• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Thaci ne Armeni per Korrigjimin e kufijeve!

October 10, 2018 by dgreca

Kosovë-Thaçi në Armeni: Do diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve/

1 Thaci Vucic

-Presidenti Thaçi: Në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën/

PRISHTINË, 9 Tetor 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  ka udhëtuar për në Jerevan të Armenisë, ku do të marrë pjesë në Samitin e 17-të të Frankofonisë, që mbahet më 11 dhe 12 tetor 2018.

Presidenti Thaçi në këtë samit do të shoqërohet nga Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme.Ndër temat më me rëndësi për Kosovën, që do të diskutohen në këtë samit, do të jetë edhe avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë, nga vëzhgues në anëtar të asociuar.Gjatë qëndrimit në Jerevan të Armenisë, presidenti Thaçi do të takohet edhe me liderë të vendeve frankofone, që do të jenë pjesëmarrës në këtë samit.Në këto takime, presidenti Thaçi do të kërkojë përkrahje edhe për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive është instanca më e lartë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, ku Republika e Kosovës është anëtare vëzhguese që nga viti 2014.

 Kjo organizatë bashkon 84 shtete dhe qeveri anëtare, që kanë të përbashkët gjuhën frënge dhe vlerat që i ndajnë vendet e Frankofonisë, thekson njoftimi dërguar nga Presidenca e Kosovës.

THAÇI SHKRUAN: BASHKËNGJITJA KOSOVËS E LUGINËS SË PRESHEVËS, ËSHTË MOMENTI HISTORIK

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në ‘facebook’ shkruan:

 Dje dhe sot, kisha kënaqësinë të takoj njerëz të botës akademike, të biznesit, të rinj, studentë, ish-përfaqësues të UÇPMB-së, të diasporës shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës.

Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Me arritjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja reciproke, njohja e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB.

Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, gjë e cila do të konfirmohet, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën. HTH

Filed Under: Komente Tagged With: ARMENI, Korrigjimi i kufijeve, Thaci

KOSOVA DHE KORRIGJIMI I KUFIJVE

August 11, 2018 by dgreca

2Grishaj

 Shkruan: Nikë Gashaj/Politolog/

Në kohën e fundit  opinionin publik e ka habitur hapja e  çështjes së korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nga kryetarët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiniq. Në lidhje me të, imponohet pyetja se çka ajo nënkupton: ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve, respektivisht dhënjen Serbisë pjesën veriore të Kosovës, ku me shumicë jetojnë serbët në disa komuna, në  kompensim me Luginën  së Preshevës.

Natyrisht se për këtë çështje delikate do të vendosin përfaqësuesit politik të Kosovës dhe faktori nderkombëtar. Mirëpo, megjithatë nuk është e tepërt të dëgjohet dhe zëri dhe mendimi i ndonjë prej shqiptarëve jashtë Kosovës.

Me shpërbërjen e ish-RSFJ është hapur edhe çështja e Kosovës. Ajo si element i federalizmit jugosllav ka pasë të drejtë sikurse dhe republikat e ish-Jugosllavisë në shkëputje dhe në shtetin e vet. Populli shqiptar i Kosovës ka qenë i vendosur, këmbëngulës dhe i qendrueshëm në rrugën e tij të vetme drejtë pavarësisë së Kosovës në kufijtë e saj të territorit integral, donë me thënë në kufijtë të pacenueshëm. Ajo ka qenë jo vetëm pasojë e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë por dhe shprehje dhe pasojë e një politike të dominimit shekullor mbi shqiptarët. Një strategji e tillë duke zbatuar dhe ushtruar represion dhe dhunë brutale fizike ndaj shqiptarëve nga ana e regjimeve të ndryshme politike dhe ushtarako-policore, në veçanti nga shteti serb, nuk ka ofruar kurrfarë mundësie për zgjedhjen politike të statusit të Kosovës dhe më gjerë të çështjes kombëtare të shqiptarëve në rajon. Prandaj, shpallja e Kosovës si shtet i pa varur dhe sovran, si dhe njohja e saj nga 116 shtete rajonale, evropiane dhe botërore në krye me SHBA, ka kënaq dhe kënaq kërkesat dhe dëshirat e popullit shqiptar kudo që jetojnë në vende të ndryshme të botës bashkëkohore. Po theksojmë  se njohja e Kosovës nga shumica e fuqive të mëdha dhe shtetëve të tjera është bër për tërësin territoriale  të Kosovës, pra të kufijve të pa “korrigjuar” apo të pa cunguar, për çka elita politike e Kosovës duhet të ketë shumë kujdes në dialogun me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar. Se ndryshimi i kufijve është i pa pranueshëm, e për çka nuk duhet as të hapet fjala.

Ne na duket se teza e “korrigjimit” të kufijve të Kosovës me Serbinë paraqet një pazarllëk, marifetllëk dhe dredhi politke në dëm të Kosovës, e që  është e palejueshme dhe e rrezikshme për sovranitetin e shtetit të Kosovës. Në të vërtetë ajo ka të bëj me ndërrimin e kufijve të Kosovës duke ia dhënë  territorin e veriut të Kosovës Serbisë, gjoja në kompeszim me Luginën e Preshevës, ku janë vetëm tri komuna: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa në Kosovën Veriore janë disa komuna, sa jam në njohuri, me një territor shumë më të madh.  Prandaj, edhe sikuse kjo të ishte e mundëshme, e mos të cenonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, fjala është për një territor disproporcional, që do të ishte në dëmë të Kosovës(Jo vetëm kaq, por shkëmbehen toka shqiptare me toka shqiptare, jepen toka shqiptare në Veri dhe merren toka shqiptare!).

Jam i mendimit, se nëse përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, kanë paraqit një kërkesë të tillë politike për tu bashkuar me Kosovë është e preferueshme që  sa më parë ta tërheqin kërkesën e tillë, sepse ajo është në dëm të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës, me qenë se, ajo nënkupton dhënien e veriut të Kosovës Serbisë. Serbët në një pjesë të madhe jetojnë në shtete të ndryshme rajonale, evropiane dhe botërore, por për ta Serbia nuk kërkon ndërrim të kufijve dhe as të drejta të veçanta. Edhe pas ramjes së regjimit të Millosheviqit, akoma nukë është bërë katarza e plotë apo spastrimi i  liderëve aktualë  serbë nga sindromi i politikës së vjetër. Politika e Serbisë ka ndikuar dhe ndikon në një masë të madhe në insistimin e sebëve të Kosovës që zgjedhjen e problemëve të veta ti kërkojnë në Serbi e jo në organe shtetërore të Kosovës. Ajo çka e shton radikalizimin dhe njëheri keqësimin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe në Kosovë është problemi i Kosovës Veriore, saktësisht i Mitrovicës. Në këtë territor padyshim është përzie dhe përzihet Serbia, respektivisht pushteti i saj politik me qellim të krijimit të institucioneve paralele duke dëshiruar që në këtë mënyrë ta shkëpus këtë pjesë të territorit Kosovar.

Pikërisht, për gjithë atë që cekme më lartë vështirë mund të ndëtohen marrëdhëniet e mira ndëretnike në Kosovë deri sa të mos ndryshoj politika serbe e Beogradit, respektivisht derisa ajo të mos heqi dorë nga pretendimet territoriale në Kosovë. Megjithatë, pala shqiptare si shumicë etnonacionale në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje serioze për përmirësimin e pozitës së pakicave kombëtare, e në veçanti të komunitetit serbë në hapësirën e Kosovës. Ajo nuk duhet të jetë indiferente apo të mbesë në rafshin verbal përkitazi me përkujdesjen e ndërtimit të Kosovës multietnike dhe demokratike, si dhe të funksionimit të sistemit ligjor dhe të sendërtimit konsekuent të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare, prandaj dhe të serbëve në Kosovë.

        Perfundim:jam i mendimit se Prishtina në dialog me Beogradin dhe faktorin nderkombëtar duhet ta ketë një Platformë politike të miratuar nga Kuvendi apo nga Qeveria e Kosovës. Ajo  duhet të kërkoj njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, çka besoj dhe e bënë. Njohja e Kosovës nga Serbia mund të shërbej si fakt se Serbia është kthyer drejt ardhëmerisë evropiane. Ajo do të dëshmonte se ajo është largua nga nacionalizmi serb. Gjithashtu, në qoftë se Serbia dëshiron në Evropë i duhet të bëjë njohjen e Kosovës. Përndryshe, nëse jo, Kosova mund të funksionoj si shtet dhe pa njohjen e Serbisë.

Është e  preferueshme që Kosova pakicave kombëtare në territorin e saj, prandaj dhe komunitetit serb tu garantoj të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave kombëtare sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. A standardet ndërkombëtare nënkuptojnë normat juridike ndërkombëtare dhe praktikën pozitive të vendeve të demokracisë prendimore. Aty vjenë në konsiderim dhe diskutimi për ndonjë autonomi  kulturore dhe vetëqeverisëse të komunitetit serb në kosovë. Por një autonomi me një vëllim të kompetencave të caktura dhe për çështje të definuara të sigurimit normativ, institucional dhe praktik të barazisë së plotë të të drejtave qytetare(civile) dhe politike, kulturore, ekonomike dhe sociale të serbëve në Kosovë, si dhe për realizimin i tyre do  të kujdeseshin dhe do ti mbikëqyrnin organet  përkatëse shtetërore të Kosovës  dhe të organeve gjegjëse  të Bashkësisë ndërkombëtare.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Korrigjimi i kufijeve, kosova, Nike Grishaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT