• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në 24 orë 16 humbje jete nga pandemia

July 30, 2020 by dgreca

-Në Kosovë 16 humbje jete nga pandemia në 24 orë, më i madhi numër deri tani. Numri total i rasteve pozitive është 8.104 nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429/

PRISHTINË, 30 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Në Kosovë numri i jetëve të humbura nga pandemia në 24 orët e fundit është 16, më i madhi deri tani, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili sot raporton për gjithsej 212 raste të vdekjes derisa dje bilanci i përgjithshëm ishte gjithsej 196  – pas 4 rasteve në 24 orët paraprake.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Raportohet se, numri total i rasteve pozitive është 8.104 nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 53 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Ferizaj 18 raste, komuna Fushë Kosovë 15 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Prizren 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Lipjan 9 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Dragash 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Kllokot 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit dhe Rahovec.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës apelon:

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!

Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen dhe janë garancë për uljen e lakores. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Filed Under: Kronike Tagged With: 24 orë 16 humbje jete, Kosova COVID-19

FLET PËR DIELLIN DEPUTETJA E LDK:KOSOVA NË BETEJËN NDAJ COVID-19-

July 15, 2020 by dgreca

Rrezarta Krasniqi, Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK, Anëtare e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shtetin e Kosovës në betejën ndaj Covid-19 dhe masat e jashtëzakonshme që po merr qeveria në përballimin me sukses të situatës. Me deputeten Rrezarta Krasniqi bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

KOSOVA NË BETEJËN NDAJ COVID-19

Pandemia e cila ka prekur gjithë botën Covid-19 ka lënë pasoja të mëdha, si në ekonomi ashtu edhe në shoqëri. Tek ne aktualisht gjendja me virusin korona është nën kontroll dhe po menaxhohet mirë nga institucionet e vendit, me gjithë shtimin e rasteve të infektimit nga ky virus përgjatë javëve të fundit që ka arritur në total 5,118 të infektuar, prej tyre 2,370 persona tashmë janë shëruar, ndërsa fatkeqësisht 108 deri më tani kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

MASAT QË PO MERR QEVERIA E KOSOVËS

Me rritjen e numrit të infektuarve me virusin Covid-19, Qeveria e Republikës Kosovës në bashkëpunim edhe me Kuvendin e Kosovës dhe organet lokale, tashmë kanë marrë një serë masash kufizuese, për të ndaluar përhapjen e mëtejme të virusit Covid-19, duke nisur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve në qytetet me numër të madh të infektuarve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Vushtrri, Fushë Kosova, Mitrovica Jugore dhe Mitrovica Veriore, prej 21:00 deri në 5:00, pastaj kufizimin e lëvizjes në nivel vendi për personat mbi moshen 65 vjeçare, të cilët kanë liri të lëvizjhes vetëm në dy orare, 05:00 – 10:00 dhe nga 18:00 – 21:00, bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse është bërë obligative, janë mbyllur çerdhet dhe parqet, janë ndaluar tubimet në më tepër se pesë persona, është pezulluar puna e tregjeve publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve si dhe janë pezulluar ceremonitë fetare. Këto janë disa prej atyre vendimeve që së fundmi organet drejtuese të vendit i kanë marrë me qëllim të ndalimit të përhapjes së virusit.

HAPJA E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

Qeveria e Republikës Kosovës në koordinim të vazhdueshëm me këshillin për menaxhimin e pandemisë Covid-19 po e përcjell gjendjen në nivel vendi dhe deri më tani siç e ceka edhe më herë, situata është nën kontrollë dhe e menaxhueshme. Për rihapjen e çerdheve, shkollave dhe universiteteve, sigurisht se do të merren për bazë edhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe do të vendoset po ashtu edhe në bazë të situatës epidemiologjike. Pra është ende herët të thuhet se çka do të ndodh, dhe nuk mund të jap një përgjigje hipotetike.

RIMËKËMBJA EKONOMIKE NË KOSOVË

Ekonomia e vendit ka ndjerë dëme të mëdha përgjatë këtyre katër muajve të përballjes me pandeminë Covid-19. Ende nuk është bërë një kalkulim total për të parë dëmet, por llogaritur edhe nga kryerja e obligimeve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, vërehet se ka një rënie të konsiderueshme te të hyrave, që nënkupton dhe dëmtim i bizneseve dhe ekonomisë së vendit. Marrë parasysh situatën reale në vendin tonë dhe duke ditur se virusi vazhdon të jetë i pranishëm, Qeveria e Kosovës ka hartuar një pako të Rimëkëmbjes, e cila do të ndikojë direkt në forcimin e ekonomisë dhe bazuar në vlerësimet e ekspertëve financiar, Kosova do të arrijë ta rimarrë vetën brenda këtij viti në aspektin ekonomik. Një prej veprimeve të rëndësishme në këtë drejtim nga ana e institucioneve është edhe ai i lejimit të tërheqjes së kurismeve pensionale nga Trusti, në vlerë prej 10%, vendim ky që është pritur mjaft mirë nga qytetarët dhe pritet të hy në fuqi brenda pak ditësh. Po ashtu është planifikuar edhe ndarja e granteve dhe subvencioneve të ndryshme, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë

KOSOVA DHE GJYKATA SPECIALE

Të gjithë qytetarët e vendit janë krenarë me atë çfarë ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe dihet qartë roli i UÇK-së në luftën me Serbinë, pra ka qenë për të ruajtur vendin, pragun e shtëpisë. Ne besojmë në pastërtinë e UÇK-së.

MESAZHI PËR DIASPORËN NË USA

Shqiptarët janë populli më fisnikë dhe bujarë. Ne kemi ditur të ruajmë identitetin tonë dhe duhet të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kur jemi të bashkuar, jemi më të fuqishëm. Shqiptarët duhet ruajtur dashurinë mes vete si dhe respektin për atëdheun dhe para ardhësit tanë, që bën aq shumë sakrificë për të ruajtur identiteton tonë, prej shqiptari. Për fund me lejoni të shpreh falenderime ndaj gjithë diasporës shqiptare në mbarë botën, për angazhimet dhe kontributin e tyre. Ju faleminderit.

Filed Under: Featured Tagged With: Deputetja, Kosova COVID-19, Rezarta Krsaniqi, Sokol Paja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT