• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FORMOHEN ORGANET UDHEHEQESE TE KOMUNES SE GUCISE

January 5, 2017 by dgreca

Nga 30 Këshilltare gjithsej, partite shqiptare kane siguruar 3 këshilltarë në pozitë (Koalicioni UDSH-ASH), dhe në opozitë 4 këshilltarë Lidhja Demokratike në Mal të Zi” (parti shqiptare) /1-komuna-guciPas zgjedhjeve te mbajtura me datën 16 Tetor 2016  ditëve te fundit te vitit 2016 u themeluan organet qe do udhëheqin me komunën e Gucisë për 4 vitet e ardhshme .

Nga 30 Këshilltare gjithsej, sa ka Kuvendi Komunal (KK) i Gucisë, u formuan organet qeverisëse nga këto subjekte: Partia Socialiste me 9 këshilltarë,  Partia për Guci me 6 këshilltarë, Partia Socialdemokrate me 4 këshilltarë, Koalicioni UDSH-ASH me 3 këshilltarë  (parti shqiptare) , Partia Boshnjake me 1 Këshilltarë.

Partitë që janë në opozitë janë: Lidhja Demokratike në Mal të Zi-4 këshilltarë (parti shqiptare) , Partia Social Demokrate me 2 Këshilltarë,  Partia Popullore Socialiste me 1 këshilltarë.

Nga gjithsejti 30 këshilltarë sa numëron Kuvendi i komunës së Gucisë 23 janë pjesë e shumicës qeverisëse dhe 7 janë në opozitë. Ne mbledhjen e mbajtur të Kuvendit me datën 30.12 2016 për Kryetar të Kuvendit të Komunës së Gucisë ëshrë zgjedhur Xhenadin Radonçiq. Me datën 31.12.2016 për Kryetare të komunës së Gucisë është zgjedhur Anela  Çekiq , ish Kryetare edhe në mandatin e kaluar.

Filed Under: Komente Tagged With: Komuna e Gucise, organet drejtuse, zgjidhen

KOMUNA E GUCISË: MIRË APO KEQ?!

January 7, 2014 by dgreca

Shkruan: Rexhep  DEDUSHAJ/ New York/

Jemi dëshmitar të një zhurme të pa artikuluar me rastin e rithemelimit të  Komunës në Gucinë e Kelmendit!  Zhurma në fjalë lindi për shkaqe historike, ekonomike dhe politike.

HISTORIKU:

 Gucia ka qënë qënder politiko – shoqërore që nga koha e Ilirëve. Vet emri Guci tregon se vjen nga rrënjët pellazgjiko-ilire: Guc, Gucem, Guce, e i Guceshin (pra, jo  në trajtën e sodit të fjalës Nguc por trajta e vjetër Guce). Sllavët e kanë ndryshuar më vonë në GUSINJE e ne, Shqiptarët, e kemi zbutur pastaj në GUSI!!

Kjo qendër për herë të parë përmendet në kohën e romakëve (lexo: Ilirëve).

Në kohën e sundimit osman u ngrit në “Kaza” (nënprefekturë) dhe sundonte i gjithë Luginën e Limit deri në Beranë. Ishte qëndra e Kelmendit – Shkodra e dytë e këtij fisit të madh e të fortë që shtrihej nga Tamara e deri në Pejë e Krasniqe.  Republika e Kelmendit e quanin ca udhëpërshkrues të huaj (Lexo: Lib. R. Dedushaj “Krahina e Plavë-Gucisë nëpër shekuj” N.Y. 1993)

Gjatë kohës së Krizës Lindore (1875-1881) që nga Kongresi i Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër (më vonë) u përfshi në të gjitha dokumentet ndërkombëtare…

Ishte qëndra pothuajse e vetme që i kundërshtoi me forcë këto vendime ugurzeza dhe i theu që të gjitha. Qëndra më e pabindur atëbotë në Gadishullin ilirik.

