• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova Hedh poshte propozimin serb

August 15, 2017 by dgreca

KOSOVA HEDH POSHT PROPOZIMIN SERB PER NDAMJEN E KOSOVE NE ZONA/
RFEn Ruters,, AP./

1-kadeli

Pergatiti per Diellin Gjon Kadeli/

Ministri i Jashtem serb propozon nji zgjidhje per ate qe ai e quan “Problemi njeqind vjecare i Serbise.” Ministri i Jashtem i Serbise Ivica Daciq propozoi qe te ndryshohen kufijte ndermjet zonave qe banohen nga Shqiptaret dhe atyne qe banohen nga pakica Serbe, gje qe ka per qellim dhanjen fund te grindjes territoriale, qe ekzisaton per nje kohe te gjate ndermjet dy vendeve, dhe per te ndihmuar qe ato te behen antare te Bashkimit Europian.
Ministri Daciq, shkroi ne nje artikull qe u botue me 14 gusht ne gazeten e perditeshme te Beogradit “Vecernje Novosti”, se po te pranohet propozimi i tij, Serbia do te heqi dore  nga pretendimet e saj per krejt Kosoven.
Ministri i Jashtem i Kosoves Enver Hoxhaj e hodhi poshte, aty per aty, kete propozim, ne baze te cilit do te kthehej nje e pesta e territorit te Kosoves ne nje zone autonome te Serbise; e cila, me siguri do te jete armike e Prishtines.
Ministri Hoxhaj ma vone me 14 gusht shkroi se “Kosova asht nje vend mepakica te ndryshme etnike dhe ka nji sistem demokratik ku njerzit jetojne te lire, dhe se Kosova  ka kufijte e saje te njoftun nderkombetarisht, dhe se do te m betet e tille.”
Zotni Hoxhaj shtoi se, ideja e re e Serbise per ndryshimin e kufijve, asht e rrezikeshme dhe e pa pranueshme. Dacic ka argumentue se “Secila pale ka nevoje per nje zgjidhje te perhershme te problemit ndermjet Kosoves dhe Serbise, gja qe mund te mberrihet vetem me ane te nji marreveshjeje….ku secila pale do te fitoje dicka, dhe natyri sht do te humbi dicka tjeter.”
Ai shtoi se , ne baze te propozimit te tij, pervec kerkeses per autonomi per zonat qe banohen nga pakica serbe ne Kosove, Sebia do te kerkoje qe Manastiret Ortodokse Serbe, dhe shperblimet finaciare, per ato qe Beogradi pretendon se jane te tijat, duke perfshi edhe ndermarrjet industriale dhe ato te energjise.

***

Të tjera rreth kësaj teme:/

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç për ndarjen e Kosovës

Ivica Daçiç në artikullin për gazetën “Blic”: Me ndarjen mund të zgjidhet konflikti që vazhdon prej dekadash lidhur me ish-krahinën serbe të banuar pothuajse vetëm nga shqiptarët.Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç në një artikull për gazetën më të madhe në Beograd, “Blic”, shkruan, se Kosova është tashmë prej mëse nëntë vitesh shtet i pavarur i njohur prej 110 shteteve. DPA citon nga artikulli i Blic: Në Kosovë ndodhen shumë manastire mesjetare serbe dhe fushëbeteja, kështu që Beogradi deri tani donte ta kishte sërish këtë rajon. Në Veri të Kosovës jeton një minoritet kompakt serb. Sipas ideve të mëparshme për ndarjen Veriu i Kosovës mund t’i bashkohet Serbisë. Por nënjë rast të tillë pala shqiptare shtron çështjen e rreth 100.000 shqiptarëve në Jug të Serbisë, që mund të bashkohen me Kosovën. Manastireve historike serbe në Kosovë, që ndodhen  në listën e UNESCO-s si trashëgimi e kulturës botërore, në rast të ndarjes mund t’u jepet një status i veçantë autonomie, ka propozuar Daçiç sërish.

Një javë më parë në një tekst autorial për gazetën “Blic”, Vuçiç ai ka shkruar se në Serbi duhet të fillojë një dialog i brendshëm për Kosovën dhe se Serbia duhet të jetë realiste karshi zhvillimeve në Kosovë dhe jo ta fusë kokën në rënë si struci. Vuçiq mendon se “Kosova është në thelb problemi ynë më i rëndë, ndaj është e nevojshme, si kurrë më parë, që të gjithë së bashku të gjejmë një përgjigje. Një përgjigje që do të jetë e qëndrueshme, që përjashton konfliktin si opcion, një përgjigje e cila të gjithëve në rajon do t’u sillte leverdi”.

Analistët mbi apelin e Vuçiçit

Dushan Janjiq, koordinator i Forumit për Raporte Etnike thotë për DW se nuk është optimist se ky dialog do të rezultojë me sukses: “Vuçiqi nuk ka në fakt një ide të qartë se për çfarë do të bisedohet. Por paraprakisht i ka quajtur si të dështuar të gjithë ata që janë kundër këtij dialogu. Një tekst dhe një ton i tillë, si dhe arroganca e tij, nuk janë një nisje e mirë dhe krijojnë rezistencë ndaj këtij dialogu.” Janjiq mendon se këto tekste paraqesin një lloj manipulimi me dialogun, sipas motos “unë ju kam pyetur, ju po heshtni dhe nuk po përgjigjeni. Ndaj kam vendosur vet, ndërsa përgjegjësitë do t’i ndajmë të gjithë”.

Situata në Ballkan po ndryshon me shpejtësi, thotë për DW Dushan Prorokoviq nga Qendra për Alternativa Strategjike. Mali i Zi është futur në NATO, ndërsa Maqedonia ka intensifikuar sërish përpjekjet për anëtarësim. “Në këtë kontekst e shoh edhe iniciativën e fundit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Tani dëshirohet përshpejtimi i procesit dhe një përfundim sa më i shpejtë i procesit, si dhe futja e Kosovës në Kombet e Bashkuara – ndoshta vitin e ardhshëm”, mendon ai. Prorokoviq pohon se ky dialog i brendshëm ka për qëllim legjitimimin e gjithë procesit.

“Ne do të zhvillojmë një gjoja dialog, i cili në fund do të rezultojë me njohjen e realitetit, që do të thotë se Kosova do të bëhet anëtare e OKB pa njohjen formale nga Serbia. Ky është modeli i dy Gjermanive, për të cilin flitet që nga viti 2008 dhe që nënkupton marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që duhet të kenë raporte si dikur Berlini Lindor dhe Boni.”

Dushan Prorokoviq thotë se në opinion kjo do të paraqitet si një zgjidhje e mesme: “Ne nuk e kemi njohur Prishtinën, nuk do të vendosim raporte diplomatike, por Kosova do të legjitimojë statusin e anëtares në OKB, sepse ky është realiteti”. „Mendoj se gjërat po shkojnë në këtë drejtim”, thotë bashkëbiseduesi i Dë, por kjo sipas tij, „nuk do ta zgjidhë përfundimisht çështjen e Kosovës, sepse Serbia do të përballet me probleme shumë serioze”.

„Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të dëmtonte pozitën e Serbisë në shtigje afagjata. Pas kësaj do të mund të pritej edhe anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO, që do të thotë se do të ndryshonte edhe pozita e Serbisë, e cila do të detyrohej ndoshta edhe vet të bëhet anëtare e NATO-s”, pohon Prorokoviq. „Mendoj se më pas mund të priten shumë shpejtë edhe aktakuza e Kosovës kundër Serbisë për gjenocid dhe probleme të mëdha rreth përcaktimit të vijës kufitare, që Serbinë do ta fuste në probleme shumë të mëdha dhe të mundimshme. Ndaj mendoj se dogma se njohja e Kosovës do t’i zgjidhë problemet është shumë e rrezikshme dhe e gabuar”, pohon ai.

***

Idetë e Daçiçit: Shqipëria e Madhe zonë influence e perëndimit

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën” – Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje ideve të hedhura nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në median serbe.Në artikullin e së përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung” mbi debatin aktual në Serbi për më shumë realizëm ndaj çështjes së Kosovës, nënvizohet, se pas presidentit Vuçiç është ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ai që hedh ide për Kosovën.”Serbia gjithmonë ka humbur përmes një politike jorealiste dhe utopike ‘gjithçka ka arritur me gjak’, shkruan Daçiç në një tekst me pasazhe luftarake, të botuar të hënën në gazetën ‘Novosti'”.

“Pika që gërryen Fushë-Kosovën”

Sipas Daçiç qëllimi i shqiptarëve është krijimi i Shqipërisë së Madhe. “Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.”Daçiç vazhdon me paralajmërime, se shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiç do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të.”Propozimi i Daçiçit për zgjidhjen e problemeve të Serbisë nuk është edhe aq i ri-  ndarja e Kosovës e bashkimi de jure i veriut të Kosovës me Serbinë. “Përveç kësaj manastiret serbe dhe kishat e Fushë-Kosovës duhet të marrin statusin autonom.FAZ analizon, se Daçiç e shikon të vetmen zgjidhje realiste për Kosovën në atë ‘”që territoret ku jetojnë serbë, të bashkohen me Serbinë, dhe pjesët e tjera ku jetojnë shqiptarët të pavarësohen’. Me sa duket Beogradi ndjek planin, se pika që pikon pandërprerë do të jetë ajo që do ta gërryejë Fushë-Kosovën”, shkruan FAZ.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, Kosova Hedh poshte, propozimin serb

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT