta shtënë në dorë Daut Hoxhën, ishte kërkesë ndërshtetërore. Kur ndodhi vrasja e Gjeneral Telinit, më 27-8-1923, e kryesuar nga pushtetarët epror kolonel Plasira nënkolonel Neokli Boçari, Vasil Kollovoi me shokë, të cilët e vranë egërsisht në Zhepë 8 km. përtej Kakavies, grekët për këtë vrasje shpallën nxitimthi Daut Hoxhën dhe bashkëluftëtarët e tij. Zotin Daut e priti nënprefekti në Zyrë, por në atë kohë e mori prefekti i Gjirokastrës në telefon. Ai porositi ta dërgonin Dautin menjëherë. Në Gjirokastër e morën në pyetje nga një komision evropian. E mbajtën dy muaj aty. Nga Parisi erdhi një telegram që Daut Hoxha ishte pa faj. (f. 76). Komisioni i Posaçëm Hetimor Ndërkombëtar ngarkoi qeverinë greke për vrasjen e Enriko Telinit.
Më 25-6-1926 gjeneral Aleksandër Konduli, ministër grek në Tiranë, nënshkroi me palën shqiptare marrëveshjen për dorëzimin njëra-tjetrës të keqbërësve. Njëri nga këta ishte Daut Hoxha. Në pranverë të vitit 1932 dha pëlqimin dhe urdhëroi paraqitjen e tij në gjyqin e posaçëm. Gjyqi u ngrit në Tiranë dhe u zhvillua në Gjirokastër. Në gjyq qeveria greke përfaqësohej nga av. Shkarpa,( Av. shumë i zoti.) Në gjyq av. Shkarpa u mundua të fajësonte Daut Hoxhën për plot e plot “vrasje, vjedhje, e ç’nderime” që Daut Hoxha – sipas tij, kishte vazhduar të bënte “edhe pas vitit 1925-së”. Për këto “faje” gjyqet e Janinës dhe të Prevezës e kishin dënuar disa herë në mungesë me vdekje. Me dëshmitarë u vërtetua se Daut Hoxha vetëm ka vrare dhe asgjë tjetër.
-Po për vrasjet që paditesh, ç’ke të thuaç? –Pyeti kryetari i gjyqit.
-Kam vrarë shumë më tepër nga sa përmendi përfaqësuesi grek, po jo për “hakmarrje”, siç tha z. Shkarpa; kam vrarë vetëm pushtetarë keqbërës dhe pjesëtarë të njësive ndjekëse në ca luftime. Ca ku i gjeja, sepse nuk linin të zezë pa bërë në Çamëri… Mos më pyet në kam vrarë e sa kam vrarë, por më pyet se ku i kam vrarë, kur, ku e pse i kam vrarë… I vrava në vendin tim e jo në të tyren; I vrava kur këta na vunë të na shuajnë të tërëve nga faqja e dheut; I vrava se këta u lëshuan mbi ne me plumb, thikë, sëpatë, me urë në dorë e me vraka zgjidhur; I vrava për t’i shporrur nga vendi im këta që erdhën na shkelën e na robëruan. … Tani këta qahen e më bëjnë mua fajtor e jo vetëhen e tyre. Këta u derdhën me zjarr dhe hekur në një vend që nuk ishte i tyre dhe ne nuk kishëm të drejtë të mbroheshim? Tani zotërinj keni të drejtë të gjykoni se i kujt është faji: i të vuajturit, i të munduarit, i të dëmtuarit, apo i keqbërësit…
Gjyqi e quajti Daut Hoxhën të “padorëzueshëm”. Nga Janina kishin ardhur në Gjyrokastër disa vetura me nga 4-5 veta, dyshohej për ndonjë rrëmbim të Dautit nga agjentët grekë, për gjatë rrugës nga burgu për në gjykatë, prandaj e pajisën me dy kobure me urdhër të prefektit Ismail Gjylbegu. Karabineria Italian në Konispol e çarmatosi Daut Hoxhën. Ishte njësoj sikur t’u thoshje grekëve: “Ja ku e keni Daut Hoxhën, vrajeni po deshët!” Në vendin e quajtur “Sheshi i Rahut” në Vrinë, më 15-6-1940 u gjet kufoma e tij pa kokë, të cilën e çuan pertej kufirit. Prefekti I Gjirokastrës D. Çarçani, në shkrimin e vet nr.251/ date 23-6-1940, që i dërgoi M.P.B., theksoi se vrasja e Daut Hoxhës “është bërë për çështje politike”. (A.Q.SH. F. 252, dos. 99, f. 3,5).
“Tiranë 22 gusht 1940 XVIII Shkëlqesisë Kryetarit të Policisë Romë. “… Vlerësoj të vë në dukje natyrën e vërtetë politike të krimit që nga organet e tjera, zyrtarisht vepruese…”. Për këshilltari i përgjithshëm I Policisë Skaminaçi. (AQSH.F. 253,Dos. 45, f. 66).”
Njoftimi zyrtar mbi vrasjen e Daut Hoxhës u shpall nga agjensia italiane e lajmeve, “Stefani” me 12 gusht 1940. Pas 2 ditëve një zyrtare i lartë fashist arriti nga Tirana në Konispol dhe në prani të zyrtarëve vendas, mori në pyetje të shoqen e Daut Hoxhës, Adile Haxhi Ibrahimi. -Kush ta vrau burrin, moj zonjë? -Pyeti zyrtari I lartë. –Italia! -u përgjigj Adilea. –Pse, për të vrarë burrin tënd erdhi Itailia në Shqipëri?! -“Atë u nuk e di, po di që grekërit e vranë vetëm tani që erdhi Italia, se kjo ia morri armët. Pse s’e kishin vrarë dot më përpara? Grekët u përpoqnë sa u lodhën, po s’e vrisnin dot se i kish supet e mesin të ngarkuara me armë. Tani që ju ja hoqët, s’kish me se të mbrohej”. Përgjigjia i mpiu dhe i hutoi keq të pranishmit. Jasin Zejnua ndërhyri:” Zotërinj, tha ai, ajo e ka humbur nga vrasja e të shoqit, nuk din ç’thotë. Andaj u lutem dilni pakëz jashtë sa të mbledhë vetëhenë”. Si dolën jashtë italianët dhe të pranishëm të tjerë, 2-3 konispolatë që mbetën brenda iu përveshën Adilesë: -“Ç’bëre kështu, moj?! Çish nuk i vë një çikë glishtin kokës? Me këto fjalë humbe timinë (vlerën) e tët shoqi, humbe fëmilën e vetëhenë! -Pa u të vërtetën thaç, s’thaç nonjë gjë të tepërt! -Po jo, moj, s’lipsej të thoshe ashtu. Eni çish doje ta thosha? -Të thoshe që burrin ma vranë grekët e u e kërkoj nga Greqia”.
Pas pak hetuesit u ftuan të ktheheshin brenda shtëpisë dhe vazhduan pyetjet: -Kush ta vrau burrin, moj zonjë?… -Grekërit…
Më 21-22 gusht 1940 një grup i dytë hetuesish, arriti nga Tirana në Konispol. Këtë herë në përbërjen e grupit ishte edhe një anglez, drejtori i zyrës së agjensisë telegrafike londineze në Romë “United Pres”. Reynaldes Packard. –Kush ta vrau burrin zonjë? -Pyeti Packardi… –Grekërit. –U përgjigj Adileja. –Përse këtë e din dhe atë që burri yt kishte therur 75 grekë nuk e din?! – “ Atë e din ti që e thua! Po edhe në i pati vrarë, në vendin e tij i vrau, nuk vate t’i vrit në vendin e tyre; i shkelën shtëpinë e vendin, pa i vrau”. –Po ai vrau edhe njerëz të pafajshëm… –“Jo, aj vrau ata që vrisnë e prisnin; vrau nga ata që erdhën kushedi se nga dhe i grabitën vendin, mallin e gjërin dhe shkelën nderin”. Rainald Packardi doli në fotografi me familjen e Daut Hoxhës , i premtoi se do të bënte të njohur “United Pres-it dhe botës mbarë për përgjigjet e të vesë së Daut Hoxhës. (Flet. “Tomori”, nr. 162, Tirane, 24-8-1940). PJESA E DYTË
Hasan Alia – Remniku, ka lindur më 1910 në një familje kosovare mesatarisht të kamur. Hasani ishte një lloj Robin Hudi shqiptar, se depot e shtetit ishin të mbushura me mall e veshmbathje, ndërsa popullata shqiptare vuante për një kothere bukë, apo për një pale opinga. Ai e djente veten keq dhe në një mënyrë ishte I detyruar që t’i merrte ato nga magazinat dhe tua shpërndante popullit shqiptar. Ai nuk duronte padrejtësitë e komshinjve serbë. Hasani ishte i martuar me Naziren nga Lubishta, lindën tre fëmijë: Naziren, Nurien dhe Aliun (1942). (Nga S. Keçmezi – Basha 19-2-2010).
-Shoku komandant, tha Kurti, baca Demiri më ka çuar t’u them se Hasan Remniku ju pret të dielën mbrëma në kishën e Letnicës, te patër Ndoni. Orce Vapcarovi (i deleguari i shtabit supreme të Ushtrisë Nac. Cl. Të Titos në batalionin “Çlirimi”) iu drejtua Arbenit dhe Pjetër Munellës…” Mos është ky, ai që vrau komandantin e xhandarmërisë në Shkup?” -Pjetri i tha: Po. – Pjetri Vazhdoi: -Në prag të luftës, Hasani ka qenë 30 vjeç, u burgos prej pushtetit të atëhershëm serb në bazë të një shpifjeje, që ia kurdisën disa serbë me qëllim që t’i rrëmbenin tokën e bukës, një arë të mirë që rrallë i gjendet shoqja. E burgosën se gjoja kishte vjedhur 7 teneqe me gjalp (tëlyn). Mirëpo pas ndërhyrjes së priftit të Letnicës, patre Ndon Lekës, xhandarmëria i gjeti teneqet e tëlynit në duajt e grurit të një serbi, pikërisht të njërit prej atyre, që e kishin denoncuar për vjedhje. Me gjithë këtë, Hasanin nuk e nxorën nga burgu. Iu desh të shiste gjysmën e mallit e të gjasë gjallë që të fitonte lirinë. Doli i pafajshëm, ashtu siç ishte, por me gjak të turbulluar. Nuk është gjë e lehtë të turpërohesh në sy të botës, të ç’burrërohesh pa fijen e fajit dhe kur del prej burgu të gjesh hasmin zot në pasurin tënde. Megjithëkëtë, Hasani s’bëri asgjë. Vetëm bleu një pushkë dhe përgjoi kohën. (Kapllan Resuli “Tradhëtia”( f. 95).
Mirëpo në qoftë se Hasani nuk përzihet në punët e të tjerëve, përziheshin të tjerët me punët e tija dhe se linin rehat… Në Zhegër, njëfarë Anastas Gjorgjeviç, ishte bërë njësh me bullgarët dhe gjermanët. Ky Rrëmbeu toka, livadhe dhe bashtina . Mandej nisi edhe me dhunuar e vrarë. Me gjakun e fshatarëve shqiptare ushqente qentë e langonjtë e vet. Në një ditë, në katundin e Hasan Remnikut, ai pushkatoi 12 shqiptarë të pafajshëm dhe u rrëmbeu pasurinë. Me këtë urrejtje të madhe shkoi te shtrati i fjetjes Hasani dhe i nguli disa thika. Më vonë dëgjoi se ia kishin burgosur gruan. Shkon në Zhegër dhe vrau togerin e xhandarmërisë. I la një letër të lidhur me tel të hollë te fyti, shkroi t’i lironin gruan nga burgut, ose do të vriste nga një oficer çdo javë… Pas kësaj ia lëshuan të shoqen. Atëherë Hasani u kërkoi arën e bukës që ia kish rrëmbyer A. Gjorgjeviçi. Nga frika e tmerri, Hasanit ia kthyen çdo gjë të rrëmbyer. Mbas një heshtjeje, Pjetri tha: Vetëm brenda vitit 1942, ka likuiduar 50 oficerë e xhandarë, dhunues e grabitës të ndryshëm. Mbas çdo krimi, që bënin këndej serbët dhe bullgarët, vinte Hasani dhe kërkonte kryefajtorin për ta ekzekutuar. Në ndjekje pas tij, u lëshuan bullgarët me forcat e tyre. Mjafton të dëgjojnte për ndonjë kriminel, mjafton t’i ankohej kush, dhe Hasan Remniku si xhebrail, gjendej te vendi. Kudo ia kishin frikën, leqet e këmbëve u dridheshin prej tij. Paguanin shuma të mëdha për kokën e tij. Një kapter xhandarmërie, ai e kish tredhë. Njëfarë Bozhidari ia kish prerë gjuhën me thikë se e kish spiunuar. Një tjetri i kish shkurtuar dorën, se kish rrahur një shqiptar pa pikën e fajit. (f. 97). Nga Agim Gashi citojmë: “Në vitin 1941, marrëveshja (Ribentrop-Çiano) për ndarjen e territorit, Gjermanët u larguan nga pjesa më e madhe e territorit të Kosovës, duke ia lënë Italianëve dhe bullgarëve: Kaçanikun Karadakun dhe pjesa e Anamoravës. Prej Gërlice dhe tutje mbeten nën administratën bullgare – Kumanovë, Viti, Kaçanik. Bullgarët nisën t’i rrihnin meshkujt kudo që i takonin, në arë, në rrugë, në mulli, në oborr, në familje etj. Me këtë donin t’i fyenin e t’i turpëronin, duke ua ulur dhe përdhosur dinjitetin dhe krenarin e tyre.
Hasan Remniku u betua: “Pasha at’e nanë, qi m’ka dhanë gji, / Pasha Nanën tonë Shqipni, / Trupi i jem n’dhe s’ka me hi- / Pa e marre gjakun për vllaznit e mi! …” Ishte vjeshta e vitit 1940, bullgarët erdhën në Remnik. Tellalli Thirri gjithë meshkujt, nga mosha 16 – 80 vjeç të mblidhen në oborrin e Xhamisë. Hasani i lajmëroi të mos hyni në oborr, po fshataret nga frika e familjes u futën në oborr. Ushtria bullgare rrethoi fshatin ane e kënd. Hasani e shpërtheu rrethimin. Populli u ngujua në Xhami. Bullgaret kërkonin dorëzimin e armëve, fshatarët refuzuan, filloi tortura me vrasje therje dhe thyerje gjymtyrësh për tre dite e net, dyshemeja e xhamisë u mbulua me gjak. Burgosën 60 gra të Remnikut, për tre javë i mbajtën te shtëpia e Muharremit, se nuk kishte vend në burg duke i terrorizuar. Hasani me Ramis Gernicën shkuan te nënprefekti i Gjilanit, ky ndërmjetësoi te komanda bullgare dhe i liruan. Kolonat bullgare vinin natën dhe trazonin familjet shqiptare të Remnikut dhe të Gjylekorit. Këto trazira të shpeshta e të rrezikshme, shtynë Hasanin të organizonte largimin e popullatës. (A. Gashi “Hasani Kaçaku I fundit”, 5-4-2009).
Orce Vapcarovi, Ilia Vuçiqi (të deleguarit), dhe Bilana infermiere në spital, përgatitën kurthin për të eleminuar Arben Preshevën dhe Hasan Remnikun, kur të shkonte në Letnicë, te kisha e Patër Ndonit. -Bilana, letrën ju duhet t’ia dorëzoni tezes tuaj në Letnicë. Keni dëgjuar për Hasan Remnikun? Ai që na urren ne sllavët pa dallim… “Nije kërv voda, drugarice Bilana!” Duhet të mendoni për jetën e tezes tuaj që është në rrezik. “I za sllavu sllavjansku a smert shiftarsku” (për lavdinë sllave, vdekjen e shqiptarëve). (f. 111).
Bilana ia hipi kalit dhe arriti me një frymë te tezja, që urrente shumë shqiptarët. Ndërsa Arben Presheva u nis vetëm pa shoqërues. Për gjatë rrugës takoi Demir Kaçanikun, komandanti i kompanisë së pestë. – Dua të bisedoj me ty, i tha Demiri. Dëgjova se Miodrag Pavlloviçi, përpara 3 muajve ka pushkatuar në kodrat e Miçipapës shtatë shqiptar të pafajshëm dhe ka marrë flamurin shqiptar e ka copëtuar dhe shkelur më këmbë, janë të gjithë të indinjuar, ai duhet nxjerrë në gjyqin partizan. Arbeni, fliste te Patër Ndou i qetë dhe me fjalë të matura. Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: “ armiku i vjetër mik s’bëhet”. … Patër, më thanë se është Hasani në kishë, foli Arbeni. –“Qetu jam, qetu”! Arbeni u kthye menjëherë dhe hoqi duart nga automatiku. Mbas shpinës se tij qëndronte Hasan Remniku, tmerri i krahinës. Ishte me automatik të shkurtër në duar, me shirita fishekësh, me dy bomba dhe kobure në brez. I mbathur me opinga lëkure të lehta, i veshur me tirqe e kësulë të bardhë. -Më falni për mundimin që morët dhe erdhët deri këtu. –Qofsh me nder dhe me faqe të bardhë, se ky mundim për mua s’ashtë gja. –Por mendova, pse kam vrarë ca shkije gjakatare, e thashë, s’do begedisnit të flasësh me mua. –Përsa u përket gjakatarëve qe keni vra, ju lumtë dora! – I lumë qofshi! Pa hë, flisni, ç’keni pasur të më thoni? Ç’dëshironi prej meje? -S’dëshëroj gja, Z. Arben. Ju thirra të merremi vesh për një punë, tha Hasani, – para pak kohe, aj Miodrag Pavlloviçi juaj, ka vrarë shtatë shqiptarë pafaj. Ai e ka hak plumbin tim. Unë ia kisha dhënë, sikur mos të kishte qënë shoku juaj. “Shoku juaj!” Sesi i tingëlloi në shpirt. Sa e rëndë e pështyrë i erdhi. Sa keq. (f. 133).
Edhe unë, o Hasan Remniku, -foli Arbeni me takt prej diplomati e me zë të qetë, -mendoj se jeni trim, njeri i drejtë e i ndershëm. Gëzohem që u njohëm!. –Deri sa t’i keni ata shkijet me vehte, s’vjen Hasani me ju. –Sikur të mos ishin sllavët në radhët e partizanëve tuaj. –I tha ai, dhe sikur të lëshonit kushtrim vetëm për një çlirim kombëtar, për bashkimin tonë me Kosovën, bir kosovari s’do të qëndronte në shtëpi. Edhe Patër Ndou ishte kundra shprehjes “pa dallim kombësie”, jo. E si te luftohej për çlirimin e Kosovës nga shkiet duke i pasur shkiet pëkrah? A e mendonte shkau çlirimin e Kosovës? (f. 138). Pak kohë pas largimit të Hasan Remnikut, kisha u rrethua nga forcat bullgare që kërkonin dorëzimin e Hasan Remnikut dhe të Arben Preshevës. Filloi lufta natën në errësirë, Arbeni gjuante nga dritarja në drejtim të flakës së armëve që gjuani rrethuesit. Arbeni u ngjit te kambanarja e kishës, aty u plagos në krah dhe në kofshë, po kur humbi shumë gjak, zbriti poshtë dhe Padre i lidhi plagët. Prifti për herë të parë filloi të gjuante me automatikun e Arbenit, por u plagos rënde dhe vdiq. Krismat në mes të natës u dëgjuan përreth. Kthehet Hasani dhe filloi të pastrojë vendin, duke ndjellë vdekjen e rrethuesve dhe duke thirur, “Përpara trimat e Arbenit”! Urra-a-a! Përpara!. Rrethuesit morën poshtë lëndinës. Hasani thërriste nga jashtë para derës, Arbeni rrëshqitas i hapi derën, Padra kishte vdekur kurse Arbeni me plage te lidhura prej Pater Ndonit. Mbahu i thotë Hasani, dorën e djathtë nën gju, të majtën në sqetull, e ngriti dhe shkuan te kali i fshehur në pyll. Kjo vërteton se sllavët serbë, janë në lufte me sllavët bullgar, por kundër shqiptarëve ata bashkohen. (f. 151).
-Pjetër!, – thiri Arebeni menjëherë, pasi e shtruan në dyshek, – Ço një korrier përtej Morave me urdhër, të vijë Miodrag Palloviçi këtu. Të dalin të gjithë jashtë dhe t’i afrohu. I tregoi për bisedën me Hasan Remnikun dhe Bajram kaçanikun. Miodrag Pavlloviçi duhet çuar para gjyqit partizan menjëherë. Vrasjet që ka bërë në Kuevishtë e Lubancë janë të pajustifikuara. –Të thirret menjëherë këtu, Pjetër. Do ta hedh në gjyq. Ndërsa Patër Ndon Lekën shënoje në listën e dëshmorëve. (f. 156)
Shtabi i batalionit, në bashkëpunim me Komitetin Qarkor të partisë, vendosi t’i bëhej atentat qark-komandantit të Preshevës, për krimet dhe masakrat para disa ditëve, Demir Kaçaniku u ngrit e tha: -Ma lini mua këtë punë!…
– Demir Kaçaniku! –Mirësevjen Hasan Remniku … -Ke besë Demir Kaçaniku? -Besë shqiptari Hasan Remniku! –Qe atëherë, toke!… Në atë kohë Hasani nxorri koburen e i tha: -Merre këtë që të më marrësh hakun! Demiri ia mori, nxori revolen e vet dhe iu kthye: -Merre këtë, që të më vrasësh hasmin!… Ndihem i vendosur të vrasim kolonel Hristo Kondov, tha Demiri. Ka derdhë gjak shqiptari. Pajtohesh me ne?… Dua vetëm një gjë prej teje. Fol Hasan Remniku! –Të më japësh djalin, – Me gjithë qejf! Edhe djalin ta jap, -iu përgjigj Demiri … Hasani takoi Batushin të birin e Demirit 21 vjeçar. Aty nga ora nëntë e darkës iu afruan klubit të bilardos, panë se lozte koloneli me shokët e tij. U ngjitën kumbullës në kopësht, nëpërmjet dritares te tavolina e bilardos, e shënuan Kolonelin dhe me dy krisma të menjëhershme e lanë të vdekur. Ashtu si erdhën, kopësht më kopësht dhe gardh më gardh, u larguan pa I diktuar kush. (f. 176).
Kalorësi, mbasi mori e dha sinjalin me Kurt Lashticen, shkoi drejt shtabit pa fijen e drojes. Tek dera, roja flinte gjumin e madh me një brakë gjaku dhe me njëherë u fut në dhomë, pasi dalloi mirë personin, nxori thikën, e ia këputi gurmazin Miodrag Pavlloviçit, i preu veshin e djathtë dhe në mur shkroi: Kështu do të pësojnë të gjithë ata që u bien në qafë shqiptarëve. Hasan Remniku.
Tri ditë pas kësaj ngjarjeje, Arbeni liroi nga burgu të gjithë të arrestuarit dhe, me përjashtim të oficërave, të tjerët i dëboi jashtë kufirit të zonës së lirë. (f.276).
Mbas luftimeve me forcat gjermano-bullgare, Arbeni ishte plagosur dhe kishte humbur ndjenjat nga një goditje me gur në kokë, mbi të ishte vrarë e motra Shpresa dhe shoqja e saj Hasija. Hasani i hoqi të vdekurat nga trupi i tij dhe kur e diktoi që ishte ende gjallë, e lëvizi. Mandej pasi erdhi në vete: – A më bëjnë sytë, a po je ti Hasan Remniku? -e pyeti Arbeni burrin me mustaqe. -Hasani jam, zoti Arben. –Po ç’të solli këndej? – Erdha me pa… Mandej i dha mataren me ujë, – pi i tha. – Arbeni e mori dhe piu me gërqe dhe u kthjellua. (f, 320).
Hasan Remniku, organizoi këputjen e telefonave të komandës bullgare, para se të kalohej lumi Moravë në 12 shtator 1941, paralizoi karakollin e Naselës dhe të Kungullarit. Serbët në fillim vranë rreth 20 remnikas duke i varrosur edhe të gjallë. Hasani në fund të vitit 1942, vrau 15 serbë të Remnikut, si shpërblim të vrasjeve që ata bënë më parë. Në Zhegër vrau zullumqarin Sllobodan Jovanoviçin, dhe i ngritën këngë: “Sllobodan, ai luli i s’amës -/- Po i rruan faqet n’dritë të llamës! / Hasani Qazimit iu ka avitë: / Ti në ballë, e unë – fyt! …”.
Më 5 tetor 1951, grupi i Hasan Remnikut, u përcoll nga kulla e Agush Mehmetit në Bresalë, të dielën më 7 tetor 1951, rreth orës 20, Ishin: Hasani, Agush Mehmeti, Qibrie Mehmeti, Mustafa Koka, dhe Rabije Koka. Natën 9 – 10 tetor 1951 të shoqëruar me sahanlëpirës, mbasi kaluan lumin u hodhën në hendeqe, në moment u ndezën dritat e kamionëve dhe ndriçuan grupin, kërciten armët. Pas pak u qetësua, në hapësirën e ndriçuar gjendeshin të shtrirë, Hasan Remniku, i rrethuar nga bashkëpunëtorët e vet të vdekur. Në tradhëtinë, ku Hasani me shokë ishin prerë në besë e të pabesëve, mjerisht shqiptarë.
Më 10 tetor 1951, kufomat u ekspozuan në Prizren, në komunën e Vitisë, në Gjilan dhe Kamenicë. UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare, burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasanit. (Akllapi Net-Forumi i hapur, Ramadan Asllani 5 prill 2009).
Për akademikun Kapllan Resuli, ka ardhur koha të hidhet dritë, mbi ata që gatuan tragjedinë e Kapllan Resulit, te quajtur përdhunim gjaku. Ramiz Alia, tha me gojën e tij, më keq se një sllavo-grek, gënjeshtrën se Kapllan Resuli kishte vdekur ne burg. Ndërsa në R.D., nr. 6, Tirane 23-1-1991, u botua se Akademiku Kapllan Resuli është gjallë dhe u lirua nga burgu mbas 20 vjet në Spaç-Burrel. Poetja Zhuliana Jorganxhi, poetizon: “Ishte Hero – ishte njeri! / Dhe shok nuk kishte një të dytë. / Foli kur heshtnim unë e ti, / sa çeli zemrën, ai mbylli sytë. / dhe thane se: vdiq i harruar, / Në burg të errët, në vetmi”. / A kish më t’vdekur, të pambuluar, / Se të pagojët, si unë e ti? (U botua Tiranë 26-1-1991
Preludi i Pavarësisë Kombëtare, Kryengritja e Malësisë
*Çudi! Përse ka heshtur dhe hesht politika për këtë ngjarje të madhe historike?! /
*Aty ku lindi besa dhe mirësia, po aty jeton atdhetarizmi, trimëria dhe shqiptaria./
* U mbushën 103 vjet nga ngritja e falmurit në Deçiç nga heroi legjendë Ded Gjo Luli/
Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/
Përse qarqet politike shqiptare janë heshtur në 100 vjetorin dhe po heshtin për këtë ngjarje kaq të madhe, që ishte embrioni që lindi nga fara e hedhur gjatë shekujve, prej të cilit aty u mbollën rrënjët e lirisë, në krahinan e Mbi Shkodrës në vitet 11910- 1912. Ishte zanafilla e kushtrimit kundlër robërisë që çoi në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare nga Plaku i mençur Ismail Qemali. Kur vet shqiptari harron veten, kombin, historinë e tij, të shkruar me gjak, bëmat që i dhanë një emër, bota s’e ka për gjë që ta fshijë e ta mohojë nga /në harta gjeopolitike. Mbushen ekranet, faqet e gazetave dhe revistave shqiptare me budallallëqet qesharake se “X” yll kinemaje apo muzike, u nda për të dhjetën herë me bashkëshortin se ishte homoseksual, se e tradhtoi, apo gruaja e “Y” ishte biseksuale. Të njohësh kulturën botërore është pasuri, investim intelektual, por të mbushësh programet mediatike me jetën private të vipave dhe nuk flitet për një kryengritje kaq të madhe që tronditi nga themelet Portën e lartë, Diplomacinë evropiane apo Fuqitë e Mëdha, duke e bërë Shqipërinë faktor politik, etnokulturor dhe etnëhistorik në Ballkan dhe në Evropë, për mendimin tim është e pafalshme.
Ka vetëm 8 vite që Mali i Zi fitoi Pavarësinë kombëtare duke u shkëputur nga Serbia. Pikërisht brenda kësaj kohe kaq të shkurtër, shqiptarët që jetojnë aty në trojet e tyre, trojet që u kanë lënë të parët ilir, po mbajnë gjallë gjuhën shqipe, traditën, po zhvillojnë kulturën amtare me parametra bashkëkohor, gjithmonë mbështetur mbi tabanin kombëtar. Krenar për atë që janë dhe ç’trashëgojnë, ata mbajnë lart simbolete e Kombit, si flamurin e Skënderbeut, atë flamur të kuq me shkabën dykrenare, që ngriti në Bratilë të Deçiçit, më 6 prill 1911, heroi legjendë Ded Gjo’Luli. Edhe pse përbëjnë minoritet në shtetin e ri të Malit të Zi, gjuha e tyre në familje, në rrugë është ajo shqipe. Në shkolla flitet dhe mësohet gjuha e mëmës, gjuha e bukur shqipe. Kanë gazetën e tyre shqip “Koha Javore” dhe TV “Borana”, ku shkruhet dhe flitet vetëm shqip.
*Po sjell në kujtesë 100 vjetorin…
Edhe pse mungoi politika në 100 vjetorin e kryengritjes , aty kishin ardhur nga Shqipëria (nga Muzeu historik ,Instituti i Historisë), nga Maqedonia dhe nga Kosova. Adem Jashari i kishte lënë amanet të nipit:“Murat, bir, mos e korit gjakun e 50 e ca Jasharëve dhe martirëve të Kosovës, ndaj kurrë mos mungo aty, ku të thërret zëri i tokës mëmë!”-dhe magjistri Murat Jashari, bashkë me ish deputetin Ramadan Gashi dhe miqtë e tyre, erdhën dhe nderuan kujtimin e kësaj kryengritjeje. Kleri katolik, si atëherë kur e përkrahu kryngritjen e 7 Bajrakëve, edhe kur kryengritja mbushi një shekull, nuk mungoi. Ishte i pranishëm në festë Dom Gjergj Simoni i Shkodrës, si dhe grupi artistik- filarmonia dhe baleti “Prenk Jakova”
Mungoi media shqiptare, gjithsesi, dashamirësit nga të gjitha trevat shqiptare, apo ku banohet nga shqiptarë dhe flitet gjuha shqipe, shkuan në Tuz dhe ndoqën festimet që kishin filluar për vendasit, qysh më 25 mars dhe përfunduan në datën 6 prill.Nuk mungonin as shqiptarët me banim në Sh BA, si Kol Gojçaj me banim në Miçigan, Zoti Camaj nga Hoti, po në ShBA, z. Dod i cili kishte ardhur nga vendi i demokracisë për të rindërtuar kullën e të parëve, si dhe shumë të tjerë, të cilët jo vetëm ishin të pranishëm çdo ditë, në çdo aktivitet, por për nder të Kryengritjes së vitit 1911 kontribuan financiarisht në këto aktivitete. Për nder të pranishmëve aty u dha programi artistik nga SHKA “Dedë Gjon Luli” dhe “Rapsha” nën drejtimin e Gjon Dushaj dhe Nikollë Berishaj.
Liria rrënjët i mbolli në Malësinë e Madhe dhe hodhi shtat në Vlorë më 28 Nëntor 1912.
Që të gjykojmë vlerat apo rëndësinë vendimtare të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në përgatitjen e terrenit të vendit për Pavarësi Kombëtare, duhet më parë të dimë se në ç’rrethana lindi kryengritja e vitit 1911? Si e la kryengritja e vitit 1910 Malësinë? Cili ishte qëndrimi i Malit të Zi, Austro- Hungarisë dhe Serbisë ndaj kësaj treve shqiptare? A kishte mbështetje kjo kryengritje nga kleri katolik apo rrethet diplomatike brenda dhe jashtë vendit?
Pas pushtimit të gjatë osman gjysmë shekullor, u zgjua ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve udhëhequr nga atdhetarët e Rilindjes Kombëtare në mërgim, e cila mori hov gradualisht . Pas kuvendesh të njëpasnjëshme krahinore, kombëtare apo ndërballkanine, u arrit në formimin e Lidhjes së Prizrenit, si formacioni i parë politik i organizuar, me atributet e Qeverisë së përkohshme. Pavarësisht nga jetëgjatësia e saj, Lidhja e Prizrenit që hodhi rrënjë në Janinë dhe u kurorëzua në Priyren, pati vlera të padiskutueshme për vendin dhe rajonin. Në këtë lëvizje mbarëkombëtare, e cila fillimisht e shkëputur apo sporadike, edhe pse zgjati 3 vjet, ishte një ngjarje që i tregoi politikës evropiane, pushtuesit dhe shqiptarëve se ne ishim në gjendje të vetëqeveriseshim dhe ta ndërton im shtetin në mënyrë të pavarur. Pra Lidhja e Prizrenit hapi perspektivën e së nesërmes, çeli rrugën e shpresës drejt Pavarësisë Kombëtare.
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, pas Lidhjes së Prizrenit, është një nga ngjarjet më kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo është zanafilla ku u mbollën rrënjët e lirisë sonë kombëtare. Me këtë kryengritje u arrit një kulm pjekurie politike për kohën, pasi ajo zë një pozicion kulmor në vijimësinë e ngjarjeve kohore që do të pasojnë këtë lëvizje. Ajo përmban karakteristikat e mirëfillta të një kryengritjeje me orientim kombëtar, sepse përfshiu në qellimet e veta, një plan të mirëfilltë mbarëshqiptar. Kjo kryengritje shpërtheu në një nga rajonet më të shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpërsohej në një besim fetar krejtësisht të ndryshëm me atë të Perandorisë Osmane. Kryengritja e 1911 e ngriti për herë të parë seriozisht çështjen shqiptare, në nivelin e një çështjeje të mirëfilltë nacionale në tryezat e diplomacisë evropiane. Shqipëria u bë e njohur si një etnitet i veçantë nacional, kulturor dhe gjeopolitik, që do të diskutohet në skenën e diplomacisë evropiane dhe ballkanike.
Me këtë ngjarje Shqipëria filloi të bënte pjesë seriozisht në rajonin ballkanik, duke e bërë veten faktor të debatueshëm mes Fuqive të Mëdha që luftuan nga fillimi i shekullit XIX e në vazhdim, mbi një bazë tashmë nacionale, ndaj një pushtuesi aziatik, që i rrezikonte identitetin etno – kulturor dhe fetar, që shkatërroi vlerat qytetare të mesjetës dhe i vuri në dyshim ekzistencen “fizike” të kombit.
Pushtimi osman shkatërroi vlerat më të mira nacional – kulturore, që evolucioni historik shumë-shekullor autokton kishte krijuar në trevat tona. Shqipëria përbënte tanimë, një entitet të qartë dhe të dallueshem nga trevat e popujt e tjerë të rajonit. Fatmirësisht ky pushtim, edhe pse pesë shekuj, nuk i eliminoi treguesit themelorë që bëjnë të dallueshëm një komb. Ndër këto elemente, rezistenca kulturore është ndër më themeloret. Kultura dalluese e një kombi ka qenë përherë baza e mëvetësimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Për kohën më e spikatura ishte Malësia e Madhe, si një vatër ndërgjegjësimi kombëtar. Kurse kryengritja ishte fakti më pozitiv, që tregon formimin nacionalist antiturk të Malësisë. Kjo veti dalluese, karakteristik për popujt me ndërgjegje kombtëare të formuar në Ballkan, ishte segment i rëndësishëm i shqiptarizmës. Kjo do të jetë prova e qartësisë politike të malësorit e shqiptarit mëmëdhetar. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, paraqitet si një shpërthim i zemëruar, i një popullsie rajonale me një pozitë politiko-nacionale, social – ekonomike dhe fetare të nënshtruar, kundër pushtuesit të atëhershëm në trevat shqiptare.
Duke nisur si një rezistencë e paorganizuar e popullatës në kushtet e dhunimeve të rënda të statusit vetqeverisës, pas ndërmarrjes luftarake të Turgut Pashës së vitit 1910, ajo do të merrte karakteristikat e një kryengritjeje të mirëfilltë me pikësynime të kristalizuara nacionale në periudhen mars-gusht 1911. Për ecjen përpara, Dedë Gjon Luli me 7 Lekët e Malësisë thirrën kuvendin e Greçës ku u drejtuan fuqive të mëdha Memorandumin e Greçës, me kërkesa të tilla që nuk u ndikuan dot as nga ndërhyrja e Malit të Zi. Edhe pse me origjinë të hershme ilire, të lidhur me krushqi ndër breza me shqiptarët, Mali i Zi kishte nisur të sllavizohej. Kjo bëri që masat popullore të emigrojnë drejt Malit të Zi, si e vetmja rrugë shpëtimi. Nga ana tjetër, Mali i Zi, shteti i ri dhe i vogël, për të forcuar identitetin e vet, shfrytëzoi çastet historike për zgjërimin territorial.
Se e çfarë kategorie është kjo kryengritja, po paraqes disa të dhëna të kohës.
Këtë na e tregon letërkëmbimi i Edith Durham-it me konsullin anglez në Trieste, Spence, që tregon qëndrim realist dhe miqësor ndaj çështjes shqiptare. Nga ana tjetër, diplomatët anglezë, përkatësisht Akers-Douglas në Cetinjë, zëvendës-konsulli Suma në Shkodër, vetë ministri i jashtëm Edward Grey, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë britanikë në Vjenë, Kostandinopojë, Romë, Beograd, Shën Petersburg, Berlin etj, mundësojnë të zgjerohet dhe të hidhet dritë e re, më e plotë, mbi kuadrin diplomatik të kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës së vitit 1911. Tashmë mund të thuhet pa frikë, ndryshoi mënyra e shqyrtimit dhe e trajtimit të çështjes shqiptare nga diplomacia ndërkombëtare. Nga ky moment çështja shqiptare do të mund të trajtohet realisht si çështje e veçantë e diplomacisë evropiane, me qëllime të qarta nacionaliste të kryengritësve malësorë, që e bënë të dallueshme Shqipërinë nga Turqia. Më me shumë* rëndësi ka madhështia e kryengritjes. Dokumentet arkivore dhe sidomos korrespondencat e gazetës “The Times” të kësaj kohe, nga Podgorica, Cetinja, Shkodra, Kostandinopoja dhe Vjena, kanë mundësuar studiuesit për të krijuar një tablo të epopesë së *Shtatë Lekëve të Malësisë, që në të vërtetë ka qenë në përmasat e një legjende. Rëndësi të veçantë kanë pasur *shkaqet e kryengritjes që nuk janë artificiale por reale, bazuar *jo në intrigat e Malit të Zi, por në *ashpërsimin e kontradiktës themelore në këtë rajon. Gjithashtu hidhet dritë e plotë mbi* rolin e madh nacionalist të klerit katolik, që u bashkua në masë me kryengritësit dhe luajti në momente të caktuara, rolin e mediatorit pro çështjes shqiptare. *Ismail Qemali, si figurë e madhe, u përfshi gjërësisht në përkrahje të Kryengritjes shqiptare të malësorëve, në orientimin e drejtë të kryengritjes, si dhe në njohjen e çështjes shqiptare nga diplomacia evropiane. *Kopja e origjinalit të Memorandumit të Greçës dhe bashkëngjitur me të, *letra drejtuar Edward Grey-it, shkruar në gjuhën frënge me dorë, dhe *vulosur me gishtërinjtë e vulat përkatëse të Ded Gjo’ Lulit e 19 krerëve të tjerë të kryengritjes, duket se është një fakt i ri, që i sillet dokumentacionit të historisë kombëtare tani vonë nga Instituti i Shkodrës, më 2002 .
Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është një nga ngjarjet më me rëndësi të historisë shqiptare dhe në veçanti, moment dallues i lëvizjes rilindëse në krahinën e Shkodrës.
*Shkaqet e kryengritjes ishin veprimet Turqve të Rinj në Shqipëri, që pati si pasojë pakënaqësi dhe lëvizje revolucionare në vend. Prirjet islamike dhe propaganda antikatolike e pushtuesit turk, si dhe qëndrimi jo i sinqertë i qeverisë së vilajetit të Shkodrës ndaj ngjarjeve të vitit 1910, i nxitën malësorët në një kryengritje me karakter kombëtar dhe në një lloj aleance me Malin e Zi. Të çarmatosje malësorët shqiptarë nënkuptoje afirmimin e nënshtrimit të tyre ndaj armikut shekullor, mbasi mbajtja e armëve pa iu nënshtruar kontrollit apo kufizimeve qeveritare ishte një lloj privilegji shumë i vjetër i zonave malore shqiptare. Megjithatë, mbledhja e armëve, përjashtimi nga taksat dhe nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, ishin vetëm shkaqe dytësore. Shkaku kryesor i kryengritjes shqiptare të vitit 1911 duhet kërkuar në bazen e zhvillimeve të përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore.Gjendja e krijuar në Shqipëri, në tërësi, zgjoi dëshirat dhe vullnetin e patriotëve shqiptarë për t’i dhënë fund pushtimit osman. Kështu filluan përgatitjet për një kryengritje të përgjithshme në vitin 1911, e cila, ndryshe nga kryengritja zonale e vitit 1910, do të përfshinte të gjitha krahinat shqiptare. Krahina e Malësisë përfshihej në këtë kryengritje të përgjithshme për faktin e njohur të qënies si bërthamë ekzistente e qëndresës shqiptare, ashtu edhe për thellimin e kontradiktave themelore në këtë rajon, që nga gushti 1910, mbi bazën e një programi politik. Por organizimi mbarëkombëtar i kryengritjes së vitit 1911 ishte i një shkalle jo të kënaqshme. Nuk duhet të harrojmë shkallën e ulët kulturore-arsimore të të gjithë zonës.
Kryengritja antiosmane e vitit 1911, filloi para kohe dhe nuk mundi të përhapej në të gjithë Shqipërinë etnike.Gjithsesi ajo përbën një nga përpjekjet më të rëndësishme të shqiptarëve për të fituar autonominë.
Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 shpërtheu në ditët e para të pranverës, e ndihmuar me armatim nga Mali i Zi (apo prej disa segmenteve politiko-ushtarake të këtij shteti), pritej edhe një ndihmë e premtuar nga ana e gjeneralit italian, Ricciotti Garibaldi. Nga ana tjetër, ata shpresuan më kot ndërhyrjejen e Perandorisë Austro-Hungareze, në rastin e ndonjë ndërlikimi të situatës së tyre ushtarake. Mali i Zi e nxiti shpërthimin e kryengritjes një javë para kohës së vendosur nga udhëheqësit shqiptarë, për qellimet e veta.
Planeve shoviniste malazeze malësorët iu përgjigjen me ngritjen e flamurit shqiptar në majen e Bratilës (Deçiç). Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, edhe pse kryengritja nisi para kohe, nuk qëndruan duarkryq. Ata u drejtuan nëpër Evropë për përkrahje dhe ndihmë, në mënyrë që kryengritja të përfundonte me sukses dhe Europa ta njihte autonominë e Shqipërinë dhe të drejtat e saj.
Kryengritja shpërtheu me 24 mars të vitit 1911, në Malësinë e Madhe,jo si rezultat i intrigave të Malit të Zi, por si rezultat i kontradiktës politike në Shqipëri. Kjo shënon fazën e parë që pati një zhvillim të kryengritjes në të gjitha vijat e frontit. Momenti kulminant që shënon karakterin e kryengritjes është ngritja e flamurit shqiptar me 6 prill në Bratilë. Veprimet luftarake të shqiptarëve, tërhoqën vëmendjen e forcave nacionaliste shqiptare dhe të diplomacisë ndërkombëtare, e cila ishte tepër e interesuar në ruajtjen e status-quo-së politike të Perandorisë otomane. Pra mbronte interesat e Turqisë.
Shpirti i kryengritjes së vitit 1911 ishte Dedë Gjo’ Luli, i njohur ndryshe edhe si “Heroi i Traboinit”, një burrë energjik, me karakter të fortë, që nuk bëri kurrë asnjë lëshim në kurriz të të drejtave të malësorëve dhe të shqiptarëve. Madje edhe atëherë kur iu nënshtrua kërcënimeve nga më të rënda. Për t’i zbutur malësorët iu ofruan shuma të konsiderueshme në të holla nga Turqia ashtu dhe nga Fuqitë e huaja, por ai nuk u mposht.
Operacione turke rifilluan në shkallë të gjërë më 14 maj, pasi u erdhën përforcime ushtarake. Këtu nis faza e dytë e Kryengritjes, që zgjati deri në prag të 23 qershorit 1911. Ushtria e huaj e madhe në numër, disa herë më e madhe , bëri që forcat kryengritëse të venë në zbatim planin strategjik ushtarak. Nisën qëndresën në rajonet e vështira , të papushtueshme nga armiku.Por gjendja e krijuar pati pasoja edhe në situaten politiko- diplomatike të Ballkanit, duke i detyruar Fuqitë më të interesuara, të ndërrmarrin lëvizjet e veta që ta veçojnë çështjen shqiptare si një nga problemet më të rëndësishme të kohës për Perandorinë Osmane.
Figurave të shquara nacionaliste shqiptare, si:Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ismail Qemali dhe Nikoll Ivanaj hynë në shtabet kryesore të kryengritësve dhe refugjatëve shqiptarë, mbështetja e plotë e kryengritësve nga ana e qytetarëve shkodranë në mërgim, e klerit katolik,do të kurorëzohet në Memorandumin e Greçës më 23 qershor 1911 ose “Librin e Kuq”, ku u miratuan kërkesat për krijimin e një province autonome shqiptare, bashkimin e të katër vilajeteve në një të vetëm. Memorandumi i Greçës pati një rëndësi se doli nga gjiri i kryengritjes dhe pati karakter kombëtar. Kërkesa për një provincë autonome shqiptare ishte e moderuar, duke pasur parasysh se ekzistonte edhe paramendimi i një shteti autonom shqiptar, e cila ishte më e mundshme për t’u pranuar. Pati rëndësi se parandaloi në ndryshimin të status kuo-së, copëtimin e trojeve kompakte etnike shqiptare për atë kohë. Memorandumi i Greçës shndërroi dhe e zgjeroi çështjen shqiptare më 1911, nga një çështje e paqësimit të Malësorëve, në një çështje më të gjërë, kombëtare që lëvizja të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Qeveria turke, e frikësuar nga karakteri kombëtar i lëvizjes, nisi bisedimet me udhëheqësit e fiseve kryengritëse të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit etj, duke u përpjekur që të shmangte fillimin e bisedimeve mbi bazen e Memorandumit të Greçës. Qeveria turke dhe Fuqitë e Mëdha, duke e kuptuar seriozitetin e lëvizjes dhe rëndimin e situatës vendosën të shpëtonin interesat e tyre në Ballkan, duke bërë përpjekjet për ta shuar kryengritjen sa më parë që të ishte e mundur. Fuqitë e Mëdha, mbasi Turqia pranoi të modifikonte listen e lëshimeve, vendosën që të ftonin qeverinë malazeze të këshillonte malësorët refugjatë në territorin e saj që të ktheheshin në vatrat e tyre. Në këtë mënyrë arriheshin disa qëllime të shumëfishta: ruhej integriteti territorial i Perandorisë Osmane, nyja më e rëndësishme kjo për ruajtjen e status-quo-së; Fuqitë e Mëdha përfshiheshin drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemit dhe në garantimin e të drejtave të dhëna malësorëve kryengritës; garantohej dhe lidhej më mirë përgjegjshmëria e Malit të Zi në zhvillimet politiko-diplomatike ndërkombëtare. Kryengritja e vitit 1911 nuk u përhap në masën e duhur dhe mbeti e kufizuar në Malësinë e Madhe. Gjithsesi pati rëndësinë e madhe historike të pakundërshtueshme ,se shërbeu si shkak i lëvizjes së përgjithshme shqiptare.Aty nisën fillimet e Kryengritjes së përgjithshme 1912, e cila u manifestua me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.
Në kryengritjen e Malësisë së Madhe hodhi rrënjë liria, kurse Pavarësia e shumëpritur shtatin e hodhi në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Le të shërbejë kjo festë e përvitshme e Malësisë së Madhe si një apel për historinë, politikën dhe kulturën tonë kombëtare.