Sipas zbulimeve të fundit përherë të parë pas 400-500 vjetësh këtu u përdor edhe Flamuri ynë Kombëtar . Nën këtë Flamur  Ali Pashë Gucia, në krye të 8.000 vullnetarëve shqiptar në betejat e zhvilluara në vitet 1879-1880 i theu hordhitë sllave sëbashku me vendimet e Berlinit e të Shën Stefanit. Gucia atëbotë u shpall nga diplomacia e huaj si “Koka e Shqipërisë” dhe Aliu “si fajtori kryesor për thyerjen e vendimeve të Evropës”. (Lexo lib. Idriz Lamaj: Luftërat për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, 1879-80″ N.Y…)

Pas Luftërave Basllkanike dhe Luftës së Parë Botërore, kjo kështjellë e pamposhtur ra nën sundimin e Karagjorgjeviqëve, të cilët përveç  Gucisë e ngritën edhe Plavën si komunë. E të dyja këto ishin nënprefektura të Prefekturës së Pejës, deri me ardhjen e sllavo-komunistëve në pushtet. Ata, në vitet e 50-ta, e shuan këtë qënder përmanente shqiptare. Për ta pasur më thellë e më afër qëndrave malazeze – e krijuan vetëm një komunë – Plavën!! E bënë këtë me qëllim që t’i diskriminojnë , vobektësojnë e t’i shpërngulin më lehtë Shqiptarët e këtyre anëve. Dhe ia arritën qëllimit -fatkeqësisht. Derisa në vitin 1916, sipas dokumentave Austro-Hungareze, 83 për qind të popullsisë së Gucisë e përbënin Shqiptarët, sot ka fare pak të tillë aty!!!

Pra Gucia është shkretëruar e rraskapitur dhe pothuajse krejt e sllavizuar. E  mbajnë si shqiptarë vetëm fshatrat përreth saj: Vuthajt, Doli (Kaçaniku) e Martinajt. Por edhe ato mjaft të boshatisura.

 

EKONOMIA:

 

Gucia ka një shtrirje strategjike. E konntrollonte  rrugën mesjetare Kotorr-Podgoricë-Pejë-Shkup.Rrugë që i sillte fitime të mëdha.

Me caktimin e kufirit shtetëror dhe me ndarjen e Këlmendit përgjysëm, Kelmendasit e Gucisë mbetën në qoshe të “dynjasë”. Ia hoqën edhe komunën, si thamë më lart, dhe filloi emigrimi i tyre në të katër anët e botës e sidomos në SHBA.

Tani,me rënjen e kufirit të hekurt dhe hapjen e Shqipërisë, Gucia e ka shansin me u kthye në gjendjen e përparshme, nëse nëpër të do të kalojnë rruga Deçan-Plavë-Guci-Hani i Hotit apo Podgoricë, nëpër Vellushë…

Me ndërtimin e rrugës Shkodër-Guci, kjo e fundit do të kthehet me fytyrë kah Kelmendi i Gurit dhe Shkodra. Dogana në Vermosh, pasuritë natyrore vendore dhe donacionet e investimet nga mërgimtarët  e shumtë mund të ndikojnë në rilindjen e Gucisë Kelmendase.

Por mvaret edhe sa Kelmendi i Gurit i kontribuon këtij përparimi. Sa ata do të lëvizin në drejtim të Gucisë?

POLITIKA ( PRAPASKENATE)

 

Që nga Lufta e Nokshiqit, më 1880, Sllavët kishin bërë plane të detajuara si ta shkatrrojnë këtë kështjellë natyrore – Gucinë me rrethinë. Ata thonin se pa e marrur Gucinë e Plavën nuk mundemi t’i marrim dot Pejën e Shkodrën. Dhe filluan t’i pastrojnë etnikisht – duke i vrarë e shkatrruar fshatrat legjendare shqiptare: Arzhanicën, Pepajt dhe Nokshiqin.

Gjatë gjithë kohës së komunizmit, thuhej si në barcoletë: Në Guci u ndërtua vetëm një nevojtore publike, të cilës shumë shpejt ia vodhën dyertë e u bë e papërdorëshme!!!

Ky moszhvillimi ekonomik dhe terrori shtetëror që u ushtrua aty, siç thamë edhe më lart, ndikoi në  boshatisjen e Vuthajve, Dolit e Martinajve që ishin mburoja e Gucisë e vet Gucia mburoja e Plavës shqiptare. Kështu,ndodhi edhe me Hotin e Zabelin shqiptare, ku një pjesë e tyre u asimiluan në “boshnjak” e të tjerët ikën në Amerikë.

Tani edhe me ndarjen e Gucisë, gjegjësisht Vuthajve, Martinajve e Dolit, ka me ndodh kjo: Plava do të sllavizohet tërësisht!!

Por, sikurse Gucinë, që pritet ta shpëtoj Kelmendi i Gurit: Vermoshi, Nikçi ,Vukli etj. duke lëvizur në drejtim të saj – Luginës së Gucisë. Po ashtu do ta shpëtoj edhe Malësia e Gjakovës e Thethi. Edhe Plavën mund ta shpëtoj Kosova  me ndërtimin e rrugës Deçan – Plavë që do ta lidhë me Kelmendin e Shkodrën. Në atë rast Plava do të kthehej me fytyrë nga Dukagjini, Malësia e Gjakovës e më larg e jo nga Vasoviqi që e ka masakruar me dhjetra herë. Pra kurrë më shumë nuk është mvarur fati i Plavës nga Kosova  sesa sot!?

Duhet edhe një herë një Shemsi Ferri i ri: “Me i marrë letrat e me i shkrue / N’Dukagjin me i çue / N’Dukagjin kujt mas pari?/ Se n’Junik shpisë Bajraktarit…/Në Kosovë kësaj parisë / Binu mbrapa Plavës e Gucisë…/.

Por si duket udhëheqja e Kosovës e ka kryer punën me atë krahinë – paralagje të Pejës. I ka shfrytëzuar në maksimium mërgimtarët e shkretë të saj duke ua marrur me miliona dollarë me premtim se porsa ta çlirojmë Kosovën do ta marrim edhe Plavën. Më vonë premtim tjetër: do ta punojmë këtë vit  e atë vit (saherë bëhen zgjedhjet, rrugën Deçan-Plavë, etj.

Fulterja në zjarr e peshku në det- thotë populli. Paria e Kosovës vjen e shkon dhe Mali i Zi Plavën e shkreton…

New York, më 7 janar 2014

_______________

Historiani Rexhep Dedushaj ka lindur në Vuthaj të Gucisë në vitin 1948, ku e kreu edhe shkollën fillore e tetëvjeçaren, ndërsa të mesmen e të lartën në Pejë, Gjakovë dhe në Prishtinë. Ka punue mësues i lëndës së historisë në shkollat shqipe të rrethit të Pejës. Në vitin 1989 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në SHBA, ku ende ndodhet në shtetin e Neë Yorkut. Ka botuar disa monografi si “Krahina e Plavë-Gucisë në shekuj”(1993) të cilin e ka botue edhe në gjuhën boshnjake  me titull “Plavo-Gusinjska nahija vekovima” (2003),“Shpërngulja e shqiptarëve të Plavë-Gucisë” (1997), “100 vjet Luftë” (1999), “Si e gjeta dhe si e lashë shkollën shqipe në Prefekturën e Pejës” (2006), “Gjurmë mërgimtarësh” (2009), “Çung Tahiri i Vuthajve” (2013).

Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës për kontributet e tij me  botimet e tij për krahinën e Plavë-Gucisë e ka dekorue me Çmimin “Pjetër Budi” në vitin 2008.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Komuna e Gucise, mire apo keq, rexhep dedushaj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT