• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Konjufca: Për masakrën e Dubravës duhet një gjyq i veçantë

May 22, 2021 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, deputetë të Kuvendit dhe anëtarë të Qeverisë mori pjesë në përvjetorin e masakrës së Dubravës dhe vendosi lule pranë lapidarit të ngritur në kujtim të të rënëve në këtë masakër, të kryer nga forcat serbe këtu e 22 vjet më parë, gjatë së cilës u vranë e u plagosën qindra të burgosur shqiptarë. 
Kryetari Konjufca me këtë rast tha se  trashëgimia e vetme e Serbisë në Kosovë është gjenocidi mbi popullin shqiptar të Kosovës. 
Sipas kryekuvendarit njëra prej këtyre akteve të gjenocidit është edhe masakra e Dubravës. 
“Ky është një akt i planifikuar, i përgatitur dhe i ekzekutuar nga shteti serb. Dihet se cilat struktura të ushtrisë dhe policisë serbe, të grupeve paramilitare kanë qenë të angazhuara drejpërdrejt në masakrën e Dubravës. Pra, sa i përket pyetjes dhe çështjes se kush janë përgjegjësit që vranë të burgosurit në burgun e Dubravës prej 19 maj deri më 23 maj 1999, askush në botë nuk ka dyshim. Përgjegjësia i mbetet Serbisë, kriminelët me emër dhe mbiemër dihen, por deri më tani ka munguar vetëm drejtësia”, tha Konjufca. 
Kryetari i Kuvendit përsëriti se pa vënien e drejtësisë për të vrarët dhe të masakruarit në Kosovë, familjarët nuk do të mund të ndjehen  të qetë.
Prandaj, shtoi kryekuvendari Konjufca, institucionet çdo ditë duhet t’i publikojnë me emra dhe mbiemra të gjithë ata policë, ushtarë dhe paramilitarë që kanë marrë pjesë në masakrën e burgut të Dubravës. 
“Kjo është një prej masakrave që kërkon një gjykim të veçantë”, tha ai. 
Me rastin e 22 vjetorit të maskrës në burgun e Dubravës, Kryekuvendari Konjufca bashkë me nënën e dëshmorit Bajram Kiçina, Mihrije Kiçina, nënkryetaren e Kuvendit Saranda Bogujevci, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, të mbijetuarit e kësaj masakre Nait Hasani, Bislim Zogaj, Bajrush Xhemajli, si dhe kryetarin e PDK-së Enver Hoxhaj dhe atë të AAK-së Ramush Haradinaj, zbuluan lapidarin në të cilin janë shkruar emrat e të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të kësaj masakre të tmerrshme. 
Po sot kryetari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule edhe pranë pllakës përkujtimore në Vushtrri, në nderim të 68 të rënëve, të cilët 22 vjet më parë u vranë e u masakruan brenda një dite nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe. 
Në bashkëbisedim me familjarët e të rënëve, kryekuvendari Konjufca u zotua se do të angazhohen në përgatitjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë.

Filed Under: Featured Tagged With: Konjufca, masakra e Dubraves

ATHEU, GJAKU YNË QË NUK FALET

May 5, 2021 by dgreca

–Kryekuvendari Konjufca: Themelet e lirisë dhe shtetit tonë qëndrojnë mbi sakrificën e dëshmorëve/

Sot, me rastin e 5 Majit – Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, vizitoi disa vatra të rezistencës çlirimtare në Kosovë dhe nderoi dëshmorët e martirët e rënë për lirinë e vendit tonë.

Kështu, ditën e sotme kryekuvendari Konjufca e filloi me nderime në Prekaz, te varri i Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, për të vazhduar më pas në Kompleksin Memorial në Morinë.

Pasi vendosi lule dhe nderoi të rënët, kryetari i Kuvendit vazhdoi për në Gllogjan, për të bërë homazhe në Kompleksin “Dëshmorët e Kombit”.

Nderimin për heronjtë, kryekuvendari Konjufca e përmbylli në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, duke vendosur lule pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti. 

 “Sakrifica sublime e dëshmorëve të kombit qëndron e shenjtë në themelet e lirisë. Pa luftën e tyre për liri, ne nuk do ta kishim shtetin tonë e as pavarësinë. Është obligim institucional t’i nderojmë e t’i kujtojmë të rënët për liri. Ata kanë rënë në të kaluarën por nuk janë pjesë e së shkuarës, por janë shumë aktualë”, theksoi me këtë rast kryekuvendari Konjufca.​

Filed Under: Featured Tagged With: 5 maji, Atheu, GJAKU YNË, Konjufca, QË NUK FALET

Konjufca: Të rënët për liri do të kujtohen dhe nderohen sa të ketë komb shqiptar

April 21, 2021 by dgreca

Në vazhdën e nderimeve për të rënët gjatë luftës në Kosovë, anekënd vendit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, qëndroi sot në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës, për të nderuar martirët e familjes Mirena, në 22 vjetorin e vrasjes së tyre nga ana e ushtrisë dhe policisë serbe.

Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, kryekuvendari Konjufca, në një fjalë rasti theksoi se kjo masakër dëshmon përmasat e gjenocidit që ka shkaktuar Serbia mbi popullin tonë.

Kryekuvendari Konjufca ka thënë se përvjetorët e shumtë të masakrave, që forcat serbe kanë kryer në Kosovë, përbëjnë gjenocidin e shkaktuar nga Serbia mbi popullin tonë. Është shumë e dhimbshme, tha më tej z.Konjufca, që kurrë nuk ka pasur një proces të drejtësisë, të vërtetë, për të gjitha krimet e policisë dhe ushtrisë serbe mbi popullin e Kosovës.

“Të gjithë të rënët për liri do të nderohen dhe kujtohen sa të ketë komb shqiptar, Ndërsa, ne si institucione, duhet të jemi pranë familjeve të martirëve dhe të dëshmorëve, të cilët e kanë dhënë jetën për Kosovën e lirë e të pavarur. Po ashtu duhet të bëjmë gjithçka çfarë është e mundur që Serbia të marrë dënimin e merituar”, theksoi z.Konjufca. 

Natën e 21 prillit të vitit 1999, 16 burra e djem të familjes Mirena, forcat serbe i ndanë nga familjarët e tyre për t’i ekzekutuar e masakruar. Edhe pas dy dekadash nga kjo masakër, e urdhëruar nga shteti serb dhe e kryer nga ushtria e policia serbe, drejtësia nuk është vënë në vend.​

Filed Under: Kronike Tagged With: deshmoret-Kombi, Familja Mirena, Fushe-Kosove, Konjufca

Konjufca: Beteja e Koshares ishte shigjeta jonë e çlirimit dhe lirisë

April 9, 2021 by dgreca

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Koshare, në nderim të 114 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Pas homazheve, kryeparlamentari Konjufca tha se Beteja e Koshares, e 9 prillit 1999, ishte shigjeta jonë e çlirimit dhe e lirisë.    

“Jemi këtu për t’u përkulur para sakrificës së dëshmorëve të Betejës së Koshares. Në vitin 1999, pikërisht më 9 prill, filloi Beteja e lavdishme e Koshares, e cila ishte shigjeta jonë e çlirimit dhe e lirisë. Në krye me heronjtë e Kosovës Agim Ramadani e Sali Çekaj dhe me shumë luftëtarë dhe dëshmorë të cilët e dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, Beteja e Koshares është një ndër momentet më të rëndësishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“, ka thënë  kryparlamentari Konjufca, duke shtuar se Brigada 138 shembi gurin e kufirit dhe përmes kësaj dha shembullin se kombi shqiptar është një. 

“Fakti që kjo ditë koincidon me ditën e Kushtetutës së Kosovës është simbolikë e çlirimit të Kosovës“, theksoi kryetari i Kuvendit, z.Konjufca. 

Po sot janë përkujtuar me nderime edhe dëshmorët dhe të rënët në Rakoc e Lagje të Re të Kaçanikut.​

Filed Under: Featured Tagged With: beteja e Koshares, Konjufca, Kurti

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT